Cerca nel blog

Visualizzazione post con etichetta Politike. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Politike. Mostra tutti i post

lunedì 7 novembre 2011

Sistemi partiak në Shqipëri: dicka e re po vjen

“Asnjë parti nuk jeton në boshllëk (Blondel, 1978). Kjo do të thotë që partitë operojnë në një kontekst historik të caktuar. Partitë vendosen në sistemin politik si një lidhje e privilegjuar midis shoqërisë civile dhe shtetit. Ato zhvillojnë funksione esenciale në lidhjen midis qytetarëve dhe institucioneve: si strukturimi i votës, artikulimi i interesave të qytetarëve si dhe prodhimi i politikanëve, që u përgjigjen këtyre kërkesave të zgjedhësve, pak të pranishëm deri tani. Cilësia e sistemeve demokratike është shpesh e lidhur me atë të partive. Sistemi partitik, që egziston në një vend të caktuar në një moment të dhënë historik është rezultat i një tërësie faktorësh. Sipas tipologjisë së Sartorit ndarja tradicionale është ajo në sisteme të partive konkuruese dhe jo konkurues. Meqë orientimi ynë është Europa do e kufizoj analizën në sistemet konkuruese. Sistemet e partive kanë një strukturë të dhënë nga numri i partive dhe distanca ideologjike midis dy poleve ekstrem të partive të bashkuara në sistem. Këto karaktersitika influencojnë drejtimin e konkurrencës ndërpartiake e cila mund të jetë centripete ose centrifuge. Një numër i kufizuar i partive, me distancë ideologjike të reduktuar dhe konkurrencë centripete, favorizojnë përfaqësimin, stabilitetin dhe aftësinë e përgjigjes politike të qeverive. Një numër i madh partish dhe polesh të bashkuar në një distancë të gjerë ideologjike dhe konkurrencë centrifuge cojnë në deficit përfaqësimi, paqëndrueshmëri dhe ineficencë qeverisëse. Kushtet strukturore të sistemeve të partive kondicionojnë kështu aftësinë e partive për të ushtruar funksionet e tyre. Këto kushte, më tepër se sa përbërësit e tyre, janë të rëndësishëm për të përcaktuar karaktersitikat e demokracisë. Fakti, që partitë konkurojnë në një shumëllojshmëri arenash: si në atë elektorale, parlamentare dhe qeveritare e komplikon kuadrin. Që një sistem demokratik të funksionoj në mënyrë harmonike konkurrenca ndërpartiake duhet të prezantoj strukturë homogjene në arenat e ndryshme. Vetëm kështu efikasiteti dhe stabiliteti i veprimit qeveritar si dhe perfaqësimi i qytetarëve mund të jetë i garantuar. Disarmonia e sistemit partiak në arena të ndryshme përbën një kufizim të thellë të demokracisë sonë. Në vendet kryesore europiane sistemet partiake prezantojnë karakteristika virtuoze. Ato janë të konsoliduara nëpërmjet proceseve koerent dhe respektues të karakteristikave të shoqerive perkatese. Duke lenë mënjanë Britanin e Madhe për papërsëritshmërinë dhe pakrahasueshmërinë e vazhdueshme të kushteve, që përbëjnë konsolidimin gradual dhe paralel të demokracisë dhe të sistemit partitik, shohim: Francën, Gjermaninë dhe Italinë, vende të cilat kanë rithemeluar demokracinë e tyre. Të dy vendet e para, kanë sisteme të partive me një numër të kufizuar të tyre dhe me dinamikë centripete të konkurrencës, gjë që garanton përfaqësimin e qytetarëve dhe stabilitet të qeverive, megjithë alternimin në qeveri të maxhorancave të ndryshme partiake. Në Francë sistemi partiak i Republikës së Pestë vijon një disenjo institucionale koerente dhe rigoroze, e aftë të forcojë ekzekutivin pa dobësuar aftësinë përfaqësuese të partive. Rritja progresive e pragut, që duhet superuar për tu pranuar në turnin e dytë për zgjedhjet në Asamblenë Kombëtare, ka berë të mundur rritjen e tendencës për fragmentarizim dhe prodhimin e një “kuadri bipolar”, të partive të afta për të përfaqësuar qytetarët dhe dhënë stabilitet ekzekutivit. Përtej ktëij soliditeti duket projekti institucional gjerman. Edhe në këtë rast sistemi partiak nuk vuan dhënien e zgjidhjeve për të krijuar një ekzekutiv efikas. Stabiliteti i tij është së pari i garantuar nga prezenca e mosbesimit konstruktiv. Një mekanizëm i tillë ka i vetëm potencialin të eleminoj tendencat centrifuge në arenën parlamentare, paverësisht nga fragmentimi i sistemit partiak. Kjo ka qenë e kufizuar nga kufiri i pragut prej 5%, duke demostruar aftesinë të përjashtojë partitë e vogla, potencialisht destabilizuese, por edhe të pranojnë të lindin forca të reja. Superimi i periudhës së koalicionit të madh (Grosse Koalition 2005, i dyti mbas atij të 1966) siguroi stabilitet qeverisës dhe la njëkohësisht të hapur zhvillimin e sistemit: konsolidim të bipolarizmit apo fragmentarizim të ri. Jashtë një dizenjoje institucionale koerente është origjina e sistemit partiak italian. Për gati gjysëm shekulli sistemi politik italian ka qenë karakterizuar nga një formë e qëndrueshme e demokracisë shumë partiake, e formuar mbi ekuilibra politik jo stabël. Adaptimi i një ligji elektoral fortësisht propocional prodhoi një sistem pluralist partiak të karakterizuar nga shumëfishimi i poleve ekstrem dhe konkurrencë centrifuge. Difektet e tij, qartësisht të dukshme, janë: mungesa e alternativës qeverisëse, kufizim i përfaqësimit të zgjedhësve, jo stabilitet i qeverive (53 qeveri në 45 vjet). Duke filluar nga vitet 90 ka filluar një fazë tranzicioni në të cilën politika italiane nuk ka qenë në gjendje ti përgjigjet plotësisht nevojave të shoqërisë. Qëllimi për të thjeshtëzuar sistemin partitik nuk ka funksionuar. Sistemi yne partitik i ngjason modelit Italian. Në vitet 90, mbas një historie 45 vjecare unipartiake fillon historia e vërtet e ndërtimit të një sistemi partitik konkurrues. Një zgjidhje e tillë ka kontribuar për një transformim pothuajse komplete të ofertës partitike dhe ka lejuar alternimin qeverisës, të verifikueshëm në cdo zgjedhje nga 1992 deri më 2009. Për shkak të mungesës së një vizioni refomist strategjik, ligji elektoral ka pësuar ndryshime në cdo ballafaqim elektoral. Zvendësimi në 2008 i ligjit elektoral miks (mazhoritar i korrektuar me proporcional kombëtar) me një ligj tërësisht proporcional rajonal nuk ka përmirësuar sistemin partiak dhe cilësinë e demokracisë, përkundrazi kombinuar me difektet e personalitetit politik dhe nivelit shoqëror e ka demtuar atë. Ky ligj nxjerr jashtë sistemit partitë e vogla, të cilat në rastin e një demokracie të pakonsoliduar si kjo e jona, nuk janë potencial destabilizues, përkundrazi nese funksionojnë sipas parimeve të konkurrencës rrisin nivelin e perfaqesimit bëhen pengesë për autotarizmin e të mëdhenjeve. Edhe në fushën parlamentare sistemi yne partiak ka parë ndryshim pavarësisht totalit të numrit të partive dhe drejtimit të konkurrencës, e cila mbetet esencialisht centrifuge dhe gjeneruese e potencialit jo stabilizues, por praktikisht, pavarësisht diferences se thelle ideologjike midis tyre aleanca LSI-PD rezulton një alencë solide. Si spiegohet ky soliditet ndryshe nga sa përcakton teoria ? LSI është transformuar në vlerë të shtuar për te djathtën dhe vet ekzistencën e saj në pushtet. Ajo paguan një kosto të rëndë për aleancën në qeveri me Berishën, e cila zgjat prej dy vitesh me disa skandale mbi shpinë. Megjithatë LSI arrin të mbaj fluksin e saj elektoral, duke mundur të llogaris militantët e majtë. LSI është kujdesur maksimalisht të hedhë rrënjë në atë fashë elektorale, në të cilën qendra e djathtë ka arritur të mbjellë një kulturë politike plotësisht mosbesuese ndaj ofertës politike të PS. Rasti i zgjedhjeve lokale e konfirmon këtë. Analizat përkatëse si dhe problemet aktuale të qendrës së djathtë mund të kontribuojë në refleksionet për të ardhmen e vet të majtës. Deri tani ajo nuk ka arritur të përfitoj nga dobesitë dhe skandalet e të djathtës edhe për shkak të sistemit, nga i cili buron stabilitetit i qeverisë së djathtë. Sistemi ynë është një bunkerizim i ri në se e shohim nga ky këndveshtrim. Aty nuk mund të ndërhyet edhe në rast skandalesh. Ky sistem, me ndryshimet kushtetuese nuk ta mundëson “luksin” e votëbesimit konstruktiv si tek sistemi gjerman. Qëndrueshmëria formale e qeverisë paguhet me cmimin e lartë të ngushtimit të hapësirës së votebesimit, mbas ndryshimeve kushtetuese të 2008, fakt ky, që reflekton të keqen e sëmundjes jo shëndetin e demokracisë sonë. Shërimi kompleks i saj është i domosdoshëm, me qëllim përmirësimin efektiv të demokracisë shqiptare. Kjo mund të realizohet me ndryshime në parti të vecanta, sic po ndodh në PS dhe ristrukturim operativ nëpërmjet reformave elektorale efikase në arenën partiake. Harmonizimi i kushteve strukturale të sistemit në fusha të ndryshme është i mundur nëpërmjet zgjidhjeve isntitucionale përfshirëse dhe koerente. Sistemet francez dhe gjerman na e demostrojnë këtë fakt. Megjithë dritehijet partitë në raste të tilla arrijnë të zgjerojnë kapitalin social, duke filtruar dhe grumbulluar kërkesa sociale në terma të administrueshëm nga sistemi politik. Pikërisht procesi i dekurajimit partitik i sintetizuar në metaforën e largimit dhe kontrapozicionit të shoqërisë civile ndaj partive është origjina e “tranzicionit të gjatë “të nisur në vitet 90, ende i papërmbushur. Nëse pakënaqësia ndaj partive konfiguron disa fenomene relativisht të gjeneralizuar në demokracitë bashkëkohore, në sistemin politik shqiptar kjo tendencë përfton tipare specifike. Shqipëria është vend në të cilin sistemi i brendëshëm partitik është rrënuar dhe vendi në të cilin është afirmuar elektoralisht në pushtet PD, nga procese elektorale të dyshimta të cilat asnjëhere nuk janë legjitimuar plotësisht. Akoma më keq, që sot ajo është shndërruar në një parti përfaqësuese direkte të një perandorie financiare dhe mediatike. Nuk është rastësi, që lidershipi i të djathtës në mënyrë konstante pozicionohet kundër mbijetesës së fenomenit të rreshtimit kundër brenda partisë si dhe kundër një modeli partie alternative të djathtë. Vetëm LZHK ka dashur dhe ka arritur të diferencohet nga modeli i Berishës. Në fakt kontributi i saj, si dhe zërave të rinj kundër brenda PD, janë prezantim i mosdakordimit dhe inkurajimit partiak. Vlera të tilla mundin të interferojnë në kulturën politike në zona të caktuara të Shqipërisë. Nuk ekziston asnjë “ligj i hekurt”, që përcakton suksesin e një oferte të caktuar politike. Përkundrazi mbështes iden, që ky fakt është fortësisht i influencuar nga zgjedhje të përmbushura si dhe nga objektet kryesore prezente mbi tavolinën politike, nën një gjykim të caktuar kritik. Thënë ndryshe, fazat historike, si kjo, që po kalojmë, në të cilat ekuilibrat e shoqerisë vendosen nën presion mbyllin hapësira të panumërta (anomali, pasiguri, shkatërrim të kapitalit social), munden të prezantohen edhe si mundësi të panjohura për subjektet në gjendje të interpretojnë më mirë situaten e re në të cilën trupat e ndërmjetëm, zona gri, mund të ripozicionohen dhe ridisenjojnë sistemin e mardhënieve me individët dhe institucionet, duke formuar konstrukte të reja simbolik dhe tregues. Aktualisht këtë po tenton të realizoj PS me programin e ri politik, duke synuar ti jap rrugë shpresës për ndryshim. Vlen të theksohet se nuk ekziston asnjë element “apriori”, që tregon se një formacion politik mund të bëhet interpretues më i mirë i ndryshimeve te tilla. Mund të pohohet, që fragmentarizimi, heqja e elementeve inovativ, shuarja e ndryshimeve me partitë e tjera, që ka ndikuar gjatë shtrirjen elektorale dhe rrënjëzimin social cojnë në ballafaqimin me disa elemente, që karakterizojnë sistemin tonë politik. Së pari duhet të njohim vecoritë e raportit qendër/periferi, problematika e të cilës është një e dhënë përbërëse e politikës dhe shoqërisë sonë. Në Shqipëri, si kudo, kapitali social është histrorikisht i lidhur me ngjarje të shoqërive lokale me profile të caktuara. Së dyti është e nevojëshme t’i rijapim këtij raporti shtratin e krijuar në kohë si dhe të njohim disa dyshime te krijuara nga klasa politike e dalë nga tranzicioni, për të ditur të ndërtojnë marrdhënie midis këtyre shoqërive lokale dhe shtetit në nivel qendror, duke rrënjosur në kontekstet lokale serbatorët kryesore të konsensusit për partitë, ku mund të vecojmë PD, PS dhe LSI. Së treti kriza e partive dhe funksionit të tyre mediator ka transformuar radikalisht kontestin shqiptar, në vecanti raportin midis shoqërisë dhe institucioneve dhe ky proces ka ardhur më shumë se nga aktivizimi refraktar i periferive në pjesëmarrjen politike nga mungesa e përthithjes nga ana e partive e kërkesës në rritje për modernizim dhe eficencë, që ka filluar të buroj edhe nga këto zona. Duhet pranuar, se megjithëqë skenari politik shqiptar ka ndryshuar shumë nuk ka tërheqje të delegimit ndaj dy partive të mëdha për të vleresuar një formacion të ri, që bën referencën ndaj problematikave lokale flamurin e vet. Duke propozuar si model politik atë të formuar mbi centralitetin e figurës se Liderit mediatik, PS nuk ka arritur ende të përdorojë mirë pakënaqësinë ndaj Berishës. Për të mundësuar këtë PS do t’i duhet të përshkoj rrugë origjinale për të rivendosur lidhjen midis kapitalit social dhe politik, pjesërisht të ndërprerë, duke favorizuar pjesëmarrjen e sektorëve të gjere social, për të rritur jo vetëm konsensusin për programin, por edhe kapacitetin organizativ per administrimin e votës. Në fakt, ajo sferë, që mban të bashkuar këtë porcion të gjerë të opinionit publik, që sheh me besim këtë parti” buron mbi të gjitha nga rajonet tradicionalsiht të orientuara nga e majta, por edhe nga prirja për pjesëmarrjen e elementeve pozitive në politik. Përkufizimi në programin e ri politik të PS i një profili pragmatik dhe i një roli energjik në ecurinë e vendit mund të konsiderohen elemente esencial për pjesëmarrje të gjerë dhe përfshirje të shtresave të shoqërise civile. Në këtë sens PS duhet të rielaboroj tërë kapacitetin e saj organizativ. Fakti, që PS fiton në zgjedhjet vendore qytetet kryesore tregon se PS i bën referim më të mirë karakteristikave të shoqërive lokale ndërsa mungon thirrja e dimensionit universalist, që PD me shumë ambiguitet di të prodhoj, gjë të cilën PS tenton ta ofroj me programin e ri. Në këtë terren lind interesi për një interpretim të ndryshimeve politike në proces, ndryshe nga debati i diteve të para, i cili u koncentrua në aspektet formale,duke lenë në hije raportin midis poltikës dhe shoqërisë, gjë që sipas meje përbën një kufizim. Riaktivizimi i segmenteve të gjera të shoqërise do të stimuloj PS të nxis përkrahjen e propozimeve të kërkuara nga maxhoranca e qytetarëve. Periudha deri në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare mund të rezultoj esenciale për të stimuluar avancimin e kërkesës për pjesëmarrje dhe për të garantuar kanalizimin në formë institucionale të prurjeve. Bëhet fjalë për një proces në ardhje, në të cilin nuk mungojnë vështirësitë dhe keqkuptimet, por që rezulton i domosdoshem për t’u ndërmarrë me kurajo dhe koerencë në se dëshirojmë të tregojmë një alternativ ndaj berishizmit në rënie. Luiza Hoxhaj Tirane me 7.11.2011

mercoledì 26 ottobre 2011

Një parti që dëgjon

    “Duhet të dëgjojmë atë që flet me shpirt të qetë dhe të disponueshëm, si të ishim të ftuar në një  banket të shenjtë ose në ceremoninë e celjes së një riti religjioz, duke aprovuar atë që shprehet mirë dhe në mënyrë të përshtatëshme dhe po aq të vleresojmë vullnetin e mirë të kujt shpreh në publik opinionin e tij, duke u përpjekur të bind dëgjuesit, duke përdorur po ato argumenta, që e kanë bindur edhe vet atë të dëgjoj..”  
                                                                Plutarku:“L’arte di saper ascoltare”
Pikërisht tek Plutarkut ky mjeshtër i madh i fjalës dhe mendimit, në cdo kohë aktual, gjeta frymëzimin për të trajtuar një prej aspekteve më të rëndësishëm të jetës sonë: komunikimin, sipas tij, shpesh të prekur nga arroganca, nga urrejtja, nga paragjykimet dhe nga mania e protagonizmit. Shkrimet politike të Plutarkut, ashtu si dhe ky manual i dëgjimit korrekt nuk i drejtohen vetëm politikanëve profesionist, nga krerë shtetesh deri tek administratori më modest, i vendit më të largët dhe më të vogël, por ato shohin gjithë qytetarët. Nga kjo listë nuk bëjnë përjashtim as partitë politike, të cilat në demokraci janë të paevitueshme. Mundem të perifrazoj një thënie të shquar të Orwell: “në sisteme të caktuara poltike, partitë janë më të paevitueshme se sa në të tjerë”. Në disa raste, filogjeneza e sistemeve politike u ka rezervuar partive jo vetem rolin e subjekteve kyce të përfaqësimit, por edhe atë të agjensive të shoqërizimit të politikës demokratike dhe të prodhueseve ose të konvertueseve të kapitalit social, të domosdoshem për funksionimin e demokracive. Procesi i tranzicionit dhe konsolidimit demokratik ka evidentuar rëndësinë e disa “edhe”, që pranojnë shoqërizimin ndaj demokracisë, në vecanti vendosja e sistemit demokratike është zhvilluar nga partitë ne prezencë të diferencave të theksuara territoriale kundrejt qendrës. Tek ne janë kryesisht dy partitë kryesore PD dhe PS ato, që lidhin sistemet lokale me sistemin qendror te partive politike. Format e organizimit të politikës konsiderojnë ende modelet dhe strukturat e 900, duke përdorur instrumenta të tillë si besnikerinë ndaj anëtaresimit, teserat, organizatat e partisë, seksionet basë, asambletë etj. Ndërkohë sidomos në disa zona të vendit, ku përkatësitë janë më pak të stabilizuara dhe impenjimet e pjesëmarrjes publike më të lidhura me asete individuale, me objektiva preciz dhe të përkohëshëm, shohim, se ka një boshatisje progresive të strukturave të partive. Ato janë bërë në fakt fusha veprimi të një grupi të ngushtë personash, në të cilat hapesira efektive e militantëve është pothuajse ekskluzivisht e kufizuar nga drejtuesit e partive/administrata publike (qendrore ose lokale). Format e pjesmarrjes politike janë tashmë në krizë evidente duke bërë të pamundur një rikthim tek tendenca pa ofruar sinjale të ndryshimit të rolit të partive, të perceptuar gjithnjë e më pak të besueshme, sepse janë gjithnjë e më shumë autoreferenciale dhe të distancuara ndaj vështrimit real të qytetarëve. Tema apo qëllime të mira si: “të hapemi sërisht ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve” “të kthehemi në territor dhe të takojmë njerëzit”, që gëlojnë brenda partive politike, shpesh pa një qëllim të tillë të mirë, kanë sjellë nevojën e realizimin të modaliteteve më të moderuara, rinovues të përfshirjes dhe protagonizmit të një maxhorance të qytetareve të ambjentuar me një raport vetëm televiziv me politikën dhe ndoshta edhe për këtë shkak rrëshqasin progresivisht drejt formave të apatisë në se jo “te armiqësisë” së hapur kundrejt “kastës së partive’. Për të rilancuar gjithëshka dhe për të rilidhur një raport të besimit me qytetarët, është i nevojshëm, sidomos për opoziten, rikthimi, megjithëse me modalitete inovative dhe më atraktive, tek llogjika e takimeve dhe përfshirjes personale, në grupe të vogla, mbi tema specifike ose të përafrimit më të përgjithshëm ndaj sfidave të impenjimit për të mirën e përgjithëshme, të karakterizuar vazhdimisht nga ideja e një partie të strukturuar, por të “hapur” dhe të një kapaciteti të rinovuar të të dëgjuarit nga ana e politikës. Por funsionojnë konkretisht këto takime? Metodologjia, ndofta e thjeshtë si veza e Colombit, përdor disa prej instrumentave të organizatave të dëgjimit organizativ: një vend dhe një metodë e takimeve të vendosur me organizatat publike dhe private mbi projekte të thjeshtëzimit social dhe zhvillimit të talenteve, duke u dhënë personave, që i përkasin të njëjtit sektor punësimi ose me prejardhje nga fusha dhe funskione të ndryshme mundësinë të ndajnë eksperienca, analiza, hipoteza të përmiresimit, projekte të zhvillimit, me qëllim, që të bëj të shtohet niveli i pjesmarrjes kundrejt një vizioni të ri. Zhvendosja e kësaj praktike në fushën politike kërkon futjen në metodologjine bazë te pak rregullave, por themelore ama. Së pari: të ftuarit, për sa është e mundur, nuk janë të rregjistruar në parti, militante apo persona të përfshirë në aktivitete ose inisiativa politike: Objektivi është ai i afrimit në një dialog pjesëmarrës me qëllime politike të kujt ka fshirë tashmë nga horizonti i vet mundësinë e pjesëmarrjes në një event klasik partiak. Kush organizon një takim të tillë e di, që duhet të sforcohet, duke zgjeruar ftesën ndaj miqve, kolegëve, fqinjëve, shumë të njohurve rastësisht, persona me të cilët zakonisht do të mund të kishte “turp” të qaste tema politike. Së dyti: Politikani është në këto takime, por nuk flet. Ai fton, pjesëmarrësit të flasin, ndryshe nga monologjet, që shohim rëndom. Përgjithësisht janë takime për t’u afruar më shumë me një personazh publik dhe të njohur për dicka të re dhe të ndryshme. Në këtë rast është e nevojëshme të ofrosh një shenjë tangjenciale të mosvazhdimësisë kundrejt steriotipeve, që të gjithë kanë. E mira në këtë rast është, që politikani heq dorë nga “mitingjet, mospranim i sacrificës për t’i dhënë hapësirë ndërhyrjeve të qytetarëve dhe mund të zgjedh për mjete refleksionet e veta, edhe duke “shtënë mbi pianistin”, ndërsa sekretari i partisë, parlamentari, këshilltari, nëpunësi, merr me zell shënime mbi bllokun e tij. Hapësira për feedback është përgjithësisht në fund. Eksperienca na mëson, që mbas një fillimi mosbesues, shtangia për këtë disponibilitet jo të pritur të të dëgjuarit nga ana e politikës kthehet në disponibilitet për ballafaqim, në motiv të hapjes së madhe dhe deri empati. Së treti: nevojiten figura dhe kompetenca të reja. Mekanizmi, në vetvete thjeshte ka nevojë për një “know how”, njohuri specifike, që implementojnë organizimin klasik të partive. Grup i lehtësuesve, që frymëzojnë takimet ka detyrë të ndërhyjnë, duke spieguar objektivat dhe modalitetet, administruar kohën, duke kufizuar shfrenimin verbal të disave si dhe ngurimin për t’u shprehur të disa të tjerëve, te sintetizoj temat kryesore të debatit,duke e mbajtur të hapur, derisa politkani mund të pergjigjet në mënyrë të ezaurueshme dhe konkrete. Ky grup personash, përgjithësisht duhet të jenë nga të rinjtë e partisë, që kanë kënaqësinë të pasurojnë kompetencat e tyre, me instrumenta inovativ dhe të përshtatëshme ndaj formave të militancës dhe të organizimit partiak, mbas një përshkrimi specifik formativ. Së katërti: besueshmëria jepet nga kapaciteti i feedback dhe nga vendosja në rrjete e energjive pozitive, të cilat clirohen në seicilin nga takimet. Për të bërë këtë janë të nevojëshme instrumenta inovativ të prezencës në rrjete dhe të social networking (site të dedikuar, faqe në facebook, të cilat në disa raste mbledhin në kohë reale ndërhyrjet edhe të pjesëmarrësve të jeshtëm), por edhe kapacitete “tradicional” të dhënies përgjigje ndaj këtyre kërkesave të përpikta të qytetarëve, psh nëpërmjetë interesimit të administratës publike, e cila mbledh sinjalizime, i verifikon dhe rikontakton personat e interesuar, duke demostruar një kapacitet të të dëgjuarit, i cili përkthehet në veprime konkrete, nëpërmjete ndërtimit të një modeli origjinal për realizimin e takimeve në terren. Rezultatet janë parë në pozitivitetin e vendosjes në diskutim të modelit organizativ të përfshirjes së personave, të cilët nuk do të ishin tranzituar kurrë nëpërmjet kanaleve tradicional të propagandës partiake, në kuriozitetin dhe vëmendjen e jashtëzakonëshme të medias për një propozim inovativ të ardhur nga një botë e konsideruar pak kreative sic është ajo e politikës. Kur politika ndërtohet së bashku me qytetarët ekpserienza konfirmon dëshirën e ndarjes së shpresës. Sigurisht vështirësitë mbeten prezente, por si fillim është e mjaftueshme të krijosh modalitete të reja për të bërë të shprehen dhe të mblidhen energjitë pozitive për inspirimin e marëdhëneive të “mira”, që duhet të manifestohen në shoqërinë tonë. Rastin e takimeve me qytetarë të përzgjedhur jashtë kanaleve klasike të partive, në seli neutro e kemi parë të ndiqet nga PS në turin “Dialog me qytetarët”.Mund t’u bej referencë edhe takimeve, që po zhvillon deputeti Arben Malaj, i cili është fokusuar tek tema e modernizimit të partive politke, duke targetuar të rinjte. Por në të dy rastet kemi të bëjmë me rastin e politikanit aktiv në takim, që i komunikon mesazhin e tij auditorit, me objektiv sigurimin e konsensusit prej tij por pak ose aspak merr mesazhe prej tij. Një formë e thithjes së mendimit të qytetarit ekspert është “Kopit” i ndertuar nga Pd, me 2005, por vetëm me qëllim ngushtësisht pragmatik të prezantimit të një imazhi të ri. Ajo që tentoj të ofroj është praktika e takimeve me qytetarë të individualizuar jashtë kanaleve klasike të partive, në seli neutro dhe mikëpritëse, me një “lehtësues”, që jep kohën e nevojëshme duke bërë të respektohen rregullat e rekrutimit, ku politikani, nuk është direkt protagonist, por si një Ulise i ri, lidhur në direkun e anijes së tij, duke dëgjuar sirenat, ka pothuajse dimensionin shokant të dëgjuesit pasiv dhe të heshtur. Jemi duke përshkruar një demostrim të qytetarisë pjesëmarrëse, bash i impenjimit të aktivitetit të një partie. Një skenë, prezente dhe në një seri filmimesh disponibël në web, të cilët paraqesin suksesin në fushatën e kaluar elektorale adminsitrative, në rastet kur kjo ide ishte e maturuar brenda stafeve të kandidatëve fitues, për të pasuruar krijimtarinë me disa përfaqësues të botës së konsulencës së sipërmarrjes dhe animacionit social. Takimet dialogje kanë qenë domosdoshmëri edhe mbas zgjedhjeve, duke filluar, që nga zgjedhja e emrave dhe vazhdojnë të jenë akoma më tepër, pas fenomeneve jo normale të konvertimit të pamoralshëm të votës në zgjedhjet e këshillave dhe drejtimit të qarqeve, shprehje të një dëshire dhe të një nevoje të rilidhjes së fijeve të marrëdhënirve direkte me pjesën e qytetarëve dhe të elektoratit, të cilat partitë e sot nuk mundohen për ti arritur dhe në të njëjten kohë, të propozojnë një pedagogji pozitive edhe për vet militantët e PS nëpërmjetë dimensionit mbizotërues të të dëgjuarit. Rihumbja në tavolinë e drejtimit të disa qarqeve nga ana e PS tregon qartë një mungesë të tillë. C’është kjo parti, që nuk mëson nga pësimet por e ngushton gjithnjë e më shumë rrethin e personave mbi të cilët mbështetet. Po kjo partia tjetër, që inicion dhe ushqen shitblerjen dhe me fodullëk mburrret me fitoren në këtë apo atë qark, kur vota popullore nuk ja mundëson këtë gjë? Kësaj situate i shkon shumë mirë morali i humorit të dikurshëm të Luftar Pajes, ku përgjigjësia i ngarkohet atij, që humbi lopën: Po vall vërtet faji është vetëm i kujt humbi lopen? Po hajduti s’ka faj fare? Këtu na vjen në ndihmë Dantia sipas të cilit: “.. arësyeja dhe paudhësitë nuk mund të priten me nyje dhe se e mira dhe e keqja nuk qendrojne kurrë në një anë të vetme”. Ky është një problem por jo i vetëm. Përpara se të iniciojmë procese, duhet të reflektojmë pak: për furinë e ikjes apo përzënies së kolegëve, fenomene të dyja negative. Në këtë mënyrë thërmojmë maxhorancën solide, e cila edhe për shkak të frakturave të brendëshme, jo gjithnjë për arësye parimore, sic tentojnë të shiten, por shumë shpesh për shkak të ndarjes së tortës së pushtetit, të cilën preferojnë më mirë ta prishin në se nuk janë ata pjesëtar në gosti, duke zhvlerësuar realisht votën popullore dhe përkthyer në minorancë qeverisëse në nivel qëndror apo vendor qoftë, konsensusin në maxhorancë, që u jep kjo votë. Në fakt partitë, në këtë rast PS, duhet të përdorin fuqin e vet organizative dhe rrënjet e tyre territoriale si burime të politikës. Militantët dhe simpatizantët janë prezent në territor dhe kërkojnë të ushqejnë ekzistencën e trupës ndërmjetëse të lidhura me partitë, duke mbajtur një raport të vazhdueshëm me qytetarët e grupeve me të gjera dhe më të ekspozuar ndaj risqeve, anomalisë dhe pasigurisë. A mund të dëgjojnë partitë jashtë tyre kur nuk dëgjojnë zërat brenda vet strukturës së tyre? Rastet e publikimeve të Wikilikes e tregojnë qartë këtë fenomen mosdëgjimi brenda dy partive më të mëdha politike shqiptare: PD e PS. Sot aty flitet shumë dhe dëgjohet pak.Deri sa drejtuesit partiak të cdo niveli nuk do të marrin zakonin e të degjuarit, do të jetë e vështirë të ndërtojmë parti të të moderuarve, parti të rregullave dhe sanksioneve. Luiza Hoxhaj Tiranë më 25.10.2011 Botuar ne gazeten Tirana Observer dt5/11/2011, rubrika opinion fq 8

lunedì 21 febbraio 2011

Te rinjte, politika dhe roli i social network

Mjafton te shkosh ne facebook, ose te vizitosh disa forume, per te mbetur i habitur nga sasia e postimeve te shkruara nga te rinjte me permbajtje te karakterit politike. Argumentat e dites te sjella nga portalet kryesore te perditeshme on-line ose mesazhet e miqve, behen shkak per te shprehur gjitheseicili opinionin e vet, ose te pakten te vendosjes ne dijenin e te gjitheve te disa fakteve, qe u kane terhequr vemendjen ne masen me te madhe, si ne rastin vleresues, duke e ndare me miqte kete vleresim ashtu edhe per ato njoftime, qe i quajme te padenja dhe kete mendim e vendosim gjithashtu ne dijeni te te tjereve.
Kush disponon statistika konfirmon sensacionin e faktit, qe politika eshte nje nga temat me te diskututara ne web. Qendra amerikane Pew Internet Center thekson, qe ne USA, me shume se dy te tretat e te rinjve kerkojne informacion mbi aktualitetin politik ne internet . Ne Europe,sic demostron studimi i “Euyupart” i 2007 ( Political Participation of Young People in Europa), 20 perqind e te rinjve flet per politike ne web . Tek ne nuk ka nje studim te mirefillte te kryer per kete qellim, por nga vezhgmi im personal si dhe duke u bazuar ne disa sondazhe te cilat jane kryer per qellime te tjera, gjykoj se perqindja e te rinjeve qe flasin per poltike ne web eshte nje mesatare e asaj europiane dhe amerikane.
Do te ishte bukur ne se gjithe ky aktivizim do te ishte tregues per te deshmuar nje rilindje te vemendjes se te rinjve drejt poltikes si dhe tregues i nje deshire te perbashket per tu impenjuar per nje shoqeri me te mire. Por ne fakt nuk eshte tamam keshtu.
Ne se marrim ne shqyrtim disa te dhena te dy studimeve te kryera prej qendrave te lartepermendura na rezulton se perqindja e te rinjve qe nuk kane besim tek politika eshte e madhe rreth 60 perqind dhe akoma me e larte behet kjo kur flasim per ata qe nuk kane besim tek partite politike rreth 81 perqind. Nga ky mos pelqim tek ne (referuar nje sondazhi te gallup, perpara dy vjetesh ne ballkan) vecohen disa institucione sic eshte Presidenti i republikes, qe meriton me shume besimin e te rinjve, sic jane forcat e armatosura, avokati i popullit etj, por te tilla nuk jane partite politike dhe institucionet me kanotacion poltik, perfshi Qeverine dhe parlamentin.
Gjithnje sipas te njejtit studim pjesa me e madhe e te rinjve e asociojne poltiken me egersine, mosbesimin, mungesen e shijes, nervozitetin, konfliktin, korrupsionin etj. Nje pjese jane indiferente dhe vetem nje pjese e vogel perben ate kategori per te cilen politika mund te jete interesante, impenjim, passion ose entuziazem.
Disiluzionizmi dhe disinteresimi ndaj poltikes sjellin nje rreth vicioz: partite politike, te cilat kufirin e tyre elektoral nuk e kane te perbere kryesisht nga te rinjte, e gjejne me konveniente te “harrojne” ose t’i vendosin sipas planit te tyre instancat e te rinjve. Ato ciklikisht nuk u japin ze te rinjve, por me shume i perdorin si nje ze me shume ne akuzat ndaj qeverise se radhes, pa force bindje dhe mbi te gjitha u shtypin kurajon per te bere propozime konkrete. Ne kete kontekst, behet e veshtire per nje te ri, te kete hapesiren e duhur per te mbledhur votat e nevojeshme per tu zgjedhur. Ne parlament, ne keshillat bashkiak apo komunal perqindja e te rinjve eshte jo e konsiderueshme.
Klasa politike ka ndertuar rregullat e saj pa pasur kurajon te hapet drejt te rinjeve. Deshmite e ketij fakti i kemi brenda vet spiegimeve politike. Ligji aktual elektoral kombetar midis shume difekteve ka edhe ate qe bojkoton shkembimin (ashtu si edhe te kunderten). Te rinjte jane kandidate per tu zgjedhur vetem ne dispozicion te kryetareve te partive, vihen ndonjehere si krere te listes por pothuajse perdoren sikur te ishin disa manekine vitrinash per t’u rivene ne promocion. Ralle ju jane dhene mundesite te bazohen mbi impenjimin e tyre per te mbledhur vota ne terren. Situate deshperuese? Besojme te gjithe se bashku qe nuk eshte e tille: Vetem disa vjete me pare nje senator me ngjyre, i cili kishte konsumuar vetem gjysmen e mandatiti te tij te pare, u kandidua ne primaret amerikane kunder gruas se forte te nje ish presidenti teper popullor. Barack Obama u nis ne rrugen e tij me pak mjete, duke puntuar mbi te gjitha ne mjetet e reja mediatike. Duke ecur ai ka mundur te mbjelle entuziazem dhe te siguroj gjithnje e me shume instrumenta per te mbeshtetur betejen e tij.
E njejta gje ka ndodhur ne Britani, ku sfida per lidershipin e partise laburiste ka pare vrullin e vellezerve te rinj Miliband, dhe fitoren e Ed, kritik i hapur ndaj dy njerezve te shenjte per laburistet si Blair dhe Brown. Megjithate ne Usa dhe ne Britani ekzistojne rregulla te tjera, te ndryshme nga tonat, te cilat jane ne gjendje, qe te sjellin nje shkembim real dhe jo nje alternim midis komponenteve te te njejtes klase drejtuese. Mundemi keshtu te mbrijme ne konkluzionin, qe eshte e nevojeshme te ndryshojme rregullat e lojes politike, per te pranuar te lindin ata qe kane ide fituese, por qe nuk kane ende suportin e nje medie tradicionale si dhe te aparateve partike.
Kjo nevoje duhet te jete ndihet dhe behet prezente nga te gjithe, zgjedhes dhe politikane te cdo moshe. Klasa aktuale drejtuese duhet te vendoset perballe nevojes te zgjerohet me leva te reja. Dhe ky zgjerim nuk duhtet te vije nga kooptimi (psh me emerime nga lart te disa te rinjve si ministra ose anetare te sekretariateve partiake, sic ka ndodhur deri me tani, por duhet te jete fryt i nje gare, konkurrence reale edhe ne se kjo do te thote te rritet konkurrenca. Nga ana e te rinjeve pritet nje sforco me madhe, ajo qe te mos jene ereprites te veshtiresive dhe nevojave per te mbajtur rregullat aktuale, te cilat megjithate nuk mundemi ti mohojme, por te propozojne ndryshime te nevojeshme, duke evituar, qe opinionet e tyre te mbeten ne kufijte e social network.
Barack Obama ne fushaten e tij fituese nuk ka propozuar : “Te shkaterojme Hillarin, por ai e ka sfiduar ate, duke mundur te siguroje perkrahjen dhe besimin e te rinjve dhe te me pak te rinjve. Pra prej ketu buron edhe nje karakteristike e munguar e fushatave tona elektorale: ato bazohen mbi mohimin, mbi shkaterimin e kundershtarit jo ne fitoren , besimin dhe perkrahjen e asaj, qe ofron nje force politike apo nje individ i caktuar. Kete mund ta bej shume mire nje “Outsider” ne politike, dikush qe sjell nje fryme te re dhe qe inspiron voten “Pro” jo ate “Kunder”. Interneti dhe teknologjite e reja ofrojne raste te shumta dhe gjeneratat e reja jane ato, qe i njohin me mire keto instrumenta dhe mundesite qe ofrojne ato. Ne vecanti mundesite “te vendosesh ne rrjete” me ata qe mendojne si ty edhe pse fizikisht ne distance eshte nje mundesi e cila nuk mund te cohet dem. Mundesia dhe aftesia per te impostuar opinionet e tyre ne social network, perkthehet automatikisht ne aftesi te rinjve per te shprehur pa frike mendimet e tyre edhe ne boten jo virtuale, pra ne boten reale .
Luiza Hoxhaj
21.02.2011

lunedì 14 febbraio 2011

Ndarja e pushtetit dhe roli i institucioneve te garancise

“Cdo kush qe ka pushtetin mund te abuzoje me te”. Ai mund te arrij atje ne se nuk gjen kufizime. Per te mos mundur qe te abuzosh me pushtetin nevojitet pushteti qe ndalon pushtetin”.
Montesquieu “The Spirit of Lows”( 1748).

Pikerisht mbi kete ide, bazuar mbi analizen e institucioneve angleze dhe te evolucionit te tyre gjate shekujve XVII-XVIII, mendimtari i shquar francez formon Teorine moderne te ndarjes se pushteteve.
Ngjarja e 21 janarit dhe zhvillimet e metejshme poltike dhe juridike mbas saj sollen ne vemendjen time nevojen e hedhjes se nje veshtrimi mbi kete teori, duke shtruar pyetjen : A ekziston ende ndarja e pushteteve ne Shqiperi, si garant i demokracise?
Opinionin tim mendova ta ndajme se bashku, duke gjykuar se keshtu i krijohet mundesia gjitheseicilit te reflektoj mbi nivelin e ndarjes se pushteteve dhe demokracise ne vendin tone.
Teoria e ndarjes se pushteteve eshte nje nga bazat e shtetit modern. Ndarja e pushteteve, princip i domosdoshem i shtetit ne demokracite moderne, konsiston ne individualizimin e tre funksioneve publike:-legjislacion, administrim dhe gjyqesor- dhe ne ndarjen e tyre ne tre pushtete te vecante te shtetit, te pare si organe ose komplekse organesh te pavarura nga pushtetet e tjera: pushteti legjislativ; pushteti ekzekutiv; pushteti gjyqesor. Te njejtat terma sherbejne per te individualizuar funksionet e atribuara seicilit.
Ky parim ka qene i individualizuar nga filozof dhe mendimtar antik, si menyra me e mire per te mos qene subjekt i abuzimeve te tiraneve. Keshtu Platoni ne vepren e tij Republika, flet per autonomin e gjyqtarit nga pushteti poltik. Aristoteli (324-383a.c) ne “Politika” pershkruan nje forme te qeverise mikse e quajtur prej tij “politia’, ne te cilen merrnin karakterin tre formave te thjeshta te ipotezuara nga ai (monarkia), arstokracia, demokracia); duke diferencuar tre momente ne autoritetin e shtetit: vendimarres, ekzekutiv dhe gjyqesor. Ai ne referim me kushtetuten athinase, ne librin e tij permend ndarjen midis atyre qe bejne ligje dhe atyre qe i aplikojne dhe i gjykojne ato. Polibio ne “Historite” demostron ne ndertimin e Romes arkaike nje shembull te qeverise mikse ku pushteti ishte fraksioni i institucioneve demokratike ( i comici) arstorkracise (senati) dhe monarkut (konsujt). Me filozofin John Locke (1632-1704) kjo teori fillon te perafroj nje forme te ngjashme me aktualen. Ajo bazohet mbi iden e shprehur ne vepren e tij “Dy traktate mbi qeverine” (1690) se: “Pushteti legjislativ, i cili eshte “pushteti supreme” (me i larte i komunitetit politik), nuk mund te stabilizoj asnje ligj, i cili te jete ne kundershtim me ligjin e natyres, nuk duhet te nderhyje ne lirite individuale te qytetareve dhe duhet keshtu te jete i ndare nga pushteti ekzekutiv. Perballe ligjeve qe ai vete ka prodhuar, ligjevenesi eshte i barabarte me te gjithe qytetaret e tjere”.
Megjithese te gjithe kishin individualizuar funksionet e ndryshme te shtetit si dhe domosdoshmerine e fraksionimit te pushtetit midis shume subjekteve, askush prej tyre deri atehere nuk kishte theksuar nevojen per ta dorezuar seicilin nga funksionet ne subjekte te ndryshme. Ky artikulim vjen prej filozofit iluminst francez Monteskje. Ne traktatin “Fryma e ligjit” (1748) Monteskje reflekton mbi faktin se per te garantuar liri eshte e pershtateshme ekzistenca e tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor te ushtruar nga organe te ndryshme midis tyre te pavarur. Nga ky mendimi i tij buron parimi i ndarjes se pushtetit te shtetit te sotem. Monteskje quante themelore qe midis pushteteve te ndryshme te krijohej nje ekuiliber, i siguruar nga ndarja e pushteteve dhe nga kontrolli i tyre reciprok. Idete e tij, te perqafuara nga mendimtar te shumte politike, gjeten nje aplikim pothuajse te pergjitheshem ne strukturimin e shteteve liberaldemokratik bashkekohore, duke sjelle keshtu perfaqesim dhe nje garanci themelore per respektimin e lirive individuale. Ky model, i cili perfaqeson nje tripartitizem, lind nga nevoja per te vendosur kunderpeshe per ushtrimin e pushtetit te organeve te ndryshme. Kjo skeme, duke u nisur nga ideja e Monteskjes, qe vetem “pushteti kufizon pushtetin” eshte konsideruar “ nje menyre” per te evituar nje sjellje despotike nga ana e nje organi te vetem institucional. Ne te kundert rregjimet autoritare dhe totalitare e formojne organizimin e tyre shteteror mbi mohimin e parimit te ndarjes se pushteteve. Ne ditet e sotme, ky parim eshte pershtatur nga pjesa me e madhe e kushtetutave perendimore, frut ky i arritjeve te shumta dhe te mundimeshme gjate historise.
Megjithate jo gjithnje nje princip i tille ka qene i respektuar. Njihen episode ne te cilat kane ndodhur degjenerime autoritare, nga personazhe si Napoleoni i III ne France, Musolini ne Itali, Hitleri ne Gjermani etj, te cilat jane shembuj se si nje sistem kushtetues i bazuar mbi ndarjen e pushtetit arrin te trasformohet ne nje rregjim autoritar.
Ndarja e pushteti te shtetit eshte nje nga parimet me te rendesishme edhe ne kushtetuten tone (1998), e cila eshte teresia e ligjeve themelore te shtetit shqiptar, qe lejon te evitohet nje koncentrimi i forces vendimarrese ne nje organizem te vetem poltik. Me ane te saj: -funksioni legjislativ i eshte dhene parlamentit, i cili perben pushtetin legjislativ; -funksionet administrative u jane dhene organeve qe perbejne qeverine dhe administraten publike, te cilat perbejne pushtetin ekzekutiv; -funksionet gjyqesore u jane caktuar gjyqtareve te cilet ushtrojne pushtetin gjyqesor. Keto tre pushtete kane organe te ndryshme dhe ne kete menyre tre pushtetet kontrollohen me njeri tjetrin dhe kjo ben qe askush prej tyre te mos behet shume i forte. Duhet thene, qe pervec ndarjes se pushteteve kaq intensiv si me thene horizontal ose funksional, ne kushtetute flitet dhe per ndarjen e pushteteve vertikale ose territorial, me referim duke u nisur nga funksionet publike, te lidhura ngushte me territorin te cilet gjithashtu gezojne pavaresine tyre.
Pushteti legjislativ eshte jo vetem pushteti me i larte i komunitetit politik, por edhe i shenjte dhe i pandryshueshem. Asnje edikt tjeter, asnje person tjeter nuk mund te kete pushtetin te bej ligje mbi shoqerine ne se nuk ka konsesusin e publikut dhe ne se jo ne baze te autoritetit te marre nga ai. Pushteti legjislativ nuk mund te jete apsolutisht ne asnje rast nje pushtet arbitrar mbi jeten dhe fatet e popullit. Ne fakt ai eshte vetem pushtet i perbashket i cdo anetari te shoqerise i dhene ne duart e disa personave, te cilet bejne ligjevenesin; Eshte nje pushtet qe nuk duhet te kete tjeter qellim jashte atij te mbrojtjes se interesave dhe lirive te shtetasve. Kush e zoteron ate nuk mund te kete kurre te drejten te shkaterroj, te kthej ne skllaveri ose varferoj shtetasit. Ne nje komunitet politik te mireorganizuar ne te cilin e mira e te gjitheve eshte konsideruar ne masen e duhur pushteti legjislativ vendoset ne duar te personave te cilet kane si diell pushtetin e berjes se ligjeve, sepse edhe ata vet, jane te vendosur nen ligjin qe kane prodhuar, gje qe perben nje pengese suplementare dhe efikase per te bere ligje, te cilat shohin te miren publike, sepse ligjet qe bejne te gjithe se bashku ne kohe te shkurter kane nje force konstante afatgjate. P.sh. ndryshimet kushtetuese te 21 prillit, te kryera ne kohe rekord, shkojne ne kundershtim me permasat e reformes, qe ndermerret brenda konceptit te demokracise politike te krijuar mbi ndarjen e pushteteve, mbi kufizimet e parimit te maxhorances, mbi pergjegjeshmerine efektive te qeverise perball parlamentit, mbi respektin reciprok midis institucioneve.
Sistemi politik shqiptar ne kete menyre duket te orientohet drejt “presidencializmit”ne rruge faktikisht te formuar mbi principin maxhoritar, mbi dobesimin e parlamentit apo dhe garantit te kushtetutes Presidentit te republikes, mbi mungesen e kufizimit te vullnetit te maxhorances “te zgjedhur nga populli” .“Presidencializmi yne (jo kushtetues)” ka tendence te ndertoj ne fakt nje forme te qeverise monokratike, e cila, duke forcuar rregullat formale perqendron ne fakt pjesen me te madhe te vendimeve politike ne duart e kryeministrit.
Studiues te ndryshem nenvizojne kompleksitetin e sistemit tone politik: Ne ditet e sotme nje prej refleksioneve mbi natyren e demokracise sone veshtron limitet e parimit maxhoritar. Perkthimi i principit filozofik te maxhorances ne terma politik dhe konstitucional buron prej dy revolucioneve te medha te fundit te shteqindes, atij amerikan dhe atij francez. Preokupacioni ishte atehere dhe eshte ende sot parandalimi i abuzimeve te maxhorances. Kufizimet e parimit te maxhorances jane sot te ndertuar nga ndarja e pushteteve dhe nga nje nivel te drejtash themelore te vendosura jashte kontekstit politik. Behet fjale per parime, te drejta dhe institucione (gjykata e pavarur, sindikata ne konformitet me ligjin kushtetues, vet gjykata kushtetuese, prokurori si dhe institucione te tjera kushtetuese), qe integrojne pazgjidhshmerisht konceptin e demokracise perendimore. Ne sistemin tone shtohet pozicioni i Presidentit te Republikes si arbiter i menjanuar ne vendimet e tij ndaj parimit te maxhorances. Ky menjanim eshte shpesh i anatemuar nga maxhoranca tek ne, pasi Presidenti, pavaresisht nga menyre si eshte zgjedhur ai apo prej cilit krah politik vjen, sapo futet ne kornizen e rolit te tij kushtetues, behet objekt sulmesh te paprincipta.
Ne sistemin tone kufizimet e pushteti maxhoritar jane perjashtimisht te thiruar nga neni 1 i kushtetutes: sovraniteti i perket popullit, por nuk perben nje pushtet apsolut sepse mund te jete i ushtruar vetem “ne formen dhe kufizimet e kushtetutes”. Keto forma dhe kufizime, nepermjet thirrjes se pikes 2 te art 1 jane pjese integrale e sistemit kushtetues. Interpretimi populist i bazes se pushteti politik konsiston ne thirrjen e perseritur dhe konstane ndaj vullnetit te popullit. Ky interpretim populist i formimit te pushteti politik si dhe tendenca drejt presidencializmit e formes se qeverise ben, qe ne jeten tone te perditeshme politike te mos jene te lehta kufizimet e parimit te maxhorances. Ne kulturen poltike te nje pjese te maxhorances aktuale eshte rrenjosur idea e nje apsolutizmi te parimit te sovranitetit popullor. Vazhdimisht jane konsideruar “interferenca ilegjitime” vendimet, e papelqyeshme qe vine nga autoritete te jashteme me principin e maxhorances. Stigmatizimi si “subversive” te disa inisiativave gjykuese ose disa vendimeve te gjykates kushtetuese, te prokurorise apo dhe kritika ndaj qendrimeve te kreut te shtetit, jane frut i nje vizioni te sistemit politik ne te cilin principi i maxhorances eshte i vetmi burim legjitimiteti dhe eshte i privuar nga kufizimet. Pikerisht ne nevojen per te vendosur kontroll ligjor jo vetem mbi aktet e qytetareve privat, por edhe ato te pushtetit publik gjen legjitimimin e saj pavaresia e pushtetit gjyqesor nga legjislativi dhe ekzekutivi, karakteristike kjo shume e debatuar sot nga bota politike.
Nevoja per te vendosur limite ne adminsitrimin e pushtetit mundet te realizohet kokretisht vetem nepermjete rregullimit juridik . E drejta edhe pse nuk eshte nje instrument perfekt, mbetet ndoshta i vetmi mjet per te parandaluar ushtrimin e pakontrolluar te forces dhe per rrjedhoje edhe te dhunes. Pushteti gjyqesor, duhet te jete i bindur vetem ndaj ligjit, i cili duhet te realizohet ne leter dhe ne permbajtje. Eshte pikerisht kjo e fundit qe vendoset here pas here ne pikepyetje tek ne. Pavaresise se statusit dhe veprimeve, qe u garantohet te gjithe gjykatesve, duke refuzuar projektet qe do te donin te kondiciononin direkt ose indirekt ata duhet ti korrespondoje nje pergjegjesi disiplinore rigoroze. Duket korrekt ndertimi i nje organi te vetem te disiplines (Keshilli i Larte i Drejtesise) per te gjithe gjykatesit ne menyre qe te menjanohen influencat korporative dhe te mos jene te kondicionuara nga nevojat politike, dukuri ende prezente.
Ajo qe ben sot gjyqesorin pjese te sistemit te qeverise, pertej statusit te pavaresise, jane tre funksionet themelore, te cilat ai duhet te zhvilloj: zgjidhjet e konflikteve midis qytetareve dhe cdo lloj pushteti tjeter, per te garantuar rendin civil, mbrojtjen, kushtetuten dhe mos abuzimin e legjislativit dhe ekzekutivit. Perndryshe pasiguria e ligjeve dorezon perpara gjykates pushtetin per te frikesuar. Per kete duhet nje suplement pergjegjesie si nga ana e poltikes, ashtu edhe e trupes gjyqesore. Gjykata nuk eshte kunderpjese e pushtetit poltik dhe politika duhet te ndal se menduara per nje rol prej sherbetori te saj.
Ne Shqiperi ka disa aspekte patologjike, te cilat ne mungese te kuderpeshave, kane disekuilibruar ne menyre te tepert raportin midis pushteteve te shtetit. Me komplese eshte problemi i raportit midis politikes dhe institucioneve te krijuara nga parimi maxhoritar. Ne vitet e fundit keto raporte jane bere vecanerisht konfliktuale. Konflikti midis autoriteteve qeveritare dhe institucioneve te pavarura kushtetuese apo territoriale rihyn ne filozofine e maredhenieve institucionale. Keshtu Gjykata kushtetuese ka qene dhe eshte objekt i tratativave te deligjitimimit dhe drejtesisht ka vendosur ti pergjigjet me qetesi dhe kushtetueshmeri pakushtetueshmerise. Prokuroria here pas here gjithashtu. Autonomia vendore shpesh cenohet. Se fundmi vet Presidienti i Republikes, i cili sipas meje ka ditur te jete superior ndaj polemikave dhe gezon prestigj, eshte bere objekt sulmi.
Per Shqiperine, si vend aplikant për anëtarësim në Bashkimin Europian eshte e rendesishme qe ndarja e pushteteve të respektohet, sepse kjo është bazë për demokracinë dhe ajo duhet të jetë e aftë të vërtetojë që po i zbaton këto parime kryesore, pjese e parimeve të Kopenhagenit. Apeli qe i behet Tiranes, mbas ngjarjeve te 21 janarit 2011 eshte: të respektohet ndarja e pushteteve dhe institucionet kushtetuese, duke kujtuar se është e rëndësishme që Prokurori i Përgjithshëm të mund të kryej hetimet në mënyrë transparente me ndihmën dhe mbështetjen e të gjitha palëve dhe kryesisht qeverisë dhe opozitës. Konsideruar faktin qe eshte krijuar nje komison hetimor parlamentar per te njejten ceshtje, gjykoj se rrezikohet te biem ne kushtet e konfuzionit midis pushteteve.
Eshte tashme frekuent sulmi ndaj pushteteve te tjera. Nje nga shkaqet e ketij deformimi te demokracise qendron ne bipolarizimin shqiptar, i cili rrjedh jo nga nje polarizim paraekzistues i shoqerise shqiptare, por nga nje nevoje e thjeshtimit politik qe ka radikalizuar brutalisht perplasjen sepse ne seicilen prej dy koalicioneve levizin forca kondicionuese, qe refuzojne legjitimitetin e tjetres. Polarizimi yne i pa asistuar nga nje besim i perbashket ne te njejtat vlera apo rreth nje figure sic eshte ajo e Presidentit te Republikes prezanton si karakter te sistemit tone politik kundervenien paragjykuese dhe mungesen e mediacionit, duke kerkuar gjithnje arbiter nga jashte, sic po ndodh edhe aktualisht. Behet fjale keshtu per difekte, te cilat nxisin perplasje, i heqin hapesire arsyetimit, mohojne mediacionin, qe eshte esenca e poltikes. Ne se njera nga palet nuk njeh tjetren si legjitime, thirrja e popullit, si i vetmi burim i legjitimitetit, sherben pikerisht per te shenuar kunderpozicionin dhe ndarjen. Populli duket keshtu gjithnje e me teper si spektator ose tifoz.
Opozita e sotme shton vazhdimisht, qe ne formimin e maxhorances aktuale ka tradheti ndaj vullnetit popullor, mbasi kjo maxhorance eshte e ndryshme nga ajo e vendosur nga vullneti popullor (edhe kaq do te mjaftonte ne nje demokraci normale qe te riperseritej procesi i votimit apo minimalisht ai i rinumerimit te votave). Per vec kesaj gjate 2010 jane verifikuar disa te reja qe do te duhej te riprodhonin nje rimendim: flukse deputetesh qe levizin sa nga nje krah ne tjetrin. Qeveria mbeshtetet fale votes se atyre te cilet populli i kishte “denuar” te ishin ne krahun tjeter, bazuar ne programin e tyre elektoral. Ne kete menyre qeveria eshte duke u drejtuar nga shpirti i mbijeteses.
Ne keto kushte kur fjalet e lidereve gjenerojne efekte ne sistemin politik dhe ne opinionin publik, lind rreziku i parapercaktimit te etapave pasardhese te nje sistemi politik, i gjithi i koncentruar mbi parimin maxhoritar dhe mbi ekskluzivitetin nepermjet delegjitimimit te vazhdueshem, ne te cilin vendimet jane jashte votes.
Atehere nepermjet cilave rruge mundemi te pershtasim sistemin tone politik ne nje kuader te karakterizuar nga korrektesa kushtetuese, duke rinderuar nje sistem eficient dhe modern?
Mendoj se per kete qellim nevojiten reforma, te cilat: rivendosin rendin ne brendesi te kufijve te demokracise perendimore, garantojne realisht ndarjen e pushteteve, sigurojne kufizimet e nevojeshme te principit te maxhorances, si dhe pergjegjeshmeri efektive te qeverise perballe parlamentit (ne se i referohemi psh raportit te besimit qe lidh qeverine me parlamentin, menjehere na vjen ne mendje cenimi qe i eshte bere edhe ketij mekanizmi me ndryshimet kushtetuese te 21 Prillit).
Per te mundesuar kete sipas meje eshte i nevojeshme nje ligj i ri elektoral, i cili u rikthen qytetareve te drejten e mohuar nga ligji ekzistues per te zgjedhur perfaqesuesit e vet, duke favorizuar ndertimin e maxhorances qeverisese ne kutin e votimit, jo ne tavoline.
Nevojitet gjithashtu qe roli i kryeministrit te drejtohet brenda formave korrekte kushtetuese, duke riforcuar rolin e Presidentit te Republikes, te kthyer ne nje figure te brishte mbas ndryshimeve kushtetuese te 21 Prillit per ta kthyer ate realisht ne nje figure me respekt dhe autoritet te padiskutueshem.
Po ashtu nevojitet zhvillimi i nje debat publik, te lire nga paragjykimet, mbi demokracine tone, mbasi konfliktet midis pushteteve mund te asgjesojne sistemin politik demokratik sepse seicili nga institucionet ne nje konflikt ka mjetet per te shkateruar te tjeret. Ne kushtet e mungeses se nje veprimi te vendosur institucional, me qellim zgjidhjen e ketyre konflikteve sa ne debatin publik aq ne pergjegjeshmerine institucionale, kerkohet vetedije e perbashket mbi rreziqet e zgjatjes ose perseritjes se disa konflikteve. Respekti reciprok, midis institucioneve eshte nje nga faktoret kryesor per besueshmerine e nje sistemi. Ne te kundert perplasja midis institucioneve, mund te parathote shperberjen e vet sistemit.

Luiza Hoxhaj
Me 14.02.2011
Botuar ne gazeten Tirana Observer dt 19.02.2011, rubrika opinione/debate

lunedì 7 febbraio 2011

Nga duhet filluar?

Mendoj qe kriza morale dhe materiale, qe jemi duke jetuar sot ne Shqiperi eshte shkaktuar nga humbja e primatit te poltiikes mbi ekonomine dhe te etikes mbi politiken. Gjuha e perdorur prej poltikes koncidon tashme me ate te tregut dhe cfaredo modaliteti per ta realizuar perfitime ose per te siguruar konsensus elektoral eshte sot i pranuar dhe i synuar si legjitim dhe legjitimues.
Askush nuk mund te degjohet mbi ligjin dhe nje ligj nuk mund te jete vetem formalisht legjitim, por duhet te jete dhe substancialisht i drejte dhe bashkerisht i pranuar si i tille. Kudo ne tradita te tjera demokratike, kjo gje eshte ne evidence apsolute, te pakten qysh nga aprovimi i Magna Carta (1215).
Rindertimi civil dhe material i vendit duhet te rinise nga ketu: ashtu sic demokracia eshte forma me e mire e qeverisjes qe njohim, po ashtu edhe ekonomia e tregut eshte modeli ekonomik me eficient qe njohim per te optimizuar raportin midis kerkeses dhe ofertes se mallarave dhe sherbimeve, e matur kjo, sic dihet nga perfitimi. Nese poltika heq dore nga primatti i vet mbi ekonomine dhe mjaftohet te flase vetem gjuhen e saj ndodh qe modeli ekonomik i bere “politik” shtrengon shoqerine dhe qytetaret ne skemat e veta, te cilat, megjithese reduktuese kundrejt nevojave me te gjera ekzistenciale dhe te bashkejeteses sociale, duke mos ditur dhe mundur te ofrojne pergjigjet e pritura prej tyre ( te duhura per ta).
Ajo qe eshte me e drejte te ndiqet ne jeten tone individuale dhe sociale, del jashte (ska te bej fare) ne fakt nga gjithe ajo qe prodhon ekonomia e tregut qe kondisderon psh punetorin si nje faktor i gjere i prodhimit, subjekt per delokalizim ose per pasigurite. Panorama e debatit politik bashkekohore me duket, qe evidencon kete pershtypje te pasigurise dhe te padrejtesive te logjikes monetare, financiare dhe tregetare mbi jete tona, e perbashket ne dy sqarimet kryesore.
Mungon kurajo per te rimenduar stilin e jetes, pak te qendrueshem si dhe ate te konsumit. Flitet vetem per rritjen e Pil (kete beri sot edhe kryeministri yne). Prodhojme nje det me hedhurina (nderkohe qe tentojme te behemi kosh i tyre edhe per te tjeret) dhe termovalizatoret duken si e vetmja zgjidhje e mundeshme: natyra qe derdhet (gelltitet) ne nje zinxhir te pandalshem prodhues. Nuk behet fjale per rikthim ne bllokimin e ekonomise se tregut por vetem kerkohet te rivendoset ajo ne vendin e saj per te jetuar me mire.
Ne te njejten menyre mendoj te mos jete e vetmja per te menduar, qe eshte dicka, e cila pikerisht nuk shkon ne mekanizmat e seleksionimit te klases sone drejtuese demokratike. Dhe problemi, ne kendeveshtrimin tim qendron ne menyren ne te cilen sigurohet apo ndertohet konsensusi .
Nje vezhgim i tille mund te jete iluminant. Merketingu, promocioni i profesioneve, midis te cileve ai i avokatit apo mjekeve, eshte shume i kufizuar, nese jo vertet i ndaluar nga ligji.
Motivi eshte i pergjitheshem: nuk duhet te seleksionojme nje mjek mbi bazen e bindjes se fshehur te nje fushate publicitare. As do shkonte ne shendetin tone ose ne pronesine tone. Kurse nje politikan megjithase mund te provokoj deme edhe me te medha se nje mjek ose nje avokat, mund te zgjidhet ne baze te reklames qe i behet ne menyre mediatike apo perzgjehdhjes klienteliste. Nuk do te ishte atehere rasti te ndalohej ne menyre apsolute, gjate fushatave elektorale, perdorimi i spoteve TV, te manifesteve ose te formave te tjera te publicitetit te pranuara vetem ne sheshe reale ose virtuale (internet), te ketij ballafaqimi midis njerezve te lire, te cilet nga Athina e ne vazhdim perfaqesojne shpirtin e demokracise dhe te korrjes se konsensusit?
Publiciteti (me ksotot e tij te larta) eshte shpirti i tregetise: ndoshta nuk eshte rasti qe te jete edhe i demokracise.
Per te ndertuar vendin do te na duhet te rizbulojme dimensionin horizontal te demokracise dhe rrjeti i internetit eshte instrumenti me i jashtezakonshem sot ne dispozicionin tone.

domenica 23 gennaio 2011

Ka nje Shqiperi me te mire.

“ Ne se ti do te ecesh shpejt, ec i vetem. Ne se ti do te shkosh larg, ec se bashku me te tjeret”. ( proverb afrikan)
“If you want to go fast, go alone. If you want to go far, go together” (africans proverb).


Ky proverb i vjeter afrikan, ne kontekstin aktual shtron perpara seicilit prej nesh dilemen: Po ne ku duam te shkojme afer apo larg? Si duhet te jete ecja jone, e gjate apo e shkurter qofte, e shpejte apo e ngadalte? Si duhet te jete ecja jone: e vetmuar ne rruge te pashkelura apo te ndjekim praktikat dhe modelet me te mira demokratike, te cilat kane provuar dhe provojne cdo dite se jane rruga e duhur edhe per ne?
Pergjigjia do te na vinte e menjehereshme. Duam te shkojme afer dhe larg njekohesisht. Asgje me shume asgje me pak: Ne aspirojme Europen. Sa afer dhe sa larg qenkemi prej saj. Spaskemi shume pune, por edhe sa shume pune paskemi njekohesisht. S'na duhet shume energji fizike se sdo te udhetojme shume, ne jemi gjeografikfisht ne Europe, asaj i perkasim qysh ne zanafillen tone, por nderkohe na nevojitet te shpenzojme shume energji mendore. Duhet te nderojme mentalitet, duhet te behemi realisht qytetare europian, qytetare te respektuar ne vendin tone, qytetare qe na e degjojne zerin ne shtetin tone, qytetare qe vendosim per fatet tona, pra qe qeverisemi dhe vetqeverisemi. Qytetare qe dine te zgjedhim qeveritare per te na qeverisur, jo per te na sunduar, qeveritare sherbetor te ligjit, jo te vetes. Qytetare qe njohim dhe kerkojme te na respektohen te drejtat tona. Kete duhet ta bejme shpejte, vec e vec dhe te gjithe se bashku, duke reflektuar seicili prej nesh, nen nje fryme te re qytetarie dhe te gjithe se bashku per te ndryshuar atdheun tone te perbashket, duke e sjelle Europen ne shtepine tone, duke e bere atdheunt tone nje vend i cili ka ne qender te tij qytetarin dhe askend tjeter mbi te, por gjithekend ne sherbim te tij. Ekziston nje pjese populli e paperfaqesuar. Le ti japim ze atij. Kjo Shqiperi me e mire ekziston. Ne vecse duhet ta bejme ate te dukeshme per te tere. Ne kete moment kur ka deshtuar demokracia pjesemarrese, eshte momenti te aplikohet demokracia e drejte perdrejte. Askush ska pse te kete frike nga kjo. Politika duhet te degjoje sovranin, s’duhet ta refuzoje ate,por vecse bashkarisht te rivendos rregulla te reja ,te ndereshme, trasparente dhe kushtetuese loje. Ti japim vendin e merituar ligjit dhe institucionit. Kete mund ta realizojme vetem te gjithe se bashku, me vullnet pozitive, duke dale mbi veten dhe mbi ndasite. Eshte momenti qe te flase perseri sovrani. Prej tij ska pse te kete askush frike. Gjykimi i tij ka qene gjithnje me i miri. Keshtu ka qene nga hera kudo. Te ne pse jo?. Kjo eshte sipas meje menyra me e shendeteshme per te dale nga tyneli ku kemi hyre. Vetem keshtu do te jemi pjese e Europes se vlerave. Vetem keshtu riverifikohet vullneti politik, ne se duam seriozisht te shkojme drejte kesaj europe apo e kemi shkuarjen drejt saj thjesht nje slogan te perdorur vetem si fasade mashtruese.
Duhet te shkojme larg....me shpejtesi.
Luiza Hoxhaj

sabato 20 novembre 2010

Te trasformosh te tashmen

Pa te drejta dhe solidaritet barazia vdes, pa barazi demokracia svenitet.

Ndersa kriza ekonomike shtyp me prepotence perditshmerine tone duke modifikuar krejtesisht fatet tona, kush do te duhej te qeveriste kete krize eshte duke luajtur lojen e shkrepses se dyllte, te interesuar vetem per te shpetuar lekuren.
Perballe asaj qe ne plane te ndryshme eshte duke ndodhur ne vendin tone duhet qe te vetmet ndjenja te mundeshme qe mbizoterojne jane mosorientimi ose mosbesimi. Dhe nderkohe ka kush kerkon te nxjerre avantazhe nga vet kriza per te cuar mbrapa akrepat e ores dhe transformuar punetoret dhe punetoret( ata qe kane ende nje nje pune qe mund te quhet e tille) ne plebej ne sherbim te padroneve, duke fshire keshtu edhe ate qe mbetet nga te drejtat kollektive te arritura nga levizjet demokratike te shekullit te kaluar. Me duket qe e gjithe kjo vendos ne rrezik demokracine tone jo perfekte por gjithesesi te cmuar, te arritur fale luftes dhe kontributitt te grave dhe burrave kurajoze.
Ne rradhe te pare sepse sic pohon Gustavo Zagrebelsky ne saggion e tij “Te mesojme Demokracine” , demokracia eshte nje realitet ne thelb i pasosur( i pakryer), i perbere nga ekuilibra te paqendrueshem, te cilet kane nevoje te ushqehen nga vlerat personale, dmth nje sistem i cili jeton prej parimeve dhe vlerave te personave qe e popullojne(zhvillojne) dhe qe vetem nepermjete ketij procesi mund te garantohet liria e shprehjes dhe ushtrimi i vet demokracise.
Pa te drejta dhe solidaritet barazia vdes, pa barazi demokracia svenitet. Jam megjithate e bindur qe eshte e domosdoshme te mos biem as ne corientim, as ne coroditje, as ne nenshtrim dhe as ne deshperim.
Per kete me vine ne ndihme slogane nga fjalet e disa mendimtareve. Levizja e grave ne vitet 70 afirmon qe, “ Personalja eshte politike” (ekzaktesiht e kunderta e asaj qe sot ka epersi tek ne dhe qe eshte ajo qe “politika eshte private”), e cila behet nje deklarate revolucionare ne perpjekje dhe prove per te trasformuar menyren e te kuptuarit te impenjimit dhe pjesemarrjes sociale duke rivendosur ne qender personat ne dimesionet e tyre gjinore, historike dhe kolektive.
Fjalet e Hannah Arendt mbi kete teme jane aktuale edhe sot ne vecanti kur mendimtarja e madhe i beson vlerave te komunitetit: “Ne bashkendarje, ne pjesemarrjen e cdo te pervecmi ose individi ose ne hapesiren publike si vend i perbashket i vendosur ne interes te perbashket.
Perspektiva eshte ajo e permbysjes se nocionit modern te politikes te administrimit te gjere te shoqerise ne aftesine per te reaguar bashkarisht duke promovuar vetedije dhe pjesemarrje. Paisja me kete shpirt pjesemarres eshte per Arendt aftesia e inisiatives, eshte te vendosesh ne praktike nje ide politike qe nuk eshte teknika e qeverisjes por arti dhe kenaqesia e te qendruarit se bashku, te shkembesh mendime, te transformosh ekzistenten.
Ne nje plan tjeter Helly Hillesum( nje shkrimtare holandeze me origjine ebree) demostron se si edhe ne nje situate ekstreme ( pikerisht sic eshte per te kampi i perqendrimit) mundet dhe duhet te mbash fort nje liri morale, vitale, te brendeshme, qe nuk cedon perpara kufizimit dhe shtrengimeve, poshterimit apo perpara humbjes se te drejtes per te jetuar jeten me tere plotesine e sensit.
Hillesum perfaqeson per mua aftesine per te mos u perkulur, per te mos u perlare nga vorbulla e ngjarjeve, per te mbajtur shpirtin kritik dhe vetedijen per te mos rene ne degradim. Kjo figure me ka frymezuar edhe ne planin personalne nje cast te veshtire te jetes sime.
Per te gjitha keto une besoj qe sot me shume se kurre eshte e nevojeshme qe te gjithe burrat dhe grate qe ende besojne ne politke si nje instrument kollektiv i transformimit si dhe tek pjesemarrja e formuar mbi parimet dhe vlerat e perbashketa, duhet te ndjene pergjegjesine e te qenit te bashkuar si dhe te reaguarit kolektivisht. Nje veprim qe sipas meje nuk mundet te formohet vecse mbi ndergjegjesimin, mbi dijen, njohjen e realitetit dhe mbi shpresen per te ardhmen.

martedì 9 novembre 2010

Trasformare l’esistente.

Senza diritti e solidarietà l’eguaglianza muore, senza eguaguaglianza la democrazia si svuota
Mentre la crisi economica investe con prepotenza la nostra quotidianità modificando addirtittura i nostri destini chi dovrebbe “governare” questa crisi sta giocando al gioco del “cerino” interessato solo a salvarsi la pelle. Di fronte a ciò che, su piani differenti, sta accadendo nel nostro Paese sembra che gli unici sentimenti possibili siano il disorientamento o l’incredulità. E nel frattempo c’è chi cerca di trarre vantaggio dalla crisi medesima per riportare indietro le lancette dell’orologio cancellando così ciò che resta dei diritti collettivi ottenuti dai grandi movimenti democratici del secolo scorso.
Mi son fatta l’idea che tutto ciò mette a repentaglio la nostra imperfetta ma preziosa democrazia, ottenuta grazie alle lotte di donne e uomini generose-i.
In primo luogo perché , come sostiene Gustavo Zagrebelsky nel suo bel saggio “Imparare la democrazia”, la “democrazia è una realtà intrinsecamente imperfetta fatta di equilibri precari che hanno bisogno di essere alimentati dai valori personali” cioè un sistema “ che vive dei principi e dei valori delle persone che la abitano e che soltanto attraverso questo può garantire la libertà di espressione e l’esercizio stesso della democrazia”.
Senza diritti e solidarietà l’eguaglianza muore, senza eguaguaglianza la democrazia si svuota. Sono però convinta che, se l’idea che mi son fatta non è peregrina, sia necessario non farsi prendere né dal disorientamento, né dalla rassegnazione né dallo sconforto.
Mi vengono in aiuto uno slogans e le parole di alcune pensatrici. Il movimento delle donne negli anni ’70 affermò che “il personale è politico” ( l’esatto contrario di ciò che oggi ha il sopravvento è cioè che “la politica è il privato”!) che divenne una rivoluzionaria dichiarazioni di intenti e provò a trasformare il modo di intendere l’impegno e partecipazione sociale rimettendo al centro la persona nella sua dimensione sessuata , storicizzata e collettiva. Le parole di Hanna Arendt, su questo tema, sono attualissime in particolare quando la grande pensatrice affida valore alla comunità, “alla condivisione, alla partecipazione di ogni singola-o individua-o nello spazio pubblico, come luogo comunitario messo in comune”.
La prospettiva è quella di capovolgere la moderna nozione di politica da mera “amministrazione” della società in capacità di agire per con-dividere promuovendo consapevolezza e partecipazione.
Dotarsi di questo spirito partecipativo è per la Arendt capacità di iniziativa , è mettere in pratica un’idea di politica che non è tecnica di governo ma “arte e piacere di stare insieme, di scambiare parole” di trasformare l’esistente.
Su un altro piano Hetty Hillesum (una scrittrice, olandese ed ebrea, che ho “scoperto” recentemente) dimostra come anche in una situazione estrema (addirittura, come fu per lei, il campo di concetramento) si possa, si debba, mantenere salda una libertà morale, vitale, interiore che non ceda davanti alle restrizioni, all’umiliazione, alla decadenza per vivere la vita con “pienezza di senso”.
La Hillesum rappresenta, per me, la capacità di non farsi travolgere dagli avvenimenti, di mantenere spirito critico e consapevolezza, di non cedere al degrado.
Per tutto ciò io credo che mai come adesso ci sia bisogno che tutte le donne e gli uomini che ancora credono nella politica come strumento collettivo di trasformazione e di partecipazione fondato su principi e valori condivisi, sentano la responsabilità di esserci e di agire collettivamente. Un’azione che secondo me non potrà che fondarsi sulla coscienza (di sé), sulla sapienza (della realtà) e sulla speranza (del futuro).

martedì 2 novembre 2010

Shqiptarët nëpër botë

Aktiviteti i zhvilluar nga shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Rajonet e Fruli Venezia Giulia dhe Veneto në Itali në funksion të çështjes sonë kombëtare, përveç faktit që demonstron kohezionin dhe integrimin e arritur nga shqiptarët me origjinë nga të gjitha rajonet shqiptare, si dhe integrimin e tyre të mirë në vendin pritës, më solli në vëmendje temën e shqiptarëve të suksesshëm kudo në botë.

Këta përfaqësues të suksesshëm jashtë vendit janë ambasadorët tanë më të mirë. Ata janë pikërisht ata që kanë zhvilluar mundësitë e tyre për punësim dhe arsimim dhe kanë bërë të mundur që komuniteti shqiptar të perceptohet si një vlerë e realizuar.

Historisë së emigracionit të vjetër i është bashkuar ajo e emigracionit të ri të këtyre 20 viteve, duke krijuar një përfaqësim të madh të integruar horizontalisht në hapësirë ​​(midis shqiptarëve nga të gjitha rajonet) dhe vertikalisht në kohë (midis shqiptarëve që kanë emigruar gjatë viteve). Ndërsa më parë lëvizja e "lëvizshmërisë" ishte një domosdoshmëri, sot është një vlerë.

Sipas mendimit tim, sot është momenti për të krijuar një sinergji me këtë burim të çmuar njerëzor dhe financiar, për të krijuar një sistem të ri në një botë pa kufij.

Për të mundësuar këtë objektiv, është e nevojshme të promovohen politika mbështetëse për “ndërkombëtarizimin” e çështjes së bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Pra, ne duhet të përmirësohemi dhe të jemi më tërheqës, jo vetëm për kapitalin e huaj, por mbi të gjitha të jemi më depërtues në komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke e bërë vendin tonë më të mirë për ta.

Është e vërtetë që vitet e fundit, i është kushtuar rëndësi dhe vëmendje më e madhe zhvillimit të infrastrukturës moderne rrugore për të shmangur margjinalizimin e vendit tonë, por kjo duhet të bëhet në një mënyrë më cilësore, duke e zhvilluar atë në të gjithë gamën e saj për të mbështetur diversitetin e transportit urban ose ndërurban, njerëzor ose të mallrave, në përputhje me trendet dhe politikat bashkëkohore mjedisore, dhe ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme është që ky zhvillim i rrjetit rrugor duhet të bëhet në një mënyrë më proporcionale për të shmangur margjinalizimin e zonave të caktuara të vendit. Nëse udhëtoni nëpër Shqipëri, do të vini re se ky disproporcion është i pranishëm. Nëse kjo fillon të realizohet, do të shohim qartë se kjo do të jetë një mënyrë më e mirë, e cila bën të mundur rritjen e sistemit tonë prodhues, duke krijuar sinergjinë e nevojshme me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, si nga pikëpamja e dijes ashtu edhe nga ajo e financave. Ka shumë emigrantë që aplikojnë fenomenin spin-off, duke u shkëputur nga kompanitë e tyre mëmë në vendet ku kanë emigruar dhe me mjete modeste, bazuar në përvojën e fituar, krijojnë aktivitete të ngjashme në vendin tonë. Ky është një proces që duhet të mbështetet nga politika fiskale ose nxitëse krediti dhe jo të pengohet nga barriera burokratike. Kjo duhet të bëhet jo vetëm nga vendet pritëse (për aq sa di unë, vende si Italia apo Gjermania kanë një program të tillë financiar), por mbi të gjitha nga vendi ynë, pasi ato sjellin një kulturë dhe mentalitet të ndryshëm të punës dhe komunikimit bashkëkohor, duke sjellë kështu më shumë zhvillim.

Shumë histori të shqiptarëve të suksesshëm në çdo pjesë të botës, qoftë në art, shkencë, letërsi, studim, karrierë akademike apo si sipërmarrës, janë për ne një inkurajim i jashtëzakonshëm për të kapërcyer vështirësitë që ka krijuar kriza globale, si dhe për të rifituar ritmet e rritjes së disa viteve më parë.

Suksesi i tyre është një shenjë e një Shqipëria vitale për të cilën duhet të bëjmë më shumë, duke menduar për zhvillimin e mjeteve dhe politikave më efikase për të mbledhur dhe vënë në përdorim energjitë e tyre pozitive, të cilat janë provë e gjallë e përvojës së tyre jashtë vendit si dhe e një imazhi pozitiv të vendit tonë, i cili herë pas here nuk korrespondon me realitetin dhe pritjet tona, për ta bërë sistemin tonë më efikas dhe organik.

Mendoj se në funksion të këtij objektivi: forcimit të kapacitetit dhe fuqisë sonë zhvillimore, do të jetë një hap i mirë dhe interesant të angazhojmë zyrtarë diplomatikë, bashkëpunëtorë dhe shoqata të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë vendit, gjë që do të bëjë të mundur përmbledhjen e treguesve të tyre të vlefshëm, duke organizuar ditë të veçanta, të cilat i kushtohen promovimit të hapave të ndërmarrë në këtë drejtim.

Ky komunikim dhe koordinim do të mundësojë reformat institucionale shumë të nevojshme, duke filluar me një reformë organizative të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila duhet të përfshijë brenda saj struktura të caktuara në funksion të politikave për shqiptarët jashtë vendit. Paralelisht, mendoj se duhen bërë ndryshimet e nevojshme në reformën zgjedhore, e cila duhet të përfshijë edhe modifikimet përkatëse, të cilat mundësojnë përfshirjen e emigrantëve në procesin zgjedhor, në vendet ku ata punojnë, studiojnë dhe jetojnë, pa shtuar kosto shtesë në pjesëmarrjen e tyre, gjë që sjell pas saj "abstenimin" e tyre në shumicën e tyre. Kjo reformë duhet të përfshijë, pse jo, përfaqësimin e tyre në strukturat që rrjedhin nga këto procese zgjedhore.

Kjo e drejtë bëhet edhe më e domosdoshme nga fakti që vendi ynë është në listën e vendeve me një përqindje të lartë të popullsisë në emigracion, pothuajse një e treta e saj. Kjo shifër e konsiderueshme e bën praninë e tyre në këto procese zgjedhore me të drejta përfaqësimi më të dobishme, si një masë me një rol përcaktues dhe cilësor, duke mbështetur programet dhe politikat më progresive dhe bashkëkohore. Përvoja e vendeve me emigracion të kësaj madhësie si vendi ynë, siç është Italia fqinje, mund të zbatohet pa hezitim.

Është koha të mbështetemi edhe te shqiptarët jashtë vendit, jo vetëm si dërgues të remitancave, për të cilat jemi mjaft të shqetësuar, për ta bërë atdheun tonë më të mirë për të gjithë. Emigrantët janë një vlerë e shtuar në rrugën tonë të zhvillimit.

Luiza Hoxhaj

Tiranë më 02.11.2010

Botuar në Gazetën Tirana Observer më 06.11.2010

lunedì 28 giugno 2010

Dalia Presidente-një rast që të frymëzon

   

        “Midis barazisë gjinore dhe zhvillimit ekonomik, ekziston një lidhje më pak lineare dhe më e thjeshtë se sa politikbërësit (policy-makers) dhe ekonomistët e akademikët bëjnë shpesh të duket.

                            Esther Duflo,nobelist në ekonomi


Midis zhvillimit ekonomik dhe “gendermpawerment”, ekziston një relacion i thellë dhe që sic ka theksuar me forcë nobelisti Amartya Sen shkon në brendësi të drejtimit: “zhvillimi ekonomik mund të japë një shtytje të jashtëzakonëshme për të reduktuar pabarazinë midis burrave dhe grave dhe anasjelltas diskriminimi ekonomik, social apo juridik kundrejtë grave, mund të frenoj zhvillimin ekonomik”.

T’i japësh forcë grave, në sensin që t’u japësh atyre mundësinë të kenë akses në të mira të cmuara, midis të cilave : shëndeti, edukimi arsimor apo pjesëmarrja në jetën politike, mund të stimuloj nxis arritjet ekonomike të vendeve në zhvillim, duke konsideruar që megjithatë zhvillimi ekonomik nuk eleminon plotësisht pabarazinë.

Për ta jetësuar këtë konkluzion ju referova shembullit të Presidentes së Lituanisë. Dalia Grybauskaite komisaria europiane për bilancin, e cila është që nga korriku i vitit të kaluar e para Presidente grua e Lituanisë dhe njëkohësisht gruaja e dhjetë në botë që kryen këtë detyrë. Natyrisht që ky është nja lajm që meriton vëmendje edhe sot mbas një viti.
Bionde, rrezatuese, me një krehje të thjeshtë, me flokë të prera shkurt që evidentojnë mirë fytyrën dhe që venë në pah një shprehje dinamike të lehtë, 53 vjecarja elegante e lauruar në ekonomi politike në Universitetin e Leningradit Dalia Grybauskaite, është presidentja e re e Lituanisë, fituese e zgjedhjeve presdienciale në 17 Maj të vitit 2009. Një rezultat elektoral që nuk ka pasur rezonancë të lartë, në se nuk do të njoftohej nga ana e mjeteve të informimit. E megjithatë ky është një sinjal pozitiv për rolin politik femëror në nivel ndërkombëtar. Kështu Grybauskaite e testuar si komisare për bilancin e UE është gruaja e dhjetë në nivel botëror që zgjidhet presidente e një republike.
Përvec Grybauskaite një Presidente grua është zgjedhur në Finlandë, Tanja Halon Halonnen, në Islandë Maria Mac Aleese, në Zvicër Michelin Calmy Ray, në Letoni Veira Viki Freiberg. Në Filipine Gloria Arreyo, në Liberi Elein Johnson Sirleof, në Kili Michelle Bechelet, në Indi, Praktibha Patit, në Argjentinë Cristine Fernanda Kreher.

Për arësye dinastie edhe tre gra të tjera janë kryetare shteti. Këto janë: Mbretëresha Margrethe II në Danimarkë, Beatrice, në Vendet e Ulëta, Elisabeta e II në Mbretërinë e Bashkuar.
Dalia Grybauskaite u prezantua në garë si kandidate e pavarur dhe ka arritur një rezultatë të lartë qysh në raundin e parë më 69,04 % të votave nga 51,88% e popullsisë pjesëmarrëse në votim. Por kjo nuk mjafton. Ajo që është duke përballuar tashmë është një situatë shumë impenjative. Lituania është pjesë e një krize që po kalojne vendet balltike. “…shija e fitores është pesha e përgjegjësisë” ka deklaruar Dalia kur u “bë e qartë” se ajo ishte fituesja e kësaj gare elektorale. Pika a parë e programit të saj është transparenca e administratës publike.

“Gruaja e hekurt e Balltikut” sic e kanë mbiqujatur, është një person me eksperiencë të madhe, sic thashë më lartë ajo ka qenë Komisare europiane për buxhetin.

Paraardhësi i saj një 83 vjecar ka qenë për 10 vjetë President i Lituanisë. Në këto kushte mandati i Grybauskaite është i një rëndësie të madhe dhe marzhi i manovrës me brendi të gjerë. Në fakt prerogativat e Presidentit, në këtë rast të Presidentes, së Republikës në Lituani janë të okupohet në mënyrë esenciale me politikat e jashtëme.

Për zgjedhësit Dalia Grybauskaite përfaqëson një figurë “leonike”, personin kompetent, si në cdo situate demostrohet të janë gratë, që do të dijë të drejtojë fatet e vendit. Ata besojnë, që do të dijë të ketë më shumë peshë në jetën politike edhe për administrimin ekonomik të vendit vërtet në vështirësi.
Në trimestrin e parë të 2009 produkti i brendëshëm bruto i Lituanisë zbriti në 12,6 %, kundrejt të njëjtës periudhe të vitit 2008, dhe kjo mbas pothuajse 10 vjet rritjeje dhe një bumi në 5 vitet e fundit.
Fushata e saj elektorale ka patur një efekt në ngritje në stabilitetin ekonomik, në stimulimin e eksporteve dhe në lehtësitë fiskale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Idetë e saj kanë ngjitur dhe kanë qenë të vlerësuara nga lituanezët e qeverisur nga një qendër e djathtë plotësisht e kritikueshme për recensionin dhe që nuk ka ditur të administrojë krizën dhe rastet e presupozuara korruptive.

Por kthehemi në vështrimin e fillimit që korrenspondon me faktet. Për Grybauskaite është folur në fillim si për një lajm, i cili nuk mund të lihej në asnjë mënyrë në heshtje, por që ka mbetur plotësisht në shurdhëri pas legjitimimit. Duket për disa nuk ishte interesante të kuptojnë, të dinë dhe as të citojnë psh një përshkrim të zellëshëm, të karrierrës së saj të ngarkuar dhe të suksesëshme, që tani kishte në plane të parë eksperiencën si përfaqësuese e Unionit Europian.

Përtej rastit personal dhe ky i presidentes të një vendi jo të largët, jo të panjohur dhe as të prapambetur, mund të shënojnë së përballë suksesit dhe arritjeve të realizuara nga një grua e kalibrit të lartë dhe komplimentues, mund të nxirren konkluzione dobiprurëse.
Së pari rritja e interesit dhe kulturës për ta parë gruan në nivelet më të larta të vendimarrjes. Ka ende pak interes në këtë drejtim, mungon kultura e personazhit “kryetar shteti” grua, me kompetencat ekonomike dhe politike tradicionalisht prerogative mashkullore. Hapi përpara megjithatë është bërë, presidente të republikës ndofta janë pak por atyre u duhet venë veshi.
Zërat keqëdashës, janë gjithmonë prezent dhe u bënë cështje edhe në “G8 e grave”, që u mbajt në Romë shtatorin e kaluar, ku rasti i Dalia Grybauskaite u referua si shembull. Nga ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar lindi inisiativa, e cila ka propozuar një slogan” Respect Women. Respect Word” dhe një imazh me një trendafil të bardhë, simbol i dlirësisë dhe thjeshtësisë femërore, që prezanton lancimin e një fushate informuese me këtë temë. Në vidio shfaqet një bojë e zezë, e cila ndot ujin në të cilin është një trendafil i bardhë, i cili progresivisht nxihet nga boja, duke na thënë: “Dhuna ndaj grave hidhëron botën. Na ndihmoni ta ndalim”. Mesazhi i përbashkët i sloganit dhe imazhit është që: Gratë duhet të respektohen në cdo fushë: në familje, në shkollë, në punë dhe në politike.
Së dyti nga ky rast evidentohet qartë rëndësia esenciale e besueshmërisë, ndaj elitave politike qëndrore apo lokale, besueshmëri e cila duhet pranuar që është në nivela të ulëta edhe në vendin tonë.
“Mendoj se elita politike është shvlerësuar” –ka thënë vet Grybauskaite “ dhe që zgjedhësit nuk besojnë tek politikanët lokale. Eksperienca ime dhe rezultatet që kam arritur në karrierën time demostrojnë se unë jam e besueshme”.
Këtë rënie të besueshmërisë ndaj elitave politike e tregon qartë rritja në përqindje të lartë, e “partisë së abstenuesve”, sic e përkufizoi gazetari i mirënjohur Enrico Montana, në një interviste televizive në Top-Chanell, duke përmendur shifrën 36%, të nivelit të abstenuesve në vendin e tij të zhvilluar (Italinë). Në nivele akoma më të larta, mbi 50%, është mos pjesëmarrja në votime edhe në vendin tonë, mospjesëmarrje e cila përvec faktorëve të tjerë, në masë të konsiderueshme është shprehje e mungesës së besueshmërisë.
Në raste të tilla mungesë besueshmërie prezenca e alternativave të tjera sic, është rasti i një figurë eksperteje, (rasti Dalia), e cila kandidon si e pavarur është shpëtuese apo me efekte shëruese dhe shëndoshëse për demokracinë dhe ekonominë e një vendi. Duhet pranuar se mundësi të tilla në vendin tonë për shkak të sistemit tonë zgjedhor dhe sidomos zbatimit të tij jo korrekt janë në minimum. Është rasti të ndryshojmë.
Së treti, duke lënë mënjanë faktin që jemi në rastin e një Presidenteje grua, rasti i Dalias, tregon domosdoshmërinë e pasjes së një figure të fortë, sic është ajo e Presidentit të zgjedhur me votim direkt nga populli. Në se i referohemi situatave të fundit politike në vendin tonë, shihet qartë se Presidenti i Republikes tek ne është një figurë e pafuqishme dhe e paafte të zgjidh situata të caktuara politike, jo thjesht për mungesë kapaciteti personal, i cili nuk ka kushte që të provohet, por për pafuqi kompetencash, të cilat i jane reduktuar së tepërmi me ndryshimet e fundit kushtetuese, të 21 Prillit 2008. Mënyra se si ai zgjidhet e ka kthyer vete Presidentin e Republikës në një figurë të brishtë.
Konsideruar faktin që Lituania është një vend me të njëjtën të kaluar ish komuniste si vendi ynë, por që ndryshe nga ne ka përshkuar një rrugë më të suksesëshme, sot është një vend anëtar i BE me një ekonomi relativisht të shëndetëshme, mendoj se ne duhet ti referohemi asaj edhe për të hedhur një hap tjetër të rëndësishëm konstitucional, i cili do të ishte: Zgjedhja e Presidentit të Republikës me votim direkt nga populli. Kjo do të mundësonte pasjen e një Presidenti, i cili do të ishte vërtet garant i Kushtetutës dhe unitetit të popullit, pa cënuar thelbin e të qënit të Shqipërisë një Republikë Parlamentare. Me një figurë të tillë do të rritej më tej besueshmëria e publikut, pse jo dhe qëndrueshmëria e vendit. Duke e konsideruar zërin tim një zë tepër modest ndofta ky mendim do të shërbente për të lancuar një diskutim të gjerë në këtë drejtim.

Luiza Hoxhaj

Tiranë më 28.06.2010

Ky shkrim është botuar në gazetën "Tirana Observer"