Cerca nel blog

martedì 2 ottobre 2012

Rikthim prej tokes se premtuar?



Kur Italia ishte toka e premtuar......e nje te ardhmeje me te mire dhe nje shance per punesim....
Keshtu e fillon postimin e saj nje mikja ime Italiane, duke ju referuar momentit kur perpara 20 vjetesh anija Vlora ( anija e sheqerit sic e quajten atehere ate) e tejmbushur me njerez zbarkoi rreth 20 mije shqiptare, ne kerkim te deshperuar te nje te ardhmeje me te mire dhe te nje punesimi.Ata aspironin per nje jete me te mire. Ata sic u mbeshteten nga shumica e italianeve, te cilet konsideronin eksperiencen e tyre me emigracionin ne vitet e pasluftes e ne vijim, po ashtu edhe u percmuan apo paragjykuan nga te tjere. Pertej polemikave dhe racizmit te atehershem Italia po zbulohej si nje vend per ku emigrohej, ndryshe nga Italia prej nga emigrohej me pare.  Pra ne nje fare menyre ajo shihej si Toka e premtuar per shqiptaret ashtu sic dikur per italianet ishte Amerika. Ishte 7 marsi i vitit 1991 kur Italia zbuloi te ishte toka e premtuar per mijera shqiptare. 27 mije shqiptare zbarkuan ne brigjete   Otrantos. Kjo u pasua nga zbarkimet e gushtit te po atij viti kur ne brigjet e Barit 20 mije shqiptare zbarkuan mbas nje udhetimi dramatik me anijen Vlora. Nje eksod biblik ky. Shqiptaret ja mbathnin prej krizes ekonomike dhe prej komunizmit. Ky udhetim dramatik u rindertua ditet e fundit edhe nepermjete filmit dokumentar te Daniele Vicarit, shfaqur ne festivalin e Venecias 2012: "La nave dolce".  Kane kaluar tashme 20 vjete nga ai moment dhe kriza kafshon ne cdo gjymtyre edhe vet vendet pritese te emigranteve, duke filluar nga Greqia e me radhe. Dikush prej emigranteve te dikurshem ka filluar te bej udhetimin ne drejtim te kundert, per ne Shqiperi, duke boshatisur vende pune ne vendet pritese, te cilat njezet vjete me pare vet Greket, Italianet etj nuk preferonin ti benin.
Si duhet vleresuar sot kjo situate?
 Emigrazioni eshte nje burim dhe vlere pune per Italine, Greqine  etj? Ato jane duke humbur nje vlere apo thjesht po u mundesohet nje frymemarrje?
Keto jane pyetje te hedhur ne diskutim ne vet keto vende. Po per ne cfare duhet te konsiderohet rikthimi i dallandysheve shtegetare? Nje vlere? A jemi ne te pergatitur per t'i ripritur ato?

Nessun commento: