__________________
Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Monday, November 5, 2007
Diskutimi ne seancen e gjykimit ne Gjykaten e Apelit Tirane
__________________
Të duash, të dish, të mundesh
"Të duash, të dish, të
mundesh", morali i kësaj përralle më kujtua këto ditë, duke ndjekur
zhvillimin e ngjarjeve politike, mbas periudhës së zgjedhjeve të korrikut 2005,
në veçanti rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe zhvillimet mbas
këtij momenti.
Në këtë shkrim nuk po i shoh hapat e
hedhur nga politika nga pikëpamja e saktësisë, drejtësisë apo moralitetit të
tyre politik. Nuk ia jap të drejtën vetes t'i analizoj në këtë këndvështrim,
sepse proceset tashmë janë finalizuar dhe një diskutim i tillë nuk sjell asgjë.
Në këtë rast duhet ndjekur përvoja e duhet ndjekur përvoja e një rrëfenje të vjetër
hebraike, sipas së cilës babai e rrihte djalin sa herë e niste në
burim për ujë, duke e porositur që të mos e thyente shtamën. Pra, pa e thyer
shtamën. Morali i saj është: më pas, mbasi thyhet shtama, nuk kishte kuptim
ndëshkimi.
Nëse bëjmë një paralele, ne sot jemi
në kushtet e një procesi të kryer. Ne sot kemi një President të Republikës të
zgjedhur në bazë të një procesi, jo konsensual, por të pakritikueshëm si proces
dhe të rregullt nga pikëpamja kushtetuese. Si i tillë, ai gëzon tërë respektin
e merituar si qytetar i parë i këtij shteti me shumë halle, pavarësisht nga
komentet e shumta për mënyrën se si u zgjodh. Vlerësimet se si dhe sa do t'i
përmbushë premtimet e tij fillojnë tani.
Në këto ditë, varësisht nga deklaratat
e tij në lidhje me reformën në drejtësi, e parë kjo si një nyje, që e mban
lidhur një emër i përveçëm, varësisht do të përcaktohet nëse do t'i përafrohet
apo jo gabimit të parë, duke qenë ende në kohë për ta shmangur atë.
Personalisht nuk kam asnjë merak, sepse në rastin tim prokurori u thye përballë
presionit politik, duke mos respektuar proceset ligjore, si dhe duke mos u
kryer prej institucionit të drejtuar prej tij një proces hetimor i drejtë dhe i
paanshëm.
Në këtë rast prova është se si do të
funksionojë respektimi i procesit kushtetues, pjesërisht produkt edhe i
opozitës.
Komentin tim dëshiroj ta kanalizoj në
një plan tjetër, në atë të saktësisë së hapave të hedhur nga ana e opozitës,
nivelin e koordinimit të koalicionit opozitar dhe largpamësinë e parashikimeve
të saj.
Brenda hapësirës opozitare këto
vlerësime dua t'i bëj në veçanti për PS si forca më e madhe e këtij koalicioni,
për lidershipin e saj, duke shtruar njëkohësisht pyetjen:
A e kryen kjo forcë realisht këtë rol?
Strategjia e opozitës dhe në
veçanti e forcës më të madhe opozitare fillimisht ishte ajo e zgjedhjeve të
parakohshme. Kjo ishte shpallur si e tillë qysh në muajt e parë të
paszgjedhjeve të vitit 2005. Momenti i zgjedhjes së Presidentit ishte një krizë
e paramenduar dhe e shpallur, si një pengesë e pakapërcyeshme prej maxhorancës
aktuale për shkak të mos sigurimit të numrit magjik 84 të deputetëve, që do të
mundësonin zgjedhjen e Presidentit.
Është
normale të mendosh qysh të nesërmen e zgjedhjeve të përgjithshme, prej të
cilave ke dalë humbës, për zgjedhjet e ardhshme dhe strategjinë për të dalë
fitues.
Sipas
teorive mbi demokracinë kjo vlen për çdo forcë apo koalicion, që rezulton në
opozitë, aq më tepër për koalicionin tonë të majtë, i cili në vlerë absolute të
totalit të votave rezultonte shumicë, por një shumicë, e cila nuk përkthehej e
tillë në kartona parlamentarë, pra një maxhorancë popullore e shndërruar në
minorancë qeverisëse.
Në
këto kushte, përveç sloganit "Humbëm ne, por fituan standardet", një
sheqerkë tjetër, që iu servir si zgjidhje elektoratit të majtë, të zhgënjyer
nga ky mosmenaxhim i rezultatit, ishin zgjedhjet e parakohshme.
Opozita
e re ishte e detyruar të reagonte kështu, sepse ajo duhej t'i kthente borxhin
elektoratit, të cilit i kishte marrë "miell hua" (vota) dhe nuk ia
kishte kthyer; përkundrazi, i kishte shpërdoruar. Votat e majta ishin bërë
shtylla të qeverisjes së djathtë. Të gjithë e njohin sindromën Xhuveli, si dhe
kalimin e PBDNJ-së në anën e koalicionit qeveritar.
Përballë
fragmentarizimit të së majtës, e djathta, megjithëse mund të qeveriste e vetme,
me largpamësi syrin e kishte te numri magjik (84), prandaj afroi në qeverisje
Xhuvelin, i bëri lëshime PDS-së etj.
Shndërrimi
i votave të majta në më shumë pushtet të djathtë vazhdoi më tej me riformatimet
e grupeve parlamentare, kulmoi me zgjedhjen e Presidentit dhe vazhdon ende duke
u shndërruar në një proces të vazhduar, pra një fenomen, shkaqet e të cilit
duhen identifikuar dhe mandej kuruar.
Jo
në të gjitha rastet motivet e kësaj lloj sjelljeje kanë qenë të njëjta, por nga
më të ndryshmet, duke variuar nga ato personale e deri te interesa madhore,
partiake apo kombëtare.
Me
ndryshimin e kryer në lidershipin e PS-së, pas dorëheqjes së liderit të saj, u
krijua një situatë pak euforike në lidhje me funksionimin e Koalicionit të Ri
Opozitar.
Ato
mangësi, që sipas pretendimeve të kryetarëve të partive aleate, kishin çuar në
humbje, siç ishin mosfunksionimi i tryezës së kryetarëve, apo mungesa e
koordinimit dhe bashkëpunimit ndërpartiak për të menaxhuar rezultatin e 3
korrikut 2005, mendohej se po eliminoheshin dhe do të kishte më shumë demokraci
në këtë funksionim.
Faza
e parë tregoi se me shumë vështirësi u ul në bisedime lideri i LSI-së, vonesë
kjo e logjikshme, po të kemi parasysh se ajo vetëm pak kohë më parë ishte
shkëputur prej PS-së, kështu që i nevojitej një argument i fortë për t'u
ribashkuar tashmë si aleate e saj.
Marrëdhëniet dukej sikur po funksiononin.
Por, duke qenë se thamë se PD dhe aleatët e saj qysh në
fillim u vunë në lëvizje për të joshur disa prej aleatëve tanë, të cilët
pësonin thyerje të lehta herë pas here, funksionimi i koalicionit pati edhe
probleme.
Partitë e koalicionit opozitar po ridimensiononin
marrëdhëniet dhe rolin e tyre brenda koalicionit, duke marrë goxha terren. Në
këtë terrenmarrje ato shfrytëzuan edhe kushtet në të cilat ndodhej PS dhe
sidomos lideri i saj i ri.
Shumë i suksesshëm ka qenë në këtë ndërmarrje zoti Meta,
për shkak të përvojës së gjatë politike që kishte, si dhe njohjes në detaje të
PS-së dhe plagëve të saj. Roli i tij është i njohur si në ndikimin e madh në
hapat e hedhur nga opozita, ashtu edhe në rezultatet e saj.
Në këtë rast ai shfrytëzoi shumë mirë nevojën e
kryetarit Rama për t'u afirmuar si lider i PS-së së pari e mandej si lider i
koalicionit opozitar.
Në këtë logjikë Meta kishte kuptuar shumë mirë
domosdoshmërinë, që kishte Rama për t'u rikonfirmuar në krye të Bashkisë
Tiranë. Pa këtë rikonfirmim Rama nuk mund të shndërrohej në një lider të fortë
në PS.
Në këto kushte Rama ishte gati të bënte çdo lëshim për
të siguruar mbështetjen e aleatëve në rikandidimin e tij, sidomos të LSI-së.
Rezistenca
e opozitës për të ndryshuar kodin zgjedhor, përdorimi i vetos dhe përpjekjet e
saj për të hyrë në një proces zgjedhor me standarde rezultoi e pasuksesshme,
duke u katandisur me një marrëveshje minimale mbi mënyrën e përdorimit të
dokumenteve të identifikimit.
Në rrugën e vështirë të konsolidimit të koalicionit
opozitar, i cili jo gjithmonë ishte kompakt në qëndrimet e tij, parti të
caktuara, sidomos LSI, ushtronin presion për të rritur rolin e tyre dhe në
shumë raste ia arrinin.
Në rastin e zgjedhjeve të 18 Shkurtit koalicioni
opozitar u duk më i bashkuar dhe më i domosdoshëm se kurrë. Duke tejkaluar
rëndësinë e tyre si zgjedhje administrative, këto zgjedhje morën përmasat dhe
trajtesën e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi ishin ballafaqimi i parë elektoral
pas ndryshimit të raportit të forcave dhe, në një farë mënyre, ishin edhe sfida
personale të liderëve respektivë.
Mobilizimet përkatëse elektorale, gabimet që kishte bërë
PD në pak muaj qeverisjeje ishin një arsye e pranueshme që fitorja t'i
buzëqeshte opozitës.
Rama, duke qenë nën presionin e aleatëve, duke dashur
që, me presionin e tryezës së aleatëve, të neutralizonte edhe shumë vektorë që
nuk ecnin në një kahje me të në PS, bëri shumë lëshime, duke lënë zona të lira
për kandidatë të opozitës në mënyrë të pastudiuar, në mungesë të bashkëpunimit
me strukturat lokale, dhe rezultati nuk ishte i kënaqshëm në gjithë territorin.
Po ashtu, edhe në ato raste kur kandidatët ishin të
PS-së, nuk u zbatua ai që u trumbetua me të madhe si shkopi magjik, përcaktimi
i kandidatëve sipas parimit "një anëtar, një votë".
Së pari: zbatimi i tij kërkonte që procesi seleksionues
t'i lihej tërësisht në dorë anëtarësisë dhe jo të deformohej, duke hyrë në mes
si hallkë ndërmjetëse kryesia, e cila në këtë rast duhej të përcaktonte vetëm
kriteret.
Dhe
Së dyti: edhe në këtë proces jo perfekt përzgjedhjeje,
produkti i tij duhej respektuar, gjë e cila nuk ndodhi në shumicën e rasteve.
Në shumë zona u përzgjodh i fundit ose edhe jashtë radhës së konkurrentëve,
sipas preferencave në kupolë apo pranë saj, pra jo të anëtarësisë, së cilës
pretendohej se i ishte dhënë më shumë pushtet.
Duke mos njohur psikologjinë e socialistëve, si dhe
pjekurinë e elektoratit, i cili sot nuk sheh dhe vlerëson vetëm forcën
politike, por edhe individin, morëm rezultat të pakënaqshëm në shumicën e
njësive të cilat më parë ishin drejtuar nga socialistë.
Teoria e vendosjes së anëtarësisë dhe elektoratit
përpara faktit të kryer këtë herë nuk funksionoi.
Duke vlerësuar vetëm rezultatin në qytetet kryesore, ne
na rrëmbeu euforia.
Për mendimin tim rezultati ishte jo i mirë, sepse,
krahasuar me zgjedhjet e mëparshme administrative, ne kishim humbur goxha
terren, pra pushtet.
Po ashtu, për shkak të padijes, mungesës së përvojës,
apo elasticitetit si forcë politike, ky rezultat, edhe atje ku ishte pozitiv,
nuk u mirëadministrua dhe në këtë rast ne pësuam një fiasko në zgjedhjet e
drejtimit të këshillave bashkiakë apo komunalë, si dhe në zgjedhjen e anëtarëve
të këshillave të qarkut.
Skandaloz rezultati do të ishte në zgjedhjet e
këshillave të qarkut, ku nga 12 qarqe vetëm një drejtohet nga një socialist.
Kemi humbur apo fituar, kur nga 8 qarqe, që drejtonim më
parë, sot drejtojmë vetëm një? Kjo ishte një terrenhumbje në tavolinë, për
shkak të mungesës së përvojës së drejtuesve tanë partiakë në nivel lokal dhe
qendror.
Kjo ndodhi edhe për shkak se aleancat tona nuk ishin të
qëndrueshme dhe parimore, por tepër pragmatiste. Një pjesë të aleatëve tanë
tekanjozë ambiciet e tyre i siguronin nëpërmjet aleancave të pandershme me
kundërshtarët tanë, kundrejt leverdisë reciproke, duke ndarë me ta një pjesë të
pushtetit vendimmarrës, në të dy nivelet e pushtetit lokal.
Edhe kjo për shkak të moskoordinimit.
Pra, përsëri jemi në rastin kur votat e majta përkthehen
në pushtet të djathtë.
Finalizimi i këtij procesi ndodhi me Qarkun e Tiranës.
I kujt është faji? – Përsëri marrëveshjet dhe aleancat
nuk kanë funksionuar në nivel qendror dhe vendor. Pra, përsëri nga euforia,
orekset e mëdha ose mungesa e vullnetit për t'i ndjekur proceset deri në fund.
Ky mosmenaxhim evidentoi qartë sindromën e kujdesit
vetëm për pushtetin personal, duke harruar faktin se socialistë jetojnë jo
vetëm në Tiranë, Vlorë, Durrës e qytete të tjera të mëdha, por edhe në bashki e
komuna të vogla, deri në ato me 1000 votues, dhe se PS është edhe përfaqësuese
e tyre.
Direkt
pas zgjedhjeve lokale, pa përfunduar ende ato, u identifikua fakti se
marrëveshja për ndryshimet në kodin zgjedhor ishte e pavlefshme, sepse nuk
ishte punuar me largpamësi. Neni për dokumentet e identifikimit ishte thjesht
tranzitor, njëpërdorimshëm, i vlefshëm vetëm për zgjedhjet e 18 Shkurtit. Kjo
bëri të mundur që, në një zonë ku ne kishim fituar tre javë më parë, të
"humbisnim thellë".
I kujt është faji? – Natyrisht "i padijes,
zotëri".
Gjithë përpjekjet e opozitës dhe rezultati i tyre mund
të përmblidhen në "shumë zhurmë për asgjë", vetëm për një nen
tranzitor njëpërdorimshëm.
Pas Shijakut, në kulmin e debateve për zgjedhjen e
Presidentit, kur alternativa e zgjedhjeve të parakohshme ishte më prezente se
kurrë, përsëri Pogradeci ishte një tjetër shuplakë për opozitën, e cila zbehte
klimën pozitive të krijuar pas zgjedhjeve të 18 Shkurtit. C'mund të thuhet për
zonën 31 në Tiranë, ku më 18 Shkurt fitoi kandidati i opozitës së bashkuar?
Ç'farë ka ndodhur në këta shtatë muaj, që elektorati të
na ndëshkojë në të njëjtën zonë ku fituam më 18 Shkurt?
Përsëri akuza të artikuluara zbehtë për vjedhje,
manipulim, dhunë verbale etj.
Por kundërshtarin duhet ta vlerësosh me tërë kapacitetet
e tij pozitive dhe negative. Për sa kohë që nuk je në gjendje të imponosh
rregulla korrekte loje dhe pranon të garosh në ato kushte, tregon se nuk je një
opozitë e fortë.
Opozita vendosi disa kushte për dhënien e konsensusit në
rastin e zgjedhjes së Presidentit, ku më të rëndësishmet ishin reformat. Por a
premtonte koha për reforma të tilla vetëm dy muaj përpara skadimit të afatit
kushtetues për zgjedhjen e Presidentit? – Absolutisht jo.
Opozita në tërësi dhe PS (një pjesë e udhëheqjes) në
veçanti targetoi si kundërshtar të saj në rastin e zgjedhjes së Presidentit
Fatos Nanon dhe të gjitha lëvizjet e saj i organizoi në mënyrë të tillë, që
vetëm ai të mos dilte President.
A ishte e drejtë kjo?
– Natyrisht jo, përderisa opozita e kishte në listën e
saj të propozimeve. E kundërta do t'i shkonte më shumë për shtat sjelljes së
PS-së.
Atëherë pse u veprua kështu?
Nëse kandidatura e opozitës do të ishte Nano, produkti i
këtij procesi, parë nën këndvështrimin e asaj që prezantonte se synonte
opozita, do të ishte më i mirë:
– Nano President.
Ose
– zgjedhje të parakohshme.
Dhe kjo mundësi u dogj vetë prej opozitës. Kjo duket
qartë po të lexosh drejt veprimet e opozitës, ndërkohë që elektoratit i
serviret e kundërta e saj. Të gjithë elementët opozitarë, me veprimet apo
mosveprimet e tyre, punuan për këtë zgjidhje që kemi sot.
Personalisht
jam e mendimit se të tëra variantet, përfshi edhe zgjedhjet e parakohshme,
kishin anën e tyre pozitive. Boll që u lëviz nga ujërat e ndenjura. Kur je në
lëvizje çdo produkt, gjithsesi, është më i mirë se ekzistuesi.
Pavarësisht nga të gjitha sa thashë më sipër,
personalisht zgjedhjet e parakohshme i kam konsideruar një mision të pamundur
për opozitën, sepse do të ishin zgjedhje me të njëjtat standarde dhe produktin
e tyre ne tashmë e njohim.
Për mendimin tim alternativa e zgjedhjeve të parakohshme
u përdor me qëllim që të krijohej një lloj joshjeje dhe ndarjeje për efekte të
përpjekjeve për zotërimin e PS-së, për të fshehur defektet në funksionimin e
saj, sesa si një mundësi reale apo e dëshiruar.
Në terma afatshkurtër, pas dy kongreseve problematike,
edhe në rastin kur kishte heshtje, heshtja foli shumë. Zgjedhjet e parakohshme
do të kishin vetëm një funksion: atë të fazës së fundit të asgjësimit
pjesë-pjesë të mendimit ndryshe në PS.
Sa për kujtesë, një pjesë u eliminuan në fazën
përzgjedhëse të kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor, gjë e cila çoi në
humbje të shumë komunave dhe bashkive të zotëruara më parë prej PS-së; një
pjesë u eliminuan në procesin e përzgjedhjes së delegatëve për në kongres;
pjesa tjetër në listat për kandidim për Asamblenë Kombëtare; një pjesë në
procesin e votimit në kongres; një pjesë me përjashtim pas votimit për
Presidentin; një pjesë në zgjedhjet për Kryesi, kështu që duhej mbaruar punë
edhe me grupin parlamentar.
Kjo duket akoma më e rëndë kur mendon se këto veprime
ndërmerren nga zoti Rama, i shpallur si njeri i ndryshimit, përkrahës dhe
përfaqësues i mendimit ndryshe në PS, përkrahës i fraksioneve etj.
Mos vallë këto ishin fasadë për të realizuar objektivin
e shumëëndërruar dhe nuk duhet të shërbejnë për askënd tjetër, prandaj u fshinë
nga statuti i ri?
Pra kemi një rikthim në identitetin parareformues, në
vend të vazhdimit të procesit real reformues, sepse njihen tashmë nga publiku
proceset reformuese në PS, të cilat e kishin bërë atë forcën më demokratike dhe
liberale në Shqipëri.
Sot
shihet qartë se treni i Ramës në çdo stacion po lë nga një vagon, me socialistë
apo me aleatë.
Prandaj
PS duhet të kryejë ndryshimin e kursit të proceseve të saj reformuese, duke i
përdorur ato si procese shëndoshjeje dhe fuqizimi dhe jo si mekanizma qethës e
likuidues, sepse përndryshe do të mbetemi vetëm me lokomotivën.
Ky
do të ishte rasti fatal për opozitën.
Kjo
klimë, më shumë se sa vetë Ramës, u shërbeu dhe u shërben aspirantëve për
akaparim postesh në PS, të pamundura në procese normale konkurruese për ta.
Pra, në konkluzion mendoj se
opozita në tërësi dhe PS në veçanti janë mekanizma gjigantë, të cilët, për t'i
drejtuar, udhëhequr dhe lëvizur në drejtimin e duhur, duhet jo vetëm të duash,
por edhe të dish dhe, veç kësaj, edhe të mundesh. Deri më sot, përveç dëshirës,
është demonstruar se dija dhe aftësitë nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
Egocentrizmi
prezent në të gjitha nivelet po i orienton në rrugën e gabuar të shenjimit
vetëm të objektivave personalë, të zhytjes në një kacafytje të brendshme, që lë
jashtë vështrimit të tyre krizën, e cila është ulur këmbëkryq, duke u thelluar
çdo ditë dhe duke u bërë shumëdimensionale.
Shmangia
e zgjedhjeve të parakohshme ka krijuar mundësinë e një kohe të mjaftueshme për
të rikuperuar energjitë, për t'i bashkuar dhe shumëfishuar fuqitë, duke i
përdorur ato pozitivisht dhe në drejtimin e duhur, si dhe duke e vendosur
opozitën në kufijtë e misionit të saj real si opozitë.
Mbi
të gjitha, më shumë punë i duhet PS-së për të rimarrë rolin e munguar të
liderit të koalicionit opozitar, rol të cilin, për hir të së vërtetës, duhet
pranuar se po e luan LSI.
Për këtë duhet vizion, vullnet, vetëdije.
I takon lidershipit të PS-së të ndryshojë kurs dhe të
rrisë kohezionin e brendshëm dhe kolegjialitetin në të, në të gjitha nivelet në
parti së pari e mandej në koalicion.
Mbi të gjitha i takon anëtarësisë dhe çdo force
progresiste brenda saj të mos tregohen konformiste, por të reagojnë dhe të
shpalosin kurajon për ta vlerësuar situatën realisht, për t'i emërtuar veprimet
dhe mosveprimet me emrin e tyre të vërtetë, mbi të gjitha për ta bërë PS vërtet
një parti opozitare, që ndërmerr veprime konkrete politike, që prek, evidenton
dhe lufton plagët reale të shoqërisë së sotme shqiptare.
Deri tani nuk e kemi parë një gjë të tillë. Vetëm një
opozitë, e cila investohet në këtë drejtim, duke ofruar alternativa dhe
kontribute integruese, brenda vetes (jo të vazhdojmë me sindromën e shenjimit
të njëri-tjetrit në salla socialistësh të ndarë).
Në këtë rast përgjegjësia është e drejtimit zyrtar, i
cili duhet të krijojë klimën e nevojshme për dialog dhe integrim të faktorëve
të brendshëm, partiakë dhe opozitarë, në planin kombëtar dhe më tej në planin
europian dhe euroatlantik.
Vetëm një opozitë e cila investohet në këtë drejtim
meriton të vijë në pushtet.
Gjysma e vjeshtës ka kaluar. Nuk duhet humbur edhe ky
sezon provimi, ndryshe do të ngelim në klasë.
Tetor 2007
Perballimi i pergjegjesive te qeverisjes
Urrejtja perveluse e Berishes
Ai edhe sot ndaj tyre ka mbetur po ai , me nje ndryshim te vogel ne forme, qe nuk eshte me President, pra njeshi, por Kryeminister,pra treshi per nga radha dhe njeshi per nga fuqite.
Pra mos u genjeni. Keni kohe per reagim. Kur ta keni kuptuar apo kur te jeni shtrydhur si limone do te jete vone.
Deri atehere do te keni humbur shume nga vetja dhe dinjiteti juaj. Kur te ktheni koken pas do te kete vetem boshllek. Nuk do t’ju ndjek me njeri pas.
Kjo do te jete e rende per ju, mbasi do te rezultoje fatale.
Kjo thirrje eshte ne respekt te punes dhe luftes se perbashket per progres me disa protogonist te progresit, te cilet nga protagonist te progresit dhe kalores te drites po kthehen ne “kalores te erresirres”.
Une nuk jam e mendimit, qe te mohohet gjitheshka apo, qe te cenohet liria e veprimit te gjitheseicilit. Perkundrazi. E kam theksuar se edhe kur aksionet e PD ishin ne kuotat me te uleta me 97 kam patur kurajon ta quaj PD nje pasuri kombetare. Por edhe PD dhe aleatet e saj, qe ne pushtet erdhen me voten e 3 korrikut dhe pas nje rotacioni normal, uhet lene te gjenerojne energjite e tyre pozitive, te cilat “per forza “pengohen edhe nga keta njerez, qe ndryshojne si kameleoni ose qe kane mungese kurajoje ose, qe kane sindromen e kolltukofagut.
Sjellja e tyre mban ne kembe mentalitetin e te GJITHETEPUSHTETESHMIT, e cila ndodhet ne shkallen me te larte te koncentrimit tek Berisha.
Sjellja e tyre na koston te gjitheve.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 30.01,2006.
dergua rper botim te gazeta "Koha Jone"
Sunday, October 28, 2007
Largimi i gjeneratorit te humbjeve shpeton PD
Nga Luiza Hoxhaj
Deputete e Kuvendit te Shqiperise
Te guxosh ka gjithmone nje kosto, ka nje fature, te cilen zakonisht duket sikur e paguan vetem ai qe guxon. Sepse te guxosh ke perballe dy alternative: -“Heroin” dhe viktimen”, te cilat mund te te ndjekin se bashku por edhe vec e vec.
Shembuj te tille te guximit kemi me dhjetra ne historine tone te pluralizmit shqiptar, qe fillojne nga lideri Nano, nga rrahjet e Gjinushit, Cekes, Zogajt, Imamit, Rames, Gonxhes e deri tek burgosja e gazetareve Martin Leka, Aleksander Frangaj etj. Goditja per eleminim ndaj N.Legisit e E.Rames, rrahjet e keqtrajtimet ndaj opozites, qe kulmuan me 28 majin 1996-es, jane vetem disa shembuj, qe deshen te vrasin kurajon civile te kundershtareve politike.
Ne kete rrjedhe ishte i domosdoshem edhe guximi kolektiv, kurajoja e protestes mbare popullore ne 1997, per te cmontuar nje e nga nje elementet e nje shteti te eger, qe degjeneroi gradualisht nga nje demokraci ne diktature. Deri atehere nuk kishte qene i mjaftueshem presioni i opozites, i intelektualeve apo individeve, qe kishin guxuar ta sfidonin shtetin e atehereshem represiv.
Procesi i hetimit te ngjarjeve te 97-es, qe u nis nga parlamenti aktual nuk e realizoj qellimin e tij. S’kishte si te ndodhte ndryshe kur edhe aty kishte nje hendek te madh midis paleve te interesuara ose jo per te zbardhur kete te vertete (Fakti, qe titullari i ketij komisioni te famshem del sot ne tribuna mitingjesh ne krah te Berishes nuk do koment).
Moscuarja deri ne fund e pergjegjesive te katrahures se 1997 dhe mospenalizimi i fajtoreve ben qe shkaktaret dhe autoret e vertete te saj te livadhisin te qete e te vazhdojne te djegin e shkaterrojne. Protesta teper e fuqishme dhe paqesore e popullit vlonjat, me te cilien u bashkua gjithe Shqiperia nga dt 5.02.1997, pasqyrimi, qe ju be asaj ne mediat e huaja, greva e studenteve te universitetit “Ismail Qemali” te Vlores, qe nuk po i linin alternative tjeter vec doreheqjes pushtetareve te atehereshem, i detyroi pushtetmbajtesit te inskenonin ngjarje shume te renda si ajo e 28 Shkurtit te 1997, per t’i perdorur si alibi apo “pasaporte “ per te shpallur gjendjen e jashtezakoneshme, per te rrethuar e masakruar vecanerisht Vloren dhe vlonjatet si dhe per t’a prezantuar ate si nje proteste te dhuneshme, duke hapur depot dhe duke lejuar armatosjem e popullates.
Por autoritaret dhe diktaturat sado represive qofshin gjithmone deshtojne. Keshtu ndodhi edhe me Saliun. Megjithate humbesi i 1997, humbesi i Kushtetutes, i cili megjithese rezultoi i tille edhe dy here te tjera me 1998 dhe 2000 nuk do ta kuptoj e pranoj kete fakt.(pa permendur ketu deshtimin e kryengritjes se armatosur me 14 Shtator 1998). Realiteti e con ate ne deshperim. Dhe c’mund te bej nje i deshperuar vec t’a kaloj pergjegjesine tek te tjeret, te shaje e te mbjell vrere per ata, qe i jane "ngateruar" neper kembe.
Keshtu ky i paudhe (sic i thone vlonjatet) lufton si Don Kishoti.
Per keto aresye une e ndjej te nevojeshme te fillojme te bejme trasparencen e kesaj periudhe. Mendoj se 4 vjet mundt te jene te mjaftueshme per te qene te kthjellet dhe per te gjykuar me gjakeftohtesi e vertetesi ate periudhe.
Deshmitare okular jane te shumte, dshmitar eshte nje popull i tere, Keto kater vjet nuk mund te lejojme, qe duke shpifur e trasformuar te verteten te sherbejne si lavatrice e krimit te ngritur ne institucion ne ate periudhe, e qe vazhdon te “vrase “ edhe sot ne menyre te nxitur e deri te organizuar nga elemente te inkriminuar.
E verteta sado e hidhur qofte per kedo duhet te ritregohet.
Te verteten e vitit 1997 s’mund ta erresoje as vulgariteti i shpifjeve te nje gazete, qe eshte krijuar enkas per te denigruar Vloren dhe vlonjatet, e mandej kunder cdo kundershtari politik te klanit berishian.
Ne kete gazete te quajtur te pavarur sundon gjuha e urrejtjes dhe percarjes, qe ajo perpiqet te percjell tek lexuesi dhe opinioni publik, duke u perpjekur, qe t’a manipuloje ate, megjithese te “verberit” jane fare pak.
Qellimi yne i perbashket eshte te ndertuarit e nje shoqerie demokratike ku te mos na shiten djajte per engjej.
Por nese perpiqemi t’a bejme kete se pari duhet te rigjenerojme rregullat baze te nje mendesie demokratike.
1-Respektimi i dinjitetit te cdo njeriu.
Por tek ne nuk ndodh keshtu. Une personalisht jam nje prej atyre personave, qe u eshte cenuar rende dinjiteti ne menyre cinike dhe absurde. Kjo ndodh, sepse kam demostruar nje angazhim qytetar, si mijera te tjere, sepse nuk kam qene dhe s’kam per te qene ndonjehere indiferente ndaj asaj, qe ndodh perreth. Akoma me trondites eshte fakti kur luan me emrin e atyre, qe nuk jetojne me, te cilet me se pakti jane viktima te menyres se si qeverisi dhe i shperdoroi institucionet klani i Berishes.
Dhe perseri nuk e kane per gje keta lloj politikanesh apo gazetaresh te luajne me dhimbjen e atyre, qe mbeten pas, duke u hapur plage mbi plage.
2-Cilesi e dyte e kesaj mendesie eshte te qenurit aktiv.
Ne nje shoqeri demokratike eshte e nevojeshme pjesemarrja e qytetareve. Nje menyre e kesaj pjesemarrjeje eshte edhe thenia me ze te larte e te vertetave te medha apo te vogla qofshin ato.
3-Tipar tjeter shume i rendesishem eshte respekti ndaj ligjit.
Duke e pare nen kendeveshtrimin e temes, qe po trajtojme rezulton, qe ai qe shpif dhe cenon padrejtesisht dinjitetin e tjetrit ka shkelur ligjin dhe kur shkel ligjin duhet te ndeshkohesh sipas tij. Pikerisht per te respektuar ligjin, une me ne fund kam vendosur te padis ne gjykate shpifesit denigruesit dhe cenuesit e dinjitetit tim, duke dhene dhe une nje shembull nder shume te tjere, qe e kane bere kete me pare.
Shtrohet pyetja: Perse nuk e kam bere kete me pare?
Te gjitha i kam kaluar me mosperfillje, indifference, me tolerance sic ngjet rendom ne shoqerite demokratike dhe duke injoruar ate pjese te padenje te kasaj shoqerie, qe kerkon te ndertoje te ardhmen mbi skeletet e te tjereve. Artikullin “PD pasuri kombetare pa Berishen” te botuar ne “Koha Jone” te dt 02.12.2000, e quaj si celje te ketij diskutimi dhe jo mbyllje te tij. Te gjitha keto kerkoj t’i bej ne emer te se ardhmes, jo per te kthyer koken prapa, por per te pare gjithmone perpara, per te permiresuar gjitheshka ne rrugen tone, duke mesuar nga gabimet e te tjereve, per te mos lejuar renien ne situate dramatike te ngjashme. Per te realizuar kete kam tere moralin e nevojshem si dhe inkurajimin e bashkeqytetareve si dhe zgjedhesve te mi.
Ne si popull vital jemi ne gjendje te gjenerojme vlera te tilla positive. Vlora, qe i ka dhene kaq shume Shqiperise ne momente kyce dhe kthesash te rendesishme ka gjithashtu potencialin te gjeneroj vlera te tilla.
Duke i bashkuar ketij vullneti pozitiv edhe punen e bere ne tre vjet e gjysem te qeverisjes se “Aleanca per Shtetin”, me maxhorance socialiste, ne do te vazhdojme te punojme per te bere te njohur imazhin real te Vlores te cilin u munduan t’ia shtremberonin tmeresisht edhe duke ja denigruar djemte dhe vajzat e saj nga me te miret deri ne tjetersim te identitetit.
Vlora dhe vlonjatet nuk pranojne mbi supe balten, ajo le t’u mbetet njerezve te erresires, atyre, qe organizuan Marsin1997, shtatorin1998, atyre, qe hedhin shtyllat e tensionit ne ere, atyre qe cenojne emrin e Shqiperise ne bote, atyre qe hapen burgjet e nxorren kriminelet, anonimeve qe hedhin gurin e fshehin doren.
Ky shkrim u botua ne gazeten “Koha Jone”,dt 25.dhjetor 2000,fq 12,rubrika POLITIKA,ne pergjigje te nje shkrimi te gazetes”55”