Search This Blog

Saturday, November 30, 2013

EU Cohesion policy 2014-2020

EC Empowering Local Authoritties in partners countries

Lokal development startegies Eu

Të integrohemi pa Komplekse!

Vlerësoj një shqetesim real të shkrimtarit  Kim Mehmeti! 

Po e shoqëroj atë me komentin tim ne statusine  e tij:
 "Në fakt duhet të ndodh e kundërta. Të  integrohemi në botën e madhe nëpërmjet identitetit tonë. Kjo është rruga më  e mirë!, sipas mendimit tim. Çdo mënyrë tjetër është konformiste dhe shpreh një kompleks të kujt e mbart këtë mendim.. Vete Europa punon fort për ruajtjen e identitetit të saj, por edhe për  identitetin e cdo  shteti të veçantë, anëtar të saj. Multikulturalizmi është një nga vlerat e Europës. Le të hyjmë në Europe pa komplekse, jo duke i varfëruar vlerat tona, por përkundrazi, duke i pasuruar ato. Vetvlerësimi duhet të jetë vlera jonë e parë!"

Saturday, November 23, 2013

Jo refraktarizëm brezash!


“Generations Unite To Change The World- Gjeneratat bashkohen për të ndryshuar botën”.
Preferova t'i referohem këtij slogani  të Samitit të Grave, mbajtur më 9 maj 2013 në New York. Ky Samit i Forbes, shumë i ndryshëm në llojin e tij, ishte jo për çështjet e grave, por për atë se si një brez i ri i grave mund të ripërcaktojnë nocionin e pushtetit nëpërmjet inovacionit dhe një ndryshimi në gjëndje, që të bashkojnë forcat me udhëheqësit tradicionalë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve më të vështira të shoqërisë.
Pra një takim i fuqishëm, trasformues dhe shumëbrezësh i mendjeve më të fuqishme: sipërmarrës, filantropistë, Shpikës, edukatorë, drejtues të fondacioneve dhe OJQ-ve, artistë dhe politikane. Çdo njëri prej tyre, pa asnjë dallim një pjesëmarrës aktive në shoqëri. 
Ky mund të jetë pa frikë një model (dhe jo e kundërta e tij, sic ndodh rëndom), i cili duhet ndjekur nga shoqëria jonë dhe ledershipi yne ekonomik, shoqëror dhe politik! Jo refraktarizëm brezash!
Kjo  është domosdoshmëri për të rritur eficencën e një organizate, të një shoqërie apo një vendi.

Friday, November 22, 2013

Përcaktimi i roleve të komandës dhe lidershipit

Mendova ta trajtoj këtë temë nisur nga disa ndodhi në disa kompani të ndryshme shqiptare (kompani private, mbasi per ato publike nuk kam bere ende ndonje vezhgim), ku përcaktimi i roleve drejtuese apo vlerësimi i tyre, në cdo hallkë, por  jo vetëm lë shumë për të dëshiruar. Kjo sigurisht, në nivel hierarkik apo horizontal, vlen gjithashtu edhe për organizatat, institucionet apo  shoqërinë tërësinë e saj.
Të përcaktosh rolet e komandësdhe lidershipit nuk është e lehtë. Si ti përcaktosh ato kjo është cështja..
Vet kualifikimi i termit
Leadership është i vështirë për faktin se udhëheqja është një kombinim i profesionalizmit dhe personalitetit. Ajo është një cilësi e lindur dhe si e tille identifikimi i kësaj cilësie tek një individ nuk është i menjëhershëm edhe nëse ky vihet në një situatë udheheqese si ato që bejnë kompanitë përzgjedhëse.
Pra, në shumicën e rasteve është e mundur që të ketë një tërësi të informacionit të ndërtuar mbi profesionalizmin dhe një vizion sipërfaqësor të personalitetit te një individi. Prandaj, duke mos pasur siguri në cilësitë e lidershipit dhe menaxhimit të një personi, derisa  ai të provohet është vetë kompania me strukturën e saj, ajo që duhet të mbështetësë, në fakt, rolin e komandës .
Lidershipi është me të vërtetë i lindur atëherë në qoftë se shfaqja e cilësive të tij do të ndodhë qartësisht natyrshëm, nëse individi ka hapësirat e duhura për ti treguar ato, në të kundërt komandimi për të do të ishte një imponim dhe si i tillë i vështirë për t'u ushtruar. Nuk është e lehtë për të gjetur njerëz, që janë në gjendje të përdorin komandën në mënyrë korrekte dhe qe te jene në gjendje jo vetëm për të koordinuar njerëz të tjerë, por për të mundur ti vlerësojnë ato dhe për të nxitur në maksimum grupin për të arritur gjithmonë performancën më të mirë.
Të gjitha këto detyra, për të gjetur individin e përshtatëshëm, duhet ti takojnë vetë kompanisë, sepse asaj nuk mund ti lejohet që të ketë një " bos " i cili nuk mund të admonistrojë dot fuqinë e tij dhe nuk di ta bëjë atë fuqi të rritet .
Menaxhimin e roleve udhëheqëse për shkak të vështirësisë dhe të rëndësisë që këta të fundit mbajnë bëhet një pikë e rëndësishme për një realitet që do të lulëzojë dhe do të ndjekë instinktin e tij natyrore, që është evolucioni (zhvillimi i vazhdueshëm).
Një tjetër pikë e rëndësishme është dimensioni i pushtetit, që u jepet individëve, si në aspektin e madhësisë fizike, ashtu dhe në aspektin e rëndësisë strategjike, sepse në qoftë se tashmë është e vështirë për të gjetur "udhëheqësit" e vlefshëm, është një ndërmarrje e vështirë të gjesh njerëz të aftë për të administruar organet e kompanive shumë të mëdha, me shumë të punesuar, ose ndryshe me një pushtet të gjerë dhe me ndikim.
Për këtë arsye, një kompani duhet të shqetësohen për të shpërndarë sa më shumë të jetë e mundur kompetencat dhe përgjegjësitë, duke i lidhur të gjitha ato me një sistem të marëdhënieve dhe të informacionit të strukturuar dhe të monitoruar, që jep rezultate efektive dhe efikase. Pra, jo më disa njerëz me shumë kompetenca dhe të dimensioneve të mëdha, por shumë njerëz me kompetenca të kufizuara apo të veçanta.
Kjo qasje ka vlera të shumta: ajo ndihmon në mënyrë të konsiderueshme menaxhimin e fuqive të brendshme të kompanive; thjeshton rekrutimin falë thjeshtimit të roleve dhe në fund ngrihet, pa pasur nevojë të përdorë politika të dedikuara, ndjenja e përkatësisë në shoqëri, sepse të përgjegjësosh njerëzit do të thotë tu japim atyre rëndësi dhe t'i bëjmë ata të ndjehen pjesë e diçkajeje, pjesë e shoqërisë . Kjo përbën një lidhje të konsiderueshme, që shtyn individët të japin gjithnjë e më shumë për të mirën e shoqërisë dhe në këtë mënyrë për të mirën e tyre.

Luiza Hoxhaj

Ekonomia e zemrës

“Ekonomia më e madhe është ekonomia e zemrës”, thotë Rosy Canale.

Kjo na kujton se jo çdo gjë matet me para. Shpesh, gjërat më të bukura dhe më të qëndrueshme lindin nga puna, pasioni, përkushtimi, kreativiteti dhe dashuria për atë që bëjmë.

Dita e sotme ishte një dëshmi e qartë se kur njerëzit bashkojnë energjitë, vullnetin dhe zemrën e tyre, mund të realizohen gjëra të mrekullueshme edhe me pak ose aspak burime financiare.

Sepse vlera më e madhe nuk qëndron tek ajo që kemi, por tek ajo që jemi të gatshëm të japim.

Tuesday, November 19, 2013

Sidroma e heroit

Një status i imi në fb

Duke ndjekur emisionin Shqip në "Top chanell", në diskutimin e të rinjëve më bëjnë përshtypje disa gjëra: 

së pari vërej se edhe tek ata ka zëne vend sindroma e vjetër politike e  zeros, duke përdorur termin për herë të parë..për herë të parë...., kur në fakt, sipas meje, është më mirë të evidentojnë se cfarë ishte ndryshe këtë rradhë..
se dyti ka zënë vend sidroma e heroit, përpjekje për të marrë kurorën e heroit, kush ishte i pari, kush kishte meritë më shumë se tjetri etj. Unë mendoj se si gjithmonë kurora, merita më e madhe i takon publikut,  i cili  normalisht evolon, piqet, pa mohuar vlerat dhe kontributin e organizatorëve, përkundrazi

Ndërsa tek pjesa e "të rriturve" ajo që më bën përshtypje janë: mbrerja e vonuar e ndërgjegjes së disave dhe lotët e krokodilit tek disa të tjerë
...
Sipas meje  dy gjëra ndryshe nga herët e tjera ishin:
- nuk u lejua politika të fuste hundët, pavarësisht se ajo tentoi ta bënte këtë gjë
-reagimi ndryshe i qeverisë, ose më saktë i kryeministrit, i cili ju përgjigj pozitivisht mospranimit të publikut.

Sic  e kam thënë edhe në një status të mëparshëm këtë ndodhi duhet ta shohim me pozitivitet me qëllim, që të ketë një përvojë më shumë në mënyrën e menaxhimit të problemeve të ngjashme, sepse  si ky rast vështirë se  vjen më!

Friday, November 15, 2013

Të reflektosh është vlerë!

Cdo ngjarje  duhet vlerësuar në anën e saj pozitive, sepse vetëm kështu mësohemi të jemi pohues, jo mohues. Vetëm kështu mund të bëhemi. E para patëm një protestë dhe një reagim qytetar të civilizuar, gjë e cila në cdo cast  u respektua nga segmentet përkatëse shtetërore, që merren me rendin dhe sigurinë. 

Patëm një masë protestuese, që nuk ra preh e provokimeve, por thjesht mbrojti kauzën e saj ,e cila pati përballë një strukturë qeveritare, që mbante shënim për çfarë thuhej e kërkohej prej tyre. Mbi të gjitha pamë një kryeminister, i cili dha shpresën dhe sigurinë e madhe se qytetarët e këtij vendi do të dëgjohen e respektohen në cdo kohë në këtë vend! 

Kryeminstri nuk zhgenjeu! Thjesht arsyetoi në mënyrë brilante mbi gjithëshka. Mbetet e hapur çështja se sa e përgatitur është shoqëria jonë për të përballuar  sfida të mëdha. Le ta punojmë cdo ditë për këtë sfide: me dije, edukim, eksperienca të mira. Sapo e pamë një të tillë!  Mbase nuk ishte zgjidhja më  e mirë. Por, një gjë e di me siguri: ishte e duhura në këto momente. 

Pavarësisht, këtij momenti populli shqiptar mbetet popull amerikandashës!

Wednesday, November 13, 2013

Zona Adriatika- Ioninane




The Adriatic Sea and the contiguous Ionian Sea are an important maritime and marine area in Europe, though quite diverse in economic, environmental and cultural terms. Economic and social interactions between countries and regions have been historically dense, and are now made even stronger by the EU accession process of Western Balkan countries. The existing maritime links, however, do not fulfil the mobility needs of citizens, businesses and tourists. And despite the rich maritime tradition and knowledge, innovation is driving the maritime economy only slowly forward. Furthermore, marine and coastal ecosystems face numerous environmental challenges as well as increasing urbanisation and traffic. Climate change and its impacts pose mounting threats to coastal areas.
 
Deti Adriatik dhe Deti Jon ne vazhdim janë një zona detare e rëndësishme në Europë, edhe pse mjaft e ndryshme në terma ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Bashkëveprime ekonomike dhe sociale midis vendeve të rajonit historikisht kanë qenë të dendura, dhe tani janë bërë edhe më të fortë nga procesi i pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lidhjet ekzistuese detare, megjithatë, nuk i plotësojnë nevojat e  lëvizjes se qytetarëve, bizneseve dhe turistëve. Dhe pavarësisht traditës së pasur detare dhe dijeive, inovacioni është duke drejtuar makinën ekonomike detare ngadalë përpara. Për më tepër, ekosistemet detare dhe bregdetare duhet te përballen me sfida të shumta mjedisore, si dhe urbanizimi në rritje dhe trafikun. Ndryshimi i klimës dhe ndikimet e tij paraqesin kërcënime në rritje për zonat bregdetare.

Sunday, November 10, 2013

Përtej kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë

Nëntitulli: Meditim për të fituar më shumë siguri në një situatë pasigurie!

“Perënditë na krijojnë shumë surpriza: pritshmëritë nuk arrihen dhe krejt papritur një zot na hap rrugën.” – Euripidi.
Pasiguritë na japin atë ndjenjën e kontrollit të situatës prej të cilës ne nuk pëlqejmë të heqim dorë, mbasi ne jemi gjithmonë në kërkim të sigurisë, sepse ajo arrin të na sigurojë një ndjenjë të përcaktimit dhe të pandryshueshmërisë.
Pasiguria nuk është e mirëpritur në kulturën tonë, për shkak se të ndiehesh i ekspozuar ndaj së panjohurës na gjeneron një ndjenjë të thellë pafuqie. Ajo që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta shpjegojmë është për ne e errët dhe misterioze. Na mungojnë edhe fjalët për ta përshkruar atë: ajo është e pakapshme, madje as edhe me mendime.
Të pranosh pasiguritë kërkon të heqësh dorë nga stabiliteti, pandryshueshmëria, ekuilibri, kontrolli; kërkon përulësi për të thënë: "Unë nuk e di se çfarë po ndodh." Ajo të bën të ndihesh si fëmijët përballë së panjohurës, duke ngritur disa pyetje, duke qenë i ndërgjegjshëm për injorancën e tyre dhe duke e pranuar atë.
Sipas Morin, përfaqësuesi më i shquar i teorisë së kompleksitetit, kontributi më i rëndësishëm i shekullit që lamë pas është sjellja në evidencë e kufijve të njohjes objektive dhe të shpresës së saj të parashikueshmërisë:
“Kontributi më i rëndësishëm i njohurive të shekullit të njëzetë ishte njohja e kufijve të dijes. Siguria më e madhe që na ka dhënë është ajo e moseleminimit të pasigurive, jo vetëm në veprimet, pot edhe në dije. (...) Një nga pasojat kryesore të këtyre dështimeve të dukshme, në fakt realisht të arritjeve të vetë mendjes njerëzore, është të na vendosë në kushte të përballojmë pasiguritë dhe, më përgjithësisht, fatin e pasigurt të çdo individi dhe të gjithë njerëzimit”. (Morin, 2000).
Në çdo hap të jetës sonë ne ballafaqohemi me kufizimet që rrjedhin nga siguria e një "plani të mbaruar" – atij të njohurive ekzistuese – dhe të një "kohe të mbyllur" – asaj të parashikueshmërisë. Për të zbuluar, për të krijuar të renë, duhet një sipërmarrje jashtë kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë, të jesh i përgatitur për gabimet dhe tentativat e reja.
Vetëm me këtë hap ne mund të fillojmë një rrugë përmes mënyrave të reja të mësimit dhe dijes: është e nevojshme të bëjmë disa pyetje në vend që të kërkojmë disa përgjigje shteruese, duke u vërtitur kështu në një "hapësirë të hapur", ku ne mund të presim ndjenjën e frikës për të papriturat.
Për të hapësirësuar gardhe të papritura, është thelbësore t'i qasemi studimit të marrëdhënieve ndërmjet subjektit dhe objektit, ndërmjet njohësit dhe të njohurit, për të kërkuar mundësi të reja për mësim.
Në qoftë se bota nuk është aq e sigurt dhe e parashikueshme siç ne do të donim që ajo të jetë, nëse koha nuk është një varg i pandërprerë prej momentesh të gjitha të njëjta, nëse hapësira nuk është një fushë e rrethuar, nëse racionaliteti nuk është i vetmi mjet i mundshëm për dijen, jemi ndoshta duke e zbuluar atë përgjatë rrugës së jetës, sigurisht së bashku. Dija, transparenca, dialogu janë disa nga ato mjetet që ta japin sigurinë e nevojshme dhe të mundësojnë një parashikueshmëri relative.
Luiza Hoxhaj
10 Nentor 2013

Tuesday, November 5, 2013

Zhvillim kaotik

Kjo shkollë nuk është ndërtuar në vitet 80, por është prishur në vitet 80' për t'ia lenë vendin asaj që në Vlorë njihet me emrin : Shëtitorja e Nedinit!

Po bëj një korrigjim: 
- Shkolla nuk është e viteve 80,  por e viteve gjashtëdhjetë, në mos e viteve 50 si shkollë. Si ndërtim ishte e kohës së Italisë. Unë aty kam bërë shkollën tetëvjecare. Shkolla Zenel Murraj ishte shkolla më e bukur e Vlorës, megjithëse e vogël dhe e përbërë nga dy ndërtesa një katëshe, ndërtuar mbi shkëmbinjë dhe një trinçeje të kohës së Italisë.

- Trualli i shkollës nuk përbën as një të tretën e ndërtimit. Pjesën tjetër ja kanë marrë detit, pra publikes,  duke zhdukur pllakën e famëshme të gurit, ku bëhej celja e sezonit të notit. Shembull egzemplar negativ i dhunimit të natyrës, veç pllakës së gurit u be rrethimi i shkembit te zhytur në det, i cili lidhej me tokën përmes nje ure elgante metalike, midis tij dhe një shkembi tjetër në anën e bregut. Ky shkëmb simbol dhe një nga referencat e qytetit dhe bregut të tij njihej si Shkëmbi i Doktorit, për shkak të historisë së tij.  Vlonjatët janë të famshëm për nofkat (metaforat) apo, siç thirren sot: "Nick Name" 

Ata që e kryen këtë akt do të hyjnë në histori për keq, se kanë vendosur  gardhin e parë në det! Aty tradicionalisht ka qenë vetëm shkolla dhe shtëpia e Totajve, ngjitur me murin e shkollës sonë. 

Ajo zonë bukur tani mbetet vetëm një kujtim, i cili gradualisht do të shuhet me shuarjen ngadalë të brezit tonë, që e ka jetuar atë kohë në fëmijërinë dhe rininë e tij në rastin më të keq ose do të tregohet përmes fotove në rastin më të mirë. Në ato foto do të duket qartë shemtimi që i është shkaktuar peisazhit. 

Ky është një nga mëkatet që i bëhet natyrës në emer të zhvillimit, por një zhvillimi kaotik ama.

Luiza Hoxhaj
5 Nentor 2013