Search This Blog

Wednesday, February 12, 2014

Mbi Reformën Territoriale

Më çudit absurditeti i cilësimit i refromës territoriale si një reformë me qëllime elektorale . 
Mendimi im është: Nëse kjo reformë ka mbetur e parelizuar deri më tani, kjo ka ndodhur, pikërisht, vetëm për arësye elektorale. Për këtë (Reformën e Deçentralizimit) u punua fort në vitet 2002-2003, por ajo nuk u finalizua për pengesa të parsyeshme me qëllime ngushtësisht elektorale. 
Nëse ka dy reforma që vetëm për efekte elektorale nuk mund të  shërbejnë, ato janë: reforma  territoriale dhe ajo e pensioneve. 
Të ndërmarrësh reforma të tilla do kurajo dhe vizion. 
Nisur nga ky vlerësim personal për këtë reformë më kujtohet që në një takim të Kryetarit të Partisë Socialiste me drejtues të Partisë Socialiste, Dega Vlorë, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare më 2009 i kërkova ndër të tjera gjatë diksutimit tim se Partia Socialiste duhet të angayhohet për një reformë shumë të rëndësishme, siç është reforma Territoriale, e cila ka mbetur e prekur, vetëm për arsye elektorale. 
U lumturova kur e degjova të artikulohej prej Tij, qysh në mitingun elektoral të asaj mbasditeje.
Qeverite e mira duhet ti tejkalojnë "rrisqet' elektorale në vendimarrjet e tyre. Për këtë gjë  qeveria socialiste duhet përgëzuar, që e ndërmori këtë hap qysh në këtë mandat të parë të saj. 
Kjo reformë duhet finalizuar me patjetër, sepse është në të mirë të zhvillimit të vendit si dhe të rritjes së efiçences së pushtetit vendor si dhe  të cilësisë së shërbimit të ofruar prej tyre. Ka shumë rëndësi që diskutimi të fokusohet tek cilësia e  kësaj reforme, tek rritja reale e autonomisë vendore sesa të bazohet thjesht tek gjeografia e njësive të reja. Po ashtu, shumë rendesi ka  edhe  futja e koncepteve të reja të yhvillimit territorial.