Cerca nel blog

lunedì 25 aprile 2011

Eshte shuar dielli

Ndersa vendet me te industrializuara te botes jane te impenjuar sepse me shpejtesi mund te ecet sipas qendrueshmerise ambjentale duke u liruar nga varesia e fosileve te diegeshme ne Shiqperi vazhdojme te ecim ne terr.
Perkundrazi eshte bere me shume, eshte kerkuar te shuhet dielli. Qeveria Berisha, me vendimet dhe qendrimet e saj i ka dhene nje goditje vdekjeprurese prodhimit te energjive te rinovueshme si nje sektor i ekonomise se vendit tone vital me nje perspektive te mire edhe per punesimin, duke fokusuar si prioritet kthimin eevndit ne nej fuqi energjetike, thene dnryshe ne nje aneks te vendit fqinje..
Megjithese ne keto dite fushate per pushtetin vendor ishet rasti me i mire per te diksutuar edhe per keto, te cilat jane me impakt direkt ne ambjent, pra me veprim mbi territorin, i cili administrohet dhe qeveriset nga pushteti vendor. Pervec, kandidatit socialist,kryetarit aktual te bashkise se Durresit, i cili ka qene konseguent ne qendrimin e tij, pro qytetareve dhe mbrotjejes se territorit nga pikepamja mabjentaliste, dhe kandidatit te maxhorances, ne po kete bashki, i cili nga ana tjeter me qendirmin e tij ka rikonfirmuar te qenit pro ndertimit te centralit me qymyr, i cili eshte jashte kerkesave dhe zhvillimeve te kohes ( kujtoj se ne europe po shkohet drejt cmontimit te tipeve te tille centralesh) kohes. Ishte shokuese te degjoje nje keshilltar qarku i cili aresyetonte se meqe zona e Porto Romanos, ku banojne qindra familje te ardhura aty pe rnje ejt eme te mire nga zonat malor, ishet ednotur nga nje sih uzine kimike ne duhet ta ndotim ate edhe me shume , duek dnertuar nje central me qymyr???. Kjo konfirmon se qendirmi i qeverise eshte po i njejti. Do ishte mire qe me kete rast te artikulohet dhe te kerkohet t’i jepet force mjetit te vetem te demokracise se drejteperdrejte, mbas atij te ushtrimit te votes ne rpocese zgjedhore: aplikimit te referendumit per ceshtje te vecanta me ndikim mbi cilesine ejtes dhe shendetin e banoreve ne territore te caktuara, apo ne nivel kombetar qofshin. Vecse shkarazi kemi degjuar ne kete fushate nga kandidati i te djathtes per bashkine Tiranes te artikulohet se nese do te jete ai ne krye te bashkise se Tiranes do te aplikoj referendumin.
Tashme mjaft me truke. Qendrimi i te djathtes ne pushtet ne Italine fqinje, e cila ka qene e shtrenguar te bllokoj aventuren e vet nukleare, per shkake “te frikes” nga demokracia dhe nga populli ( perpara disa vitess me referendum ishte hedhur poshte ideja e ngritjes se centraleve nukleare, Gjithashtu edhe tani ishim ne prage te zhvillimti te nje referendumi te ri). Tashme atje duhet ti rijepet oksigjen sektorit te energjise se paster.
Historia e larget dhe e afert na meson se duhet hequr dore nga energjia nukleare. Sigurisht eshet momenti qe Enel t’i kthej syte eprseri nga investimet enrgjetike ne Shqiperi. Kjo sipas meje nuk duhet trajtuar thejsht si nje mudnesi, por duhet pare me anen tjeter te medaljes: qe sdueht dhene jete projekteve jo m eimpaktnegativ, mbi mabjenit,dhe peisazhin tone.
Dyshimi eshte nje parim, qe orienton kapacitetin tone te kerkimit. Eshte shume e mundur qe ne Shqiperi “nuk eshte ftuar” poltika e dyshimit sepse ne te kundert nuk kane si te kalojne me nje ndjeshmeri kaq te ulet avenutrat donkishotiske dhe poltika, sipas meje, teresisht e gabuar dhe e prapambetur energjetike. Ne se do te kishte vend per kete politike dyshimi dhe jo dhenia e konsensusit ne menyre te verber, por te bazuar mbi projekte dhe premtime te argumentuara dhe reale do te ishin mjeti me i mire epr te dhene konsesnus elektoral. Ne se do te dnodhet keshtu atehere demokratet e Vlores do ta pyesnin kryeminsitrin e tyre, si dhe kandidatin perkates se cdo te behet me parate humbura dhe te hedhura kot ne TEC e Vlores, ne Shkodren loke do ti kerkonin t’i sqaronen ne se kishin ndryshuar mendim ne lidhje me projektet per ndertimin e centralit nuklear ne te ardhmen ne qarkun e tyre.
Ne pallatin tone qeveritar besoj se nuk eshte menduar mbas asaj qe ndodhi ne Japoni. Neve sigurisht na duhet te mendojme dhe reflektojme per nje cast rreth programeve qe n’a jane paraqitur, pereth rreziqeve apo perparesive qe paraqesin ato?
Vendimet politike te qeverise mund te kondicionojne jeten e personave dhe te gjeneratave te ardheshme. Ato mund te ndryshojne ambjentin dhe shendetin e popullsive perkatese. Te gjithe duhet te emancipohemi nga diktatura e naftes. Por historia deshmon se energjia nukleare nuk eshte pergjigjia e duhur. Na duhet te rebelohemi me te gjithe forcen e shpirtit tone ndaj modelit te impostuar, duke deshiruar, qe te shkojme drejt energjise se rinovueshme, drejt centraleve te vegjel dhe te shperndare ne territor, per te cilet jane dhene ne menyre klienteliste shume koncesione, me e pakta, qe duhet te behet eshte qe t’u kerkohet t’i vene ne pune ato dhe te zbatojne kriteret, qe kane ofruar ne garen e tyre fituese. Duhet te orientohemi drejt eficiences energjetike, drejt permiresimit te rrjeteve energjetike dhe dhenies se prioritetev te zhvillimti ne perputhje me vlerat, qe kane qarqe apo territore te caktuar te vendit tone. (diskutimet qe jane hapur epr kete qellim te perfshihen ne artikull.
Luiza Hoxhaj

1 commento:

Anonimo ha detto...

Nice info;) Grazie per il vostro tempo ...;)