Cerca nel blog

martedì 10 gennaio 2012

Te studiosh ekonomine eshte e rendesishme

 
 
Në shkrimin e mëparëshëm “Web, një arenë ballafaqimi” bazuar në gjykimin tim kam identifikuar si një nga shkaqet, që në Shqipëri nuk kemi një ballafaqim individual të intelektualëve dhe akademikëve shqiptarë në këtë arenë, me punimet dhe idetë e tyre për ekonominë, përvec prirjes së ulët të tyre ndaj riskut të marrjes së përgjegjësive, edhe kulturën e ulët ekonomike të vendit tonë.  Pra midis të tjerash nevojitet të investohemi më shumë për ta krijuar këtë kulturë të nevojshme ekonomike, për masën e gjerë, si përthithëse e mendimit apo orientimeve, që burojnë nga qëndrat e ekselencës.
Njihet tashmë se një element  esencial i botës së sotme kundrejt viteve të mëparëshme është kompleksiteti i saj në rritje. Ekonomia na mëson ta kuptojme atë dhe na ndihmon të orientohemi drejt në këtë botë. Në se i referohemi krizës aktuale globale, shohim se një nga aspektet e saj është, që n’a vendos përballë faktit, ku edhe kuptimi i problemeve ekonomike është kompleks, esencial dhe si i tillë nevojitet një kapacitet i caktuar për të kryer analizat e duhura. Është pikërisht studimi i ekonomisë, që ndihmon në krijimin e hapesirave të përbashkëta të gjykimit dhe parashikimit për të paraprirë pasojat e papritura të ngjarjeve.
Po sa shkencore është ekonomia? Mund të flitet për shkencë ekonomike? Shpesh shohim, që recetat, që japin për zgjidhjen e të njëjtit problem ekonomistë të ndryshëm, qoftë në nivel global apo kombëtar, janë të kundërta. Përse zgjidhja e Paul Krugman ndaj situatës aktuale botërore është dukshëm e ndryshme nga ajo e ekonomistëve të tjerë (shkolla neoliberiste e Cikagos) do të pyesnim natyrshëm? Kështuqë, së pari ne duhet të kuptojmë: Cfarë janë dhe cfarë studiojnë shkencat ekonomike? Përse janë të dobishme dhe interesante ato? Përse të studiosh ekonominë sot është e rendësishme?
Ekonomia është tërheqëse  si cdo disipline humane, po aq sa matematika sasiore për kë preferon atë. Për të sqaruar kuptimin e shkencave ekonomike fillojmë me një përkufizim:“Ekonomia është shkenca sociale, që analizon, prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e të mirave dhe shërbimeve”. Një përkufizim ky pak bosh në dukje. Për ta kompletuar më tej atë konsiderojmë disa nga temat dhe kërkesat, që ekonomistët sot vendosin përpara vetes sic janë: Përse nëse bien cmimet e shtëpive në Florida, fqinji im emigrant në Itali apo Greqi humbet punën, gjë që sjell ulje të remitancave në vendin tonëËshtë e vërtet, që më shumë emigracion bën të ulet paga e punëtorëve në vendet pritëse? Përse në fillim të nëntëqintës Argjentina ishte më e pasur se SHBA dhe sot ndodh e kundërta? Gjatë një krize është me mirë një treg pune me amortizator social si pagesa integruese, ku një, që humbet punën ka të garantuar një pagesë minimale apo forma të tjera?  Është më mirë një sistem pensionesh publik apo privat? Përse nuk biem të gjithë dakort në kohë krize, që familjet të konsumojnë dhe punojnë më tepër, që ndërmarrjet të asimilojnë më tepër dhe të gjithë të jemi më mirë? Cfarë ndodh me papunesinë në se imponohet një pagesë minimale apo pagesa referente për tregun privat të punës, sic edhe ka ndodhur në fakt tek ne: shtohet apo pakësohet ajo? Është e vërtetë, që një pabarazi e pagesave ka prodhuar krizën finaciare aktuale? Globalizimi i shton apo pakëson pabarazitë? Përse po na pakësohen parqet publike? Përse vendet me sisteme elektorale mazhoritar rriten më tepër se ata me sisteme proporcionale? etj.
Paralelisht me këto pyetje me të drejtë lind shqetësimi: si bëhet t’u përgjigjesh në mënyrë të kënaqëshme këtyre pyetjeve apo të tjerave të ngjashme me to? Apo e gjithë kjo ndoshta nuk është e rëndësishme? Vështirësive janë të shumta për t’u përmbledhur me një përgjigje të vetme. Përgjigjia e përgjithëshme është: bëhet fjalë për materie të vështirë shkencëtarësh. Kjo kërkon kapacitet të madh analize. Megjithatë arsyetojmë, që ekonomia është brenda zgjedhjeve dhe jetëve tona. Në këtë cilësi kushdo beson të ketë dicka për të thënë mbi pagat, papunësinë, inflacionin, varfërinë, përfitimet; pothuajse si mbi kombëtaren e futbollit. Mund të themi më tej: dakort, por  edhe fizika është në jetën tonë të përditëshme. Është ajo, që spiegon psh, përse cdonjëri prej nesh ka peshën, që ka. Megjithatë modelet në ekonomi nuk kanë të njejtën domethënie dhe qëndrueshmëri si ato të shkencave të tjera si fizika apo inxhinjeria. Psh: teoria e bandave të gjysëm përcuesve i ka dhënë jetë tranzitorëve dhe qarqeve të integruar si dhe revolucionit digital; Cila është analogjia në ekonomi?
Nëse deduktojmë kështu përgjigjet e pyetjeve pararendëse do të jenë të thjeshta? Marrim njërën prej tyre: Është e vërtetë, që një fluks më i madh emigrantësh i rrëmben vendin e punës  punonjësit të shtëpisë (vendit pritës), ose të paktën con në reduktimin e pagës së tij? Një vlerësim sipërfaqesor do të konkludonte: emigrantët ofrojnë punë me kosto të ulët dhe kështu bëjnë, që ndërmarrjet të pushojnë punonjësit vendas, duke kursyer kostot e punës. Kurse një ekonomistë do arësyeton ndryshe: Puna e emigrantëve (më pak të specializuar) dhe puna e një punonjësi gjerman apo italian (më e specializuar) janë dy të mira komplementare. Vlen të thuhet: ato janë si dy këpucët alpine të skive, ku njera nuk shërben pa tjetrën. Në analogji puna e specializuar shërben pak në se nuk shoqërohet me atë më pak të specializuar. Kështu paradoksialisht në sektorë të ndryshëm në krizën eurozonës shumë punëtore italian, grek gjerman etj, të specializuar (teknikë dhe inxhinjer) nuk duhet të shohin me fobi shtimin e fluksit të punonjësve emigrantë. Puna e emigrantëve shpesh shpëton atë të punonjësve vendas dhe jo e kundërta si shumë herë retorika politike në disa vende ka ulëritur për vite.
Po me pagat c’ndodh? Në këtë rast kryesore është t’u referohemi të dhënave, gjë të cilën nuk jemi ambjentuar ta shohim në debatet e vazhdueshme. Supozojme, që për një X% të emigranteve pagat e punonjësve zbresin në një Y% të caktuar? Këtij qëllimi i ndihmon disiplina e  ekonometrisë si statistika e aplikuar  në problemet ekonomike. Ekonometria shërben pikërisht për të matur me precizion relacionin ekonomik. Nën këtë vështrim shembullin paraardhës e shohim në dy pjesë: E para është ajo mbi të mirat komplementare, që sjell emigracioni, dhe e dyta ajo ekonometrike, e cila shikon përmasat. Të bësh  shkencë ekonomike, në të cilën është e nevojëshme të ndash me qartësi cështjen dhe efektet e saj në një fenomen të dhënë, është substancialisht kjo: Të mendosh në mënyrë jo të përgjithëshme ndaj problemit  dhe pastaj t’u referohesh të dhënave. Do të thotë dikush: e c’na duhet ne kjo analizë? Pergjigja ime do të ishte: na duhet sepse jetojmë në epokën e globalizimit dhe jemi një vend me ekonomi të hapur me 1/3 e popullsisë në emigrim, por edhe për faktin e thjeshtë se shohim fillesat e pritjes së flukseve të emigrantëve në vendin tonë (psh, punonjësit kinez në sektorin e ndërtimit, të shitjeve apo fenomenin  migrimit të brendëshëm), me të njëjtat karakteristika dhe efekte si më sipër analizuam, megjithëse në përmasa të papërfillëshme, por të mjaftueshme për të kuptuar se në kohën e globalizimit nuk mund të mbetemi një ishull i imunizuar, nga efektet e kësaj bote, qofshin ato pozitive apo negative, përfshi krizën ekonomike dhe pasojat e saj. Propagandës zyrtare, kundërshtuese ndaj këtij konkluzioni i shkon shumë bukur një perifrazim nga filmi “Zonja nga qyteti”: -“Epo qumështin ja pinë, por vajzat nuk ja duan fshatit”.  E aktualizuar në funksion të situatës së të qenit të përshirë në proceset globale, me avantazhet dhe disavantazhet e saj, ne duhet të ndërtojmë poltika realiste dhe jo te kamuflohemi duke idealizuar të parat dhe nevleftësuar apo fshehur të dytat.
Midis pak aspekteve pozitive të krizës së sotme është vendosja përballë faktit të përmendur më sipër, që kuptimi i problemeve ekonomike është kompleks. Si i tillë kërkon një kapacitet të thellë të analizës. Shkencat ekonomike nuk na thonë se cfarë duhet të  mendojmë, ose me mirë si të mendojmë fatet e ekonomisë. Me të artikuluara janë një vështrim i gjerë mbi ecurinë e bursave,  si të shesim një produkt në treg ose të mendojmë si të administrojmë një ndërmarrje. Personalisht, mendoj, që të studiosh ekonominë në kohën e sotme është si të mësosh cfarëdo arti të vet-mbrojtjes. Kjo është shumë më përfshirëse dhe e thellë se sa të mendosh si zakonisht.  Kriza qëndron prapa deres së gjithëseicilit, e gatshme të krijojë probleme dhe ndërlikoje jetën tonë. Por mbi të gjitha të studiosh ekonominë na mëson qartësin e mendimit mbi një gamë të gjerë të kërkesave dhe problemeve të jetës sonë, një aftësi esenciale për t’u mbrojtur nga konfuzioni shpesh i pasuportueshëm i opinioneve jo llogjike dhe jo të dokumentuara, që ushqejnë debatin dhe opinionin tonë publik. Në rrethanat e sotme, kur kurba e papunesisë njeh vetëm rritje, natyrshëm do të lindte pyetja: A shërben të studjuarit e shkencave ekonomike për të gjetur një punë? Shumë do thosha unë. Pyetjet në fillim të artikullit e demostrojnë këtë. Cdo ditë balafaqohemi ne si qytetarë të vecantë, por edhe ndërmarrjet, qeveritë, institucionet ndërkombëtare, me këtë kompleksivitet. Sic më sipër thamë ky kompleksiviteti kërkon aftësi me të madhe të analizës dhe të orientimit. Shkencat ekonomike formojnë pikërisht këtë kapacitet, duke siguruar cilesinë esenciale për kë prezantohet në takimin e parë të punës, për cfarëdo vendi të bëhet fjalë: të kuptosh dhe të kesh dicka për të thënë.
 Sigurisht do të ishte e rëndesishme, që të mundeshim të studjojmë për të kuptuar gjithëshka: nga filozofia, biologjia, astronomia, elektronika, poezia. Të studjojmë Smithin, Keynesin dhe ekonomistët bashkëkohore pa lenë pas dore Danten, Naimin, Nolin, Migjenin, Lasgushin, Agollin,Kadarenë. Preokupante vertet! Nuk e kam kuptuar kurrë përse në formimin tonë kulturor, duhet të përjashtosh një lënde të caktuar në avantazh të një tjetre. Mundesh të njohësh në themel Danten ose Kadarenë dhe pastaj të mos dish asgjë për ekonominë e cila do apo nuk do do të përfshin në jetën e përditëshme ose anasjelltash, di gjithëshka në ekonomi dhe nuk kutpon fare, që njeriu është bërë edhe nga nevoja të tjera jo materiale. Nuk dua të konkludojmë, që studimi i ekonomisë nuk është i rëndësishëm dhe se studimi i poezisë do të duhej të formonte persona dhe shoqëri më të mirë. Prej shumëkujt në ditët e sotme dëshirohet një PBB më lartë, duke lenë mënjanë mirëqënien mendore dhe fizike: A ka sens e gjithë kjo? Dëmi i lënies pas dore të njërës apo tjetrës është i pamasë. C’të bësh?  Sipas meje është domosdoshmëri t’i jepet më shumë hapësirë studimit të ekonomisë dhe të të drejtave, qysh në shkollën e mesme e në vazhdimësi.  Kjo e shoqëruar me botimin e librave të shkruara me një prozë të gjallë, që të bën për vete, për të cilën janë mjeshtra autorët angleze, duke i hequr në këtë mënyrë ekonomisë përcaktimin e saj si “shkencë e trishtueshme”, do ta bënte ndoshta më të thjeshtë për të rinjtë, që do t’i dedikoheshin profesionalisht asaj, pa pretenduar të shpëtojnë botën, por as, që të mendojnë vetëm protofolin e tyre. Këta të rinj ndodhen midis nesh. Na mjafton t’i frymezojmë.  Qeveritë e cdo krahu politik duhet të vleresojnë se gjeneratat aktuale dhe ato të reja nuk duhet t’i mbajne të paditur në këte lende.
Sot më duket, që qytetarët tanë vuajnë më shumë se nga mungesa e të dhënave prej tejkalimit të informacionit, shpesh jo të dokumentuar (mbi të gjitha kur të dhënat kanë edhe një valencë politike). Psh , kohët e fundit tentohet të ushqehemi me iluzionin se ne jemi nga vendet më të zhvilluara, të pacënueshëm nga kriza, pa e argumentuar këtë situatë në mënyrë kompleksive dhe pa e shoqeruar atë me të dhëna të krahasueshme dhe të verifikueshme. Shpesh ka një inflacion të disa treguesve dhe deflacion për disa të tjere, gjë e cila ndodh më shumë për të bazuar mbi to komente, shpesh abuzive, të cilat në vend të trasparencës, ofrojnë të kundërtën:  fshehjen e një situate të caktuar ekonomike. Nëse do të provonim të kryenim një sondazh se sa sot njohin nivelin e inflacionit vjetor  apo nivelin e papunësisë në vend do të buronte me siguri një e vërtetë preokupante.  Ekonomia na ndihmon të mos ngaterohemi në këtë labirinth (dis)informimi, por të kuptojmë realisht situatën në të cilën gjëndemi në cdo moment, duke zgjedhur rrugën e duhur për ta përballuar atë.Të dhënat sigurisht duhet të jenë dhe të shpërndahen me kriter. E parë si disiplinë humanistike: ekonomia, sipas gjykimit tim duhet të jetë më pak e llogaritur dhe më e llogaritëshme, në sensin, që duhet të jetë më pranë me disiplinat humanistike dhe artin politik, më parë se sa të jetë një trup unik me shkencat e numrave dhe të formulave. Duhet të vazhdojmë të mendojmë gjithnjë se në thellësinë e numrave janë njerëzit në xhepin dhe në lekurën e të cilëve bëhen llogaritë. Për këtë nevojitet që, politikanët, gazetarët, sindikalistët dhe profesionistët të diskutojnë deri në raskapitje për këto tema. Edhe nën këtë prizëm të njohësh ekonomin është vërtetë e rëndësishme, duke fituar atë, që na mungon: kapacitetin e të analizuarit dhe mbi të gjitha atë të vendimarrjes në favor të interesit të përbashkët. Për këtë qëllim unë do t’i jepja më shumë hapesirë studimit të klasikëve mirësia e të cilëve na mëson: të jetojmë, të bashkëjetojmë, të ballafaqohemi, të zgjedhim dhe të vendosim.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 15.01.2012

martedì 13 dicembre 2011

Ekonomia e te ardhmes

Në fillim të viteve nëntëqind poeti Rainer Maria Rilke theksonte që : “ e ardhmja hyn tek ne, për të na trasformuar  ne, shumë më parë se sa ajo të ndodh”.
Në sistemin kompleks të ndërmarrjeve dhe të organizatave në tërësi, krahasimi më evident i këtij parimi është i dukshëm në nevojën primare të individualizmit “sinjale të dobëta’, që vijnë nga tregu, për të mbledhur menjëherë mundësitë për t’u trasformuar në avantazh konkurrues. Po cili është “sinjali i dobet” aktualisht më domethënës?
Pa dyshim nevoja për të konsideruar ndërmarrjen e vet si një sistem “inteligjent”, i aftë të ndërveprojë (jo vetëm i apasionuar për te reaguar) ndaj feedback me prejardhja nga ambjenti i jashtëm dhe i brendshëm, në të cilin përfshihet. Faktor ky, që pranon te kondicionoj një treg jo më te ndërtuar vetëm nga klientë, por nga të gjithë stackholders (komunitet, institucione, furnitorë, opinion, leader, aksionerë, media, të pavarur), të cilët reflektohen mbi bisnesin e organizatës. Në instancë të parë, ky vizion mund të duket i pallogaritshëm dhe i thjeshtë për t’u aplikuar, megjithatë duke vërejtur kontekstin e përgjithëshëm produktiv, zbulohet qartë, që mazhoranca e ndërmarrjeve është akoma pak e privuar për t’u dhënë kreditet e domosdoshme.
Megjithatë profilizohet me qartësi domsodoshmëria e një ekonomie të dijes të përbërë nga “aktorë” (organizata te formuara nga individë) që kanë aftësi të kombinojnë dhe komercializojnë know-how. Një ekonomi në të cilën ndërmarrjet duhet të investohen në aftësinë për të lexuar informacionet dhe stimujt e tregut, por duke i trasformuar në mirëkuptim/gjykim dhe veprim, me një fjalë: në dije. Vetëm organizatat, që investojnë në zhvillimin e kësaj aftësie dhe të këtyre flukseve informativ munde në fakt të mendojnë që të orientohen me sukses në një skenar konkurrues gjithnjë e më kompleks.
Për të bere këtë organizim duhet te bindemi që vlera e dijes shtohet duke u shtuar personat që e ndajnë atë. Jetojmë një epokë të shembjes së murit të vlerave të informacionit (over information) pasi ky është disponibël në kohë reale në të gjithë botën dhe në sasi të konsiderueshme. Në këtë llogjikë edhe kosto e informacionit bëhet më jetëshkrutër. Ky reflektim con në nevojën e individualizimit të metodave të reja dhe instrumentave të reja të analizes së ndërmarrjeve: mendohet për shembull se si menaxhimi i jep më shumë vlerë një kërkimi të marketingut, që evidenton humbjet e kuotave të tregut (sinjale të forta) më tepër se sa një seri informacionesh të prejardhur nga bisedat me klientët (sinjale të dobëta). Shpesh janë vecanërisht këto të fudnit që japin tregues operativ më të qartë dhe të transferueshëm në nivel strategjik.
Luiza Hoxhaj
Tiran eme 13.12.2011


lunedì 12 dicembre 2011

Barazi ne inteligjence

 Këto ditë po qarkullon edhe në internet një peticion i “Koalicionit për nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë”, i cili me arsyetimin e drejte: -“se vendi ynë asnjëherë nuk do të avancojë politikisht, ekonomikisht dhe nga ana shoqërore, nëse nuk arrijmë barazinë e vërtetë midis të gjithë njerëzve”-u kërkon partive politike shqiptare dhe strukturave të ngarkuara me ligj për mbikqyrjen e proceseve zgjedhore, që në të gjitha listat zgjedhore të kandidatëve konkurrues, për cdo nivel të pushtetit, qëndror apo lokal, një në tre emra të jetë femer. Me bindje se ky është një hap drejtë barazise gjinore, jo vet barazia, e firmosa këtë peticion. Prej tij sigurisht vetëm dicka e mirë mund të vi.
Normalisht, që kjo kërkesë ka buruar prej faktit tashmë të njohur të moszbatimit korrekt i ligjit zgjedhor nga ana e partive politike, duke mos përfshirë, sipas kuotës ligjore në listat e kandidatëve konkurrues, kandidate gra në masën 30% të listës në të gjitha proceset zgjedhore deri më sot. Natyrisht, që në zgjedhjet e fundit partitë politike e zbatuan këtë kërkesë ligjore në mënyrë “inteligjente”, duke plotësuar këtë kuotë fiktivisht, mbasi renditja e kandidateve femra në listat e kandidatëve ishte e tillë, që në fund produkti final as, që i afrohej kësaj përqindjeje. Për këtë moskorrektesë ligjore së fundmi partitë politike janë gjobitur nga KQZ. Përballë kësaj përpjekjeje për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në role kyc në drejtimin e shtetit, sic është parlamenti, qeveria, pozicione të larta drejtimi në adminstratën publike, në këshillat administrative të kompanive publike apo private si dhe në pozicione të tjera të zgjedhura me votë në nivelet e dyta të pushtetit si në bashki, komuna apo qarqe, pjesëmarrje kjo e cila tenton të përmirësohet edhe nëpërmjete aplikmit të këtyre kuotave, pra me ligj, të gjithë do të nxitonim të thonim: E pate? Këtë herë po partitë do të hyjnë në garë me këmbën e duhur: Ky sigurisht që do të quhej një hap i vogël përpara. Një hap pozitiv, por i pamjaftueshëm. Në se nuk e përmbushim tani këtë hap: Kur do ta bejme?
Por sa keq, megjithatë, duhet të pranojmë se ka edhe gra të cilat për të carë përpara apo për të kryer në mënyrë të “pëlqyeshme” detyrën e tyre, me qëllim që të ripërzgjidhen nga kryetarët burra, përdorin zgjidhje prej mashkulli! Për të ekspozuar shembuj besoj nuk ka nevojë. Do të ishte mirë, që të kishte sa më pak gra të tilla.
Në se nuk do të fillojmë ta përdorim këtë nivel pjesëmarrjeje edhe nga pikëpamja cilesore, diferenca midis burrave dhe grave do të kishte pak vlere. Ajo që të gjithë ne do të na duhet të kërkojmë është rritja e cilësisë. Duhet thënë, që jo pak gra , të cilat arrijnë në majë të pushtetit, bëjnë të njëjtat “budallallëqe”, që bëjnë edhe burrat, duke krijuar një diferencë midis të thënit dhe të bërit, pra midis premtimit dhe realizimit, midis asaj që duket dhe asaj, që janë në të vërtetë.
Ajo që vlen të thuhet në këtë rast është, që në ushtrimin e pushtetit përcaktuese, ajo, që duhet të na pëlqeje nuk është përqindja gjinore, por inteligjenca. Jetojmë në epokën e dijes. Vlerësimi i grave dhe vajzave është respekt i dinjitetit të tyre, që do të thotë të nderosh aftësitë e tyre. T’i vlerësosh ato do të thotë të njohësh vlerat dhe talentin e tyre. Duhet theksuar se në bazë të të dhënave statistikore në Shqipëri, niveli i arsimimit të femrave është më i larte se sa niveli i arsimimit të meshkujve. Pra gratë janë më të arsimuara se sa burrat, per rrrjedhoje rezulton, që ato janë më inteligjente, ose së paku më të kualifikuara se sa burrat. Gratë dhe burrat në politikë dhe kudo tjetër duhet të jenë komplementarë.Konkluzioni më i saktë atëhere mund të jetë : Më pak gra në role drejtuese do të thotë më pak inteligjencë në drejtimin e vendit.
Luiza Hoxhaj
Tiranë më 12.12.2011

Botuar ne gazeten Tirana Observer,dt 15.12.2011, ne rubriken : Forum

venerdì 2 dicembre 2011

Mbi librin e PLutarkut: L’arte di saper ascoltare

 
Ne kete manual te degjimit korrekt Plutarku, ashtu si ne “Keshillat politike” dhe ne “Morali”, tekste te cilat bejne pjese, ne kete zgjeron keshillat per virtytet, por edhe jep shembuj te veseve qe prekin nje nga aspektet me te rendesishme te jetes sone komunikimin shpesh te prekur nga arroganca, nga urrejtja, nga paragjykimet dhe nga mania e protagonizmit. Vepra i kushtohet te riut Nicandro me rastin e hyrjes se tij ne moshen virale. Plutarku i drejtohet keshtu te rinjeve, sepse ata dine te maturohen pa rene ne crregullimin e emocioneve, por ne cdo rast duke kerkuar, qetesi, urtesi, butesi dhe refleksion. Plutarku citon filozofet antik, tregon anekdota, na con drejt Omerit, vendos ne dukje kundershtine ndaj fjaleve boshe, kunder diskutimit ne dukje terheqes, por te privuar nga substanca, te perdorur per te bindur te hane sapunin per djathe (te ngaterohen) jo te padjallezuarit dhe pikerisht ata qe dine te degjojne.
Asnje shkrimtar nuk ka qene, ne cdo kohe kaq aktual sa ai, i konsideruar qe nga gjysma e teteqindes nje nga mjeshtrat me te medhenje
Plutarku eshte nen  cdo aspekt personaliteti me i madh i gjithe botes greke te epokes imperiale. Ai na ofron nepermjete veprave te tij te shumta, nje kuader te plote te aktualitetit helenik, nje helenizem pak melankonik, si te mbyllur ne nje vetmi”
Pak njerez ishin si ai qe thoshte gjithnje ate qe mendonte gje qe bente per vete degjuesit dhe lexuesit, te cilet shume shpesh e njohin ne shkrimet e tij, kaq i plote  me njerezillek dhe sens te mire eshte ai.
Nuk ishte nje mendimtar origjinal, por ai krijoi nje model te jetes bazuar mbi tradita me drejtim nga e ardhmja. Mund te thuhet qe ai ishte njeriu i koheve te reja.
Plutarku shpesh ndalet shume mbi detajet, te cilat dukeshin sikur jetonin te izoluar nga kontaktet.
“qellimi i tij ishte krejt tjeter, shume me i larte. Ajo qe vlen per Plutarkun dhe qe godet lexuesin eshte kuadri ne teresi.
Ashtu si perballe nje mozaiku: nese mbajme nje distance thuhen gjera qe nuk shprehen dot me goje por ne se shkojme dhe fusim hundet mbi kete apo ate skene, ose akoma me keq mbi thurrjet prej te cilave eshte perbere i gjithe shkelqimi zbehet. E njejta gje ndodh me jeten .Edhe me historine. Midis dialogjeve qe kane patur nje ndikim te gjere tek Plutarku, jane ato te Platonit dhe te stoikeve- me te rendesishmet jane ato mbi demonet te Sokratit mbi vonesen e denimit hyjnor
Shkrimet politike
Vizioni politik i Plutarkut perfshihet ne kuadrin historik te kohes se tij, kur Greqia ishte nen dominimin e Romes, qe kishte sjell megjithate, midis popujve te ndryshem ligjet dhe rregullat e saj: kete realitet Plutarku e kishte perpara shume te qarte. Por fakti qe mesimet e tij jane te lidhura me prezenten nuk perben nje kufizim te vizionit te tij politik, sepse kjo si per cdo filozof te denje per kete emer varet ose ne cdo rast c’prangoset nga rethanat nga lufta politike duke u projektuar ne nje dimension superior.
Qeveritari, thote Plutarku eshte ekzekutues i nje “ligji sovran”, qe qendron brenda, por edhe mbi te”.
Por shkrimet politike te Plutarkut nuk i drejtohen vetem politikaneve profesionist nga krere shtetesh deri tek administratori me i thjeshte i vendit me te larget dhe me te vogel: ato shohin te gjithe qytetaret. “Duke bere ne fakt pjese ne nje komunitete, nje qytetar i mire duhet te interesohet dhe te marre pjese ne jeten e vendit te tij, ne te gjitha manifestimet e tyre”.
“Kush luan me top-thote-Plutarku meson njekohessiht te marr dhe ta leshoj topin, por per  ate qe sheh fjalen nevojitet me pare te mesoj mire per te mundur pastaj te shqiptoj”. Sot flitet shume e degjohet pak. Nuk ka debat, nuk ka program televiziv ne te cilin ata, qe nderhyjne nuk jane marre nga mania per te hapur gojen per te dhuruar dijen e vet, e mbi te gjitha per te kritikuar ose menjehere per te share ke mendon ndryshe.
Plutarku na meson se ne nje debat ka gjithmone dicka per te mesuar. Dante na ofron nje leksion demokrakie kur na thote: “Dialogu zhvillohet ne mesim te respektit reciprok, te cilin aresyeja dhe pa aresyeja nuk mund te priten me nyje dhe ku e mira dhe e keqja nuk qendrojne kurre nga nje ane e vetme.
Keshtu mbyllet “balle per balle”,ekzemplare ne te cilin askush nga dy interlokutoret ka presupozimin te jete flamurtare i drejtesise dhe te vertetes, ajo qe me shume vlen per te gjithe eshte dashuria per atdheun e eprbashket. ( hspesh kemi degjuar te eprdoren shprehjet: “Po ti kush je?” “Me ty nuk flas” etj
Dueleantet ballafaqohen, duke degjuar me vemendje dhe me respekt, duke ponderuar fjalet ashtu sic u shkon galantburrave, edhe pse te prative te dnryshme, ne nje ballafaqim te ashper por civil, te tille, qe ne fund te mos duket se kush nga te dy eshte “fitues”.
Arroganca,paragjykimi,protagonizmi,urrejttja: keto thote Plutrku, jane difektet nga te cilat nevojitete te shihet: “Nevojitet te evitohet te nevrikosen dhe te reagojne ndja cdo batute, duke pritur me qetesi. Qe interlokutori te eprfundoj fjalen etij, edhe perse nuk ndajme te njejtin mendim, duke pritur pak sepse mund te integrojme, sqarojme apo korigjojme sa eshet thene dhe eventualisht te ritrajtojme disa fraza te nxituara. Kush kalon ne fakt menjehere ne kundersulm jo vetme nderpret dhe ekeput logjiken e diskutimit, por nuk ben nej figure te mire dhe erpfundon qe nuk degjon dhe nuk degjohet.
Perkundrazi ne se je ambjentuar te kontrollohesh dhe te respektosh t etjeret ndersa flasin arrin qe te nxjerresh disa perfitime nga cdo diskutim, disa spunto qe mund te te jene te vlefeshme dhe arrin me mire te te zhveshehs fallsitetin dhe boshllekun efolesit, duke ofruar nje imazh te nje eprsoni, qe do t everteten, jo mistrec dhe epr me teper reflektues ndaj polemikes.
Plutarku thote qe ne debatet manifestohet akoma me teper sa oratori eshet i pasur, funzizuar dhe en aspektin pozitiv. Ne kete rast thote:”Zilia leviz nga nje sens  superioriteti dhe  manise s protagonizmit dhe shton:
“Duhet te degjojme ke flet me shpirt te qete dhe te disponueshem, si te ishim te ftuar ne nje banket te shenjte ose ne ceremonin e e celjes se nje riti religjioz, duke aprovuar  ate qe shprehet mire ne menyre te pershtateshme dhe po aq te vleresoj vullnetin e mire te kujt ka vullnetin e mire te ekspozoj ne publik opinionete tij, duke u perpjekur te bind degjuesit, duke perdorur po ato argumenta, qe e kane bindur edhe ate vet te degjoj”.

domenica 27 novembre 2011

Leter e hapur presidentit te Bundesbank

E Charles Wyplozz 24.11.2011
Banka qendrore europiane (Bce) refuzon te reagoj si huadhenese e instances se fundit dhe te le, qe Eurozona te rreshqas drejt katastrofes, apo duhet, qe te garantoj borxhet publike dhe te marre riskun (debite) dhe frika e Gjermanise per shtimin e inflacionit te vertetohet?
Nje leter e Charles Wyplozz per Jens Weidermann, President i Bundesbank ngre nje sere pyetjesh urgjente mbi zgjedhjet e Gjermanise dhe mbi te ardhmen e zones euro: I dashur Jens, Jane gjithnje e me te shumte ekonomistet, sipas te cileve kriza e debive sovrane do te ndalet vetem ne momentin kur Bce, do te nderhyje ne cilesine e huadhenesit te instances se fundit. Per cfare aresye? Me duket, qe ju ngrini tre objeksione: ligjeshmeri te nderhyrjes, guxim moral, pavaresi te Bce. Efektivisht objeksione te tilla ngrene pyetje themelore, por pergjigjia juaj nuk mund te jete: “Jo, kurre”. Sipas interpretimit Tuaj te nenit 213 te Traktatit, Bce nuk duhet te ndihmoje qeverite. Ky eshte edhe interpretimi im, por ne maj 2010, banka Qendrore europiane e ka shkelur kete nen. Ne fakt, duke vendosur te blej borxhin publik grek, Bce jo vetem, ka shkelur frymen e Traktatit, por edhe ka transformuar sistemin e funksionimit te zones euro. Jam ne nje mendje per faktin, qe nje union monetar nuk mund te mbijetoj ne se cdo njeri prej vendeve nuk respekton disiplinen e bilancit. Per me teper zgjidhja e problemit, e gjetur dhjete vjte me pare, ishte Pakti i Stabilitetit. Pakt, qe nuk kishte asnje shprese se do te funksiononte. Jo vetem sepse ai ishte i keqkonceptuar, por mbi te gjitha, sepse realizimi i tij presupozonte, qe qeverite dhe parlamentet do te hiqnin dore nga sovraniteti i tyre ne fushen e bilancit. Traktati ishte keshtu i cenuar, qe ne nisje, por jo ne gjitheshka. Ishte, ne fakt, klauzola e shpetimit (art.123 dhe 125), qe mbikqyrte. Kjo klauzole specifikonte, qe nje vend i cili nuk kishte respektuar disiplinen e bilancit, do te duhej te perballonte pasojat me mjetet e veta, sigurisht, qe do te kishte sherbyer si leksion, per te eleminuar radikalisht nga zona euro jo disiplinimin e bilancit. Duke e bere kalimtare te vetmin instrument te disiplines se bilancit efikas, qeverite e Bce kane “europianizuar” borxhet publike kombetare. Paraardhesi juaj kishte ngritur mburroje kunder ketij gabimi te rende, ashtu sic do te kisha bere edhe une, por tashme e keqja ishte bere, nuk mund te kthehej mbrapsht. NUK SHERBEJNE NDESHKIMET, POR RREGULLAT E REJA Sot Bce mundet vetem te pi kupen deri ne fund. Legalizmat nuk mund te ndryshojne asgje. Duke perfshire ne menyre perfekte si per Ju dhe per Bundesbank do te jete e veshtire te gelltitesh kete kafshate te hidhur, por alternative eshte renia e eurozones. Dhe imagjinoj, qe pavaresisht kunder deshires Suaj nuk mund te mos prirem drejt nje alternative kaq shkaterruese. Eshte keshtu, vertete? Do te me pelqente te merrja nje konfiirmim Tuajin. Vendimet e majit 2010 kane krijuar nje kurajo te forte morale, ate te inkurajimit te vendeve per te mos respektuar disiplinen e bilanceve, duke llogaritur vecanerisht mbi nje shtyrje nga ana e vendeve anetare. Nevojitet tani te rendim per te riparuar keto pasoja shakterruese. Por jo ne kete moment. Tani jemi plotesisht ne krize dhe prioritet apsolut eshte t’i japim urgjentisht fund. Vecanerisht per pjesen me te madhe te bashkepatrioteve Tuaj duket qe prioroteti konsiston ne ndeshkimin e vendeve te padisiplinuara. Me vjen keq, por kjo nuk mund te funksionoj. Vendosja e masave shtrenguese te bilancit per vendet ne recension, ose ne prag te renies ne te, nuk do te sjelle ndonje ulje domethenese te deficitit. Mjafton te shohesh se cfare po ndodh ne Greqi, per te pasur nje konfirmim. Pergjigjia e drejte ndaj rrezikut moral eshte parapergatija e nje instrumenti te ri,i cili garanton disiplinen e bilancit, pa kete vendoset ne diskutim sovraniteti i vendeve anetare te zones euro. Ne kete moment diskutohet mbi disa zgjidhje dhe shume nga keto e perfshijne Bce. Nje shembull mund te jete i dobishem. Perpara krizes Bce ka qortuar shpesh mungesen pothuajse totale te spread mbi deficitin publik te vendeve te cilat ne menyre te qarte nuk kujdesen per disiplinen e bilancit. Megjitheate Bce, ne kete gjendje, qe jane punet ka nje pergjegjesi te rende. Duke pranuar si kolateral te gjitha obligacionet e te gjitha vendeve anetare, Bce, garantonte, ne fakt, vleren e obligacioneve te tilla, duke inkurajuar “de facto” jo disiplinen e bilancit. Ky gabim mund te ndreqet pa ndryshuar Traktatin. Bce mund te vendos njeaneshmerisht te pranoj si kolateral ne operacionet e saj te rifinancimit vetem obligacione te metuara nga vende, qe kane ndermarre masa ne favor te disciplines se bilancit. Takimi i fundit i krereve europiane ka stabilizuar ne menyre te aresyeshme, qe te gjitha vendet e zones euro duhet te adaptojne nje rregull kushtetues te frenimit te borxhit, te ngjashem me ate qe ka Gjermania dhe ne te njejten kohe, te ndertoje komisione te pavarura, te ngarkuar per te kryer vleresimin e politikes se bilancit. Me te kaluar krizen Bce do te duhet vetem te konsideroj kete vendim dhe te reagoj per pasoje kur te efektivizoj operacionet e rifinancimit. Nje mase e tille, e vetme, do te jete pa dyshim me efikase se pakti i Stabilitetit dhe masat e tjera intruzive, qe aktualisht jane, duke u shqyrtuar. Embelsira per ne fund, paralajmerimet e Bce do te ishin marre shume me seriozisht se ne te kalauren. Dhe jane ide te tjera ne diskutim. Disa kane te bejne me Eurobondet, psh projekti i “obligacioneve te sigurta” te tjera: debitet blu dhe debitet e kuq. Por objektivi i ideve te tilla nuk eshte t’i vendoset nje fren krizes ne vijim, por per te krijuar, per te ardhmen, kushtet per nje disipline te bilancit. Ne se ju te Bundesbank mendoni, qe masa te tilla paraprake jane te panevojeshme ose te pamjaftueshme, do te ishte oportune, qe te spiegonit motivin. PAVARESIA E PAQENDRUESHME E BCE Eshte sigurisht e drejte te preokupohemi, si kemi bere per pavaresine e Bankes. Nje nga progreset et e rendesishme te permbushura nga Bashkimi Europian eshte ai qe ka akorduar totalisht te gjitha bankave te zones euro. Bundesbank mund te jete krenare, qe ka demostruar nje rendesi kruciale te parimit te pavaresise. Ne fakt Bce, fale Traktatit, mund te thuhet, qe eshte banka qendrore me e pavarur ne bote. Te pakten “de jure”. Po “de facto”? Mendojme per vendimin e marre nga Bce ne majin e 2010, te mbeshtese direkt borxhin grek. Si valle ka vendosur ne menyre te tille? Megjithese pa kerkuar ndjese nevojitet te pranoj, qe ekziston nje aresye: kufiri midis politikes se bilancit dhe poltikes monetare eshet ekstremisht i paqendruehsme dhe nuk mund te jete i ndare ne menyre precize, gje qe implikon pashmangeshmerisht parimin e epersise se politikes, pasoje e faktit, qe ka nje pengese te vetme te bilancit publik e cila kombinon saldot e bilancit fitimet e realizuara nga banka qendrore qe emeton monedhe. Per te siguruar integralisht pavaresine e bankes qendrore, nevojitet qe ne cdo rethane fitimet te jene ekzogjene dhe saldot e bilancit endogjene. Nderkaq teprica eshte vlera reale ( e zhveshur nga inflacioni) e debitit. Ne maj 2010 Bce ishte propabilisht e bindur, qe vlera e debiteve sovrane nuk mudn te ishte vendosur ne diskutim, as ne rastin e nje defaulti (falimentimi). Banka qendrore ne kete rast ka bere nje gabim vleresimi per nje gabim te tille ka thene : “Jo, kurre” nuk ben qe te konfirmoj qe ne kete fushe situata nuk eshte thuajse bardhe zi. Historia gjermane ka demostruar pasojat katastrofike –iperinflacion- te financimit monetar te deficitit te bialncit, por mesimi qe nxirret nga ky episod eshte me i holle se sa duket me veshtrim te pare. Iperinflacioni ka qene pasoje e financimit te vazhdueshme te deficitit te pafund. Sot e kesaj dite pritet nga Bce nje nderhyrje specifike. Duhet te pranoj te garantoj debite tashme te emtuara. Dhe garantimi nuk kerkon qe Bce te absorboj sasi te jashtezakoneshme te borxhit publik. Do te duhej te na mjaftonte fjala e saj dhe ne rast se do te duhej te blinte borxhin, do ta bente ne sasi te kufizuar dhe asngje nuk do ta pengonte te sterilizonte blerjet e saj, duke evituar keshtu nje shtim te padallueshem te mases monetare. Shembulli gjermani viteve 30 nuk aplikohet ne situaten e sotme. Edhe ne se nuk bindeni, do te donim ta benit te ditur. Ne rast te kundert spiegoni perse. Ceshtjet e trajtuara jane shume komplekse dhe kerkojne analiza te sakta. Eshte me gjithate e sigurt qe pergjigjet nuk mund te jene bardhe zi. Detyra Juaj eshte e veshtire sepse duhet te permbushni zgjedeje te veshtira, qe ne fund reduktohen ne dy. Bce duhet te refuzoj te reagoj si huadhneese e instances se fundit dhe te le qe Eurozona te reshqase drejt katastrofes, ose duhet te garantoj borxhet publike dhe te vrapoj drejt rrezikut qe frika juaj te vertetohet? Ne se keni nje alternative me te mire per te ofruar, ende nuk e keni prezantuar.
 Perktheu Luiza Hoxhaj

Emergjence ambientale

Politika ka nevoje te lirohet nga diskutimet publike, nga retorika e piramidave moderne ,veprave te medha, te kushtueshme dhe te panevojehsme per faraonet e rinj. Nuk eshte koha per to. Vepra me madhe per te cilen Shqiperia ka nevoje eshte vendosja ne siguri dhe mbrojtje apo shpetimi i territorit te vet si ne zonat rurale ashtu edhe ne ato urbane. Nuk mundemi me te shakterrojme burime ekonomike dhe ambjentale, nuk mundemi te humbasim jete njerezish. Keto jane kosto te papranueshme per nje vend, i cili deshiron te percaktohet modern dhe civil. Perballe skenave, qe shohim cdo dite ne tv, perballe kesaj emergjence ambjentale dhe njerezore, mendoj se eshte koha e nje seance parlamentare per te diksutuar se cfare do te thote te luftosh kasten e prodhimit te cimentos, qe po ulet kembekryq dhe demet qe ajo prodhon, per te diskutuar se cfare cmimi Shqiperia duhet te paguaj per abuzimin, sherimin dhe spekulimin. Te diskutohet per nje plan per te vendosur nen siguri dhe shpetuar kete vend te bukur. Eshte e qarte se perballe nje ngerci ekonomik dhe politik po futemi me kembet tona edhe ne nje ngerc ambjental, por edhe social do te thosha te cilit nevojitet ti jepet sa me shpejt nje pergjigje.

lunedì 7 novembre 2011

Sistemi partiak në Shqipëri: dicka e re po vjen

“Asnjë parti nuk jeton në boshllëk (Blondel, 1978). Kjo do të thotë që partitë operojnë në një kontekst historik të caktuar. Partitë vendosen në sistemin politik si një lidhje e privilegjuar midis shoqërisë civile dhe shtetit. Ato zhvillojnë funksione esenciale në lidhjen midis qytetarëve dhe institucioneve: si strukturimi i votës, artikulimi i interesave të qytetarëve si dhe prodhimi i politikanëve, që u përgjigjen këtyre kërkesave të zgjedhësve, pak të pranishëm deri tani. Cilësia e sistemeve demokratike është shpesh e lidhur me atë të partive. Sistemi partitik, që egziston në një vend të caktuar në një moment të dhënë historik është rezultat i një tërësie faktorësh. Sipas tipologjisë së Sartorit ndarja tradicionale është ajo në sisteme të partive konkuruese dhe jo konkurues. Meqë orientimi ynë është Europa do e kufizoj analizën në sistemet konkuruese. Sistemet e partive kanë një strukturë të dhënë nga numri i partive dhe distanca ideologjike midis dy poleve ekstrem të partive të bashkuara në sistem. Këto karaktersitika influencojnë drejtimin e konkurrencës ndërpartiake e cila mund të jetë centripete ose centrifuge. Një numër i kufizuar i partive, me distancë ideologjike të reduktuar dhe konkurrencë centripete, favorizojnë përfaqësimin, stabilitetin dhe aftësinë e përgjigjes politike të qeverive. Një numër i madh partish dhe polesh të bashkuar në një distancë të gjerë ideologjike dhe konkurrencë centrifuge cojnë në deficit përfaqësimi, paqëndrueshmëri dhe ineficencë qeverisëse. Kushtet strukturore të sistemeve të partive kondicionojnë kështu aftësinë e partive për të ushtruar funksionet e tyre. Këto kushte, më tepër se sa përbërësit e tyre, janë të rëndësishëm për të përcaktuar karaktersitikat e demokracisë. Fakti, që partitë konkurojnë në një shumëllojshmëri arenash: si në atë elektorale, parlamentare dhe qeveritare e komplikon kuadrin. Që një sistem demokratik të funksionoj në mënyrë harmonike konkurrenca ndërpartiake duhet të prezantoj strukturë homogjene në arenat e ndryshme. Vetëm kështu efikasiteti dhe stabiliteti i veprimit qeveritar si dhe perfaqësimi i qytetarëve mund të jetë i garantuar. Disarmonia e sistemit partiak në arena të ndryshme përbën një kufizim të thellë të demokracisë sonë. Në vendet kryesore europiane sistemet partiake prezantojnë karakteristika virtuoze. Ato janë të konsoliduara nëpërmjet proceseve koerent dhe respektues të karakteristikave të shoqerive perkatese. Duke lenë mënjanë Britanin e Madhe për papërsëritshmërinë dhe pakrahasueshmërinë e vazhdueshme të kushteve, që përbëjnë konsolidimin gradual dhe paralel të demokracisë dhe të sistemit partitik, shohim: Francën, Gjermaninë dhe Italinë, vende të cilat kanë rithemeluar demokracinë e tyre. Të dy vendet e para, kanë sisteme të partive me një numër të kufizuar të tyre dhe me dinamikë centripete të konkurrencës, gjë që garanton përfaqësimin e qytetarëve dhe stabilitet të qeverive, megjithë alternimin në qeveri të maxhorancave të ndryshme partiake. Në Francë sistemi partiak i Republikës së Pestë vijon një disenjo institucionale koerente dhe rigoroze, e aftë të forcojë ekzekutivin pa dobësuar aftësinë përfaqësuese të partive. Rritja progresive e pragut, që duhet superuar për tu pranuar në turnin e dytë për zgjedhjet në Asamblenë Kombëtare, ka berë të mundur rritjen e tendencës për fragmentarizim dhe prodhimin e një “kuadri bipolar”, të partive të afta për të përfaqësuar qytetarët dhe dhënë stabilitet ekzekutivit. Përtej ktëij soliditeti duket projekti institucional gjerman. Edhe në këtë rast sistemi partiak nuk vuan dhënien e zgjidhjeve për të krijuar një ekzekutiv efikas. Stabiliteti i tij është së pari i garantuar nga prezenca e mosbesimit konstruktiv. Një mekanizëm i tillë ka i vetëm potencialin të eleminoj tendencat centrifuge në arenën parlamentare, paverësisht nga fragmentimi i sistemit partiak. Kjo ka qenë e kufizuar nga kufiri i pragut prej 5%, duke demostruar aftesinë të përjashtojë partitë e vogla, potencialisht destabilizuese, por edhe të pranojnë të lindin forca të reja. Superimi i periudhës së koalicionit të madh (Grosse Koalition 2005, i dyti mbas atij të 1966) siguroi stabilitet qeverisës dhe la njëkohësisht të hapur zhvillimin e sistemit: konsolidim të bipolarizmit apo fragmentarizim të ri. Jashtë një dizenjoje institucionale koerente është origjina e sistemit partiak italian. Për gati gjysëm shekulli sistemi politik italian ka qenë karakterizuar nga një formë e qëndrueshme e demokracisë shumë partiake, e formuar mbi ekuilibra politik jo stabël. Adaptimi i një ligji elektoral fortësisht propocional prodhoi një sistem pluralist partiak të karakterizuar nga shumëfishimi i poleve ekstrem dhe konkurrencë centrifuge. Difektet e tij, qartësisht të dukshme, janë: mungesa e alternativës qeverisëse, kufizim i përfaqësimit të zgjedhësve, jo stabilitet i qeverive (53 qeveri në 45 vjet). Duke filluar nga vitet 90 ka filluar një fazë tranzicioni në të cilën politika italiane nuk ka qenë në gjendje ti përgjigjet plotësisht nevojave të shoqërisë. Qëllimi për të thjeshtëzuar sistemin partitik nuk ka funksionuar. Sistemi yne partitik i ngjason modelit Italian. Në vitet 90, mbas një historie 45 vjecare unipartiake fillon historia e vërtet e ndërtimit të një sistemi partitik konkurrues. Një zgjidhje e tillë ka kontribuar për një transformim pothuajse komplete të ofertës partitike dhe ka lejuar alternimin qeverisës, të verifikueshëm në cdo zgjedhje nga 1992 deri më 2009. Për shkak të mungesës së një vizioni refomist strategjik, ligji elektoral ka pësuar ndryshime në cdo ballafaqim elektoral. Zvendësimi në 2008 i ligjit elektoral miks (mazhoritar i korrektuar me proporcional kombëtar) me një ligj tërësisht proporcional rajonal nuk ka përmirësuar sistemin partiak dhe cilësinë e demokracisë, përkundrazi kombinuar me difektet e personalitetit politik dhe nivelit shoqëror e ka demtuar atë. Ky ligj nxjerr jashtë sistemit partitë e vogla, të cilat në rastin e një demokracie të pakonsoliduar si kjo e jona, nuk janë potencial destabilizues, përkundrazi nese funksionojnë sipas parimeve të konkurrencës rrisin nivelin e perfaqesimit bëhen pengesë për autotarizmin e të mëdhenjeve. Edhe në fushën parlamentare sistemi yne partiak ka parë ndryshim pavarësisht totalit të numrit të partive dhe drejtimit të konkurrencës, e cila mbetet esencialisht centrifuge dhe gjeneruese e potencialit jo stabilizues, por praktikisht, pavarësisht diferences se thelle ideologjike midis tyre aleanca LSI-PD rezulton një alencë solide. Si spiegohet ky soliditet ndryshe nga sa përcakton teoria ? LSI është transformuar në vlerë të shtuar për te djathtën dhe vet ekzistencën e saj në pushtet. Ajo paguan një kosto të rëndë për aleancën në qeveri me Berishën, e cila zgjat prej dy vitesh me disa skandale mbi shpinë. Megjithatë LSI arrin të mbaj fluksin e saj elektoral, duke mundur të llogaris militantët e majtë. LSI është kujdesur maksimalisht të hedhë rrënjë në atë fashë elektorale, në të cilën qendra e djathtë ka arritur të mbjellë një kulturë politike plotësisht mosbesuese ndaj ofertës politike të PS. Rasti i zgjedhjeve lokale e konfirmon këtë. Analizat përkatëse si dhe problemet aktuale të qendrës së djathtë mund të kontribuojë në refleksionet për të ardhmen e vet të majtës. Deri tani ajo nuk ka arritur të përfitoj nga dobesitë dhe skandalet e të djathtës edhe për shkak të sistemit, nga i cili buron stabilitetit i qeverisë së djathtë. Sistemi ynë është një bunkerizim i ri në se e shohim nga ky këndveshtrim. Aty nuk mund të ndërhyet edhe në rast skandalesh. Ky sistem, me ndryshimet kushtetuese nuk ta mundëson “luksin” e votëbesimit konstruktiv si tek sistemi gjerman. Qëndrueshmëria formale e qeverisë paguhet me cmimin e lartë të ngushtimit të hapësirës së votebesimit, mbas ndryshimeve kushtetuese të 2008, fakt ky, që reflekton të keqen e sëmundjes jo shëndetin e demokracisë sonë. Shërimi kompleks i saj është i domosdoshëm, me qëllim përmirësimin efektiv të demokracisë shqiptare. Kjo mund të realizohet me ndryshime në parti të vecanta, sic po ndodh në PS dhe ristrukturim operativ nëpërmjet reformave elektorale efikase në arenën partiake. Harmonizimi i kushteve strukturale të sistemit në fusha të ndryshme është i mundur nëpërmjet zgjidhjeve isntitucionale përfshirëse dhe koerente. Sistemet francez dhe gjerman na e demostrojnë këtë fakt. Megjithë dritehijet partitë në raste të tilla arrijnë të zgjerojnë kapitalin social, duke filtruar dhe grumbulluar kërkesa sociale në terma të administrueshëm nga sistemi politik. Pikërisht procesi i dekurajimit partitik i sintetizuar në metaforën e largimit dhe kontrapozicionit të shoqërisë civile ndaj partive është origjina e “tranzicionit të gjatë “të nisur në vitet 90, ende i papërmbushur. Nëse pakënaqësia ndaj partive konfiguron disa fenomene relativisht të gjeneralizuar në demokracitë bashkëkohore, në sistemin politik shqiptar kjo tendencë përfton tipare specifike. Shqipëria është vend në të cilin sistemi i brendëshëm partitik është rrënuar dhe vendi në të cilin është afirmuar elektoralisht në pushtet PD, nga procese elektorale të dyshimta të cilat asnjëhere nuk janë legjitimuar plotësisht. Akoma më keq, që sot ajo është shndërruar në një parti përfaqësuese direkte të një perandorie financiare dhe mediatike. Nuk është rastësi, që lidershipi i të djathtës në mënyrë konstante pozicionohet kundër mbijetesës së fenomenit të rreshtimit kundër brenda partisë si dhe kundër një modeli partie alternative të djathtë. Vetëm LZHK ka dashur dhe ka arritur të diferencohet nga modeli i Berishës. Në fakt kontributi i saj, si dhe zërave të rinj kundër brenda PD, janë prezantim i mosdakordimit dhe inkurajimit partiak. Vlera të tilla mundin të interferojnë në kulturën politike në zona të caktuara të Shqipërisë. Nuk ekziston asnjë “ligj i hekurt”, që përcakton suksesin e një oferte të caktuar politike. Përkundrazi mbështes iden, që ky fakt është fortësisht i influencuar nga zgjedhje të përmbushura si dhe nga objektet kryesore prezente mbi tavolinën politike, nën një gjykim të caktuar kritik. Thënë ndryshe, fazat historike, si kjo, që po kalojmë, në të cilat ekuilibrat e shoqerisë vendosen nën presion mbyllin hapësira të panumërta (anomali, pasiguri, shkatërrim të kapitalit social), munden të prezantohen edhe si mundësi të panjohura për subjektet në gjendje të interpretojnë më mirë situaten e re në të cilën trupat e ndërmjetëm, zona gri, mund të ripozicionohen dhe ridisenjojnë sistemin e mardhënieve me individët dhe institucionet, duke formuar konstrukte të reja simbolik dhe tregues. Aktualisht këtë po tenton të realizoj PS me programin e ri politik, duke synuar ti jap rrugë shpresës për ndryshim. Vlen të theksohet se nuk ekziston asnjë element “apriori”, që tregon se një formacion politik mund të bëhet interpretues më i mirë i ndryshimeve te tilla. Mund të pohohet, që fragmentarizimi, heqja e elementeve inovativ, shuarja e ndryshimeve me partitë e tjera, që ka ndikuar gjatë shtrirjen elektorale dhe rrënjëzimin social cojnë në ballafaqimin me disa elemente, që karakterizojnë sistemin tonë politik. Së pari duhet të njohim vecoritë e raportit qendër/periferi, problematika e të cilës është një e dhënë përbërëse e politikës dhe shoqërisë sonë. Në Shqipëri, si kudo, kapitali social është histrorikisht i lidhur me ngjarje të shoqërive lokale me profile të caktuara. Së dyti është e nevojëshme t’i rijapim këtij raporti shtratin e krijuar në kohë si dhe të njohim disa dyshime te krijuara nga klasa politike e dalë nga tranzicioni, për të ditur të ndërtojnë marrdhënie midis këtyre shoqërive lokale dhe shtetit në nivel qendror, duke rrënjosur në kontekstet lokale serbatorët kryesore të konsensusit për partitë, ku mund të vecojmë PD, PS dhe LSI. Së treti kriza e partive dhe funksionit të tyre mediator ka transformuar radikalisht kontestin shqiptar, në vecanti raportin midis shoqërisë dhe institucioneve dhe ky proces ka ardhur më shumë se nga aktivizimi refraktar i periferive në pjesëmarrjen politike nga mungesa e përthithjes nga ana e partive e kërkesës në rritje për modernizim dhe eficencë, që ka filluar të buroj edhe nga këto zona. Duhet pranuar, se megjithëqë skenari politik shqiptar ka ndryshuar shumë nuk ka tërheqje të delegimit ndaj dy partive të mëdha për të vleresuar një formacion të ri, që bën referencën ndaj problematikave lokale flamurin e vet. Duke propozuar si model politik atë të formuar mbi centralitetin e figurës se Liderit mediatik, PS nuk ka arritur ende të përdorojë mirë pakënaqësinë ndaj Berishës. Për të mundësuar këtë PS do t’i duhet të përshkoj rrugë origjinale për të rivendosur lidhjen midis kapitalit social dhe politik, pjesërisht të ndërprerë, duke favorizuar pjesëmarrjen e sektorëve të gjere social, për të rritur jo vetëm konsensusin për programin, por edhe kapacitetin organizativ per administrimin e votës. Në fakt, ajo sferë, që mban të bashkuar këtë porcion të gjerë të opinionit publik, që sheh me besim këtë parti” buron mbi të gjitha nga rajonet tradicionalsiht të orientuara nga e majta, por edhe nga prirja për pjesëmarrjen e elementeve pozitive në politik. Përkufizimi në programin e ri politik të PS i një profili pragmatik dhe i një roli energjik në ecurinë e vendit mund të konsiderohen elemente esencial për pjesëmarrje të gjerë dhe përfshirje të shtresave të shoqërise civile. Në këtë sens PS duhet të rielaboroj tërë kapacitetin e saj organizativ. Fakti, që PS fiton në zgjedhjet vendore qytetet kryesore tregon se PS i bën referim më të mirë karakteristikave të shoqërive lokale ndërsa mungon thirrja e dimensionit universalist, që PD me shumë ambiguitet di të prodhoj, gjë të cilën PS tenton ta ofroj me programin e ri. Në këtë terren lind interesi për një interpretim të ndryshimeve politike në proces, ndryshe nga debati i diteve të para, i cili u koncentrua në aspektet formale,duke lenë në hije raportin midis poltikës dhe shoqërisë, gjë që sipas meje përbën një kufizim. Riaktivizimi i segmenteve të gjera të shoqërise do të stimuloj PS të nxis përkrahjen e propozimeve të kërkuara nga maxhoranca e qytetarëve. Periudha deri në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare mund të rezultoj esenciale për të stimuluar avancimin e kërkesës për pjesëmarrje dhe për të garantuar kanalizimin në formë institucionale të prurjeve. Bëhet fjalë për një proces në ardhje, në të cilin nuk mungojnë vështirësitë dhe keqkuptimet, por që rezulton i domosdoshem për t’u ndërmarrë me kurajo dhe koerencë në se dëshirojmë të tregojmë një alternativ ndaj berishizmit në rënie. Luiza Hoxhaj Tirane me 7.11.2011