Cerca nel blog

lunedì 12 dicembre 2011

Barazi ne inteligjence

 Këto ditë po qarkullon edhe në internet një peticion i “Koalicionit për nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë”, i cili me arsyetimin e drejte: -“se vendi ynë asnjëherë nuk do të avancojë politikisht, ekonomikisht dhe nga ana shoqërore, nëse nuk arrijmë barazinë e vërtetë midis të gjithë njerëzve”-u kërkon partive politike shqiptare dhe strukturave të ngarkuara me ligj për mbikqyrjen e proceseve zgjedhore, që në të gjitha listat zgjedhore të kandidatëve konkurrues, për cdo nivel të pushtetit, qëndror apo lokal, një në tre emra të jetë femer. Me bindje se ky është një hap drejtë barazise gjinore, jo vet barazia, e firmosa këtë peticion. Prej tij sigurisht vetëm dicka e mirë mund të vi.
Normalisht, që kjo kërkesë ka buruar prej faktit tashmë të njohur të moszbatimit korrekt i ligjit zgjedhor nga ana e partive politike, duke mos përfshirë, sipas kuotës ligjore në listat e kandidatëve konkurrues, kandidate gra në masën 30% të listës në të gjitha proceset zgjedhore deri më sot. Natyrisht, që në zgjedhjet e fundit partitë politike e zbatuan këtë kërkesë ligjore në mënyrë “inteligjente”, duke plotësuar këtë kuotë fiktivisht, mbasi renditja e kandidateve femra në listat e kandidatëve ishte e tillë, që në fund produkti final as, që i afrohej kësaj përqindjeje. Për këtë moskorrektesë ligjore së fundmi partitë politike janë gjobitur nga KQZ. Përballë kësaj përpjekjeje për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në role kyc në drejtimin e shtetit, sic është parlamenti, qeveria, pozicione të larta drejtimi në adminstratën publike, në këshillat administrative të kompanive publike apo private si dhe në pozicione të tjera të zgjedhura me votë në nivelet e dyta të pushtetit si në bashki, komuna apo qarqe, pjesëmarrje kjo e cila tenton të përmirësohet edhe nëpërmjete aplikmit të këtyre kuotave, pra me ligj, të gjithë do të nxitonim të thonim: E pate? Këtë herë po partitë do të hyjnë në garë me këmbën e duhur: Ky sigurisht që do të quhej një hap i vogël përpara. Një hap pozitiv, por i pamjaftueshëm. Në se nuk e përmbushim tani këtë hap: Kur do ta bejme?
Por sa keq, megjithatë, duhet të pranojmë se ka edhe gra të cilat për të carë përpara apo për të kryer në mënyrë të “pëlqyeshme” detyrën e tyre, me qëllim që të ripërzgjidhen nga kryetarët burra, përdorin zgjidhje prej mashkulli! Për të ekspozuar shembuj besoj nuk ka nevojë. Do të ishte mirë, që të kishte sa më pak gra të tilla.
Në se nuk do të fillojmë ta përdorim këtë nivel pjesëmarrjeje edhe nga pikëpamja cilesore, diferenca midis burrave dhe grave do të kishte pak vlere. Ajo që të gjithë ne do të na duhet të kërkojmë është rritja e cilësisë. Duhet thënë, që jo pak gra , të cilat arrijnë në majë të pushtetit, bëjnë të njëjtat “budallallëqe”, që bëjnë edhe burrat, duke krijuar një diferencë midis të thënit dhe të bërit, pra midis premtimit dhe realizimit, midis asaj që duket dhe asaj, që janë në të vërtetë.
Ajo që vlen të thuhet në këtë rast është, që në ushtrimin e pushtetit përcaktuese, ajo, që duhet të na pëlqeje nuk është përqindja gjinore, por inteligjenca. Jetojmë në epokën e dijes. Vlerësimi i grave dhe vajzave është respekt i dinjitetit të tyre, që do të thotë të nderosh aftësitë e tyre. T’i vlerësosh ato do të thotë të njohësh vlerat dhe talentin e tyre. Duhet theksuar se në bazë të të dhënave statistikore në Shqipëri, niveli i arsimimit të femrave është më i larte se sa niveli i arsimimit të meshkujve. Pra gratë janë më të arsimuara se sa burrat, per rrrjedhoje rezulton, që ato janë më inteligjente, ose së paku më të kualifikuara se sa burrat. Gratë dhe burrat në politikë dhe kudo tjetër duhet të jenë komplementarë.Konkluzioni më i saktë atëhere mund të jetë : Më pak gra në role drejtuese do të thotë më pak inteligjencë në drejtimin e vendit.
Luiza Hoxhaj
Tiranë më 12.12.2011

Botuar ne gazeten Tirana Observer,dt 15.12.2011, ne rubriken : Forum

3 commenti:

pullumb kaciqi ha detto...

... ne te gjithe boten perendimore grate jane grate jane me te arsimuara dhe me te paguara se burrat...28 personat me te paguara ne Danimarke jane gra me shuma prej 10 milion euro..

Luiza Hoxhaj ha detto...

..meqe synojme perendimin duhet et synojme edhe arritjet e tij, duke perfshire edhe arritjen, graduale, te nje vleresimi gjithnje e me te drejte, te vleresimit , sigurisht me kritere meritokratike, te grave. Ne fakt sistemi i meritokracise ketu tek ne nuk egziston as per burrat. K ahsume pune per te bere. Vecse duhet pare me optimizem. Une mendoj se e nesermja ndertohet cdo dite. e thashe kete sepse njeri prej miqve te mi intelektual i ri, me vizion me shkruante ne mesazh se ky eshte nje mision i pamundur tek ne ( epermblodha me fjalet emia).Un emendoj se e pamundura nuk egzisto deh se epr objektivat e rednesishem epr te cilat kemi bindjen se duhen ndermarre, duhet et punoojme cdo dite si shoqeri.

pullum kaciqi ha detto...

.. e drejte grate jane me te afta si drejtuese dhe me te sukseseshme. sic epermenda me larte jane me te paguara nga qe jane me te afta ne punen qe kryejne.. Dhe ne universitet ne shqiperi vajzat jane me aktive dhe me serioz ene angazhim.