Cerca nel blog

sabato 15 gennaio 2011

Cilesia e elitave politike dhe etika politike

“..veprimi i qeverise do te duhej te ishte zhvilluar per mireqenien e te gjithe qytetareve dhe jo te nje grupi apo te nje klase te vecante..”.
                                                                                        mbeshteste Aristoteli
         Mu desh ti referohesha kesaj teze te mbeshtetur nga Aristoteli, per te tentuar ne menyre modeste te bej nje analize pak komplekse, e cila na imponohet nga zhvillimet e fundit ne skenen politike shqiptare, mbi kompozimin, tendencat dhe evolucioni e asaj qe quajme elite, duke u ndalur edhe mbi ate, qe duhet te jete nenklase e elites, klasen drejtuese, ne formen e nje teresie personash te ndergjegjshem per rolin e tyre si mbartes te nje projekti te perbashket shoqeror, te cilin duhet ta zhvillojne ne realitetin konkret ne favor te te gjitheve.
Per nje kohe te gjate studimi i elitave politike ka qene objekt ekskluziv i shkencave poltike, te sociologjise dhe antropologjise. Vone elitat poltike jane bere objekt i analizave te ekonomise, duke njohur rolin e nderveprimit midis politikes dhe ekonomise (rendesia e madhe e dukeshme e raportit midis ekonomise dhe politikes i ka fillimet e saj ne refleksionet e protestantizmit), duke kualifikuar te paren e dy termave, nepermjet konsideratave mbi cilesine e subjekteve poltike. Ne disa raste, ku ben pjese edhe vendi yne, pershtateshmeria e klasave poltike dhe drejtuesve eshte nje nga kufizimet me te medha, biles pengesa, sipas kendveshtrimit te analizave, per efikasitetin e veprimeve per zhvillim. Sot eshte themelore te pyesesh per cilesine e elitave politike, e lexuar kjo jo vetem nepermjete cilesive dhe integritetit moral, por nepermjet nje te dhene me te matshme: ate te paisjeve me njohuri dhe aftesi te politikaneve. Kjo ka rendesi per vet faktin e te qenit te saj nje pjese shume e rendesishme e shoqerise, te pakten per dy arsye: a) sepse bejne ligje; b) sepse kondicionojne formimin e elitave te tjera.
Kriza e 2008, dhe ne vijim, pervec te tjerave, ka afirmuar primatin e politikes mbi ekonomine, megjitheqe ende mendohet, qe tregjet jane ne gjendje te funksionojne ne menyren perfekte, mjafton qe ti besh te vetveprojne. Ne ditet e sotme eshte arritur ne nje rizbulim te disa prej recetave keynesiane dhe te perqendrimit te nderhyrjeve ne ekonomi. Kriza ka demostruar ne fakt jo konsistencen dhe mbi te gjitha rrezikshmerine te besosh pa kushtesisht ndaj tregut te lire, duke kerkuar nje nderhyrje te forte nga ana e shtetit dhe autoriteteve rregullatore. Eshte kerkuar gjithashtu me urgjence nje rregullim i tregjeve financiare, tashme pa kontroll, si dhe domosdoshmeria e rimarrjes se rritjes, per te mbetur sistemi aktual nje sistem produktiv, pavaresisht pse i cenuar nga kriza, dhe rikuperuar punesimin dhe te ardhurat e humbura.
Kush mund ti bej keto rregulla ne se jo politika? Kush vendos mbi shpenzimet publike dhe sektoret, qe duhen mbeshtetur ne se jo politika?
Por per te shkruar ligje dhe per te bere politika te mira nevojiten drejtues te zotet dhe kompetente, pasi ligjet, qe ata bejne dhe politikat, qe aplikojne, jane per nga natyra e tyre zgjedhje kolektive dhe si te tilla ato incidojne mbi interesat e nje kategorie te panumert personash. Te besh zgjedhje te mira kerkohet nje aftesi per te mbledhur dhe elaboruar informacion te gjere dhe kompleks, jo vetem te dish te pergjigjesh dhe te vendosesh, duke konsideruar vetem kundrejt interesave te percaktuara nga momenti historik. Rreziku ne kete rast eshte se mund te behen zgjedhje jo “optimale”, zgjedhje qe nuk jane mjaftueshmerisht te barabarta, qe nuk rezultojne perfshirese, ose qe nenshtrojne interesin kolektiv ndaj interesit te “grupit” duke garantuar prodhimin e te mirave te “klubit” dhe jo te te mirave kolektive. Pikerisht aftesia per t’iu pergjigjur nevojave me te pergjitheshme eshte ajo pike qe luan rol ne debatin midis elites politike dhe asaj te shoqerise civile ne ditet e sotme.
Studimi i elitave politike eshte domosdoshmeri edhe per faktin e rendesishem se jane ato, qe kondicionojne formimin dhe te “tipeve “ te tjera te elitave te vendit, te elitave “drejtuese”. Klasat politike me cilesi te ulet jane te orientuara te zgjedhin klase drejtuese po me cilesi te ulet. Kjo ndodh: a) ose per leverdi, sepse kjo kategori me thjeshte i ben oragnike objektivat e veta, b) ose per paftesi per te zgjedhur. Ne se klasat drejtuese zgjidhen mbi bazen e kritereve te tjera, te ndryshme nga ato “meritokratike”, atehere ketu kemi te bejme me nje problem etik.
Klasat drejtuese kane nje funksion te rendesishem ne shoqerite tona. Ato bejne te mundur objektiva te paaritshem ne raste te tjera, duke shmangur pengesa dhe garantuar rritjen ne periudha afatgjata. Po si formohen ato? Si seleksionohen ato?
Formimi dhe rinovimi i klases politike eshte nje problem thelbesor per cdo rend politik, siodmos per demokracine eficienza e te ciles varet edhe nga ekzistenca e elitave politike kompetente, te pergjegjshme, per sa te jete e mundur te ndershme, dhe mbi te gjitha te afta te individualizojne dhe ndjekin interesin e pergjithshem te komunitetit. Ndertimi i proceseve nepermjet te cileve formohen elitat politike eshte nderkaq nje problem me interes te madh. Procese te tilla jane ne fakt te kondicionuar nga nje seri variablash te cilet kane nevoje te llogarisin: kushtet ekonomike, artikulimet e shoqerise, mobilitetin social, kulturen dhe mentalitetin e klases drejtuese dhe ne fund sistemin politiko-institucional Ne realitet procese te tilla jane te lidhur me raportin midis shoqerise dhe pushtetit politik, midis klases drejtuese dhe elitave politike.
Prej shume vitesh e dime, qe fatkeqesia e Shiqperise se sotme, eshte brishtesia ose me keq mungesa e klases drejtuese ne lartesine e detyres se saj. Ndersa veset jane ne syte e te gjitheve, me e veshtire duket, te pakten gjykuar nga cilesia e debatit publik, te thuash se cilat jane cilesite e kerkuara. Eshte perpara syve te te gjitheve paftesia e shtreses drejtuese per te zgjidhur disa nga problemet emergjente qe zgjasin prej vitesh. Do te evidentoja te pakten dy probleme lidhur nga zhvillimet e fundit ne vend: se pari ato te funksionimit demokratik te sistemit tone, i cili ende klasifikohet si demokraci hibride nga agjencite te specializuara nderkombetare. Se dyti e njejta konsiderate vlen te thuhet per alluvionet (permbytjet), te cilat nga te jashtezakonshme jane kthyer ne te zakoneshme ne vendin tone (me risk te larte hidrogjeologjik). E njejta situate dramatike riprezantohet rregullisht pas cdo shiu te zgjatur, ne zona me nivel te larte te ndertimeve, duke i kthyer strukturat banuese ne te papershtatshme. Kjo emergjence me shume se neglizhenca e perditeshme, te ben te hedhesh syte mbi stofen dhe cilesine e kujt duhet te qeverise dhe t’i zgjidhe ato. Te njohesh kompozimin dhe strukturen e klasave drejtuese eshte e rendesishme per te kuptuar se si elitat mund t’u pergjigjen krizes se besimit, duke u investuar per rikuperimin e autoritetit, bazuar mbi kompetencen dhe etiken.
Disa te dhena mbi nivelin e arsimit te elites politike te thone se cilesia e elites politike shqiptare eshte kryesisht mediokre: perqindja e te zgjedhurve te rinj apo konfirmimi i atyre ekzistues ne Parlament ne posedim te nje niveli te larte arsimimi (jo thjesht posedim diplome) ka shkuar ne zvogelim konstant ne kohe. Ky perkeqesim ben qe parlamenti yne te jete i populluar me servil, ngaterestar dhe orator, me shume se sa profesor dhe profesionist ne profesionin e tyre. Kjo eshte shume preokupante per te ardhmen e vendit, mbasi rezultati neto i te pasurit elite poltike pak te arsimuar eshte nje varferim civil komplesiv. Te shtosh spesorin e dijeve ne fakt shton mbi te gjitha cilesine njerezore, shton etiken individuale dhe kolektive. Nga krahasimi i te dhenave mbi arsimin e deputeteve ne legjislatura te ndryshme, duket evidente qe ekziston nje korrelacion midis pakesimit te nivelit arsimor te deputeteve tane dhe humbjes se cilesise se poltikes, ne te cilen niveli me i ulet i arsimit eshte vetem njeri nga treguesit. Ne vendet e tjera nuk ndodh keshtu. Perse atehere duhet te ecim ne drejtim te kundert kur dihet, qe shqiptaret gjithmone e kane cmuar dijen (mjafton tu referohemi sakrificave te prinderve shqiptar ne cdo kohe per ti paisur femijet e tyre me diplome universitare)? Nje situate e tille, sipas meje, buron nga pamjaftueshmeria dhe ineficenca e kritereve te perzgjedhjes se perfaqesise poltike, ku per shkake te cilesise se ulet politike jane orientuar per te zgjedhur klasen drejtuese te cilesise se ulet dhe nje pjese, jo e vogel e parlamentareve aktuale, as qe mund te ishin pjese e klases drejtuese ne sensin e vet, ne se do te perdoreshin kriteret meritokratike. Mendoj qe menyra ne te cilen behet seleksionimi i klases poltike dhe ketu natyrisht konkurojne roli i kombinimit te ligjit elektoral (mungesa e preferences) me makanizmat e selksionimit te brendshem partiak, pasi jane ato qe prodhojne kete situate, si shkaqe endogjene, pa perjashtuar gjithashtu edhe shkaqet ekzogjene. Te rinjte dhe grate jane kategorite me te peanlizuara ne nje sistem, qe nuk cmon meriten dhe dijet, por pushtetin e zoteruar nga oligarkit e konsoliduara. Eshte teper e thjeshte te konstatosh, qe klasa drejtuese tek ne eshte e vjeter dhe maskiliste (sidomos ne mentalitet). Te gjithe mbeshtesim qe duhet te ekzistoj nje mobilitet gjeneratash dhe qe grave duhet tu jepen me shume mundesi per te arritur ate qe meritojne. Per keto shkaqe te pakten mekanizmat e brendshem te seleksionimit dhe ligji elektoral duhet te korigjohen, ne te kundert gjerat keqesohen. Sa me e hapur dhe me mobilitet te larte social te jete shoqeria, aq me i shpejte eshte procesi i nderimit te klases se saj politike. Nje shoqeri e tille nuk mund te pranoj dhe duartrokase batuta te tilla si ajo e kreut te qeverise ne daljen e pare publike per bitin 2011 se: “Ketu do te jemi edhe ne 3 janar te 2018 per te bere bilancin e realizimit” apo edhe aplikimin e shantazhit apo nxjerrjes se “xhevahireve” kur na cenohet interesi individual. Kjo eshte shprehje e koncentruar e sa konstanton analiza se nje nga karakteristikat e elitave ekzistuese shqiptare eshte: “Stabiliteti” i elitave me tendence kembimi gjeneratash te ulet, sidomos ne sektore politiko-ekonomik, ku analiza vec kesaj evidenton edhe nje lidhje te forte midis komponenteve politik dhe managerial dhe se si ne kohe mbivendosjet e tyre jane shtuar. Lidhjet gjithnje e me te ngushta midis botes se bisnesit dhe politikes (ne te dy krahet politik) munden lehtesisht te demtojne kontrollin politik, i cili demton llogaritshmerine, per rrjedhoje pergjegjshmerine. Per kete arsye eshte mire qe rolet e menaxhereve dhe ato politik te mbeten te ndare.
Stabiliteti autoreferencialist, mbyllja ndaj prurjeve te reja apo mungesa e vizionit ne klasen drejtuese shqiptare jane te kritikueshme. Edhe ato ndryshime qe ndodhin jane me shume fryt i konsensusit dhe domosdoshmerise se krijimit apo mbajtjes ne kembe te maxhorancave te caktuara se sa i kompetencave dhe cilesive qe zoteron nje person ne elite. Normalisht publiku duhet te di se cfare cilesish duhet te plotesojne perfaqesuesit e klases drejtuese, qofshin te rinj apo te vjeter, burra apo gra te cilet shpesh duhet te marrin vendime te veshtira, ndonjehere jo popullore. Ato mund te permblidhen me dy fjale: pergjegjeshmeri dhe aftesi projektuese. E para te imponon te marresh pergjegjesi jo vetem ndaj interesave private, por edhe atyre kolektive, kurse e dyta kerkon inteligjence inovative dhe inisiativa te realizueshme. Per te pasur nje klase drejtuese cilesore nuk eshte i mjaftueshem kooptimi i te rinjve ( jo ralle me meriten si mbajtes te cantave te shefave politik apo akademik qofshin) apo grave (disa me meriten si bija ose bashkeshorte te dikujt). Per kete nevojiten dispozitat e seleksionimit, qe tek ne funksionojne keq ose nuk ekzistojne fare, me qellim qe elitat e te ardhmes te mos jene sozi ose fotokopie e elitave paraardhese ose e atyre qe i inspirojne.
Si do te jete klasa e neserme drejtuese shqiptare? Ne cfare shkollash formohen sot truri shqiptar? Ku studiojne profesoret, qeveritaret, drejtoret, nepunesit, eksperte, gazetare, juriste teknike etj qe do te marrin ne dore fatet e Shqiperise se neserme? Keto pyetje duhet te jene preokupimi yne pertej te perditeshmes se mundimeshme.
Ketu duhet te perfshijme edhe universitetet cilesore, ne bankat e te cileve ulen ata, te cilet do te drejtojne Shqiperine e neserme. Duke vleresuar qe e ardhmja e cdo vendi matet me cilesine e klases se vet drejtuese, rendon mbi shpatullat e universiteteve aktuale domosdoshmeria e krijimit te nje baze kulturore per elitat e te ardhmes. Edhe pse procesi i kembimit jep fryte pozitv ne terma te qeverisjes se sistemeve, eshte domsodoshmeri, qe ai te zhvillohet me gradualitet dhe pa rokada detyruese, por duke pergatitur klasen drejtuese me synim krijimin e nje hapesire kulturore ku elitat legjitimohen reciprkisht, duke shkembyer ide dhe vlera. Kujt mendon qe “rotacioni” eshte zgjidhja e problemit te klases politike te paafte, do te ishte me mire te pergjigjeshin jo me listen se sa te rinje jane kooptuar ne drejtimin e partive por me kerkesen e nje ballafaqimi mbi ide dhe programe. Ndoshta jo te gjithe te vjetrit jane per tu nderuar dhe jo te gjithe te rinjte jane per tu vleresuar. Ne momentet historike te inovacioneve teknike dhe organizative, te rrugeve te reja tregtare dhe te zbulimeve shkencore, te zhvillimit te nje aktiviteti te ri njerezor, qe mund te jene origjina e lindjes se nje drejtimi te ri social, thene ndryshe te nje klase te re, eshte me e thjeshte qe “beteja” te zhvillohet atje ku te vjetrit gjejne me shume veshtiresi. Historia e sotme eshte mbushur me shembuj, qe konfirmojne kete opinion. Ne vendet me te indistrializuara kontrollin po e merr ajo qe quhet “shoqeria e dijes” e cila po formohet edhe ne Shqiperi, duke formuar nje klase te vertete, qe duket se po ben diferencen.

Luiza Hoxhaj
Tirane me 15.01.2011

Boruar ne gazeten Tirana Observer dt 16.01.2011

Nessun commento: