Kjo shkollë nuk është ndërtuar në vitet 80, por është prishur në vitet 80' për t'ia lenë vendin asaj që në Vlorë njihet me emrin : Shëtitorja e Nedinit!
Po bëj një korrigjim:
- Shkolla nuk është e viteve 80, por e viteve gjashtëdhjetë, në mos e viteve 50 si shkollë. Si ndërtim ishte e kohës së Italisë. Unë aty kam bërë shkollën tetëvjecare. Shkolla Zenel Murraj ishte shkolla më e bukur e Vlorës, megjithëse e vogël dhe e përbërë nga dy ndërtesa një katëshe, ndërtuar mbi shkëmbinjë dhe një trinçeje të kohës së Italisë.
- Trualli i shkollës nuk përbën as një të tretën e ndërtimit. Pjesën tjetër ja kanë marrë detit, pra publikes, duke zhdukur pllakën e famëshme të gurit, ku bëhej celja e sezonit të notit. Shembull egzemplar negativ i dhunimit të natyrës, veç pllakës së gurit u be rrethimi i shkembit te zhytur në det, i cili lidhej me tokën përmes nje ure elgante metalike, midis tij dhe një shkembi tjetër në anën e bregut. Ky shkëmb simbol dhe një nga referencat e qytetit dhe bregut të tij njihej si Shkëmbi i Doktorit, për shkak të historisë së tij. Vlonjatët janë të famshëm për nofkat (metaforat) apo, siç thirren sot: "Nick Name"
Ata që e kryen këtë akt do të hyjnë në histori për keq, se kanë vendosur gardhin e parë në det! Aty tradicionalisht ka qenë vetëm shkolla dhe shtëpia e Totajve, ngjitur me murin e shkollës sonë.
Ajo zonë bukur tani mbetet vetëm një kujtim, i cili gradualisht do të shuhet me shuarjen ngadalë të brezit tonë, që e ka jetuar atë kohë në fëmijërinë dhe rininë e tij në rastin më të keq ose do të tregohet përmes fotove në rastin më të mirë. Në ato foto do të duket qartë shemtimi që i është shkaktuar peisazhit.
Ky është një nga mëkatet që i bëhet natyrës në emer të zhvillimit, por një zhvillimi kaotik ama.
Luiza Hoxhaj
5 Nentor 2013
No comments:
Post a Comment