Cerca nel blog

venerdì 15 novembre 2013

Te reflektosh eshte vlere!

Cdo ngjarje  duhet vleresuar ne anen e saj pozitive, sepse vetem keshtu mesohemi te jemi pohues, jo mohues. vetem keshtu mund te behemi. E para patem nje proteste dhe reagim qytetar te civilizuar, gje e cila ne cdo cast  u respektua nga segmentet perkatese shteterore, qe merren me rendin dhe sigurine.  Patem nje mase protestuese, qe nuk ra preh e provokimeve, por thjesht mbrojti kauzen e saj ,e cila pati perballe nje strukture qeveritare, qe mbante shenim per cfare thuhej e kerkohej prej tyre. Dhe  mbi te gjtiha pame nje kryeminister, i cili dha shpresen dhe sigurine e madhe se qytetaret e ketij vendi  do te degjohen e respektohen e cdo kohe ne kete vend! Kryeminstri nuk zhgenjeu! Thjesht arsyetoi ne menyre brilante mbi gjitheshka. Mbetet e hapur ceshtja se sa e pergatitur eshte shoqeria jone per te perballuar  sfida te medha? Le ta punojme cdo dite per kete sfide: me dije, edukim, eksperienca te mira. Sapo e pame nje te tille!  Mbase nuk ishte zgjidhja me  e mire, por nje gje e di me siguri: ishte e duhura ne keto momente. Pavaresisht ketij momenti populli shqiptar mbetet popull ameriandashes!

Nessun commento: