Jacques COUSTEAU
Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Cerca nel blog
martedì 30 novembre 2010
E munguara etike profesionale ne politike
Jacques COUSTEAU
sabato 20 novembre 2010
Te trasformosh te tashmen
martedì 9 novembre 2010
Trasformare l’esistente.
martedì 2 novembre 2010
Shqiptarët nëpër botë
Aktiviteti i zhvilluar nga shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Rajonet e Fruli Venezia Giulia dhe Veneto në Itali në funksion të çështjes sonë kombëtare, përveç faktit që demonstron kohezionin dhe integrimin e arritur nga shqiptarët me origjinë nga të gjitha rajonet shqiptare, si dhe integrimin e tyre të mirë në vendin pritës, më solli në vëmendje temën e shqiptarëve të suksesshëm kudo në botë.
Këta përfaqësues të suksesshëm jashtë vendit janë ambasadorët
tanë më të mirë. Ata janë pikërisht ata që kanë zhvilluar mundësitë e tyre për
punësim dhe arsimim dhe kanë bërë të mundur që komuniteti shqiptar të
perceptohet si një vlerë e realizuar.
Historisë së emigracionit të vjetër i është bashkuar ajo e
emigracionit të ri të këtyre 20 viteve, duke krijuar një përfaqësim të madh të
integruar horizontalisht në hapësirë (midis shqiptarëve nga të gjitha
rajonet) dhe vertikalisht në kohë (midis shqiptarëve që kanë emigruar gjatë viteve).
Ndërsa më parë lëvizja e "lëvizshmërisë" ishte një domosdoshmëri, sot
është një vlerë.
Sipas mendimit tim, sot është momenti për të krijuar një
sinergji me këtë burim të çmuar njerëzor dhe financiar, për të krijuar një
sistem të ri në një botë pa kufij.
Për të mundësuar këtë objektiv, është e nevojshme të
promovohen politika mbështetëse për “ndërkombëtarizimin” e çështjes së
bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Pra, ne duhet të përmirësohemi dhe të jemi
më tërheqës, jo vetëm për kapitalin e huaj, por mbi të gjitha të jemi më
depërtues në komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke e bërë vendin tonë më të
mirë për ta.
Është e vërtetë që vitet e fundit, i është kushtuar rëndësi
dhe vëmendje më e madhe zhvillimit të infrastrukturës moderne rrugore për të shmangur
margjinalizimin e vendit tonë, por kjo duhet të bëhet në një mënyrë më
cilësore, duke e zhvilluar atë në të gjithë gamën e saj për të mbështetur
diversitetin e transportit urban ose ndërurban, njerëzor ose të mallrave, në
përputhje me trendet dhe politikat bashkëkohore mjedisore, dhe ajo që është
gjithashtu shumë e rëndësishme është që ky zhvillim i rrjetit rrugor duhet të
bëhet në një mënyrë më proporcionale për të shmangur margjinalizimin e zonave
të caktuara të vendit. Nëse udhëtoni nëpër Shqipëri, do të vini re se ky
disproporcion është i pranishëm. Nëse kjo fillon të realizohet, do të shohim
qartë se kjo do të jetë një mënyrë më e mirë, e cila bën të mundur rritjen e
sistemit tonë prodhues, duke krijuar sinergjinë e nevojshme me bashkatdhetarët tanë
jashtë vendit, si nga pikëpamja e dijes ashtu edhe nga ajo e financave. Ka
shumë emigrantë që aplikojnë fenomenin spin-off, duke u shkëputur nga kompanitë
e tyre mëmë në vendet ku kanë emigruar dhe me mjete modeste, bazuar në përvojën
e fituar, krijojnë aktivitete të ngjashme në vendin tonë. Ky është një proces
që duhet të mbështetet nga politika fiskale ose nxitëse krediti dhe jo të
pengohet nga barriera burokratike. Kjo duhet të bëhet jo vetëm nga vendet
pritëse (për aq sa di unë, vende si Italia apo Gjermania kanë një program të
tillë financiar), por mbi të gjitha nga vendi ynë, pasi ato sjellin një kulturë
dhe mentalitet të ndryshëm të punës dhe komunikimit bashkëkohor, duke sjellë
kështu më shumë zhvillim.
Shumë histori të shqiptarëve të suksesshëm në çdo pjesë të
botës, qoftë në art, shkencë, letërsi, studim, karrierë akademike apo si
sipërmarrës, janë për ne një inkurajim i jashtëzakonshëm për të kapërcyer
vështirësitë që ka krijuar kriza globale, si dhe për të rifituar ritmet e
rritjes së disa viteve më parë.
Suksesi i tyre është një shenjë e një Shqipëria vitale për të
cilën duhet të bëjmë më shumë, duke menduar për zhvillimin e mjeteve dhe
politikave më efikase për të mbledhur dhe vënë në përdorim energjitë e tyre
pozitive, të cilat janë provë e gjallë e përvojës së tyre jashtë vendit si dhe
e një imazhi pozitiv të vendit tonë, i cili herë pas here nuk korrespondon me
realitetin dhe pritjet tona, për ta bërë sistemin tonë më efikas dhe organik.
Mendoj se në funksion të këtij objektivi: forcimit të
kapacitetit dhe fuqisë sonë zhvillimore, do të jetë një hap i mirë dhe
interesant të angazhojmë zyrtarë diplomatikë, bashkëpunëtorë dhe shoqata të
ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë vendit, gjë që do të bëjë të mundur
përmbledhjen e treguesve të tyre të vlefshëm, duke organizuar ditë të veçanta,
të cilat i kushtohen promovimit të hapave të ndërmarrë në këtë drejtim.
Ky komunikim dhe koordinim do të mundësojë reformat
institucionale shumë të nevojshme, duke filluar me një reformë organizative të
Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila duhet të përfshijë brenda saj struktura
të caktuara në funksion të politikave për shqiptarët jashtë vendit.
Paralelisht, mendoj se duhen bërë ndryshimet e nevojshme në reformën zgjedhore,
e cila duhet të përfshijë edhe modifikimet përkatëse, të cilat mundësojnë
përfshirjen e emigrantëve në procesin zgjedhor, në vendet ku ata punojnë,
studiojnë dhe jetojnë, pa shtuar kosto shtesë në pjesëmarrjen e tyre, gjë që
sjell pas saj "abstenimin" e tyre në shumicën e tyre. Kjo reformë
duhet të përfshijë, pse jo, përfaqësimin e tyre në strukturat që rrjedhin nga
këto procese zgjedhore.
Kjo e drejtë bëhet edhe më e domosdoshme nga fakti që vendi
ynë është në listën e vendeve me një përqindje të lartë të popullsisë në
emigracion, pothuajse një e treta e saj. Kjo shifër e konsiderueshme e bën
praninë e tyre në këto procese zgjedhore me të drejta përfaqësimi më të
dobishme, si një masë me një rol përcaktues dhe cilësor, duke mbështetur
programet dhe politikat më progresive dhe bashkëkohore. Përvoja e vendeve me
emigracion të kësaj madhësie si vendi ynë, siç është Italia fqinje, mund të
zbatohet pa hezitim.
Është koha të mbështetemi edhe te shqiptarët jashtë vendit,
jo vetëm si dërgues të remitancave, për të cilat jemi mjaft të shqetësuar, për
ta bërë atdheun tonë më të mirë për të gjithë. Emigrantët janë një vlerë e
shtuar në rrugën tonë të zhvillimit.
Luiza Hoxhaj
Tiranë më 02.11.2010
Botuar në Gazetën Tirana Observer më 06.11.2010