Cerca nel blog

mercoledì 30 gennaio 2013

“Rilindja” dhe forca per te ndryshuar



Domethenia e konceptit te Rilindjes



Nxitje per kete shkrim u be debati i hapur nga z, Pullumb Kaciqi ne fb ne interpretim te domethenies se termit “Rilindja”, slogan i Partise Socialiste per fushaten elektorale te 2013. E kosideroj diversitetin e mendimeve nje vlere apsolute, te lidhur me pasurine me te cmuar: Lirine. Nen kete optike cdo kontribut apo prurje eshte e vleresueshme.

Une po e shoh domethenien e konceptit “Rilindje” ne nje drite tjeter, jo si koncept i riperteritjes biologjike apo fizike, por si rievokim te frymes se nje periudhe historike. Se pari me duhet te theksoj se personalisht e pelqej kete term dhe uroj thellesisht qe te gjejme te gjithe se bashku energjine dhe mendimin qe te mund te linde: “Nje Rilindje e vertet shqiptare”. E pelqej kete term sepse “Rilindja” na tregon rrugen per te luftuar krizen.

“Rilindje”-fjale evolutive! Ne kushtet e diktatures se krizes dhe keqfunksionimit, qe karakterizojne te tashmen tone, merr jete nje deshire per te rilindur. Kjo deshire ka bere qe te jete gjithnje e me prezente, ne fjalorin e politikeberesve europiane ne diskutimet apo programe, ekonomike, politike etj. Nepermjet kesaj fjale: “Rilindje”, duke u nisur nga rilindja italiane dhe ajo europiane, pse jo edhe nga ajo e vonet ne kohe: Rilindja shqiptare, ne u drejtohemi atyre shembujve per t’i perdorur si lende te pare per te zgjedhur rrugen tone per te ardhmen. Ky slogan eshte i afte te evokoje, veprime, impenjime, shembuj nga ajo periudhe.

Frymezimin per ta mbeshtetur kete slogan e gjej tek nje levizje e ndryshimit te forte, qe i ka fillimet ne gjysmen e dyte te shekullit te 14. Kjo levizje kishte nje influence kaq te madhe sa transformoi radikalisht gjithe Europen. Periudha e rilindjes nisi si nje fenomen historik italian, me sakte toskaniane, e mandej u perhap ne gjithe europen e me gjere. Shekulli i 15 ishte nje epoke e zhvillimit te madh ekonomik, politik, shkencor dhe social, e cila njihet nga historianet si epoka e fundit te mesjetes dhe fillimit te modernitetit. Mbas nje periudhe te gjate ekskluzive te monopolit kulturor kristian kemi nje rilindje te mendimit dhe te artit laik
Gjate Rilindjes u be kalimi nga nje shoqeri e tipit agrar dhe feudale ne nje shoqeri me te urbanizuar e te prire ndaj tregetise. U kalua nga nje ekonomi shtepiake dhe fshatare, bazuar mbi shkembimin e mallrave ne natyre, ne nje ekonomi te tipit monetar. Gjate Rilindjes linden sistemet e para bankare, te cilat percjellin konceptin e kursimin dhe te fitimit ne tregeti.Me Rilindjen u hodhen farat e para te shoqerise borgjeze, duke u formuar nje shtrese sociale e njerezve laik, te cilet filluan te organizohen ekonomikisht dhe politikisht, duke pretenduar nje autonomi te veten prej strukturave kishtare dhe rurale. Lulezimi ekonomik dhe kulturor i qyteteve si Firenze, Milano, Ferrara, Mantova dhe Venecia, kontribuan per te promovuar nje shoqeri me laike dhe tregetare te destinuar per te zvendesuar gradualisht sistemin territorial feudale ne favor te nje shoqerie tipikisht moderne. Nen kete profil Rilindja prezantohet si berthama e pare e botes moderne, e cila ka evoluar ne forme. Prezenca e saj ndihet edhe ne shoqerine e sotme bashkekohore.
Ne fushen politike gjate Rilindja u shfaqen disa koncepte te Shtetit modern si dhe lindi refleksioni politik si shkence e pavarur. Strukturat politike kerkojne me shume stabilitet dhe nje ndergjegje me te larte per qellimet e veta civile. Vizioni i mendimtareve te pare te rilindjes, megjithese ishin ende disa religjioz, rezulton me heterodoks dhe me autonom perballe doktrines zyrtare te Kishes (deri heretik, nese i referohemi  Giordano Brunos). Gjate periudhes se Rilindjes mesuesve te kishes iu bashkengjiten shkrimtaret, shkollave te mendimit katolik iu bashkangjiten akademite e reja laike.
Nje tjeter aspekt esencial i Rilindjes eshte Humanizmi. Ne epoken e Rilindjes  njeriu vendoset ne qender te botes. Ky eshte nje ndryshim epokal i vizionit. Ai rizbulon rendesine e tij historike dhe vlereson boten natyrore brenda te ciles jeton. Njeriu i Rilindjes deshiron ta njoh boten per t’ia nenshtruar ate nevojave te tij. Shohim rikthimin e ndergjegjesimit te plote te njeriut ne mjetet e veta, pretendimin e nje dinjitet dhe te nje vullneti njerezor me te larte. Gjate mesjetes njeriu ka pranuar te jete i kufizuar, kurse tashme ai konsiderohej ne teresine e tij. Nese gjate mesjetes i ishte dhene rendesi me e madhe shpirtit dhe shpirterores, me Rilindjen kthehet interesi edhe per aspektin trupor dhe fizik te tij. Pikerisht gjate Rilindjes fillojne studimet e thelluara mbi anatomine. Njeriu i Rilindjes identifikohet me Leonardo da Vincin: shembull i njeriut poliedrik dhe i kureshtjes se palodhur per gjitheshka, qe i perket njeriut dhe mundesise per te permiresuar jo vetem kushtet shpirterore, por edhe ato tokesore (mireqenia ne kohen e sotme nese e perditesojme kete koncept). Lindi nje konceptim i ri i qenies njerezore, praktikisht si nje njeri i afte te trasformoje boten qe e rethon dhe te dije te gezoje kalimin e tij mbi toke.
Kjo vemendje e madhe ne vlerat teresore te njeriut con ne rizbulimin e klasicizmit grek (humanizmi antik sokratik dhe platonik) dhe te tezave klasike ne edicionet e tyre orgjinale, jo me nepermjet kultures kristiane ( Humanisti i madh Erazmusi i Roterdamit studio tre vjet nate e dite qe te mesonte greqishten e vjeter dhe ti lexonte klasiket grek ne origjinal). Njeriu i rilindjes shihte ne filozofine dhe ne kulturen klasike tentativen dinjotoze te hetimit dhe argumentimit te realitetit vetem nepermjet kontributit njerezor. Ky rizbulim i klasikeve con pervec te tjerave ne nje vizion te ri te artit, piktures, arkitektures. Vet artistet clirohen nga stili dhe nga urdherimet artistike kristiane per te ndjekur nje liri me te madhe personale dhe te interpretacioneve  artistike. Ashtu si atehere edhe Rilindja e sotme shqiptare frymezon nje rikonceptim te qyeteve tona, duke u ktheyr atyre frymemarrjen e nevojeshme dhe bere me te jetueshem per qytetaret e tyre.
Nga sa thame me siper duket qarte se kjo periudhe e re i dha jete nje forme te re te artit, arkitektures, ekonomise dhe politikes. Nje kulture e re morri jete ne vend te kultures se vjeter: te mentaliteti mesjetar ne dekadence. Qenia njerezore zbuloi objektiva te reja dhe shihej tashme si nje qenie trasformuese e afte te vendose per te ardhmen e saj. Merr terren nje liri e madhe, qe lejon te ngjisesh shkalle te ndryshme evolutive dhe te arrish objektiva te reja. Gjithshka duhet radikalisht te trasformohet dhe te shkohet drejt nje te ardhmeje me te mire (pike reference Mikelaxheloja). Keshtu nje qenie e re ben rruge duke rikerkuar te bukuren dhe te drejten ne jete, aq me teper qe ne ate periudhe, modeli mesjetar kishte hyre ne krize, duke ja lene vendin revolucionit industrial, per pasoje modernitetit, periudhes solare qe po lindte. Nese periudha e Rilindjes ndodhi kur hyri perfundimisht ne krize modeli social i mesjetes,tani po ndergjegjesohen te gjithe se ka hyre ne krize kapitalizmi industrial. Nevojitet nje zgjim i ri epokal. Nga perafrimi dhe ngjashmeria midis dy periudhave shihet qarte se sa shume ka nevoje sot per nje Rilindje te re, per nje ndryshim.
Ne periudhen e Rilindjes arritjet e reja hapen rruge te reja ne qarkullimin e ideve, te burimeve, te produkteve, te njerezve, duke nisur nje proces i unifikimt dhe i globalizimit, qe gjendet (i perfunduar) ndoshta vetem ne ditet tona. Aktualisht po jetojme nje moment te ngjashem me produkete te reja, mundesi te reja, pasuri te reja, ndergjegje te re, sfida te reja.
Nese gjate rilindjes lindi ideja e perspektives, e vendosur ne kontekstin  e ambjentit te kohes se saj, aktualisht kemi nevoje urgjente per te rilindur ideja e perspektives si dhe per te forcuar aftesine per ti analizuar faktet ne menyre kritike. Ne te njejten kohe sic linden gjate Rilindjes ideale te reja per bukurine dhe elegancen, ashtu si atehere duhet ti kthehemi mendimit etik dhe estetikes, aq te domosdoshme per kohen qe jetojme.
Gjate humanizmit perterihet interesi per magjine dhe alkimine si mjete praktike  dhe te arriteshme te kerkimit natyror (shihet vizioni panteist i Brunos). I tille eshte rendesia qe ka ne ditet e sotme kerkimi dhe inovacioni. Cdo gje arrihet vetem nepermjete dijes.
Mbas Rilindjes Toka hyri ne fazen historike te nderlidhjes. Rilindja na ka mesuar qe cdo arritje mbi Toke sjell disa pasoja, qe mund te percaktojne dhe kondicionojne edhe ne largesi ne hapesire dhe kohe. Eshte i nevojshem nje ndergjegjesim ekologjik i njeriut dhe i maredhenies se tij me boten. Njeriu behet subjekt i historise dhe nderkaqe pergjegjes per zgjedhjet dhe veprimet e tij. Eshte detyre e tij te njoh, kuptoj, qe veprimet e tij shkaktojne pasoja mbi te tjeret dhe mbi jeten e tokes dhe per rrjedhoje te reagoj ne menyre konseguente dhe te ndergjegjeshme.
Rilindja e re eshte e domosdoshme nese konsiderojme se Rilindja eshte periudha, qe zbuloi dhe vendosi njeriun ne qender, jo me si nje instrument, por si nje qellim. Edhe ne kohen e sotme njeriu, individi, qytetari jane ne qender te  gjitheshkaje. Nese europa e ka shpallur 2013 vitin e qytetarise nevojitet te bejme te njejten gje edhe ne. Cdo njeri ka nje rol per te luajtur ne histori. Kjo vlen edhe per cdo qytetar shqiptar. Rilindja na ka mesuar se egzistojne rrjete te relacionit midis pjeses dhe te teres, midis mikros dhe makros. 
E gjitha kjo te motivon per nje Rilindje te re shqiptare. Ne duhet ti bashkohemi komunitetit te madh te ndryshimit dhe zhvillimit. Ne kete rast ndjej nevojen te them se cfare synon sipas meje te bejme per te lindur “Nje Rilindje e re shqiptare”.
E para dhe leijtmotiv i ketij procesi sipas meje eshte “shpresa”. Jam e mendimit se nese deshirojme te ndryshojme Shqiperine per mire, nuk duhet ta kerkojme shpresen tek ndonje mit, jashte nesh, por duhet ta kerkojme dhe gjejme ate ne mendimet tona se bashku me kurajon dhe kembenguljen e nevojeshme per te shpresuar. Nevojitet qe te rikuperohet koncepti i pergjegjesise individuale. Cdo njeri eshte element tek i cili mund te mbeshtetet cdo proces ndryshimi. Ajo te ciles i trembet cdo pushtet, ne cdo sistem, eshte ndryshimi i nje njeriut, i cili eshte pastaj ne gjendje te deshmoje diferencen e tij. Eshte ky hapi i pare, guri themelor dhe vendimtar ne procesin e modifikimit te gjendjes aktuale te gjerave. Realiteti duket i pandryshueshem pikerisht sepse kush duhet te ndryshoje mbetet pafundesisht ne pritje te dickaje, qe vjen nga lart. Pertej fjaleve duhet te propozojme dicka konkrete si propozim, ne te cilen te gjithe se bashku, mund te behemi protagonist, edhe duke konsideruar faktin, qe qindra shoqata apo parti jane vendosur ne dispozicion te bejne dicka.
Duhet te gjejme menyra ta influencojme politiken me idete tona, pa krijuar domosdoshmerisht formacione te reja. Keto nxitje te krijimit te formacioneve te reja politike perbejne kosto te medha per komunitetin, si nga pikeveshtrimi ekonomik ashtu edhe nga ai qeverises. Duhet te largojme “humusin” e parave te lehta dhe te bejme qe te mos lindin me fidane te panevojshem sic po ndodh ne keto dite. Partia me e madhe qe egziston, por qe eshte e heshtur eshte ajo e njerezve qe nuk votojne, te atyre personave te cilet ndjehen te lire, jo pjese e ndonje partie, jo te ndikuar nga media. Kjo parti duhet te jape sinjale te forta te egzistences se saj: Duhet trasformuar ky vend.
Ne duhet ta njohim skuadren qeverisese perpara se ta votojme ate. Ministrat e rinj duhet te jene njerez te cilet demostrojne se dine te bejne. Per kete nuk nevojitet te jene domosdoshmerisht politikane profesionist, as profesore qe njohin vetem teorine, as financiere qe kane gjetur menyren te bejne para pa krijuar asgje. Nevojiten njerez kreative dhe etik. Nese mbeshtesim se turizmi eshte element themeltar per ringritjen duhet ti japim kesaj ministrie nje rendesi te madhe. Personalisht do te krijoja nje superministri qe permbledh turizmin, bujqesine, te mirat kulturore dhe mbrojtjen e peisazhit dhe ambjentit ne nje, sepse nje projekt i madh i zhvillimit turistik mund te linde vetem nga keto kater sektore dhe do te doja t’i  besohej kjo detyre dikujt qe ka demostruar te promovoj ekselencen shqiptare. (nese do te pyetesha une cdo njeri nga tre drejtuesit e shoqates se trashegimise kulturore (Auron Tare, Artan Shkreli apo Artan Lame) do ta bente kete detyre me mire se cdo minister i deritanishem i ketyre dikastereve.
Ne duhet ta rikuperojme etiken sociale si nje te mire apsolute per te ndihmuar ne rikuperimin e dinjitetit te nje poltike qe ka humbur sensin e turpit duke i bere gjerat ne interesin e vet apo familjes se vet, dhe jo ne interesin e pergjitheshem. Ne kushte te tilla ekonomike, mbulesa eshte e shkurter dhe nuk mund ti mbuloje interesat e te gjithe grupeve. Kjo duhet thene hapur. Duhet vendosur rregulli i jo me shume se dy mandateve ne cdo instance. Te zhvillohen primaret, duke i kthyer te pakten gjysmen ef uqise qe i kemi marre qytetarit, me ndryshimet kushtetuese te prillit 2008, si nje mundesi per te rinovuar klasen drejtuese, e cila na ka cuar ne kete fare derexheje. Shqiperise nuk i nevojitet nje klase politike e paafte dhe e paditur. Redultimi i finacimeve te partive politike eshte nje tjeter problem, qe duhet zgjidhur. Politika duhet te udhehiqet nga pasioni. Gjerat ndryshojne nese ndryshojme ne mentalitetin tone. Nese na mungon kurajoja duhet ta shqejme ate. Nese shohim ne rrjete sociale nje pjese ekonsiderueshme fshihet mbas pseudonime,. Pervecese tregues i mungeses se kurajos, shpesh kjo eshte tregues i mungeses se lirise, e cila ngriti krye gjate epriudhes se Rilindjes. Kemi nevoje per politika largepamese, qe midis mijera veshtiresive dhe rezistences te shtojne frymemarrjen e qyteteve dhe fshatrave tona. Rilindja jone duhet ta kete tek fuqia e qytetarit, tek finacimet private dhe publike ushqimin e saj fillestar.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 03/02/2013
 

martedì 29 gennaio 2013

Le te punojme per nje enderr!



“Disa i shohin gjerat sic jane dhe pyesin ;Perse? Une enderroj gjera,  qe ende nuk egzistojne dhe pyes: Perse jo? “-George Bernard Shaw.
 Duke lexuar kete thenie mendova: Le te enderrojme dhe punojme edhe ne per nje Shqiperi me te mire. Le te jete kjo endrra jone! Perse jo? Seicili prej nesh ka dicka per te bere ne kete drejtim, duke permiresuar vetveten dhe se bashku te permiresojme te teren, ambjentin rreth nesh.

venerdì 25 gennaio 2013

Fermat vertikale: nje mundesi zhvillimi


Diekson Despommier, profesori i mikrobiologjise ne Columbia University, ku zhvillohet ideja e fermave vertikale me studentet qysh prej 1999, mendon se fermat vertikale do te behen gjithnje e me shume atraktive dhe konkurruese. Teknologjite e avancuara do ti bejne shtepite e gjelberta gjithnje e me te lira. Ne fakt ai shpreson qe bota te prodhoj gjysmen e ushqimit te nevojshem ne ferma te tilla vertikale brenda 50 vjetesh. Ne fakt keto ferma jane bere qysh tani pjese e programit te kombeve te bashkuara per sigurine e ushqimit. Modeli i tyre ka gjetur perdorim ne Suedi.  A duhet te jete kjo nje shtyse e forte per te filluar ne vendin  shfrytezimin e  tokave te lena djerre si nje potencial zhvillimi e mandej, mbasi te kemi ezauruar kete burim, tu drejtoheme edhe pervojave te tilla.  Nese e shikojme nga “ultesira” ku gjendemi nje gje te tille na shfaqet ne permasa edhe me te medha mjerimi i  sekotrit tone agro-alimentar. Duhet te punojme forte per marken shqiptare. Ska rruge tjeter!

domenica 6 gennaio 2013

For a successful 2013 - Per nje 2013 te sukseseshme

Inspiration exists, but it has to find you working. Pablo Picasso.
Let it be this statement our inspiration for this year seemingly intractable. 

Frymezime ekziston, por ne duhet te gjejme ate duke punuar. Pablo Picasso
Le te jete kjo thenie e pikasos frymezimi yne per kete vit ne dukje te veshtire.