Dje në ditën e fundit të vjeshtës së parë, po tentoja të bëja një përmbledhje sa më koncize të asaj çfarë ka qënë më evidente në këtë muaj. Instiktivisht u prira të bëja një krahasim me natyrën. Jo rrallë na ndodh që përgjigjet apo edhe frymëzimin ta marrim prej saj.
Përshkrimi, që gjeta me vend të bëja është i shoqëruar në fakt nga një kontrast i fortë: Rënia e gjetheve, me "zhurmën" e qetësisë - dhe përball saj- Ulërima politike të ngarkuara me vulgaritet cinik dhe nëncmim të dijes.
Pra vjeshta e qetë e natyrës shoqërohet nga vjeshta ulëritëse dhe herë pas here nga injoranca në dabatin e shoqërisë sonë paraindustriale (S'po e bëjmë dot dreqi ta marre atë kapërcimin e madh drejt shoqërisë së dijes. Shpresoj shumë që të ndodh).
Ajo që kërkojmë në si qytetare është të çeli pranvera në zemrat tona. Një pranverë që sjell “virtyt dhe dije”. Ne gjithashtu duam të bindim klasën politike të braktisë grindjet fëminore (të gjithë i shohim "qarjet naive" pa klasë të atyre që kërkojnë t'u kthehet lodra e tyre:"pushteti").
Ne duam ti bindim ata të ndalin së mbrojturi ekonominë e papërligjëshme. Ata po tentojnë ta terheqin publikun në debatin e tyre pa fryt dhe pa interes për publikun. Pra ata duan ta mbajnë debatin atje lart. Duan të na tërheqin të dëgjojmë monologje. Për këtë ndihmojnë edhe mediat vizive me debate pa interes për publikun. Por në fakt është koha që debati të zbres këtu poshtë: tek publiku. Është koha e dialogut. Këtë demostron bota e qytetëruar dhe demokratike. Argument bindës ky, që ata (politikanët) të lëvizin e të dëgjojnë vuajtjet dhe hallet e popullit. Modelet janë: udhëheqës europian, komisioner bashkëbisedojnë rregullisht me publikun për probleme të ndryshme apo tërheqin nëpërmjetë forumeve të ndryshme mendimin qytetar për çështje të caktuara.
Sot e pamë një të tillë edhe në Shqipëri.
Në ditën e parë të vjeshtës së dytë kryeministri Rama në një bashkëbisedim me publikun e dha shembullin i pari, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura prej tyre.
Shpresoj të jetë praktike që do të vazhdojë dhe jo thjesht një gjethe vjeshte. Unë besoj.
1 commento:
luan mema
Te gjitha vjeshtatt me ngjyre gri dhe vishnje,verdhe,kafe qe kemi parr ne vite, do t’na bejne pune, kete vjeshte ka pasur politik dhe heshtje duke qene se do te jene dy ngjyrat me "in" ne vjeshte.keto do i quja, e para politika ngjyra qe s'preferohet e dyta ngjyra e pranushme.Ndaj rekomandoj te ecim ne si shoqweri, se politika ka ngaterresa,me mire kujdesemi per veten...
Nisim sezoni e ri me ngjyra te pranushme...
Ecja perpara ngjyra e zhvillimit jetes...DHE ngjyrat e veshjes..
Kete here, ngjyrat do te vene theksin tek delikatesa dhe afirmimi i linjave. Kete vjeshte do te jete koha per t’i thene lamtumire ngjyrave te shumta qe ne i mendonim te pazevendesueshme, . Inspirohemi nga pamja,puna, vizioni....
Posta un commento