Cerca nel blog

martedì 9 luglio 2013

Konflikti: mbi burimet natyrore në qytete



Konflikti: mbi burimet natyrore në qytete eshte nje dukuri e perhapur por qe kalon pa u ndier ne shume raste tek ne. Kur mendojme per konfliktet mbi burimet natyrore, ne priremi të mendojmë per burimet rurale: naftën, shpyllëzimin, shkaterrimin e minierave (si psh shkaterrimi i minieres se Bulqizes si pasoje e shfrytezimit pa kriter te sa)j etj.
Ne fakt ato jane me shume se kaq. Burimet natyrore përshkojnë edhe qytetet tona. Ato përfshijnë pemë, rrugë, parqe, plazhe, lumenj etj. Është e rëndësishme të kujtojmë të menduarit urban te qytetareve si ne rastin e protestave në Turqi, si përpjekje për të ruajtur fikun egjiptian në Gezi Park, duke i mësuar rregjimit te drejten mbi aksesin dhe kontrollin publik mbi burimet natyrore në Turqi. Gjithashtu, ne nuk duhet të harrojmë urban në konflikte mbi burimet. Ai shton se pemët bëhen "një simbol i prekshëm i hapësirës së përbashkët te cilave autokratët pretendojnë për të shërbyer, por në fakt të e shkatërrojnë".
Në “local ecologist”, kam  gjetur disa raste lokale ne gjithe boten mbi konfliktet e burimeve natyrore. Në një kurs master per rregullimin politik te zhvillimit lokal dhe rajonal, profesori nga universiteti i Roterdamit na kërkoi të marrin në konsideratë se si "materialiteti i një resursi" ndikon ne konfliktet mbi menaxhimin e tij. Në qytete, një karakteristikë hapësinore e burimeve të shumta është kufizimi (boundedness). Një park, për shembull, ka kufijtë e caktuar materiale. Në qoftë se dikush ndërton mbi të, ai ndryshon kufijtë në mënyra të rëndësishme. Ai apo ata qe nderhyjne zvogëlojnë ne kete menyre aksesin publik mbi to. Pra ata bejne të ndryshojë mënyrën se si rrjedhin përfitimet dhe drejtimin per ku shkojne ato. Kjo mund te ilustrohet paster me rastin e Kopshtit botanik ne Tirane, ku projekti i  unazes u ndryshua ne favor te privatit, duke cenuar nje prone publike unikale
Privatizimi i resurseve publike - nga Stambolli në NY e deri tek ne - devijone përfitimet prej ketyre pasurive nga publiku tek privati. Kur kjo ndodh jodemokratikisht, është një padrejtësi që duhet të luftohet me forcën kolektive te publikut.

Nessun commento: