Cerca nel blog

mercoledì 20 aprile 2011

Më shumë dialog me territorin

Dimensioni i qeverisjes lokale është një dimension shumë i rëndësishëm në hierarkinë qeverisëse. Por në vitet e fundit është përhapur një ndjenjë e mosbesimit kundrejt zhvillimit lokal, si në ambjentet e kërkimit ashtu edhe në ato politike. Një nga elementët mbi të cilin koncentrohen analizat kritike kundrejt stinës së kaluar të programimit në Shqipëri ka qenë paradoksalisht shterja e aftësisë së një paradigme të zhvillimit “të përmbysur” e konceptuar, duke u nisur nga poshtë, duke përfshirë qytetarët dhe adaptuar instrumenata për të mbështetur kthimin e territorit në seli të përshtatëshme, për të krijuar një ambjent mësimi për klasën drejtuese lokale, sipas shumicës “ e paaftë” për të dhënë dëgjim ndaj territorit dhe më në fund për të komunikuar sukseset e tyre.
Në terma të tjerë, mundemi të themi, që midis problemeve të tjera shkak për këtë situatë ka qenë në substancë dhe një deficit i rëndë i komunikimit. Përballë këtyre konsideratave, pak është bërë për të ndërtuar instrumentat të reja për të thjeshtuar këtë modalitet të ri të marrëdhënies midis qytetarit dhe politikës, të formuar mbi besimin, mbi transparencën dhe mbi konsesnsusin, i cili mundet të lehtësoj ndjekjen dhe arritjen e objektivave në nivel lokal.
Por cfarë të komunikosh? Me cfarë instrumenatsh ta bësh këtë komunikim? Si ti mbështetësh qytetarët për të pasur më shumë forcë kundrejt përfaqësimit, dhe një kontroll magjik kundrejt politikës? Si të ushqejmë procese të të kuptuarit (msëuarit) në selitë vendimëmarrese? Dhe në përfundim : Kush duhet ta bëj këtë?
Kemi parë të shpalosen në këtë stinë fushate zgjedhore për pushtetin lokal, mënyra të ndryshme komunikim, duke filluar nga takimet klasike me zgjedhësit, grupime qytetarësh etj, të cilat lënë pak ose aspak hapesirë për dialog. Unë do të përqëndrohesha në këtë shkrim në një mjetë të vecantë komunikimi. Disa eksperimentime të sjella nga institucione të ndryshme në vitet e fundit kanë dhënë një përgjigje të pjesëshme ndaj pyetjeve të shtruara me sipër, nëpërmjetë prodhimit të disa vidiove të kërkimit. Vidio kërkimi është identifikuar kështu si një instrument i ri për zhvillimin dhe pjesëmarrjen. Midis këtyre vidiove që janë realizuar ja vlen barra qiranë të citojmë midis të tjerave : Vidiot e Rubrikës “Shqipëria tjetër” e gazetarit Marin Mema në tv Top Chanell, reportazhet e Fatos Baxhakut tek Vizion Plus, apo këndin e Ilir Matit tek tv News 24, të cilat në mënyrë të vazhdueshme na japin një situatë konkrete të realitetetit dhe gjendjes së territorit, natyrisht parë nga një këndëvështrim tjetër, sic është ai i njohjes së realitetit apo vlerave komplekese të territorit tonë. Gjithësesi ky fakt, i cili e vendos median një hap përpara politikës, nuk n’a pengon, përkundrazi, që ti marrim ato si model dhe indicie për të nisur një dialog me territorin. Po ashtu herë pas here jemi njohur edhe me praktika të mira të zhvillimit lokal, lidhur me problematika të vecanta, të emetuara nga bashkia e Tiranës apo spotet elektorale të këtyre ditëve të fushatës të përgatitura nga e stafet e kandidatëve për kryebashkiak, të cilët kërkojnë të rinovojnë mandatet e tyre, bazuar edhe mbi suskeset, që ata vlerësojnë se kanë arritur në mandatin paraardhës. Vidio në këtë rast është një mënyrë e mirë komunikimi (gjithësesi informacioni institucional, i emetuar qoftë nga qeverisja qëndrore, qoftë nga ajo lokale, ka ende njëanëshmëri pra jo trasparencë maksimale). Për t’a ndihmuar këtë proces duhet të ketë dhe të angazhohen shoqata, të cilat kryejnë studime për llogari të Politikave të zhvillimit të qëndrueshëm përfshirë edhe ato ambjentaliste (në mënyrë sporadike e kemi ndeshur edhe këtë fenomen), pse jo edhe individ. Një dialog intensiv mbi territorin dhe shërbimet sociale në territore të caktuara, duke dëgjuar zërin e territorit dhe të qenit krijues, në mënyrën se si e bën këtë dëgjim, janë një instrument i mirë.
Lind pyetja: Përse të bësh një film?
Zgjedhja e instrumentit audiovizual lind si nevojë për të përballuar dhe plotësuar, gjithnjë në nivel eksperimental, shterjen e aftësisë së produkteve të kërkimit me qëllim për t’a vendosur në fluksin e informacionit, i cili orienton zgjedhjet e vendimëmarrësve lokalë apo kombëtar qofshin, gjatë ushtrimit të mandateve, ose edhe zgjedhjen e alternativës më të mirë prej qytetarëve në proceset zgjedhore, moment në të cilin ndodhemi aktualisht.
Ekziston në fakt mbi të gjitha në nivel lokal, problemi i favorizimit të qarkullimit të një informacioni jo të manipuluar nga interesat e vecanta, qofshin ato komerciale, politike apo ekonomike. Duke vendosur në fluksin e informacionit lokal dhe në tavolinat e diskutimit një “informacion gjithnjë të verifikueshëm”, i cili vjen nga një subjekt jashtë, larg nga dinamika e interesave lokale, të ndërtuar mbi elemente të rrjedhur nga analiza të kërkimit dhe vlerësimit në gjendje të konkurrojnë për përftueshmëri informacioni dhe shpejtësi në shpërndarje (vidiot në këto raste janë të shkrutëra dhe ekstremisht të thjeshta, me fonde të tjere të informacionit, i cili do të thotë hiopotetikisht një gjendje të re për informacionin shkencor, i cili të mundëson të jesh në gjendje, që të luash një rol të “ekologjisë së informacionit”.
Tentativa e zgjedhjes së një instrumenti kaq massmedial, që mundëson zgjerimin e aftësisë (kapacitetit) të vlerësimit të një numri gjithënjë e më të lartë qytetarësh, rritjen e ndërgjegjësimit, për të forcuar kohezionin dhe aftesinë zgjedhëse të pjesëmarrësve në projekte lokale, që ju interesojnë direkt. Kjo do te thotë t’i japësh materialisht “udhë” projektit të zhvillimit dhe të shikosh mundësitë e suksesit të tij.
Duke u kthyer tek instrumenti “video” duhet thënë se në to bëhet fjalë jo vetëm për prodhimin e komunikimit institucional, gjithnjë të polarizuar midis “propagandës” dhe didaktikës, por për objekte të kërkimit dhe të komunikimit në gjëndje të drejtohet nga publiku në përgjithësi, edhe pse kryesisht të përbërë nga komuniteti lokal. Një video nga terreni konkret përmban në brendësi të vet një propozim të komunikimit në gjëndje të ndërtoj komunitet përreth individualizimit të problemeve, duke ndihmuar kështu qytetarët, që të ushtrojnë një rol real për një ndrëgjegjësim më të madh të operatorëve publik, që të konsiderojnë zërin dhe mendimin e tyre, gjatë procesit të vendimëmarrjes.
Duke dashur të sintetizoj mund të them se objektivat, që mund të realizohen nga instrumenti vidio janë:
1-Mund të kontribuoj për forcimin e aftësisë së subjekteve për të ndërtuar një kërkesë të organizuar. Në shumë raste, sidomos në territore të margjinalizuara, margjinalizim me origjinë mungesën e një “komunikimi” midis qytetarëve dhe politikës, nuk ka vetëm paaftësi ose disinteres, sidomos kjo e fundit, por edhe dobësi të kërkesës, vlen të thuhet më troc paaftësi e qytetarëve për të bërë të vlejnë në mënyrë të organizuar kërkesat e veta, edhe ato më elementaret, sa për mungesë të kompetencave specifike, të cilat shumëfishohen edhe më tepër nga fragmentizimi i territoreve dhe të nevojave të tyre ( E famëshmja reforme administrative shtyhet në pafundësi vetëm e vetëm për interesa elektorale). Vidiot janë në këtë rast, kështu mendohet, mjet për të favorizuar dhe formuar një komunitet të ri lokal, më pak të fragmentarizuar, më të ndërgjegjëshëm ndaj kufizimeve dhe mundësive të veta, në gjendje të integrojë më mirë nevojat e territorit me selitë vendimëmarrëse.
2- Një video mundet të furnizoj strukturat rajonale dhe nacionale me një tërësi informacioni të verifikueshëm, të dobishëm për të ndihmuar vendimarrjen, bëhet fjalë në këtë rast për të propozuar refleksione kollektive, të një publiku të përbëre përgjithësisht nga administartor, vëzhgues të kualifikuar të territorit, vlerësues dhe vendimëmarrës, mbi temat më të spikatuar, duke i besuar dhe kushtuar atyre një aktivitet të kërkimit në tavolinë si dhe aktivitete në terren.
3-Qëllim i një vidioje kërkimi është edhe individualizimi dhe promovimi i diskutimeve mbi temat emergjente, duke u dhenë atyre një dukshmëri të re. Duke eksperimentuar një prodhim të komunikimit publik “transparent”, nëpërmjetë qartësimit të një metodologjie të mbledhjes së informacionit, të një metode të analizave, sidomos nëpërmjetë komunikimit të objektivave që kërkojnë të ndiqen dhe të cilat në rastin e operatorëve publikë koncidojnë me prodhimin e hapësirave të reja publike (materiale, imateriale, të mirat, shërbimet).
4-Përvec kësaj duke vendosur në dritë vështirësitë e të spieguarit të aksionit publik, insistohet prej përdoruesve të këtij mjeti për komunikimin në mënyrë të besueshme edhe të sukseseve të arritura (në rastin e operatorëve publik, qeveri qëndrore apo lokale qoftë).
5-Bëhet fjalë në fund, të shkatërrohet rrethi i segmentimit dhe parcelizimit të informacionit nëpërmjetë një operacioni, që tenton “të defragmentizoj këtë kuadër”, duke cuar në kushtet e ballafaqimit, me qëllim që të bëj të burojnë qartësisht alternativat, reale duke orientuar zgjedhjet drejt objektivave për të sjellë disa resurse (burime) materiale dhe njerëzore n dispozicion.
Duke dhënë ktëo premtime, merr një rëndësi të vecantë modaliteti i shpërndarjes, kuptueshmërisë dhe impaktit të vidios. Në fakt ekziston, në Shqipëri një prodhim sporadik i prodhimit të marëdhënieve audiovizive të cilat në disa përmasa ndjekin objektiva të ngjashëm me këto që përmenda më sipër. Një plani i shpërndarjes së tyre dhe i mbledhjes së reaksioneve funksionale të ndjekjes së objektivave nxit një vleresimi më pjesëmarrës.
Në lidhje me to duhet hartuar pikërisht një plan i prezantimit publik, i cili parashikon seminare lokale dhe kombëtare, shpërndarjen e tyre në kurse universitare ( bashkepunimi me qëndrat universitare, duke i kthyer ato në aktor te rëndësishëm të zhvillimit të territorit është një tjetër mangësi e madhe e enteve lokale), përfitimi falas on line etj.
Në vecanti shpërndarja nëpërmjetë internetit megjithë karakteret eksperimentale të inisiativave dhe të një interesi ekstrem me qëllim promovimin e një vleresimi pjesëmarrsë: instrumentet disponibël në rrjetë, megjithatë në fakt, lejojnë të mundesh të verifikosh në cdo moment numrin e personave, që shikojnë, sitet në të cilat është shenjuar, vendet, që zë në blogje, që do të thote: në substancë të kesh intrsumentat, që të mundësojnë të vlerësosh impaktin e tyre. Ekziston kështu një lexim teknik i politikës ekonomike, dhe tautologjikisht, edhe një lexim më politik i tyre.
Një vlerësim i impaktit real, që ka stina e zhvillimti lokal ka patur mbi përfituesit e fundit, pra mbi qytetarët, jo thjesht në terma te eficensës së shpenzimeve, është i rëndësishëm dhe është akoma për t’u ndërtuar në kushtet e një klime të disiluzionit dhe të mosbesimit kundrejt zhvillimit lokal, në kushtet “e shterjes së rezultateve” si nevojë dhe atribut ndaj proceseve pjesëmarrëse. Evidentualisht mbushja e këtij boshllëku apo shterje të nivelit pjesëmarrës së qytetarëve për ndërtimin e politikave të zhvillimit të territorit, sipas këndëvështrimit tim, do të thotë të jepet më shumë mundësi për të arritur projekte afatmesëma, mbi të gjitha më demokratike, në territorin e një vendi si yni, i cili ka ende shumë nevojë për një gjë të tillë

Luiza Hoxhaj
Tirane me 20.04.2011

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten "Tirana Observer", dt 24.04.2011, rubrika opinione/debate, fq 9.

4 commenti:

Tonin Deda ha detto...

grazie Luisa shume i goditur artikulli dhe shume koherent , sot bota e qyteteruar dhe e globalizuar , tashme ne te gjitha fushat, , elemntin paresor ka "LEARNING COMUNICATION", qe ne shqip e perkthyer mban emrin e artikullti tend, complimenti

Lili ha detto...

Shume bukur dhe shume aktual shkrimi. Duke e lexuar mu kujtuan kronikat,qe ndoqa dje nga fushata elektorale e disa kandidateve per kryetare te komunave dhe mendova: A e kane ata kapacitetin te zhvillojne politika per zhvillim?

Vezir ha detto...

Pershendetje, mike! Duke te pergezuar per artikullin e derguar analitik te kesaj natyre, te falenderoj per kosideraten, ngase edhe une ngadale jam duke haperuar edhe ne kete fushe jo aq te njohur, qe me vjen si nje sihariq i kendshem dhe me interes, pse jo edhe - kombetar. Perballe ketyre konsideratave, siç thoni edhe ju, pak eshte bere per te ndertuar instrumente te reja per te thjeshtuar kete modalitet te ri te marredhenies midis qytetarit dhe politikes, te formuar mbi besimin, mbi transparencen dhe mbi koncensuesin, qe mund te lehtesoje ndjekjen dhe arritjen e objektivave ne nivel lokal... Dhe, krejt ne fund, nuk me mbetet tjeter, perpos te ju pergezoj dhe, duke ju deshiruar gjithe te mirat, te ju pershendes miqesisht nga Prishtina e kesaj dite te bukur!... Suksese dhe gjithmone dalshi faqebardhë!

Luiza ha detto...

Liz me pelqeu shkrimi dhe eshte shume aktual per kohen zgjedhore dhe post zgjedhore. Por jam ne dilem se kandidatet per kryetar vendor dhe keshilltaret e tyre, a jane zgjedhjet e duhura dhe a dine te dialogojne per territorin qe kane ne juridiksion, per projektet qe duhet te thithin dhe implementojne per kete territor. Une dhe ti e dime mire se kush zgjidhet dhe si zgjidhet dhe dime akoma me shume se si do te sillet " ky " pasi te marre pushtetin. Jam e mendimit qe zgjedhja e njerezve te mençur, specialisteve te zote ne administratat publike dhe keshillat bashkiake do jete nje zgjidhje e drejte dhe zbatimi i projekteve afat shkurter e afat mesem do jene rezultative ne zbatim ku te kete dhe gjithperfshirje te komunitetit. Konkluzionet qe ke dhene ne shkrim jane shume te goditura qe nuk mund tu bej asnje koment por ti perqafoj ato mendime. Suksese ne punet e tua te metejshme. na kenaq me keto shkrime, por pak i kuptojne dhe i lexojne.