Marre nga qendra e trasferimit te teknologjise
Qumështi:
Qumështi:
Nga dhitë janë shumë mundësi për të marrë
rendiment të lartë qumështi. Në dhitë Sanna & Alpine duke ndjekur një skemë
të punës seleksionuese mund të merret një rendiment 800-1500 kg /krere .
Dhitë prodhojnë më shumë qumësht në laktacionin e
tretë dhe të katërt. Prodhimi i qumështit në laktacionin e pare dhe të dytë
janë 70-90% të atij të tretë.
Duke filluar nga laktacioni i pestë vihet re rënie
e prodhimit të qumështit. Prodhimi maksimal është midis javës së 3 dhe të 8 të
laktacionit. Qumështi bije 10 % çdo muaj dhe pastaj më shpejt duke filluar nga
7 muaj. Fermeri duhet të drejtojë të ushqyerit e tyre për të marrë rendimente
sa më të larta në këto faza të laktacionit.
Përmbajtaja e yndyrës dhe proteinës janë të larta
menjëherë pas pjelljes (gjatë ditëve të kulloshtrës ), ulen pastaj menjëherë,
rritet nga java e 20 e laktacionit, afër tharjes pastaj është shumë e lartë.
Kjo gjë duhet ptë kihet parasysh për tregëtimin e qumështit të tyre .
Nga qumështi i dhive, për përbërjen kimike ë që ka
si (Alfa kazeina, Raporti Yndyrë proteinë etje), përgatiten djathra speciale që
në tregun ndërkombëtar janë nga më të shtrenjtët dhe që bëjnë të mundur
sigurimin e të ardhurave të kënaqshme për fermeret. Vëndet e zhvilluara mbi 90%
të qumështit të dhive e përpunojnë në djathë .
Përgatitja dhe tregëtimi i djathit bëhen në
kushtet e fermës , pra janë krijuar fermat me cikël të mbylluar ( Prodhim -
përpunim –tregëtim ), çka ka bërë të mundur rritjen e të ardhurave nga fermerë
e dhive. Kështu 38
1 litër qumësht I përpunuar në djathë kushton 2-3
herë më shumë se sa i pa përpunuar
Prodhimi i mishit
Prodhimi i mishit
Krahas prodhimit të qumështit nga këto raca
prodhohet mish nga kecat në periudhën e këputjes. Për traditën që ka popullsia
shqiptare dhe tregu botëror ky product është objekt i punës teknike dhe
aktivitetit ekonomiko financiar të fermës. Nga këto raca prodhimi i mishit
sigurohet vetën nga kecat në këputje që nuk të destinuara për remont apo
reproduktorë. Mishi i prodhuar nga kecat është shume cilësor dhe i kërkuar në
trgun e brendshëm dhe të jashtëm, gjë që përbën burim të ardhurash për vlerat e
larta që ka në treg. Çmimi i mishit të kecave në këputje renditet mbas atij të
viçit dhe në disa sezone e kalon atë.
Për kushtet e vëndit tone prodhimi i mishit nga
kecat si dhe për specjet e tjera përbën prioritet për arsye se:
-Kushtet e tregëtimit të produkteve blegtorale (
keca etj) janë më të favorshme, sepse fermeri e drejton këtë në bazë të
interesave të tij.
- Prodhimi i mishit nga
të dhirtat realizohet me kosto më të ulët se speciet e tjera, sepse ai është
kryesisht i bazuar në kullotë dhe me përdorim të kufizuar të ushqimeve të
koncentruara.
- Për fermerët është më e lehtë të tregëtohen
kafshë të gjalla( keca , dhi etj) duke evituar shpenzimet e transportit, taksat
e tregut etj.
Prodhimi i mishit nga të dhirtat është prioritar
dhe për arsye të vlerave dietike ushqimore që ka
Karakteristikat e mishit te kecave .
, Mishi i kecave ka një aromë dhe shije të
pëlqyeshme specifike. Ai është me më pak dhjamë se sa mishrat e tjerë të kuq
dhe zakonisht më i butë.
Krahasimi i mishit te ekcave me mishrat e tjere (100gr mish i pjekur).
Krahasimi i mishit te ekcave me mishrat e tjere (100gr mish i pjekur).
Lloji i kafshës |
Kalori |
Yndyrë totale |
Yndyrë e saturuar |
proteina |
Keca
|
122
|
2.58
|
0.79
|
23
|
Viça
|
245
|
16.00
|
6.80
|
23
|
Derra
|
310
|
24.00
|
8.70
|
21
|
Qingja
|
235
|
16.00
|
7.30
|
22
|
Shpendë
|
120
|
3.50
|
1.10
|
21
|
11 commenti:
...nje artkull shume i goditur dhe ne kohen e duhur. Per fat te keq, sipas profesor Thanas Piu, numeri i dhive ka rene nga 1.5 milion ne 700.000 krere....
Po PIkerisht kete synon edhe sensibilizimi me objektiv te pare rikthimin e tradites dhe se dyti me tejkalim te saj ne nje faze te dyte, jo vetem sesior por edhe cilesor. Eshte e drejte ajo qe thote profesor Piu dhe koleget e tij. Po aq e vertete eshte edhe qe statistikisht kapacitetet mbarehtuese te dhise ne vendin tone shfrytezohen ne nje te dhjeten e tyre.
Eshte evertet Lise. Mishi, qumeshti dhe djathi i dhise jane ushqime shume te shendeteshme
Nje liter qumesht dhie kushton ne shitoren e REALit 1,2 euro. Kurse per djathin nuk kmei guxuar te pyesim se eshte shume i shtrenjte
Zonje ju pershendes per kete shkrim shume te qelluar.Prodhim i qumeshtit dhe mishit te dhise eshte me shume interes jo vetem per nga vlera e ushqyeshmerise por edhe per nga leverdia ekonomike dhe mund te behet nje nga produktet qe siguron eksporte te mira te ketyre produkteve. Me sa di sipas disa shkrimeve Greqia tubon sasi te medha te qumeshtit te dhise te cilin e perpunon. Kostoja e djathit te dhise ne europe eshet 6-8 euro dhe eshte produkt shume i kerkuar. Edhe njehere pershendetje.
Ne se i referohem diksutimit te lizes, te Zotiti Shefqet apo edhe te Ademit, dalin dy probleme te vecanta komplementare te diskutimit te sapo nisur. Ato jane nje nevoja e sensibilizimit te konsumatorit nga njera ana per vlerat e ketyre produkteve dhe nga ana tjeter sesnibilizimi i fermereve per leverdishmerine ekonomike te ketij procesi. Se dyti roblemi me madhor i cili kekron angazhim, vullnet mendim t ekuealifikuar eshet standartizimi i ketyre produkteve, duke i bere ata me te njohur dhe me te marketueshem. vetme keshtu dilet pertej tregut tone dhe behemi te konkurrueshem
"..konkurrenca sot ne bote eshte e madhe dhe te gjithe shtetet e zhvilluara kane strategjite e tyre nacionale per te patur aftesi konkurruese ne tregun boteror....tek ne shitet mbi 500 ton djath danez, por nuk shitet asnje gram djath shqiptar ne supermarketet e danimarkes...."
"...qe te behet e qarte se sa i rendesishem eshte rendeisa e asaj qe z. Luiza ve ne fokus (standartizmi i prudukteve) po marr nje shembull me qershine: ne Shqiperi qershia shitet nga 200 deri ne 300 leke dhe gjysmat jane te kalbura. Zinxhiri i shitjes eshte kaq i gjate sa me nuk behet, duhet te llogaritesh nje shtitesh ne cdo kilometer te rrugeve nacinale plus edhe pazaret e qyteve apo shiteza te vecante...dmth, nje kosto shume e madhe vetem ne shitjen e qershise dhe nje cilesi e cila bie shume ne shperndarjen dhe ndetjen ne diell perdite me rradhe..qershite ne foton e meposhteve shiten ne zinxhirin e supermarketeve me te lira daneze me nje cmim prej 50 kr. kg, dmth. 7.5 euro = 1035 leke, dhe me nje kosto shume here me te ulet ne rrjetin shperndares…perfimiti nqs. do te eksportohet do te jete te pakten 550 leke shqiptare dhe podhuajse shume pak firo pergjate shitjes apo shitja e tyre gjysem te kalbura apo 50% te kalbura per cdo kile….
Po eshte shume i drejte drejtimi qe po i jep diksutimit zoti Pullumb. Ka shume rednesi qe te krijohet brendi si dhe disa produkte te evcanta, te cilat duhet te jen ne fokus t ekesaj veprimtarie, duke care tregjet me ate qe eshte e vecanta etyre dhe e sigurte tek to: shijen natyrale dhe vlerate larta bio.. Tregu mbare shqiptar dhe ai ballkanik jane ne fokus t edisa kompanive te fuqishme edhe t ekesaj fushe. Eshte momenti i duhur per tu investuar fuqishem ne kete drejtim. Per kete duhet perkushtim, dije dhe pune , shume pune
"...kjo eshte njera ane, ana tjeter eshte se standartizmi i produkteve teshte nje nga mjetet qe bashkon edhe e kombiin...e kane bere shume shtete dhe duhet bere edhe nga ne...Lincoln derdhi tonelata gjak per te bashkuar tregjet nen nje Amerike te madhe, ne duhet ta bejme me anen e ekonomise se standartizuar (industrializimi i buqesise ne nje ekonomi moderne)..."
Po sic e kam permendur edhe me larte standartizimi eshte celesi. Eshte pikerisht ky standartizim ai qe do i hapi portat per qarkullimin e ketyre produkteve pertej tregut shqiptar dhe qe do ta bej edhe kete te fundit me cilesor dhe per rrjedhoje me kapacitet me te larte. Prandaj ketu duhet te puntojme duke e shoqeruar me shtimin e dijeve cilesore dhe bashkekohore.Pare me kete sy duhet ndermarre nje proces kompleks i cili do cliroj sinergjine e nevojeshme per te bere perpara ne kete sektor prioritar per kushtet tona
Posta un commento