Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Showing posts with label Botime ne shtypin e shkruar. Show all posts
Showing posts with label Botime ne shtypin e shkruar. Show all posts
Thursday, May 29, 2014
Tuesday, May 21, 2013
Autostrada blu: një zgjidhje e qëndrueshme
Mendova të hedh këto pak rreshta për një premtim elektoral, të bukur dhe të dobishëm në vështrimin tim, i cili besoj se nuk do të mbetet thjesht një ëndërr. Lëvizja është një nevojë primare e njeriut. Por njerëzit kanë njëkohësisht nevojën e qetësisë dhe të një ambienti të shëndetshëm. Të gjesh ekuilibrin e duhur nuk është gjithnjë e thjeshtë. Pikërisht në një zonë si Vlora, me funksionin e saj tranzit, dhënë nga pozicioni i saj gjeografik, lëvizja dhe trafiku përbëjnë një temë me rëndësi të madhe, që do të mbetet e tillë edhe në të ardhmen. Detyra jonë është të gjejmë zgjidhjet në gjendje të krijojnë një lëvizje të qëndrueshme. Një opsion i tillë është edhe “Autostrada Blu”.
Së dyti, i shkrova këto radhë edhe për faktin e thjeshtë meqë kjo çështje ka marrë edhe vëmendjen e disa analistëve të respektuar, pak skeptikë ndaj këtij premtimi. Autostrada Blu, apo autostrada e detit, siç do të na pëlqente ta thërrisnim ne vlonjatët, e prezantuar dhe premtuar nga lideri i PS-së, z. Edi Rama, në takimin e prezantimit të kandidatëve socialistë në Vlorë – me veçanti prezantimin e tij si kandidat për deputet i këtij qarku – e përfshirë edhe si një nga prioritetet e programit të Rilindjes dhe e atakuar nga lideri i PD-së, z. Sali Berisha, nuk është një utopi, por është një premtim realist.
Kjo autostradë është në koherencë të plotë me projektet evropiane për të ndërtuar Autostradën e Detit Mesdhe. Ky projekt madhor pan-evropian është një projekt për të vlerësuar, ballafaquar dhe optimizuar transportin në të gjithë Evropën. Objektivi i këtij projekti është të racionalizojë, të përmirësojë dhe të optimizojë metodat e punës, si dhe procedurat e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, secili në segmentin e interesuar (mallrat nga portet drejt autostradës në brendësi të vendit, flukset e turistëve nga portet drejt autostradës së detit).
Realizimi i këtij projekti do t'i shërbejë shumë njërit prej sektorëve prioritarë të zhvillimit të vendit dhe qarkut të Vlorës në veçanti, si një rajon prioritar për turizmin e të gjitha llojeve: bregdetar, sportiv, malor, kulturor, arkeologjik, përfshirë edhe atë elitar. Kjo gjë u shpjegua shumë mirë edhe gjatë prezantimit të programit të Rilindjes. Ajo thjesht do të jetë një nga treguesit se Shqipëria do të ecë me hapin e kohës. Pulsi i saj i zhvillimit duhet të jetë në të njëjtën frekuencë me zhvillimet sipas standardeve më të përparuara të kohës. Forca e këtyre premtimeve, sipas meje, qëndron pikërisht në gjërat e thjeshta të jetës sonë të përditshme.
Pika e dytë e fortë që ofroi në prezantimin e tij në Vlorë Rama ishte premtimi se agrobiznesi dhe turizmi, të shoqëruara me infrastrukturën e përshtatshme (kupto lidhjet me akset kombëtare të rrugëve lokale, përfshirë rrugën e Labërisë, një ëndërr e hershme e cila do të rijetësonte këtë zonë, dhe aksesin në internet), do të ndërtojnë të ardhmen e qarkut të Vlorës. Zhvillimi i sipërmarrjes në Vlorë, sipas tij (ndaj të njëjtin mendim), e ka një zemër që rreh: agrobiznesin dhe turizmin, të cilët duhet të nxiten dhe të promovohen, duke krijuar rrjetet e nevojshme të kooperimit. Në këtë mënyrë do të promovohet Vlora.
Ky është një vizion pragmatik, që bazohet në avantazhet që sjell adoptimi i një modeli strategjik dhe organizativ, mundësi të rëndësishme të potencimit të këtyre sektorëve kyç, duke përshkuar së bashku lindjen e një evolucioni, të një zhvillimi i cili nuk bazohet në vepra faraonike. Jam e bindur se tek bashkëpunimi qëndron forca për të përballuar sfida të mëdha, siç janë zhvillimi i bujqësisë dhe i turizmit.
Kjo bindje bazohet në traditën e qarkut tonë, në vlerat e tij, në idetë që gjenerojnë në përditëshmërinë tonë. Historia na tregon se këta sektorë operojnë në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin dhe duhen vlerësuar si të tillë, si motorë të zhvillimit tonë ekonomik dhe social dhe si burim i mirëqenies. Ekzistojnë tashmë iniciativa ekselente në qarkun e Vlorës. Jam shumë e bindur se duke lënë dhe krijuar hapësirën e nevojshme, lirinë e nevojshme të individit për koncepte të reja, do të lindin ide të mira në rajon. Idetë e mira janë shpesh fillimi i një historie suksesi. Por vetëm idetë e mira nuk mjaftojnë. Për realizimin e tyre nevojiten edhe partnerë të mirë. Në këtë rast është Partia Socialiste me programin e saj, që ofrohet si partner i qytetarit për realizimin e ideve më të mira dhe për zhvillimin e qarkut tonë në veçanti dhe të vendit në përgjithësi. I vetëm mund të prodhosh, por vetëm së bashku mund të realizosh vlerë të shtuar: zhvillim.
Pikë tjetër që ka lënë skeptikë një pjesë të mirë të opinionbërësve është se portit nuk iu kushtua vëmendja e duhur. Përkundrazi, do të thosha unë. Porti ishte një nga shigjetimet për premtimet e pambajtura të mazhorancës aktuale. Rikthimi në vëmendje të publikut tek rëndësia e dikurshme që ka pasur Porti i Vlorës 5 shekuj më parë është i shoqëruar me premtimin se do t'ja kthejë Vlorës shkëlqimin që ka pasur në hartën e porteve detare. Kësaj ideje i shërben edhe “autostrada e detit”. Por kjo jo domosdoshmërisht realizohet duke përqafuar projektin aktual të portit, i cili është në papajtueshmëri me prioritetet kryesore të zhvillimit të qarkut të Vlorës. Sigurisht kjo kërkon diçka shumë më të mirë se ai projekt.
Në kohën e duhur, në renditjen e duhur të prioriteteve, unë besoj se qeverisja e ardhshme do të japë opsionin më të mirë. Projekti i zhvillimit të Vlorës me resurset, larminë e prioriteteve, larminë e klimës dhe vlerave historike, kulturore dhe arkeologjike kërkon një projekt më të mirëmenduar, i cili do të harmonizojë të gjitha këto prioritete. Në Vlorë dhe jo vetëm u prezantuan gjërat e thjeshta të përditshme, të cilat nuk i njohin ata që nuk i kanë në kurriz çdo ditë, të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij vendi qysh në momentin e parë. Ato janë prioritete të cilat së pari duan vullnet, i shoqëruar ky me dijen dhe kapitalin social të nevojshëm. Ato janë çështje të cilat duan thjesht ta duash këtë vend dhe të investohesh për prosperitetin e tij. Nëse e duam këtë vend, e vetmja “vepër e madhe” për të cilën vendi ka nevojë është vendosja nën siguri e territorit të tij dhe ristartimi i bujqësisë cilësore.
Luiza Hoxhaj
Tiranë, më 21.05.2013
Tiranë, më 21.05.2013
Wednesday, February 22, 2012
E ardhmja e rritjes sonë ekonomike
Botuar ne gazeten Tirana Observer dt 02.03.2012,
rubrika opinion
“Në vijë parimore rritja e ulët
post-krizë e vendeve të zhvilluara nuk pengon
performancën ekonomike të vendeve të
varfëra. Rritja varet në fund nga faktorë
të lidhur me ofertën (investime dhe zotërim
të teknologjive të reja), dhe stoku i
teknologjisë, që mund të jenë
të përshtatëshme për vendet e varfëra nuk zbehet përballë
një rritjeje të dobët
të vendeve të zhvilluara. Potenciali
i krizës së vendeve të ngadalëta
varet kështu nga aftësia e tyre të
kulmojnë gap me kufirin teknologjik- jo nga
shpejtësia me të cilat avancon kufiri i
vet”.Dani Rodrik
Rritja
ekonomike sot
është objektivi më madhor për cdo vend. Seicili prej tyre, përfshi edhe vendin
tonë, duhet t’i japi përgjigje pyetjes se si do të
sigurohet rritja e dëshiruar.
Në rastin e vendit tonë mungesa e të dhënave direkte mbi treguesit e ekonomisë
reale, sipas raportit të fundvitit të Bankës së Shqipërisë, vështirëson analizën
e plotë të ecurise së ekonomisë shqiptare. “Megjithatë edhe bazuar mbi tregues indirekt
opsioni rënies në recension të vendit tonë përjashtohet në të gjitha variantet,
për shkak se jemi një ishull i varfër në një oqean të pasur” na thotë A.
Fullani, guvernator i Bankës qëndrore. Ndërkohë ecuria
e ekonomisë
sonë varet edhe nga ecuria e ekonomive të vendeve
fqinje ku punon dhe jeton një e treta e popullsisë, por edhe nga aftësia e saj për t’u
përfshirë në oqeanin e madh të ekonomisë botërore. Jetojmë
në
një
botë në
të
cilën
konceptet tradicionale të “Botës
së
tretë”
janë
tejkaluar. Në
këtë realitet të ri vendet
në
rrugën
e zhvillimit kanë
një
rol kyc për
të
luajtur.
Ekonomia
botërore aktualisht
operon me dy shpejtësi, duke na shpalosur këtë tablo: Nga njëra anë kemi Shtetet
e Bashkuara, Europën
dhe
vendet e zhvilluara, të
cilat duken të dënuar
prej vitesh nga stanjacioni ose rritja e ngadaltë,
nga një
pabarazi e madhe dhe nga tensione të mundëshme
sociale, për
shkak të
borxheve të
rënda,
të cilat lëvizin
me mundim si gjigande të
plagosur. Ndërsa
nga ana tjetër
kemi
vendet emergjente, kryesisht vende të Azisë
dhe Brazili, të
mbushura
me shpresë
dhe energji. Ato po udheheqin
rritjen botërore. Vendet emergjente apo ato në
rrugën
e zhvillimit përfaqësojnë
sot mbi gjysmën
e prodhimit botëror.
Në
Kinë,
Brazil, Indi dhe Turqi politikbërësit
preokupohen për
tejkalimin e rritjes. Ndërkohë
vende të
shumta afrikane, të
cilat kishin prekur fundin, mbas një periudhe të
gjatë
lufte civile dhe dobësimi
ekonomik janë
rinisur. Për
këto arësye shoqëria
e konsulences Mc.Kinsey
e ka pagëzuar Afrikën,
për
një
periudhe të
gjatë
sinonimi i mossuksesit ekonomik, si vendi i “luanit në
lëvizje”.
Zhvillimi ekonomik në
vendet e mësipërme
përkthehet
në
progres të
përgjithëshëm
për
ato vende, në
potencim të
infrastrukturës,
rritje të
kursimeve dhe te urbanizimit. Në këto kushte është llogjike të
hipotezosh se ndoshta për
herë
të
parë
në
historinë
moderne e ardhmja e ekonomisë globale gjendet në
duart e vendeve të
varfëra.
A
do të
munden vërtet
këto vende
të
tërheqin
ekonominë
botërore?
Nga buron optimizmi për
perspektivën
e tyre ekonomike? Keto janë disa prej pyetjeve, që shtron
profesori i ekonomisë
ndërkombëtare në Harvard Dani Rodrik, i cili
më tej spiegon se me sa duket optimizmi është
diktuar nga një
ecuri e ekstrapolimit. Për shumë
drejtime dekada paraardhëse e ngërthyer
nga kriza financiare globale ka qenë, si kurrë
më
parë,
më
e mira për
botën
në
rrugën
e zhvillimit, në
të
cilën rritja
u zgjerua përtej
kufijëve
të
disa vendeve aziatike (te ashtuquajturit katër
dragonjt aziatik).“Për
herëtë parë mbas viteve 50 mazhoranca e vendeve të varfëra
jetonte atë, që ekonomistët e quajnë
konvergjencë ose ngushtim i gërshërës
së të ardhurave me vendet e pasura”(Dani
Rodrik). Pra bëhet
fjalë
për
një
periudhë
të
jashtëzakonëshme
të karakterizuar
nga një
erë
ekonomike e favoreshme, për shkak të cmimeve të larta
të
lëndëve
të
para, që
u shkonin në
ndihmë,
vecanerisht,vendeve afrikane dhe atyre të
Amerikës
jugore si dhe financimeve të jashtme të bollëshme
dhe të favorëshme.
Disa ja atribuojnë
mrekullinë
ekonomike aziatike një
lirie me të
madhe të
tregjeve, disa të
tjerë
mendojnë,
që është
meritë
e ndërhyrjeve
nga ana e shtetit. Optimistët janë
të
bindur, që
reformat e viteve 90, një politikë
më
e mirë
makroekonomike, hapja më
e madhe dhe demokracia- e kanë vendosur botën
në
rrugën
e rritjes së
lartë
dhe zhvillimit. Citigroup parashikon,
psh një
rritje të
shpejtë
në
vendet në
zhvillim me një
popullsi të
re.
Megjithatë nevojitet
një
lexim i kujdesëshëm
i sinjaleve. Meritojnë
vlerësim
aktualizimi i politikave inflacioniste dhe përmirësimi
i qeverisjes në
vendet në
rrugën
e zhvillimit. Në
përgjithësi,
progrese të
tilla lehtësojnë
rezistencën
e ekonomive ndaj shock dhe shmangin kolapsin ekonomik. Për
të
lancuar dhe mbështetur
një
rritje të
shpejtë nevojiten
politika të
orientuara nga prodhimi, që stimulojnë
ndryshimin strukturor dhe nxisin punësimin në
aktivitete të
reja ekonomike.“Një
rritje, që bën lev mbi flukset e kapitalit ose mbi bumin e lëndeve
të para është jetëshkurtër”(Rodrik). Një
rritje e mbështetur
ka nevojë
për
një
seri nxitësash
për
të inkurajuar
investimet private në
sektorët
e rinj- me nje nivel te ulet te korrupsionit dhe me kompetenca te pershtateshme.
Sic demostron historia, grupi i vendeve në gjendje t’i realizojnë të
gjitha është i
pakët.
Nëse
nga njëra
ana, falë
një
administrimi më
të
mirë
makroekonomike, do të
mund
të
kemi më
pak kolapse ekonomike, një rritje e gjerë
do të
mbetet me propabilitet të lartë
episodike dhe jo e zakonëshme. Në këtë rast performanca
do të ishte
më e
mirë
se në
të
kaluarën,
por pa arritur nivelet aq të pritura nga optimistët.
Sipas Rodrik nuk e dimë
ende mirë,
kur do të
marrë
formë
ky potencial konvergjence, duke thenë:“Dilema e madhe e ekonomisë botërore është të kuptojnë nëse
vendet e zhvilluara në vështirësi ekonomike do të jenë
në gjendje t’i lenë hapësirë
vendeve në rrugën e zhvillimit, që evidencojnë
një rritje të shpejtë,
në të cilën performanca do të varet mbi të
gjitha nga ndërhyrjet në manifature dhe në
shërbime tradicionalisht të
dominuara nga vendet e pasura”. Nëse konsiderojmë
ekzistencën
e mungesës
së
punëve
të
mirëpaguara,
pasojat mbi punësimin
në
vendet e zhvilluara do të ishin problematike, duke i. bërë
konfliktet sociale të
paevitueshme. Efekte të
tilla jemi duke i përjetuar.
Në këto kushte
Daniel Gros, nje ekonomistë i mirënjohur
në
Europë
orienton që:
“Në se duam të
rritemi duhet të shohim drejt tregjeve që
kanë të ardhme”, duke propozuar një Europë që sheh nga lindja. A konvergon një
objektiv i tillë
me objektivat tona kombëtare?
Për
ku janë orientuar
vizionet zhvilluese të
Shqipërisë?
A mund të
jemi ne si një
vend në
zhvillim nje prej destinacioneve të investimeve europiane? Sa na mundësojnë
strategjitë
tona kombëtare
të
përftojmë
nga avantazhet e krizës
së
vendeve të
avancuara? Ndofta duket si shumë pretenduese, por në
fakt nuk është e
tillë.
Në
kërkesat
tona nuk duhet të
jemi të
kompleksuar nga sindroma e vendit të vogël,
e rrënjëzuar
në
fjalorin e klasës
politike dhe ne opinionin shoqëror. Vende të tilla si Letonia, Estonia,
Slovenia, Cekia etj, me përmasa dhe popullsi të përafert si dhe me histori të
ngjashme me ne na demostrojnë se
“..nocioni i efektit të madhësisë së
territorit dhe popullsisë
në zhvillim po zvendësohet me cilësinë
dhe inteligjencën në hartimin e politikave të zhvillimit, me
kompromise të mëdha politike e sociale, me performancën
e institucioneve, me optimizmin dhe me besimin e qëndrueshem
në arritjen e rezultateve, cilësinë e
arsimimit, përfshirjen në ekonominë
botërore”(A.Civici). Ne
duhet të
mesojmë
nga vendet emergjente, por duhet të përfshijmë
edhe si arësyetimi
ynë
lidhet në
terma të
konkurrueshmërisë
në
skenarin e gjerë
të
mbi 200 rajoneve të
Unionit
Europian: Është
ky shpirti, që
duhet të
ushqej ecjen tonë.
Asgjë
nuk duhet të
jetë
më
si më
parë.
Duhet të
kuptojmë
se si ky vizion i ri ndërkombëtare
i zhvillimit ekonomik dhe social, i politikave monetare dhe sindikale, i strategjive
tregëtare
mund të
përkthehet
për
të
ardhmen e territorit, të
cilit të
gjithë
ne duhet t’i kompensojmë,
të
paktën
pjesërisht
suksesin dhe mirëqënien,
që na
ka lejuar të
arrijmë
të
jetojmë deri sot.
Parë nën këtë
optikë si vend në
zhvillim me popullsi të
re kemi rritje, por jo mjaftueshmërisht të
lartë.
Sipas raporteve jemi nën
mesataren botërore.
Egzistojnë
ende
cështje
të
pa zgjidhura si: borxhi publik, i cili në vend, që
të
zgjidhet po rëndohet,
ndërtimi
dhe përberja
e sipërmarrjes,
ngadalësia
e burokracise, presioni fiskal etj. Pra ska vend për eufori.
Zgjedhjet tona duhet të
llogarisin vizionet dhe strategjitë kompleksive të
sistemit, në
të
cilin operojnë.
Duhet të
kuptojmë
se si këto
cështje
lidhen në
këtë
strategji kompleksive. Pasioni, deshira dhe vendosmëria
nuk janë
të
mjaftueshme. Rregullat e lojës kanë
ndryshuar. Pa një
rrugë
qartësisht
të
shënuar,
pa linja drejtuese të
bashkëndara,
të
vlefshme dhe efikase, ndërmarrjet tona të
vogla dhe të
mesme rrezikojnë
të
jenë
si imbarkime të
vogla në
oqeanin e gjerë
dhe të
pakufishëm
të
ekonomisë
botërore.
Duam s’duam notojmë
në
të.
Të
kërkosh,
të rinovosh,
të
shpërndash,
të
bësh
rrjet dhe sinergji, të
eksportosh: janë
koncepte, që
i përsërisim
prej kohësh;
fjalë,
që
i njohin të
gjithë
por që
jo gjithmonë
arrijmë ose
mundemi t’i aplikojmë.
Duhet të
fillojmë
t’i
bëjmë.Të
shohim të
ardhmen me një
pragmatizëm
të
madh. Këtë
e them jo si një
ëndërrimtare, por duke e parë realitetin
në
sy. Kjo mund të
jetë
diagnozë
për
Shqipërinë.
Nëse
i referohemi deklarimeve dhe ndryshimeve të shpeshta
të prioriteteve
tona të
zhvillimit prej maxhorancës
aktuale do të
thosha: Na nevojiten më
pak ëndrra
dhe më
shumë
konkretueshmëri.
Ato pak ëndrra,
që piketojmë
ti ndjekim pas. Në
këtë
kuptim domosdoshmeria e të parit nga e ardhmja bashkëngjitet
me domosdoshmërinë
e të
pasurit të
një vizioni
në
periudhë
afatgjatë.
Bota është
duke ndryshuar dhe në
duhet të
bëjmë
llogaritë
me këtë
realitet. Bazuar në
ekspozen e këtij
shkrimi nëse
shohim sesi do të
jetë
bota mbas dhjetë
vjetësh
shohim se vende si Kina, për shumë
drejtime ekonomia më
e madhe e botës,
do të
kenë
një
peshë shumë
më
të
lartë në
ekonominë
botërore.
Kina mbas dhjetë
vjetëve
do të
jetë
në
ekonominë
botërore
ajo, që
ishte europa dhjetë
vjetë
më
parë.
Nëse
i referohemi këtij
modeli unë
do të
thosha se problemet e vendit sot janë të
njëjtat
si dhjetë
vjetë
më
parë.
Cili ka qenë
vendi
i Shqipërisë
përpara
dhjetë
vjetësh?
Po sot kush është?
Po mbas dhjetë
vjetësh
cili do të
jetë
pozicioni ynë?
Nëse
i marim si rathë
koncentrik në
rajon fillimisht, pastaj në kontinentin plak e mandej në
ekonominë
botërore
më
duket pak dekurajuese të
gjejmë pozicionin
tonë,
megjithë
dëshirën
e kujt na klasifikon si fuqi e dytë në
europë,
apo si model i cili duhet të ndiqet nga Europa apo akoma me tej
si superfuqi energjetike. Nuk shohë ndonjë
ndryshim renditjeje, ndonjë përparim,
i cili të
shfrytëzonte
avantazhin e përfshirjes
sonë
tek vendet emergjente, të cilat sot po jetojnë
një
epokë
të
mirë
apo relativisht të
mirë?
Vazhdojmë
ende të
jemi vendi më
i varfër
në
Europë.
Shqipëria
vuan të
dal nga tuneli dhe situata në të
cilën
gjendet. Ekonomia jonë
nuk rritet në
masën
e duhur, pavarësisht
se do t’i kishte pasur të gjitha mundësitë
për
këtë.
Nëse
motivet e rritjes së
Kinës
janë
esencialisht investimet imponuese: kapitali fizik- infrastruktura, industria-
dhe kapitali njerëzor,
do të
nënvizoja
dhimbshëm,
që Shqipëria
nuk investon mjaftueshëm
në
burimet njerëzore.
Dihet tashmë
se kush nuk përgatit
mirë
gjeneratat e reja nuk mund të bëj
tjetër
vecse të
sprapset. Shtytja inovative e një vendi vjen nga një
gjeneratë
me kualifikim të
lartë. Dihet vendi kryesor që ze në
këtë
vlerësim
niveli i absorbimit të
njohurive dhe dijeve si dhe përparimi teknologjik. Vendi ynë duhet
të
ndërtoj
figura profesionale në
përputhje
me nevojat e tregut, që
të mund
të
bëj
një
kërcim
cilësor.
Duhet të
c’bëjmë
mitin e sapo krijuar, që
në
Shqipërii
nxjerrim si nga furra shumë të
lauruar, që
mbeten në
këmbë.
Ndërkohë,
që
nuk duhet të
jetë
kështu,
por ata, truri, duhet ti shërbejnë
gjithnjë
e më
shumë
ndërmarrjeve
për
të
qenë
më
konkuruese në
treg. Sot ky vend në
sasinë
dhe cilesinë
e burimeve njerëzore
është
bishti i fundit në
Europë,
gjë
për
të
cilën
nuk krenohemi. Reforma me ligjin e arsimit të
lartë,
sjell si pasojë
dobësimin
e universiteteve publike, serbatorëve të
këtij
kapitali. Nuk mundet të
pritet, që
politika
të
ndryshoj gjërat.
Ndryshimi duhet të
vi nga poshtë,
shtytja duhet të
niset nga ndërmarrjet,
nga punonjësit,
nga sindiaktat, nga shkollat. Të gjithë
do të
bëjmë
sakrifica me bindje, që
vendi ka nevojë
të
rigjej produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.
Ku
shohim atehere? Në
cilat drejtime të
zhvillohemi? Nëse
duam të
rritemi duhet të
shohim si një
komb, i cili pasurohet me shpenzimet e tij. Një
vend i përgatitur
është
në
gjendje të
nxjerrë
përfitime
edhe nga rritja dhe mirëqenia
e vendeve të
tjerë.
Thuhet, që
duhet të
puntojmë
më
tepër
mbi eksportet, por s’mund te neglizhojmë faktin që treguesit e eksportit
janë në rënie.
Sigurisht, që
ndërmarrjet
tona të vogla
dhe të
mesme duhet të
puntojnë
në
këtë
drejtim dhe në
mundësitë për
të
përballuar
më
mirë
tregjet e huaja. Kjo është
shumë
e rëndesishme.
Pikërisht
mbi këto
tema aktorët
privat, unionet e bizneseve, dhomat e tregëtisë,
Konfindustria luajnë
një
rol themelor. Përse
të
mos jemi ne destinacioni ku duhet të shoh për
investimet e saj Europa? Mund të shkohet drejt Kinës
mbasi të
jenë
ezauruar kapacitetet tona? Kjo duket një ëndërr
apo jo? A mund ta bëjmë
vendin tonë
atraktiv, që
kjo ëndërr
të
bëhet
realitet? Pra të
shfrytezojmë
në
dobi atë,
që
ne zotërojmë,
punën
e pakualifikuar si komplementare të asaj të kualifikuar,
duke i shtuar këtij
fakti edhe afërsinë
gjeografike dhe ndërkohë
të mendojmë
për profesionet e reja. Në raportin e Bankës së Shqipërisë
nëse PBB parashikohet me rritje të ardhurat për familjet shqiptare parashikohen në rënie. Pra shqiptarët do të
varfërohen. A duhet pritur pasivisht kjo? Sigurisht
jo. Vendit i duhet një
rritje e vazhdueshme dhe e dëshirueshme për
të
cuar përpara
një
ecje të
zhvillimit.
Llogaritë ne duhet ti bëjmë me veten dhe me treguesit e zhvillimit.
Për këtë
eksperti i zhvillimit, Adrian Civici, na thotë
: “Globalizimi nuk shperndan spontanisht
progres dhe mireqenie, por ato duhen kerkuar nepermjete poltikave e zgjidhjeve
startegjike nga cdo vend”.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 23.02.2012
Subscribe to:
Posts (Atom)
