Cerca nel blog

mercoledì 29 gennaio 2014

Thirrje për artikuj


Të nderuar lexues,
Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, në kuadrin e organizimit të  Konferencës Ndërkombëtare: “Tako Talentet Shqiptare- Meet AlbTalents”, e cila është projektuar të zhvillohet në dt 28-29 Mars 2014 në qytetin e Vlorës ju fton të bëheni pjesë e diskutimit për sa theksohet në vijim:
Shqipëria është një nga vendet në Evropë, me më shumë të rinjë, por me bilanc negativ ndërmjet punonjësve të kualifikuar të emigruar dhe atyre të kthyer. Të gjithë këtyre u shtohen flukset gjithnjë  në rritje të zhvendosjeve  të konsiderueshme nga rrethinat në drejtim te zonave  bregdetare dhe  kryesisht aksit Tirane Durres. Jo pak i prekur nga ky fenomen është dhe vet qarku i Vlorës, ku është projektuar zhvillimi i kësaj konference.  Gjithnjë e më shumë të rinj, nga keto zona, që vendosin për t'u regjistruar në një universitet të Vendit nuk mendojnë më per tu rikthyer në vendlindje. Përballë  të shumtëve, që gjithnjë e më shumë shkojnë, më pak e zakonshme është rruga e kundërt,  ajo e kthimit, edhe pse e dëshiruar nga shumë të rinj në fillim ("tani ikim, pastaj rikthehemi " është mendimi mbizoterues në castin e nisjes).
Lëvizshmëria për punë dhe studim është në vetvete pozitive, por bëhet një avantazh për të gjithë ata,  që duan të kthehen vetëm nëse ata kanë vërtetë mundësi për ta bërë këtë me sukses, supozohet, që do të merren në pune në një kompani që është në gjendje të mund të vleresojë kapitalin e saj njerëzor si dhe për të ndërmarrë ide biznesi duke shfrytëzuar përvojat dhe aftësitë e fituara jashtë vendit .
" "Ikim per tu kthyer ? " është pyetja që shumë njerëz bëjnë kur ata janë gati për të marrë vendimin për tu nisur në kërkim të mundësive më të mira gjetkë. Ajo përfshin të rinjtë, të rriturit,  prindërit. Tani ata kanë nevojë urgjente për të reflektuar dhe për të diskutuar së bashku me institucionet për të identifikuar zgjidhje, që ofrojnë shpresë dhe mundësi .
Nga ana tjetër, shumë të rinj, duke mos menduar të kthehen ndjehen megjithatë një burim potencial për vendin e origjinës, duke vazhduar të jetojnë në një rajon tjetër ose jashtë vendit dhe janë vetëm duke pritur për një mundësi për të dhënë një kontribut përmes projekteve dhe iniciativave te përbashkët. (ky projekt është një mundësi për ta bërë një gjë të tillë, ose minimalisht për të diskutuar për atë se cfarë duhet bërë për ta realizuar një gjë të tillë dhe  se në cfarë rruge mund ta realizojmë këtë).
Në një kontekst në të cilin institucionet publike dhe ato të sistemit të sipermarrjes përballen  ende në menyrë të ndrojtur me këtë fenomen, projekti “Tako Talentet Shqiptare - Meet AlbTalents”,  synon të lehtësoj një reflektim të thellë te karakterit  politike, sociologjike dhe antropologjike mbi madhësinë dhe formën, që eshte duke marrë fenomeni i lëvizshmërisë për gjeneratat e ardhshme dhe mbi perspektivat e lëvizjes së talenteve në të ardhmen.
Vlora nëpërmjet këtij projekti “kandidohet si një laborator kombëtar për monitorimin e fenomenit dhe për  të eksperimentuar politikat e rithithjes se tyre. Të rinjtë, akademike, ekspertë, institucione, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do të diskutojnë tema dhe zgjidhjet, që do të ndërmerren për të bere te kthyeshme vendimin për të lënë vendin dhe për të kthyer në vlerë të shtuar përvojën e tyre të fituar jashtë vendit.
E gjithë kjo, duke qene te bindur se vetëm nëpërmjet gjeneratave të reja, me energjinë dhe shkathtësine e tyre, aftësinë e tyre për të qenë një urë në mes të tashmes dhe të ardhmes, në mes të territorit të origjinës dhe sfidave globale, mund të kthehemi tek rritja,  duke gjeneruar zhvillim dhe mirëqenie te territorit.

TEMAT

• Migrimi i të rinjëve shqiptarë në Evropë dhe jo vetëm

• Në falenderim të gjeneratave të reja

• Qarkullimi i talenteve: të dhënat, problemet, perspektivat

• Koha jonë është tani: te ikim apo të qëndrojmë ?

• Sa Kompanitë shqiptare janë të hapura për talentin ndërkombëtare ( Përvoja te kompanive me personel te huaj)

• Politikat rajonale (lokale) dhe përvoja të suksesit (nëse ka të tilla)

• Metoda "kunder emigrim" dhe më tej: Politikat dhe perspektivat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Jeni te ftuar te jepni kontributin tuaj, me pjesemarrjen ne diskutime, ligjerate ose cdo forme tjetër.  Kjo thirrje ju fton  të prezantoni artikuj të ndryshëm në lidhje me temat e përmendura më sipër. Artikujt duhe të përmbajnë jo më shumë se 1.500 fjale dhe do të dërgohen ne adresën sekretaria@crdls.com. Ato do të  pasqyrohen në faqen e qendrës, projekti;  “Tako talente shqiptare- Meet AlbTalents”, nëse janë në përputhje me tematikat e  përmendura më lart, me emrin e autorit përkatës.
Mirëpresim kontributin tuaj!
Qëndra e Studimit të Politikave Europiane
për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal
       

Te investosh ne ekonomine sociale



Te investosh ne ekonomine sociale do te thote te aktivizosh nje multiplikatore dhe jo thjesht nje shumatore.
Kjo, psh, do te thote qe shpenzimi per  socialen eshte nje shpenzim, qe prodhon kthim (ternover) me te madh se  sasia e investuar. E njejta gje vlen edhe per investimet ne kulture.
Keto elemente distinktive te ekonomise sociale duhet te vleresohen ne rastin e procesit legjislativ, qe shohin sektorin jo fitimprures, duke filluar nga indikatoret e rinj, qe jane ne gjendje te masin perfitimet e prodhuara nga ekonomia sociale.