Cerca nel blog

lunedì 28 giugno 2010

Dalia Presidente-një rast që të frymëzon

   

        “Midis barazisë gjinore dhe zhvillimit ekonomik, ekziston një lidhje më pak lineare dhe më e thjeshtë se sa politikbërësit (policy-makers) dhe ekonomistët e akademikët bëjnë shpesh të duket.

                            Esther Duflo,nobelist në ekonomi


Midis zhvillimit ekonomik dhe “gendermpawerment”, ekziston një relacion i thellë dhe që sic ka theksuar me forcë nobelisti Amartya Sen shkon në brendësi të drejtimit: “zhvillimi ekonomik mund të japë një shtytje të jashtëzakonëshme për të reduktuar pabarazinë midis burrave dhe grave dhe anasjelltas diskriminimi ekonomik, social apo juridik kundrejtë grave, mund të frenoj zhvillimin ekonomik”.

T’i japësh forcë grave, në sensin që t’u japësh atyre mundësinë të kenë akses në të mira të cmuara, midis të cilave : shëndeti, edukimi arsimor apo pjesëmarrja në jetën politike, mund të stimuloj nxis arritjet ekonomike të vendeve në zhvillim, duke konsideruar që megjithatë zhvillimi ekonomik nuk eleminon plotësisht pabarazinë.

Për ta jetësuar këtë konkluzion ju referova shembullit të Presidentes së Lituanisë. Dalia Grybauskaite komisaria europiane për bilancin, e cila është që nga korriku i vitit të kaluar e para Presidente grua e Lituanisë dhe njëkohësisht gruaja e dhjetë në botë që kryen këtë detyrë. Natyrisht që ky është nja lajm që meriton vëmendje edhe sot mbas një viti.
Bionde, rrezatuese, me një krehje të thjeshtë, me flokë të prera shkurt që evidentojnë mirë fytyrën dhe që venë në pah një shprehje dinamike të lehtë, 53 vjecarja elegante e lauruar në ekonomi politike në Universitetin e Leningradit Dalia Grybauskaite, është presidentja e re e Lituanisë, fituese e zgjedhjeve presdienciale në 17 Maj të vitit 2009. Një rezultat elektoral që nuk ka pasur rezonancë të lartë, në se nuk do të njoftohej nga ana e mjeteve të informimit. E megjithatë ky është një sinjal pozitiv për rolin politik femëror në nivel ndërkombëtar. Kështu Grybauskaite e testuar si komisare për bilancin e UE është gruaja e dhjetë në nivel botëror që zgjidhet presidente e një republike.
Përvec Grybauskaite një Presidente grua është zgjedhur në Finlandë, Tanja Halon Halonnen, në Islandë Maria Mac Aleese, në Zvicër Michelin Calmy Ray, në Letoni Veira Viki Freiberg. Në Filipine Gloria Arreyo, në Liberi Elein Johnson Sirleof, në Kili Michelle Bechelet, në Indi, Praktibha Patit, në Argjentinë Cristine Fernanda Kreher.

Për arësye dinastie edhe tre gra të tjera janë kryetare shteti. Këto janë: Mbretëresha Margrethe II në Danimarkë, Beatrice, në Vendet e Ulëta, Elisabeta e II në Mbretërinë e Bashkuar.
Dalia Grybauskaite u prezantua në garë si kandidate e pavarur dhe ka arritur një rezultatë të lartë qysh në raundin e parë më 69,04 % të votave nga 51,88% e popullsisë pjesëmarrëse në votim. Por kjo nuk mjafton. Ajo që është duke përballuar tashmë është një situatë shumë impenjative. Lituania është pjesë e një krize që po kalojne vendet balltike. “…shija e fitores është pesha e përgjegjësisë” ka deklaruar Dalia kur u “bë e qartë” se ajo ishte fituesja e kësaj gare elektorale. Pika a parë e programit të saj është transparenca e administratës publike.

“Gruaja e hekurt e Balltikut” sic e kanë mbiqujatur, është një person me eksperiencë të madhe, sic thashë më lartë ajo ka qenë Komisare europiane për buxhetin.

Paraardhësi i saj një 83 vjecar ka qenë për 10 vjetë President i Lituanisë. Në këto kushte mandati i Grybauskaite është i një rëndësie të madhe dhe marzhi i manovrës me brendi të gjerë. Në fakt prerogativat e Presidentit, në këtë rast të Presidentes, së Republikës në Lituani janë të okupohet në mënyrë esenciale me politikat e jashtëme.

Për zgjedhësit Dalia Grybauskaite përfaqëson një figurë “leonike”, personin kompetent, si në cdo situate demostrohet të janë gratë, që do të dijë të drejtojë fatet e vendit. Ata besojnë, që do të dijë të ketë më shumë peshë në jetën politike edhe për administrimin ekonomik të vendit vërtet në vështirësi.
Në trimestrin e parë të 2009 produkti i brendëshëm bruto i Lituanisë zbriti në 12,6 %, kundrejt të njëjtës periudhe të vitit 2008, dhe kjo mbas pothuajse 10 vjet rritjeje dhe një bumi në 5 vitet e fundit.
Fushata e saj elektorale ka patur një efekt në ngritje në stabilitetin ekonomik, në stimulimin e eksporteve dhe në lehtësitë fiskale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Idetë e saj kanë ngjitur dhe kanë qenë të vlerësuara nga lituanezët e qeverisur nga një qendër e djathtë plotësisht e kritikueshme për recensionin dhe që nuk ka ditur të administrojë krizën dhe rastet e presupozuara korruptive.

Por kthehemi në vështrimin e fillimit që korrenspondon me faktet. Për Grybauskaite është folur në fillim si për një lajm, i cili nuk mund të lihej në asnjë mënyrë në heshtje, por që ka mbetur plotësisht në shurdhëri pas legjitimimit. Duket për disa nuk ishte interesante të kuptojnë, të dinë dhe as të citojnë psh një përshkrim të zellëshëm, të karrierrës së saj të ngarkuar dhe të suksesëshme, që tani kishte në plane të parë eksperiencën si përfaqësuese e Unionit Europian.

Përtej rastit personal dhe ky i presidentes të një vendi jo të largët, jo të panjohur dhe as të prapambetur, mund të shënojnë së përballë suksesit dhe arritjeve të realizuara nga një grua e kalibrit të lartë dhe komplimentues, mund të nxirren konkluzione dobiprurëse.
Së pari rritja e interesit dhe kulturës për ta parë gruan në nivelet më të larta të vendimarrjes. Ka ende pak interes në këtë drejtim, mungon kultura e personazhit “kryetar shteti” grua, me kompetencat ekonomike dhe politike tradicionalisht prerogative mashkullore. Hapi përpara megjithatë është bërë, presidente të republikës ndofta janë pak por atyre u duhet venë veshi.
Zërat keqëdashës, janë gjithmonë prezent dhe u bënë cështje edhe në “G8 e grave”, që u mbajt në Romë shtatorin e kaluar, ku rasti i Dalia Grybauskaite u referua si shembull. Nga ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar lindi inisiativa, e cila ka propozuar një slogan” Respect Women. Respect Word” dhe një imazh me një trendafil të bardhë, simbol i dlirësisë dhe thjeshtësisë femërore, që prezanton lancimin e një fushate informuese me këtë temë. Në vidio shfaqet një bojë e zezë, e cila ndot ujin në të cilin është një trendafil i bardhë, i cili progresivisht nxihet nga boja, duke na thënë: “Dhuna ndaj grave hidhëron botën. Na ndihmoni ta ndalim”. Mesazhi i përbashkët i sloganit dhe imazhit është që: Gratë duhet të respektohen në cdo fushë: në familje, në shkollë, në punë dhe në politike.
Së dyti nga ky rast evidentohet qartë rëndësia esenciale e besueshmërisë, ndaj elitave politike qëndrore apo lokale, besueshmëri e cila duhet pranuar që është në nivela të ulëta edhe në vendin tonë.
“Mendoj se elita politike është shvlerësuar” –ka thënë vet Grybauskaite “ dhe që zgjedhësit nuk besojnë tek politikanët lokale. Eksperienca ime dhe rezultatet që kam arritur në karrierën time demostrojnë se unë jam e besueshme”.
Këtë rënie të besueshmërisë ndaj elitave politike e tregon qartë rritja në përqindje të lartë, e “partisë së abstenuesve”, sic e përkufizoi gazetari i mirënjohur Enrico Montana, në një interviste televizive në Top-Chanell, duke përmendur shifrën 36%, të nivelit të abstenuesve në vendin e tij të zhvilluar (Italinë). Në nivele akoma më të larta, mbi 50%, është mos pjesëmarrja në votime edhe në vendin tonë, mospjesëmarrje e cila përvec faktorëve të tjerë, në masë të konsiderueshme është shprehje e mungesës së besueshmërisë.
Në raste të tilla mungesë besueshmërie prezenca e alternativave të tjera sic, është rasti i një figurë eksperteje, (rasti Dalia), e cila kandidon si e pavarur është shpëtuese apo me efekte shëruese dhe shëndoshëse për demokracinë dhe ekonominë e një vendi. Duhet pranuar se mundësi të tilla në vendin tonë për shkak të sistemit tonë zgjedhor dhe sidomos zbatimit të tij jo korrekt janë në minimum. Është rasti të ndryshojmë.
Së treti, duke lënë mënjanë faktin që jemi në rastin e një Presidenteje grua, rasti i Dalias, tregon domosdoshmërinë e pasjes së një figure të fortë, sic është ajo e Presidentit të zgjedhur me votim direkt nga populli. Në se i referohemi situatave të fundit politike në vendin tonë, shihet qartë se Presidenti i Republikes tek ne është një figurë e pafuqishme dhe e paafte të zgjidh situata të caktuara politike, jo thjesht për mungesë kapaciteti personal, i cili nuk ka kushte që të provohet, por për pafuqi kompetencash, të cilat i jane reduktuar së tepërmi me ndryshimet e fundit kushtetuese, të 21 Prillit 2008. Mënyra se si ai zgjidhet e ka kthyer vete Presidentin e Republikës në një figurë të brishtë.
Konsideruar faktin që Lituania është një vend me të njëjtën të kaluar ish komuniste si vendi ynë, por që ndryshe nga ne ka përshkuar një rrugë më të suksesëshme, sot është një vend anëtar i BE me një ekonomi relativisht të shëndetëshme, mendoj se ne duhet ti referohemi asaj edhe për të hedhur një hap tjetër të rëndësishëm konstitucional, i cili do të ishte: Zgjedhja e Presidentit të Republikës me votim direkt nga populli. Kjo do të mundësonte pasjen e një Presidenti, i cili do të ishte vërtet garant i Kushtetutës dhe unitetit të popullit, pa cënuar thelbin e të qënit të Shqipërisë një Republikë Parlamentare. Me një figurë të tillë do të rritej më tej besueshmëria e publikut, pse jo dhe qëndrueshmëria e vendit. Duke e konsideruar zërin tim një zë tepër modest ndofta ky mendim do të shërbente për të lancuar një diskutim të gjerë në këtë drejtim.

Luiza Hoxhaj

Tiranë më 28.06.2010

Ky shkrim është botuar në gazetën "Tirana Observer"

23 commenti:

Lili ha detto...

Problemi i trajtuar eshte me vlere,por do te benit mire qe kete shkrim tia dergonit gazetave me te lexuara ne vend. kemi njezet vjete qe shohim nje politike te padobishme, sidomos ne raport me grate. perse te mos jene ato shtetare te mira, kur jan egra, nena, ekonomiste te zonja, mjeke, gjyqtare apo prokurore. ka plote gra te zgjuara ne shkence dhe ekonomi, perse te mos jene edhe udheheqese. SA MIRE DO TE ISHTE TE KISHIM NJE PRESIDENT TE~ZGJEDHUR NGA POPULLI, pale sikur te ishte grua, NJE DALIA SHQIPTARE....Te lumte per shkrimin

Luiza Hoxhaj ha detto...

Flm Lili per komentin. Ju keni vleresuar realisht piken e pare te konkluzioneve te mia , qe eshet ajo e rritjes se prezences se gruas ne nivele te larta, pro une do te ritheksoja edhe ate qe ju ekeni cekur pak, rendesia e nejrezve ekspertedeh te besueshem ne publik dhe mbi te gjitha domosdeoshmerine nje figure te forte ne krye te shtetit qe eshet ajo enje presidenti te xjgedhur nga populli. Ju falenderoj perseri

MURAT HULI ha detto...

SHKRIMI ESHTE SHUME I QARTE ,I FAFORSHEM POLITIKISHT,I EMANCIPUESHEM,ME MJAFT INTERES PER SHOQERINE.AI GJEN VESHTERSI SI KONCEPT I RI,POR JO PAK NGA KLASA POLITIKE E PRAPAMBETUR DHE E MBUSHUR ME INTERESA.
-ATO ME SHUME SE KURRE JANE TE ARSIMUARA,NJOHESE TE JETES REALE BRENDA E JASHTE,TE AFTA PER TE MARRE VENDIME TE RENDESISHME NE INTERES TE VENDIT.
MURAT HULI MURATHULI@LIBERO.IT

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Murat! Te kontribosh me diskutime ne tema te tilla seicili, ndihmon sado pak per te zhbllokuar veshet e dyllosur te atyre qe nuk deshirojne te ndermarrin reforma te verteta. Ky vend me shume se kurre ka nevoje per to si dhe per kontribut intelektual, teknokrat dhe bashkekohore, nga ata, qe ndihen njerez te lire dhe e kane prekur realitetin e vertet demokratik kudo gjetke ku jetojne apo punojne

Eri Mimoza ha detto...

Bukur ,suksese :)))))

Lirjana Arapi ha detto...

Nje shkrim qe eshte per tu vleresuar por kam frike se do te ndodh me vjen keq per vendin tim se kam 20 vjet qe e ndjek politiken shqiptare dhe me dhimbje mund te them se eshte shume larg evropes sa per rolin e femrave jo se ka munguar por a...Visualizza altro

Anita Sophia Zeqo ha detto...

Urime per shkrimin tuaj te botuar ne gazetat tona shqipetare .Vertet ne Shqiperi dhe jashte kufijve te saj ka shume gra te mencuara qe me pjekurine e tyre intelektuale kane bere vend ne fusha te ndyshme te jetes sone dhe ne fushen politike ato kane treguar zgjuarsine per vite me ralle Pse jo dhe ne drejtimin e Shqiperise te mos jete nje grua presidente? Do te ishte vertet shume bukur
Peshendetje

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderti Lili dhe NIta per komentet tuaja. Gure gure behet mure thote populli. Normal qe eshte deshire e te gjithe grave deh jo vetem, edhe burrat kane pjesen e tyre, te shohin perpara nje te ardhme me te sigurt per brezat qe vijne. Perqafime

Ylli Malaj ha detto...

natyreshem shqetesimi Lizez eshte me vende...por grate qe futen ne politiken tone te mjere ,ne vende qe te bejne hapa perpara ne favore te gjinise se tyre , "burrerohen" me shume se burrat...

Haki Morina ha detto...

Urime Luiza per analizen tende te bukur! Angazhimi i femrave intelegjente e te talentuara e jo femrave sa per te plotesuar numra, do te ndikonte drejtperdrejt ne reformimin e politikes qe do shkaktoj natyrshem barazi konkurimi vlerash qeverisese.

Fatmir Qazimi ha detto...

urime luiza per shkrimin esht nje tem qe ka 20 vjet qe perflitet po as nje her nuk u realizua dhe uroj qe ne parlamentin e ardhshen te jen 30 per qind femra se do ndryshont cdo gje per mir zemra e nje gruaje do jet shum shum me afer problemeve dhe halleve te popullit

Luiza Hoxhaj ha detto...

FLM Haki per komentin. Po pikerisht rasti qe i jemi referuar flet per femra jo numra por te atij kapaciteti dhe niveli qe arrijne te cajne edhe mbi mentalitetin maskilist, por me shume ky shkrom ka qellim te sensibilizoj edhe epr problelem te tjera jo thjesht femerore, por te ambjentit dhe konkurrimit politik, te besueshmerise.

Luiza Hoxhaj ha detto...

Flm Elidjona! Ke te drejte ka shumbuj te tille, por ne rastin e nje figure te tille e cila vertet te frymezon, nderthurren shume elemente ku spikat fakti qe Dalia eshte nje figure eksperteje me nje ecje gjithnje ne ngjitje ne karriere dhe ...Visualizza altro

Luiza Hoxhaj ha detto...

Flm Fatmir! E rendesihme eshte qe te dnryshojm ementalitetin dhe ta kultivojme ambjentin e shendetshem

Ndue Ukaj ha detto...

Te pergezoj Luiza per shkrimin dhe qasjen e qelluar, qe ndihmon gjithsesi ne vetedijesimin e shoqerise sone, rreth nje cesthje me rendesi te madhe kombetare.
Nuk mund te flitet per nje komb te shendoshe, e sidomos per nje demokraci te konsoliduar, pa femren pjesamrrese integruese dhe jo dekurative, ne gjitha porceset shoqerore.

Luiza Zanaj ha detto...

LIZ , vertet te pergezoj per kete shkrim me vlere. E lexova mire dhe ndaj ta vonova komentin. Lexova pak me pare nje shkrim ku thuhej,.....Gruaja është poezi. Poezia është grua (femër). Nuk do të kishte përcaktim më të goditur se ky. Për poetët që e dinë se çfarë është poezia dhe sakrificat që nënkupton qënia poet, kjo do të ishte gjetja më e bukur, më sublime. Nuk ka poezi që të krijohet fare lehtë, pa përqëndrim dhe frymëzim, ashtu si nuk ka të drejta që nuk fitohen pa përpjekje dhe mund. Femra është poezi pasi ka në vetvete pikërisht të gjitha elementët që i duhen një poezie. Delikate, e çiltër, kapricoze, nazemadhe, rebele, prepotente kur ka arritur format e duhura. Sa herë që lexon një poezi, zbulon gjithnjë gjera te reja.
Kush me mire se ti e di rolin e shumpërfolur të femrës në politikë . Kjo po bëhet nismë e paparë e grave kudo në botë, dhe me çdo kusht, edhe pse përfaqësimi i tyre nuk realizohet me femrat më të mira, më të ditura, më të zonjat, por me disa pseudointelektuale, kjo vlen edhe për gratë shqiptare, të cilat në mënyrë tragjike përzgjidhen për të drejtuar poste. Apo rastet e disa zonjave në Parlamentin shqiptar që, pasi kanë arritur të fitojnë një vend në të, sillen si padronët e këqinj kur kanë sado pak pushtet. Për të vazhduar më tej me disa zonja të tjera me më pushtet që e shpërdorojnë atë në mbrojtje vetëm të shoqeve të tyre të idealeve partiake. Kur bëhet fjala për kundërshtare, edhe pse femra, heshtin se nuk kanë çfarë të thonë. Dyfytyrësia është pjesë e shoqërisë, pa dallime seksi. Betejat për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për më tepër, e zhvillojnë me fushata dhe jo vazhdimisht, qoftë kjo edhe kundër dhunës. Por lufta ndaj dhunës nuk merr fund me kaq, do të duhen hapa gjigandë në kulturimin e shoqërisë dhe asaj shqiptare në veçanti......
....“Dhuna ndaj grave hidheron boten. Na ndihmoni ta ndalim”. Mesazhi i perbashket i sloganit dhe imazhit eshte qe: Grate duhet te respektohen ne cdo fushe: ne familje, ne shkolle, ne pune dhe ne
politike...
Rasti Dalia-Presidente, eshte vertet frymezim dhe per tu
pershendetur. Edhe une te perqafoj Liz per kenaqsine qe na percolle me shkrimin e mire. Uroj te kemi dhe ne ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale nje kandidate " Dalia Shqiptare" Te uroj gjithe te mirat e dashur !!!

Lis Bukuroca ha detto...

Shkrimi bukur Luiza, shpresoj se do te arrijme nje dite te behemi normal...flm.

Nehat Jahiu ha detto...

Luiza mikja ime shume e nderuar dhe e respektuar. Me shume vemendje dhe me nje zhytje te thelle lexova kete shkrim qe me la nje pershtypje te vecante. Keni prekur nje teme me shume vlere dhe qe ka nje peshe shume te madhe kjo teme qe ju keni shtjelluar ne kete shkrim tuajin. Cdo fjali apo fjali qe do shkruaja me teper ndoshta do te jete e tepruar mikja ime, por me te vertet eshte nje artikull qe jep nje sinjal se kso artikuj shkrimesh duhet te kemi shume e me shum. Une plotesisht pajtohem me komentuesit qe kane komentuar para meje.
Te pergezoj perzemersisht mike per kete shkrim kaq te qelluar dhe te shkelqyer...!

Elidjona Rexha ha detto...

Flm Elidjona! Ke te drejte ka shumbuj te tille, por ne rastin e nje figure te tille e cila vertet te frymezon, nderthurren shume elemente ku spikat fakti qe Dalia eshte nje figure eksperteje me nje ecje gjithnje ne ngjitje ne karriere dhe ngritje profesionale, e cila kulmon me detyrat e Komisioneres uropiane, fillimisht si komisinere e aresimimit dhe mandej e pstit me teknik Atij te komisares se financave dhe bilancit. Po ashtu ka nje momont qe dyhet vleresuar qe ne nje vend me prejardhje te ngjashme si jona, vend ish komunist, funksionon shume mire sistemi i merites,pa pengesa artificiale, por edhe vet demmokracia. Flm per inkurajimin

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Ylli! Ne fakt per barazine gjinore duhte te diskutojne njesoj burrat dhe grate. Per te arritur barazine midis tyre eshet enevojeshme te ndermerren politika qe shkojn, te cilat kerkojne kurajo politike, qe "disvavantazhojn e burrat” nga disa te drejta te quajtura ekskluzive . Porn je merak I rendesishem iqe buron nga Rasti Dalia eshet edhe ai I perkrahjes se njerezve vizionare. Eshte erednesishme te eksh ide qe te besh diferencen ne boten reale.

Eri Mimoza ha detto...

Zonj.Luiza ! ju pergezoj per shkrimin e bere por qe duhet derguar gazetave me te lexuara e qe te mos biere ne vesh te shurdhet zeri juaj kaq modest.Shqiperija jo pak, plot 20 vite qe perjeton politika jo shum te kendeshme ,por do te ishte edhe deshira ime qe ne politikat shqiptare te udhehiqte nje grua.Ne shqiperi ka gra te reja teper te zgjuara e me pak te korruptuara nga vetenatyra , e pse jo..... te udhehiqnin .Perderisa jane ekonomiste te sukseshme,politikane .nena,petagoge,gjyqtare ,prekurore e pse jo edhe udheheqese te shtetit ......... te lumt per shkrimin

Luiza Hoxhaj ha detto...

Faleminderit Mimoza per komentin dhe sugjerimin. Po eshte botuar dje ne gzeten Tirana observer si dhe ne gazeten on-line cene-alb.com, ne blogun tim si dhe mendova ta ndanim edhe se bashku ne fb.Gjithe te mirat

Lefter Karafilaj ha detto...

LUIZA mendim konkret dhe imedjat per momentin ton te kemi njeri qe e perfaqson ket popull te brisht se nga perfaqsimi i deputetve u c genjye ky mavri milet te behet c eshte e mundur qe te realizohet ky propozim PERSHENDETJE