Meditim per te fituar me shume siguri ne nje situate pasigurie!
“Perënditë na krijojnë shumë surpriza: pritshmerite nuk arrihen dhe krejt papritur një zot na hap rrugën”. Euripidi.
“Perënditë na krijojnë shumë surpriza: pritshmerite nuk arrihen dhe krejt papritur një zot na hap rrugën”. Euripidi.
Pasiguritë na japin
atë ndjenjën e kontrollit të situatës prej të cilës ne nuk e pëlqejme të heqim
dorë, mbasi ne jemi gjithmonë në kërkim të sigurisë, sepse ajo arrin të na sigurojë një
ndjenjë të percaktimit dhe të pandryshueshmërisë .
Pasiguria nuk është
e mirëpranuar në kulturën tonë, për shkak se të ndjehesh i ekspozuar ndaj të panjohurës
na gjeneron një ndjenjë të thellë pafuqie. Ajo që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk
mund ta shpjegojmë është për ne e errët dhe misterioze. Na mungojnë edhe fjalët
për ta përshkruar atë: ajo është e pakapshme, madje as edhe me mendime.
Të pranosh pasigurit kërkon të heqësh dore nga stabiliteti,
pandryshueshmëria, ekuilibri, kontrolli, kërkon përulësi për të thënë,
"Unë nuk e di se çfarë po ndodh. "Ajo të bën të ndihesh si fëmijët përballë
të panjohurës, duke vendosur disa pyetje, duke qenë i ndërgjegjëshëm për
injorancën e tyre dhe duke e pranuar atë.
Sipas Morin,
perfaqesues me i shquar i teorise se kompleksitetit, kontributi më i rëndësishëm
i shekullit, që lamë pas është sjellja në evidencë e kufijëve të njohjes
objektive dhe të shpresës së saj të parashikueshmërisë :
“Kontributi më i rëndësishëm i njohurive të shekullit të
njëzetë ishte njohja e kufijve të dijes. Siguri më e madhe, që na ka dhënë
është ajo e moseleminimit të pasigurive, jo vetëm në veprimet, por edhe në
dije. ( ...) Një nga pasojat kryesore të këtyre dështimeve
të dukshme, në fakt realisht të arritjeve të vet mendjes njerëzore, është të na
vendosë në kushte të përballojmë pasiguritë dhe më përgjithësisht, fatin e
pasigurt të çdo individi dhe të gjithë njerëzimit”. (Morin, 2000).
Në çdo hap të jetës
sonë ne ballafaqohemi me kufizimet që rrjedhin nga siguria e një " plani të mbaruar " - atë të njohurive ekzistuese – dhe të një
"kohe të mbyllur" - atë të parashikueshmërisë. Për të zbuluar, për të
krijuar të renë, duhet një sipërmarrje jashtë kufijve të sigurisë dhe të
parashikueshmerisë, të jesh i përgatitur për gabimet dhe tentativat e reja.
Vetëm me këtë hap
ne mund të fillojmë një rrugë përmes mënyrave të reja të mësimit dhe dijes:
është e nevojshme për të bërë disa pyetje në vend të kërkojmë disa përgjigje
shteruese, duke u vertitur kështu në një "hapësirë të hapur ", ku ne
mund të presim ndjenjën e frikës për të papriturat.
Për të hapur gardhe të papritur, është thelbësore t'iu qasemi
studimit të marrëdhënieve ndërmjet subjektit dhe objektit, ndërmjet njohësit
dhe të njohurit, për të kërkuar mundësi të reja për mësim .
Në qoftë se bota
nuk është aq e sigurt dhe e parashikueshme si ne do të donim që ajo të jetë,
nëse koha nuk është një varg i pandërprerë prej momenteve të gjithë te njejtë,
në qoftë se hapësira nuk është një fushë e rrethuar, nëse racionaliteti nuk
është i vetmi mjet i mundëshëm për dijen, jemi ndoshta duke e zbuluar ate përgjatë rrugës së jetës, sigurisht së bashku. Dija, trasparenca, dialogu jane disa nga ato mjetet qe ta japin sigurine e nevojeshme dhe te mundesojne nje parashikueshmeri relative.
1 commento:
"...transparenca per nga ana e qeverise eshte shume e rendesishme ne mbarevajtjen e jetes se perditshme... transparenca ben qe opinioni publik ti shoshisi gjerat mire per ti pare me qarte problemet dhe per rrjedhoje edhe te t'ju japin zgjidhje optimale..."
Posta un commento