Cerca nel blog

mercoledì 4 aprile 2012

Zhvillimi ekonomik dhe cilesia e jetes


Duke ju referuar punes prej ekonomisti mendoj, qe kreativiteti duhet te karakterizoj edhe shkencen ekonomike, dryshe nga Carlyle i cili thote, qe ekonomia eshte nje shkence trishtuese. Nuk eshte keshtu. Ekonomia jo me pak se shkencat e tjera eshte vene ne levizje nga nje sforco krijuese, nje nga pak gjerat vertet te kenaqeshme te jetes.
Ne kete artikull propozohen disa refleksionene maredhenien komplekse midis zhvillimit ekonomik dhe cilesise se jetes, me referim ne vecanti ndaj shendetit, ambjentit dhe punes.Keto refleksione burojne nga nje perafrim Smithian, ekonomisti, qe i eshte dedikuar studimit te dinamikes kryesore, qe perfshin zhvillimin ekonomik, qe ekoncepton shtimin emireqenies materiale ne funksion te permiresimit te kushteve jo materiale te jetes. Me nje meter te tille gjykimi situata e sotme e ekonomise se vendeve te pasura vleresohet si nje faze e tranzicionit ne te cilen rritja materiale, jo vetem nuk shoqerohen me nje jete me te mire, por perkundrazi evidentohen edhe disa prapambetje.
Shendeti: Te gjithe ata, qe okupohen me studimin e njeriut,  pra edheekonomistet, duhet te analizojne edhe fenomenin e shendetit.  Kjo pergjithesisht duhet te kryhet nga ekspertet perkates. Ekonomisteve u intereson te lidhin kushtet e shendetit me proceset e zhvillimit ekonomik.Ne kete rast eshte themelore, qete evidentohettranzicionii shendetit. Sipas tij ne nje shoqeri, qe kalon nga nje ekonomi e prapambetur ne nje ekonomi te pjekur ndryshojne semundjetshoqerisht me te spikatura.Studimet ne nivel boteror demostrojne se ne stadin e pare, semundjet shoqerisht me te perhapura jane ato infektive, ato te aparatit te frymemarrjes dhe te atij te tretjes. Nje nivel i ulet te ardhurash per fryme sjell nje mungese te sasise minimale te te mirave te domosdoshem per nje jete dinjitoze dhe te shendeteshme. Kequshqyerja dobeson sistemin imunitar, kurse kushtet epamjaftueshme higjenike i bejne me te mundeshme infeksionet. Ne kete faze nevojitet shtimi i te mirave ushqimore te nevojes se pare si dhe ndertimi i infrastruktures baze, sic jane rrjeti hidrik dhe i kanalizimeve.
Ketyre faktoreve ekonomik u bashkengjiten pastaj njohurite shendetesore baze dhe nje arsim fillestar. Nen kete kendeveshtrim revolucioni industrialkonsiderohet jo vetem si revolucion teknologjik per te rinovuar proceset produktive dhe produktet, por edhe si revolucion kulturor per te inovuar njohurit higjenike dhe mjekesore se bashku me strukturat primare te nevojeshme per te permiresuar shendetin.“Eshte me mire, qe te vendosin ne evidence maksimale, qe revolucioni industrial, duhet pare josi nje fenomen pastertisht ekonomik, por si shprehje e nje revolucioni kulturor; ajo konsiston jo vetem ne aplikimin e nje aktiviteti produktiv “shpikjet me te rendesishme” se pari (se pari makina me avull), por edhe shperndarja enjohurive higjenike dhe mjekesore dhe ndertimi i veprave publike si ujesjellesa dhe kanalizime bejne te permiresueshme kushtet epergjitheshme higjenike te popullsise me pasoje te reduktohet incidenza e semundjeve infektive ( Labini 2000, fq 104).
Ne stadin e dyte te zhvillimit, semundjet shoqerisht te perhapura jane tumoret, semundjet kardiovaskulare dhe ato te qarkullimit celebral. Duke superuar kenaqshem nevojat materiale elemenetare, shqetesimet psikike nder te cilat stresi dhe frustacioni duken se karakterizojne jeten ekonomike dhe sociale ne vendet e zhvilluara. Kjokonfirmohet nga shtimi i konsumit te alkolit, droges dhe duhanit, fenomene gjeresisht te perhapura edhe tek ne.“ Lidhja qendrore e duhanpirjes, alkolit dhe droges eshte jo aq ne faktoret ekonomik se sa  ne ate, qe procesi i zhvillimit, pertej disaniveleve te caktuara, ben te rritet numri i personave te vendosur nen stres dhe frustazione te natyrave te ndryshme midis te cilave eshte sensi i frustimit dhe i boshllekut, qe lind pikerisht nga superimi i problemeve ekonomike elemenetare.Te gjitha keto tensione dhe frustazione, qe qartesisht hyne ne fushen psikike, perfaqesojne nxites per konsumin e tabakos, alkolit dhe tedroges. Nen kete aspekt do te jete te pakten per nje periudhe ta caktuar nje lidhje direkte dhe jo inversi midis semundjeve te lidhura me faktoret e dhene te rrezikut dhe te zhvillimit ekonomik”.
Aspekti, qe duhet te vendoset ne evidence eshte, qe perpara nje kufiri te caktuar kritik eshte e rendesishme sasia e pasurise se prodhuar, ndersa me pas  rezulton gjithnje dhe me decizive per shendetin menyra se si prodhohet nje pasuri etille. Megjithate maredhenia midis semundjeve shoqerisht te spikatura dhe faktoreve ekonomik eshte komplekse. Fillimisht keto  te fundit kane nje rol predominues, ndersa me kohe rendesia etyre zbehet ne favor te rolitte njohurive. Kalimi gjate zhvillimit nga format e vjetra te semundjeve ne ato te reja eshte delikate. Sistemi ekonomik duhet te adaptohet vazhdimisht qe te kenaqe nevojate reja shendetesore.Eksperiencakonfirmon, qe ne stadin e dyte te zhvillimitdisponibiliteti i temirave paresore te infrastruktures baze nuk eshte i mjaftueshem per te perballuar semundjet shoqerisht te perhapura. Nevojiten te mira, struktura dhe njohurite duhura te specialitetitper parandalimin e diagnozave dhe kujdesin.
Ambjenti. Egzistojne deme ambjentale te shkaktuara nga mjerimi dhe te tjera te shkaktuara nga kamja.Teparat perfshijne shkretimin dhe shpyllezimin: ne situaten e rendimenteve teuleta te  tokes dhe te shtrirjes se njohurive teknike, fshatrat duke luftuar cdo dite per mbijetese, duke tentuar te zgjerojne token e kultivueshme nepermjete shpyllezimit shton prodhimin. Kjo shkakton erozion te tokes, shkaterron rregjimin e ujrave, duke gjeneruar keshtu shkretetire ne vende te Afrikes subsahariane. Ne nje bote te tille, pak temira ne nje periudhe te shkurter shkaktojne kosto te gjera ne nje periudhe aftgjateNe fazen ekamjes jane vecanerisht problemet e lidhura me ndotjen te prodhuar nga rritja ekonomike. Pergjithesishtedhe ne vendet ne zhvillim si ne jane prezent,sigurisht ne permasa me te uleta se ne vendet e pasura, problemet, qe lidhen me ndotjen. Pra edhe ne kete rast shihet, qe nefazen e pare zhvillimi ekonomik eshtepozitiv,por ne vijim efektet pozitive dobesohen dhe ato negative shtohen.
Cilesia epunes: Objektivi i vertet i zhvillimit ekonomik eshte tete beje te kenaqshem shperblimin e punes, i cili mbi te gjitha ne vendet e zhvilluara, nuk eshte me shume  i mundimshem se sa monoton dhe i perseritshem”. Ne fazen epare te zhvillimitajo eshte pare vetem si nje denim i paevitueshem, qe duhetaq sa te kenaqe nevojat esenciale te punes, por ne stadin paraardhes  te zhvillimit, puna duket gjithnje dhe me shume si kusht per perfshirjen eplote ne jeten sociale. Pra dora-dorespakesohet rendesia e punesimit per sa fonde fitohen dhe rritet pesha e cilesise se punes si dhe korespendendimi midis studimeve dhe punezenies”. Per te permiresuar cilesine ejetes behet gjithnje e me e rendesishme cilesia epunes, ne te cilen pengesa epare eshte paraqitur nga shitblerja, problem i analizuar dhe denoncuar nga Adam Smith. Smith e shihte antidoden per fenomeneve te tillambi tegjitha tek arsimi elemnetar i detyrueshem per te gjithe.
Kurse ne kohen e sotme si mjeti i pare shihet aktiviteti i kerkimit, i cili ka dy efekte pozitive: te bej me shperblyese punet ekzistuese ne nje efekt zvendesues midis kualifikimit te ulet dhe atij te larte, dhe krijimi i vendeve te reja te punes me vlera me te medha profesionale kundrejt atyre te eleminuara. Mjeti i dyte, po aq i rendesishem,eshte inovacioni i punetoreve ne sensin, qe ata, duke marre pjese direkte ne proceset inovuese, mund te shprehim dhe tepermiresojne kreativitetin e tyre. Kjo mund tenxitetnepermjete ligjit oseklauzolave ad-hoc ne kontraten e punes.
“Ne se punonjesite nuk ndihen ekzekutore te thjeshte, por marrin pjese aktivisht dhe ne menyre krijuese ne ate, qe jane duke bere, atehere puna pushon se qeni tjetersuese dhe behet e kendeshme.Ne gjykimin tim tjetresimi perfaqeson nje nga semundjet me te keqia te qenieve njerezore dhe cdo rruge, qe ndiqet per ta mbrojtur eshte e gabuar. Ne radhe tepare, duhet konsideruar pjesemarrja e punonjesve ne aktivitetin dhe ne administrimin e ndermarrjejve ne formatendryshme. Pak me pare kemi konsideruar pjesemarrjen direkte te punonjesve ne aktivitete inovuese. Forma te tjera koncentrohen ne  pjesemarrje, ne shtimin e produktivitetit, oseme ne pergjithesi ne administrimin e ndermarrjeve. Ketu duhet te ndajme ndermarrjet e vogla dhe te medhate” Labin fq 105.Sindikatat nevojitet te promovojne se bashku me sipermarresit, nxitesat per krijimtarine e punonjesve. Jane ata, punetore teknike te prodhimit ose nepunesadministrative, te cilet gjenerojne inovacione te vogla teknike dhe organizative meefekt pozitiv mbi prodhimin.
Mjeti i trete eshte pjesemarrja e punonjesve ne aktivitetine ndermarrjes, nepermjete ndarjes se programit dhe investimeve, pjesemarrjes ndaj nevojes se bashkeadministrimit. Pjesemarrja epunonjesve ne drejtimin endermarrjeve e ben klimen me te qete, redukton ferkimet midis kapitalit dhe punes, duke ibere pergjegjes punonjesit dhe kontribuon, qe te bej punonjesit te jetojne si protagoniste te procesit produktiv.
Pervec pjesemarrjes aktive te punonjesve ofron motivim me te madh te punonjesvedhe redukton rrezikun e mashtrimit dhe korupsionit nga ana e managereve. Keto forma te pjesemarrjes duhette nxitenme shume. Krijimtaria eshte nje antikorp i rendesishemper punonjesin, jo vetem per kenaqesine e rezultateve, qe arrihen, por mbi te gjitha per aktivitetin ne vetvete, qe fisnikeron njeriun dhe shton autostimen e tij.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 03.04.2012


Nessun commento: