Cerca nel blog

martedì 7 agosto 2007

PD, pasuri kombetare pa Berishen

Perse “pro” ne 97dhe perse “kundra” ne 2000.

PD, pasuri kombetare pa Berishen
Nga Luiza Hoxhaj, deputete.


Duke ngjitur shkallet e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise ndeshem me nje grup gazetaresh, te cilet po komentonin zhurmeshem nje deklarate te deputetit Braho. Dikush prej tyre thoshte: ”Spartaku e do Berishen ne burg”,; ”E mo lere ate,-thote nje gazetare e re ,-ai ate pune ka. Shume mire bene, qe dogjen, e harruan ata 97-en, qe dogjen dhe pine gjak njeriu”. Mendova me vete: "teper e re kjo vajze per te patur mllef brenda vetes, teper simpatike per te leshuar shprehje te tilla vulgare, teper naïve per te besuar peralla te tilla alla berishiane me pirje gjaku etj. Kjo vajze me floke te gjate e mendje te shkurter shprehu pa dashje thelbin e protestave te grupit berishian. Me to ata deshirojne te mos lene gure e kusur pa levizur per te rivene ne vend “nderin e humbur”. Ata, qe e njohin mire Berishen dhe i rrine prane thone se Berisha nuk gjen qetesi pa u hakmarre ndaj atyre, qe e kundershtojne dhe sidomos ndaj atyre, qe e rrezuan nga “kali i pushtetit” ne 97-ten. Berisha ky kalores i papergjegjeshem kerkon me cdo kusht, qe ata, qe i thane “Jo” ne , ne te njejten menyre t’i thone “Po”.
Kete e vertetojne me se miri ngjarjet e ketyre diteve. Situata paszgjedhore ne Shqiperi ashtu sic edhe ishte paralajmeruar nga fushata zgjedhore e PD-se, nuk eshte e qete. Realisht eshte krijuar nje situate absurde. Perpjekjet maksimale te Qeverise se Aleances per Shtetin, forcave politike konstruktive si dhe te komunitetit nderkombetar, per te krijuar nga pikpamja ligjore dhe teknike klimen e nevojeshme per zgjedhje te ndereshme dhe te lira, shoqeruar kjo edhe me sigurine e nevojeshme nga pikpamja e rendit publik, ndesh me nje reagim ne kahje te kundert te pjeses jo konstruktive te opozites.
Ndersa, me ne fund, me gjithe pengesat e perpjekjet destabilizuese u arrit te zhvillohen zgjedhje, te cilat u vleresuan si zgjedhjet me te mira ne keto 10 vjet tranzicion dhe si nje hap ne drejtimin e duhur, nga komuniteti nderkombetar si dhe nga opinioni i brendeshem publik. Perseri nuk eshte e thene, qe punet te vene mbare.
Dhe telashet nuk kane te sosur. Pas cdo zgjedhjeje ka gjithmone probleme, kundershtime, mospranime, akuza e keshtu pambarim….
Shtrohen pyetjet: Nga vijme? Ku shkojme? Deri kur keshtu? Mendoj se eshte plotesisht e ligjeshme, qe gjitheseicili prej nesh te pyes ne kete menyre.
Si nje perfaqesuese e komunitetit te mrekullueshem vlonjat, i cili i tha “Jo”-ne me te fuqishme dhe me te argumentuar pushtetit represiv berishian, kam plotesisht te drejte te pyes: Perse gjithmone keshtu? Ne emer te rikthimit ne pushtet, te cilin jane gati t’a paguajne me cdo cmim, largeqofte mos paste ndonje aresye me te erret, Berisha dhe klani i tij nuk lene gure pa levizur. Sapo punet marrin per mbare keta vrases te shpreses, progresit dhe zhvillimit me politiken e rruges kerkojne t’a kthejne vazhdimisht Shqiperine dhe demokracine ne gjendje paralitike. Keshtu po ndodh edhe kete rradhe. Duhet cmontuar ingranazhi, qofte edhe kur ben nje hap sado te vogel perpara. -Kjo eshte motua e Berishes. Dhe kete perpiqet t’a realizoj, duke shperdoruar cdo mjet.
Ashtu sic shperdoron lirine e fjales, lirine e shtypit, tolerancen, greven e urise, keto dite Berisha po shperdoron edhe te drejten e protestes. Cdo mjeti demokratik, duke e shperdoruar po i humbasin efikasitetin. Shkurt ata po vrasin demokracine. Une personalisht jam pro protestes si forme e shprehjes se mosbindjes civile ndaj nje shteti, qe nuk realizon detyrimet e Tij ndaj shtetasve, por perkundrazi ben te kunderten. Por njekohesisht une e quaj protesten nje akt te shenjte, te cmuar, qe nuk duhet shperdoruar. Ajo nuk duhet te perdoret si nje mjet nepermjet te cilit minoranca perpiqet te kontrolloj maxhorancen, per ta mbajtur shoqerine rob te deshires se saj per tu rikthyer ne pushtet. Qellimi i saj duhet te jete te ndertuarit e nje shoqerie demokratike dhe jo te ndertuarit e nje rruge per vete. Pra si gjithe gjerat e shenjta protesta duhet perdorur me vend, me karar pa u shperdoruar.
Duke ndjekur imazhet e protestes se postzgjedhjeve, gjoja per te mbrojtur institucionin e votes se lire, te cilen te gjithe e dime se sa here e kane shperdoruar, mu perforcua ideja se kjo eshte nje proteste ndryshe nga ajo qe i tha “Jo”pushtetit te Berishes dhe si e tille nuk eshte rruga, qe e rikthen ate ne pushtet.
Shoh, qe protesta krahas me zvogelimin e saj po behet gjithmone e me e dhuneshme, nderkohe, qe forcat e rendit”ruajne qetesine”. Bej krahasimin e kesaj proteste me ate te pranveres 97 per te argumentuar faktin, qe ato ndryshojne si nata me diten:

1-Protesta ne 97-en ishte nje proteste e ligjeshme dhe e natyreshme mbare popullore, si rezultat i vjedhjes se votes, perdorimit te dhunes ndaj opozites, mashtrimit, keqeqeverisjes si dhe vjedhjes se kursimeve te popullates apo humbjes se kursimeve (nuk flas per ata qe i rriten paret ne peme). Ky zemerim i akumuluar spontanisht gjeti si valvol shkarkimi renien e piramidave.
-Kurse sot nuk kemi te bejme me nje zemerim mbarepopullor, por me nje pjese destruktive te opozites, qe nuk vihet ne mbeshtetje te ndonje proteste te ligjeshme, por ka tendence, qe t’a injektoi ndjenjen e protestes, pra ta “stisi”ate. Ajo kerkon t’i bashkangjisi deshiren e saj per rikthim ne pushtet, jo me ane te votes pjeses tjeter te opozites dhe elektoratit opozitar, duke perdorur alibine e vjedhjes se votes. Por une do te sillja te pakten vetem rastin e bashkise Vlore, ku cdo proces-verbal ka edhe firmen e perfaqesuesit te PD-se. Atehere perse duhet protestuar? Kunder kujt? Vetvetes?

2-Opozita e atehereshme brenda misionit te saj si opozite u vu ne mbeshtetje te protestes popullore ne mbrojtje te dinjitetit dhe te drejtave njerezore te cenuara rende nga pushteti i atehereshem.
Kurse sot: Klani berishian kerkon t’a ndeze zemerimin popullore, duke kerkuar mbeshtetje dhe jo duke ofruar mbeshtetje.

3-Ne 97-ten protesta ishte frut i nje krize komplekse, i renies se demokracise dhe i vetmi mjet, qe mund t’a zhbllokonte situaten ishte mosbindja civile e te paqeverisurve.
Kurse sot: Njesoj si ne Qeverine e Stabilitetit kemi te bejme me nje periudhe ringritjeje ekonomike, te ngadalte, por gjithesesi mbetet ringritje. Kemi te bejme me nje periudhe stabiliteti makroekonomik dhe politik dhe keto protesta kerkojne te krijojne nje imazh tjeter, te gabuar, kerkojne te na rikthejne ne piken e nisjes.

4-Protesta e 97-es ne thelb ishte paqesore dhe massive, asaj here pas here perpiqeshin t’i injektonin elemente te dhuneshem, te cilave ajo per nje kohe te gjate u shpetoi mrekullisht, duke ruajtur si proteste e organizuar thelbin e saj paqesor. Elementet e dhuneshem nuk ishin pjese e saj, por u munduan t’a shfrytezonin ate.
Kurse sot: protesta pavaresisht nga mungesa e masivitetit jane qysh ne hapat e pare te dhuneshme (djegie, shkaterrime etj).

5-Protestat ne 97-ten u zhvilluan ne kushtet e renies se shtetit dhe ne kerkonim te ngrinim elemente te vecante te tij: Beme te mundur funksionimin e keshillave bashkiak, te keshillit te Rrethit dhe rikthimin ne pune te institucioneve. Pra u munduam te minimizonim sa do pak te keqen, qe kishte pllakosur kete vend.
Kurse sot protesta zhvillohet ne kushtet e konsolidimit te institucioneve dhe ka ne thelbin e saj goditjen e institucioneve. Keshtu mund te permendim goditjen me gure dhe bomba Molotov te Ministrise se Rendit, Kryeministrise, Kuvendit te Shqiperise, Bashkine e Tiranes, duke kulmuar me ngjarjen e Tropojes, goditjen e komisariatit (Ju kujtoi se ne Vlore komisariati i policies qendroi 10 dite i braktisur dhe nuk u cenua as nga popullata dhe as nga protestuesit).

6-Policia ne 97-ten si edhe shteti i atehereshem ishte politike, repressive dhe e dhuneshme ndaj protestuesve paqesor.
Kurse sot reagimi i policies ndaj protestuesve eshte teper i bute, gjakftohte dhe ne ndonje rast me shume se sa tolerant.

7-Ne 97-ten censura ishte maksimale, dizinformimi gjithashtu. U cenua rende e drejta e qytetarit per t’u informuar dhe si e tille edhe per t’u orientuar ne rrjedhen e ngjarjeve, te cilen ne shume raste e percaktonte keqinformimi.
Kurse sot nga media vizive dhe ajo e shkruar njihemi perdite me imazhe te padeformuara te protestes, qofte dhe me te kunderten dhe ne jemi ne gjendje te bejme vet seleksionimin.

8-Ne 97-en protesta vlonjate vuri gishtin ne plage dhe ajo i dhembi gjithe Shqiperise, e cila u solidarizua me te.
Kurse sot PD ka marre uren e protestes ne dore dhe kerkon ta ndeze ate artificialisht ne te gjithe Shqiperine. Nga veprimet e saj kuptohet qarte se ata duan te cojne deri ne fund te keqen, qe projektuan ne 97; Destabilitet total, rrenjosjen e politikes se konfliktualitetit midis grupeve shoqerore, por edhe konfliktualitetin krahinor (Per cudi kjo e fundit perkon me deklaraten e Koshtunices).

Duke ndjekur per nate nepermjet medias vizive dhe asaj te shkruar zhvillimet e protestes me beri pershtypje kur pashe ish-komisarin e policies se Vlores ne 97-tes (kur u dogj bashkia Vlore per te cilat ai ka pretenduar se ka rregjistrime filmike, te cilat une i kam kerkuar, qe t’i bej publike) mes turmes se protestuesve perpara Kryeministrise, duke instruktuar gurehedhesit dhe zjarrevenesit mendova:_Keta njerez jane te pandreqeshem. Dje digjnin me uniforme dhe sot vazhdojne te bejne te njejten gje, te zbatojne te njejtet skenare ogurezinj, pa u hyre gjemb ne kembe.
Keshtu nuk mund te ecet me. Keta guxojne te perdhosin me protestat e tyre edhe festen kombetare, diten e Flamurit, sic guxuan te perdhosin edhe simbolin e Heroit tone Kombetar ne Sheshin “Skenderbej”. Keta kalores te se keqes vazhdojne te marrin jete njerezish, te inkriminojne jete te tjera, pa iu dridhur qerpiku, me sy te errur nga etja per pushtet.
Ne keta tre vjet e gjysem qeverisjeje shume gjera jane bere, shume probleme jane ne rrugen e zgjidhjes apo projektimit te saj. S’mund te mohohet, qe ka probleme, por gjithashtu nuk mund te mohohen arritjet. Kete situate ne rritje PD e mbetur nuk mund t’a suportoje ne emer te endrres per rikthim. Por a jane shqiptare keta, qe nuk duan te eci Shqiperia dhe demokracia? Sapo ajo ngrihet ne kembe keta bij jo te denje kerkojne t’a pergjunjin. Atehere mua s’me mbetet gje tjeter vec t’i drejtoi Berishes edhe njehere thirrjen, qe i kam drejtuar ne 97-ten:
-“Berisha! Mos u mbaj me me thonje pas karriges se pergjakur. Merre likunine tende me vete dhe ik nga syte kembet. Lere te qete kete vend. Ti cdo dite vazhdon te marresh jete njerezish”. Une personalisht edhe ne 97-ten kam patur kurajon ta quaj PD pasuri kombetare, por pa Berishen dhe fotokopiet e tij ne PD. Prandaj do t’u drejtohesha demokrateve te ndershem me thirrjen: Demokrate te ndershem! Distancohuni nga Berisha dhe klani i tij i dhuneshem! Merrni fatet tuaja ne duart tuaja! Ndihmoni veten ne rradhe te pare pastaj kete vend, duke larguar ne menyre demokratike Berishen nga kreu juaj! Ai i ka zene frymen PD-se se mbetur dhe ajo i ka zene frymen Shqiperise. Ai po vazhdon t’ju perdor. Shqiperia duhet te behet e do te behet. Per kete duhet kontributi i te gjitheve, pra edhe i juaji”

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten “Koha Jone”e shtune, 2 dhjetor 2000. fq 6, rubrika; POLITIKA.

2 commenti:

Eduardo Waghorn ha detto...

Hello from Chile to Shqipëria!
Visit my blog if you want...
A warm hug:)
Shqip sounds very beautiful language:)

Habla español?:)

Luiza Hoxhaj ha detto...

Hello from Albania to Chile.Thank you for message.I'm visiting your blog.Albania people "parla" very well,italian language,because understen very well spanisch.
Tanti saluti from Albania "