Në
shkrimin e mëparëshëm “Web, një arenë
ballafaqimi” bazuar në gjykimin
tim kam identifikuar si një nga shkaqet, që
në
Shqipëri
nuk kemi një
ballafaqim individual të
intelektualëve
dhe akademikëve
shqiptarë
në
këtë
arenë,
me punimet dhe idetë
e tyre për
ekonominë,
përvec
prirjes së
ulët
të
tyre ndaj riskut të
marrjes së
përgjegjësive,
edhe kulturën
e ulët
ekonomike të
vendit tonë. Pra midis të
tjerash nevojitet të
investohemi më
shumë
për
ta krijuar këtë
kulturë
të
nevojshme ekonomike, për
masën
e gjerë,
si përthithëse
e mendimit apo orientimeve, që burojnë
nga qëndrat
e ekselencës.
Njihet
tashmë
se një element esencial i botës
së
sotme kundrejt viteve të
mëparëshme
është
kompleksiteti i saj në
rritje. Ekonomia na mëson
ta kuptojme atë
dhe na ndihmon të
orientohemi drejt në
këtë botë.
Në
se i referohemi krizës
aktuale globale, shohim se një nga aspektet e saj është,
që
n’a vendos përballë
faktit, ku edhe kuptimi i problemeve ekonomike është
kompleks, esencial dhe si i tillë nevojitet një
kapacitet i caktuar për
të
kryer analizat e duhura. Është
pikërisht
studimi i ekonomisë,
që
ndihmon në
krijimin e hapesirave të
përbashkëta
të
gjykimit dhe parashikimit për të
paraprirë
pasojat e papritura të
ngjarjeve.
Po
sa shkencore është
ekonomia? Mund të
flitet për
shkencë
ekonomike? Shpesh shohim, që recetat, që
japin për
zgjidhjen e të
njëjtit
problem ekonomistë
të
ndryshëm,
qoftë
në
nivel global apo kombëtar,
janë
të
kundërta.
Përse
zgjidhja e Paul Krugman ndaj situatës aktuale botërore
është
dukshëm
e ndryshme nga ajo e ekonomistëve të
tjerë
(shkolla neoliberiste e Cikagos) do të pyesnim natyrshëm?
Kështuqë,
së
pari ne duhet të
kuptojmë:
Cfarë
janë
dhe cfarë
studiojnë
shkencat ekonomike? Përse
janë
të
dobishme dhe interesante ato? Përse të
studiosh ekonominë
sot është
e rendësishme?
Ekonomia
është
tërheqëse si cdo disipline humane, po aq sa matematika
sasiore për
kë
preferon atë.
Për
të
sqaruar kuptimin e shkencave ekonomike fillojmë
me një
përkufizim:“Ekonomia është
shkenca sociale, që analizon, prodhimin, shpërndarjen
dhe konsumin e të mirave dhe shërbimeve”.
Një
përkufizim
ky pak bosh në
dukje. Për
ta kompletuar më
tej atë
konsiderojmë
disa nga temat dhe kërkesat,
që
ekonomistët
sot vendosin përpara
vetes sic janë:
Përse
nëse
bien cmimet e shtëpive
në
Florida, fqinji im emigrant në Itali apo Greqi humbet punën,
gjë
që sjell
ulje të
remitancave në
vendin tonë? Është e
vërtet,
që
më
shumë
emigracion bën
të
ulet paga e punëtorëve
në
vendet pritëse?
Përse
në
fillim të
nëntëqintës
Argjentina ishte më
e pasur se SHBA dhe sot ndodh e kundërta? Gjatë
një
krize është
me mirë
një
treg pune me amortizator social si pagesa integruese, ku një,
që
humbet punën
ka të
garantuar një
pagesë
minimale apo forma të
tjera? Është
më
mirë
një
sistem pensionesh publik apo privat? Përse nuk biem të
gjithë
dakort në
kohë
krize, që
familjet të
konsumojnë
dhe punojnë
më
tepër,
që
ndërmarrjet
të
asimilojnë
më
tepër
dhe të
gjithë
të
jemi më
mirë?
Cfarë
ndodh me papunesinë
në
se imponohet një
pagesë
minimale apo pagesa referente për tregun privat të
punës,
sic edhe ka ndodhur në
fakt
tek ne: shtohet apo pakësohet
ajo? Është
e vërtetë,
që
një
pabarazi e pagesave ka prodhuar krizën finaciare aktuale? Globalizimi i shton
apo pakëson
pabarazitë?
Përse
po na pakësohen
parqet publike? Përse
vendet me sisteme elektorale mazhoritar rriten më
tepër
se ata me sisteme proporcionale? etj.
Paralelisht
me këto
pyetje me të
drejtë
lind shqetësimi:
si bëhet
t’u përgjigjesh
në mënyrë
të
kënaqëshme
këtyre
pyetjeve apo të
tjerave të
ngjashme me to? Apo e gjithë kjo ndoshta nuk është
e rëndësishme?
Vështirësive
janë
të
shumta për
t’u përmbledhur
me një
përgjigje
të
vetme. Përgjigjia
e përgjithëshme
është:
bëhet
fjalë
për
materie të
vështirë
shkencëtarësh.
Kjo kërkon
kapacitet të
madh analize. Megjithatë
arsyetojmë,
që
ekonomia është
brenda zgjedhjeve dhe jetëve tona. Në
këtë
cilësi
kushdo beson të
ketë
dicka për
të
thënë
mbi pagat, papunësinë,
inflacionin, varfërinë,
përfitimet;
pothuajse si mbi kombëtaren
e futbollit. Mund të
themi më
tej: dakort, por edhe fizika është
në
jetën
tonë
të
përditëshme.
Është
ajo, që
spiegon psh, përse
cdonjëri
prej nesh ka peshën,
që
ka. Megjithatë
modelet në
ekonomi nuk kanë
të
njejtën
domethënie
dhe qëndrueshmëri
si ato të
shkencave të
tjera si fizika apo inxhinjeria. Psh: teoria e bandave të
gjysëm
përcuesve
i ka dhënë
jetë
tranzitorëve
dhe qarqeve të
integruar si dhe revolucionit digital; Cila është
analogjia në
ekonomi?
Nëse
deduktojmë
kështu
përgjigjet
e pyetjeve pararendëse
do të
jenë
të
thjeshta? Marrim njërën
prej tyre: Është
e vërtetë,
që
një
fluks më
i madh emigrantësh
i rrëmben
vendin e punës punonjësit të
shtëpisë
(vendit pritës),
ose të
paktën
con në
reduktimin e pagës
së
tij? Një
vlerësim
sipërfaqesor
do të
konkludonte: emigrantët
ofrojnë
punë
me kosto të
ulët
dhe kështu
bëjnë,
që
ndërmarrjet
të
pushojnë
punonjësit
vendas, duke kursyer kostot e punës. Kurse një
ekonomistë
do arësyeton
ndryshe: Puna e emigrantëve (më
pak të
specializuar) dhe puna e një punonjësi
gjerman apo italian (më
e specializuar) janë
dy të
mira komplementare. Vlen të thuhet: ato janë
si dy këpucët
alpine të
skive, ku njera nuk shërben
pa tjetrën.
Në
analogji puna e specializuar shërben pak në
se nuk shoqërohet
me atë
më
pak të
specializuar. Kështu
paradoksialisht në
sektorë
të
ndryshëm
në
krizën
eurozonës
shumë
punëtore
italian, grek gjerman etj, të specializuar (teknikë
dhe inxhinjer) nuk duhet të shohin me fobi shtimin e fluksit të
punonjësve
emigrantë.
Puna e emigrantëve
shpesh shpëton
atë
të
punonjësve
vendas dhe jo e kundërta
si shumë
herë
retorika politike në
disa vende ka ulëritur
për
vite.
Po
me pagat c’ndodh? Në
këtë
rast kryesore është
t’u referohemi të
dhënave,
gjë
të
cilën
nuk jemi ambjentuar ta shohim në debatet e vazhdueshme. Supozojme,
që
për
një
X% të emigranteve
pagat e punonjësve
zbresin në
një
Y% të
caktuar? Këtij
qëllimi
i ndihmon disiplina e ekonometrisë
si statistika e aplikuar në
problemet ekonomike. Ekonometria shërben pikërisht
për
të
matur me precizion relacionin ekonomik. Nën këtë
vështrim
shembullin paraardhës
e shohim në
dy pjesë:
E para është
ajo mbi të
mirat komplementare, që
sjell emigracioni, dhe e dyta ajo ekonometrike, e cila shikon përmasat.
Të
bësh shkencë ekonomike, në
të
cilën
është
e nevojëshme
të
ndash me qartësi
cështjen
dhe efektet e saj në
një
fenomen të
dhënë,
është
substancialisht kjo: Të
mendosh në
mënyrë
jo të
përgjithëshme
ndaj problemit dhe pastaj t’u referohesh
të
dhënave.
Do të
thotë
dikush: e c’na duhet ne kjo analizë? Pergjigja ime do të
ishte: na duhet sepse jetojmë në
epokën
e globalizimit dhe jemi një vend me ekonomi të hapur
me 1/3 e popullsisë
në
emigrim, por edhe për
faktin e thjeshtë
se shohim fillesat e pritjes së flukseve të
emigrantëve
në
vendin tonë
(psh,
punonjësit
kinez në
sektorin e ndërtimit,
të
shitjeve apo fenomenin migrimit të
brendëshëm),
me të njëjtat
karakteristika dhe efekte si më sipër
analizuam, megjithëse
në
përmasa
të
papërfillëshme,
por të mjaftueshme
për të kuptuar se në kohën e globalizimit nuk mund të mbetemi një ishull i
imunizuar, nga efektet e kësaj bote, qofshin ato pozitive apo negative,
përfshi
krizën ekonomike dhe pasojat e saj. Propagandës zyrtare, kundërshtuese ndaj këtij
konkluzioni i shkon shumë bukur një perifrazim nga filmi “Zonja nga qyteti”:
-“Epo qumështin ja pinë, por vajzat nuk ja duan fshatit”. E aktualizuar në funksion të situatës së të qenit
të përshirë në proceset globale, me avantazhet dhe disavantazhet e saj, ne duhet
të ndërtojmë poltika realiste dhe jo te kamuflohemi duke idealizuar të parat
dhe nevleftësuar apo fshehur të dytat.
Midis
pak aspekteve pozitive të krizës
së
sotme është
vendosja përballë
faktit të
përmendur më sipër, që
kuptimi i problemeve ekonomike është
kompleks. Si i tillë
kërkon
një
kapacitet të
thellë
të
analizës.
Shkencat ekonomike nuk na thonë se cfarë
duhet të mendojmë, ose me mirë
si të
mendojmë
fatet e ekonomisë.
Me të
artikuluara janë
një
vështrim
i gjerë
mbi ecurinë
e bursave, si të
shesim një
produkt në
treg ose të
mendojmë
si të
administrojmë
një
ndërmarrje.
Personalisht, mendoj, që
të
studiosh ekonominë
në
kohën
e sotme është
si të
mësosh
cfarëdo
arti të
vet-mbrojtjes. Kjo është
shumë
më
përfshirëse
dhe e thellë
se sa të
mendosh si zakonisht. Kriza qëndron
prapa deres së
gjithëseicilit,
e gatshme të
krijojë
probleme dhe ndërlikoje
jetën
tonë.
Por mbi të
gjitha të
studiosh ekonominë
na mëson
qartësin
e mendimit mbi një
gamë
të
gjerë
të
kërkesave
dhe problemeve të
jetës
sonë,
një
aftësi
esenciale për
t’u mbrojtur nga konfuzioni shpesh i pasuportueshëm
i opinioneve jo llogjike dhe jo të dokumentuara, që
ushqejnë
debatin dhe opinionin tonë publik. Në
rrethanat e sotme, kur kurba e papunesisë njeh vetëm rritje,
natyrshëm
do të
lindte pyetja: A shërben
të
studjuarit e shkencave ekonomike për të
gjetur një
punë?
Shumë
do thosha unë.
Pyetjet në
fillim të
artikullit e demostrojnë
këtë.
Cdo ditë
balafaqohemi ne si qytetarë të vecantë,
por edhe ndërmarrjet,
qeveritë,
institucionet ndërkombëtare,
me këtë
kompleksivitet. Sic më
sipër thamë ky kompleksiviteti kërkon
aftësi
me të
madhe të
analizës
dhe të
orientimit. Shkencat ekonomike formojnë
pikërisht
këtë
kapacitet, duke siguruar cilesinë esenciale për
kë
prezantohet në
takimin e parë
të
punës, për
cfarëdo
vendi të
bëhet
fjalë:
të
kuptosh dhe të
kesh dicka për
të
thënë.
Sigurisht do të
ishte e rëndesishme,
që
të
mundeshim të
studjojmë
për
të
kuptuar gjithëshka:
nga filozofia, biologjia, astronomia, elektronika, poezia. Të
studjojmë
Smithin, Keynesin dhe ekonomistët bashkëkohore
pa lenë
pas dore Danten, Naimin, Nolin, Migjenin, Lasgushin, Agollin,Kadarenë.
Preokupante vertet! Nuk e kam kuptuar kurrë
përse
në
formimin tonë
kulturor, duhet të
përjashtosh
një
lënde
të
caktuar në
avantazh të
një
tjetre. Mundesh të
njohësh
në
themel Danten ose Kadarenë dhe pastaj të
mos dish asgjë
për
ekonominë
e cila do apo nuk do do të përfshin
në
jetën
e përditëshme
ose anasjelltash, di gjithëshka në
ekonomi dhe nuk kutpon fare, që njeriu është
bërë
edhe nga nevoja të
tjera jo materiale. Nuk dua të konkludojmë,
që
studimi i ekonomisë
nuk është
i rëndësishëm
dhe se studimi i poezisë
do të
duhej të
formonte persona dhe shoqëri më
të
mirë.
Prej shumëkujt
në ditët e sotme dëshirohet një
PBB më
lartë,
duke lenë
mënjanë
mirëqënien
mendore dhe fizike: A ka sens e gjithë kjo? Dëmi
i lënies
pas dore të
njërës
apo tjetrës
është
i pamasë. C’të bësh?
Sipas meje është
domosdoshmëri
t’i jepet më
shumë
hapësirë
studimit të
ekonomisë
dhe të
të
drejtave, qysh në
shkollën
e mesme e në
vazhdimësi.
Kjo e shoqëruar
me botimin e librave të
shkruara me një
prozë
të
gjallë,
që
të
bën
për
vete, për
të
cilën
janë
mjeshtra autorët
angleze, duke i hequr në
këtë
mënyrë
ekonomisë
përcaktimin
e saj si “shkencë
e trishtueshme”, do ta bënte
ndoshta më
të
thjeshtë
për
të
rinjtë,
që
do t’i
dedikoheshin profesionalisht asaj, pa pretenduar të shpëtojnë
botën,
por as, që
të mendojnë
vetëm
protofolin e tyre. Këta
të
rinj ndodhen midis nesh. Na mjafton t’i frymezojmë. Qeveritë e cdo krahu politik duhet të
vleresojnë
se gjeneratat aktuale dhe ato të reja nuk duhet t’i mbajne të
paditur në
këte
lende.
Sot
më
duket, që
qytetarët
tanë
vuajnë
më
shumë
se nga mungesa e të
dhënave
prej tejkalimit të
informacionit, shpesh jo të dokumentuar (mbi të
gjitha kur të
dhënat
kanë
edhe një
valencë
politike). Psh , kohët
e fundit tentohet të
ushqehemi me iluzionin se ne jemi nga vendet më
të
zhvilluara, të
pacënueshëm
nga kriza, pa e argumentuar këtë
situatë
në
mënyrë
kompleksive dhe pa e shoqeruar atë me të
dhëna
të
krahasueshme dhe të
verifikueshme. Shpesh ka një inflacion të
disa treguesve dhe deflacion për disa të
tjere, gjë
e cila ndodh më
shumë
për
të
bazuar mbi to komente, shpesh abuzive, të cilat në
vend të
trasparencës,
ofrojnë
të
kundërtën: fshehjen e një
situate të
caktuar ekonomike. Nëse
do të
provonim të
kryenim një
sondazh se sa sot njohin nivelin e inflacionit vjetor apo nivelin e papunësisë
në
vend do të
buronte me siguri një
e vërtetë
preokupante. Ekonomia na ndihmon të
mos ngaterohemi në
këtë labirinth
(dis)informimi, por të
kuptojmë
realisht situatën
në
të
cilën
gjëndemi
në
cdo moment, duke zgjedhur rrugën e duhur për
ta përballuar
atë.Të
dhënat
sigurisht duhet të
jenë
dhe të
shpërndahen
me kriter. E parë
si disiplinë
humanistike: ekonomia, sipas gjykimit tim duhet të
jetë
më
pak e llogaritur dhe më
e llogaritëshme,
në
sensin, që
duhet të
jetë
më
pranë
me disiplinat humanistike dhe artin politik, më
parë
se sa të
jetë
një
trup unik me shkencat e numrave dhe të formulave. Duhet të
vazhdojmë
të
mendojmë
gjithnjë
se në thellësinë
e numrave janë
njerëzit
në
xhepin dhe në
lekurën
e të
cilëve
bëhen
llogaritë.
Për
këtë
nevojitet që,
politikanët,
gazetarët,
sindikalistët
dhe profesionistët
të
diskutojnë
deri në
raskapitje për
këto
tema. Edhe nën
këtë
prizëm
të
njohësh
ekonomin është
vërtetë
e rëndësishme,
duke fituar atë,
që
na mungon: kapacitetin e të analizuarit dhe mbi të
gjitha atë
të
vendimarrjes në
favor të
interesit të
përbashkët.
Për
këtë
qëllim
unë
do t’i jepja më
shumë
hapesirë
studimit të
klasikëve
mirësia
e të
cilëve
na mëson:
të
jetojmë,
të
bashkëjetojmë,
të
ballafaqohemi, të
zgjedhim dhe të
vendosim.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 15.01.2012
Nessun commento:
Posta un commento