Cerca nel blog

lunedì 5 novembre 2007

Të duash, të dish, të mundesh

"Të duash, të dish të mundesh", morali i kësaj përalle mu kujtua këto ditë, duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve politike, mbas periudhës së  zgjedhjeve të korrikut 2005, në vecanti rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe zhvillimet mbas këtij momenti.
Në këtë shkrim nuk po i shoh hapat e hedhur nga politika nga pikpamja e saktësisë, drejtësisë apo moralitetit të tyre politikë. Nuk ja jap të drejtën vetes t’i analizoj në këtë këndëvështrim, sepse proceset tashmë janë finalizuar dhe një diskutim i tillë nuk sjell asnjë. Në këtë rast duhet ndjekur përvoja e një thënieje të vjetër ebree, sipas të cilës babai e rrihte djalin sa herë e niste në burim për ujë, duke e porositur që të mos e thyente shtamën. Pra pa e thyer shtamën. Morali i saj është: Më mbas nuk kishte kuptim ndëshkimi.
Nëse bëjmë një paralele ne sot jemi në kushtet e një procesi të kryer. Ne sot kemi një President të Republikës te zgjedhur ne baze te nje procesi, jo konsensual, por te pakritikueshem si proces dhe te rregullt nga pikpamja kushtetuese. Si i tille ai gezon tere respektin e merituar si qytetar i pare i ketij shteti me shume halle, pavaresisht nga komentet e shumta per menyren se si u zgjodh. Vleresimet se si dhe sa do te permbushe premtimet e tij fillojne tani.
Ne keto dite varesisht nga deklaratat e tij ne lidhje me reformen ne drejtesi, e pare kjo si nje nyje, qe e mban lidhur nje emer i pervecem, varesisht do te percaktohet ne se do t’i perafrohet apo jo gabimit te pare, duke qene ende ne kohe per t’a shmangur ate. Personalisht nuk kam asnje merak, sepse ne rastin tim prokurori u thye perballe presionit politik, duke mos respektuar proceset ligjore si dhe duke mos u kryer prej institucionit drejtuar prej tij nje proces hetimor i drejte dhe i paaneshem.
Ne kete rast prova eshte se si do te funksionoj respektimi i procesit kushtetues, pjeserisht produkt edhe i opozites.
Komentin tim deshiroj ta kanalizoj ne nje plan tjeter, ne ate te saktesise se hapave te hedhur nga ana e opozites, nivelin e kordinimit te koalicionit opozitar dhe largepamesine e parashikimeve te saj.
Brenda hapesires opozitare keto vleresime dua t’i bej ne vecanti per PS si forca me e madhe e ketij koalicioni, per lidershipin e saj duke shtruar njekohesisht pyetjen:
A e kryen kjo force realisht kete rol?
Strategjia e opozites dhe ne vecanti e forces me te madhe opozitare fillimisht ishte ajo e zgjedhjeve te parakoheshme. Kjo ishte shpallur si e tille qysh ne muajt e pare te paszgjedhjve te vitit 2005. Momenti i zgjedhjes se presidentit ishte nje krize e paramenduar dhe i shpallur, si nje pengese e pakapercyeshme prej maxhorances aktuale per shkak te mos sigurimit te numrit magjik 84 te deputeteve, qe do te mundesonin zgjedhjen e presidentit.
Eshte normale te mendosh qysh te nesermen e zgjedhjeve te pergjitheshme prej te cilave ke dale humbes per zgjedhjet e ardheshme dhe strategjin per te dale fitues.
Sipas teorive mbi demokracine kjo vlen per cdo force apo koalicion, qe rezulton ne opozite, aq me teper per koalicionin tone te majte i cili ne vlere apsolute te totalit te votave rezultonte shumice, por nje shumice, e cila nuk perkthehej e tille ne kartona parlamentare, pra nje maxhorance popullore e shndruar ne minorance qeverisese.
Ne keto kushte pervec sloganit ”Humbem ne por fituan standartet”, nje sheqerke tjeter, qe ju servir si zgjidhje elektoratit te majte, te zhgenjyer nga ky mos menaxhim i rezultatit, ishin zgjedhjet e parakoheshme.
Opozita e re ishte e detyruar te reagonte keshtu, sepse ajo duhej t’i kthente borxhin elektoratit, te cilit i kishte marre “miell hua”(VOTA) dhe nuk ja kishte kthyer, perkundrazi i kishte shperdoruar, votat e majta ishin bere shtylla te qeverisjes se djathte. Te gjithe e njohin sindromen Xhuveli, si dhe kalimin e PBDNJ ne anen e koalicionit qeveritar.
Perballe fragmentarizimit te te majtes e djathta, megjithese mund te qeveriste e vetme, me largepamesi syrin e kishte tek numri magjik(84), prandaj afroi ne qeverisje Xhuvelin, i beri leshime PDS etj.
Shndrimi i votave te majta ne me shume pushtet te djathte vazhdoj me tej me riformatimet e grupeve parlamentare, kulmoi me zgjedhjen e Presidentit dhe vazhdon ende duke u shndruar ne nje proces te vazhduar, pra nje fenomen shkaqet e te cilit duhen identifikuar dhe mandej kuruar.
Jo ne te gjitha rastet motivet e kesaj lloj sjelljeje kane qene te njejta, por nga me te ndryshmet, duke variuar nga ato personale e deri tek interesa madhore, partiake apo kombetare.
Me ndryshimin e kryer ne lidershipin e PS, pas doreheqjes se liderit te saj, u krijua nje situate pak euforike ne lidhje me funksionimin e Koalicionit te Ri Opozitar.
Ato mangesi, qe sipas pretendimeve te kryetareve te partive aleate, kishin cuar ne humbje, sic ishin mosfunksionimi i tryezes se kryetareve, apo mungesa e kordinimit dhe bashkepunimit nderpartiak per te menaxhuar rezultatin e tre korrikut 2005, mendohej se po eleminoheshin dhe do te kishte me shume demokraci ne kete funksionim.
Faza e pare tregoi se me shume veshtiresi u ul ne bisedime lideri i LSI, vonese kjo e llogjikeshme po te kemi parasysh se ajo vetem pak kohe me pare ishte shkeputur prej PS, keshtu,qe i nevojitej nje argument i forte per tu ribashkuar tashme si aleate e saj.
Maredheniet dukej sikur po funksiononin.
Por duke qene se thame se PD dhe aleatet e saj qysh ne fillim u vune ne levizje per te joshur disa prej aleateve tane, te cilet pesonin thyerje te lehta here pas here, funksionimi i koalicionit pati edhe probleme.
Partite e koalicionit opozitar po ridimensiononin maredheniet dhe rolin e tyre brenda koalicionit, duke marre goxha terren. Ne kete terrenmarrje ato shfrytezuan edhe kushtet ne te cilat ndodhej PS dhe sidomos lideri i saj i ri.
Shume i suksesshem ka qene ne kete ndermarrje zoti Meta, per shkak te pervojes se gjate politike, qe kishte, si dhe njohjes ne detaje te PS dhe plageve te saj. Roli i tij eshte i njohur si ne ndikimin e madh ne hapat e hedhur nga opozita ashtu dhe ne rezultatet e saj.
Ne kete rast ai shfrytezoi shume mire nevojen e kryetarit Rama per tu afirmuar si lider i PS se pari e mandej si lider i koalicionit opozitar.
Ne kete llogjike Meta kishte kuptuar shume mire domosdoshmerine, qe kishte Rama per t’u rikonfirmuar ne krye te Bashkise Tirane. Pa kete rikonfirmim Rama nuk mund te shndrohej ne nje lider te forte ne PS.
Ne keto kushte Rama ishte gati te bente cdo leshim per te siguruar mbeshtetjen e aleateve ne rikandidimin e tij sidomos te LSI.
Rezistenca e opozites per te ndryshuar kodin zgjedhor, perdorimi i vetos dhe perpjekjet e saj per te hyre ne nje proces zgjedhor me standarte rezultoi e pasukseseshme, duke u katandisur me nje mareveshje minimale mbi menyren e perdorimit te dokumentave te identifikimit.
Ne rrugen e veshtire te konsolidimit te koalicionit opozitar, i cili jo gjithmone ishte kompakt ne qendrimet e tij, parti te caktuara sidomos LSI ushtronin presion per te rritur rolin e tyre dhe ne shume raste ja arrinin.
Ne rastin e zgjedhjeve te 18 Shkurtit koalicioni opozitar u duk me i bashkuar dhe me i domosdoshem se kurre. Duke tejkaluar rendesine e tyre si zgjedhje administrative, keto zgjedhje morren permasat dhe trajtesen e zgjedhjeve te pergjitheshme, pasi ishin ballafaqimi i pare elektorale pas ndryshimit te raportit te forcave dhe ne nje fare menyre ishin edhe sfida personale te liderave respektive.
Mobilizimet perkatese elektorale, gabimet, qe kishte bere PD, ne pak muaj qeverisje ishin nje aresye e pranueshme, qe fitoria t’i buzeqeshte opozites.
Rama duke qene nen presionin e aleateve, duke dashur, qe me presionin e tryezes se aleateve te neutralizonte edhe shume vektore,qe nuk ecnin ne nje kahje me te ne PS, beri shume leshime, duke lene zona te lira per kandidat te opozites ne menyre te pastudjuar, ne mungese te bashkepunimit me strukturat locale dhe rezultati nuk ishte i kenaqshem ne gjithe territorin.
Po ashtu edhe ne ato raste kur kandidatet ishin te PS nuk u zbatua ai qe u trumbetua me te madhe si shkopi magjik, percaktimi i kandidateve sipas parimit nje anetar, nje vote.
Se`pari: zbatimi i tij kerkonte, qe procesi seleksionues t’i lihej teresisht ne dore anetaresise dhe jo te deformohej, duke hyre ne mes si hallke ndermjetese kryesia e cila ne kete rast duhej te percaktonte vetem kriteret.
dhe
Se dyti: edhe ne kete proces jo perfekt perzgjedhjeje, produkti i tij duhej respektuar, gje e cila nuk ndodhi ne shumicen e rasteve. Ne shume zona u perzgjodh i fundit ose dhe jasht rradhes se konkurrenteve, sipas preferencave ne kupole apo prane saj, pra jo te anetaresise, te ciles pretendohej se i ishte dhene me shume pushtet.
Duke mos njohur, psikologjine e socialisteve si dhe pjekurine e elektoratit, i cili sot nuk sheh dhe vlereson vetem forcen politike, por edhe individin, morrem rezultat te pakenaqshem ne shumicen e njesive te cilat me pare ishin drejtuar nga socialiste.
Teoria e vendosjes se anetaresise dhe elektoratit perpara faktit te kryer kete here nuk funksionoj me.
Duke vleresuar vetem rezultatin ne qytetet kryesore ne na rrembeu euforia.
Per mendimin tim rezultati ishte jo i mire, sepse krahasuar me zgjedhjet e mepareshme administrative ne kishim humbur goxha terren, pra pushtet.
Po ashtu per shkak te padijes, mungeses se pervojes, apo elasticitetit si force politike, ky rezultat edhe atje ku ishte positive, nuk u mireadministrua dhe ne kete rast ne pesuam nje fiasko ne zgjedhjet e drejtimit te keshillave bashkiak apo komunare si dhe ne zgjedhjen e anetareve te keshillave te qarkut.
Skandaloz rezultati do te ishte ne zgjedhjet e keshillave te qarkut, ku nga 12 qarqe vetem nje drejtohet nga nje socialist.
Kemi humbur apo fituar, kur nga 8 qarqe, qe drejtonim me pare sot drejtojme vetem nje? Kjo ishte nje terrenhumbje ne tavoline, per shkak te mungeses se pervojes se drejtuesve tane partiak ne nivel lokal dhe qendror.
Kjo ndodhi edhe per shkak se aleancat tona nuk ishin te qendrueshme dhe parimore, por teper pragmatiste. Nje pjese te aleateve tane tekanjoze ambiciet e tyre i siguronin nepermjet aleancave te pandereshme, me kundershtaret tane, kundrejte leverdise reciproke, duke ndare me ta nje pjese te pushtetit vendimarres, ne te dy nivelet e pushtetit lokal.
Edhe kjo per shkak te mos kordinimit.
Pra perseri jemi ne rastin kur votat e majta perkthehen ne pushtet te djathte.
Finalizimi i ketij procesi ndodhi me Qarkun e Tiranes.
I kujt eshte faji?-.Perseri mareveshjet dhe aleancat nuk kane funksionuar ne nivel qendror dhe vendor. Pra perseri nga euforia, orekset e medha ose mungesa e vullnetit per t’i ndjekur proceset deri ne fund.
Ky mos menaxhim evidentoi qarte sindromen e kujdesit vetem per pushtetin personal, duke harruar faktin se socialiste jetojne jo vetem ne Tirane, Vlore, Durres e qytete te tjera te medha, por edhe ne bashki e komuna te vogla deri ne ato me 1000 votues dhe se PS eshte edhe perfaqesuese e tyre.
Direkt pas zgjedhjeve lokale , pa perfunduar ende ato u identifikua fakti se mareveshja per ndryshimet per kodin zgjedhor ishte e pavlefeshme sepse nuk ishte punuar me largepamesi, neni per dokumentet e identifikimit ishte thjesht tranzitor, njeperdorimeshem, i vlefshem vetem per zgjedhjet e 18 shkurtit. Kjo beri te mundur, qe ne nje zone ku ne kishim fituar tre jave me pare te “humbisnim thelle”.
I kujt eshte faji?-Natyrisht “i padijes zoteri”.
Gjithe perpjekjet e opozites dhe rezultati i tyre mund te permblidhen ne “shume zhurme per asgje”, vetem per nje nen tranzitor njeperdorimshem.
Pas Shijakut ne kulmin e debateve per zgjedhjen e Presidentit, kur alternativa e zgjedhjeve te parakoheshme ishte me prezente se kurre, perseri Pogradeci ishte nje tjeter shuplake per opoziten,e cila zbehte klimen pozitive te krijuar pas zgjedhjeve te 18 Shkurtit. C’mund te thuhet per zonen 31 ne Tirane ku ne 18 Shkurt fitoi kandidati i opozites se bashkuar?.
C’fare ka ndodhur ne keta 7 muaj, qe elektorati te na ndeshkoj ne te njejten zone ku fituam ne 18 Shkurt?
Perseri akuza te artikuluara zbehte per vjedhje manipulim, dhune verbale etj
Por kundershtarin duhet t’a vleresosh me tere kapacitetet e tij positive dhe negative. Per sa kohe, qe nuk je ne gjendje te imponosh rregulla korrekte loje dhe pranon te garosh ne ato kushte, tregon se nuk je nje opozite e forte.
Opozita vendosi disa kushte per dhenien e konsensusit ne rastin e zgjedhjes se Presidentit, ku me te rendesishmet ishin reformat. Por a premtonte koha per reforma te tilla vetem dy muaj perpara skadimit te afatit kushtetues, per zgjedhjen e Presidentit ?-Apsolutisht Jo.
Opozita ne teresi dhe PS (nje pjese e udheheqjes) ne vecanti targetoi si kundershtar te saj ne rastin e zgjedhjes se presidentit, Fatos Nanon, dhe te gjitha levizjet e saj i organizoi ne menyre te tille, qe vetem ai te mos dilte president.
A ishte e drejte kjo?
-Nayrisht JO, perderisa opozita e kishte ne listen e saj te propozimeve. E kunderta do ti shkonte me shume per shtat sjelljes se PS.
Atehere pse u veprua keshtu?
Ne se kandidatura e opozites do te ishte Nano, produkti i ketij procesi, pare nen kendeveshtrimin e asaj, qe prezantonte se synonte opozita, do te ishte me i mire:
-Nano president
Ose
zgjedhje te parakoheshme.
Dhe kjo mundesi u dogj vet prej opozites. Kjo duket qarte po te lexosh drejt veprimet e opozites, nderkohe,qe elektoratit i serviret e kunderta e saj. Te gjithe elementet opozitar me veprimet apo mosveprimet e tyre punuan per kete zgjidhje, qe kemi sot.
Personalisht jam e mendimit se te tera variantet, perfshi edhe zgjedhjet e parakoheshme, kishin anen e tyre positive. Boll qe u leviz nga ujerat e ndenjura. Kur je ne levizje cdo produkt gjithesesi eshte me i mire se egzistuesi.
Pavaresisht nga te gjitha sa thashe me siper, personalisht zgjedhjet e parakoheshme i kam konsideruar nje mision te pamundur per opoziten, sepse do te ishin zgjedhje me te njejtat standarte dhe produktin e tyre ne tashme e njohim.
Per mendimin tim alternativa e zgjedhjeve te parakoheshme u perdor me qellim, qe te krijohej nje lloj joshjeje dhe ndarjeje per efekte te perpjekjeve per zoterimin e PS, per te fshehur difektet ne funksionimin e saj, se sa si nje mundesi reale apo e deshiruar.
Ne terma afat shkurter pas dy kongreseve problematik, edhe ne rastin kur kishte heshtje, heshtja foli shume, zgjedhjet e parakoheshme do te kishin vetem nje funksion: ate te fazes se fundit te asgjesimit pjese pjese te mendimit ndryshe ne PS.
Sa per kujtese nje pjese u eleminuan ne fazen perzgjedhese te kandidateve per zgjedhjet e pushtetit vendor gje e cila coi ne humbje te shume komunave dhe bashkive te zoteruara me pare prej PS, nje pjese u eleminuan ne procesin e perzgjedhjes se delegateve per ne kongres, pjesa tjeter ne listat per kandidim per asamblene kombetare, nje pjese ne procesin e votimit ne kongres, nje pjese me perjashtim pas votimit per presidentin nje pjese ne zgjedhjet per kryesi, keshtu qe duhej mbaruar pune edhe me grupin parlamentar.
Kjo duket akoma me e rende kur mendon se keto veprime ndermerren nga zoti Rama i shpallur si njeri i ndryshimit, perkrahes dhe perfaqesues i mendimit ndryshe ne PS, perkrahes i fraksioneve etj.
Mos valle keto ishin fasade per te realizuar objektivin e shume enderuar dhe nuk duhet te sherbejne per askend tjeter, prandaj u fshine nga statuti i ri?
Pra kemi nje rikthim ne identitetin parareformues, ne vend te vazhdimit te procesit real reformues, sepse njihen tashme nga publiku proceset reformuese ne PS, te cilat e kishin bere ate forcen me demokratike dhe liberale ne Shqiperi.
Sot shihet qarte se treni i Rames ne cdo stacion po le nga nje vagon, me socialiste apo me aleate.
Prandaj PS duhet te kryej ndryshimin e kursit te proceseve te saj reformuese duke i perdorur ato si procese shendoshjeje dhe fuqizimi dhe jo si mekanizma qethes e likujdues, sepse perndryshe do te mbetemi vetem me lokomotiven.
Ky do te ishte rasti fatal per opoziten.
Kjo klime me shume se sa vet Rames u sherbeu dhe sherben aspiranteve per akaparim postesh ne PS, te pamundura ne procese normale konkurruese per ta.
Pra ne konkluzion mendoj se opozita ne teresi dhe PS ne vecanti jane mekanizma gjigant, te cilat per t’i drejtuar, udhehequr dhe levizur ne drejtimin e duhur duhet jo vetem te duash, por edhe te dish dhe vec kesaj edhe te mundesh. Deri me sot pervec deshires, eshte demostruar se dija dhe aftesite nuk kane qene ne nivelin e duhur.
Egocentrizmi present ne te gjitha nivelet po i orienton ne rrugen e gabuar te shenjimit vetem te objektivave personal, te zhytjes ne nje kacafytje te brendeshme, qe le jasht veshtrimit te tyre krizen e cila eshte ulur kembekryq , duke u thelluar cdo dite dhe duke u bere shume dimensionale.
Shmangia e zgjedhjeve te parakoheshme ka krijuar mundesine e nje kohe te mjaftueshme per te rikuperuar energjite, per t’i bashkuar dhe shumefishuar fuqite, duke i perdorur ato pozitivisht dhe ne drejtimin e duhur si dhe duke u vendosur opozita ne kufijte e misionit te saj real si opozite.
Mbi te gjitha me shume pune i duhet PS per te rimar rolin e munguar te liderit te koalicionit opozitar, rol te cilin per hir te te vertetes duhet pranuar se po e luan LSI.
Per kete duhet vision,vullnet,vetedije.
I takon lidershipit te PS te ndryshoj kurs dhe te rrise kohezionin e brendshem dhe kolegjialitetin ne te te gjitha nivelet ne parti se pari e mandej ne koalicion.
Mbi te gjitha i takon anetaresie dhe cdo force progresiste brenda saj te mos tregohen konformiste, por te reagojne dhe shpalosin kurajon per t’a vleresuar situaten realisht, per t’i emertuar veprimet dhe mosveprimet me emrin e tyre te vertete, mbi te gjitha per t’a bere PS vertete nje parti opozitare, qe ndermer veprime konkrete politike, qe prek, evidenton dhe lufton plaget reale te shoqerise se sotme shqiptare.
Deri tani nuk e kemi pare nje gje te tille. Vetem nje opozite e cila investohet ne kete drejtim, duke ofruar alternativa dhe kontribute integruese, brenda vetes (jo te vazhdojme me sindromen e shenjimit te njeri-tjetrit ne salla socialistesh te ndare.
Ne kete rast pergjegjesia eshte e drejtimit zyrtar, i cili duhet te krijoje klimen e nevojeshme per dialog dhe integrim, te faktoreve te brendeshme, partiak dhe opozitar, ne planin kombetar dhe me tej ne planin europian dhe euroatlantik.
Vetem nje opozitee cila investohet ne kete drejtim, meriton te vije ne pushtet.
Gjysma e vjeshtes ka kaluar. Nuk duhet humbur edhe ky sezon provimi,ndryshe do te ngelemi ne klase.

Luiza Hoxhaj
Tetor 2007.

2 commenti:

Luiza Hoxhaj ha detto...

Sa aktual po me duket sot. Mund te theksoj se difektet e permendura jane thelluar. Duhet te shkruaj pjesen e dyte te kesaj teme. Po filloj menjehere

Luiza Hoxhaj ha detto...

O zot pese vjet me mbas jemi po ne te njejtat ujera. Procesi i zgjedhjes se Presidentit te republikes, ngjan si dy pika uji me ate te perpara pese vjeteve, me te njejtat truke, te njejtet aktor. demokraci e ngecur ne vend numero