Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Sunday, July 21, 2013
Rikualifikimi i periferive te qyteteve tona
Thursday, July 18, 2013
Pak ndjeshmeri!
Tuesday, July 16, 2013
Maksi dhe Moderniteti
Monday, July 15, 2013
Ndodh cdo dite!
"Kriza mund të luftohet edhe “me shkembim”
Saturday, July 13, 2013
Tuesday, July 9, 2013
Konflikti: mbi burimet natyrore në qytete
Konflikti mbi burimet natyrore në qytete është një dukuri e përhapur, por që kalon pa u ndier në shumë raste tek ne. Kur mendojmë për konfliktet mbi burimet natyrore, ne priremi të mendojmë për burimet rurale: naftën, shpyllëzimin, shkatërrimin e minierave (si p.sh. shkatërrimi i minierës së Bulqizës si pasojë e shfrytëzimit pa kriter të saj) etj.
Në fakt, ato janë më shumë se kaq. Burimet natyrore përshkojnë edhe qytetet tona. Ato përfshijnë pemë, rrugë, parqe, plazhe, lumenj etj. Është e rëndësishme të kujtojmë të menduarit urban të qytetarëve, si në rastin e protestave në Turqi si përpjekje për të ruajtur fikun egjiptian në "Gezi Park", duke i mësuar regjimit të drejtën mbi aksesin dhe kontrollin publik mbi burimet natyrore në Turqi. Gjithashtu, ne nuk duhet të harrojmë faktorin urban në konfliktet mbi burimet. Ai shton se pemët bëhen "një simbol i prekshëm i hapësirës së përbashkët, të cilës autokratët pretendojnë t'i shërbejnë, por në fakt e shkatërrojnë".
Në “Local Ecologist”, kam gjetur disa raste lokale në gjithë botën mbi konfliktet e burimeve natyrore. Në një kurs masteri për rregullimin politik të zhvillimit lokal dhe rajonal, profesori nga Universiteti i Roterdamit na kërkoi të marrim në konsideratë se si "materialiteti i një resursi" ndikon në konfliktet mbi menaxhimin e tij. Në qytete, një karakteristikë hapësinore e burimeve të shumta është kufizimi (boundedness). Një park, për shembull, ka kufijtë e caktuar materialë. Në qoftë se dikush ndërton mbi të, ai ndryshon kufijtë në mënyra të rëndësishme. Ai apo ata që ndërhyjnë, zvogëlojnë në këtë mënyrë aksesin publik mbi to. Pra, ata bëjnë të ndryshojë mënyrën se si rrjedhin përfitimet dhe drejtimin për ku shkojnë ato. Kjo mund të ilustrohet pastër me rastin e Kopshtit Botanik në Tiranë, ku projekti i unazës u ndryshua në favor të privatit, duke cenuar një pronë publike unikale.
Privatizimi i resurseve publike – nga Stambolli në Nju Jork e deri tek ne – devijon përfitimet prej këtyre pasurive nga publiku tek privati. Kur kjo ndodh jodemokratikisht, është një padrejtësi që duhet të luftohet meditem me forcën kolektive të publikut.
Luiza Hoxhaj
9 Korrik 2013

