Cerca nel blog

domenica 30 settembre 2012

Në 28 Nëntor nderi na do në Vlorë

  Përpos vlerësimit që kam për Alancën Kuq e Zi si për  kontributin që ajo po jep për ti dhënë sa më shumë frymëmarrje demokracisë në këtë vend ashtu edhe për kurajon që tregojnë përfaqësuesit e saj në artikulimin e problematikave të mprehta të vendit tonë, dëshiroj të ndaj me ju moskuptimin tim, njëkohësisht edhe mosdakordimin tim, në lidhje me thirrjen e lëshuar prej përfaqesuesve të saj në tubimet e fundit në cdo qytet të Shqipërisë, që në 28 Nëntor të gjithë shqiptarët të mblidhen në pikën kufitare të Morinës.
Përse ku udhëtim në drejtimin e kundërt me atë në të cilin lëvizën përfaqësuesit nga të gjitha trojet shqiptare në 28 Nëntor 1912?: Në atë kohë të gjithë përfaqësuesit iu drejtuan Vlorës (përfshi Isën dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës, Dibrës, Shkodrës, e kështu me radhë nga mbarë trojet shqiptare). Ngjarjet përkujtohen atje ku ndodhin. Praktika botërore na tregon të njjëtën gjë. Mjafton të përmend festimet në përkujtim të fitores mbi nazi-fashizmin. Liderët botërorë me në krye ish presidentin Klinton zbarkuan simbolikisht me një anije në brigjet e Normadisë, ashtu sic kishte ndodhur 60 vjet më parë me zbarkimin e forcave aleate.
A's'do të ishte më mirë një udhëtim i tillë simbolik në drejtim të Vlorës, njësoj sic bëri Ismail Qemali me shokë 100 vjet më parë?
Simbolika e shembjes së një muri ndarës formal, edhe sikur ky të jetë qëllimi i thirrjes, (të cilën e quaj të drejtë, por të përshtatëshme në një moment tjetër) nuk mund ti mbivendoset Ditës së Pavarësisë. Ky veprim pa dashje bën të njëjtën gjë, që po bën edhe Berisha: I largohet Vlorës. Në gjykimin tim kjo nuk është e drejtë. Edhe vet shqiptarë të Kosovës dëshirojnë, që atë ditë të vinë për të festuar në Vlorë. Këtë ma kanë konfirmuar shumë miq të mi nga Kosova.
Në 28 Nëntor të gjithë Shqiptarët nderi i kërkon në Vlorë. Aty ku u nënshkrua akti i shenjtë, aty duhet të respektohet. Aktet e shenjta shenjtërojnë edhe vendet ku kryhen, edhe ata që i kryejnë. Nga ky regull universal nuk mund të përjashtohet 100 Vjetori i Pavarësisë. Për fatin e saj të mirë Vlora ka hedhur vellon e shenjtërisë, për shkak të këtij akti. Vlora dhe Pavarësia tani janë një simbiozë, e cila nuk c'bëhet më. Për këtë arësye madhore atje, në Vlorë, duhet të peshoj më shumë festa dhe nderimi.
Bashkimin e vendosën në atë kartë të thjeshtë "Baballarët" e kombit tone, dyzet firmëtarët e Aktit të shenjtë të pavarësisë. Ajo letër e thjeshtë nuk c'bëhet dot. Ajo vetëm respektohet, nënshruesit e saj, përfaqësues nga gjithë trojet shqiptare, po ashtu.
Le ti nderojmë këta burra të shenjtë, të gjithë papërjashtim, me plakun flokëbardhë në krye, sic bëjnë gjithë kombet e qytetëruar. A s'mdodh kështu me nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Po në Italinë fqinje me Garibaldin?...E kudo gjetkë.
Të gjithë nderohen për veprën e tyre madhore, për cdo gurë që vendosin ne themelet e kombit. Gurin e madh e të rëndë të Pavarësisë e vendosen ata dyzet nënshkrues të Aktit të Pavarësisë 100 vjet më parë. Nderi u takon atyre.
Mbasi t'i jemi përulur me përunjësi veprës së nënshkruesve të Pavarësisë, akt ky i papërsëritshëm, në nderim të tyre, le të punojmë për të shembur muret ndarëse ndërmjet vet nesh. Prej aty mund të realizohet objektivi për t’iu drejtuar lirisht pikës së Morinës. Le ti shembim këto mure, duke shembur burokracitë dhe barrierat ndarëse, qofshin ato subjektive apo objektive. Le ta vendosim gurin tonë drejt

Luiza Hoxhaj
Tirane me 30/09/2012

6 commenti:

Pullumb Kaciqi ha detto...

.politikanet shqiptar e marrin deren ne krah dhe se kane idene se cfar bejne....bashkimi kombetare eshte nje ceshtje e te gjithe dhe dhe duhet menduar menduar mire perpara se te veprojne....u ka ikur koha lederve karizmatik te cilive u bie shpejt fryma e tollumbaces qe fryn karizmatizmi i tyre...jetojme ne nje epoke tjeter ku refleksiviteti ne eshte institucioni baze per ecuri te metejshme...

Baki Gjoligu ha detto...


"z.HOXHAJ.A.K.E ZI,PATI NJE FILLIM TE LAKMUSHEM,PO RRUGES PO NGATEROHET ME KEMBET E SAJA.SI PARTI POLITIKE DUHET TE KETE FLAMURIN E SAJA( si kane te gjitha partite e tjera) DHE JO FLAMURIN KOMBETAR. NGRITJA E FLAMUJEVE KOMBETAR NE MORINE,NGA KRESHNIKU ME SHOKE,ME 28 NENTOR,E JO NE VLORE,KU DO MBLIDHET GJITHE SHQIPTARIA,KU DO PERQENDROHET VEMENDJA E GJITHE BOTES,ESHTE NJE AKT REBEL,I PA KUPTIMT E I DENUSHEM,JO INSTUTICIONAL.TE PAKTEN ,KETE DITE TA FESTOJME TE GJITHE SHQIPETARET,E TE GJITHA TROJEVE,BASHKE.C'KUPTIM KA QE SALIU TE NGRERE FLAMURIN NE TIRANE,KRESHNIKU NE MORINE(mbase del ndonje Haxhi Qamil e e ngre ne Qfe Blane,ne Qaf Bote e ku tjeter).ME 28 NENTOR,FESTA DO BEHET NE VLORE,FLAMURI DO NGRIHET ATJE KU SHPALLEN PAMVARESINE I.QEMALI,I.BULETINI ME PATROTET E MEDHENJ TE KOMBIT TONE.MOS KERKOJNE KETA HARBUT QE 200 VJETORI ,TI PERMENDE SI NGRITES TE FLAMUREVE NE TIRANE E MORINE? PO JU THOM SE NE ATE KOHE JU S'DO JENI ME NE MBEMORJEN E POPULLIT SHQIPETAR. MOS U BENI TRADHETOR......."

Luiza Zanaj ha detto...

Nje thenie e mencur Liz.. Nderi na do ne qytetin.. NDERI i KOMBIT.. Vlore. Flm Liz

Xhavit Rexhmetaj ha detto...

E nderuar mike Ju lumte epr artikullin tuaj. AK te vi ne vlore ne 18 Nentor jo ne Morine se atje eshte shpallur Pavaresia

Xhaviti Isniq ha detto...

1. E nderuar LUIZA HOXHAJ,
E nderuar mike ju falenderoje per kete artikulle te merekullushem qe keni shkruar dhe ju perkrahim shume sepse te gjithe popujt e qytetruar e festojne aty ku ka ndodhur ngjarja e jo ne vendet te tjera , aty ishte edhe ISA BOLETINI me trimat nga Kosova 100 vite me pare dhe te gjithe qe kane kontribuar per kete Pavarsi , jemi nje grup shokeshe qe kemi menduar me kismet te jemi ne Vlore diten e 28 Nentorit te jemi edhe na aty ku ishin shume burra Shqiptare qe bene shtetin tone ,me respektin per AK por qe nje 100 vjet kemi qen te ndare e tani do te bashkohemi me gezime ne VLORE.
Une si vendas i nje fshati te Kosovëe – ISNIQ me kismet do te perurohet shtatorja e te madhit ISA BOLETINIT me 12.10.2012 ne kete fshat te Boletinit ku shume djem te ketij fshati ishin ne VLORE ate dite me bacen ISE si i themi ne kendje dhe ne fund gjeten vdekjen ne Podgoric bashke me te.
E AK kishte qen mire te vije ndonje perfaqesues ne fshatin Isniq e te shifet shtatorja edhe se kushe do ta peruron Kryeministri Shqiptare Sali Berisha me Hashim Thaqin .
Mire se vini se pari ne Isniq qe fillone manifesitimi i 100 vjetorit Shtet dhe te perfundoje aty ku e meriton ne VLORE.

Luiza Hoxhaj ha detto...

faleminderit z. Xhavit per komentin tuaj si dhe per ftesen per te qene prezent ne Isniq. Me vjen keq qe nuk munda dhe sot po eelxoj ftesen tuja, mbasi kam qene me sherbim. por do vi me patjete ta shoh ate shtatore te te madhit Ise. Flm