Konkurs
Qyteti inteligjent: Smart
R-evolucion
Një ditë në qytetin tënd inteligjent (“smart city”) të të ardhmes
Sot gjithëshka është bërë smart: shtëpitë, qytetet,
telefonia, sjelljet dhe mendimet. Por cfarë do të thotë
Smart
city? Bëhet fjalë për një vision të ri të qytetit: një qytet “inteligjent”, i cili merr kanotacione të ndryshme
sipas kontekstit. Qytetet tona kanë nisur, ndonese në mënyrë të zbehtë , një proces të zhvillimit
të
tyre në celësa
inteligjent.
Smart city është një qytet, i cili përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve të tij nëpërmjetë një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, të bazuar mbi kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, i cili drejtohet sipas një llogjike
të planifikimit të
integruar. Smart city konsiston në
rigjetjen
dhe përmirësimin e vlerave antike
dhe raporteve të reja falë mbështetjes së
inovacionit teknologjik të
përshtatshëm ndaj
distances, nevojave dhe kohës aktuale.
Si
e imagjinoni një ditë cfarëdo të kaluar në qytetin tuaj inteligjent? Cili do të jetë
horizonti
i ri në
qytetin
e të ardhmes, me
cfarë energjie do
të
furnizohet ai, si do të lëvizim, si do të komunikojmë në të? Cilat do të jenë arritjet
e nevojëshme, cilat do të jenë dëshirat e
tua për një qytet vërtet inteligjent?
Celësi i këtij
konkursi është: Cliro imagjinatën tënde dhe
trego “smart city”, qytetin tënd inteligjent. Tregoje atë nëpërmjete imazheve.
Konkursi
realizohet me qëllimin për të promovuar
dhe zbuluar procesin e trasformimit dhe të zhvillimit të qyteteve
tona në qytete inteligjente. Një qytet, që na
propozohet për të përmirësuar cilësinë e jetës nëpërmjetë një zhvillimi
ekonomik të qëndrueshëm, të bazuar
mbi kërkimin, inovacionin, teknologjinë,
instrumente të aftë për ta bërë më të mirë jetën tonë.
Territori
Gjithë territori i Shqipërisë
Fokus grup
Ky projekt u drejtohet të gjithë personave,
rezidente në Shqipëri, si individ të vecantë apo grupe të përbëra nga klasa
shkollore, të lindur përpara vitit 2000.
Kohëzgjatja e konkursit
Konkursi do të bëhet efektive duke u nisur nga 20 Prill 2013. Pranimi i
punimeve do të zgjasë deri në 30 Qershor. Shpallja
finale e cmimeve fituese do të realizohet
gjatë muajit Korrik 2013 në prezencë të përfaqësuesve të donatorëve, të noterit si dhe aktorëve të tjerë të interesuar
(shoqata e bashkive etj). Nga data 15-30 Korrik 2013 do të përgatitet Cd m punimet e prezantuara në konkurs, e
cila do të jetë e disponueshme on-line
Objektivi i konkursit
Nëpërmjetë ftesës për pjesëmarrje në konkurs ne do të mund të identifikojme,
vlerësojmë dhe ballafaqojmë, nivelin e njohurive, duke e kthyer atë në një
faktor të përbashkët të shkembimit të eksperiencës nga ana e brezit të ri në
lidhje me temën e: Qytetit inteligjent (Smart city). Pra ne do të synojmë të
promovojme procesin e trasformimit të qyteteve tona në qytete Inteligjente. Në
qytete që propozojnë përmirësimin e cilësise se jetes nëpërmjet një zhvillimi të
qëndrueshem, bazuar mbi kërkimin, inovacionin, teckologjinë: instrumente këto të
afta të përmirësojnë jetën tonë. ë
Modalitetet e pjesëmarrjes
Pjesëmarrja në konkurs është falas dhe e hapur për këdo. Të gjithë individet, personalisht ose në grup të përbërë nga një klasë shkollore, të lindur përpara vitit 2000, do të kenë mundësi të marrin pjesë në konkurs, duke
plotësuar formularin e pjesëmarrjes, i cili do të jetë disponibel për tu shkarkuar
on line në faqen web të projektit, duke dërguar veprën origjinale në një zarf të mbyllur: në adresën e Qendrës së Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimi
Rajonal dhe Lokal, brenda orës 12.00 të datës 30.06.2013. Zarfi mund të dorezohet dorazi me postë të thjeshtë apo ekspres. Në rast të dërgimit me postë, vula e postes është vlefëshme si afat
dorëzimi.
Do të shpallet një fitues për cdo grup moshe,
sipas ndarjes së mëposhtëme:
Grupi A-Pjesëmarrës deri në moshen 16 vjec
Grupi B-Pjesëmarrës nga 17-21 vjec
Grupi C- Pjesëmarrës mbi mosh Pjesëmarrës n 21 vjec
Grupi D- Pjesëmarrës në e grup të përbërë nga klasë shkollore e cdo niveli.
Shpallja e fituesve, një për cdo kategori,
do të realizohet nëpërmjete vendimit
të një jurie të krijuar për këtë qëllim. Juria do të jetë e përbërë nga pesë anëtarë eksperte të fushave të ndryshme, si arkitekturë, pikturë, komunikim,
zhvillim etj.
Cmimi i parë per cdo grupim do te vleresohet me nje Tablete Samsung Galaxy
Emrat e fituesve do të certifikohen me akt noterial në dt ne daten qe do tju njoftohet.
Për
të gjitha specifikat teknike do të
lexoni informacionin e publikuar (Brenda dates 22 Prill) në
faqen: www.crdls.com.
Nessun commento:
Posta un commento