Cerca nel blog

lunedì 5 novembre 2007

Urrejtja perveluse e Berishes

Nisur nga përvoja ime personale ndjej se urrejtja e tij nuk ka ndryshuar. Asgje nga ato, qe kane ndodhur pas 3 Korrikut ne raport me mua nuk eshte e rastesishme.
Jo rastesisht u perdor nje sindikaliste fantazme te ankohej per punen e ish drejtores se pergjitheshme te postes shqiptare, kur realiteti ishte krejt tjeter dhe maredheniet me dy sindikatat dhe permbushja e kerkesave te tyre, sic deklaronin edhe ata vet ishin ne kuotat me te larta.(kjo ishte kambana, sic do te bjene me pas edhe kambana te tjera). Jo rastesisht anatemohet puna e shoqerise Posta Shqiptare sh.a, ne nje kohe,qe fitimi i kesaj shoqerie per vitet 2004-2005, periudhe ne te cilen e kam drejtuar kete shoqeri, ka qene me i larti ne 14 vitet e fundit.
Jo rastesisht ne vitet ne vazhdim pas 97 per cdo ngjarje, qe ndodhte ne gojen e Berishes vihesha une.
Jo rastesisht fotokopiet e Berishes, me aq devotshmeri u perbetuan dhe jane angazhuar per lufte te ashper ndaj korrupsionit, qe kishte “geluar “ ne Posten Shqiptare. Sa mire po te ishte keshtu.
Urrejtja Berishen ka 9 vjet, qe e pervelon perbrenda (sepse ne vitet, qe ishte ne pushtet ai e shperthente me veprimet, qe kryente). Berisha nuk i duron dot njerezit e pavarur. Ai nuk i honeps dot ata qe mendojne ndryshe.
Urrejtja e Berishes ashtu si virusi gripit ka pesuar nje shndrim (kamuflim). Megjith-ate ajo ka mbetur po aq e thelle per te gjithe ata, qe jane kundershtar politik, per te gjithe ata qe edhe sot mendojne ndryshe nga ai.  
Ai edhe sot ndaj tyre ka mbetur po ai , me nje ndryshim te vogel ne forme, qe nuk eshte me President, pra njeshi, por Kryeminister,pra treshi per nga radha dhe njeshi per nga fuqite.
Urrejtja e tij ka mbetur po aq e thelle, madje ajo eshte shumefishuar, per ata, qe e rrezuan nga froni, pas te cilit mbahej me thonje ne vitin 97.
Urrejtja e Berishes eshte shume e dukshme per kaloresite e dryshimit dhe progresit si Edi Rama.
Urrejtja e Berishes eshte po aq e eger, megjithese e fjetur, per shkak te “terheqjes” ndaj Fatos Nanos.
Urrejtja e Berishes eshte po aq e hidhur ndaj atyre, qe i levizen nga stani ne 97, pra per disidencen nga rradhet e tij.
Por cudi ajo eshte “fashitur” per disa te tjere qe edhe kane kontribuar shume fort per rrezimin e Berishes, edhe kane keqeverisur gjate me socialiste ne 8 vitet e pas 97, ne poste nga me te lartat, periudhe te cilen ata ende vazhdojne ta anatemojne ne gjithshka.
Vertet keto specie besojne se ajo eshte shuar?
Jo kursesi ajo eshte si kongjilli ne hi, qe pak t’i frysh merr flake menjehere.Po morri flake s’ka faj njeri vecse ata vete nese kujtojne ndonje nga veset e tjera si te kundershtojne apo te mendojne ndryshe p.sh. Pra ne kete rast virusi i urrejtjes vetem eshte trasformuar i gatshem te beje kerdine ne se ndodh.......
Ajo vecse eshte zbutur per shkak te nevojes per kartonin jeshil, per shkak te binjakezimit qe kane krijuar disa me kolltuqet e disponuar apo enderuar, ajo fle per shkak te nevojes, qe ka qeverisja aktuale dhe forca me e madhe qeverisese dhe ne vecanti lideri e saj per imazh dhe makiazh. .Por KUJDES ajo nuk eshte shuar,ajo vetem fle.
Per disa prej tye kjo sjellje buron vetem nga nevoja, qe kane per te siguruar, pa dinjitet, pak qetesi per vete dhe familjaret e tyre. Ata thelle ne koshiencen e tyre jane te bindur se asgje nuk ka ndryshuar, por ata nuk kane kurajo te pranojne publikisht se nuk kane me energji per te perballuar serisht represionin, qe kane pesuar ne vitet 92-97, qe ne kulmin e tij i detyroj te strehoheshin ne ambasada te ndryshme, represionin e atyre, qe “i kane peshqesh nga PS”
Cdo artikulim tjeter argumentesh ne gojen e tyre per aresyet pse ata sot mendojne ndryshe eshte i pavertet.nuk ka sens.
Por me kot rreken disa syresh prej tyre te na bindin per te kunderten. Te gjithe e shohin dhe binden cdo dite e me shume se asgje nuk ka ndryshuar. Vershimi i urrejtjes ndaj tyre vetem sa eshte spostuar paksa ne kohe, sa te kete nevoje per voten e tyre.
A ju kujtohet sa paqe kishte ne fushaten dhe fytyren e tyre ne ditet e fundit te opozicionit perpara 3 Korrikut? Ajo ishte maska ose e thene ndryshe “ajo ishte loja”sa per te fituar zgjedhjet, sepse te gjithe nuk e shohim me. Maska  u zhduk.

Rikthimin ne identitet e pame ne seancat e nxehta te parlamentit, e shohim cdo dite ne perpjekjet, qe behen per te zoteruar institucionet e pavarura, e pame ne dhunen e ushtruar ndaj deputetit Tavo ne nje Tubim paqesor.  
Pra mos u genjeni. Keni kohe per reagim. Kur ta keni kuptuar apo kur te jeni shtrydhur si limone do te jete vone. 
Deri atehere do te keni humbur shume nga vetja dhe dinjiteti juaj. Kur te ktheni koken pas do te kete vetem boshllek. Nuk do t’ju ndjek me njeri pas.

Deri atehere edhe votuesit e majte apo te djathte, qe votuan me porosi edhe nese nuk ndryshon pozitivisht kodi nuk do t’u binden me verberisht lidershipit te tyre. Lidershipet jo gjithmone i bejne llogarite mire.  
Kjo do te jete e rende per ju, mbasi do te rezultoje fatale.
Kjo thirrje eshte ne respekt te punes dhe luftes se perbashket per progres me disa protogonist te progresit, te cilet nga protagonist te progresit dhe kalores te drites po kthehen ne “kalores te erresirres”.
Une nuk jam e mendimit, qe te mohohet gjitheshka apo, qe te cenohet liria e veprimit te gjitheseicilit. Perkundrazi. E kam theksuar se edhe kur aksionet e PD ishin ne kuotat me te uleta me 97 kam patur kurajon ta quaj PD nje pasuri kombetare. Por edhe PD dhe aleatet e saj, qe ne pushtet erdhen me voten e 3 korrikut dhe pas nje rotacioni normal, uhet lene te gjenerojne energjite e tyre pozitive, te cilat “per forza “pengohen edhe nga keta njerez, qe ndryshojne si kameleoni ose qe kane mungese kurajoje ose, qe kane sindromen e kolltukofagut.  
Sjellja e tyre mban ne kembe mentalitetin e te GJITHETEPUSHTETESHMIT, e cila ndodhet ne shkallen me te larte te koncentrimit tek Berisha.
 Sjellja e tyre na koston te gjitheve.

Luiza Hoxhaj

Tirane me 30.01,2006.
dergua rper botim te gazeta  "Koha Jone"

Nessun commento: