Cerca nel blog

lunedì 21 maggio 2012

Eshte e rendesishme te kesh nje vizion

Perse eshte e rendesishme ne moment kritike te kesh nje vision?
Shikoni ate qe po ndodh sot ne vendin tone. Jemi plotesisht ne krize ekonomike. Por jo vetem. Mund te shtojme edhe nje krize kulturore, gjeneratash, morale dhe mbi te gjitha ne nje krize te demokracise.
Ka ardhur momenti te themi se cfare duhet te bejme per ta shpetuar vendin nga kriza shume dimensionale. Periudha historike qe po jetojme kerkon sakrifica. Dhe per kete te fundit jemi te gjithe te afte. Ashtu sic kane bere brezat paraardhes duhet te bejme edhe ne. Na duhet te perveshim menget.Ok. Jemi gati per kete. Na duhet te punojme fort per te rindertuar pjese te tera te ekonomise. Ok. Jemi dakort edhe per kete.
Perse gjeneratat e reja duhet te jene me pak te gatshem per sakrifica se baballaret tane,  gjysherit tane, te cilet kane perballuar situaten e luftes dhe ate te mbas luftes?Jemi edhe ne te gatshem per to, ne se eshte per kete. Energjia dhe fantazia sigurisht nuk na mungojne dhe as shpirti i sakrifices. 
Po atehere?
 Ajo per te cilen kemi nevoje sot eshte vizioni, drejtimi. Kemi nevoje per aresye te mira per te bere keto sakrifica. Keto aresye, baballaret dhe  gjysherit tane i kishin: ata e dinin qe ishin duke ndertuar Shqiperine e pasluftes; e dinin qe e nesermja do te ishte me e mire se sotmja. Ajo qe jemi duket sheshit ne ne kete pesimizem kozmik, qe duket se ka mberthyer gjithekend dhe gjitheshka eshte pikerisht kjo mungese e nje drejtimi, mungesa e vetedijes se mbrapa cdo sakrifice, do t ekete dicka te mire per ne dhe per femijet tane. Nuk jemi me te sigurte se e nesermja do te jete me e mire se e sotmja. Perkundrazi.
Ne cdo aktivitet te kesh nje drejtim eshte fondamentale, ashtu si te kesh optimizemin e kujt punon per te ndertuar dhe jo vetem per te mbijetuar. Njerezit mund te bejne gjera te pabesueshme, ne se duan qe ti bejne ato. Dhe per te dashur qe te bejme dicka cdokush prej nesh ka nevoje te dije perse duhet t’a bej. Ne favor te cfare duhet ta bej? Pra cdokush prej nesh duhet se pari te dije drejte cfare, per ku eshte duke levizur.
Motivimi, qe mbush me forca veprimet tona qendron pikerisht ne qellimet qe ne vendosim, ne objektivat qe duam te arrijme. Kur idete jane te qarta linde brenda nesh nje energji e pashtereshme. E dime perse dhe e dime per ku synojme. Keto mjaftojne. Se si do ta gjejme sigurisht.
Pra kemi nevoje te “shohim” ku jemi duke shkuar, qe te mundim t’i paraprijme rrugetimti tone me mendim. Kemi nevoje te inkuadrojme veprimet tona ne nje skenar qe per ne ka nje sense. Mendimi na shkon tek personazhet e medha te historise, te cilet kane perballuar veshtiresi te medha dhe kane arritur rezultate te jashtezakoneshme.
 Cfare i ka shtyre ata kaq perpara? Cfare i ka mbajtur te lidhur fort me mendimet dhe qellimet gjate rrugetimit e tyre? Cfare i ka lejuar ata te ringrihen edhe kur ishin te stermunduar? Sigurisht thellesia e motivacionit te zjarrte per ate qe ishin duke bere. Bindja e thelle per te bere dicka te drejte per ata vet dhe per te dashurit e tyre. Fokalizimi drejt rezultatit. Ata e dinin se cfare ishin duke bere dhe ku donin te arrinin. Kaq u mjaftonte per te mos u ndalur.
Dhe eshte ky sens i te ardhmes, ky drejtimti drejt te cilit duhet te ankorojme veprimet tona, ky vizion pozitiv, qe ajo qe jemi duke bere ka nje sens dhe nuk humbet ne asgje, qe na sherben per tu rikuperuar. Jane keto shinat mbi te cilat duhet te bejme te ecin sakrificat tona: mbi cfare te shpenzojme kohen tone ne menyre konstruktive per nje te ardhme me te mire, dite pas dite. Vetem keshtu gjitheshka duhet te rimerret, qe te kete nje sens dhe ky realitet i shtypur nga etja per te rigjetur thellesine e situates dhe te asaj te te qendruarit brenda per te rigjeneruar baterite per tu rinisur drejt perpsektivave te reja.
Fjale te bukura qe ju drejtohen juve do te mendoni. Po ashtu jane do tu pergjigjesha. Por Eh, jane pikerisht fjalet ato qe e levizin boten perpara se te trasformohen ne veprime.
Mbas ketyre fjaleve natyrshem lind pyetja: Cfare mund te bej seicili prej nesh ne vogelsine tij?
Sipas meje pergjigjia do te ishte: Te gjej aktivitetin e vet, drejtimin e vet, motivimin e tij, sensin e tij. Te perfshijme ke punon per ne dhe me ne. Flas duke u ndjere pjese aktive e nje projekti me te madh ne te cilin edhe une kam nje rol, edhe ti ke nje rol. Ti mund te jesh nje profesionist, nje sipermarres, nje manager, nje nenpunes, nje punonjes, nje i papune. Ti mund te jesh kushdo. Flas per nje projekt jo thjesht te bukur, perkundrazi per nje projekt shume te bukur.
Tashme ajo qe konkretisht ne mund te bejme cdo dite eshte kjo: te zgjohemi me idene qe kemi ende projektin tone per te realizuar. Qe kemi nevoje per te tjere per ta realizuar ate dhe qe te tjeret kane nevoje per ne per te realizuar projektin e tyre.  Kjo na ben te ndihemi jashtezakonisht mire, sepse gjitheshka eshte ende perpara gjithekujt.

Nessun commento: