Search This Blog

Friday, December 6, 2013

Nderim për Legjendën e Lirise

Le të ndalim një çast dhe të falenderojmë në heshtje Legjendën  e Lirisë  Nelson Mandela! 

Mandela ishte njeriu që kur nuk rreshti së luftuari për një botë më të mirë për të gjithë! 

Faleminderit Mandela, që u bëre një shembull i paçmuar në këtë botë të trazuar! 

Faleminderit që edhe me ikjen tënde ti do të jesh përherë këtu, me modelin tënd frymëzues të sjelljes dhe të udhëheqjes, për sa e sa breza të tjerë! 

Bota mbarë do të të kujtoj gjatë. 

U prehësh në paqe Legjenda e Lirisë!

Saturday, November 30, 2013

EU Cohesion policy 2014-2020

EC Empowering Local Authoritties in partners countries

Lokal development startegies Eu

Të integrohemi pa Komplekse!

Vlerësoj një shqetesim real të shkrimtarit  Kim Mehmeti! 

Po e shoqëroj atë me komentin tim ne statusine  e tij:
 "Në fakt duhet të ndodh e kundërta. Të  integrohemi në botën e madhe nëpërmjet identitetit tonë. Kjo është rruga më  e mirë!, sipas mendimit tim. Çdo mënyrë tjetër është konformiste dhe shpreh një kompleks të kujt e mbart këtë mendim.. Vete Europa punon fort për ruajtjen e identitetit të saj, por edhe për  identitetin e cdo  shteti të veçantë, anëtar të saj. Multikulturalizmi është një nga vlerat e Europës. Le të hyjmë në Europe pa komplekse, jo duke i varfëruar vlerat tona, por përkundrazi, duke i pasuruar ato. Vetvlerësimi duhet të jetë vlera jonë e parë!"

Saturday, November 23, 2013

Jo refraktarizëm brezash!


“Generations Unite To Change The World- Gjeneratat bashkohen për të ndryshuar botën”.
Preferova t'i referohem këtij slogani  të Samitit të Grave, mbajtur më 9 maj 2013 në New York. Ky Samit i Forbes, shumë i ndryshëm në llojin e tij, ishte jo për çështjet e grave, por për atë se si një brez i ri i grave mund të ripërcaktojnë nocionin e pushtetit nëpërmjet inovacionit dhe një ndryshimi në gjëndje, që të bashkojnë forcat me udhëheqësit tradicionalë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve më të vështira të shoqërisë.
Pra një takim i fuqishëm, trasformues dhe shumëbrezësh i mendjeve më të fuqishme: sipërmarrës, filantropistë, Shpikës, edukatorë, drejtues të fondacioneve dhe OJQ-ve, artistë dhe politikane. Çdo njëri prej tyre, pa asnjë dallim një pjesëmarrës aktive në shoqëri. 
Ky mund të jetë pa frikë një model (dhe jo e kundërta e tij, sic ndodh rëndom), i cili duhet ndjekur nga shoqëria jonë dhe ledershipi yne ekonomik, shoqëror dhe politik! Jo refraktarizëm brezash!
Kjo  është domosdoshmëri për të rritur eficencën e një organizate, të një shoqërie apo një vendi.

Friday, November 22, 2013

Përcaktimi i roleve të komandës dhe lidershipit

Mendova ta trajtoj këtë temë nisur nga disa ndodhi në disa kompani të ndryshme shqiptare (kompani private, mbasi per ato publike nuk kam bere ende ndonje vezhgim), ku përcaktimi i roleve drejtuese apo vlerësimi i tyre, në cdo hallkë, por  jo vetëm lë shumë për të dëshiruar. Kjo sigurisht, në nivel hierarkik apo horizontal, vlen gjithashtu edhe për organizatat, institucionet apo  shoqërinë tërësinë e saj.
Të përcaktosh rolet e komandësdhe lidershipit nuk është e lehtë. Si ti përcaktosh ato kjo është cështja..
Vet kualifikimi i termit
Leadership është i vështirë për faktin se udhëheqja është një kombinim i profesionalizmit dhe personalitetit. Ajo është një cilësi e lindur dhe si e tille identifikimi i kësaj cilësie tek një individ nuk është i menjëhershëm edhe nëse ky vihet në një situatë udheheqese si ato që bejnë kompanitë përzgjedhëse.
Pra, në shumicën e rasteve është e mundur që të ketë një tërësi të informacionit të ndërtuar mbi profesionalizmin dhe një vizion sipërfaqësor të personalitetit te një individi. Prandaj, duke mos pasur siguri në cilësitë e lidershipit dhe menaxhimit të një personi, derisa  ai të provohet është vetë kompania me strukturën e saj, ajo që duhet të mbështetësë, në fakt, rolin e komandës .
Lidershipi është me të vërtetë i lindur atëherë në qoftë se shfaqja e cilësive të tij do të ndodhë qartësisht natyrshëm, nëse individi ka hapësirat e duhura për ti treguar ato, në të kundërt komandimi për të do të ishte një imponim dhe si i tillë i vështirë për t'u ushtruar. Nuk është e lehtë për të gjetur njerëz, që janë në gjendje të përdorin komandën në mënyrë korrekte dhe qe te jene në gjendje jo vetëm për të koordinuar njerëz të tjerë, por për të mundur ti vlerësojnë ato dhe për të nxitur në maksimum grupin për të arritur gjithmonë performancën më të mirë.
Të gjitha këto detyra, për të gjetur individin e përshtatëshëm, duhet ti takojnë vetë kompanisë, sepse asaj nuk mund ti lejohet që të ketë një " bos " i cili nuk mund të admonistrojë dot fuqinë e tij dhe nuk di ta bëjë atë fuqi të rritet .
Menaxhimin e roleve udhëheqëse për shkak të vështirësisë dhe të rëndësisë që këta të fundit mbajnë bëhet një pikë e rëndësishme për një realitet që do të lulëzojë dhe do të ndjekë instinktin e tij natyrore, që është evolucioni (zhvillimi i vazhdueshëm).
Një tjetër pikë e rëndësishme është dimensioni i pushtetit, që u jepet individëve, si në aspektin e madhësisë fizike, ashtu dhe në aspektin e rëndësisë strategjike, sepse në qoftë se tashmë është e vështirë për të gjetur "udhëheqësit" e vlefshëm, është një ndërmarrje e vështirë të gjesh njerëz të aftë për të administruar organet e kompanive shumë të mëdha, me shumë të punesuar, ose ndryshe me një pushtet të gjerë dhe me ndikim.
Për këtë arsye, një kompani duhet të shqetësohen për të shpërndarë sa më shumë të jetë e mundur kompetencat dhe përgjegjësitë, duke i lidhur të gjitha ato me një sistem të marëdhënieve dhe të informacionit të strukturuar dhe të monitoruar, që jep rezultate efektive dhe efikase. Pra, jo më disa njerëz me shumë kompetenca dhe të dimensioneve të mëdha, por shumë njerëz me kompetenca të kufizuara apo të veçanta.
Kjo qasje ka vlera të shumta: ajo ndihmon në mënyrë të konsiderueshme menaxhimin e fuqive të brendshme të kompanive; thjeshton rekrutimin falë thjeshtimit të roleve dhe në fund ngrihet, pa pasur nevojë të përdorë politika të dedikuara, ndjenja e përkatësisë në shoqëri, sepse të përgjegjësosh njerëzit do të thotë tu japim atyre rëndësi dhe t'i bëjmë ata të ndjehen pjesë e diçkajeje, pjesë e shoqërisë . Kjo përbën një lidhje të konsiderueshme, që shtyn individët të japin gjithnjë e më shumë për të mirën e shoqërisë dhe në këtë mënyrë për të mirën e tyre.

Luiza Hoxhaj

Ekonomia e zemrës

“Ekonomia më e madhe është ekonomia e zemrës”, thotë Rosy Canale.

Kjo na kujton se jo çdo gjë matet me para. Shpesh, gjërat më të bukura dhe më të qëndrueshme lindin nga puna, pasioni, përkushtimi, kreativiteti dhe dashuria për atë që bëjmë.

Dita e sotme ishte një dëshmi e qartë se kur njerëzit bashkojnë energjitë, vullnetin dhe zemrën e tyre, mund të realizohen gjëra të mrekullueshme edhe me pak ose aspak burime financiare.

Sepse vlera më e madhe nuk qëndron tek ajo që kemi, por tek ajo që jemi të gatshëm të japim.

Tuesday, November 19, 2013

Sidroma e heroit

Një status i imi në fb

Duke ndjekur emisionin Shqip në "Top chanell", në diskutimin e të rinjëve më bëjnë përshtypje disa gjëra: 

së pari vërej se edhe tek ata ka zëne vend sindroma e vjetër politike e  zeros, duke përdorur termin për herë të parë..për herë të parë...., kur në fakt, sipas meje, është më mirë të evidentojnë se cfarë ishte ndryshe këtë rradhë..
se dyti ka zënë vend sidroma e heroit, përpjekje për të marrë kurorën e heroit, kush ishte i pari, kush kishte meritë më shumë se tjetri etj. Unë mendoj se si gjithmonë kurora, merita më e madhe i takon publikut,  i cili  normalisht evolon, piqet, pa mohuar vlerat dhe kontributin e organizatorëve, përkundrazi

Ndërsa tek pjesa e "të rriturve" ajo që më bën përshtypje janë: mbrerja e vonuar e ndërgjegjes së disave dhe lotët e krokodilit tek disa të tjerë
...
Sipas meje  dy gjëra ndryshe nga herët e tjera ishin:
- nuk u lejua politika të fuste hundët, pavarësisht se ajo tentoi ta bënte këtë gjë
-reagimi ndryshe i qeverisë, ose më saktë i kryeministrit, i cili ju përgjigj pozitivisht mospranimit të publikut.

Sic  e kam thënë edhe në një status të mëparshëm këtë ndodhi duhet ta shohim me pozitivitet me qëllim, që të ketë një përvojë më shumë në mënyrën e menaxhimit të problemeve të ngjashme, sepse  si ky rast vështirë se  vjen më!

Friday, November 15, 2013

Të reflektosh është vlerë!

Cdo ngjarje  duhet vlerësuar në anën e saj pozitive, sepse vetëm kështu mësohemi të jemi pohues, jo mohues. Vetëm kështu mund të bëhemi. E para patëm një protestë dhe një reagim qytetar të civilizuar, gjë e cila në cdo cast  u respektua nga segmentet përkatëse shtetërore, që merren me rendin dhe sigurinë. 

Patëm një masë protestuese, që nuk ra preh e provokimeve, por thjesht mbrojti kauzën e saj ,e cila pati përballë një strukturë qeveritare, që mbante shënim për çfarë thuhej e kërkohej prej tyre. Mbi të gjitha pamë një kryeminister, i cili dha shpresën dhe sigurinë e madhe se qytetarët e këtij vendi do të dëgjohen e respektohen në cdo kohë në këtë vend! 

Kryeminstri nuk zhgenjeu! Thjesht arsyetoi në mënyrë brilante mbi gjithëshka. Mbetet e hapur çështja se sa e përgatitur është shoqëria jonë për të përballuar  sfida të mëdha. Le ta punojmë cdo ditë për këtë sfide: me dije, edukim, eksperienca të mira. Sapo e pamë një të tillë!  Mbase nuk ishte zgjidhja më  e mirë. Por, një gjë e di me siguri: ishte e duhura në këto momente. 

Pavarësisht, këtij momenti populli shqiptar mbetet popull amerikandashës!

Wednesday, November 13, 2013

Zona Adriatika- Ioninane




The Adriatic Sea and the contiguous Ionian Sea are an important maritime and marine area in Europe, though quite diverse in economic, environmental and cultural terms. Economic and social interactions between countries and regions have been historically dense, and are now made even stronger by the EU accession process of Western Balkan countries. The existing maritime links, however, do not fulfil the mobility needs of citizens, businesses and tourists. And despite the rich maritime tradition and knowledge, innovation is driving the maritime economy only slowly forward. Furthermore, marine and coastal ecosystems face numerous environmental challenges as well as increasing urbanisation and traffic. Climate change and its impacts pose mounting threats to coastal areas.
 
Deti Adriatik dhe Deti Jon ne vazhdim janë një zona detare e rëndësishme në Europë, edhe pse mjaft e ndryshme në terma ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Bashkëveprime ekonomike dhe sociale midis vendeve të rajonit historikisht kanë qenë të dendura, dhe tani janë bërë edhe më të fortë nga procesi i pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lidhjet ekzistuese detare, megjithatë, nuk i plotësojnë nevojat e  lëvizjes se qytetarëve, bizneseve dhe turistëve. Dhe pavarësisht traditës së pasur detare dhe dijeive, inovacioni është duke drejtuar makinën ekonomike detare ngadalë përpara. Për më tepër, ekosistemet detare dhe bregdetare duhet te përballen me sfida të shumta mjedisore, si dhe urbanizimi në rritje dhe trafikun. Ndryshimi i klimës dhe ndikimet e tij paraqesin kërcënime në rritje për zonat bregdetare.

Sunday, November 10, 2013

Përtej kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë

Nëntitulli: Meditim për të fituar më shumë siguri në një situatë pasigurie!

“Perënditë na krijojnë shumë surpriza: pritshmëritë nuk arrihen dhe krejt papritur një zot na hap rrugën.” – Euripidi.
Pasiguritë na japin atë ndjenjën e kontrollit të situatës prej të cilës ne nuk pëlqejmë të heqim dorë, mbasi ne jemi gjithmonë në kërkim të sigurisë, sepse ajo arrin të na sigurojë një ndjenjë të përcaktimit dhe të pandryshueshmërisë.
Pasiguria nuk është e mirëpritur në kulturën tonë, për shkak se të ndiehesh i ekspozuar ndaj së panjohurës na gjeneron një ndjenjë të thellë pafuqie. Ajo që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta shpjegojmë është për ne e errët dhe misterioze. Na mungojnë edhe fjalët për ta përshkruar atë: ajo është e pakapshme, madje as edhe me mendime.
Të pranosh pasiguritë kërkon të heqësh dorë nga stabiliteti, pandryshueshmëria, ekuilibri, kontrolli; kërkon përulësi për të thënë: "Unë nuk e di se çfarë po ndodh." Ajo të bën të ndihesh si fëmijët përballë së panjohurës, duke ngritur disa pyetje, duke qenë i ndërgjegjshëm për injorancën e tyre dhe duke e pranuar atë.
Sipas Morin, përfaqësuesi më i shquar i teorisë së kompleksitetit, kontributi më i rëndësishëm i shekullit që lamë pas është sjellja në evidencë e kufijve të njohjes objektive dhe të shpresës së saj të parashikueshmërisë:
“Kontributi më i rëndësishëm i njohurive të shekullit të njëzetë ishte njohja e kufijve të dijes. Siguria më e madhe që na ka dhënë është ajo e moseleminimit të pasigurive, jo vetëm në veprimet, pot edhe në dije. (...) Një nga pasojat kryesore të këtyre dështimeve të dukshme, në fakt realisht të arritjeve të vetë mendjes njerëzore, është të na vendosë në kushte të përballojmë pasiguritë dhe, më përgjithësisht, fatin e pasigurt të çdo individi dhe të gjithë njerëzimit”. (Morin, 2000).
Në çdo hap të jetës sonë ne ballafaqohemi me kufizimet që rrjedhin nga siguria e një "plani të mbaruar" – atij të njohurive ekzistuese – dhe të një "kohe të mbyllur" – asaj të parashikueshmërisë. Për të zbuluar, për të krijuar të renë, duhet një sipërmarrje jashtë kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë, të jesh i përgatitur për gabimet dhe tentativat e reja.
Vetëm me këtë hap ne mund të fillojmë një rrugë përmes mënyrave të reja të mësimit dhe dijes: është e nevojshme të bëjmë disa pyetje në vend që të kërkojmë disa përgjigje shteruese, duke u vërtitur kështu në një "hapësirë të hapur", ku ne mund të presim ndjenjën e frikës për të papriturat.
Për të hapësirësuar gardhe të papritura, është thelbësore t'i qasemi studimit të marrëdhënieve ndërmjet subjektit dhe objektit, ndërmjet njohësit dhe të njohurit, për të kërkuar mundësi të reja për mësim.
Në qoftë se bota nuk është aq e sigurt dhe e parashikueshme siç ne do të donim që ajo të jetë, nëse koha nuk është një varg i pandërprerë prej momentesh të gjitha të njëjta, nëse hapësira nuk është një fushë e rrethuar, nëse racionaliteti nuk është i vetmi mjet i mundshëm për dijen, jemi ndoshta duke e zbuluar atë përgjatë rrugës së jetës, sigurisht së bashku. Dija, transparenca, dialogu janë disa nga ato mjetet që ta japin sigurinë e nevojshme dhe të mundësojnë një parashikueshmëri relative.
Luiza Hoxhaj
10 Nentor 2013

Tuesday, November 5, 2013

Zhvillim kaotik

Kjo shkollë nuk është ndërtuar në vitet 80, por është prishur në vitet 80' për t'ia lenë vendin asaj që në Vlorë njihet me emrin : Shëtitorja e Nedinit!

Po bëj një korrigjim: 
- Shkolla nuk është e viteve 80,  por e viteve gjashtëdhjetë, në mos e viteve 50 si shkollë. Si ndërtim ishte e kohës së Italisë. Unë aty kam bërë shkollën tetëvjecare. Shkolla Zenel Murraj ishte shkolla më e bukur e Vlorës, megjithëse e vogël dhe e përbërë nga dy ndërtesa një katëshe, ndërtuar mbi shkëmbinjë dhe një trinçeje të kohës së Italisë.

- Trualli i shkollës nuk përbën as një të tretën e ndërtimit. Pjesën tjetër ja kanë marrë detit, pra publikes,  duke zhdukur pllakën e famëshme të gurit, ku bëhej celja e sezonit të notit. Shembull egzemplar negativ i dhunimit të natyrës, veç pllakës së gurit u be rrethimi i shkembit te zhytur në det, i cili lidhej me tokën përmes nje ure elgante metalike, midis tij dhe një shkembi tjetër në anën e bregut. Ky shkëmb simbol dhe një nga referencat e qytetit dhe bregut të tij njihej si Shkëmbi i Doktorit, për shkak të historisë së tij.  Vlonjatët janë të famshëm për nofkat (metaforat) apo, siç thirren sot: "Nick Name" 

Ata që e kryen këtë akt do të hyjnë në histori për keq, se kanë vendosur  gardhin e parë në det! Aty tradicionalisht ka qenë vetëm shkolla dhe shtëpia e Totajve, ngjitur me murin e shkollës sonë. 

Ajo zonë bukur tani mbetet vetëm një kujtim, i cili gradualisht do të shuhet me shuarjen ngadalë të brezit tonë, që e ka jetuar atë kohë në fëmijërinë dhe rininë e tij në rastin më të keq ose do të tregohet përmes fotove në rastin më të mirë. Në ato foto do të duket qartë shemtimi që i është shkaktuar peisazhit. 

Ky është një nga mëkatet që i bëhet natyrës në emer të zhvillimit, por një zhvillimi kaotik ama.

Luiza Hoxhaj
5 Nentor 2013

Monday, October 28, 2013

Të kesh fokus është çelësi i suksesit

Të zbulosh çelësin e suksesit është themelore për të jetuar plotësisht jetën tënde. Përse disa persona arrijnë rezultate të shkëlqyera për një periudhë kohe të kufizuar, ndërsa të tjerë, që të arrijnë këtë, duhet të punojnë gjatë gjithë jetës? Cili është çelësi që e vendos në lëvizje dëshirën tonë për të qenë gjithnjë në majë?
Duhet të mësojmë strategjitë e thjeshta për të rizgjuar motivimin tek vetvetja, si dhe tek bashkëpunëtorët tanë, për të arritur rezultate gjithnjë e më të mira. Çdo ditë ne flasim për rezultate, arrijmë rezultate dhe vlerësojmë rezultatet. Pra, ajo që duket sikur vlen janë vetëm rezultatet, të cilat na bëjnë që, kur vjen fundi i ditës, të mendojmë: "Por çfarë arrita sot?"
Nëse përgjigjja është negative, biem në një gjendje mërzitjeje të thellë, gjë e cila na bën të palumtur dhe na çon në kryerjen e disa veprimeve të cilat, në kushte të qeta dhe kënaqësie, nuk do t'i kishim ndërmarrë kurrë.
Në fakt, pas fjalës “Rezultate” ka një ecuri të tërë për t'u ndërmarrë, të cilën, nëse e ndjekim me përpikëri, na çon në marrjen e maksimumit nga jeta – maksimumin e përvojës sonë, në përputhje me mendimet dhe idetë tona. Por, a është e qartë që një situatë e caktuar ndryshon krejtësisht nga një moment i caktuar e mbrapa? Dhe nga ky moment gjithçka fillon të përmirësohet apo të keqësohet. Mendojeni dhe do të shihni që gjithçka ka nisur nga një vendim.
Teknikat e suksesit:
Vendim + Fokus + Veprim = Rezultate të shkëlqyera
Vendimmarrja
“Është momenti kur ti vendos, ai që përcakton fatin tënd.” – Anthony Robbins
Pra, siç thotë Anthony, gjithçka nis gjithnjë nga një vendim. Nuk ka rëndësi nëse ke ndërmarrë një vendim apo jo, si rregull, në mes është gjithnjë një vendim. Në fakt, jo domosdoshmërisht të marrësh një vendim, bur buron “të jetë një vendim”!
Personalisht, e shoh vendimin si veprimin plotësisht më të fortë në kontrollin e jetës sonë për të kapërcyer një moment pasigurie dhe për të kaluar në një situatë sigurie. Thjesht sepse vendimi është marrë! Të vendosim se çfarë duam na çon në pasjen e një busulle në jetën tonë, së cilës i japim një kuptim se ku jemi, çfarë bëjmë dhe nëse ka nevojë ta ndryshojmë jetën tonë.
Tani hyn në mendjen tonë... Fokusi
“Fokusi është si drejtimi i një rrezeje lazer, që vendos ti se ku duhet të godasë dhe që të mban të përqendruar mbi këtë synim, duke lënë mënjanë gjithçka tjetër.”
Pra, fiksohesh tek një synim. Disa e quajnë fiksim apo mbingarkesë mendore, duke e përdorur në një kuptim zhvlerësues (negativ). Në fakt, në këtë rast, kjo fjalë ka rol tjetër si një nga teknikat e suksesit. Një herë që hapim busullën, p.sh. përcaktojmë që fokusi ynë është “Jug-Perëndimi”, pas kësaj nuk ekzistojnë më për ne drejtime të tjera, ose më saktë, nuk na interesojnë drejtimet e tjera. Vendimi është marrë dhe tani drejtimi ynë është i qartë.
Pra, e kemi përcaktuar fokusin dhe është momenti për të kaluar në... Veprim
“Veprimi është çelësi themelor për çdo lloj suksesi.” – Pablo Picasso
Pra, në këtë mënyrë ne e përgatisim anijen tonë për atë udhëtim që do të na çojë ku tashmë e kemi vendosur. Të kesh fokus pa kaluar në veprim është si të ndash kokën nga trupi ynë. Shumë herë, shkaku që na çon në mosveprim është përplasja e brendshme midis asaj qe kemi vendosur dhe vlerave tona të brendshme, ose frika që buron nga përvojat e mëparshme.
Si gjithnjë, zgjidhja qëndron brenda nesh. Duhet të qartësohemi mbi çfarë duam realisht, duke vendosur ta shkëpusim të kaluarën tonë nëse ajo nuk na ndihmon të jemi ata që ne realisht duam të jemi! Përsëri, vendimi luan në favorin tonë. Ne vendosim për të pasur siguri në një moment pasigurie!
Thelbi i veprimeve të vendosura nga ne është ajo ndjesia e të “ndierit i gjallë”, ajo vetëdije për të lëvizur drejt synimeve tona (ndërsa çdo veprim që është bërë i vendosur nga dikush tjetër na jep ndjesinë e “moskontrollit të jetës sonë”. Edhe nese mund të pranohet vendimi i dikujt tjetër, kjo duhet bërë vetëm në momentin në të cilin ne vetë gjejmë një shtysë për ta ndërmarrë atë). Pikërisht këto veprime na çojnë në rezultatet e dëshiruara.
Një shembull i thjeshtë:
P.sh., unë pashë një iPad të cilin dëshiroja ta blija. E dashuruar me idenë për ta pasur atë, ai u kthye në një ëndërr për mua, edhe pse çmimi ishte pak i kripur. Në mendjen time, nga ai moment, nuk kishte tjetër mendim veçse si ta blija atë. Pra, tani në mendjen time ishte vendosur “fokusi”: të blija iPad-in. E pashë atë dhe fillova të bëj disa llogari se si mund ta blija, se si mund të hiqja mënjanë disa kursime, për të mbërritur deri në fund të muajit pa u futur në borxhe, etj.
Në fund të muajit arrita ta blej. Pra, synimi im u kthye në rezultat. 
Luiza Hoxhaj
28 Tetor 2013

TE BASHKEPUNOSH: te marresh pjese aktivisht ne procesin kreativ te grupit

TE BASHKEPUNOSH: te marresh pjese aktivisht ne procesin kreativ te grupit
TE BASHKEPUNOSH, eshte nje nga foljet me te rendesishme se bashku me TE BESOSH per te mundur te krijosh nje projekt rrjeti te dobishem dhe inteligjent. Te bashkepunosh do te thote jo te mbivendosesh apo te dublosh punen e njeri tjetrit, pro qe gjithekush te kryej korrektesisht detyren e vet per ta bere punen e grupit me t e lehte, me te kordinuar dhe te fokalizuar mbi objektivat. Nuk eshte dhe nuk ka si te jete bashkepunim nese humbasim nga syte misionin!
Cfare mendoni ju?

Friday, October 25, 2013

Kultura eshte proces

Nuk e di se nga cfare merr spunto ky status, prandaj nuk po komentoj per teresin e tij, mbasi jam ne favor te dijes dhe te pergatitjes se kapaciteteve  drejtuese dhe manaxheriale dhe vendosjes ne cdo pozicion te njeriut te afte per ta  mbajtur peshen e pozicionit te tij. Doja te ndalesha tek kriticizmi i ashper ndaj artit dhe kultures, apo edhe figurave te caktuara, ikona per kushtet tona sic mund te jene Kadri Roshi e shume te tjere  nga brezi i tij. Artistet tane duhet ti vleresojme brenda kontestit te kohes dhe hapesires ne te cilen ata ushtruan  aktiviteitn e tyre artistik. Ne fund te fundit  ata jane qenie njerezore dhe smudn ti thyejne njeheresh te giitha gardhet apo mentalitet  qe ka pasur koha kur jetuan ne vendin ku ata ushtruan aktrimin ne rastin konkret apo cdo gjini arti. Ata thyen tabu, krijuan dicka ndonjehere nga hici, ishin avangarde per kohen, sillnin dicka ndryshe cilesisht artistikisht pse jo edhe nga menyra se si i shihnin fenomenet. Po perifrazoj  te nderuaren Drita Pelingu qe pak dite ka qe eshte ndare nga jeta, kur thoshte ne intervisten e saj te fundit: ne kishim deshiren, nuk kishim pervoje, nuk kishim  modele qe tu referoheshim, nuk  kishim idhuj, nuk kishim litrature. Por ata kishin pasion , shprit dhe vendosmeri per te ngritur teatrin shqiptar dhe bene kete. Pra edhe sikur vetem per faktin qe ata krjuan  modele apo bazament per ata qe do te vinin pas ja vlen te vleresohen. pastaj shuem u shkolluan jashte. Ne fund te fundit  u arrit qe te ksihte nje akademia arti. Nse teatri, drei diku filmi jane disi mbrapa, nuk mohohne arritjet ne filmin me metrazh te shkruter,  per baletin apo kengtaret  lirike, perseri edhe shume instrumentist, pse jo  pak edhe nga artet  figurative, mbas hapjes kane patur mundesi te cajne ne skena boterore dhe europiane. Kjo eshte   kollona qe vine duke u lartesuar por qe  ndertohet ketu ne kete vend. Ne as nuk mudn te importojme kulture apo artiste. Formimi dhe krijimi i tyre eshte proces.

Sunday, September 29, 2013

Një mbrëmje fillim vjeshte

Dje në ditën e fundit të vjeshtës së parë, po tentoja të bëja një përmbledhje sa më koncize të asaj çfarë ka qënë më evidente në këtë  muaj. Instiktivisht u prira të bëja një krahasim me natyrën. Jo rrallë na ndodh që përgjigjet apo edhe frymëzimin ta marrim prej saj.
 
Përshkrimi, që gjeta me vend të bëja është i shoqëruar në fakt nga një kontrast i fortë: Rënia e gjetheve, me "zhurmën" e qetësisë - dhe përball saj-  Ulërima politike të ngarkuara me vulgaritet cinik dhe nëncmim të dijes.

Pra vjeshta e qetë e natyrës shoqërohet nga vjeshta ulëritëse dhe herë pas here nga injoranca në dabatin e shoqërisë sonë paraindustriale (S'po e bëjmë dot dreqi ta marre atë kapërcimin e madh drejt shoqërisë së  dijes. Shpresoj shumë që të ndodh). 

Ajo që kërkojmë në si qytetare është të çeli pranvera në zemrat tona. Një pranverë që sjell “virtyt dhe dije”. Ne gjithashtu duam të bindim klasën politike të braktisë grindjet fëminore (të gjithë i shohim "qarjet naive" pa klasë të atyre që kërkojnë t'u kthehet lodra e tyre:"pushteti"). 

Ne duam ti bindim ata të ndalin  së mbrojturi ekonominë e papërligjëshme. Ata po tentojnë ta terheqin publikun në debatin e tyre pa fryt dhe pa interes për publikun. Pra ata duan ta mbajnë debatin atje lart. Duan të na tërheqin të dëgjojmë monologje. Për këtë ndihmojnë edhe mediat vizive me debate pa interes për publikun. Por në fakt  është koha që debati të zbres këtu poshtë: tek publiku. Është koha e dialogut. Këtë demostron bota e qytetëruar dhe demokratike. Argument bindës ky, që ata (politikanët) të lëvizin e të dëgjojnë vuajtjet dhe hallet e popullit. Modelet janë: udhëheqës europian, komisioner bashkëbisedojnë rregullisht me publikun për probleme të ndryshme apo  tërheqin nëpërmjetë forumeve të ndryshme mendimin qytetar për çështje të caktuara. 
Sot  e pamë një të tillë edhe në Shqipëri.

Në ditën e parë të vjeshtës së dytë kryeministri Rama në një bashkëbisedim me publikun e dha shembullin i pari, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura prej tyre. 

Shpresoj të jetë praktike që do të vazhdojë dhe jo thjesht një gjethe vjeshte. Unë besoj.

Pathways to New Community Paradigms: Why D.I. (Disruptive Innovation) in the Public Sector and Community Governance

Pathways to New Community Paradigms: Why D.I. (Disruptive Innovation) in the Public Sector and Community Governance

Saturday, September 28, 2013

European territorial cooperation-Kooperimi territorial europian

European territorial cooperation is a central element for the construction of a common European space and a pillar of European integration, which clearly adds value in various ways: it contributes to ensuring that borders do not become barriers, brings Europeans closer together, favours solutions to common problems, facilitates the sharing of ideas and good practices and encourages strategic cooperation to achieve common objectives.

Bashkëpunimi territorial evropian është një element qendror për ndërtimin e një hapësire të përbashkët evropiane dhe një shtyllë e integrimit evropian, i cili padyshim shton vlerë në mënyra të ndryshme: kontribuon në sigurimin që kufijtë të mos bëhen barriera, i afron evropianët, favorizon zgjidhjet për problemet e përbashkëta, lehtëson ndarjen e ideve dhe praktikave të mira dhe inkurajon bashkëpunimin strategjik për të arritur objektiva të përbashkëta.

Wednesday, September 18, 2013

Nje tregues i ri per Inovacionin



Komisioni evropian lancon një tregues të ri të inovacionit. Treguesi i ri i propozuar nga Komisioni Evropian evidencon se Suedia , Gjermania, Irlanda dhe Luksemburgu janë Shtetet Anëtare të BE që e shfrytëzojnë më mire inovacionin.
Treguesi i rezultateve të inovacionit përllogarit shkallën në të cilën idetë inovatore te ardhura nga sektorë të ndryshëm arrijnë të kapin tregun dhe të krijojne vende pune të mira në një Europë më konkurrues.
Treguesi u zhvillua me kërkesë të udhëheqësve të BE për të krahasuar strategjitë e tyre kombëtare në fushën e inovacionit dhe per të nxjerr në pah vazhdimësinë e dallimeve të rëndësishme midis vendeve të BE-së. Në kontekstin ndërkombëtar , BE-ja në tërësinë e saj rregjistron rezultate të mira, edhe pse unë nuk mund të mbaj hapin me disa prej ekonomive më inovative në botë ( MEMO/13/782 ) .
Maire Geoghegan - Quinn , Komisionere për Kërkimim, Inovacionin dhe Shkencën , tha: "Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje për te kthyer nje numer më të madh të ideve në produkte dhe shërbime të suksesshme per të qene një lider në ekonominë globale . Ne gjithashtu kemi për të mbushur një boshllëk shqetësuese " te diferencave ne inovacion". Treguesi i propozuar do të na ndihmojë për të matur progresin dhe për të identifikuar fushat ku është e nevojshme të nderhyet. "
Treguesi i ri i propozuar tregon dallime të rëndësishme në ecurinë e inovacionit ndërmjet Shteteve Anëtare të BE (me grupin mesatar të BE në 100 në vitin 2010) :
Vendet e BE që rregjistrojnë rezultate  me te mira e bazojnë forcën e tyre në faktorët e mëposhtëm: një ekonomi me shumë sektorë me intensitet te gjere në kërkime, kompani inovative në rritje të shpejtë , një numër i madh i patentave dhe konkurrueshmëri e eksporteve.
E reja e treguesit te ri te propozuar është që fokusohet në performancën e inovacionit dhe për këtë arsye është komplementar me kuadrine vleresimit te Bashkimit Europian për inovacionin (IUS) dhe me treguesin sintetik te inovacionit (SII) te zhvilluar nga Komisioni ( IP / 13/270 ). Këto mjete vlerësojnë në mënyreme te detajuar rezultatet në aspektin e inovacionit në Shtetet anetare te BE-së mbi bazën e një gamë të gjerë të 24 treguesve të inovacionit, duke përfshirë faktorët e rritjes , aktivitetet e biznesit dhe rezultatet .
Spektri i performancës se inovacionit është i gjerë dhe ai ndryshon nga njëri sektor në tjetrin. Treguesi i propozuar bazohet në katër komponentë të përzgjedhura në bazë të rëndësisë së tyre ndaj politikave:
-         Inovacioni teknologjike matet me numrin e patentave ;
-          Punësimi në aktivitete me intensitet te larte te dijes - intensive , ne përqindje kundrejt punësimit total ;
-          konkurrueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve me intensitet te larte te dijes, bazuar në kontributin e bilancit tregtar të produkteve të teknologjisë së lartë dhe të mesme ndaj bilancit total të tregtisë dhe mbi kuoten e perfaqesuar nga eksportet e shërbimeve me nivel t elarte te dijes kundrejt totalit te shërbimeve të eksportuara ;
-          punësimi në kompanitë në rritje të shpejtë në sektorë inovativ.
Krahasimi me disa vende të treta tregon se BE-ja në tërësine e saj ka arritur rezultate të mira . Zvicra dhe Japonia në mënyrë të qartë tregojne performancë më të mirë, porBE-ja është e vendosur përafërsisht në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara në lidhje me rezultatet e inovacionit .
Konteksti
Strategjia për Evropa 2020 për  një rritje inteligjente, të qëndrueshme dhe përfshirëse bazohet në pesë indikatorë kryesor. Një prej tyre konsiston në përmirësimin e kushteve për kërkimin dhe zhvillimin (R & D) , në mënyrë që të sjellë nivelin e investimeve publike dhe private të kombinuar në favor te kerkimit dhe zhvillimit (R & D) në 3% të PBB-së. Për te integruar treguesin e intensitetit te R & D, Këshilli evropian ka ngarkuar Komisionin Evropian për të zhvilluar një tregues të vetëm të inovacionit .