Cerca nel blog

domenica 28 febbraio 2016

Një libër që duhet lexuar: “Ese dhe etyde filozofike estetike”


Tre jave për mua, e zhytur në leximin e veprës më të fundit të Prof. Alfred Uci, një nga kolonat e shoqërisë shqiptare (vlerësim, të cilin ja ka bërë i madhi Dritëro Agolli)  ishin një “arratisje e bukur” nga zymtësia e realitetit.  I shijova në maksimum 451 faqet e librit të tij: “Ese dhe etyde filozofike estetike”, një përmbledhje  e studimeve të viteve të fundit të Prof. Ucit. Në to spikat stili estetik, që i bën ato tërheqëse dhe interesante jo vetëm për specialist të fushës, por edhe për lexues të tjerë të interesuar për temat, si puna ime. Në studimet e prezantuara në libër  Prof. Uci analizon kryevepra të letërsisë botërore nga antikiteti  e deri në ditët e sotme.
 
Studimeve të tij, të zgjedhura jo rastësisht apo për nevoja për arsyetime të kulluara teorike, por mbështetur në përvojën e zhvillimit të ndërlikuar të kulturës në shekuj Prof i analizon kryeveprat e arteve dhe estetikës, jo si të largëta apo të harruara por duke theksuar tek to vlerat universale dhe duke vecuar prej tyre mesazhet fisnike, që dëshmojnë të vërteta ndricuese edhe për kohën tonë. Paralelizmat befasues të tij të lejojnë të meditosh dhe ti nxjerrësh vet mësimet e nevojëshme prej tij.

E “marrë për dore”, prej Profesorit, nëpërmjetë kësaj vepre,  ju riktheva Shekspirit (duke lexuar “Timonin”,” Sebelinin” dhe “Masë për masë”, të përkthyera nga Kristaq Traja), ju riktheva Dante Alighierit (nëpërmjetë ciklit të plotë në italisht të “Komedisë Hyjnore”, me komentet dhe vleresimet përkatëse nga personalitete të shquar të kohës sonë, midis të cilëve Umberto Eco). Pavarësisht magjisë, që kam ndjerë kur i kam lexuar për herë të parë, mund të them pa mëdyshje se provova një kënaqesi të vecantë dhe pata një kuptim më të thellë të tyre. Nuk mund të mbetej jashtë analizës së Prof. Uçit Servantesi me Don Kishotin e Mançës, Dostojevski etj.
Më mbas udhëtimi vazhdon me personalitete të shquar të letërsisë dhe mendimit shqiptar si:  De Rada, Naim Frashëri, Noli, Migjeni, Fishta, Dritero Agolli, Kadare dhe Rexhep Qose, të cilin Prof. Uçi e quan "një gurë të rëndë në studimet e letërsisë shqiptare. Leximin e tyre do ta rifilloj me Arkën e Djallit të Agollit.

Ndjesia e këndëshme dhe lehtësia me të cilin e shoqërova leximin e këtij libri dhe rileximin a autorëve që përmenda, e nxitur nga këndvështrimi i autorit, për mua është e njëjtë me atë ndjesi që më ka shkaktuar leximi i veprës së Prof. Përparim Kabos: “Epistolate-Antropologjia e frymës”.

Jemi me fatë që kemi bashkëkohës të tillë! Mos i lini pa lexuar. Leximi i tyre të iluminon, të mencuron dhe te fisnikeron.

1 commento:

Luiza Hoxhaj ha detto...

Në momente dhe ditë me zhvillime të vecanta instktivisht ndjen mungesën e mendjeve të shquara, të cilat gjithësesi edhe në mungesën e tyre fizike janë prezent me veprën e tyre. Ata mbeten pika referimi. I tillë mbetet edhe Prof. Alfred Uçi, zemra e të cilit pushoi pak javë më parë. Prof. E nderuar dëshironim shumë ta kishim prezent në Forumin për Nënë Terezën. Ai nuk mundi të vinte, mbasi ndihej i pafuqishëm dhe neve na u desh ta ndryshonim axhendën tonë. Me optimizmin e tij Prof. brilant na tha se do të vinte një ditë tjetër. Ato qe Prof. Uçi do të na thonte do mundohemi ti gjejmë në veprën e tij.
Bashkë me trishtimin për mungesën e korifejve të dijes ndjen optimizmin se një brez tjetër po vijon të ngrihet. Ata duhen dëgjuar dhe pyetur.