“Duhet të dëgjojmë atë
që flet me shpirt të qetë dhe të disponueshëm,
si të ishim të ftuar në një banket të shenjtë ose në ceremoninë e celjes
së një riti religjioz, duke aprovuar atë që shprehet mirë dhe në mënyrë të
përshtatëshme dhe po aq të vleresojmë vullnetin e mirë të kujt shpreh në publik
opinionin e tij, duke u përpjekur të bind dëgjuesit, duke përdorur po ato
argumenta, që e kanë bindur edhe vet atë të dëgjoj..”
Plutarku:“L’arte di saper ascoltare”
Pikërisht tek Plutarkut ky mjeshtër i
madh i fjalës dhe mendimit, në cdo kohë aktual, gjeta frymëzimin për të
trajtuar një prej aspekteve më të rëndësishëm të jetës sonë: komunikimin, sipas
tij, shpesh të prekur nga arroganca, nga urrejtja, nga paragjykimet dhe nga
mania e protagonizmit. Shkrimet politike të Plutarkut, ashtu si dhe ky manual i
dëgjimit korrekt nuk i drejtohen vetëm politikanëve profesionist, nga krerë
shtetesh deri tek administratori më modest, i vendit më të largët dhe më të
vogël, por ato shohin gjithë qytetarët. Nga kjo listë nuk bëjnë përjashtim as
partitë politike, të cilat në demokraci janë të paevitueshme. Mundem të
perifrazoj një thënie të shquar të Orwell: “në sisteme të caktuara poltike,
partitë janë më të paevitueshme se sa në të tjerë”.
Në disa raste, filogjeneza e
sistemeve politike u ka rezervuar partive jo vetem rolin e subjekteve kyce të
përfaqësimit, por edhe atë të agjensive të shoqërizimit të politikës
demokratike dhe të prodhueseve ose të konvertueseve të kapitalit social, të
domosdoshem për funksionimin e demokracive. Procesi i tranzicionit dhe
konsolidimit demokratik ka evidentuar rëndësinë e disa “edhe”, që pranojnë shoqërizimin
ndaj demokracisë, në vecanti vendosja e sistemit demokratike është zhvilluar
nga partitë ne prezencë të diferencave të theksuara territoriale kundrejt
qendrës. Tek ne janë kryesisht dy partitë kryesore PD dhe PS ato, që lidhin
sistemet lokale me sistemin qendror te partive politike. Format e organizimit
të politikës konsiderojnë ende modelet dhe strukturat e 900, duke përdorur
instrumenta të tillë si besnikerinë ndaj anëtaresimit, teserat, organizatat e
partisë, seksionet bazë, asambletë etj.
Ndërkohë sidomos në disa zona të
vendit, ku përkatësitë janë më pak të stabilizuara dhe impenjimet e
pjesëmarrjes publike më të lidhura me asete individuale, me objektiva preciz
dhe të përkohëshëm, shohim, se ka një boshatisje progresive të strukturave të
partive. Ato janë bërë në fakt fusha veprimi të një grupi të ngushtë personash,
në të cilat hapesira efektive e militantëve është pothuajse ekskluzivisht e
kufizuar nga drejtuesit e partive/administrata publike (qendrore ose lokale).
Format e pjesmarrjes politike janë
tashmë në krizë evidente duke bërë të pamundur një rikthim tek tendenca pa
ofruar sinjale të ndryshimit të rolit të partive, të perceptuar gjithnjë e më
pak të besueshme, sepse janë gjithnjë e më shumë autoreferenciale dhe të
distancuara ndaj vështrimit real të qytetarëve. Tema apo qëllime të mira si:
“të hapemi sërisht ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve” “të kthehemi në territor
dhe të takojmë njerëzit”, që gëlojnë brenda partive politike, shpesh pa një
qëllim të tillë të mirë, kanë sjellë nevojën e realizimin të modaliteteve më të
moderuara, rinovues të përfshirjes dhe protagonizmit të një maxhorance të
qytetareve të ambjentuar me një raport vetëm televiziv me politikën dhe ndoshta
edhe për këtë shkak rrëshqasin progresivisht drejt formave të apatisë në se jo
“te armiqësisë” së hapur kundrejt “kastës së partive’.
Për të rilancuar gjithëshka dhe për
të rilidhur një raport të besimit me qytetarët, është i nevojshëm, sidomos për
opoziten, rikthimi, megjithëse me modalitete inovative dhe më atraktive, tek llogjika
e takimeve dhe përfshirjes personale, në grupe të vogla, mbi tema specifike ose
të përafrimit më të përgjithshëm ndaj sfidave të impenjimit për të mirën e
përgjithëshme, të karakterizuar vazhdimisht nga ideja e një partie të
strukturuar, por të “hapur” dhe të një kapaciteti të rinovuar të të dëgjuarit
nga ana e politikës.
Por funsionojnë konkretisht këto
takime?
Metodologjia, ndofta e thjeshtë si
veza e Colombit, përdor disa prej instrumentave të organizatave të dëgjimit
organizativ: një vend dhe një metodë e takimeve të vendosur me organizatat
publike dhe private mbi projekte të thjeshtëzimit social dhe zhvillimit të
talenteve, duke u dhënë personave, që i përkasin të njëjtit sektor punësimi ose
me prejardhje nga fusha dhe funskione të ndryshme mundësinë të ndajnë
eksperienca, analiza, hipoteza të përmiresimit, projekte të zhvillimit, me
qëllim, që të bëj të shtohet niveli i pjesmarrjes kundrejt një vizioni të ri.
Zhvendosja e kësaj praktike në fushën
politike kërkon futjen në metodologjine bazë te pak rregullave, por themelore
ama.
Së pari: të ftuarit, për sa është e mundur, nuk janë të rregjistruar në parti,
militante apo persona të përfshirë në aktivitete ose inisiativa politike:
Objektivi është ai i afrimit në një dialog pjesëmarrës me qëllime politike të
kujt ka fshirë tashmë nga horizonti i vet mundësinë e pjesëmarrjes në një event
klasik partiak. Kush organizon një takim të tillë e di, që duhet të sforcohet,
duke zgjeruar ftesën ndaj miqve, kolegëve, fqinjëve, shumë të njohurve
rastësisht, persona me të cilët zakonisht do të mund të kishte “turp” të qaste
tema politike.
Së dyti: Politikani është në këto takime, por nuk flet. Ai fton, pjesëmarrësit
të flasin, ndryshe nga monologjet, që shohim rëndom. Përgjithësisht janë takime
për t’u afruar më shumë me një personazh publik dhe të njohur për dicka të re
dhe të ndryshme. Në këtë rast është e nevojëshme të ofrosh një shenjë
tangjenciale të mosvazhdimësisë kundrejt steriotipeve, që të gjithë kanë. E
mira në këtë rast është, që politikani heq dorë nga “mitingjet, mospranim i
sacrificës për t’i dhënë hapësirë ndërhyrjeve të qytetarëve dhe mund të zgjedh
për mjete refleksionet e veta, edhe duke “shtënë mbi pianistin”, ndërsa
sekretari i partisë, parlamentari, këshilltari, nëpunësi, merr me zell shënime
mbi bllokun e tij. Hapësira për feedback është përgjithësisht në fund.
Eksperienca na mëson, që mbas një fillimi mosbesues, shtangia për këtë
disponibilitet jo të pritur të të dëgjuarit nga ana e politikës kthehet në
disponibilitet për ballafaqim, në motiv të hapjes së madhe dhe deri empati.
Së treti: nevojiten figura dhe kompetenca të reja. Mekanizmi, në vetvete thjeshte
ka nevojë për një “know how”, njohuri specifike, që implementojnë organizimin
klasik të partive. Grup i lehtësuesve, që frymëzojnë takimet ka detyrë të
ndërhyjnë, duke spieguar objektivat dhe modalitetet, administruar kohën, duke
kufizuar shfrenimin verbal të disave si dhe ngurimin për t’u shprehur të disa
të tjerëve, te sintetizoj temat kryesore të debatit,duke e mbajtur të hapur,
derisa politkani mund të pergjigjet në mënyrë të ezaurueshme dhe konkrete. Ky
grup personash, përgjithësisht duhet të jenë nga të rinjtë e partisë, që kanë
kënaqësinë të pasurojnë kompetencat e tyre, me instrumenta inovativ dhe të
përshtatëshme ndaj formave të militancës dhe të organizimit partiak, mbas një
përshkrimi specifik formativ.
Së katërti: besueshmëria jepet nga kapaciteti i feedback dhe nga vendosja në rrjete
e energjive pozitive, të cilat clirohen në seicilin nga takimet. Për të bërë
këtë janë të nevojëshme instrumenta inovativ të prezencës në rrjete dhe të
social networking (site të dedikuar, faqe në facebook, të cilat në disa raste
mbledhin në kohë reale ndërhyrjet edhe të pjesëmarrësve të jeshtëm), por edhe
kapacitete “tradicional” të dhënies përgjigje ndaj këtyre kërkesave të përpikta
të qytetarëve, psh nëpërmjetë interesimit të administratës publike, e cila
mbledh sinjalizime, i verifikon dhe rikontakton personat e interesuar, duke
demostruar një kapacitet të të dëgjuarit, i cili përkthehet në veprime konkrete,
nëpërmjete ndërtimit të një modeli origjinal për realizimin e takimeve në
terren. Rezultatet janë parë në pozitivitetin e vendosjes në diskutim të
modelit organizativ të përfshirjes së personave, të cilët nuk do të ishin
tranzituar kurrë nëpërmjet kanaleve tradicional të propagandës partiake, në
kuriozitetin dhe vëmendjen e jashtëzakonëshme të medias për një propozim
inovativ të ardhur nga një botë e konsideruar pak kreative sic është ajo e
politikës.
Kur politika ndërtohet së bashku me
qytetarët ekpserienza konfirmon dëshirën e ndarjes së shpresës. Sigurisht
vështirësitë mbeten prezente, por si fillim është e mjaftueshme të krijosh
modalitete të reja për të bërë të shprehen dhe të mblidhen energjitë pozitive
për inspirimin e marëdhëneive të “mira”, që duhet të manifestohen në shoqërinë
tonë. Rastin e takimeve me qytetarë të përzgjedhur jashtë kanaleve klasike të
partive, në seli neutro e kemi parë të ndiqet nga PS në turin “Dialog me
qytetarët”.Mund t’u bej referencë edhe takimeve, që po zhvillon deputeti Arben
Malaj, i cili është fokusuar tek tema e modernizimit të partive politke, duke
targetuar të rinjte. Por në të dy rastet kemi të bëjmë me rastin e politikanit
aktiv në takim, që i komunikon mesazhin e tij auditorit, me objektiv sigurimin
e konsensusit prej tij por pak ose aspak merr mesazhe prej tij.
Një formë e thithjes së mendimit të
qytetarit ekspert është “Kopit” i ndertuar nga Pd, me 2005, por vetëm me qëllim
ngushtësisht pragmatik të prezantimit të një imazhi të ri. Ajo që tentoj të
ofroj është praktika e takimeve me qytetarë të individualizuar jashtë kanaleve
klasike të partive, në seli neutro dhe mikëpritëse, me një “lehtësues”, që jep
kohën e nevojëshme duke bërë të respektohen rregullat e rekrutimit, ku
politikani, nuk është direkt protagonist, por si një Ulise i ri, lidhur në
direkun e anijes së tij, duke dëgjuar sirenat, ka pothuajse dimensionin shokant
të dëgjuesit pasiv dhe të heshtur.
Jemi duke përshkruar një demostrim të
qytetarisë pjesëmarrëse, bash i impenjimit të aktivitetit të një partie. Një
skenë, prezente dhe në një seri filmimesh disponibël në web, të cilët paraqesin
suksesin në fushatën e kaluar elektorale adminsitrative, në rastet kur kjo ide
ishte e maturuar brenda stafeve të kandidatëve fitues, për të pasuruar krijimtarinë
me disa përfaqësues të botës së konsulencës së sipërmarrjes dhe animacionit
social.
Takimet dialogje kanë qenë
domosdoshmëri edhe mbas zgjedhjeve, duke filluar, që nga zgjedhja e emrave dhe
vazhdojnë të jenë akoma më tepër, pas fenomeneve jo normale të konvertimit të
pamoralshëm të votës në zgjedhjet e këshillave dhe drejtimit të qarqeve,
shprehje të një dëshire dhe të një nevoje të rilidhjes së fijeve të
marrëdhënirve direkte me pjesën e qytetarëve dhe të elektoratit, të cilat
partitë e sot nuk mundohen për ti arritur dhe në të njëjten kohë, të propozojnë
një pedagogji pozitive edhe për vet militantët e PS nëpërmjetë dimensionit
mbizotërues të të dëgjuarit. Rihumbja në tavolinë e drejtimit të disa qarqeve
nga ana e PS tregon qartë një mungesë të tillë. C’është kjo parti, që nuk mëson
nga pësimet por e ngushton gjithnjë e më shumë rrethin e personave mbi të cilët
mbështetet. Po kjo partia tjetër, që inicion dhe ushqen shitblerjen dhe me
fodullëk mburrret me fitoren në këtë apo atë qark, kur vota popullore nuk ja
mundëson këtë gjë?
Kësaj situate i shkon shumë mirë
morali i humorit të dikurshëm të Luftar Pajes, ku përgjigjësia i ngarkohet
atij, që humbi lopën:
Po vall vërtet faji është vetëm i
kujt humbi lopen? Po hajduti s’ka faj fare? Këtu na vjen në ndihmë Dantia sipas
të cilit: “.. arësyeja dhe paudhësitë nuk mund të priten me nyje dhe se e mira
dhe e keqja nuk qendrojne kurrë në një anë të vetme”. Ky është një problem por
jo i vetëm. Përpara se të iniciojmë procese, duhet të reflektojmë pak: për
furinë e ikjes apo përzënies së kolegëve, fenomene të dyja negative.
Në këtë mënyrë thërmojmë maxhorancën
solide, e cila edhe për shkak të frakturave të brendëshme, jo gjithnjë për
arësye parimore, sic tentojnë të shiten, por shumë shpesh për shkak të ndarjes
së tortës së pushtetit, të cilën preferojnë më mirë ta prishin nëse nuk janë
ata pjesëtar në gosti, duke zhvlerësuar realisht votën popullore dhe përkthyer
në minorancë qeverisëse në nivel qëndror apo vendor qoftë, konsensusin në
maxhorancë, që u jep kjo votë.
Në fakt partitë, në këtë rast PS,
duhet të përdorin fuqin e vet organizative dhe rrënjet e tyre territoriale si
burime të politikës. Militantët dhe simpatizantët janë prezent në territor dhe
kërkojnë të ushqejnë ekzistencën e trupës ndërmjetëse të lidhura me partitë,
duke mbajtur një raport të vazhdueshëm me qytetarët e grupeve me të gjera dhe
më të ekspozuar ndaj risqeve, anomalisë dhe pasigurisë. A mund të dëgjojnë
partitë jashtë tyre kur nuk dëgjojnë zërat brenda vet strukturës së tyre?
Rastet e publikimeve të Wikilikes e tregojnë qartë këtë fenomen mosdëgjimi
brenda dy partive më të mëdha politike shqiptare: PD e PS. Sot aty flitet shumë
dhe dëgjohet pak.
Deri sa drejtuesit partiak të cdo
niveli nuk do të marrin zakonin e të degjuarit, do të jetë e vështirë të
ndërtojmë parti të të moderuarve, parti të rregullave dhe sanksioneve.
Luiza Hoxhaj
Tiranë më 25.10.2011 Botuar ne
gazeten Tirana Observer dt 5/11/2011, rubrika opinion fq 8