Cerca nel blog

mercoledì 30 maggio 2012

Smart city


Smart City”-Nje ide virtuoze.
Ta bejme Vloren nje laborator per nje projekt europian te smart cities: duke ndjekur per ambjentin dhe peisazhin normat e Unionit europian. Per kete qellim duhet te forcojme kapacitetet locale, si ato administrative ashtu edhe ato vendimemarrese. Kur do te kene force ligjore vendimet e keshillit bashkiak? Kjo eshte nje pyetje qe duhet te marri pergjigje. Duke dialoguar me sipermarrjet private pa i penguar ato, perkundrazi, duke u krijuar klimen e favoreshme pa i lejuar, qe te  kalojne kornizat ligjore, por duke i respektuar ato rigorozisht. Komuniteti europian nxit zhvillimin e te ashtuquajturve “smart city”, qytete te afta te bashkojne qendrueshmerine dhe konkurueshmerine ne nje zhvillim ekonomik me kosto te ulet dhe me reduktim te impaktit negative mbi ambjentin. Komunitete inteligjente, qe qe shkojne drejt zgjidhjeve te integruara dhe te qendrueshme; kjo sfide u pershtatet dhe drejtohet se pari qytetareve dhe realiteteve urbane me dimensione mesatare. Behet fjale  per rruge te reja te zhvillimit te qytetit eficent, ekologjik dhe digital, ku rrjetet e komunikimit te  gjeneratave te reja aplikojne te dhena te hapura dhe te gjeneruara nga vet perdoruesit, do te  synojne te permiresojne cilesine e jetes, te punes dhe te maredhenieve midis personave. 
Tema e ndotjes, mbetet pika e dobet. Perse?
Perfshirja ne negociata dhe dialog e sa me shume aktoreve. Meqe ne duam te integrohemi ne Ue kete duhet ta realizojme me standarte, duke pershkuar nje rruge moralisht dhe juridikisht te detyrueshme. Kushdo qe investon ne kete qytet apo rrotull tij, i huaj apo vendas qofte duhet te zbatohje keto rregulla.
Ne se shohim programet europiane nje nga temat me interesante eshte ajo e “smart city”, qytetit inteligjent dhe te qendrueshem, te cilat synojne te permiresojne cilesine e jetes te qytetareve te tyre dhe te ambjentit ne zonen urbane perkatese. Vlora eshte nje vend ideal per te eksperimentuar, cilesin e welfare, te trasportit, eficenzen energjetike.
Qytete tona kane permasat ideale per te qene laborator eksperimental te ketij projekti. Do te me pelqente te filloja nga Vlora, duke stimuluar nje tip pakti, per te riprodhuar pastaj modelin ne qytete te tjera duke qene ne kete menyre nje lloj gabine rregjie: nje bote per te paraprire disa tendenca ve dhe politikave europiane.
Do te jemi nje model per qeverine qendrore, dote deshmojme te jemi reformatoret e Shqiperise, ne cilesine sociale, komunikative, ne ate te nje ambjenti te shendetshme si dhe qeverisjes urbane.

Nessun commento: