Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Thursday, November 21, 2013
Wednesday, November 20, 2013
Tuesday, November 19, 2013
Sidroma e heroit
Një status i imi në fb
Duke ndjekur emisionin Shqip në "Top chanell", në diskutimin e të rinjëve më bëjnë përshtypje disa gjëra:
së pari vërej se edhe tek ata ka zëne vend sindroma e vjetër politike e zeros, duke përdorur termin për herë të parë..për herë të parë...., kur në fakt, sipas meje, është më mirë të evidentojnë se cfarë ishte ndryshe këtë rradhë..
se dyti ka zënë vend sidroma e heroit, përpjekje për të marrë kurorën e heroit, kush ishte i pari, kush kishte meritë më shumë se tjetri etj. Unë mendoj se si gjithmonë kurora, merita më e madhe i takon publikut, i cili normalisht evolon, piqet, pa mohuar vlerat dhe kontributin e organizatorëve, përkundrazi
Ndërsa tek pjesa e "të rriturve" ajo që më bën përshtypje janë: mbrerja e vonuar e ndërgjegjes së disave dhe lotët e krokodilit tek disa të tjerë
...
Sipas meje dy gjëra ndryshe nga herët e tjera ishin:
- nuk u lejua politika të fuste hundët, pavarësisht se ajo tentoi ta bënte këtë gjë
-reagimi ndryshe i qeverisë, ose më saktë i kryeministrit, i cili ju përgjigj pozitivisht mospranimit të publikut.
Sic e kam thënë edhe në një status të mëparshëm këtë ndodhi duhet ta shohim me pozitivitet me qëllim, që të ketë një përvojë më shumë në mënyrën e menaxhimit të problemeve të ngjashme, sepse si ky rast vështirë se vjen më!
Friday, November 15, 2013
Të reflektosh është vlerë!
Cdo ngjarje duhet vlerësuar në anën e saj pozitive, sepse vetëm kështu mësohemi të jemi pohues, jo mohues. Vetëm kështu mund të bëhemi. E para patëm një protestë dhe një reagim qytetar të civilizuar, gjë e cila në cdo cast u respektua nga segmentet përkatëse shtetërore, që merren me rendin dhe sigurinë.
Patëm një masë protestuese, që nuk ra preh e provokimeve, por thjesht mbrojti kauzën e saj ,e cila pati përballë një strukturë qeveritare, që mbante shënim për çfarë thuhej e kërkohej prej tyre. Mbi të gjitha pamë një kryeminister, i cili dha shpresën dhe sigurinë e madhe se qytetarët e këtij vendi do të dëgjohen e respektohen në cdo kohë në këtë vend!
Kryeminstri nuk zhgenjeu! Thjesht arsyetoi në mënyrë brilante mbi gjithëshka. Mbetet e hapur çështja se sa e përgatitur është shoqëria jonë për të përballuar sfida të mëdha. Le ta punojmë cdo ditë për këtë sfide: me dije, edukim, eksperienca të mira. Sapo e pamë një të tillë! Mbase nuk ishte zgjidhja më e mirë. Por, një gjë e di me siguri: ishte e duhura në këto momente.
Pavarësisht, këtij momenti populli shqiptar mbetet popull amerikandashës!
Wednesday, November 13, 2013
Zona Adriatika- Ioninane
The Adriatic Sea and the contiguous
Ionian Sea are an important maritime and marine area in Europe, though quite
diverse in economic, environmental and cultural terms. Economic and social
interactions between countries and regions have been historically dense, and
are now made even stronger by the EU accession process of Western Balkan
countries. The existing maritime links, however, do not fulfil the mobility
needs of citizens, businesses and tourists. And despite the rich maritime
tradition and knowledge, innovation is driving the maritime economy only slowly
forward. Furthermore, marine and coastal ecosystems face numerous environmental
challenges as well as increasing urbanisation and traffic. Climate change and
its impacts pose mounting threats to coastal areas.
Deti Adriatik dhe
Deti Jon ne
vazhdim janë një zona detare e rëndësishme në
Europë, edhe pse mjaft e ndryshme në terma ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Bashkëveprime ekonomike dhe sociale midis
vendeve të rajonit historikisht kanë qenë të dendura, dhe tani
janë bërë edhe më të fortë nga procesi i pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lidhjet
ekzistuese detare, megjithatë, nuk i plotësojnë nevojat e lëvizjes se qytetarëve,
bizneseve dhe turistëve. Dhe pavarësisht
traditës së pasur detare dhe dijeive, inovacioni është duke drejtuar makinën ekonomike detare ngadalë
përpara. Për më tepër,
ekosistemet detare dhe bregdetare
duhet te përballen me sfida të shumta
mjedisore, si dhe urbanizimi në rritje
dhe trafikun. Ndryshimi i klimës dhe ndikimet e tij paraqesin kërcënime në rritje për zonat bregdetare.
Sunday, November 10, 2013
Përtej kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë
Nëntitulli: Meditim për të fituar më shumë siguri në një situatë pasigurie!
“Perënditë na krijojnë shumë surpriza: pritshmëritë nuk arrihen dhe krejt papritur një zot na hap rrugën.” – Euripidi.
Pasiguritë na japin atë ndjenjën e kontrollit të situatës prej të cilës ne nuk pëlqejmë të heqim dorë, mbasi ne jemi gjithmonë në kërkim të sigurisë, sepse ajo arrin të na sigurojë një ndjenjë të përcaktimit dhe të pandryshueshmërisë.
Pasiguria nuk është e mirëpritur në kulturën tonë, për shkak se të ndiehesh i ekspozuar ndaj së panjohurës na gjeneron një ndjenjë të thellë pafuqie. Ajo që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta shpjegojmë është për ne e errët dhe misterioze. Na mungojnë edhe fjalët për ta përshkruar atë: ajo është e pakapshme, madje as edhe me mendime.
Të pranosh pasiguritë kërkon të heqësh dorë nga stabiliteti, pandryshueshmëria, ekuilibri, kontrolli; kërkon përulësi për të thënë: "Unë nuk e di se çfarë po ndodh." Ajo të bën të ndihesh si fëmijët përballë së panjohurës, duke ngritur disa pyetje, duke qenë i ndërgjegjshëm për injorancën e tyre dhe duke e pranuar atë.
Sipas Morin, përfaqësuesi më i shquar i teorisë së kompleksitetit, kontributi më i rëndësishëm i shekullit që lamë pas është sjellja në evidencë e kufijve të njohjes objektive dhe të shpresës së saj të parashikueshmërisë:
“Kontributi më i rëndësishëm i njohurive të shekullit të njëzetë ishte njohja e kufijve të dijes. Siguria më e madhe që na ka dhënë është ajo e moseleminimit të pasigurive, jo vetëm në veprimet, pot edhe në dije. (...) Një nga pasojat kryesore të këtyre dështimeve të dukshme, në fakt realisht të arritjeve të vetë mendjes njerëzore, është të na vendosë në kushte të përballojmë pasiguritë dhe, më përgjithësisht, fatin e pasigurt të çdo individi dhe të gjithë njerëzimit”. (Morin, 2000).
Në çdo hap të jetës sonë ne ballafaqohemi me kufizimet që rrjedhin nga siguria e një "plani të mbaruar" – atij të njohurive ekzistuese – dhe të një "kohe të mbyllur" – asaj të parashikueshmërisë. Për të zbuluar, për të krijuar të renë, duhet një sipërmarrje jashtë kufijve të sigurisë dhe të parashikueshmërisë, të jesh i përgatitur për gabimet dhe tentativat e reja.
Vetëm me këtë hap ne mund të fillojmë një rrugë përmes mënyrave të reja të mësimit dhe dijes: është e nevojshme të bëjmë disa pyetje në vend që të kërkojmë disa përgjigje shteruese, duke u vërtitur kështu në një "hapësirë të hapur", ku ne mund të presim ndjenjën e frikës për të papriturat.
Për të hapësirësuar gardhe të papritura, është thelbësore t'i qasemi studimit të marrëdhënieve ndërmjet subjektit dhe objektit, ndërmjet njohësit dhe të njohurit, për të kërkuar mundësi të reja për mësim.
Në qoftë se bota nuk është aq e sigurt dhe e parashikueshme siç ne do të donim që ajo të jetë, nëse koha nuk është një varg i pandërprerë prej momentesh të gjitha të njëjta, nëse hapësira nuk është një fushë e rrethuar, nëse racionaliteti nuk është i vetmi mjet i mundshëm për dijen, jemi ndoshta duke e zbuluar atë përgjatë rrugës së jetës, sigurisht së bashku. Dija, transparenca, dialogu janë disa nga ato mjetet që ta japin sigurinë e nevojshme dhe të mundësojnë një parashikueshmëri relative.
Luiza Hoxhaj
10 Nentor 2013
Tuesday, November 5, 2013
Zhvillim kaotik
Kjo shkollë nuk është ndërtuar në vitet 80, por është prishur në vitet 80' për t'ia lenë vendin asaj që në Vlorë njihet me emrin : Shëtitorja e Nedinit!
Po bëj një korrigjim:
- Shkolla nuk është e viteve 80, por e viteve gjashtëdhjetë, në mos e viteve 50 si shkollë. Si ndërtim ishte e kohës së Italisë. Unë aty kam bërë shkollën tetëvjecare. Shkolla Zenel Murraj ishte shkolla më e bukur e Vlorës, megjithëse e vogël dhe e përbërë nga dy ndërtesa një katëshe, ndërtuar mbi shkëmbinjë dhe një trinçeje të kohës së Italisë.
- Trualli i shkollës nuk përbën as një të tretën e ndërtimit. Pjesën tjetër ja kanë marrë detit, pra publikes, duke zhdukur pllakën e famëshme të gurit, ku bëhej celja e sezonit të notit. Shembull egzemplar negativ i dhunimit të natyrës, veç pllakës së gurit u be rrethimi i shkembit te zhytur në det, i cili lidhej me tokën përmes nje ure elgante metalike, midis tij dhe një shkembi tjetër në anën e bregut. Ky shkëmb simbol dhe një nga referencat e qytetit dhe bregut të tij njihej si Shkëmbi i Doktorit, për shkak të historisë së tij. Vlonjatët janë të famshëm për nofkat (metaforat) apo, siç thirren sot: "Nick Name"
Ata që e kryen këtë akt do të hyjnë në histori për keq, se kanë vendosur gardhin e parë në det! Aty tradicionalisht ka qenë vetëm shkolla dhe shtëpia e Totajve, ngjitur me murin e shkollës sonë.
Ajo zonë bukur tani mbetet vetëm një kujtim, i cili gradualisht do të shuhet me shuarjen ngadalë të brezit tonë, që e ka jetuar atë kohë në fëmijërinë dhe rininë e tij në rastin më të keq ose do të tregohet përmes fotove në rastin më të mirë. Në ato foto do të duket qartë shemtimi që i është shkaktuar peisazhit.
Ky është një nga mëkatet që i bëhet natyrës në emer të zhvillimit, por një zhvillimi kaotik ama.
Luiza Hoxhaj
5 Nentor 2013
Subscribe to:
Posts (Atom)