Cerca nel blog

domenica 10 novembre 2013

Përtej kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë

 Meditim  per te fituar me shume siguri ne nje situate pasigurie!
“Perënditë na krijojnë shumë surpriza: pritshmerite nuk arrihen dhe krejt papritur një zot na hap rrugën”. Euripidi.
Pasiguritë na japin atë ndjenjën e kontrollit të situatës prej të cilës ne nuk e pëlqejme të heqim dorë, mbasi ne jemi gjithmonë në kërkim të sigurisë, sepse ajo arrin të na sigurojë një ndjenjë të percaktimit dhe të pandryshueshmërisë .
Pasiguria nuk është e mirëpranuar në kulturën tonë, për shkak se të ndjehesh i ekspozuar ndaj të panjohurës na gjeneron një ndjenjë të thellë pafuqie. Ajo që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta shpjegojmë është për ne e errët dhe misterioze. Na mungojnë edhe fjalët për ta përshkruar atë: ajo është e pakapshme, madje as edhe me mendime.
pranosh pasigurit kërkon të heqësh dore nga stabiliteti, pandryshueshmëria, ekuilibri, kontrolli, kërkon përulësi për të thënë, "Unë nuk e di se çfarë po ndodh. "Ajo të bën të ndihesh si fëmijët përballë të panjohurës, duke vendosur disa pyetje, duke qenë i ndërgjegjëshëm për injorancën e tyre dhe duke e pranuar atë.
Sipas Morin, perfaqesues me i shquar i teorise se kompleksitetit, kontributi më i rëndësishëm i shekullit, që lamë pas është sjellja në evidencë e kufijëve të njohjes objektive dhe të shpresës së saj të parashikueshmërisë :
“Kontributi më i rëndësishëm i njohurive të shekullit të njëzetë ishte njohja e kufijve të dijes. Siguri më e madhe, që na ka dhënë është ajo e moseleminimit të pasigurive, jo vetëm në veprimet, por edhe në dije. ( ...) Një nga pasojat kryesore të këtyre dështimeve të dukshme, në fakt realisht të arritjeve të vet mendjes njerëzore, është të na vendosë në kushte të përballojmë pasiguritë dhe më përgjithësisht, fatin e pasigurt të çdo individi dhe të gjithë njerëzimit”. (Morin, 2000).
Në çdo hap të jetës sonë ne ballafaqohemi me kufizimet që rrjedhin nga siguria e një " plani të mbaruar " - atë të njohurive ekzistuese – dhe të një "kohe të mbyllur" - atë të parashikueshmërisë. Për të zbuluar, për të krijuar të renë, duhet një sipërmarrje jashtë kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmerisë, të jesh i përgatitur për gabimet dhe tentativat e reja.  
Vetëm me këtë hap ne mund të fillojmë një rrugë përmes mënyrave të reja të mësimit dhe dijes: është e nevojshme për të bërë disa pyetje në vend të kërkojmë disa përgjigje shteruese, duke u vertitur kështu në një "hapësirë të hapur ", ku ne mund të presim ndjenjën e frikës për të papriturat.  
Për të hapur gardhe të papritur, është thelbësore t'iu qasemi studimit të marrëdhënieve ndërmjet subjektit dhe objektit, ndërmjet njohësit dhe të njohurit, për të kërkuar mundësi të reja për mësim .
Në qoftë se bota nuk është aq e sigurt dhe e parashikueshme si ne do të donim që ajo të jetë, nëse koha nuk është një varg i pandërprerë prej momenteve të gjithë te njejtë, në qoftë se hapësira nuk është një fushë e rrethuar, nëse racionaliteti nuk është i vetmi mjet i mundëshëm për dijen, jemi ndoshta duke e zbuluar ate përgjatë rrugës së jetës, sigurisht së bashku.  Dija, trasparenca, dialogu jane disa nga ato mjetet qe ta japin sigurine e nevojeshme dhe te mundesojne  nje parashikueshmeri relative.

1 commento:

Pullumb Kaciqi ha detto...

"...transparenca per nga ana e qeverise eshte shume e rendesishme ne mbarevajtjen e jetes se perditshme... transparenca ben qe opinioni publik ti shoshisi gjerat mire per ti pare me qarte problemet dhe per rrjedhoje edhe te t'ju japin zgjidhje optimale..."