Cerca nel blog

mercoledì 4 settembre 2013

Disa karakteristika për të qenë te suksesshëm

Qoftë personale ose profesionale ne të gjithë dëshirojmë që jeta jonë të  jetë një varg i suksesesh dhe arritjesh. Çdo vendim që marrim ka për qëllim të na bëjn të rritemi dhe të përmirësojmë gjendjen tonë. Ne gjithmonë shpresojmë se çdo gjë që ndodh do ta bëjë jetën tonë unike dhe të veçantë. Por çfarë mund të bëjmë ne që ajo të jetë më e suksesshëme?

Ja disa karakteristika themelore për një jetë të sukseseshme:

     Të jesh pozitiv: Çdo gjë që ndodh,  ndodh për një arsye, çdo veprim i ynë pason nga një reagim, duke filluar nga mendimet tona, reagim i cili mund të ndikojë në një mënyrë pozitive apo negative në ditën tone. Të menduarit pozitiv është pika e fillimit për të kryer projektin tonë dhe për t'u ndjere të përmbushur.
     Te marrin përgjegjësitë tona: Siç u përmend më parë, se çfarë ndodh me ne, nëse nuk është absolutisht e pavarur nga veprimet tona, por është rezultat i asaj që ne bëjmë për veten. Pra, nuk  të fajesojme gjithmonë të tjerët, por duhet të marrim përgjegjësitë tona.
     Të jesh një udhëheqës i mirë: Te jesh një udhëheqës nuk do të thotë te komandosh të tjerët, por t'i udhëzosh dhe t;i frymëzosh ata. Por, para se ne bëhemi të tille duhet te shohim me shumë nga vetja. Eshtë thelbësore që të njohim pasionet dhe limitet tona .
     Të mos ndalemi nga frika: Frika na shoqëron në çdo fazë të jetës sonë dhe është pjesë e qenies njerëzore. Të përballemi me frikën tone na lejon të kapërcejme limitet tona dhe ti shohim gjërat nga një pikëveshtrim i ri. Pra ka rendesi të mësuarit për të menaxhuar ndryshimin.
     Kurrë mos resht së mësuari: Të mësuarit eshte nje mjet për tu rritur. Është e rëndësishme që të jesh kurioz dhe të mësosh nga sa më shumë burime, qe të jetë e mundur, qofshin ato njerëz, situata, apo libra.
     Te mësojme si të humbim : deshtimet janë një mësim i rëndësishëm, që na lejone që të rritemi dhe të kuptojme se ku ne mund të përmirësohemi. Ai nuk duhet të shihet si një dështim absolut.

Cila është ideja juaj e suksesit? Ploteso me komentin tend.

2 commenti:

Luan Mema ha detto...

"Synim i çdo njeriu është që të ketë sukses në jetë. Prandaj, secili njeri bën përpjekje, që të arrijë sukses: në shkollë, në punë, në dashuri, në sport, në studim, në familje, në jetë përgjithësisht. Por, nuk mjafton të kemi dëshira dhe të bëjmë përpjekje. Dëshirat dhe përpjekjet tona duhet të jenë të harmonizuara me qëllimin e mirë. Qëllimi i mirë është nëse ato dëshira dhe ato përpjekje bëhen duke pasur para sysh udhëzimet dhe obligimet që kemi caktuar. Në atë rast dëshirat dhe përpjekjet do të jenë në pajtim edhe me mundësitë reale, dhe do të shprehen brenda rregullave të caktuara, të cilat e kanë para sysh përgjegjësinë që kemi para vetes si dhe në shoqëri dhe në jetë. Pra, për të arritur sukses në cilëndo fushë të jetës, duhet që atë sukses ta manifestojmë si adhurim ndaj Zotit, dhe vetëm prej Tij të kërkojmë mbrojtje dhe përmbushjen e synimeve tona. Natyrisht, që punën tonë duhet ta vëmë në shërbim të familjes, të shoqërisë e të njerëzimit, ashtu që të kenë dobi prej saj. Nëse veprojmë kështu, suksesi do të jetë vërtet i garantuar."

Luiza Hoxhaj ha detto...

Ky eshte komenti i nje njeriu qe i ka te qarta objektivat e veta, e di cfare kerkon nga jeta dhe cfare cilesish nevojiten per ti garantuar ato. Une mendoj qe njeriu duhet te besoj ne zot, por duhet ti kerkoj zgjidhjet nga vetja. Per kete nevojitet pergatitje.