Një miku im virtual postoi këtë histori të cilën unë po e ndaj me ju lexuesit e blogut tim me shpresën që do të vendos sado pak në lëvizje mendimin tuaj dhe dëshirën për të dhënë opinionin tuaj se për çfarë na shtyn të reflektojmë kjo histori në kushtet aktuale, pavarësisht nga fusha ku operojmë? Çfarë elementësh i mungojnë kësaj historie për ta plotesuar tabllon që të çon drejt falimentimit Duke ju falenderuar paraprakisht me poshte vijon historia:
Një burrë shiste hamburger përgjate një trotuari. Nuk kishte radio dhe as televizor. Nuk lexonte as gazeta por vetëm shiste hamburger të mirë. Ai preokupohej të bënte të njohur aktivitetin e tij, duke vendosur manifeste në mure si dhe duke ofruar produktin e tij duke thirrur me zë të lartë.
Dita ditës shitjet shtoheshin dhe ai përmirësoi oferten e tij, duke blerë bukën më të mirë dhe hamburgerat më të mirë, për rrjedhojë i nevojitej një guzhinë më e madhe për t’ju përgjigjur kërkesës më të madhe.
Biznesi i tij përparonte. Hamburgerat e tij ishin më të mirët në gjithë rajonin!
Falë suksesit në biznes ai arriti që të paguaj një shkollë të mirë për djalin e tij, i cili kur u rrit u rregjistrua në fakultetin më të mirë të ekonomisë në vend. Sapo o diplomua, djali u kthye në vendin e tij. Aty vuri re që babai i tij vazhdonte të bënte të njëjtën jetë si dikur dhe vendosi të bënte me të një bisedë shumë serioze: “Baba por ti nuk dëgjon radio?”- e pyet i biri.- “Nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta? Ka një krizë të madhe në botë. Situata e vendit tonë është kritike. Cdo gjë shkon keq. Vendi ynë do të falimentoj”.
Mbasi kishte dëgjuar konsideratat e djalit të tij, që kishte studiuar shumë, babai mendoi: “Mirë, duke u nisur nga fakti, që djali im ka studiuar ekonomi, sheh televizor, dëgjon radio, lexon gazeta, duhet të ketë patjetër të drejtë".
Me frikën e krizës babai kërkon të gjej një furnitor bukë me ekonomike (sigurisht më të keqe) dhe fillon të blejë mish po ashtu me ekonomik (edhe ky më i keq se më parë). Për të kursyer më tej ndalon së stampuari manifeste, i rënë poshtë moralisht për shkak të mbritjes së krizës nuk kishte më dëshirë të thërriste me zë të lartë për të treguar mirësinë e produkteve të tij.
Bisnesi filloi të tkurrej deri sa mbriti në falimentim.
Babai i trishtuar i thoshte djalit; “Kishe të drejtë biri im jemi në mes të një krize të madhe”.
Me miqtë plaku komentonte krenar:
“Bekuar qoftë momenti kur im bir studioi për ekonomi: ishte ai që më lajmëroi për krizën”.
Çfarë mësimesh mendoni se duhet të nxjerrim nga kjo histori që postoi miku im kohë më parë?
8 commenti:
"...asnje mesim sepse nuk ka ndonje llogjike...i jati e ka nen lekure ate qe Sennett e quan Vetedije per materialin, dmth i jati e njeh mire zanatin e vete dhe operon ne nje fushe qe quhet "Tacit knowledge" ndersa teorite jane Tacit knowledge te shnderruar self-conscious awareness: nuk jane gjera qe vijne nga qielli, por pervoje e jetuar. I biri operon ne nje fushe teorike ku i mungon vete pervoja, dmth. tacit knowledge dhe per rrjedhoje edhe ka nje mentalitet shak-pasoje....ngjarja eshte virtuale dhe smund te nxjerresh ndonje mesim....nqs ka krise padyshim qe edhe i jati do ta ndjeje krisen ndonese nuk degjon radio apo lexon gazeta.... e vetmja gje pozitive eshte se Shqiperia nuk eshte shume e lidhur me ekonomine globale, por njekosisht ne Shqiperi lidhjet familiare jane nje sistem social i forte qe amortizon ne menyre te konsiderushme kriza te tilla ekonomike ne rang global.... :)"
Cdo gje eshte relative. Askush nuk mund te jete kaq kategorik. Ne fund te fundit ajo duket qarte se ajo eshte nje situate hipotetike. Dihet qe hipoteza eshte nje mjet i njohur ne hulumtim. Hipotezat vertetojne ose rrezojne pritshmerite tona. nderkohe aty ka elemente te situates qe sipas meje mungojne, prandaj pyetjen e fudnit e kam ndertuar une. Ke then dicka per shkak -pasojen. Aty besoj se ka nevoje epr argumentim, i cili indirekt na nxjerr ne nje konkluzion (e thene ndryshe mesim). Arsyetimin do e vijoj, Sigurisht duke pritur mendime te tjera nderkohe. Ne kete rast sbejme tjeter vecse ndajme dije me njeri tjetrin, plotesojme cna mungon
"...eshte hipotetike dhe prandja nuk nxjerr asnje mesim....hipotezat perdoren per te vertetuar apo fallcifikuar nje teori apo pjese te teorise, dmth. dicka qe dihet me pare.... tregimi nuk ka llogjike, dmth. nuk ndodh asnjehere ne te vertete ne kete menyre....ai e ka ne gjak pune dhe eshte i vetedijshem per cilesine e humburgeve. Asnjehere i jati nuk do bie ne kompromis me te birin per te ulur cilesine. Asnjehere i biri nuk do ta keshilloj te jatin te blej me cmim te lire dhe kualitet te dobet... teknika gjithmone behet me e mire dhe me efektive, plus qe duhet te konkurroj me cilesi. Cilesia eshte strumbullari i bisnesit te te jatit..."
...e para nga cdo gje mesohet, sepse i mencuri di ta lexoj ne ate menyre qe i sherben pra e kthen ne peozitivitet. Kete pjesene fallsifikimin nuk e kuptoj, ..e dyta nje hipoteze po i pergjigjesh me nje hipotez, sepse po presupozon qe djali i thote : bli me cilesi te ulet,cmim te ulet etj.etj.Problemi eshte se si e perjetoi babai panikun qe i futi atij i biri per krizen, e treta thame se situates i mungojne disa elemente (nje prej te cileve , konkurrencen sapo e plotesove). E treta edhe ne teorine programimit njihet momenti i presupozimit te disa faktoreve, sikur ecin mire kur jemi te perqendruar ne disa te tjere me te rendesishem. Kjo ndodh edhe ne kete rast: nuk ka funskionuar mire dicka qe ka te bej drejteperdrejte me dijen.
..Karl Popper e ka teorine e falsifikacionit.Nje teori duhet fallsifikuar ne vend qe te vertetohet. Paniku ka te bej me anen psikologjike. N ebsinese njihet edhe kjo ane por jo ne rastet kur nisnesi ecen mire. I ajti nuk ka arsye te bjere ne panik kur bsinesi ecen mire edhe kaq i mbyllur nuk eshte, qe te mos marre vesh se cfare behet neper bote.I ajit ia ka punen VACATion dmth nuk e ben per te fituar por per lifestil. dhe cilesia e hamburgerve ka te bej shume me jeten te jatit. ..Po rnagqe eshet nej histori hipotetike nuk ke se ku e perdor.
Jo s'po e gjeja me vend per rastin konkret fallsifikimin. Teorikisht jam dakort
"...per teori behet fjale...eshte nje ngjarje hipotetike dhe ka te bej me teorine...sot punohet shume me fenomenologjine, dmth. me vete rastet konkrete ..... :) :) :)"
At thiѕ tіme іt sounds like Eхpreѕѕion Engine
іs the best bloggіng platform оut thеre rіght nоω.
(fгom ωhat I've read) Is that what you are using on your blog?
Also visit my web page Micro Stakes Offer
Posta un commento