Search This Blog

Wednesday, April 3, 2013

Të promovojmë Shqipërinë

Jemi shqiptarë, kemi kontribuar shumë në zhvillimin e civilizimit të hershëm (ilir), kemi bërë histori (me Skënderbeun). Kemi një territor me bukuri të jashtëzakonshme, me vlera historike dhe natyrore të ekselencës (si shpella, liqene, bregdeti, ura).

Ndofta agro-ushqimi me turizmin do të jenë të mjaftueshme për të rishëndoshur Shqipërinë. Ne duhet të evidentojmë dhe të bëjmë të dukshme, brenda dhe jashtë vendit, bukuritë natyrore të vendit tonë, veprat e artit të artistëve dhe artizanëve shqiptarë ndër kohëra, kudo që ato të gjenden.

Dikush prej nesh duhet të mendojë për të promovuar qytetin e tij, fshatin e tij.

Në këtë nismë më nxiti publikimi që kishte bërë miku im Besnik Jupa, emigrant në Britani, i cili, duke publikuar një mulli të vjetër të fshatit, të lënë në harresë, ftonte bashkëfshatarët e tij, kudo që ndodheshin, për të kontribuar në ruajtjen e vlerave, për ta frekuentuar më shumë fshatin e origjinës dhe për ta zhvilluar atë. P.sh., unë po filloj duke listuar të gjitha bukuritë në rrethin e Vlorës, i cili ka disa nga ekselencat e saj, si Zvërneci, Parku i Llogarasë, Oriku i vjetër, Ploçën, që po zhduket, Karaburunin, Pyllin e Poros, të famshëm për fazanët, edhe këta në zhdukje e sipër, një pjesë të konsiderueshme të Rivierës bregdetare, Lagunën e Nartës, Muzeun Historik të Pavarësisë, bukuri këto historike dhe natyrore pak a shumë të dëgjuara, por jo të njohura në imtësi.

Dje, duke ia shpjeguar këtë ide z. Agron Meta, ai, i entuziazmuar, më foli për Gurrën e Vranishtit, vepër njerëzore e viteve 1700, më foli për një... Po e lë me pika, sepse i thashë që t’i prezantonte vetë pas këtij postimi. Ajo për të cilën më foli ishte një thesar bukurish dhe veprash njerëzore 200–300-vjeçare. Unë nuk mund ta shpjegoj aq bukur sa ai.

Secili prej jush mund të listojë bukuritë që ne i ofrojmë botës. T’i mbrojmë dhe promovojmë ato.

Nëse keni vende, propozime, ide për të sugjeruar, le të shfrytëzojmë këtë rast për t’i treguar ato. Nga këto ide të paktën mund të lindin projekte rrjetesh, ide sipërmarrëse etj.

Internacionalizimi nis nga këtu. Do të doja të fillonim të prezantonim këtu: çfarë mendojmë dhe çfarë ofrojmë për këtë temë, nëse ka ide, ka projekte, ka teknologji inovative.

Me dashamirësi, në pritje të prezantimeve tuaja.

Luiza Hoxhaj

3 prill 2013

2 comments:

Unknown said...

Përshëndetje dhe respekte për kontributin edhe mundimin që ju ofroni tek publiku.
Rastësisht gjeta blogun tuaj në Google+ , edhe unë jam një person që më pëlqen të lexoj edhe të ndaj mendimet edhe opinionin tim personal në publik!

Më pëlqen ideja jote që me shkrimet e tua tregon një interes te çmuar, ku tregon se si ne Shqipëtarët duhet të mbështesim historinë e vëndit tonë, traditat tona, mrekullitë që ofron vëndi jonë, si të mbështesim njeri tjetërin etj.... gjëra që fatkeqsisht i kemi në mungesë të madhe. Gjithsesi te uroj suksese në vazhdim.

Luiza Hoxhaj said...

Faleminderit BLuinfo Staf per vleresimin dhe per vemendjen e treguar ndaj nje postimi te tille. Kjo do te thote qe per kete ceshtje ndajme te njejtin mendim. Seicili prej nesh mund te ofroj modestisht konributin e tij. te gjithe se bashku mund te bejme te teren. Une kam bindjen se cdo gje eshte e mundur nese kemi vullnet, dashuri, perkushtim per vendin tone. Se bashku mund tia dalim.