Cerca nel blog

giovedì 14 aprile 2016

Populli të zgjedh populli të revokon

Vlen jo vetëm për burrat, që dhunojnë verbalisht gratë, por edhe pr gratë, të cilat bëjnë të njëjtën sjellje ndaj burrave!
Pasi bëjnë gafa mundohen të justifikohen: nuk është në edukatën time, nuk është në natyrën e sjelljes sime etj justifikime të tilla bajate. Ai që e ka edukatë nuk i del vetja nga dora në asnjë rrethanë. Janë pikërisht momente të tilla ato që nxjerrin lakuriq: edukatën e tyre, respektin që kanë për të zgjedhesit e tyre, sa i duan njerezit dhe sa i ndjejnë hallet e tyre. Sa e njohin dhe respektojnë ligjin dhe se sa përgjegjëshmëri tregojnë për rolin që kanë marrë përsipër. Nuk janë sundimtar, por të zgjedhur për të qeverisur dhe shërbyer. Populli ka nevojë të qeveriset e jo të sundohet. Unë mendova se strukturat e reja territoriale do ti shpëtonin qytetarët nga bejlerët e vegjël dhe jo të krijojnë sulltanate të reja! Populli të zgjedh populli të revokon-duhet kthyer kjo e drejtë tek i zoti!

Nessun commento: