Search This Blog

Monday, November 5, 2007

Diskutimi ne seancen e gjykimit ne Gjykaten e Apelit Tirane

Diskutim ne seancen e pare te Gjykates se Apelit.

Te nderuar anetar te Trupit gjykues!
Duke ju uruar paraprakisht pune te mbare ne kete proces, deshiroj te risjell ne vemendjen tuaj faktin perse jam une sot ketu perpara jush.
Ne dukje duket nje gje e thjeshte , nje akt formal ndoshta per ju rutine e cdo procesi.
Ne fakt per mua nuk eshte thjeshte keshtu. Pas nje kalvari te gjate mundimesh arrestimi, akuza e padrejte, cenimi i te drejtave te mia njerezore, pamundesia per te deklaruar qofte nje here te vetme ne kushtet e lirise, pamundesia per te siguruar ne ato kushte gjithe dokumentacionin e nevojshem per te realizuar nje mbrojtje sa me dinjitoze, pamundesia per te mbrojtur veten edhe nga balta, qe mund te te hidhet atje ku t’i nuk je prezant e keshtu pa fund ishin shume te renda.
Sot une jam ne kushtet qe ta them fjalen time ne liri.
Por zoterinj gjyqtar duhet te dini se une isha me e fort, me e sigurt me e qete gjate kohes kur zhvilloheshin seancat hetimore, pavaresisht nga kushtet e veshtira ne te cilat ndodhesha, sepse kisha besim tek drejtesia sepse isha dhe jam apsolutisht e bindur ne pafajesine time.
Momenti kur une jam ndjere vertet shume keq eshte momenti i pretences deri diku dhe mbi te gjitha momenti kur une degjova artikulimin e ketij vendimi.
Ndjeva dhimbje dhe trishtim, qe energjite koha e cmuar e te gjithe aktoreve, qe merrnin pjese ne kete proces ne masen me te madhe kishin shkuar dem. Ato nuk dhane frutin e tyre pozitiv.
E verteta nuk ndricon ne kete vendim. Mua nuk me mjafton thjesht liria e rifituar, pa mohuar qe ajo eshte shume e rendesishme.
Jam e brengosur qe per shkak te ketij vendimi une mbaj ende mbi shpine peshen e fajit te pakryer. Kjo me lekund pak, por nuk me thyen.
Por fakti qe une se bashku me avokatet e mi e kemi apeluar kete vendim tregon qe nuk e kam humbur besimin ne drejtesi dhe besoj se kjo gjykate do ta bej nje gje te tille.
Prandaj uroj, deshiroj dhe besoj qe ky process te jete nje proces i drejte dhe i moralshem.
Perse nuk jam dakort une me kete vendim.
1- ne kete vendim nuk gjene pasqyrim gjithshka ndodhi dhe u pasqyrua ne seancat gjyqesore.
2- ky vendim nuk i referohet ne asnje rast dokumentacionit qe ne kemi dorezuar ne seancen gjyqesore.
3- ne kete vendim nuk gjejne referimin ne konteksin e duhur theniet e deshmitareve ne disa raste, por edhe te miat dhe per me teper nuk gjejne fare reflektim disa deshmi te tjera.
-si rjedhoje vendimi ruan aresyetimin se kjo kontrate eshte lidhur individualisht nga drejtoria e pergjitheshme kur u pranua ne deshmine para gjykates nga deshmitaret perkatesisht Taulant Pustina dhe Juliana Memaj si dhe perkthyesja Emona Mara, se kane punuar per kete kontrate. Pra ne perputhje me detyrat e tyre funksionale seicili ka ushtruar detyrimin e vet.
U pranua gjithashtu nga dy deshmitaret e tjere se kane miratuar vendimin Nr 229 Dt31.08 2005 dhe ate te keshillit Mbikqyres me Nr 25 dt 1.09.2005.
Po ashtu nga gjithe dokumentacioni present ne dosje vertetohet dijenia dhe angazhimi i personave Afrim Haxhiaj, Azis Tahiri, Taulant Pustina, Juliana Memaj dhe Emona Mara, sipas perkatesise.
-deshmitari Taulant Pustina thote tekstualisht ”Kam punuar per pjesen teknike te kontrates”. Sqaroj se ne pjesen teknike hyjne tabelat e specifikimeve, te dhenat qe duhet te plotesoj produkti, perfshi vleftat si dhe gjithe problemet e disanjit.”
-kurse Juliana Memaj thote se mbas Mareveshjes Nr 8 se bashku me Taulantin kemi punuar per project-kontraten.
Deshmitari Etieen de Cherizey thekson se “per cmimin ka negociuar vetem me Taulant Pustinen. me te cilin ai ka negociuar edhe kushtet teknike, per shkak te njohurive teknike qe ai kishte si dhe per shkak te njohjes mire te anglishtes. ”Deshmitari dhe porositesi Etieen de Cherizey, konfirmon se nje kopie te draft mareveshjes ja ka dhene drejtorit te pulles. Une do te shtoja edhe per faktin se ky eshte edhe personi i autorizuar me shkrim per ta kryer nje procedure te tille, qe ishte ne perputhje me detyren e tij funksionale bazuar ne rregulloren e shoqerise dhe ate te deges se pulles.
Deshmitaria Emona Mara pranon se ka qene present ne takimet e zhvilluara si dhe se ka perkthyer dhe cikluar kontraten e formuluar nga Taulanti dhe Juliana nga shqip ne anglisht, si dhe draftin e dhene nga porositesi nga anglisht ne shqip”. Gjate demostrimit qe ju be prej meje ne séance kopies se mareveshjes ajo konfirmoi perpara gjykates:  "po ky eshte drafti qe kam perkthyer”.
Deshmitari Afrim Haxhiraj pranon se ne cilesine e kryetarit te komisionit te tenderimit per prodhimin e pulles si dhe ate te Zv/drejtorit ekonomike ka patur dijeni si dhe nuk ka pasur pengese per ushtrimin e detyres.
4- Ne kete vendim perseri ruhet aresyetimi i gabuar se praktika e shitjes qe eshte ne dosje verteton proceduren e kerkuar. Po ajo verteton proceduren por jo ate qe pretendohet aty, perkundrazi ajo ruan aresyetimin se procedura e zbritjes perdoret si rimbursim dhe kjo realizohet mbas realizimit te daljes me vlere te plote, me propozim te drejtorise se pulles. Praktika nuk eshte dorezuar e plote une po ju dorezoj nje te tille. Pra kjo praktike konfirmon pretendimete mia , jo te akuzes, te cilat ne kete rast i ka bere te sajat edhe gjykata. Alibia se ne kemi zbatuar nje kontrate nuk ka vend. Pra nuk jemi ne nje rast te ngjashem.
5- Persa i perket vendimit te drejtorise per cmimin ne valute mund te them se bazuar ne VKM Nr405 dt 18.07.2000 si dhe udhezimin Nr 2484 cmimi ne valute behet diten e shitjes si konvertim me kursin e dites, me propozim te drejtorise se pulles. Atehere kjo duhej te behej ne Dt 30.09.2005m date ne te cilen as une as anetari i drejtorise Azis Tahiri nuk ndodheshim ne Shqiperi. Anetari i drejtorise Afrim Haxhiraj nuk mund te vepronte i vetem. Produkti nuk duhej te ishte levruar pa u kryer kjo procedure. Kjo behet me e qarte per faktin se data e emetimit eshte 1.10.2005. Pse duhej gjithe ky nxitim? Per kryerjen e kesaj procedure nuk ka asnje urdher te leshuar prej meje dhe as dhenie te kontrates per zbatim.
6-Persa i perket aresyetimit se nuk eshte marre vendimi i keshillit Mbikqyres : Deshmitaria Juliana Memaj thote :”Ne se nuk do te merrej miratimi i Ministrit ne do t’i drejtoheshim keshillit mbikqyres”.
Deshmitari Afrim Haxhiraj gjithashtu pranoi se miratimet e keshillit mbikqyres merreshin vetem ne rastin e blerjeve. Kurse ne keto raste qe disiplinoheshin nga akte te tjera apo konventa ne baze te rregullores atributet i kishte titullari i shoqerise.
Deshmitari Azis Tahiri thote se miratimi i keshillit mbikqyres merrej vetem per kontratat qe kane te bejne me shpenzimet.
Andoneta Aliko e cila per nje periudhe te gjate ka ushtruar funksionin e zv.drejtores se pergjitheshme per ekonomine per nje kohe te gjate theksoi se ne asnje rast drejtoria apo keshilli mbikqyres nuk ka dhene miratim per shitjet, por vetem per blerjet. Biles theksoi se ndermarrja eshte krijuar per te shitur. Udhezimi Nr 2484 dt 18.07.2002 dhe VKM Nr 405 dt 27.07.2000 nuk percaktojne asnje detyrim per Keshillin Mbikqyres (aresyetimi i pare)
7- Ky vendim nuk referon dokumentacionin shkresor present ne dosje qe jo vetem flet per dijenin e e stafit te shoqerise konforme detyrave te percaktuara ne rregulloren e shoqerise por bene qarte te dukshem faktin qe ne procesin e prodhimit dhe levrimit te tij seicili ka bere detyren e vet. Keto dokumenta jane :
7.1-Shkresa ee MTT per miratimin e tematikes se emisioneve te pullave per vitin 2005 Nr5883 Prot dt 17.11.2004,e cila i kalon per ndjekje dhe zbatim Znj.Andoneta Aliko dhe Z.Taulant Pustina
7.2- Kerkesa per takim e Z.Eteenn de Cherizey e dt 23.01.2005 e cila i kalon Emona Mares dhe Taulant Pustines.
7.3-Shkresa e Postes Shqiptare drejtuar MTT per kerkimin e miratimit te emisionit shtese “50 vjetori i emisionit te pare Europa 1956-2006 me Nr383 Prot dt 04.02.2005. hartuar nga drejoria e pulles dhe firmosur prej meje.
7.4-Shkresa me Nr 520/1 prot dt 7.03.2005 e MTT e miratimit te emisionit shtese e cila per zbatim i delegohet nga ana e Z.Azis Tahiri zoterinjve Afrim Haxhiaj dhe Taulant Pustina.
7.5-Urdher prokurimi Nr 11 Dt 20.05.2005 per tenderimin e prodhimit te emisioneve te pullave per vitin 2005,ne te cilin Afrim Haxhiaj,Juliana Memaj,Emona Mara,Taulant Pustina etj jane anetar te komisionit te vleresimit te ofertave ose te njesise se prokurimit.
7.6-fax-et e shkembyara ne daten 06.06.2005,midis postes shqiptare dhe perfaqesuesit te korporates.
7.7-Urdher prokurimi Nr 16.dt 22.06.2005 dhe specifikimet bashkangjitur.
7.8-Relacioni i takimit dt 31.01.2005.
7.9-Shenimet ne kopien e mareveshjes qe u perdor si model ku duket qarte se dt 08.07.2005 eshte data e nisjes se kontrates.
7.10-Relacioni i pergatitur nga drejtoria juridike dhe ajo e pulles per Drejtorine e shoqerise, per miratimin e lidhjes se kontrates se prodhimit dhe draft kontrata e cikluar prej tyre,ne te cilen jane inkorporuar pjese nga mareveshja e ketij emisioni.
7.11- Vendimi Nr 229 dt 31.08.2005 i drejtorise se shoqerise per miratimin e lidhjes se kontrates se bashku me relacionet perkatese,flasin per dijenine e anetareve te drejtorise.
7.12.-Vendimi i Keshillit Mbikqyres te shoqerise Nr 25 dt 01.09.2005 mbi miratimin e lidhjes se kesaj kontrate dhe relacionet perkatese,flasin per dijenine e anetareve te keshillit mbikqyres.
7.13.Autorizimet e depozituara nga porositesi per perdorimin e logove te post Europes dhe CEPT ,si dhe autorizimi i caktimit te perfaqesuesit te korporates qe do te mbikqyrte procesin e printimit dhe prodhimit te ketij emisioni i cili prodhohej per llogari te porositesit.Ato jane dorezuar prej nesh dhe administruar nga gjykata e shkalles se pare.Ato flasin qarte se bazuar ne piken 1 te mareveshjes kontrata quhet e lidhur ne momentin e dorezimit te tyre dhe qe ky prodhim eshte ekskluzivitet i tyre.
Pra ky process ka qene gjitheperfshires dhe jo individual.
8- Ne kete vendim nuk del fare e qarte se jo vetem nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosje,por edhe nga theniet e deshmitareve Agim Koci,Afrim Haxhiu,Azis Tahiri,Taulant Pustina,Andoneta Aliko,Niko Xharo,Juliana Memaj u theksua se ky ishte nje emission shume efektiv,i paparashikuar si dhe qe shpenzimet per te ishin shume te uleta.
9-Ne kete vendim nuk del fare e qarte se ky emission dhe kjo mareveshje nuk jane thjeshte nje ndermarrje individuale,as bilaterale,por nje projekt me shume aktor Brenda dhe jasht shoqerise si staf i shoqerise,administrata homologe ku disa kontrata te ngjashme jane depozituar ne dosje,Post Europa si dhe palen porositese. Pra ky emission nuk eshte nje ndermarrje e vecanta e Postes Shqiptare,as bilaterale por nje projekt shumepalesh i autorizuar nga strukturat e UPU dhe ku marrin pjese 55 administrata homologe ,te gjitha administrate publike.
10- Ne kete vendim nuk kemi nje vleresim teresor te mareveshjes dhe te procedurave qe duhet te ndiqeshin per ta bere ate te zbatueshme.Po te shihet ne teresi
Ne kete vendim nuk citohet fakti qe keto pulla nuk kishin destinacion sherbimin postar perkundrazi ishin te perjashtuara nga ky funksion.
Kjo theksohet qarte dhe prere ne nenet 2 dhe 7 te Mareveshjes si dhe u theksua edhe nga deshmitaret Niko Xharo,Taulant Pustina ,Juliana Memaj dhe Eteenn de Cherizey.Ne kontratat e disa homologeve te depozituara prej nesh dhe te adminstruara ne cilesine e proves nga gjykata,pullat duke qene se kishin te njejtin destinacion katalogun ruanin te njejtin kufizim:Mos perdorim per qellime te sherbimit postar.
11-Ne kete vendim nuk konsiderohet fakti i shprehur qarte ne Mareveshje se ekskluzivitetin per kete emission e kishte porositesi.Aty nuk gjen vend fakti se logot i zoteronte porositesi dhe se gjithshka eshte mbikqyrur nga vet porositesi,printimi ,shkaterimi i lastrave,percaktimi i disanjit,financimi i prodhimit etj.keto jane te percaktuara qarte ne nenet 1.4.6 dhe 8 te Mareveshjes.
Ne nenet 9 dhe 11 ishin parashikuar qarte se si do te veprohej ne varesi te rastit qe do te ndodheshim mareveshja.Pra ne se mareveshjes i behet nje vleresim teresor ajo rezultoon nje mareveshje e sakte dhe e favoreshme per posten shqiptare.
12-Ne kete vendim nuk gjen fare referim rregullorja e shoqerise.Kjo nuk eshte nje shmangie e rastesishme.Ne rregullore tek kapitulli Drejtori i Pergjithshem percaktohet se keto raste jane attribute te titullarit.Kjo u konfirmua edhe nga theniet e deshmitareve Andoneta Aliko,Azis Tahiri,Afrim Haxhiraj dhe me kryesoria eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe tek rregullorja ku thuhet: “Maredheniet brenda shoqerise percaktohen ne rregulloren e funksionimit te brendeshem te shoqerise,ne te cilen percaktohen kriteret dhe detyrat e vendeve te punes.Rregullorja miratohet nga keshilli mbikqyres”.
Kete rregullore po e depozitojme.
Ne kendeveshtrim te ketyre neneve te cipercituara une isha ne ushtrim te pergjegjesive te mia bazuar ne Rregulloren e Shoqerise pika 3.5 dhe 6 te kapitullit 6.3 te saj :Drejtori i Pergjitheshem ku thuhet:
Pika 3-  “Drejtori i pergjithshem perfaqeson shoqerine ne maredhenie me te tretet “
“Pergjigjet per zbatimin me korrektesi te akteve ligjore dhe nen ligjore ne albapost sh.a, per zbatimin e Konventes Postare nderkombetare, mareveshjet me administratat e huaja postare dhe subjekteve te ndryshme shteterore dhe private, brenda dhe jasht vendit.”
Pika 5- “Drejtori i Pergjithshem kordinon e kontrollon aktivitetin e albapost sha ne teresi dhe pergjigjet perpara keshillit mbikqyres”
Pika 6-  “Drejtori i pergjitheshem bashkerendon punen per zbatimin dhe raportimin ne kohe te detyrave qe vihen nga organet eprore dhe ato qe burojne nga aktet ligjore dhe nenligjore qe miratohen nga parlamenti, Presidenca,qeveria dhe Ministria perkatese”.
“bashkerendon punen midis degeve te aparatit drejtues,duke zgjidhur edhe mos mareveshjet qe mund te lindnin.
Nuk behet e qarte ajo qe u the nga deshmitaret dhe qe vertetohet edhe nga praktika shume vjecare e postes shqiptare ,se vetem ne rastet e blerjeve merret autorizimi i keshillit mbikqyres.Kjo vertetohet me theniet e deshmitareve Andoneta Aliko,Azis Tahiri,Afrim Haxhiraj.Per kete mjafton dhe vetem fakti qe ne dosje kemi nje liste te vendimeve te keshillit mbikqyres ku vetem per shpenzime eshte marre miratim ne keshillin mbikqyres.
13-Ky vendim ne aresyetimin e tij ruan idene e demit imagjinar si te perralla sikur te kisha nje gjel qe sa here t’i bija me shkop te pillte flori.Gjeli eshte emisioni prej 500 mije seri dhe shkopi posta qe do t’i shiste,duke haruar nje detaj te vogel qe tregu i postes eshte shume i vogel dhe behet fjale per emisione me tirazhe deri ne 10 mije seri maksimumi 40 mije vetem emisioni Europa.Po ashtu harrohet fakti qe ky emission ishte i paparashikuar dhe i pa programuar.Ne keto kushte nuk mund te behet fjale as per dem e as per fitim te munguar.Kjo vertetohet nga Korespondenca e zhvilluar midis postes dhe MTT ku cilesohet qarte qe kerkohet miratim per nje emission shtese.Po ashtu nga gjithe procedura per hartimin dhe miratimine programit ekonomike per vitin 2005(ne dokumentacionin shtese keni Miratimin e Ministrit te Ekonomise per programin e vitit 2005,mendimin e MTT si ministri linje,relacionin shpjegues te Drejtorise se shoqerise dhe Keshillit Mbikqyres)
Shitja e emisionit nga vet drejtuesit aktual te shoqerise eshte vleresuar ne raportin “Mbi veprimtarine ekonomiko-financiare per 9 Mujorin 2005”:
Ne faqen2 te tij thuhet:
”Theksojme se ne te ardhurat e kesaj periudhe ka ndikuar vecanerisht realizimi mbi parashikimin i te ardhurave nga pulla per eksport”
Dhe
“Ne kete periudhe u mundesua nje shitje e paparashikuar dhe e realizuar me porosi te Huareges Holding Corp,e cila me rastin e 50 vjetorit te pulles Europa,kerkoi realizimin e ketij emisioni ne disa vende te Europes ne te cilat u perfshi edhe Shqiperia “….”Nga eksporti I pulles jane realizuar 96.1 milion leke te ardhura nga 32.8 te programuara.Ne fushen e shitjeve per eksport eshte rritur niveli propogandistik dhe jane shtuar kontaktet me agjente filatelik ,duke krijuar premise pr rritjen e shitjeve si per pullen e re ashtu dhe ate te viteve te kaluara”.
Ky raport eshte miratuar me vendim drejtorie si dhe me vemdimin e Keshillit Mbikqyres Nr 33 dt 21.10.2005.
Pervec kesaj demi i pretenduar po ta krahasosh me me disa tregues te shoqerise kuptohet qarte absurditeti i ketij pretendimi.
Ne se i referohemi Statutit te Shoqerise te miratuar me urdher Nr 54 dt 02.03.2005 te Ministrit te ekonomise ne cilesine e pronarit pra te Asamblese thuhet:
Neni 5
Thekson se kapitali i shoqerise eshte 697.542.000 leke
Nga i cili 22853.003 leke truall.Po ta krahasosh me pretendimin per demin prej 393.000.000 leke duket qarte se sa absurd eshte ky pretendim.
Te njejtin argument e forcon edhe rezultati financiar i shoqerise si me poshte:
-raportin e vitit 2002 fitimi neto rezulton 9.3 mije leke
-Ne vendimin Nr 7 dt 11.05.2004 i Keshillit mbikqyres te shoqerise “Mbi miratimin e bilancit te vitit 2003” fitimi neto rezulton 41.16 mije leke
-Ne vendimin Nr 9 dt 16.05.2005 te keshill.Mbikq. “mbi miratimin e bilancit te vitit 2004 fitimi neto rezulton 44.490 mije leke
,kurse demi i pretenduar kap shifren 393 mije leke???
Po ashtu ne se u referohemi te ardhurave gjithsej te realizuara nga shitja e pullave per disa vite ato rezultojne si me poshte:
Aty nuk del e qarte se shoqeria eshte krijuar per te shitur produkte.Shitja e produkteve dhe sherbimeve eshte nje akt i perditeshem, atribut i menaxhimit.Nje nga keto eshte edhe pulla.
Ne kete rast pulla nuk eshte as postare dhe as filatelike por me qellime teresisht propagandistike.Ne 510 mije seri e prodhuara kemi pulla te dy kategorive 500 mije per qellime te koleksionit dhe 10 mije te zakoneshme.Kete e konfirmon me se miri edhe fakti qe ne tabelen e specifikimeve per emisionet e vitit 2005 tek tematika “50 vjet te emisionit te pare Europa 1956-2006” kolona per nevoja te sherbimit postar eshte 0.Kurse llogaritja e demit eshte bere ne baze te nje vleresimi qe supozon shitjen prej Postes shqiptare te pulles postare.
Keto duhet te trajtohen jo si leter me vlere por si mall ne magazine sepse ne keto kushte eshte bere edhe levrimi dhe qarkullimi i tij.Ky mall eshte ne ruajtje dhe e merr vleren reale ne momentin e shitjes.Dhe ne fakt po te shohim kushtet si eshte kryer levrimi i ketij produkti kemi te bejme me kushtet e levrimit si te cdo malli tjeter Ajo nuk mbahet si para qe leviz me mandate arketimi dhe mandate pagese.por si cdo produkt tjeter me flete hyrje dhe flete dalje.
--Duhet mbajtur liber arke per levizjen e tyre.Ne fakt dokumentat si eshte levruar flasin vete.
Fakti qe nuk eshte vepruar me mandate arketimi dhe pagesash.flet qarte se nuk kemi te bejme me letra me vlere.
14-Posta Shqiptare nuk eshte licensuar per tregetim te letrave me vlere.
----NE STATUT DUHET TE PERFSHIHET VEPRIMTARIAE TREGUT TE LETRAVE ME VLERE.Ne statutin e postes qe ndodhet edhe ne dosje nuk perfshihet nje aktivitet i tille.
Pra Posta Shqiptare nuk ka tregtuar letra me vlere por nje product te sajin te quajtur “pulle”. Pikerisht ne kete rast jemi.
Kjo del e qarte dhe te kontratat e depozituara si ajo e postes Serbe,Postes Kroate.Poste se Montenegros,postes shqiptare etj. Ku ne te gjitha rastet theksohet se ato perjashtohen nga perdorimi per nevoja te sherbimit postar.
Perfundimisht problemet qe kane te bejne me ideimin prodhimin dhe levrimin e ketij emisioni une do t’i klasifikoja ne probleme :
a) _Te procedures,si eshte zbatuar ajo nga ana ime dhe e stafit perkates
b) -Sa perfshires ka qene ky process?
c) -Probleme te efektivitetit.eshte apo jo efektiv ky emision?Ka apo s’ka dem?
d) A ka patur praktika te ngjashme?
f) A ka qene i programuar ne programin e vitit 2005 ky emission si ne zerin shpenzime ashtu dhe ne te ardhura?(kjo me qellim qe te saktesohet koncepti i fitimit te munguar).

Pergjigjet respektive do te ishin:
a)Jane respektuar kronologjikisht te gjitha detyrimet dhe procedurat e percaktuara ne aktet ligjore dhe nen ligjore.Kjo edhe po te krahasohet edhe me hapat qe jane percaktuar ne informacionin e dt 23.11.2004 nga Zv.Drejtoria ekonomike Andoneta Aliko dhe Z.Taulant Pustina.
Ne kete process secili sipas detyrave funksionale te percaktuara ne aktet ligjore dhe nen ligjore,perfshi edhe mua ka ushtruar atributet e tij.Ndjekja dhe zbatimi i ketyre procedurave ka qene atributi im i per caktuar ne aktet e meposhteme :
Ne ligjin per shoqerite tregetare ne nenin 102 thuhet:
“Anetaret e drejtorise qe kane kompetencen per te perfaqesuar bashkarisht shoqerine mund t’ia ngarkojne kompetencen e perfaqesimit te vetem per disa operacine specifike, per disa kategori specifike operacionesh.(njerit prej tyre)
Ne statutin e shoqerise ne nenin 14 thuhet:
“Maredheniet brenda shoqerise percaktohen ne rregulloren e funksionimit te brendeshem te shoqerise,ne te cilen percaktohen kriteret dhe detyrat e vendeve te punes.Rregullorja miratohet nga keshilli mbikqyres”.
Kete rregullore po e depozitojme.
Ne kendeveshtrim te ketyre neneve te cipercituara une isha ne ushtrim te pergjegjesive te mia bazuar ne Rregulloren e Shoqerise pika 3.5 dhe 6 te kapitullit 6.3 te saj :Drejtori i Pergjitheshem ku thuhet:
Pika 3- “Drejtori i pergjithshem perfaqeson shoqerine ne maredhenie me te tretet “
“Pergjigjet per zbatimin me korrektesi te akteve ligjore dhe nen ligjore ne albapost sh.a,per zbatimin e Konventes Postare nderkombetare,mareveshjet me administratat e huaja postare dhe subjekteve te ndryshme shteterore dhe private,brenda dhe jasht vendit.”
Pika 5- “Drejtori i Pergjithshem kordinon e kontrollon aktivitetin e albapost sha ne teresi dhe pergjigjet perpara keshillit mbikqyres”
Pika 6- “Drejtori i pergjitheshem bashkerendon punen per zbatimin dhe raportimin ne kohe te detyrave qe vihen nga organet eprore dhe ato qe burojne nga aktet ligjore dhe nenligjore qe miratohen nga parlamenti,Presidenca,qeveria dhe Ministria perkatese”.
“bashkerendon punen midis degeve te aparatit drejtues,duke zgjidhur edhe mos mareveshjet qe und te lindin”.
Kjo u theksua edhe nga deshmitaria Andoneta Aliko e cila tha se ndjekja e procedures ishte detyre e Titullarit te shoqerise,gjithashtu u konfirmua edhe nga deshmitaret Afrim Haxhiraj dhe Azis Tahiri.
-Aktet me ane te te cilave shoqeria merr persiper detyrime ndaj te treteve,duhet te nenshkruhen nga anetari i drejtorise ne cilesine e Drejtorit te Pergjitheshem.
-Drejtori i Pergjitheshem PERAQESON LIGJERISHT SHOQERINE .
Drejtori i Pergjitheshem Organizon punen per hartimin e projekt programit ekonomiko-financiar te shoqerise,drejton punen per zbatimin e tij nga te gjithe anetaret e drejtorise dhe strukturat administrative te shoqerise.
b) -Letra e Janarit e Corporates i adresohet :
-Postes shqiptare
-Komisionit shteteror te pulles.
Pra qysh ne hapin e pare ishte nje process transparent.
c)
Neni 20
Rezultati i ushtrimit dhe percaktimi i fitimit.
Rezultati i ushtrimit percaktohet si diference ndermjet te ardhurave dhe shpenzimeve te ushtrimit.(kjo vlen edhe per kete operacion tregetar)
Te ardhurat 650.000Eurox125=81 milion leke+9.5 milion leke(10.000 serite e postes)=90.5 milion
Shpenzime : 17500 Euro x 125 =2,19 milion
Rezultati: 90.5 milion – 2.19 milion=88.31 milon
d) Ne te kaluaren ka patur praktika te ngjashme .Sic i quajti edhe deshmitari Niko Xharo,filatelist dhe anetar i Komisionit shteteror te pulles ”Ngjarje te tilla jane evenimente ne filateli 5-6 ne 100 vjet,keshtu ka patur nje emison per malarjen etj,ku vleren nuk e ka pulla po katalogu” Jane praktika te ngjashme :praktika e pulles se perbashket me rastin e Lumturimit te Nene Terezes si dhe praktikat e gjithe administratave te tjera pjesemarrese ne kete projekt).Pra si ne planin e pergjithshem ashtu dhe vet nga Posta Shqiptare ka patur praktika te ngjashme.
f)Sic permenda edhe me lart duke e vleresuar kerkesen e bere ku theksohet “emision shtese’Citimet qe i bera raportit 9 Mujor te shoqerise si dhe programi ekonomike-financiar i vitit 2005 tregojne qarte se kemi te bejme me nje te ardhur te paparashikuar.
-Ka gjithashtu dhe nje problem tjeter qe eshte ai i selektimit,deformimit te procesit te auditimit,paravendosjes se gjithshkaje qe eshte pretenduar nga nje process qe nuk ka mbaruar ende edhe sot.Kjo u deklarua edhe nga deshmitari Agim Koci ne seancen ku u thirr si deshmitar.Dhe ajo qe eshte me e keqja edhe manipulim te dokumentacionit.Kjo vertetohet nga koha e marrjes se vendimit per kallezim nga hartimi i memorandumit qysh ne 14.12.2005 ,nga vendimi i drejtorise dhe keshillit mbikqyres perkatesisht ne datat 12.12.2005 dhe 15.12.2005 duke e kthyer komunikimin me mua ne formal sepse une jam njoftuar me 17.12.2005.Nga mungesa e qellimeshme e shkreses percjellese te projekt mareveshjes te nisur me poste,nga mungesa e vules se shkreses se derguar Ministrit mbi kete emission te vecante,etj.Nga fakti se jane perdorur dokumenta jo origjinale dhe me mungese te ekstremve qe kane shkresat sipas rregullave te levrimit te dokumentacionit ne poste.Shkresat e ministrit jane fotokopie si dhe pa vule e pa firme.
Procesi ka vazhduar edhe pas dates 13.10.2005 kur une jam liruar nga detyra.
-Ne udhezimin Nr 2484 18.07.2002 thuhet se propozimi i vleftave per pullat filatelike behet sipas kerkeses se filatelisteve.Po ashtu percaktohet edhe ne VKM Nr 405 dt 27.07.2000.Keto pulla nuk jane as filatelike por nje produkt filatelik me qellime teresisht propogandistike.Keto mund te krahasohen me karta FDC,Karnetet etj.
II
Vleresimi i emisioneve “Europa” ne Vitet 1992-2005,si dhe emisionit komemorativ sipas Katalogut “Michel”
C’eshte katalogu “Michel”?
Ky katalog eshte botim i CEPT eksluzivisht per emisionin “Europa”.Tematika “Europa” u emetua per here te pare ne vitin 1956 nga 6 shtete dhe erdhi duke u zgjeuar ne 2005 ne 61 shtete.
Katalogu “Michel” e promovon emisionin “Europa” ne menyre progressive.Ne te gjenden te kataloguara te gjitha emisionet “Europa”,qysh nga viti i pare i botimit.
Nga veshtrimi qe mund t’i behet ketij katalogu bien ne sy keto vecori:
-Tematika e emisionit ‘Europa” eshte nje e vetme per te gjitha shtetet,ajo percaktohet nga PostEuropa,structure e UPU(CEPT).Cdo shtet ne varesi te tregut dhe mundesive e ka lirine vetem tek numri i pamjeve dhe tirazhi.
-Ne te gjitha pullat e tematikes “Europa” perdoret shkrimi “EUROPA” ,pervec shkrimeve te vecanta sipas percaktimeve te shtetit perkates.
-Ne asnje rast nuk kemi perseritje te tematikes se mepareshme.
Pra edhe Shqiperia si emetuese e ketij emisioni ka respektuar kete rregull.
Shqiperia ashtu si edhe shtetet e tjera te rajonit te Ballkanit si dhe shtetet e Europes lindore ne teresi e kane filluar emetimin e ketij emisioni pas hapjes se Shqiperise ne 1992..
Cilat kane qene emisionet tona me kete tematike te emetuara nga “Posta Shqiptare”?
Viti 1992 Pulla me temetike “50 vjetori i Zerit te Amerikes”,nje pamje me vler 5lek.
Viti 1994Pulla me seri me dy pamje me vlere 50 lek dhe 100lek,blloku me vlere 150 lek..
Viti 1995 seria me dy pamje me vlere 50lek dhe 100 lek.
Viti 1996 seria me nje pamje me vlere 25 lek,blloku me vlere 150 lek.
Viti 1997 seria me dy pamje me vlere 30 lek dhe 100 lek.
Viti 1998 seria me dy pamje me vlere 60 leke dhe 100lek.
Viti 1999 seria dy pamje me vlere 90 lek dhe 310 lek,blloku vlere 350 leke.
Viti 200 seria me nje pamje me vlere 130 leke
Viti 2001 seria me tre pamje me vlera 40 leke,110 leke dhe 200 leke.
Viti 2002 seria me tre pamje me vlere 40 leke,90 leke dhe blloku 350 leke.Viti 2003 seria dy pamje me vlere 150 leke dhe 200 leke
Viti 2004 seria me dy pamje me vlere 200 leke dhe 200 leke,blloku 350 leke.

Ndalemi tek viti 2005.
Ne kete vit kemi emetimin nga te gjithe pjesemarresit te tematikes se programuar “Gastronomia”ku Shqiperia ka realizuar emetimin e kesaj tematike me seri me dy pamje perkatesisht me vlerat: 200 leke,200leke dhe blloku 350 leke.
Gjitheshka qe permendem qysh nga fillimi gjen pasqyrim ne katalog.Ajo qe bie ne sy ne kete eshte se ne fund te katalogut,megjithese eshte vet nje katalog kemi promovimin e katalogut “50 Vjetori i emetimit te pulles se pare EUROPA 1956-2006”,i autorizuar nga CEPT dhe UPU.
Pra ketu ndryshe nga pjesa e pare e katalogut nuk kemi promovim te emisioneve te vecanta te cdo shteti por te katalogut si nje i tere.
Ne kete katalog pervec faktit qe ai prezantohet unik,emetimet e cdo shteti plotesojne kushtet e percaktuara ne vet projektin si:
1- Ne te respektohet ajo qe thuhet dhe ne kontrate lidhura me te gjitha shtete qe eshte parimi “pulle mbi pulle”.Kjo do te thote qe duke respektuar faktin qe ne nje vit ka vetem nje tematike unike dhe kjo per vitin 2005 ishte respektuar me emisionin “Gastronomia”,duke respektuar edhe qellimin e ketij projekti qe ishte komemorativ,pamje te kesaj tematike do te ishin nga emetimet e mepareshme te emisioneve te emetuara ne vitet paraardhese nga cdo shtet.
a)Keshtu pamjet e serise shqiptare i perkasin njera emetimit Europa te vitit 1995 e pasqyruar ne fq nr 176 te katalogut dhe tjetra vitit 1998 te pasqyruar ne fq nr 201 te katalogut,kurse blloku i takon tematikes Cirkus te emisionit Europa te vitit 2002 te pasquruar ne fq nr 237 te katalogut..Kjo ishte nje perzgjedhje e gjykuar se mund te perfaqesonte me mire imazhin tone.Ne ishim te lire te perzgjidhnim seicilen nga 22 pamjet e emetuara gjate 13 viteve parardhese.
b)Pamja e postes Kroate i takon emisionit te saj te pare te vitit 1992 me tamatike detin te pasqyruar ne fq nr 151 te katalogut.
c)Pullat e postes Serbe sic shprehen dhe ne kontraten e tyre:”shtate pamjet e para jane riproduktim i EUROPA CEPT 1969-1974 dhe pamja e tete e asaj te vitit 1994.
d)Azerbaxhani ka zgjedhur pamje te vitt 2001,2003 e keshtu me radhe po te krahasojme pamjet e pullave qe kane perdorur te gjitha shtetet e tjera pjesemarrese ne project..17 printimet emetuara nga administratt e tjera pjesemarrese ne projekt te depozituara tregojne gjithashtu se ato jane dizinja te perdorura edhe me pare. Pra jane tamam emisione komemorative.
Kjo verteton me se miri faktin qe emisioni yne ashtu si edhe i gjithe shteteve pjesemarrese ne kete projekt sherben si lende e pare per produktin perfundimtare qe eshte ky katalog,i cili ashtu sic theksoi edhe filatelisti dhe anetari i Komisionit shteteror te pulles deshmitari Niko Xharo eshte ai qe e ka vleren dhe jo pulla.
Kjo perputhet plotesisht edhe me thenien e Etiennit ku thekson se “per shoqerine tone vlera nominale e pulles ka vetem nje funksion ,ajo ofron kuotimin e brendeshem te katalogut dhe aspak vleren reale”si dhe theniet e deshmitarit Taulant Pustina ne seancen gyqesore ku u thirr si deshmitar.i cili konfirmon te njejten gje.
2-Ne kete katalog bie ne sy fakti qe ne asnje rast nuk eshte shkruar shkrimi ‘Europa”,karakteristike e emisionit Europa por jasht kontekstin te pulles ne te gjitha rastet kemi shkrimin: “50 vjetori i pulles Europa 1956-2006”.Kjo ne perputhje me autorizimin e PostEuropes e cila mirepriste kete emission dhe e lejonte ate me kusht qe logoja ekskluzive e saj “EUROPA”te mos shfaqej.Kjo per faktin se ajo perdoret ne pulla te verteta dhe jo ato publicitare. Ne te gjitha emisionet normale Europa per ne dhe te gjitha shtetet emetuese ka rregulla te vecanta qe jane shkrimi:EUROPA me germa capital si dhe fjala CEPT po me germa kapitale si dhe shenimet e tjera sipas percaktimeve te cdo shteti..
Kurse per emisionin komemorativ nuk jane keto shkrime percaktuese por vetem Logot e Projektit 50 ne yll te arte si dhe logoja e CEPTIT te dy keto te autorizuara nga Post Europa(structure e UPU e cila percakton edhe tematiken vjetore te emisionit Europa,autorizimet perkatese jane paraqitur prej nesh dhe jane administruar nga gjykata e shkalles se pare ). Sepse ato perfaqesonin nje projekt te vecante si dhe ishin pamje te emetuara me pare.
Ato ishin porosi e vecante dhe njekohesisht ekskluzivitet i porositesit.
Pra perseri vertetohet se jane emission komemorativ me qellime teresisht publicitare.
3-Ne keto pulla shfaqet logoja e CEPT dhe ajo 50 vjet ne yll te arte e projektit e cila e bente keto pulla te paperdoreshme per qellime te tjera,pervec asaj te katalogut,pra i bente ato te ngjashme me pullat e vulosura qe humbisnin vlerat filatelike.Pra edhe nga pikpamja formale ashtu sic theksohet edhe ne mareveshje neni 2 dhe 7 keto nuk mund te perdoren per qellime postare.
Faktet qe une i kam spjeguar shume mire ne observacion,ne deklaratat hetimore si dhe perpara gjykates se shkalles se pare i misheron me se miri ky katalog,i cili verteton koherencen e qendrimeve te mia dhe saktesine e veprimeve te mia.
Pra per vitin 2005 Posta Shqiptare kishte parashikuar normalisht emisionin Europa me tematiken “Gastronomia” te percaktuar nga PostEuropa seri me dy pamja dhe nje bllok te perforuar.Te ardhurat e realizuara nga ky emetim ishin te parashikuara ne programin ekonomiko-financiar te vitit 2005.Ky emetim eshte realizuar ne kohe dhe brenda programit.
Emisioni i vecante komemorativ me tematike “50 Vjetori i emisionit te pare Europa 1956-2006” ka vecantite e tij.
Se pari ata nuk mund ta emetonin te gjitha shtetet por vetem ato qe morren pjese ne projekt.
Fakti qe ato ishin jashte serie si dhe qe nuk ishin te parashikuara ne programin tone ekonomiko-financiar per vitin 2005 dhe qe mbi te gjitha nuk mund te realizoheshin pervecese duke qene ne pjesmarres ne kete project theksohet edhe ne nenin 2 te mareveshjes,ku percaktohet se keto pulla nuk mund te perdoreshin pervecese si pjese e koleksionit te plote te shteteve pjesemarrese ne katalogt,e ben ate qe jo vetem nuk e cenon operacionin tregetar te Postes Shqiptare por perkundrazi kjo pjesmarrje ka ndikuar ne shendoshjen financiare te saj.
Ne katalog duket qarte se detyrimi dhe e drejta jone per emetimin “Europa”ishin permbushur edhe per vitin 2005 me emisionin me tematike “gastronomia”.
4-Ne katalog te bie ne sy se tirazhi i emisioneve Europa varion mesatarisht ne 8000-40000 seri.Pra 500000seri eshte mbi 10 fishin e kapacitetit te tregut te Postes Shqiptare pra perllogarritja e bere nuk perputhet me dinamiken e shitjeve ne vite te emetimit Europa si me i shituri.Edhe ne kete kuptim ky emetim jo vetem qe nuk cenon operacionin tregetar te Postes Shqiptare perkundrazi jo vetem qe ndihmon ne imazh por promovon rritjen e vlerave te ketij operacioni ne momentin e dhene dhe ne te ardhmen.
Nga ky katalog duket qarte se ky emission ka filluar me vlere 5 leke per pamje ne 1992 deri ne 200 leke per pamje.ne 2005.Ne lirine tone per te percaktuar bashkarisht pamjen,duke filluar nga ajo me 5 leke e deri tek 200 leke,dhe efektet finaciare do te ishin te njejta.Perzgjedhja eshte bere nga disanji qe ne kemi gjykuar se eshte me i miri.Pra ne si te zgjidhnim pamjen me 5 leke ashtu dhe ate me 200 leke vlera e projektit ishte e njejte 650 mije euro + vleren e 10 mije serive.
Vlera qe eshte programuar shitja eshte 10leke,20 lek dhe blloku 110 leke,kjo vertetohet nga origjinali i specifikimeve teknike te depozituara ne gjykate per tenderin e prodhimit te pullave per vitin 2005 te shpallur me Urdher prokurimi Nr 16 dt 22.06.2005,kurse vlerat e tjera 200,250 dhe 500 jane pjese e disanjit dhe sherbejne simbolikisht vetem per rolin reklamues te pullave Europa ne momentin e realizimit te projektit..Vlere reale ato kane vetem per 10 mije serite tona te cilat edhe ato nuk mund te perdoreshin per sherbim postar apo te shfaqeshin ne tregun nderkombetar pervecese si dhurata apo si Karnete,zarfa te dites se pare FDC e te tjera, qe jane nje sere produktesh filatelike.
Vleftat te cilat referohen ne katalog jane respektivisht 50 leke dhe 60 leke,kurse blloku 110 leke.Kjo verteton me se miri edhe me faktin qe ne tabelen e specifikimeve teknike te shpalljs se pare te tenderit ishin parashikuar vleftat 60 lek per keto pamje dhe 110 leke per bllokun.Ne kushtet kur porosia u anullua per aresye ekonomike nuk kishte se si vlefta te rriteshin.Ato natyrisht do te uleshin sipas kerkeses dhe kemi parashikimin 10.20 dhe 110 per bllokun.Per kete shkak po te shohim specifikimet teknike te 14 emisioneve per vitin 2005,perkatesisht ne 20.05.2005 dhe 22.06.2005,ato kane ndryshim ne ulje ne sasi dhe vlefta nga porosia e pare tek e dyta.Kjo ishte plotesisht ne perputhje me VKM Nr 405 Dt27.07.2000,pika 5 ku thuhet se:” cmimet vendosen ne perputhje me tarifat e miratuara te sherbimit postar si dhe kerkesat e tregut filatelik”si dhe udhezimin Nr 2484 drt 18.07.2202,pika 6 ku thuhet”Cmimi i nje emisioni percaktohet ne perputhje me kekesat e tregut filatelik”.Ne kete rast ai eshte percaktuar ne perputhje me kerkesen e porositesit..
Bazuar ne katalogun “Michel” si dhe faktin qe ne gjykatene shkalles se pare kemi depozitua dhe jane administruar,prej saj si prove tre kontrata te administrative homologe per te njejtin project,perkatesisht me adminstraten Kroate,Serbe dhe ate te Malit te Zi,si dhe kurset e kembimit te monedhave perkatese kundrejt dollarit ne mund te argumentojme qe kontrata e lidhur prej Postes Shqiptare jo vetem qe nuk ka qene e pafavoreshme per te por perkundrazi sic e thekson ne deshmine e tij Zoti Etenn de Cherizey,ajo eshte me e favoreshmja ne rajon.
-Etieeni ne letren e tij drejtuar Ministrit ben te qarte se kontrata jone eshte me e mira ne rajon.
Shpjegon qarte qellimin e perdorimit.
Tirazhet qe ne emetojme.
Me poshte po bejme vleresimin e kontratave te rajonit sipas katalogut “Michel”
1-Kontrata Serbe:
Sasite e kontraktuara: -500.000 seri nga 8 pulla =4.000.000pulla
-500.000 blloqe te perforuar nga 4 pulla
-500.000 blloqe te paperforuar me nga 4 pulla

Vlefta; Pulla 500.000 X 3euro =1.500.000 Euro x 8 =12.000.000 Euro
Blloqe 500.000 x 2 = 1.000.000 Euro
Blloqe 500.000 x 1 = 500.000 Euro
________________
Totali 13,500.000 Euro
Kontraktimi sipas nenit 2 te kontrates 500.000Euro
Sasia totale eshte 4 milion pulla dhe 1 milion blloqe.


2-Kontrata Kroate
Sasite e kontraktuara: 5000.000 seri x 2 pulla = 1.000.000 pulla
500.000 blloqe me nga 2 pulla

Vlefta Pulla 500.000 x 4.2(2+2.2) = 2.100.000 Euro
Blloqe 500.000 x 4.2= 2.100.000 Euro ___________
Totali 4.200.000 Euro
Kontraktimi sipas nenit 2 te kontrats 500.000 Euro
Sasite totale 1 milion pulla dhe 500 mije blloqe.

3-Kontrata e Malit te Zi:

Sasite e kontraktuara 500.000 seri x8 pulla = 4.000.000 pulla
500.000 blloqe me nga 4 pulla te perforua
500.000 seri me nga 4 pulla te paperforuara

Vlefta Pulla 500.000 x 11 (0.5+1+2+2+05+1+2+2) = 5.500.000 Euro
Blloqe 500.000 x5.5 Euro = 2.750.000 Euro
__________________
Totali 8.250.000Euro
Kontraktimi sipas nenit 2 500 mije Euro.

4-Kontrata me Bosnie Hercegovinen
Sasite e kontraktuara 500.000 seri me 4 puamje = 2.000.000 pulla
Blloke me 4 pulla 500.000

Vlefta 500.000 x4(1+1+1+1) = 2.000.000 Euro
Bloqe 500.000 x (1+1+1+1) = 2.000.000 Euro
________________
Totali 4.000.000 Euro
Vlefta e kontraktuar 500.000 Euro

5-Kontrata Shqiptare:

Sasite e kontraktuara Pulla 500.000 seri x 2 pulla =1.000.000 pulla
Blloqe 500.000 me nje pulle
Vlefta pulla 500.000 x 3.6 euro =1.800.000 Euro
Blloqe 500.000 x 4 = 2.000.000 Euro
____________________
Totali 3.800.000 Euro
Vlefta e kontraktuar 650.000 Euro

6-Kontrata Greke
Blloke 500.000 x 4(1.5+2.5) = 2.000.000 Euro
Vlefta e kontraktuar 500.000Euro

7-Kontrata Sllovene
Sasite e kontraktuara :500.000 seri x4 pulla= 2.000.000 pulla
Bllok me 4 pulla 500.000
Vlefta 500.000 x 2 (0.5+0.5+0.5+0.5) =1.000.000 Euro
500.000 x2.5(0.7+0.7+0.7+0.8) =1.250.000 Euro
________________
Totali 2.250.000 Euro
Vlefta e kontrakuar 500 mije Euro

8-Kontrata Rumune
Ssia totale e pullave seria me 4 pulla-500.000 x 4=2.000.000
Blloqe 4 x 500.000 = 2.000.000 cope
Cmimi per set 14Euro
Vlefta totale 500.000 x14=7.000.000 Euro
Vlefta e kontraktuar 500.000 Euro

9-Kontrata Daneze
Sasia seria me nje pulle 500.000 Vlefta 500.000x7=3.500.000Euro
Kontrata standarte 500.000 Euro

10-Kontrata me Islanden
Sasia 500.000 vlefta e setit 7.5 Euro
Vlefta totale;500.000x7.5=3.750.000
Vlefta e kontrates 500.000Euro


NE LIDHJE ME VLERESIMIN E REALIZIMIT TE MAREVESHJES NE DOSJE KEMI KETO REFERENCA:

Fq 245,fq 246:
Vendimi Nr 25 dt 01.09.2005. 12
-vendimi nr 33 dt 13.10.2005. fq 14
-vendimi Nr 36 dt 21.10.2005 fq 4

Ne kete material duhet te sqarohet qarte fakti qe eshte respektuar nga ana e drejtorise se pulles e drejta qe cmimi i tyre eshte percaktuar ne baze te kerkeses se porositesit. Kjo ka vlere sidomos ne kete rast.
Me qellim qe gjykimi juaj te jete i drejte pavaresisht se me vullnet te mire kjo realizohet edhe me dokumentacionin qe permban dosja duke realizuar gjykimin ne themel te ceshtjes, kete do ta bej me bindes edhe dokumntacioni shtese qe ne kerkojme te depozitojme.
Lista e dokumentave te dorezuara:
Duke kerkuar vemendjen dhe miratimin tuaj per kete kerkese.

Me Respekt

Luiza Hoxhaj.

(shenime
V.O. Anexi 2 qe i eshte bashkangjitur kontrates nuk permendet ne asnje moment. Tek ky document nuk ka perse te ndodhet firma ime aq me teper e prodhuesit grek.Ky do kument hedh drite mbi faktin se keto specifikime nuk jane bere ne momentin mbas nenshkrimit te mareveshjes,sepse aty thuhet sipas dokumentave te tenderit Nr 2075(5)/5 dt 29.06.2005.
Shkresa e dates 22/06/2005 specifikimet teknike me tere firmat e anetareve te komisionit nuk e ka vendin aty,sepse specifikimet bashkangjitur urdherit te prokurimit Nr 16 Prot dt 22.06.2005 kane vetem firmen e Taulantit.
-Flete dalja Nr 153 dt 30.09.2005 ka numer serie me te larte se flete dalja Nr 17.dt 20.09.2005 kjo tregon se jane bere me vone.
Fakti qe keto nuk jane pulla te reja por emisione te mepareshme i pergjigjet tamam parimit te projektit “pulle mbi pulle”
‘ligji 7638”dt 1911.1992 neni 103 paragrafi tre thote: __Perfundimi operacioneve te renditura ne statut mund te behet me autorizim paraprak te keshillit mbikqyres..”
Pra nuk eshte detyruese pra bie aresyetimi se eshte shkelur ky ligj.(facsimile ndodhet ne dosje fq 442)
Ne ligj “per shoqerite tregetare thuhet;
“drejtoria ka kompetenca te plota per te vepruar ne emer te shoqerise “

Të duash, të dish, të mundesh

"Të duash, të dish, të mundesh", morali i kësaj përralle më kujtua këto ditë, duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve politike, mbas periudhës së zgjedhjeve të korrikut 2005, në veçanti rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe zhvillimet mbas këtij momenti.

Në këtë shkrim nuk po i shoh hapat e hedhur nga politika nga pikëpamja e saktësisë, drejtësisë apo moralitetit të tyre politik. Nuk ia jap të drejtën vetes t'i analizoj në këtë këndvështrim, sepse proceset tashmë janë finalizuar dhe një diskutim i tillë nuk sjell asgjë. Në këtë rast duhet ndjekur përvoja e duhet ndjekur përvoja e një rrëfenje të vjetër hebraike, sipas së cilës babai e rrihte djalin sa herë e niste në burim për ujë, duke e porositur që të mos e thyente shtamën. Pra, pa e thyer shtamën. Morali i saj është: më pas, mbasi thyhet shtama, nuk kishte kuptim ndëshkimi.

Nëse bëjmë një paralele, ne sot jemi në kushtet e një procesi të kryer. Ne sot kemi një President të Republikës të zgjedhur në bazë të një procesi, jo konsensual, por të pakritikueshëm si proces dhe të rregullt nga pikëpamja kushtetuese. Si i tillë, ai gëzon tërë respektin e merituar si qytetar i parë i këtij shteti me shumë halle, pavarësisht nga komentet e shumta për mënyrën se si u zgjodh. Vlerësimet se si dhe sa do t'i përmbushë premtimet e tij fillojnë tani.

Në këto ditë, varësisht nga deklaratat e tij në lidhje me reformën në drejtësi, e parë kjo si një nyje, që e mban lidhur një emër i përveçëm, varësisht do të përcaktohet nëse do t'i përafrohet apo jo gabimit të parë, duke qenë ende në kohë për ta shmangur atë. Personalisht nuk kam asnjë merak, sepse në rastin tim prokurori u thye përballë presionit politik, duke mos respektuar proceset ligjore, si dhe duke mos u kryer prej institucionit të drejtuar prej tij një proces hetimor i drejtë dhe i paanshëm.

Në këtë rast prova është se si do të funksionojë respektimi i procesit kushtetues, pjesërisht produkt edhe i opozitës.

Komentin tim dëshiroj ta kanalizoj në një plan tjetër, në atë të saktësisë së hapave të hedhur nga ana e opozitës, nivelin e koordinimit të koalicionit opozitar dhe largpamësinë e parashikimeve të saj.

Brenda hapësirës opozitare këto vlerësime dua t'i bëj në veçanti për PS si forca më e madhe e këtij koalicioni, për lidershipin e saj, duke shtruar njëkohësisht pyetjen:

A e kryen kjo forcë realisht këtë rol?

Strategjia e opozitës dhe në veçanti e forcës më të madhe opozitare fillimisht ishte ajo e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo ishte shpallur si e tillë qysh në muajt e parë të paszgjedhjeve të vitit 2005. Momenti i zgjedhjes së Presidentit ishte një krizë e paramenduar dhe e shpallur, si një pengesë e pakapërcyeshme prej maxhorancës aktuale për shkak të mos sigurimit të numrit magjik 84 të deputetëve, që do të mundësonin zgjedhjen e Presidentit.

Është normale të mendosh qysh të nesërmen e zgjedhjeve të përgjithshme, prej të cilave ke dalë humbës, për zgjedhjet e ardhshme dhe strategjinë për të dalë fitues.

Sipas teorive mbi demokracinë kjo vlen për çdo forcë apo koalicion, që rezulton në opozitë, aq më tepër për koalicionin tonë të majtë, i cili në vlerë absolute të totalit të votave rezultonte shumicë, por një shumicë, e cila nuk përkthehej e tillë në kartona parlamentarë, pra një maxhorancë popullore e shndërruar në minorancë qeverisëse.

Në këto kushte, përveç sloganit "Humbëm ne, por fituan standardet", një sheqerkë tjetër, që iu servir si zgjidhje elektoratit të majtë, të zhgënjyer nga ky mosmenaxhim i rezultatit, ishin zgjedhjet e parakohshme.

Opozita e re ishte e detyruar të reagonte kështu, sepse ajo duhej t'i kthente borxhin elektoratit, të cilit i kishte marrë "miell hua" (vota) dhe nuk ia kishte kthyer; përkundrazi, i kishte shpërdoruar. Votat e majta ishin bërë shtylla të qeverisjes së djathtë. Të gjithë e njohin sindromën Xhuveli, si dhe kalimin e PBDNJ-së në anën e koalicionit qeveritar.

Përballë fragmentarizimit të së majtës, e djathta, megjithëse mund të qeveriste e vetme, me largpamësi syrin e kishte te numri magjik (84), prandaj afroi në qeverisje Xhuvelin, i bëri lëshime PDS-së etj.

Shndërrimi i votave të majta në më shumë pushtet të djathtë vazhdoi më tej me riformatimet e grupeve parlamentare, kulmoi me zgjedhjen e Presidentit dhe vazhdon ende duke u shndërruar në një proces të vazhduar, pra një fenomen, shkaqet e të cilit duhen identifikuar dhe mandej kuruar.

Jo në të gjitha rastet motivet e kësaj lloj sjelljeje kanë qenë të njëjta, por nga më të ndryshmet, duke variuar nga ato personale e deri te interesa madhore, partiake apo kombëtare.

Me ndryshimin e kryer në lidershipin e PS-së, pas dorëheqjes së liderit të saj, u krijua një situatë pak euforike në lidhje me funksionimin e Koalicionit të Ri Opozitar.

Ato mangësi, që sipas pretendimeve të kryetarëve të partive aleate, kishin çuar në humbje, siç ishin mosfunksionimi i tryezës së kryetarëve, apo mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërpartiak për të menaxhuar rezultatin e 3 korrikut 2005, mendohej se po eliminoheshin dhe do të kishte më shumë demokraci në këtë funksionim.

Faza e parë tregoi se me shumë vështirësi u ul në bisedime lideri i LSI-së, vonesë kjo e logjikshme, po të kemi parasysh se ajo vetëm pak kohë më parë ishte shkëputur prej PS-së, kështu që i nevojitej një argument i fortë për t'u ribashkuar tashmë si aleate e saj.

Marrëdhëniet dukej sikur po funksiononin.

Por, duke qenë se thamë se PD dhe aleatët e saj qysh në fillim u vunë në lëvizje për të joshur disa prej aleatëve tanë, të cilët pësonin thyerje të lehta herë pas here, funksionimi i koalicionit pati edhe probleme.

Partitë e koalicionit opozitar po ridimensiononin marrëdhëniet dhe rolin e tyre brenda koalicionit, duke marrë goxha terren. Në këtë terrenmarrje ato shfrytëzuan edhe kushtet në të cilat ndodhej PS dhe sidomos lideri i saj i ri.

Shumë i suksesshëm ka qenë në këtë ndërmarrje zoti Meta, për shkak të përvojës së gjatë politike që kishte, si dhe njohjes në detaje të PS-së dhe plagëve të saj. Roli i tij është i njohur si në ndikimin e madh në hapat e hedhur nga opozita, ashtu edhe në rezultatet e saj.

Në këtë rast ai shfrytëzoi shumë mirë nevojën e kryetarit Rama për t'u afirmuar si lider i PS-së së pari e mandej si lider i koalicionit opozitar.

Në këtë logjikë Meta kishte kuptuar shumë mirë domosdoshmërinë, që kishte Rama për t'u rikonfirmuar në krye të Bashkisë Tiranë. Pa këtë rikonfirmim Rama nuk mund të shndërrohej në një lider të fortë në PS.

Në këto kushte Rama ishte gati të bënte çdo lëshim për të siguruar mbështetjen e aleatëve në rikandidimin e tij, sidomos të LSI-së.

Rezistenca e opozitës për të ndryshuar kodin zgjedhor, përdorimi i vetos dhe përpjekjet e saj për të hyrë në një proces zgjedhor me standarde rezultoi e pasuksesshme, duke u katandisur me një marrëveshje minimale mbi mënyrën e përdorimit të dokumenteve të identifikimit.

Në rrugën e vështirë të konsolidimit të koalicionit opozitar, i cili jo gjithmonë ishte kompakt në qëndrimet e tij, parti të caktuara, sidomos LSI, ushtronin presion për të rritur rolin e tyre dhe në shumë raste ia arrinin.

Në rastin e zgjedhjeve të 18 Shkurtit koalicioni opozitar u duk më i bashkuar dhe më i domosdoshëm se kurrë. Duke tejkaluar rëndësinë e tyre si zgjedhje administrative, këto zgjedhje morën përmasat dhe trajtesën e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi ishin ballafaqimi i parë elektoral pas ndryshimit të raportit të forcave dhe, në një farë mënyre, ishin edhe sfida personale të liderëve respektivë.

Mobilizimet përkatëse elektorale, gabimet që kishte bërë PD në pak muaj qeverisjeje ishin një arsye e pranueshme që fitorja t'i buzëqeshte opozitës.

Rama, duke qenë nën presionin e aleatëve, duke dashur që, me presionin e tryezës së aleatëve, të neutralizonte edhe shumë vektorë që nuk ecnin në një kahje me të në PS, bëri shumë lëshime, duke lënë zona të lira për kandidatë të opozitës në mënyrë të pastudiuar, në mungesë të bashkëpunimit me strukturat lokale, dhe rezultati nuk ishte i kënaqshëm në gjithë territorin.

Po ashtu, edhe në ato raste kur kandidatët ishin të PS-së, nuk u zbatua ai që u trumbetua me të madhe si shkopi magjik, përcaktimi i kandidatëve sipas parimit "një anëtar, një votë".

Së pari: zbatimi i tij kërkonte që procesi seleksionues t'i lihej tërësisht në dorë anëtarësisë dhe jo të deformohej, duke hyrë në mes si hallkë ndërmjetëse kryesia, e cila në këtë rast duhej të përcaktonte vetëm kriteret.

Dhe

Së dyti: edhe në këtë proces jo perfekt përzgjedhjeje, produkti i tij duhej respektuar, gjë e cila nuk ndodhi në shumicën e rasteve. Në shumë zona u përzgjodh i fundit ose edhe jashtë radhës së konkurrentëve, sipas preferencave në kupolë apo pranë saj, pra jo të anëtarësisë, së cilës pretendohej se i ishte dhënë më shumë pushtet.

Duke mos njohur psikologjinë e socialistëve, si dhe pjekurinë e elektoratit, i cili sot nuk sheh dhe vlerëson vetëm forcën politike, por edhe individin, morëm rezultat të pakënaqshëm në shumicën e njësive të cilat më parë ishin drejtuar nga socialistë.

Teoria e vendosjes së anëtarësisë dhe elektoratit përpara faktit të kryer këtë herë nuk funksionoi.

Duke vlerësuar vetëm rezultatin në qytetet kryesore, ne na rrëmbeu euforia.

Për mendimin tim rezultati ishte jo i mirë, sepse, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme administrative, ne kishim humbur goxha terren, pra pushtet.

Po ashtu, për shkak të padijes, mungesës së përvojës, apo elasticitetit si forcë politike, ky rezultat, edhe atje ku ishte pozitiv, nuk u mirëadministrua dhe në këtë rast ne pësuam një fiasko në zgjedhjet e drejtimit të këshillave bashkiakë apo komunalë, si dhe në zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të qarkut.

Skandaloz rezultati do të ishte në zgjedhjet e këshillave të qarkut, ku nga 12 qarqe vetëm një drejtohet nga një socialist.

Kemi humbur apo fituar, kur nga 8 qarqe, që drejtonim më parë, sot drejtojmë vetëm një? Kjo ishte një terrenhumbje në tavolinë, për shkak të mungesës së përvojës së drejtuesve tanë partiakë në nivel lokal dhe qendror.

Kjo ndodhi edhe për shkak se aleancat tona nuk ishin të qëndrueshme dhe parimore, por tepër pragmatiste. Një pjesë të aleatëve tanë tekanjozë ambiciet e tyre i siguronin nëpërmjet aleancave të pandershme me kundërshtarët tanë, kundrejt leverdisë reciproke, duke ndarë me ta një pjesë të pushtetit vendimmarrës, në të dy nivelet e pushtetit lokal.

Edhe kjo për shkak të moskoordinimit.

Pra, përsëri jemi në rastin kur votat e majta përkthehen në pushtet të djathtë.

Finalizimi i këtij procesi ndodhi me Qarkun e Tiranës.

I kujt është faji? – Përsëri marrëveshjet dhe aleancat nuk kanë funksionuar në nivel qendror dhe vendor. Pra, përsëri nga euforia, orekset e mëdha ose mungesa e vullnetit për t'i ndjekur proceset deri në fund.

Ky mosmenaxhim evidentoi qartë sindromën e kujdesit vetëm për pushtetin personal, duke harruar faktin se socialistë jetojnë jo vetëm në Tiranë, Vlorë, Durrës e qytete të tjera të mëdha, por edhe në bashki e komuna të vogla, deri në ato me 1000 votues, dhe se PS është edhe përfaqësuese e tyre.

Direkt pas zgjedhjeve lokale, pa përfunduar ende ato, u identifikua fakti se marrëveshja për ndryshimet në kodin zgjedhor ishte e pavlefshme, sepse nuk ishte punuar me largpamësi. Neni për dokumentet e identifikimit ishte thjesht tranzitor, njëpërdorimshëm, i vlefshëm vetëm për zgjedhjet e 18 Shkurtit. Kjo bëri të mundur që, në një zonë ku ne kishim fituar tre javë më parë, të "humbisnim thellë".

I kujt është faji? – Natyrisht "i padijes, zotëri".

Gjithë përpjekjet e opozitës dhe rezultati i tyre mund të përmblidhen në "shumë zhurmë për asgjë", vetëm për një nen tranzitor njëpërdorimshëm.

Pas Shijakut, në kulmin e debateve për zgjedhjen e Presidentit, kur alternativa e zgjedhjeve të parakohshme ishte më prezente se kurrë, përsëri Pogradeci ishte një tjetër shuplakë për opozitën, e cila zbehte klimën pozitive të krijuar pas zgjedhjeve të 18 Shkurtit. C'mund të thuhet për zonën 31 në Tiranë, ku më 18 Shkurt fitoi kandidati i opozitës së bashkuar?

Ç'farë ka ndodhur në këta shtatë muaj, që elektorati të na ndëshkojë në të njëjtën zonë ku fituam më 18 Shkurt?

Përsëri akuza të artikuluara zbehtë për vjedhje, manipulim, dhunë verbale etj.

Por kundërshtarin duhet ta vlerësosh me tërë kapacitetet e tij pozitive dhe negative. Për sa kohë që nuk je në gjendje të imponosh rregulla korrekte loje dhe pranon të garosh në ato kushte, tregon se nuk je një opozitë e fortë.

Opozita vendosi disa kushte për dhënien e konsensusit në rastin e zgjedhjes së Presidentit, ku më të rëndësishmet ishin reformat. Por a premtonte koha për reforma të tilla vetëm dy muaj përpara skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit? – Absolutisht jo.

Opozita në tërësi dhe PS (një pjesë e udhëheqjes) në veçanti targetoi si kundërshtar të saj në rastin e zgjedhjes së Presidentit Fatos Nanon dhe të gjitha lëvizjet e saj i organizoi në mënyrë të tillë, që vetëm ai të mos dilte President.

A ishte e drejtë kjo?

– Natyrisht jo, përderisa opozita e kishte në listën e saj të propozimeve. E kundërta do t'i shkonte më shumë për shtat sjelljes së PS-së.

Atëherë pse u veprua kështu?

Nëse kandidatura e opozitës do të ishte Nano, produkti i këtij procesi, parë nën këndvështrimin e asaj që prezantonte se synonte opozita, do të ishte më i mirë:

– Nano President.

Ose

– zgjedhje të parakohshme.

Dhe kjo mundësi u dogj vetë prej opozitës. Kjo duket qartë po të lexosh drejt veprimet e opozitës, ndërkohë që elektoratit i serviret e kundërta e saj. Të gjithë elementët opozitarë, me veprimet apo mosveprimet e tyre, punuan për këtë zgjidhje që kemi sot.

Personalisht jam e mendimit se të tëra variantet, përfshi edhe zgjedhjet e parakohshme, kishin anën e tyre pozitive. Boll që u lëviz nga ujërat e ndenjura. Kur je në lëvizje çdo produkt, gjithsesi, është më i mirë se ekzistuesi.

Pavarësisht nga të gjitha sa thashë më sipër, personalisht zgjedhjet e parakohshme i kam konsideruar një mision të pamundur për opozitën, sepse do të ishin zgjedhje me të njëjtat standarde dhe produktin e tyre ne tashmë e njohim.

Për mendimin tim alternativa e zgjedhjeve të parakohshme u përdor me qëllim që të krijohej një lloj joshjeje dhe ndarjeje për efekte të përpjekjeve për zotërimin e PS-së, për të fshehur defektet në funksionimin e saj, sesa si një mundësi reale apo e dëshiruar.

Në terma afatshkurtër, pas dy kongreseve problematike, edhe në rastin kur kishte heshtje, heshtja foli shumë. Zgjedhjet e parakohshme do të kishin vetëm një funksion: atë të fazës së fundit të asgjësimit pjesë-pjesë të mendimit ndryshe në PS.

Sa për kujtesë, një pjesë u eliminuan në fazën përzgjedhëse të kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor, gjë e cila çoi në humbje të shumë komunave dhe bashkive të zotëruara më parë prej PS-së; një pjesë u eliminuan në procesin e përzgjedhjes së delegatëve për në kongres; pjesa tjetër në listat për kandidim për Asamblenë Kombëtare; një pjesë në procesin e votimit në kongres; një pjesë me përjashtim pas votimit për Presidentin; një pjesë në zgjedhjet për Kryesi, kështu që duhej mbaruar punë edhe me grupin parlamentar.

Kjo duket akoma më e rëndë kur mendon se këto veprime ndërmerren nga zoti Rama, i shpallur si njeri i ndryshimit, përkrahës dhe përfaqësues i mendimit ndryshe në PS, përkrahës i fraksioneve etj.

Mos vallë këto ishin fasadë për të realizuar objektivin e shumëëndërruar dhe nuk duhet të shërbejnë për askënd tjetër, prandaj u fshinë nga statuti i ri?

Pra kemi një rikthim në identitetin parareformues, në vend të vazhdimit të procesit real reformues, sepse njihen tashmë nga publiku proceset reformuese në PS, të cilat e kishin bërë atë forcën më demokratike dhe liberale në Shqipëri.

Sot shihet qartë se treni i Ramës në çdo stacion po lë nga një vagon, me socialistë apo me aleatë.

Prandaj PS duhet të kryejë ndryshimin e kursit të proceseve të saj reformuese, duke i përdorur ato si procese shëndoshjeje dhe fuqizimi dhe jo si mekanizma qethës e likuidues, sepse përndryshe do të mbetemi vetëm me lokomotivën.

Ky do të ishte rasti fatal për opozitën.

Kjo klimë, më shumë se sa vetë Ramës, u shërbeu dhe u shërben aspirantëve për akaparim postesh në PS, të pamundura në procese normale konkurruese për ta.

Pra, në konkluzion mendoj se opozita në tërësi dhe PS në veçanti janë mekanizma gjigantë, të cilët, për t'i drejtuar, udhëhequr dhe lëvizur në drejtimin e duhur, duhet jo vetëm të duash, por edhe të dish dhe, veç kësaj, edhe të mundesh. Deri më sot, përveç dëshirës, është demonstruar se dija dhe aftësitë nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Egocentrizmi prezent në të gjitha nivelet po i orienton në rrugën e gabuar të shenjimit vetëm të objektivave personalë, të zhytjes në një kacafytje të brendshme, që lë jashtë vështrimit të tyre krizën, e cila është ulur këmbëkryq, duke u thelluar çdo ditë dhe duke u bërë shumëdimensionale.

Shmangia e zgjedhjeve të parakohshme ka krijuar mundësinë e një kohe të mjaftueshme për të rikuperuar energjitë, për t'i bashkuar dhe shumëfishuar fuqitë, duke i përdorur ato pozitivisht dhe në drejtimin e duhur, si dhe duke e vendosur opozitën në kufijtë e misionit të saj real si opozitë.

Mbi të gjitha, më shumë punë i duhet PS-së për të rimarrë rolin e munguar të liderit të koalicionit opozitar, rol të cilin, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se po e luan LSI.

Për këtë duhet vizion, vullnet, vetëdije.

I takon lidershipit të PS-së të ndryshojë kurs dhe të rrisë kohezionin e brendshëm dhe kolegjialitetin në të, në të gjitha nivelet në parti së pari e mandej në koalicion.

Mbi të gjitha i takon anëtarësisë dhe çdo force progresiste brenda saj të mos tregohen konformiste, por të reagojnë dhe të shpalosin kurajon për ta vlerësuar situatën realisht, për t'i emërtuar veprimet dhe mosveprimet me emrin e tyre të vërtetë, mbi të gjitha për ta bërë PS vërtet një parti opozitare, që ndërmerr veprime konkrete politike, që prek, evidenton dhe lufton plagët reale të shoqërisë së sotme shqiptare.

Deri tani nuk e kemi parë një gjë të tillë. Vetëm një opozitë, e cila investohet në këtë drejtim, duke ofruar alternativa dhe kontribute integruese, brenda vetes (jo të vazhdojmë me sindromën e shenjimit të njëri-tjetrit në salla socialistësh të ndarë).

Në këtë rast përgjegjësia është e drejtimit zyrtar, i cili duhet të krijojë klimën e nevojshme për dialog dhe integrim të faktorëve të brendshëm, partiakë dhe opozitarë, në planin kombëtar dhe më tej në planin europian dhe euroatlantik.

Vetëm një opozitë e cila investohet në këtë drejtim meriton të vijë në pushtet.

Gjysma e vjeshtës ka kaluar. Nuk duhet humbur edhe ky sezon provimi, ndryshe do të ngelim në klasë.

Luiza Hoxhaj
Tetor 2007

Perballimi i pergjegjesive te qeverisjes

Ky shkrim se bashku me shkrimin Urrejtja perveluese e Berishes, ju cuan per botim Gazetes "Koha Jona", me premtimin e botuesit se do te botoheshin. Kjo nuk ndodhi. Ato nuk e di prej kujt dhe pse u penguan te botoheshin,duke perfunduar ne tavolinen e punes se drejtuesve te larte te legjislativit, gje e cila nderkohe qe une kisha ardhur per t'u deklaruar vullnetarisht, beri qe te shpejtoheshin punet dhe jashte parashikimeve te ligjit une te mos pyetesha por ne menyre arbitrare te gjendesha ne qelite e paraburgimit, gje e cila kushtezoi zhvillimet e metejshme.
Pas asaj qe ndodhi keto e paten te veshtire te gjenin driten e botimit.
Luiza Hoxhaj

PERBALLIMI I PERGJEGJESIVE TE QEVERISJES

Cdo force politike prezantohet ne fushata elektorale me programin elektorale dhe ne baze te cilesise, objektivitetit si dhe besueshmerise se tyre votohet prej elektoratit. Njekohesisht forca politike e bazon suksesin e saj edhe tek njerezit qe do ta zbatojne kete program.
Qe te besh efektiv nje program eshte e nevojeshme qe per zbatimin e tij te impenjohen njerez qe besojne tek ky program, qe e njohin ate por edhe qe jane te interesuar qe forca politike te vleresohet e pergjegjeshme prej elektoratit per angazhimet dhe premtimet elektorale. Jo me kot shteti demokratik ka dhe rregullat se si demostrohet kjo pergjegjeshmeri.
Pervec rolit te rendesishem qe ka organi ligjvenes, prej te cilit burojne te gjitha pushtetet, sepse ne fund te fundit aty e ka fillesen gjithshka, por nuk mbaron gjithshka po aty, mbasi keto pergjegjesi respektohen edhe nga pushtetet e tjera. 
Politikat e hartuara dhe materializuara ne ligje apo vendime te parlamentit mbeten ne leter, nese nuk behen te zbatueshme nepermjet akteve te tjera nenligjore cilesore, qe hartohen nga ekzekutivi dhe zbatohen po prej tij apo prej institucioneve te tjera te pavarura,si pushtete te ndara, gje e cila eshte shume sakte e shprehur ne kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ne sherbim te ketij pushteti eshte nje armate e tere nepunesish te te gjitha niveleve te administrates publike apo te institucioneve te tjera.
Per menyren e funksionimit te kesaj administrate si dhe menyren e rekrutimit te saj jane percaktuar rregulla dhe kritere te fiksuara ne aktet ligjore apo nenligjore. Kjo me te vetmin merak qe kjo administrate te konsolidohet dhe te siguroje vazhdimesine. Por ndersa e shkruara nuk eshte edhe aq keq per zbatimin nuk mund te thuhet e njejta gje. Per te harmonizuar efektin e rotacionit te pushtetit me vazhdimesine e kesaj administrate, ashtu si ne gjithe boten edhe ne administraten tona postet jane te ndara ne poste politike dhe civile dhe si te tilla rregullat e rekrutimit jane te ndryshme.
Por c’ndodh ne praktike?
Pushtetin e fiton forca politike apo koalicioni i disa forcave politike dhe si te tilla ato kane pegjegjesine e qeverisjes. Sapo mbaron ky proces gjithshka shmanget nga normaliteti. Ne poste politike per moderacion apo thjesht per te vazhduar me sidromen e besnikeve personal emerohen njerez qe nuk kane fare lidhje me forcen politike apo koalicionin perkates (si te tille pra pa detyrime perball kesaj force apo ketij koalicioni). Ne poste teknike mund te ndodh edhe e kunderta.
Mendimi se ne poste politike duhen emeruar vetem element qe i perkasin anetaresise se partise apo koalicionit fitues nuk eshte anakronik. Nje perfaqesues i partise laburiste angleze ne nje seminar trajnues kur ju be nje pyetje se cila eshte eksperienca e tyre ne kete drejtim pergjigjia e tij ishte: Ne te gjitha rastet qe te perfaqesosh ne ekzekutiv dhe kudo ne partine laburiste duhet te jesh anetar i saj. Pra edhe eksperienca e partive moderne eshte e tille.
Njerezit e marre vetem per miqesi duke mos ndjere pergjegjesi e shperdorojne edhe miqesine dhe ndodh pastaj si tek perralla me rrepat ne sistem zinxhire rrokullisin tatpjete te teren.
Po kostot kush i paguan?
Natyrisht te qeverisurit qe nuk qeverisen sipas premtimit dhe forca politike qe duhet te perballet perseri me votuesit dhe te paguaj kostot perkatese nese nuk i ka permbushur mire detyrimet. Pra individi i rekrutuar ne poste te tilla jashte ketyre pergjegjesive nuk paguan asgje. Vec kesaj edhe vet administrata duke e ndjere veten te pasigurt, te perkoheshme nuk investohet plotesisht dhe priret me teper nga avantazhet qe te krijon vendi i punes se sa nga detyrimet. Rezultati-Jo koment: -Nje administrate qe terhiqet zvarre.

Problemi eshte qe duhet te vish ne qeverisje per te sjelle nje ndryshim ne cilesi, ne thelb, jo thjesht ne form. 
Por c’ndodh ne te vertete? 
Nje shumice jo e pakonsiderueshme eshte e mendimit se ne praktike nuk ndodh keshtu. Per te materializuar nje koncept te tille duhet kontributi i te gjitheve,por seicili ne vendin e vet. Ne administrate duhen terhequr njerez me vizione. Ne kete drejtim niveli i administrates eshte jo ne cilesine dhe pergjegjshmerine e kerkuar. Ka nje rendje drejt terheqjes se njerezve te bisnesit ne kete administrate duke perbere here pas here konflikt interesash apo edhe shqetesim per organizmat nderkombetare. Une mendoj se pa e ekzagjeruar duhet te vazhdoj konsolidimi i klases se bisnesmeneve, i klases se nepunesve te administrates publike, por edhe te vet klases politike.
Per mendimin tim hapa te tille pervec mesazhit pozitiv qe japin per nje qeverisje te hapur ndaj gjithe elementeve te pergatitur profesionalisht, pra ndaj vlerave, garantojne njekohesisht arritjen dhe ruajtjen e standarteve. Ne se kjo perdoret thjesht si fasade ajo jep efektin e kundert.
Rendja me teprice ndaj kategorise se te zakonshmes jashte forces politike, me te vetmin “favor” se jane te panjohur, per mendimin tim tregon se ne ose kemi varferi (pra nuk i justifikojme pretendimet se kemi dhe mireperdorim burimet tona njerezore) ose nuk dime t’i vleresojme njerezit tane. Ata ne fakt kane avantazhin e madh, ndaj te panjohurve, se besojne tek programi i kesaj qeverie dhe jane me te prirur te investohen per zbatimin e tij. Si te tille ata kur jane me te mire apo te barabarte me kategorine e te panjohurve duhet te jene te perzgjedhurit. Ndoshta kane nje disavantazh se nuk dine te lyejne kepucet e eprorit, i prezantojne problemet pa lluster dhe nuk ndihen produkt i dikujt dhe ne kete rast gjithe nderimin e kane vetem per punen.
Hapat e ndermarre nga qeveria socialiste per persosjen e ligjit te sherbimit civil dhe persosja e rregullave dhe kritereve te rekrutimi te punonjesve te administrates publike i ngushtojne shume hapesirat e subjektivizmit, por prap per mendimin time perqendrimi i kompetencave ne duart e nje njeriu eshte teper i larte. Une e kam frike njeriun me pushtet te pakufizuar. Te gjithe duhet t’a kemi frike nje njeri te tille, kushdo qofte emri i tij. Ne kemi vuajtur si komb nga njerez te tille. Kujtesa eshte shume e afert ne kohe. Mentaliteti i klases se sotme politike eshte i tille qe spekullon edhe kur nuk i ka ne dore kompetencat, pale kur ato i ka me bollek dhe me percaktime evazive. Kultura demokratike dhe kolegjiale le shume per te deshiruar. Zot na ruaj nga pushteti i njeshit ne cdo pozicion qofte ai. Rreziku me i madh i ketij modeli eshte abuzimi me pushtetin.
Pavaresisht se jam e angazhuar ne politike objektivat e mia ne kete angazhim jane shume larg kesaj sindrome. Une besoj se forca politike ku une jam angazhuar, tek programi i te ciles besoj, nuk deshiron t’i ofroj publikut shqiptar kete model qeverisjeje. Per kete ne duhet te japim te gjithe kontributin tone. Te rreshqases drejt modeleve te tilla eshte shume lehte. Prandaj duhet te qendrojme sy hapur e mendje mprehte. Kete duhet ta bejme jo thjesht per interesa te caktuara te forces politike qe i perkasim por per te lene nje model te trashegueshem, i cili me kohe do te persoset, por jo permbyset.
Ky shkrim eshte pergatitur per botim ne prill te 2004, botim i cili nuk u realizua per shkak te emerimit tim ne detyren e Prefektes se Qarkut Berat. Kjo nuk u be per konformizem, por thjesht ne respekt te detyres, si perfaqesuese e qeverise kete duhej ta beja ne menyre institucionale.
Sot mendoj se ja vlen t’i rikthehesh kesaj teme me theks te vecante, sepse dukurite perseriten, tashme ne shkalle dhe permasa me te medha. Kemi nje administrate jo qe thjesht zvaritet, por per me keq ka ngecur ne vend. Jemi ne kushtet kur ka filluar permbysja. Po riciklohet teoria e zeros. Kudo sundon parimi dielli lindi kur linda une. Edhe plot veprimtari qe jane kryer apo pergatitur me pare prezantohen si risi si prurje te individit te ri. Ne shume raste per interesa te mbijeteses po kultivohet dyfytyresia ne administrate. C’mund te presesh nga ajo pjese e administrate pa dinjitet. Ndersa ne jemi perpjekur te kultivojme dinjitetin, ky nuk eshte nje proces i vazhduar. Modeli i frikshem i njeshit ri mbi kryet e gjithe seicilit. Ky model do te neutralizonte dhe do te bente te paefekshem edhe frymen pozitive dhe optimizmin, qe trasmeton angazhimi ne nivele te larta te administrates te nje gjenerate te re intelektualesh dhe teknicienesh, me formim dhe vizion modern bashkekohore. E them kete, sepse gjykoj se e nesermja eshte nje pune e imet, qe pergatitet cdo dite nga administrata disa mijeshe ne cdo sektor. Rotacioni politik eshte ne thelbin e shoqerise demokratike. 3 Korriku kushtezoi nje gje e tille, por ne demokraci rotacioni eshte proces persosjeje si i tille ai trashegon gjithshka pozitive. Sot mendoj, qe nga modeli qe permenda ne vend te trashegohen anet me pozitive te tij, po thellohen dukurite negative. Ne se do te ecet me keto deformime e nesermja qe na pergatitet nuk do te jete optimiste. Kjo situate alarmante kerkon zgjim dhe reagim pozitiv institucional. Kjo situate kerkon reflektim ndaj rekomandimave apo vendimeve te instituioneve te tjera te pavarura. Kjo eshte demokracia. Ky eshte shteti ligjor. Koalicioni qeverises duhet te mireperdor energjite e tij pozitive. Kur nuk reagon qeverisja rradha i mbetet shoqerise civile, individeve dhe se fundi opozites. Kjo duhet te ndodh sot. Neser do te jete vone.

Luiza Hoxhaj
TIRANE me 23.01.2006


Pas nje viti shoh se ne cdo sektor kane mbire te paaftet dhe treguesit perkeqesohen. Kjo keqqeverisje duhet ndalur. Kjo duhet realizuar me voten e njerezve progresiste. Megjithese ishin zgjedhje administrative, zgjedhjet e 18 Shkurtit kane shume per te treguar. Ato duhen lexuar drejt. Reflektimi duhet te jete i shpejte dhe i sakte.