Cerca nel blog

martedì 7 agosto 2007

PD, pasuri kombetare pa Berishen

Perse “pro” ne 97dhe perse “kundra” ne 2000.

PD, pasuri kombetare pa Berishen
Nga Luiza Hoxhaj, deputete.


Duke ngjitur shkallet e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise ndeshem me nje grup gazetaresh, te cilet po komentonin zhurmeshem nje deklarate te deputetit Braho. Dikush prej tyre thoshte: ”Spartaku e do Berishen ne burg”,; ”E mo lere ate,-thote nje gazetare e re ,-ai ate pune ka. Shume mire bene, qe dogjen, e harruan ata 97-en, qe dogjen dhe pine gjak njeriu”. Mendova me vete: "teper e re kjo vajze per te patur mllef brenda vetes, teper simpatike per te leshuar shprehje te tilla vulgare, teper naïve per te besuar peralla te tilla alla berishiane me pirje gjaku etj. Kjo vajze me floke te gjate e mendje te shkurter shprehu pa dashje thelbin e protestave te grupit berishian. Me to ata deshirojne te mos lene gure e kusur pa levizur per te rivene ne vend “nderin e humbur”. Ata, qe e njohin mire Berishen dhe i rrine prane thone se Berisha nuk gjen qetesi pa u hakmarre ndaj atyre, qe e kundershtojne dhe sidomos ndaj atyre, qe e rrezuan nga “kali i pushtetit” ne 97-ten. Berisha ky kalores i papergjegjeshem kerkon me cdo kusht, qe ata, qe i thane “Jo” ne , ne te njejten menyre t’i thone “Po”.
Kete e vertetojne me se miri ngjarjet e ketyre diteve. Situata paszgjedhore ne Shqiperi ashtu sic edhe ishte paralajmeruar nga fushata zgjedhore e PD-se, nuk eshte e qete. Realisht eshte krijuar nje situate absurde. Perpjekjet maksimale te Qeverise se Aleances per Shtetin, forcave politike konstruktive si dhe te komunitetit nderkombetar, per te krijuar nga pikpamja ligjore dhe teknike klimen e nevojeshme per zgjedhje te ndereshme dhe te lira, shoqeruar kjo edhe me sigurine e nevojeshme nga pikpamja e rendit publik, ndesh me nje reagim ne kahje te kundert te pjeses jo konstruktive te opozites.
Ndersa, me ne fund, me gjithe pengesat e perpjekjet destabilizuese u arrit te zhvillohen zgjedhje, te cilat u vleresuan si zgjedhjet me te mira ne keto 10 vjet tranzicion dhe si nje hap ne drejtimin e duhur, nga komuniteti nderkombetar si dhe nga opinioni i brendeshem publik. Perseri nuk eshte e thene, qe punet te vene mbare.
Dhe telashet nuk kane te sosur. Pas cdo zgjedhjeje ka gjithmone probleme, kundershtime, mospranime, akuza e keshtu pambarim….
Shtrohen pyetjet: Nga vijme? Ku shkojme? Deri kur keshtu? Mendoj se eshte plotesisht e ligjeshme, qe gjitheseicili prej nesh te pyes ne kete menyre.
Si nje perfaqesuese e komunitetit te mrekullueshem vlonjat, i cili i tha “Jo”-ne me te fuqishme dhe me te argumentuar pushtetit represiv berishian, kam plotesisht te drejte te pyes: Perse gjithmone keshtu? Ne emer te rikthimit ne pushtet, te cilin jane gati t’a paguajne me cdo cmim, largeqofte mos paste ndonje aresye me te erret, Berisha dhe klani i tij nuk lene gure pa levizur. Sapo punet marrin per mbare keta vrases te shpreses, progresit dhe zhvillimit me politiken e rruges kerkojne t’a kthejne vazhdimisht Shqiperine dhe demokracine ne gjendje paralitike. Keshtu po ndodh edhe kete rradhe. Duhet cmontuar ingranazhi, qofte edhe kur ben nje hap sado te vogel perpara. -Kjo eshte motua e Berishes. Dhe kete perpiqet t’a realizoj, duke shperdoruar cdo mjet.
Ashtu sic shperdoron lirine e fjales, lirine e shtypit, tolerancen, greven e urise, keto dite Berisha po shperdoron edhe te drejten e protestes. Cdo mjeti demokratik, duke e shperdoruar po i humbasin efikasitetin. Shkurt ata po vrasin demokracine. Une personalisht jam pro protestes si forme e shprehjes se mosbindjes civile ndaj nje shteti, qe nuk realizon detyrimet e Tij ndaj shtetasve, por perkundrazi ben te kunderten. Por njekohesisht une e quaj protesten nje akt te shenjte, te cmuar, qe nuk duhet shperdoruar. Ajo nuk duhet te perdoret si nje mjet nepermjet te cilit minoranca perpiqet te kontrolloj maxhorancen, per ta mbajtur shoqerine rob te deshires se saj per tu rikthyer ne pushtet. Qellimi i saj duhet te jete te ndertuarit e nje shoqerie demokratike dhe jo te ndertuarit e nje rruge per vete. Pra si gjithe gjerat e shenjta protesta duhet perdorur me vend, me karar pa u shperdoruar.
Duke ndjekur imazhet e protestes se postzgjedhjeve, gjoja per te mbrojtur institucionin e votes se lire, te cilen te gjithe e dime se sa here e kane shperdoruar, mu perforcua ideja se kjo eshte nje proteste ndryshe nga ajo qe i tha “Jo”pushtetit te Berishes dhe si e tille nuk eshte rruga, qe e rikthen ate ne pushtet.
Shoh, qe protesta krahas me zvogelimin e saj po behet gjithmone e me e dhuneshme, nderkohe, qe forcat e rendit”ruajne qetesine”. Bej krahasimin e kesaj proteste me ate te pranveres 97 per te argumentuar faktin, qe ato ndryshojne si nata me diten:

1-Protesta ne 97-en ishte nje proteste e ligjeshme dhe e natyreshme mbare popullore, si rezultat i vjedhjes se votes, perdorimit te dhunes ndaj opozites, mashtrimit, keqeqeverisjes si dhe vjedhjes se kursimeve te popullates apo humbjes se kursimeve (nuk flas per ata qe i rriten paret ne peme). Ky zemerim i akumuluar spontanisht gjeti si valvol shkarkimi renien e piramidave.
-Kurse sot nuk kemi te bejme me nje zemerim mbarepopullor, por me nje pjese destruktive te opozites, qe nuk vihet ne mbeshtetje te ndonje proteste te ligjeshme, por ka tendence, qe t’a injektoi ndjenjen e protestes, pra ta “stisi”ate. Ajo kerkon t’i bashkangjisi deshiren e saj per rikthim ne pushtet, jo me ane te votes pjeses tjeter te opozites dhe elektoratit opozitar, duke perdorur alibine e vjedhjes se votes. Por une do te sillja te pakten vetem rastin e bashkise Vlore, ku cdo proces-verbal ka edhe firmen e perfaqesuesit te PD-se. Atehere perse duhet protestuar? Kunder kujt? Vetvetes?

2-Opozita e atehereshme brenda misionit te saj si opozite u vu ne mbeshtetje te protestes popullore ne mbrojtje te dinjitetit dhe te drejtave njerezore te cenuara rende nga pushteti i atehereshem.
Kurse sot: Klani berishian kerkon t’a ndeze zemerimin popullore, duke kerkuar mbeshtetje dhe jo duke ofruar mbeshtetje.

3-Ne 97-ten protesta ishte frut i nje krize komplekse, i renies se demokracise dhe i vetmi mjet, qe mund t’a zhbllokonte situaten ishte mosbindja civile e te paqeverisurve.
Kurse sot: Njesoj si ne Qeverine e Stabilitetit kemi te bejme me nje periudhe ringritjeje ekonomike, te ngadalte, por gjithesesi mbetet ringritje. Kemi te bejme me nje periudhe stabiliteti makroekonomik dhe politik dhe keto protesta kerkojne te krijojne nje imazh tjeter, te gabuar, kerkojne te na rikthejne ne piken e nisjes.

4-Protesta e 97-es ne thelb ishte paqesore dhe massive, asaj here pas here perpiqeshin t’i injektonin elemente te dhuneshem, te cilave ajo per nje kohe te gjate u shpetoi mrekullisht, duke ruajtur si proteste e organizuar thelbin e saj paqesor. Elementet e dhuneshem nuk ishin pjese e saj, por u munduan t’a shfrytezonin ate.
Kurse sot: protesta pavaresisht nga mungesa e masivitetit jane qysh ne hapat e pare te dhuneshme (djegie, shkaterrime etj).

5-Protestat ne 97-ten u zhvilluan ne kushtet e renies se shtetit dhe ne kerkonim te ngrinim elemente te vecante te tij: Beme te mundur funksionimin e keshillave bashkiak, te keshillit te Rrethit dhe rikthimin ne pune te institucioneve. Pra u munduam te minimizonim sa do pak te keqen, qe kishte pllakosur kete vend.
Kurse sot protesta zhvillohet ne kushtet e konsolidimit te institucioneve dhe ka ne thelbin e saj goditjen e institucioneve. Keshtu mund te permendim goditjen me gure dhe bomba Molotov te Ministrise se Rendit, Kryeministrise, Kuvendit te Shqiperise, Bashkine e Tiranes, duke kulmuar me ngjarjen e Tropojes, goditjen e komisariatit (Ju kujtoi se ne Vlore komisariati i policies qendroi 10 dite i braktisur dhe nuk u cenua as nga popullata dhe as nga protestuesit).

6-Policia ne 97-ten si edhe shteti i atehereshem ishte politike, repressive dhe e dhuneshme ndaj protestuesve paqesor.
Kurse sot reagimi i policies ndaj protestuesve eshte teper i bute, gjakftohte dhe ne ndonje rast me shume se sa tolerant.

7-Ne 97-ten censura ishte maksimale, dizinformimi gjithashtu. U cenua rende e drejta e qytetarit per t’u informuar dhe si e tille edhe per t’u orientuar ne rrjedhen e ngjarjeve, te cilen ne shume raste e percaktonte keqinformimi.
Kurse sot nga media vizive dhe ajo e shkruar njihemi perdite me imazhe te padeformuara te protestes, qofte dhe me te kunderten dhe ne jemi ne gjendje te bejme vet seleksionimin.

8-Ne 97-en protesta vlonjate vuri gishtin ne plage dhe ajo i dhembi gjithe Shqiperise, e cila u solidarizua me te.
Kurse sot PD ka marre uren e protestes ne dore dhe kerkon ta ndeze ate artificialisht ne te gjithe Shqiperine. Nga veprimet e saj kuptohet qarte se ata duan te cojne deri ne fund te keqen, qe projektuan ne 97; Destabilitet total, rrenjosjen e politikes se konfliktualitetit midis grupeve shoqerore, por edhe konfliktualitetin krahinor (Per cudi kjo e fundit perkon me deklaraten e Koshtunices).

Duke ndjekur per nate nepermjet medias vizive dhe asaj te shkruar zhvillimet e protestes me beri pershtypje kur pashe ish-komisarin e policies se Vlores ne 97-tes (kur u dogj bashkia Vlore per te cilat ai ka pretenduar se ka rregjistrime filmike, te cilat une i kam kerkuar, qe t’i bej publike) mes turmes se protestuesve perpara Kryeministrise, duke instruktuar gurehedhesit dhe zjarrevenesit mendova:_Keta njerez jane te pandreqeshem. Dje digjnin me uniforme dhe sot vazhdojne te bejne te njejten gje, te zbatojne te njejtet skenare ogurezinj, pa u hyre gjemb ne kembe.
Keshtu nuk mund te ecet me. Keta guxojne te perdhosin me protestat e tyre edhe festen kombetare, diten e Flamurit, sic guxuan te perdhosin edhe simbolin e Heroit tone Kombetar ne Sheshin “Skenderbej”. Keta kalores te se keqes vazhdojne te marrin jete njerezish, te inkriminojne jete te tjera, pa iu dridhur qerpiku, me sy te errur nga etja per pushtet.
Ne keta tre vjet e gjysem qeverisjeje shume gjera jane bere, shume probleme jane ne rrugen e zgjidhjes apo projektimit te saj. S’mund te mohohet, qe ka probleme, por gjithashtu nuk mund te mohohen arritjet. Kete situate ne rritje PD e mbetur nuk mund t’a suportoje ne emer te endrres per rikthim. Por a jane shqiptare keta, qe nuk duan te eci Shqiperia dhe demokracia? Sapo ajo ngrihet ne kembe keta bij jo te denje kerkojne t’a pergjunjin. Atehere mua s’me mbetet gje tjeter vec t’i drejtoi Berishes edhe njehere thirrjen, qe i kam drejtuar ne 97-ten:
-“Berisha! Mos u mbaj me me thonje pas karriges se pergjakur. Merre likunine tende me vete dhe ik nga syte kembet. Lere te qete kete vend. Ti cdo dite vazhdon te marresh jete njerezish”. Une personalisht edhe ne 97-ten kam patur kurajon ta quaj PD pasuri kombetare, por pa Berishen dhe fotokopiet e tij ne PD. Prandaj do t’u drejtohesha demokrateve te ndershem me thirrjen: Demokrate te ndershem! Distancohuni nga Berisha dhe klani i tij i dhuneshem! Merrni fatet tuaja ne duart tuaja! Ndihmoni veten ne rradhe te pare pastaj kete vend, duke larguar ne menyre demokratike Berishen nga kreu juaj! Ai i ka zene frymen PD-se se mbetur dhe ajo i ka zene frymen Shqiperise. Ai po vazhdon t’ju perdor. Shqiperia duhet te behet e do te behet. Per kete duhet kontributi i te gjitheve, pra edhe i juaji”

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten “Koha Jone”e shtune, 2 dhjetor 2000. fq 6, rubrika; POLITIKA.

Diskutim ne parlament mbi ngjarjet 1997

Fjala e mbajtur ne seancen parlamentare mbi komisionin hetimor Ngjela.

Diskutim
I nderuar Kryetar!
Te nderuar deputete!

Me ne fund ne po diskutojme sot mbi relacionin perfundimtar te shumepritur, te ngjarjeve Janar –Qershor 1997, i cili do te ishte mire te perfshinte edhe muajin Korrik, i cili ne te vertete ishte shume i ngarkuar me ngjarje te tilla, si ajo e sulmit ndaj komisionit qendror te zgjedhjeve apo anarkia, qe arriti kulmin, per shkak te mungeses se shtetit, sepse kishim te humbur, qe nuk po linin pushtetin, pas 29 Qershorit dhe te fituar, qe nuk kishin marre ende pushtetin, si rezultat i zgjatjes se qellimeshme te mbledhjes se parlamentit te sapodale nga zgjedhjet.
Paralajmerimin per keto ngjarje do ta bente deklarimi i ish presidentit Berisha se do t’ua ngrije buzeqeshjen ne buze socialisteve.
Pas politikes se pajtimit, bashkejeteses dhe gjitheperfshirjes, diskutimi i ketij problemi duket sikur i con gjerat pak mbrapa dhe rikrijon ato efekte te kunderta me klimen e pergjitheshme, qe duam te krijojme dhe deri diku ja kemi arritur, por nuk eshte keshtu sepse nuk ka pajtim me kriminelet.
Gjithe kete periudhe ne kemi heshtur sepse kemi preferuar, qe te shprehet me pare ky komision parlamentar me paaneshmeri, por per ironi te fatit kete e kane shfrytezuar ata, qe jane shkaktare dhe pergjegjes te shkaterrimit total, qe pesoi vendi, per te ndermarre nje fushate shpifjesh dhe denigrimi ndaj figurave publike te levizjes popullore demokratike, per figura te ish opozites apo edhe njerez te thjeshte te zonave ku pati epiqendren kjo levizje, duke nxitur percarjen dhe urrejtjen brenda nje popullsie, e cila ne momentet me te veshtira diti te jete shume kompakte.
Ata jane perpjekur t’a bejne te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe. Por me kot sepse popullsia e atyre zonave dhe e gjithe Shqiperise dine te dallojne cilet jane engjejt dhe cilet djajte. Kete me pak vonese e kuptoi edhe bota.
Dy ishin problemet, qe ju deleguan per ti zgjidhur shtetit te dale nga zgjedhjet e 29 Qershorit:
1-Nxjerrja perpara pergjegjesise e shkaktareve te tragjedise se 97
2-zgjidhja perfundimtare e problemit te fajdeve, duke u ndare njehere e mire me mashtrimin e madh.
Ndersa e dyta ka kohe, qe eshte vene ne rrugen e zgjidhjes dhe jane hedhur disa hapa, per te paren diskutimi i sotem eshte nje hap i rendesishem.
Vleresoj faktin, qe ne raport, i cili eshte lene i hapur te plotesohet me diskutime evidentohen jo vetem shkaqet, por dhe shkaktaret e tragjedise me te madhe, sepse si te paret dhe te dytet ne cdo moment mund te behen rrezik potencial i krijimit te situatave te ngjashme ose perseritjes se tyre ne forma te tjera.
Pajtohem me mendimin e komisionit se shkaqet e fillimit te protetses ishin ekonomike por edhe politike.
Per t’i dhene pergjigje pyetjes: Kush e ka fajin? do te vijoja:
Faktori ekonomik, pra kriza e fajdeve ishin shkak i protestes spontane ne Vlore me 16.01.1997, kur vlonjatet konstatuan se problemet e “Gjallices” ne Vlore po precipitonin njesoj si Sudja ne Tirane, kushdo e imagjinon se cdjenin kreditoret vlonjate dhe i tille ishte i gjithe qyteti, kur papritur keshtjella e endrrave te tyre ra dhe ata kishin perpara nje hapesire boshe.
Ne keto kushte zemerimi i tyre do te drejtohej ndaj shtetit, i cili i kishte lejuar ato te lulezonin nen hunden e tij, te licensuara po prej tij, por te pakontrolluara qellimisht apo jo prej tij. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo shteti dhe partia ne pushtet ishin kthyer realisht ne avokatet te ketyre firmave piramidale. Ketu kam parasysh reklamen e madhe, qe u behej atyre, duke i trumbetuar ato si pionere te kapitalizmit shqiptar.
Dhe shtetin ne Vlore per ta e simbolizonte bashkia, prandaj ata u drejtuan drejt saj duke kerkuar edhe prononcimin e kryebashkiakut, i cili pak dite me pare kishte deklaruar se "kur te mbaroj uji i detit do te mbarojne edhe parate e Gjallices", pa harruar fushaten elektorale me posterat ku reklamoheshin dragojte e kapitalizmit shqiptar.
Pra shtatasit kishin te drejte t’a kerkonin pergjegjesine tek shteti i tyre, sepse ato u bekuan dhe perdoren prej tij, per te krijuar idene e shkelqimit te rreme pa ditur se po hanin si oktapodi kembet e veta.
Nen efektin e ketij opiumi ata pjeserisht mbyllen syte perball vjedhjes se madhe te votave me 26 Maj apo ndaj rrahjes, qe ju be opozites ne 28 Maj ne sheshin Skenderbej apo sheshet e qyteteve kryesore te Shqiperise, pra ndaj vjedhjes se lirise, qe u behej cdo dite.
Pas kesaj per ata nuk vendoste me vota e lire, e cila u prangos, por kulisat, policia, shiku. Nderkohe rendom degjohej shprehja: "c’na duhet kemi te hame e te pime, te jete kush te doje ne pushtet".
Duke u bere avokat i firmave rentiere shteti i Berishes kishte krijuar idene se sa te jete ai ne pushtet, firmat do te mbijetojne. Edhe ndonje ze i vecuar, qe do te paralajmeronte rrezikun do t’e mbytej nga korri i fuqishem, qe do t’i merrte ne mbrojtje ato. Kjo shpuri ne indeferencen e zgjedhjeve te 20 Tetorit per te cilat perseri u perdoren firmat.
Prandaj protestat e muajit Janar permbanin ne vetvete edhe shkaqe politike sic ishin vjedhja e votes, te ciles po i shtohej edhe vjedhja e pareve te xhepit.
Ne keto kushte e gjej plotesisht me vend, qe opozita e atehereshme te ishte ne krahun e njerezve te mashtruar ne te dy kuptimet: ekonomik dhe politik, dhe kjo eshte brenda misionit te opozites.
Ky ishte edhe qellimi i mitingut te dt 26.01.1997, dhenia e lejes se te cilit kaloi nje kalvar te gjate. Ky miting nuk u zhvillua brenda parashikimit per te mos thene, qe nuk u zhvillua fare. Ate dite gjitheshka u spostua tek bashkia, dite ne te cilen ndodhi edhe djegia e bashkise, e cila per mua ka qene e parapergatitur. Si eshte e mundur, qe u dogjen pikerisht zyrat e kontrollit dhe ajo e pronave?. Kush kishte interest te zhdukeshin gjurmet dokumentare?
Kete mendim do te ma perforconte fakti, qe me te njejten strategji do te digjeshin ne te gjithe vendin zyra te nje rendesie te tille. Per kete qellim une do te kerkoja qe te beheshin publike filmimet, qe jane bere nga ana e policies ate dite ne Vlore.
Une e di qe filmime te tilla ekzistojne, sepse kam degjuar me dhjetera raste per punonjes, qe ishin pushuar nga puna per pjesemarrje ne proteste. Kjo u ishte komunikuar atyre nga eproret e tyre, te cilet ishin njohur me keto filmime ne komisariatin e policies. Une e kisha bere nje pyetje ne lidhje me ekzistencen e ketyre filmimeve kur u lexua relacioni paraprak, por pohimin per kete e morra nga nje shkrim i ish shefit te komisariatit ne gazeten “Albania”. Atehere kerkesa ime eshte: Bejini publike ato, ose depozitojini atje ku duhet dhe do te mesohet se kush ishin ata, qe dogjen bashkine e Vlores, si u gjenden brenda shishet e benzines apo si kaluan ata 15-16 vjecare nen hunden e policies, kur tere masa e njerezve ngeli e befasuar nga ajo, qe po ndodhte. Kjo do ta ndihmoje shume te verteten.
Ketu do te lindnin perpjekjet e para per ta kriminalizuar opoziten. Kete e verteton arrestimi i liderit lokal te PS.
Mbas kesaj deri ne daten 5.2.1997 do te kishim nje moment pritjeje. Kreditoret vlonjat dhe e tille ishte pothuajse cdo familje vlonjate, do te endeshin midis ankthit dhe shpreses derisa ne nje aktiv te PD ne Vlore njeri prej lidereve te saj qendror do te shpallte falimentimin e “Gjallices”.
Ne kete moment krejt spontanisht dhe me kerkesa vetem ekonomike nisi rrugen e saj protesta 160 diteshe vlonjate. Qysh diten e pare shteti do t’u tregonte dhembet ketyre njerezve, duke luajtur me fatkeqesine e tyre.
Forca te shumta policore nga Vlora dhe Tirana te armatosur me shkopinj, skafandra dhe zjarrefikese, ne pritje te ketij shperthimi tentuan t’a mbytnin qysh ne embrion protesten vlonjate. Por masa dhjetera mijeshe triumfoi mbi makinen shteterore paraditen dhe pasditen e kesaj date. Nje mase e madhe njerezish nuk u larguan nga Sheshi i Flamurit gjithe diten deri vone ne mbremje, si per te ruajtur sheshin e porsacliruar, te cilin gjithashtu kishin 6 vjet, qe ua kishin vjedhur. Kishte 6 vjet, qe ate shesh, i cili lidhej me ngjarjet me te rendesishme te shekullit per Vloren dhe mbare Shqiperine, ua kishin mohuar.
Ata jetonin me ankthin se ndoshta neser do t’a gjenin sheshin perseri te pushtuar. Dhe se kishin patur gabim. Te nesermen qindra forca policore dhe ushtarake e kishin zaptuar perseri sheshin. Por Vlora e kishte vrare friken nje dite me pare dhe sheshi do te clirohej perseri njehere e mire, per te gjithe, duke e lene te lire edhe per ata, qe e kishin pronesuar, pa dokumente me pare.
Ketu do te niste rrugen rituali madheshtor i perditshem vlonjat, pa krijuar incidente me policine, por me vendosmerine per t’u shkuar gjerave deri ne fund.
Ne shesh ishte e gjithe Vlora, pa dallim bindjesh partiake, me kerkese:”Duam parate tona”, te ciles brenda 3-4 ditesh, duke pare indiferencen e qeverise, do t’i shtoheshin edhe parullat, qe shprehnin zemerimin ndaj saj (dhe jo rebelim i huaj)
Televizioni me lajmet, qe jepte, te cilat nuk i pergjigjeshin realitetit i irritonte cdo dite e me teper njerezit, numri i te cileve rritej cdo dite.
I tille do te mbetej televizioni deri ne fund, duke e rreshtuar veten ne nje nder pergjegjesit per ato, qe do te ndodhnin ne vazhdim.
Kishte tendenca sporadike per organizim te levizjes, por pa sukses. Cdo gje vazhdonte spontanisht. Midis njerezve ishte vendosur nje solidaritet dhe mirekuptim i tille sa, qe merreshin vesh pa folur. Filli bashkues per ta ishte halli i perbashket: Te gjithe ishin humbes. Te gjithe e dinin kush ishin fajtoret.
Vetem me dt 09.02.1997 ne krye te protestes do te vendosej partia e Ballit Kombetar, se bashku me deputetin e saj, pavaresisht se Selfo vazhdimisht i quan protestuesit: rebele, komunist..etj. Pas protestes se zakoneshme tek prefektura ne kthim masa e madhe e njerezve mbi 20 mije do te vazhdonte marshimin ne drejtim te Fierit, sic thuhet ne material, vetem me ndryshimin, qe ne mbremjen e asaj dite, pas provokimit qe ju be protestuesve nuk behej fjale per te plagosur nga policia, por per 34 protestues te plagosur dhe nje te vrare, Estref Llanaj i goditur me gure nga lartesite e pallatit ose nga te shtenat me arme tek karburanti prane komisariatit nga forcat e policies dhe vetem pas kesaj do te ndodhte diegia e furgonit. Kjo ngjarje qysh ate nate do te sensibilizonte gjithe qytetin. Pra renditja e ngjarjeve ne raport eshte e gabuar.
Te nesermen Vlora do te ngrihej e pushtuar, nga 5000 forca te policies, te vendosur te cenonin dhe shtypnin krenarine vlonjate, gje e cila shprehej ne fjalorin e tyre banal si dhe ne shperndarjen ne cdo rrugice apo hyrje pallati.
Pra ata nepermjet dhunes kerkonin te shtypnin protesten. Per te dyten here do te pesonin te njejten thyerje, sepse morali i popullit ishte me i larte, pasi ishin ne te drejten e tyre te ushtrimit te mosbindjes civile ndaj shtetit, i cili nuk zbatonte pergjegjesite e tij.
Bilanci ishte teper tragjik. I vrare me arme zjarri mbeti Artur Rustemi, e cila u konsiderua tamam vrasje policore, jane shume te vonuara organet e hetimit ne ndricimin e kesaj ngjarjeje, te vrasjes se ketij djaloshi, qe u kthye ne simbol te protestes popullore. Ne kete dite u vra gjithashtu me mjete te forta Maliq Banushi si dhe mbi 100 persona u plagosen
Kjo ka qene nje nga ditet me tragjike te protestes vlonjate. Kujt i duhej kaq shume gjak? Per kete duhet te pergjigjen ata, qe e organizuan kete masaker me Agim.Shehun ne krye.
Nga ky moment u pa i domosdoshem organizimi i protestes vlonjate.U Organizua “Forumi per Demokraci”, dega Vlore si dhe nje perfaqesi e protestes me 12,02,1997. Ne kete date do te perpilohej edhe peticioni i pare i derguar ish-presidentit, ish-kryeministrit si dhe parlamentit te atehereshem me 12 kerkesa te cilat u aprovuan njezeri ne Sheshin e Flamurit nga 40 mije vete, se bashku me kerkesen per zgjidhjen globale te problemit te fajdeve u rendit edhe ajo e doreheqjes se qeverise, qe po vriste popullin e saj, denimin e shkaktareve te masakres ndaj vlonjateve me 9 dhe 10shkurt, doreheqja e stafit te TVSH, moskandidimi i presidentit etj.
Protesta mbas kesaj do te vazhdonte edhe me massive, e qete dhe paqesore, pa rene pre e provokimeve sic ishin lenia e komisariatit bosh per tre dite, apo thirje per te sulmuar institucione te ndryshme, gje qe shmangej me perkushtim dhe mundim.
Vlora kerkonte, qe te ruheshin deshmite e krimit ekonomike, qe ishte bosi i fajdeve, te cilit kerkonin, qe t’i sigurohej jeta si dhe krimit shteteror, qe ishte Agim Shehu. Ajo tashme i kishte shenjuar mekataret, duke filluar qysh nga ish-presidenti. Gjithe qyteti, gjithe kolektivat punonjes e mesimor, gjithe sindikatat e qytetit te Vlores, keshilli bashkiak, grupi i keshilltareve te PD do te solidarizoheshin me protesten. Per t’u theksuar eshte rezoluta e partive politike te Vlores, perfshi edhe PD, shoqatave te ndryshme te Vlores, komunitetit fetar, e dates 17.02 1997, e cila ishte plotesisht ne perputhje me kerkesat e protestes.
Kulmin protesta do t’a arrinte me greven e studenteve, engjejve te cilet kishin vendosur te flijoheshin.
Sensibilizimi brenda dhe jashte vendit ishte i jashtezakonshem. Gjithe Shqiperia duke filluar nga Shkodra, Lezha, Mirdita, Dibra, Tirana, Durresi e me rradhe zbriti ne Vlore. Mesazhet mbeshtetes vinin nga cdo skaj. Nderkohe vazhdohej te dialogohej me pushtetin lokal te te gjitha niveleve, bashki, prefekture, rreth apo dhe me deputetet. I tille eshte edhe takimi, qe zhvilluam me 25.02.1997 ne pallatin e kongreseve me prefektin e Vlores, deputetet e saj (pjesa me e moderuar u paraqit)Kryet.keshillit te Rrethi, Kryet. e Bashkise, ne te cilen u kerkuam te zhvillonin nje séance te jashtezakoneshme per Vloren si dhe te dialogonin dhe te mbeshtesnin Vloren, pasi me nje pjese te tyre gjenim pika te perbashketa, sepse ishin nenshkrues te promemorjes. Por me kot. Pas rrufeve, qe u kishte leshuar Berisha nga malet e Dibres si karrigethyes e ku di une tjeter, ata nuk kishin me kurajo per te vepruar.
Pra nje nga mekatet e Berishes ishte edhe mbajtja nen presion e njerezve te tij.
Vlora ishte bere problem per Berishen. Ajo vuri gishtin ne plage dhe kjo plage i dhembi gjithe Shqiperise. Gjithe Shqiperia u mblodh rrotull saj. Me format, qe ndiqte kjo proteste ishte shkaterruese per Berishen. Ai spo gjente me argumente te perdorte dhunen. Vlora po u shpetonte kurtheve te tij. Terrin informative te RTV, i cili se bashku me SHIKun ishin dy aleatet me besnik te Berishes, e shperndanin stacionet e huaja televizive, te cilat pasqyronin realitetin vlonjat.
Atehere do te beheshin gjithe perpjekjet per t’a ndryshuar rrjedhen e kesaj levizjeje, nga paqesore ne te dhuneshme, me qellim qe te justifikonin perdorimin e forces, psh arrestimi i 20 vlonjateve, te cilet u sollen ne menyre te fshehte ne Tirane.
Keshtu ndodhi me 26.02.1997 ku u provokuan studentet graviste. Gjithe qyteti e gdhiu deri ne agim tek studentet. Ate nate kishte nje vecanti: E djathta e bashkuar shkodrane me kryebashkiakun B.Borici ne krye, si dhe ajo durrsake, e Lushjes, Fierit, Beratit e rretheve te tjera, e cila kishte ardhur per t’u solidarizuar me protesten e gdhiu gjithashtu tek studentet. Por s’duhet harruar se edhe SHIKU ishte me presence te larte. Per kete duhet te pergjigjen ata drejtues te larte te SHIKut, qe ishin ate nate ne Vlore, ose te pakten te deshmojne. Me cudit dhe fakti, qe pati shume njerez me arme ate nate, te cilet qarkullonin lirshem me makina pa u ruajtur fare nga policia. Kjo per mendimin tim ka qene e llogaritur per te siguruar masen e madhe te njerezve, qe kishin armatim, nderkohe qe drejtues te policies u thoshin njerezve: "Mos u largoni se ketej rotull jane njerezit e Berishes”. Ky provokim deshtoi per t’u perseritur dy nete me vone, me incidentin e shikut.
Ate nate protesta ishte zhvilluar si gjithmone. Te nesermen ishte dita e pare e pranveres dhe protesta do te zhvillohej me lule, por ne vend te luleve ate nate do t’u hynin ne pjese dhe plumbat. Cdo gje ka qene e organizuar. Sipas njoftimeve qeveria kishte hedhur ne gjyq grevistet dhe kerkonte te shpallej e paligjeshme greva e urise. Te nesermen zhvillohej gjyqi ne Tirane dhe natyrisht procesi duhet t’i gjente studentet jashte salles se greves. Pas incidentit te qellimshem me nje 18 vjecare, qe u plagos nga njerez te shikut tek universiteti ata qe ishin ne roje te studenteve u terhoqen djallezisht tek SHIKu. Ajo nate pati tre deshmoret e saj Fatmir Tozaj, Artur Zotaj e Shkelqim Bogdani si dhe punonjesi i SHIKut, te cilin Vlora e qau njesoj si djemte e saj, sepse edhe ate e kishte bere nje nene dhe ishte viktime e pushtetit dhe atyre, qe donin t’a mbanin ate me cdo kusht.
Per te kater keto jete pergjegjes jane Berisha, Gazidede e kompani.
Ata, qe kane qene ate nate atje thone se ka qene nje arsenal i tere armesh. Perse i duheshin nje institucini te tille armet, perballe nje populli komplet te parmatosur. Per kete ngjarje duhet te pyeten deshmitaret okulare si dhe ata, qe mbijetuan nga kjo tragjedi, nga Lezha, Vlora apo te tjere, sepse ky ishte nje moment kthese, qe u dha drejtim tjeter ngjarjeve. Ku u zhduk policia ate nate? Kush e urdheroi largimin e saj? Kush ishte i interesuar te zhdukeshin gjurmet e krimit? Ato dite ne Vlore flitej se i ndjeri Lek Coku kishte kerkuar t’i shpetohej jeta se kishte shume per te folur. Kush kerkonte t’ia mbyllte gojen? Perse u tentua te rrembehej disa here i plagosuri nga Lezha?
Duke qene se eshte nje moment delikat, i cili rendon te gjithe drejtuesit e atehershem me ne krye B.Gazideden, i cili kishte urdheruar armatosjen e ketij institucioni, rreth kesaj ngjarjeje eshte kerkuar te spekullohet, me qellim, qe te krijohet sa me shume tymnaje. Te tilla jane shpifjet e bijezes “55”, qe tani ka filluar t’i botoj edhe ne fabriken origjinale “RD” e “Albania”. Ata shpikin histori me vampire, kur te tille nuk ka ne Vlore, por ka vetem nga ata, qe i prene tentakulat vampirit te madh ne pushtet, i cili nuk u nginj me gjakun e atyre, qe u vrane ne emer te tij, me qellim qe ai te mbante me thonj karriken e pergjakur. Mendoj se komisioni duhet te ndalet mire tek ky moment, megjithese tani kjo mbetet detyre e prokurorise. Po ashtu kesaj klime dhe studimet e pseudo intelektualeve, qe duan t’i shpjegojne ngjarje te tilla si histeri kolektive, kur dihet mire, qe ne Vlore ka patur vetem nje levizje civile, teper paqesore, teper demokratike, te cilen histeria shteterore donte t’a kanalizonte drejt dhunes. E tille ka qene ngjarja e 28 shkurtit, gjate te ciles ndodhi rrembimi i armeve.
Une per kete akuzoj Berishen, sepse vetem atij i interesonte te merrnin ngjarjet nje drejtim te tille, per te justifikuar dhunen dhe gjendjen e jashtezakoneshme, per t’u rizgjedhur ne ato kushte president
Pas kesaj cdo gje do te rridhte ndryshe. Vlora perfundimisht u izolua gjeografikisht dhe ekonomikisht. Ne qafe te Koshovices u vendos ushtria. Po ashtu ne Pocem.
Vlonjatet tashme i perkisnin nje bote tjeter.
Ne postobllokun e Koshovices vlonjatet rriheshin, fyheshin, bile edhe vriteshin, sic ndodhi ne 05.03.1997, kur u vrane nen e bir. Ata s’kishin bere asnje mekat. I vetmi faj i tyre ishte se ishin vlonjate. Dhe per cudi ata nuk ishin as "te kuq", pasi i perkisnin shtreses se te persekutuarve politik. Ata ishin simpatizant te ndershem te PD.
Pra shteti i Berishes ishte kunder Vlores ne teresi, sepe ajo kishte guxuar te prekte parajsen e tij. Kjo eshte nje vrasje qe akuzon. Cilet ishin ata persona qe vepruan dhe drejtuan kete postobllok? Pse duhej te shkrihej reparti i nderhyrjes ne Vlore dhe te ngrihej nje i tille ne Fier?. Ky perseri eshte nje rast, qe akuzon.
Vlonjatet e kishin kuptuar, qe shtetin e kishin kunder, prandaj me 06.03.1997, gjithe partite politike, shoqatat e ndryshme, ”Forumi per Demokraci” dhe perfaqesues te protestes do te krijonin Komitetin e Shpetimit te Vlores. Ketu morri pjese edhe PD. Perfaqesuesit e saj PD ne qender do t’i anatemonte, t’i shpallte heretik e te perjashtuar, por per cudi ata edhe sot jane ne drejtimin e saj.
Vlora e braktisur tashme nga shteti i morri vet ne dore fatet e saj. Vendosja e gjendjes se jashtezakoneshme ishte ne favor te Berishes. Neper postoblloqe po vriteshin ata, qe ishin protestues aktiv.
Veprimtaria e tij shume e perfolur nga shtypi opozitar ishte teper e bardhe, teper demokratike, teper transparente, teper kombetare. Ne emer te Vlores ai do te negocionete me boten si takimi me Forestin, Vranickin, perfaqesues ne Keshillin e Europes , me Qeverin e Pajtimit Kombetar, me gjithe partite politike, pervec PD ne qender, biles ai eshte takuar edhe me Bushatin e Lacon. Frut i ketij takimi ishte edhe kuvendi i 28 Marsit me deklaraten e tij, e cila i dogji cdo karte Berishes. Dhe kete ai do t’a shperblente po ate nate me tragjedine e Otrantos. Me falangat e tij, qe filluan djegiet, shkaterrimet. Ai arriti te percante djemte e Vlores, qe kishin rezistuar se bashku, duke e kthyer ate ne nje arene gladiatoresh.
Berisha komitetet i quajti krah i armatosur i PS, por ata, qe vinin ne Vlore shihnin nje realitet krejt tjeter.
Eshte e vertete pergjigjia, qe me dha deputeti Fejzo, per materialet e ketij komiteti. Ato tashme jane ne duar te prokurorise dhe deshmojne se aty ku ne kerkonim te mbillnim jeten Berisha me njerezit e tij kerkonin te mbillnin vdekjen.
Mbas zgjedhjes se Qeverise se Pajtimit Kombetar ne kerkonim te hapnim banka, ata digjnin bankat, ne inkurajonim policine (flas per keshillin bashkiak) ata godisnin policine, sic eshte rasti i vrasjes se oficerit Spiro Toshi e policit Gezim Shabani e Besim Manoli. Mbas ekspozese se sakte te punes, qe beri ish komisar Milto Kordha ne nje interpelance ne keshillin bashkiak per cudi ai shkarkohet ne menyre arbitrare nga ish Ministri Belul Celo pa kunderfirme te sekretarit te eksaj ministrie Lush Perpali.
Vlora perfundimisht ishte ndare me Berishen. Ajo i dergoj atij Thirrjen e fundit: "Largohu Berisha! Merre me vete dhe lukunine tende. Lere te qete kete vend, te cilit vazhdon t’i besh vetem keq".
Sot kjo thirrje eshte ende aktuale, por me ndryshimin, qe Berisha duhet te largohet nga politika, por jo nga vendi. Ai bashke me lukunine e tij duhet te pergjigjen perpara ligjit, per vjedhjet, djegiet, shkaterrimet, vrasjet dhe mbytjet ne fund te detit. Ata duhet te pergjigjen per mijera viktimat e shkaktuara prej shperdorimit qe i ben qeverisjes, per percarjen, qe i beri vendit (Jug-veri).
Ai duhet te pergjigjet per hapjen e depove dhe burgjeve.
Ai duhet te pergjigjet per ate qytet, te cilin e mbajti 160 dite ne gjendje te stresuar dhe e kthyen ne arene gladiatoresh.
E gjithe pergjegjesia eshte ne anen e tij.
Protesta popullore, e cila pas kalimit te cdo sensi mase nga ana e shtetit berishian u ngrit ne nivelin e revoltes popullore, qe mbronte veten e tij, por, qe gjitheshka ja la ne dore politikes, jo forces dhe dhunes dhe vullnetin e tij e shprehu ne 29 qershor, duke ja deleguar zgjidhjen e kerkesave te tij fitimtareve te ketyre zgjedhjeve, duke mos lejuar, qe te keqes t’i shkohej deri ne fund.
Cmimi i kesaj fitoreje ishte shume i larte, cmim jete, qe eshte i parikuperueshem dhe cmimi ekonomik i cili ishte gjithashtu i larte por i rikuperueshem. Mesazhet, qe dha kjo levizje ishin:
- solidariteti
- fryma e bashkepunimit
- Ndjenja e larte e patriotizmit, e cila ushqen idene e pajtimit kombetar, qe sundon mbi ndjenjen e percarjes, qe mundohen te krijojne, karte me te cilen u munduan te luajne ata.
Ne fund: Pergjegjese jane me indiferencen ose papergjegjshmerine, qe treguan ne deklarimet e tyre qeveria dhe parlamenti e asaj kohe.
Te pergjigjen ligjerisht keta njerez, qe mbollen vdekjen, e cila po merre dhe sot jete njerezish. Te pergjigjen keta qytetar, qe i dhane krimit qytetarine.
Kete duhet t’a bejne patjeter organet perkatese me qellim, qe te mos u rivrasin njerezve shpresen, por te tregojne se dime te bejme drejtesi. Vetem ne kete menyre duke zbatuar shteti pergjegjesite e tij do t’i shpetojme njerezit nga nje e keqe tjeter, qe eshte ajo e vetgjyqesise.


Luiza Hoxhaj

Tirane me

Prononcim Publik

Reagim ndaj deklaratës së Bashkim Gazidedes në Nr e datës 05.11.2006 të Gazetës “Shqip”


U njoha nëpërmjet shtypit me deklaratën e Z.Gazidede. Duke e konsideruar të padrejtë faktin, që nuk u kontaktova edhe unë si Z.Klosi për të dhënë vlerësimin tim po ju drejtohem ju si redaksi e kësaj Gazete me këtë prononcim.

Paraprakisht kërkoj, që redaksia e “Shqip”, si një gazetë serioze, të botoj me të njëjtën performancë edhe këtë prononcim në respektim të të drejtës së përgënjeshtrimit, e drejtë kjo e garantuar me ligj.

Obligimi për të kryer këtë prononcim është në respekt të publikut, të cilit po i serviret racioni i rradhës i disinformimit, në përpjekje për të denigruar individ dhe figura të caktuara të targetuara nga një segment politik për t'u denigruar apo për t’iu paraqitur publikut jo me portretin e tyre të vërtetë por me një imazh të shtrembëruar.

Në rastin tim në mënyrë të përsëritur nga i njejti segment politik dhe mediatik është spekulluar. Kjo ndodh në vazhdën e përpjekjeve të tyre të stërmundimëshme për t’a përdorur kohën nga 97 e deri më sot si një lavatrice për të larë mëkatet e tyre të cilat publiku i di mirë. Më e pakta këta njerëz në rastin konkret Gazideden duhet t’i vrasë ndërgjegjia dhe të ndihen të paktën moralisht përgjegjës për atë c'ka ndodhi, për mënyrën se si i përdorën dhe viktimizuan njerëzit, për mënyrën se si shpërdoruan institucionet. Mbi të gjitha të cudit mënyra se si ky njeri shpërdoron dhe shpërfill dhimbjen e familjes së të ndjerit.
Gazidede duke bërë të tijën këtë deklaratë, e cila përbën cmendurinë e rradhës, tregon më në fund hapur se ku janë gatuar këto monstruozitete, tregon hapur se edhe gjithshka tjetër, që ka të bëjë me akuzat ndaj meje është rrjedhojë e një hakmarrjeje primitive për kontributin e dhënë prej meje në rënien e tyre të parë nga pushteti.
Fakti, që në atë periudhë, por edhe sot unë kam qenë një autoritet moral është i pasuportueshëm prej tyre. Fakti, që figura ime ishte e papërlyer i detyroi ata të sajonin këto shpifje të ulëta, variantin e fundit të të cilave, po e servir vet zoti Gazidede. Personalisht nuk preferoj t’i citoj thëniet e tij, sepse kam neveri prej tyre dhe për ata, që i përdorin ato. E vetmja vlerë e këtij deklarimi është, që më në fund u vetidentifikua institucioni, që i ka gatuar dhe servirur ato në publik prej afro 10 vjetesh. Zoti Gazidede në këtë rast duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësit ligjore, që rrjedhin nga konsumimi i veprës penale të shpifjes.
Një gjë është e sigurtë dhe dihet nga të gjithë se duart e mia kanë mbajtur vetëm libra dhe penë, arma ime e vetme ka qenë fjala, fjala e lirë kundër dhunës, kundër shkeljes së të drejtave dhe lirive njerëzore, kundër arbitraritetit dhe autotarizmit, kundër cdo padrejtësie.
Prononcimet e mia i kam pasur publike, duke shprehur dhimbje për cdo humbje njerëzore pa i ndarë në krah apo krahina. Të tjerë ishin ata, që mbillnin urrejtjen dhe përcarjen. Pushtetmbajtësit a asaj kohe e cvleresuan cmimin e jetës dhe i dhanë pushtetit cmimin më të lartë. Ata përdorën cdo mjet për ta trasformuar protestën mbarëpopullore nga tepër paqësore dhe demokratike, në të dhunëshme, gjë të cilën nuk e arritën sepse kjo proteste ishte vetëm shprehje e mosbindjes civile ndaj asaj qeverie dhe veprimeve te saj. Armët i lëshuan ata në duart e popullatës me të vetmin objektiv për të denigruar gjithëshka. Bandat në asnjë moment nuk kanë qenë pjesë e kësaj proteste qytetare. Personalisht si anëtare e Përfaqësisë së Forumit për Demokraci kam qenë një zëdhënëse shumë e mirë e kërkesave të tij, kam qenë pjesë përbërëse e grupit negociator në të gjitha takimet me këshillat lokal, me deputetët e Vlorës, me prefektin e asaj kohe, me kryetarin e Këshillit të Rrethit, Kryetarin e Bashkisë, me ambasadorët Mariza Lino dhe Paolo Foresti, me përfaqësues të Këshillit të Europës, me përfaqësues të kryqit të kuq shqiptar dhe atij ndërkombëtar, me Prodin, Vranickin, me përfaqësues të Qeverise së Pajtimit Kombetar dhe të forcave politike Shqiptare,perfshi PD, i kam shkruar Zotit Prodi, Presidentit Klinton si dhe jam prononcuar në publik apo agjensi të ndryshme telegrafike etj.
Të gjitha këto janë bërë publike në atë kohë dhe mund të ripublikohen.
Të gjitha prononcimet e mia publike kanë qenë korrekte me ligjin, në favor të publikut dhe interesave kombëtare. Cdo veprim tjetër, që më atribuohet është spekullativ dhe keqëdashës.
Në se këto quhen mëkate unë do t’i bëja prapë.
Lutja ime për këtë kategori spekullantesh është: Boll më! Kërkojini ndjesë asaj familjeje të nderuar Tropojane, të cilën keni 10 vjet, që ja gërvishni plagët, sikur të mos mjaftonte humbja e djalit, babait dhe bashkëshortit. Në këtë rast nuk kanë rëndësi bindjet politike. Humbja njerezore dhemb njësoj, jeta është njësoj e cmuar. Shpirtërisht unë e kam jetur dhimbjen e tyre dhe të të gjithë atyre, që humbën jetën për shkaqe jo natyrore.
Mos i rivrisni ata njerëz me papërgjegjëshmërinë dhe cinizmin tuaj!
Fati ju ka dhëna shansin, që të vetkorrigjoheni. Bëjeni atë!
 
Me Respekt dhe besim se do ta botoni të pacunguar.
 
Luiza Hoxhaj

Ky shkrim është botuar tek gazeta “Shqip”

lunedì 6 agosto 2007

Fjala e mbajtur me 26.02.1997

FJALA E MBAJTUR ME 26.02.1997

Të nesërmen e takimit të realizuar midis përfaqësisë së Forumit për Demokraci, dega Vlorë,(ku isha një prej pjesëmarrësve) me deputetët e Vlorës dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në Tiranë une do te beja prononcimin tim të parë publik. Gjate nje takimi te realizuar me Z.Meidani, Sek.i Pergj.i PSSH, disa dite me pare kur ndodhej ne Vlore si perfaqesues i Forumit per Demokraci se bashku me P.Majkon, N.Ceken, D.Gumenin etj, me kishte sugjeruar qe duhej te prononcohej edhe nje perfaqesues i PS, pasi te tjeret e kishin bere tashme.
"Do te komunikoj me Edin (kryetari i PS Vlore, i cili ndodhej nen masen e sigurimit:arrest shtepie)"- i them une..
- "I thoni Edit te dali nga shtepia dhe te drejtoj Vloren"-thote N.Ceka,
-"C’eshte ky arrest shtepie.Vlora eshte e lire"- vazhdon ai.
Per te komunikuar me Edin shkuam ne shtepin e tij se bashku me sekretarin organizativ te PS Vlore Avdul Canaj. Duke qene se Edi nuk mund te levizte, ai sugjeroi qe perpara popullit, i cili protestonte cdo dite, per te drejtat e tij te cenuara, si dhe ne solidarizim me greven e studenteve, te flisja une, meqe isha edhe perfaqesuese e PS ne Forumin per Demokraci, dega Vlore.
Keshtu u be dhe une me 26.02 .1997 ne takimin e mengjesit tek prefektura perpara dhjetra mijera qytetareve vlonjatë mbajta fjalen e meposhteme:

" -Studente pjesemarres ne greven e Urise, e cila hyri ne diten e saj te 7-te!
Ju jeni bere simboli i qytetit tone, heronjte me te rinj te Vlores! Ju meritoni gjithe respektin dhe nderimin tone.

-Studente te solidarizuar me bashkemoshataret tuaj Vlonjat, kudo qe ndodheni ne Vlore, Tirane, Shkoder, Elbasan, Gjirokaster.

-Nena te dritheruara, qe keni vajzat dhe djemte te ngujuar ne greven e urise, po beni sakrificen me te madhe, duke pranuar dhe perkrahur me stoicizem sfiden qe po i bejne diktatures bijte tuaj.

-Nena vlonjate, qe kerkoni djersen e djemve tuaj. Te atyre djemve qe cane malet e Greqise dhe detet e Italise, ne kembe apo me mjete nga me primitivet, per buken e gojes, per te sjelle 5 leke me shume prane familjeve te tyre me moton “Per nje jete me te mire, per nje Shqiperi me te bukur”. Nje pjese e juaja lidhi shamite e zeza per djemte qe ngelen ne mes te debores apo ne fund te detit. Kete djerse hajdutet e vodhen ne mes te dites.

-Popull heroik i Vlores, qe ke 22 dite ne proteste.

Situata po vjen duke u renduar. Presidenti i pandjeshem ndaj cdo forme demokratike te protestes po hesht, por populli nuk hesht. Ai nuk e pranon heshtjen presidenciale.
Mesazhe solidariteti, greves se urise dhe protestes vlonjate i kane ardhur nga te gjitha rrethet. Shqiperia eshte me ne. Deget e Forumit per Demokraci te rretheve Tirane, Gjirokaster, Berat, Fier, Lezhe, Tepelene, Skrapar, Korce, Diber, Mat, Mirdite, Durres kane derguar mesazhe te tilla solidariteteti. Perfaqesues te Forumit per Demokraci ne vazhdimesi kane qene prane nesh. Mund te permendim zoterinjte: Kurt Kola, Petrit Kallakula, Daut Gumeni, Neritan Ceka, Skender Gjinushi, Rexhep Mejdani, Pandeli Majko etj. Po ashtu populli Lezhes, Tiranes, Durresit, Sarandes, Tepelenes, Fierit kane derguar perfaqesuesit e tyre prane nesh.
Gjithashtu, keto dite, duke pare mosreagimin shteteror ndaj  protestes qytetare dhe greves studentore, 20 nena vlonjate kane shprehur nen pergjegjesine e tyre personale dhe vullnetin e tyre te plote, deshiren per t’u ngujuar ne nje greve urie, ne shenje solidariteti me studentet vlonjate dhe njekohesisht ne shenje proteste ndaj heshtjes presidenciale, e cila ne menyre te pangopur me tre deshmoret e demokracise: Artur Rustemi, Estref LLanaj e Maliq Banushi, kerkon te rrembeje jete te tjera krijesash te pafajeshme, por te vendosura ne kerkesat e tyre.
Ne nuk do te lejojme qe ne emer te karrikeve te pamerituara te disa karrieristeve te flijojme bijte tane. Ne e pershendesim nismen e tyre.

Nderkaq shteti vazhdon me demagogjine e tij, sic eshte deklarata televizive e Zotit Blerim Cela per kontrollin qe eshte ushtruar tek firma “Gjallica”, te cilen e konsiderojme një mashtrim, një tendence per t’i hedhur hi syve popullit. Kjo tregon se nuk jane keta qe duhet dhe mund t’i japin zgjidhje problemit.  "Hajduti nuk i tregon parate”

Edhe njehere ne ritheksojme se kerkojme trasparence per te gjitha firmat rentiere, qe mbas disa ditesh te mos ndodhemi perpara te njejtave situate. Kete zgjidhje nuk e kerkojme nga komisioneret apo kontrolloret e Meksit te cilet kemi deklaruar se nuk i njohim. Zgjidhjen ne e kerkojme nga nje qeveri tjeter dhe nga komisione pluraliste dhe jo PD-iste.

-Zoterinj qeveritar perse beni sikur nuk kuptoni.
-Zoterinj parlamentar te te gjitha rretheve, beni nje hap qytetar: largohuni nga ai parlament, qe nuk gezon mbeshtetjen e popullit, nga ai parlament i cili nuk mund t’i ofroj asnje gje te mire ketij vendi..

-Zoti president i Republikes! 
Ju drejtohemi edhe njehere te prononcoheni zyrtarisht deri sot ne mbremje ora 20.00 per kerkesat ultimative te grevisteve vlonjate te urise dhe te protestes mbarepopullore. Bejeni kete publike dhe te drejteperdrejte ne television, jo nepermjet Voksheve e kompani.

-Zoti President! 
 Mos u beni shkaktar, qe te kete shtatore te tjera te cilat do t’ju akuzojne rende. Mos mbani mekate kaq te renda mbi shpine. Edhe keshtu trupat e njome studentor akuzojne. Mos lejoni qe ata te shkrihen si qiriri dhe te shkojne drejt vetflijimit. Degjojeni zerine tyre. Kushtojuni atyre nje pjese te kohes suaj, nga ajo qe harxhoni per fushaten personale te riperseritjes se mandatit tuaj presidencial. Plotesojini kerkesat e tyre.Vetem keshtu do ta ndjeni veten te cliruar.

Organe te rendit dhe shikut edhe njehere ju bejme thirrje: Beni detyren, mos provokoni revolten popullore!
Zoti Mnister i Rendit!
Ktheji djemte vlonjate te ndaluar per protesten e 26 Janarit ne Vlore.
Populli i ndershem vlonjat mbeshtete akoma me fuqishem protesten vlonjate. Kerkesat tona jane kerkesa te te gjithe shqiptareve.
Zoterinj ambassadore te trupit diplomatikte akredituar ne Tirane!
Ejani ne Vlore te njihni nga afer realitetin vlonjate, shqetesimet e nje populli te vjedhur, te fyer, te rrahur e te vrare, i cili vazhdon prej 21 ditesh te demostroje paqesisht.
Ndihmoni qe stacionet televizive te huaja ta pasqyrojne drejt ngjarjet e Vlores, kerkesat dhe dinjitetin e nje qyteti civil, pasi realiteti vazhdon te manipulohet nga TVSH, sic eshte rasti i djeshem ku protestuesit Vlonjate jane quajtur terrorist apo njerez, qe kercenojne, gje e cila nuk eshte e vertete.

Luiza Hoxhaj
Forumi per Demokraci, Dega Vlore

Vlore me 26.02.1997.


V.o Ritheksojme edhe njehere njoftimin se per gjithe familjet,  te cilat do te kene mungesa te familjareve, pjestar te protestes, te bejne njoftimin prane komisionit te protestes, i cili ne bashkepunim me organet e rendit do te bej verifikimet e duhura.

Ky material eshte botuar ne gazeten “Zeri I Popullit” dhe “Koha Jone” te dt 27.02.1997

Ne e njejten dite popullin e Vlores e pershendeti edhe publicisti i mirenjohur, teper i respektuar ne Vlore Z.Frrok Cupi.Cdo dite ne Vlore vinin orator nga Tirana dhe gjithe Shqiperia. Vlora ishte bere si Meka per aspirantet e lirise dhe demokracise se vertete.

sabato 21 luglio 2007

Takimi me deputet e Vlores

Ne vijim te perpjekjeve per te vendosur dialogun me pushtetin lokal dhe deputetet e Vlores,u be i mundur ky takim me 25.02.1997 ne "Pallatin e Kongreseve", Tirane.

TAKIM ME DEPUTETET E VLORES

Protesta po behej gjithnje e me massive, duke ruajtur thelbin e kerkesave te saj, ishte teper paqesore dhe i kishte mbijetuar shume provokimeve dhe perpjekjeve per ta shthurur dhe radikalizuar ate. Ajo ishte gjitheperfshirese. Rreth saj po solidarizohej me shpejtesi gati e gjithe Shqiperia.

Ideja per te zhvilluar nje takim me deputetet e Vlores kishte kohe qe qarkullonte, sidomos pas rezolutes se dates 17.02.1997. Disa here u ishin bere atyre kerkesa publike per t’u bashkuar me popullin e Vlores ne mbeshtetje te kerkesave te tij te drejta. Ne besonim se tek ata kishte mbetur ende dicka e mire, qe do t’i shpetonte ata nga divorci me qytetin e tyre, me ata, qe i kishin zgjedhur si perfaqesues te tyre.
Perpjekje per vendosjen e dialogut kishim bere se bashku me Besnik Kendezin, keshilltar i PS, Albert Bukrin, keshilltar PAD, Besnik Lulo keshilltar i PD, Mallengjim Skenderi, keshilltar i pavarur,i shkeputur nga grupi PD te keshillit bashkiak Vlore dhe une.
Per takimin e rradhes, duke qene se bashkepunimi kishte ngecur pas rezolutes se dt 17.02.1997 te keshillit bashkiak dhe forcave politike, interlokutor ishin Medin Xhelili, keshilltar i Keshillit te Rrethit, grupi PSD, Gjergji Muco nga ana jone si anetar i perfaqesise se Forumit per Demokraci,dega Vlore dhe Arqile Kume kryetar i keshillit te rrethit, perfaqesues i PD.
Kerkesat tona ne menyre te pergjitheshme ishin.
1-Kerkohej prononcimi i tyre ndaj problemeve te Vlores si vlonjat.
2-A i njohin ata kerkesat e Vlores? Perse kane heshtur kaq gjate,? Heshtje e cila e ka thelluar akoma me teper hendekun midis tyre dhe popullit te Vlores.
3-Cilat jane perpjekjet e tyre per te zgjidhur kerkesat e popullit te Vlores, te grupit te keshilltareve te PD ne Bashki (te firmosura edhe nga zoti Gezim Zile, ne cilesin e kryetarit te bashkise) si dhe kerkesave te rezolutes se keshillit bashkiak, partive politike dhe shoqatave te rrethit tone.

Interesi yne ishte t’i harmnizonim te gjithe faktoret, t’i bashkonim te gjitha kontributet, per te identifikuar zgjidhjen me te mire per Vloren.

Me pare ishte bere nje deklarate e keshilltareve te PD, mandej nje rezolute e keshillit bashkiak, perfaqesuesve te partive politike dhe shoqatave te rrethit te Vlores, me 17.02.1997, pas nje diskutimi me kryetarin e bashkise, i cili e kishte miratuar permbajtjen e saj, por me pas kishte “nderuar mendje”. Me aktiv per zhvillimin e atij takimi kishin qene keshilltaret Besnik Lulo PD, Besnik Kendezi PS dhe Albert Bukri PAD.

Ne deshironim dhe punuam fort, qe Vlora perball autoriteteve qeveritare dhe shteterore te paraqitej me kerkesat e saj te unifikuara dhe mbeshtetura nga te gjithe faktoret politike , shoqeror si dhe te gjitha autoritetet lokale. Premisat per t’a realizuar nje gje te tille ishin: Populli vlonjat protestonte per te drejtat e tij dhe per zgjidhjet me te mira, pa dallim bindjesh politike.

Forumi per Demokraci dega Vlore u krijua me 12.02.1997, si nje nevoje per te pasur nje drejtim, mbas dhunes shteterore te ushtruar sidomos ne dt 9-10 shkurt. Kerkesat e paraqitura prej tij ne Peticionin prej 12 pikash te paraqitura me 12 shkurt, rezoluta e keshillit bashkiak konvergonin midis tyre dhe ne synonim, qe kjo konvergjence te zgjerohej edhe me aktore te tjere sic ishin ne kete rast deputetet e Vlores.
Nje shtyse, qe ne i intensifikuam perpjekjet me qellim, qe ata te investoheshin pozitivisht per zgjidhjen e problemit, nje pike mbeshtetese per ne kete hap ishte edhe promemorja e hartuar nga nje grup deputetesh midis te cileve edhe deputetet e Vlores Dashamir Shehi e Shpetim Mezini.
Me 25.02.1997 shkova tek zyra e deges se PSD per Vloren, ku mblidheshim vazhdimisht ne perfaqesuesit e Forumit per Demokraci rreth ores 8.30, pak me vone se zakonisht.
Ne oren 8.00 te mengjesit cdo dite ne ishim aty.

Kur hyra brenda pashe se ishin te gjithe ne levizje, duke diskutuar ende per perfaqesuesit, qe do te shkonin ne Tirane ne nje takim. Ata po beheshin gati per te dale, kur hyra une. "Ku shkoni ju?" u them une. "Do te ikim ne Tirane" -ma kthejne-, "per takimin me deputetet e Vlores. Z.Arqile (kryetari i keshillit te rrethit Vlore) ktheu pergjigje".
"C,ne ky ndryshim plani ne edhe mbreme e diskutuam, qe takimi do te behet ne Vlore?"-pyeta une.
"Por ata nuk pranojne te vine ne Vlore. Ne duke qene te vendosur t’e gjejme zgjidhjen me te mire vendosem t’a pranojme faktin, qe takimi te zhvillohet ne Tirane" -m’u pergjigjen.

Une nga natyra zakonisht shume e qete, ne ate moment ngrita zerin. "Ku do te shkonit ju pa mua?. Doni s’doni une perfaqesoj forcen politike me te madhe dhe duhet te jemi patjeter, Pervec kesaj se bashku me Medinin dhe Gjergjin ishim tre anetaret e perfaqesise se forumit, te cilet duhet ta perfaqesonim bashkarisht forumin ne cdo takim. "Jo –thane- kete po diskutonim, por kishim parasysh edhe faktin, qe t’i ishe per variantin e takimit ne Vlore dhe ndoshta nuk doje te vije, prandja u pergatitem edhe per nje variant pa ty. Ne keto diskutime nuk mungoi as mendimi per te mos shkuar fare ne takim, me merakun se duke shkuar ne Tirane, mund te krijohej ndonje incidnt me ne. Ne perfundim u vendos, qe do te shkonim ne kete takim perfaqesia e Forumit per Demokraci, dega Vlore, qe ishim Medini Xhelili, Gjergji Muco dhe une. Pervec nesh ne takim do te merte pjese edhe Muhamet Gaba.
Perpara se te niseshim une shkova tek shtepia e dajos tim, aty prane, te cilin e vura ne dijeni, qe do te shkonim ne Tirane, me qellim, qe te njoftonte edhe familjen time.
U nisem me makinen e nje djali te lagjes time, i cili punonte si taksi me gazetaret e huaj gjer tek lagjia “Lirim”, ku na priste nje taksi tjeter, te cilen e kishin porositur me pare.

Udhetuam deri ne Rrogozhine ku ndaluam per nje kafe tek nje lokal te kodra. I zoti i lokalit, me origjine came ishte nje mesoburre shume i sjellshem, i cili duke na pare makinen me targa Vlore na pyeti per situaten ne Vlore. Ne i spjeguam shkurtimisht dhe njekohesisht ju prezantuam.
pas pak na percolli, duke na uruar rruge te mbare, duke shtuar se duhet pak kujdes ne keto kohe.
Sa kalon Gosen e Kavajes, kur na ndalon nje furgon policie. Ishin 4 persona, i pari ai, qe dukej si shefi i tyre na kerkoi te prezantoheshim. Ne nuk arritem te flisnim, sepse nderhyri menjehere shoferi yne,Lame quhej, duke thene: "Ju lutem mos na vononi. Jemi per takim me Presidentin i cili po na prêt", duke i treguar derkohe nje dosje, me dokumenta, te cilen e rrembeu nga preheri im. Nderkohe tjetri po bisedonte me dike ne radio.
Ky preezantim ne fakt funksionoi. Polici nuk e zgjati me dhe na lejoi te kalonim, duek na kthyer edhe dosjen e dokumentave.
"Si i the ashtu?" -i thash Lames. "S’kishte rruge tjeter. Ata dukeshin, sikur kishin dale enkas per ne". Ndofta gjuha prej veriori ja krijoi kete mendim atij. Pastaj po benim shaka, duke thene, qe ne se eshte keshtu ata kane menduar: ”Oh kemi ndaluar njerezit e gabuar”. Ne fund te fundit e verteta ishte, qe ne njerzit e tij po shkojme te takojme”
-Mbritem ne Tirane rreth ores 13.30.
Fillimisht shkuam ne selite qendrore te partise socialiste dhe asaj social demokrate per te takuar ndonje drejtues, pasi kishim nevoje edhe per ndonje keshille.
Nuk gjetem njeri ne to. Atehere u drejtuam per tek Pallati i Kongreseve ku do te zhvillohej takimi.

I pari tek stadiumi Qemal Stafa na doli perpara nje cun vlonjate Edi me duket se e quanin, i cili me pare kishte qene shofer ne komisariatin e policise Vlore.

“Hajdeni se po ju presin. Jane bere merak pse u vonuat”.-na tha duke na orientuar per nga hyrja e prapme e pallatit te kongreseve. Aty u takuam me Dashamir Shehin, Duke Mucen, Gezim Zilen, Shpetim Mezinin, Prefektin e Vlores Z.Afrim Kaci, si dhe Z.Arqile Kumen, kryetar i keshillit te rrethit, i cili kishte mundesuar realizimin e takimit.
Ne pamje dukeshin te gjithe te shqetesuar. "U vonuat, Presidenti prêt pergjigje na thane ata. Pra ai takim ishte i njoftuar ne nivelet me te larta.
Hyme brenda dhe na drejtuan per tek nje salle komode ne katin e pare ne te djathte sa hyje ne hollin e pasem te pallatit te kongreseve.
S,na u duk e pershtateshme te bisedonim aty.
"Ne -i thame pritesve tane-po zhvillojme takim midis vlonjatesh, jemi shume pak ne numer dhe do te ishte me i pershtatshem nje ambjent pak me konfidencial".
Pranuan. U ngjitem ne kate te dyte dhe u ulem tek kolltuqet prane barit. Kuptohet qe aty nuk kishte njerez te tjere vec nesh, ose te pakten ne nuk shihnim njeri tjeter.
Arqileja justifikoi mungesen e dy deputeteve te tjere perpara se te fillonim biseden.
“Eshte pak a shume ajo perberje, qe prisnim –shtova une-Ketu eshte pjesa me e moderuar, prej te ciles ne shpresojme te ndermare hapa pozitiv”.
Filluam menjehere nga diskutimi.
Ekspozene, shume te hollesishme, pak te zgjatur e beri Gjergji, duke permendur pikat e konvergjences sone me qendrimet e tyre.
Ne nje moment Dashamir Shehi i nderhyri duke na pyetur: "C’fare e qeteson Vloren?"
Gjergji i pergjigjet: "Ka rene maja e piramidave dhe maja kerkon majen. Jemi ne nje krize totale, nga proteste kaloj ne revolte.–Kjo do nje zgjidhje. A jeni Ju bllok per problemin e Vlores?"

Dashi: "Ne kete linje jemi bllok. Ne Vlore ka rene sistemi i qeverisjes. Te krijojme nje raport te drejte me Vloren pa shuar protesten. Une ne nuk jam optimist ne zgjidhjen ekonomike te Vlores. Vlora ka shanse te tjera vec fajdeve. Vlora eshte pa buke. Kush do te punoj ne Vlore?"-perfundon ai.
Medini-"Takimi eshte i vonuar. Protesta nisi ekonomike. Heshtja kaloi ne shkallezim te protestes. Hapat i kemi beret te matur, kemi marre persiper nje detyre historike. Me vjen keq qe kontributi juaj mungon.-Ne Vlore ka pakenaqesi per heshtjen tuaj
Ju me promemorjen keni bere nje veprim politik. Beni edhe nje hap tjeter qe t’i jepni pergjigje Vlores. Ne kete rast do te pershpejtohet zgjidhja e problemit".
Duke Muca: "Ka filluar te flitet shume ne grupin e deputeteve te Vlores me shqetesimin: C’fare duhet bere per zgjidhjen e problemit te Vlores?"
Biseda kishte ngecur ne kete pike. Tentova disa here te nderhyja ne bisede, por tonet ishin te larta. Me veshtrim kerkova nderhyrjen e Muhametit, i cili me fraza te koncentruara dhe te thjeshta shpjegoi cfare ne prisnim prej tyre.
Per ta ndryshuar pak klimen u be nje pushim i kerkuar nga vet deputetet. Une ne ate kohe qendrova me Gezimin (Zilen). Ai dukej teper i tronditur, duke m'u shprehur se ishte gati te jepte doreheqjen. ”Une -i thashe- kam ardhur si perfaqesuese e Forumit per Demokraci”. "Shume mire ke bere -me tha ai- dikush duhet te angazhohet dhe shqetesohet per situaten e krijuar”. Gjate bisedes kujtova se si kryetar Bashkie ai nuk kishte aresye pse jepte doreheqjen, por si deputet po mudn ta bente. Ne se e bente kete Vlonjatet do ta peshonin. Ai me tha se nuk ishte i sigurt per kete. Me Gezimin njihesha si anetare e keshillit bashkiak. Gjate bisedes i kujtova edhe ate dite te Janarit 1997, kur doli dhe beri deklaraten ne Tele Blu, television lokal: ”Kur te mbaroj uji i detit do te mbarojne edhe parate e Gjallices”. Kjo ishte nje deklarate shokuese.
Bashke me Besnik Kendezin, si anetar te keshillit bashkiak te nesermen e deklarates i kishim shkuar ne zyre Gezimit, duke i vene ne dukje mendimin tone se deklarata e tij e nje nate me pare kishte qene e gabuar. Na falenderoi per dashamiresine dhe shtoi se ai doli ne fushata me to (posterat e tij me 4 dragojte e kapitalizmit,” Vefen”, ”Gjallicen”,”Kamberin”dhe “Cenajn”, u bene te fameshme ne ate kohe), sepse kishte besim se ato ishin te fuqishme dhe se me to do te bente shume gjera te mira per Vloren. ”Une kisha mbeshtetur shume shpresa tek to”-na tha ai ate dite.
Gezimi fliste cilter me ne, sepse megjithese opozitar ne i kishim mbeshtetur projektet dhe konceptet moderne, qe kishte prezantuar ai per zhvillimin e Vlores, qe fatkeqesisht sic permenda me larte ai i kishte mbeshtetur edhe tek kontributi i ardhshem i firmave piramidale.

Rifillon takimi:

Muhameti: "Deklaratat po behen mjaft te papergjegjeshme. Njerezit presin ndermarrjen e hapave nga Ju".
Gezimi: "Une atehere do te jap doreheqjen. Deputetet jane me ne.
Ne: "Te zhvillohet séance plenare dhe te testohen deputetet". Ne i kerkuam atij se si kryetar Bashkie nuk kishte pse t’a jepte doreheqjen, por te bashkohej me popullin e Vlores.

Gezimi: "Duhet njekohesisht zgjidhje ekonomike dhe zgjidhje politike".

Nderhyn edhe Shpetimi (Mezini), te cilin une e takoja dhe shihja per here te pare. Me la pershtypjen e nje njeriu shume te mire. Ai dukej, qe mbante nje peshe te madhe mbi supe. Vinte nga fusha e diplomacies, pinjoll i nje familjeje qytetare vlonjate, ish i persekutuar nga rregjimi komunist. Ai thote;
-"Te krijohen komisionet pluraliste". Duke qene se ishim ulur prane ne nje moment ai me thote: -"Ta kisha ditur keshtu –une nuk i hyja kesaj pune". Ai i mendonte gjerat plotesisht si ne. Ndihej shume i zhgenjyer nga ajo qe po ndodhte, nga menyra se si po menaxhohej kriza.

Gjergji: "Une jam per zgjidhje globale te problemit. Shteti te marr persiper pergjegjesite, pergjegjesi ligjore, kush do ta zgjidh problemin.

Duka: "Mund te bejme nje takim me nje grup kreditoresh me kredibilitet".

Prefekti: "Kemi kerkuar, qe presidenti te prononcohet, qe firmat piramidale te mos falimentojne. Presidenti na ka thene, qe “Gjallicen” te mos e falimentojme dhe t’a vere ne eficence shteti.

Gjergji: “Gjallica “per ne nuk ka falimentuar. Presidenti te deklarohet se nuk do te rrenohen firmat e tjera. Po u rrenuan, shteti u shkaterua. Shteti duhet te marri nje pjese te pergjegjesive".

Dialogu qe nisi duhet te vazhdoj me tej me presidentin. C’fare duhet t’i kerkojme me tej?
Interpelance te vecante per ceshtjen e “Gjallices”
-séance paraprake gjyqi me Fitim Gercalliun
-Takim me ministrin e brendshem .
-zgjidhje emergjente per njerezit ne veshtiresi.

Gezimi: Te hartojme nje program te vecante per te zgjidhur problemin. Si ta administrojme gjendjen, qe te mos na shkase situate nga dora.
-Do te njoh ndonje detyrim shteti ne para-? T’a shtrojme keet pyetje tek presidenti, se bashku me problemet e tjera te Vlores

Medini: Ne jami anetar te Forumit per demokraci. Ne administrojme protesten dhe trasmetojme kerkesat e tyre, te cilat tani jane jo vetem te artikuluara por edhe te shprehura ne dokumente.
-problemi i Artur Rustemit, i cili u vra duke protestuar paqesisht per te drejtat e tij kerkon pergjegjesi .
-Problemi i njerezve te arrestuar, te cialet duhet te kthehen menjehere prane familjeve te tyre kerkon zgjidhje.
-roli negative i RTSH, informacioni i te cilit eshte teresisht disinformues.

Po tentoja disa here te ndrehyja ne bisede por diskutimet ishin teper pasionante, dhe e mbysnin zerin tim.
T’a degjojme Lizen –thote ne nje moment Prefekti, duke me mundesuar keshtu, qe edhe une te thosha mendimin tim: Ne ato caste i kishim harruar diferencat dhe te gjithe po diskutonin cilter

"Se pari une shpreh keqardhjen time, qe ky takim midis vlonjatesh zhvillohet ne Tirane. Megjithate rendesi ka qe jemi ketu se bashku dhe po diskutojme me te njejtin merak. Ne jemi duke dikutuar sot me ju sepse ju jeni firmoses se promemorjes, ne te cilen ne gjejme shume pika te perbashketa me kerkesat tona te shprehura ne peticionin e dt 12.02.1997, me deklaraten e keshilltareve, me kerkesat e studenteve, me rezoluten e dt 17.02.1997. Kur kemi gjithe keto pika qe na bashkojne hajdeni te bashkebisedojme dhe te dalim me nje qendrim perpara Vlores per ato pika, qe edhe ju mendoni njesoj si ne. Perputhjet jane per problemet me thelbesore. Ju vendin e keni ne Vlore dhe ta dini se ne se i mbeshtesni kerkesate e drejta te vlonjateve ju do te respektoheni shume prej tyre. Tani pergjegjesite nuk jane vetem per kolapsin ekonomik, por edhe per dhunen e ushtruar ndaj Vlores dhe vlonjateve dhe pasojat e saj. Kush i dergoj forcat mercenare ne Vlor?"
Gezimi thote: "Ne nuk na pyeti njeri. Une nuk dija gje u gdhiva njesoj si gjithe vlonjatet, duke pare mercenaret ne cdo rruge dhe rrugice".
"Nje nga sygjerimet tona eshte se ne se nuk jepni dot doreheqjen dhe e quani te domosdoshme prezencen e tuaj ne parlament, atehere te dilni te pavarur, se bashku me koleget, qe sic u shprehet ju mendoni se ju mbeshtesin. Ju zoti Gezim mund te sakrifikoni deputetin per kryetrin e bashkise"-i thame ne.

Arqile Kume ishte njeriu me fjale pak ne kete takim. Tek Dashi verehej nje ndryshim qendrimi ne raport me ato qe kishte shprehur me pare. Ne pergjithesi kishte nje ngurim. Dicka kishte ndodhur.

Arqilea dhe prefekti, si duket me dike biseduan, sepse na ftuan, qe te shkonim ne nje takim tek presidenti ashtu sic ishim. Ai ishte gati te na priste.

"Jo i them une- ne nuk kemi ardhur per te zhvilluar takim me te. Ne nje rast te tille ne do te vime te pergatitur dhe me nje perfaqesi me te madhe. Nga eksperienca e takimit, qe ka zhvilluar me studentet, na kane thene se ai eshte i ashper dhe kerkon qe te imponohet. Pas takimit me studentet ai nuk ndryshoi asgje ne qendrimin e tij. Kjo beri qe direkt pase takimit me te studentet pershkallezuan protesten e tyre me greven e urise. Nuk do te kishte vlere takimi yne me te pa ndryshuar qendrimet e tij, pa dhene shenja se eshet gati te negocioje realisht ,duke ofruar zgjidhje.
Beni keto, qe kerkuam dhe ne jemi gati te takohemi edhe me Presidentin, por kur te shohim, qe ka ndryshuar dicka ne qendrimin e tij.
"Atehere shton qete prefekti, i cili me sa duket e priste kete pergjigje, ne mendojme, qe nga ky takim t’i dergojme nje mesazh qetesues Vlores".
"Ne –i’u pergjigjem -mesazhe i dergojme cdo dite Vlores dhe vlonjateve. Hajdeni dhe ju ne Vlore dhe t’i drejtohemi bashkarisht vlonjateve.
Ata artikuluan jo ne forme te plote dicka, qe shprehte pasiguri per te ardhur ne Vlore. Ne i garantuam se ne Vlore do te ndiheshin shume mire. Gjate gjithe takimit u perserit disa here se ata do te ndiheshin shume mire ne mes te popullit te Vlores.
Ne se nuk e beni dot as kete ju mund te shfrytezoni median apo seancen parlamentare per te derguar mesazhe mbeshtetes u sugjeruam ne.
Duke qene se dolem ne kete kend i kerkuam, qe ata si deputet te Vlores duhet te kerkonin te zhvillohet nje séance parlamentare, vetem per ceshtjen e Vlores, dhe kjo te ishte nje séance e hapur, qe te ndiqej ne menyre televizive nga te gjithe.
Kjo duket sikur u duk me e pranueshme. Rame dakort, qe ky takim te njoftohej publikisht.
Per kete qellim u hartua nje njoftim i thjeshte, ku behej e ditur se sot ne 25,02,1997 ne pallatin e Kongraseve ne Tirane, deputetet e Vlores, Kryetari i Keshillit te rrethit Vlore, kryetari i Bashkise Vlore si dhe prefekti i Vlores zhvilluan nje takim me perfaqesues te Forumit per Demokraci, ku diskutuan per ceshtjen e Vlores dhe zgjidhjen e saj. Ne momentin, qe prefekti po shkruante Forumi i Intelektualeve dhe une e ulur prane tij po e ndiqja shkrimin e njoftimit, e korrigjova: Ne perfaqesojme Forumin per Demokraci, ai nderpreu te shkruarin, pati nje fare ngurrimi per te vijuar. Me sa duket ata per kete qellim kishin insistuar per tu, krijuar “Forumi i Intelektualeve”, vetem per te qene pike kontakti. Prape su kishte funksionuar ideja e diversionit ne levizje, sepse ne Vlore ne raport me kekesat e protestuesve, Vlora ishte bllok, te gjithe mendonin njesoj se ato ishin kerkesa te drejta, te cilat duheshin mbeshtetur dhe kerkonin zgjidhje te shpejta.
Pas nje pause prefekti vazhdoi te shkruante njoftimin ku citohej fakti se ne rame dakort, qe deputetet e Vlores do te kerkonin zhvillimin e nje seance te hapur parlamentare, ku do te diskutohej ceshtja e Vlores dhe rrugezgjidhjet per te dale nga kjo situate, si dhe pergjegjesite se si ishte reaguar ndaj Vlores deri ne ate moment. Jashte njoftimit te shkruar ata deklaruan se do te lobonin me deputete te tjere.
Njoftimi u firmos nga te gjithe te pranishmit.

Kur po ndaheshim Medini dhe Gjergji shkuan me ta per te bere fotokopie te njoftimi, se bashku me dy nga deputetet e pranishem ne takim. Nje kopie te njoftimit e morem ne. Aty kishin takuar edhe nje vlonjat, vellain e artistit te madh te skenes shqiptare Timo Flloko, i cili priste teper i shqetesuar te shoqeronte mikun e tij te ngushte deputetin Mezini. Ai ishte shume i shqetesuar per te dhe tha se atyr(deputeteve nenshkrues te promemorjes) u ishte bere nje presion i madh.
Kjo ishte e besueshme per ne dhe shpjegonte deri diku ngurimin e tyre, sepse nje nate me pare gjithe Shqiperia degjoi se si leshoi rrufete, si nga maja e olimpit, nga Dibra, presidenti ndaj nenshkruesve te promemorjes, te cilet i emertoi karrikethyer. Kjo me sa duket e kishte bere efektin dhe ky ndryshim vihej re edhe te ndryshimi i qendrimit te disa prej tyre.
Gjithesesi ne e vleresuam pozitiv faktin se u vendos dialogu ne kete nivel dhe se ai do te thellohej. Akulli ishte care. Ne e quajtem sukses edhe faktin se ne nje dokument te shkruar u njoh Forumi per Demokraci, pasi ne nje dokument te shkruar ne firmosem ne emer (per degen Vlore) te tij. Por ata s’mund t’a pranonin kete publikisht. Sic do te degjonim ne lajmet radiofonike gjate rruges ne kthim ata nuk e permenden shprehjen "Forumin per Demokraci", por thane se nje perfaqesi e protestes zhvilloi takimin……kur ne te gjithe ishim perfaqesues te Forumit per Demokraci, Dega Vlore. Ata s’mund te vepronin ndryshe sepse “Zeusi”, lideri tyre nuk e njihte forumin, dhe per ta ishte herezi edhe t’ia permendnin emrin.

Kur u kthyem ne Vlore, vellai dhe njerez te tjere na thane se kishin qene shume te shqetesuar, sepse kishin hapur thashetheme se gjoja ishim aksidentuar, disa te tjere kishin thene se i kane arrestuar.

Si gjithmone te nesermen gjithshka u be e ditur per publikun ne komunikaten e mengjesit.

Seanca e kerkuar nga deputetet e Vlores u zhvillua pas dy ditesh me 27.02.1997. Por ndryshe nga kerkesa jone dhe premtimi i tyre ajo nuk u trasmetua ne television, pra nuk ishte e hapur. Te nesermen me 28.02 1997, ne beme perseri kerkese publike TVSH per ta trasmetuar seancen. Duke u njohur me permbajtjen e diskutimit te deputetetit Hajdari, kuptohet, qe ish presidentit nuk i interesonte trasparenca e kesaj séance plenare. Ne vend te dialogut, trasparences, perdorimit te energjive te tyre positive ne favor te zgjidhjes se krizes ata kishin zgjedhur dhunen, terrin informative dhe ndrydhjen e energjive pozitive. Terri informative ne cdo kohe eshte i demshem.

giovedì 19 luglio 2007

Takimi me Zotin Vranicki

Takimi me Vranickin në mes të katastrofës 1997

Ngjarjet po rridhnin me shpejtesi. Jo çdo gje mund te ishte nen kontrollin dhe dijeni e seicilit. Takimi me ambasadorin Paolo Foresti ne anijen San Giorgio ishte perjetuar ne menyra te ndryshme; fillimisht kishte nje reagim te forte kundershtues sidomos per piken e administrimit te armeve.
Sipas asaj, qe u tha edhe ne ate takim kishin ardhur ne Vlore perfaqesues te Komiteteve te Jugut, te cilet ishin krijuar nderkohe jo me te njejten forme sic ishte krijuar struktura ne Vlore, ishte zhvilluar nderkohe edhe nje takim ne Gjirokaster diten, qe ne zhvillonim takimin ne anijen San Giorgio. Kur u kthyem mesuam se tre perfaqesues edhe nga Vlora kishin marre pjese ne te.
Ishim tek shkolla “Ali Demi”, kur na u tha se duhet te pergatitemi me shpejtesi sepse duhej të shkonim ne takim me Zotin Vranicki, sipas kërkesës së tij. Ne fakt ftesa ishte per perfaqesuesit e Vlores, por meqe ishin mbledhur te gjithe shumica mendonin se duhet te perfaqesoheshin te gjithe. U caktua perfaqesia; ishin edhe perfaqesuesit Forumit per Demokraci. Une kisha qënë pjesemarrese ne te gjitha takimet, qe ishin zhvilluar me autoritete kombetare apo nderkombetare dha si e tille do te merrja pjese edhe ne kete takim.
Gjykuam per problemet qe do te diskutoheshin dhe mesazhet, qe duhej te percillnim.
Ne thelb mendimet, qe u dhane ishin:
1 -Doreheqja e Presidentit.
2. Ministrin e Brendshëm te mos e caktonte Berisha
3. Te shmanget me çdo kusht lufta civile.
Te gjithe ishin kunder Berishes
Një mesazh duhej te percillej qartë: Largimi i Berishes, por pa luftë
Jo te gjitha pyetjeve, qe lindnin ne mund t’u jepnim pergjigje.
U nisem per ne zonen e Kripes tek fusha ku do te vinin helikopteret me te cilet do te fluturonim. Aty pritem gjate dhe e shfrytezuam kohen pr te njohur njeri tjetrin por edhe per te rakorduar mendimet. Kete rradhe kishim marre edhe gazetarë me vete. Me ne fund erdhen helikopteret ushtarakë, dhe u nisem per ne drejtim te veriperndimit ku ishte stacionuar fregata “Alessia”. Fluturuam pak me gjate, duke i ardhur disa here rrotull anijes, pa realizuar zbritjen. Me pas mesuam se vonesa u shkaktua per arsye të takimit, qe zoti Vranicki kishte realizuar me Kryeministrin e qeverise se Pajtimit Kombetar z. Fino.
Pritja u zhvillua sipas rregullave të forta protokollare. 12 Perfaqesuesit e larte te komunitetit nderkombetar ishin rreshtuar ne te dy krahet e zotit Vranicki, i cili u shkeput prej tyre dhe, duke buzeqeshur, na priti tek hyrja e hollit te madh te fregates. Zoti Vranicki tha se “Me vjen mire, qe eshte edhe nje zonje present”.
Ne shoqerimin e zotit Vranicki ishin zëvendësministri i Greqisë, një përfaqësues i Komunitetit Europian, perfaqesuesi i Keshillit te Europes, i SHBA, i Rusisë, Holandes, Danimarkes, Austrisë e Italise. Fillimisht u veçuam në grupe të vogla dhe po zhvillonim biseda te lira.
Ne, perfaqësuesit e Vlores na takoi me shume dashuri, duke u prezantuar kush ishte kush. Kam qendruar enkas per t’ju takuar tha dhe na pergezoi. Pastaj filloi biseda zyrtare
Problemet qe paraqiti Zoti Vranicki, ishin:
-Kerkesa per nje qeveri te re
-zgjedhje te reja
- pushimin e gjendjes se jashtezakoneshme dhe shpallja e amnistis .
"Jemi te interesuar per te sjelle normalitet ne Shqiperi, tha ai, si dhe ndryshime thelbesore ne kushtetuten e Shqiperise".
Na informoi se perpara nesh kishte patur takime me kryeminstrin, me ministrin e jashtem, me ministrin e rendit dhe ate te mbrojtjes. Ata kane qene dakort me te gjitha pikat dhe nenshkruan me nje shtese, tha.
“Ky do te jete nje diskutim i kujdesshem midis nesh dhe jush. Kam kerkuar te bej takim me Komitetet e rretheve te vecanta. Duam nje pamje më te hollësishme per kete situate. Tani ju ftoj te me pershkruani me hollesisht situaten ne rrethin tuaj dhe në qoftë se keni ide te tjera per te zgjidhur krizen.
Medini, N/kryetar i Komitetit te Shpetimit te rrethit Vlore shpjegoi se si lindi levizja e protestes, e cila ka ardhur duke u zgjeruar tani ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Kjo situate eshte fatale, tha, dhe rrjedhojë e keqeqeverisjes se Berishes. Kemi shume argumenta per ta thene kete. Në radhë të parë se Presidenti Berisha nuk i doli zot situates dhe u zgjodh president në kushtet e gjendjes se jashtezakoneshme. Ne mbeshtesim qeverine Fino, tha ne fund ai, duke shtuar se:
Doreheqja e qeverise dhe krijimi i nje qeverie me bazë të gjërë, ka qene nje nga kerkesat tona.
Zoti Vranicki pyeti: “A është dobësuar apo jo aktiviteti i policisë sekrete.
Pergjigje jonë: Jo, vazhdon akoma.
Perfaqesuesi i Sarandes ishte pak me i ashper. Duke perforcuar ato qe parashtroi Medini ai tha se shteti krijoi firmat piramidale, Europa e kuptoi me vonese situaten. “Te mos largohen nga Shqiperia qeveritaret dhe perfaqesuesit e firmave piramidale”, shtoi ai.
Perfaqesuesi i Baratit tha ne ketu sjellim mesazhin e popullit.
Duke pare se disa perfaqesues rrethesh ishin pak me te ashper, nderhyra per t’i shpjeguar zotit Vranicki se aty nuk jane vetem perfaqesuesit e Vlores, por te shume rretheve. Theksova se Vlora eshte me specifike dhe me e strukturuar. Gjendja aktuale ne qytetin tim eshte tejet e veshtire nga pikpamja ekonomike dhe sociale. Protesta ne Vlore fillimisht ishte spontane dhe me kerkesa ekonomike, por per aresye se qeveria qysh ne fillim nuk demostroi vullnetin e duhur per zgjidhjen e problemit, mjetet e zgjidhjes u kthyen në politike.
Qyteti yne eshte vendosur nen nje “embargo” te brendeshme dhe ka nevoje per ndihme te gjithaneshme. Eshte e domosdoshme vendosja e rendit ne Shqiperi. Mesazhet, qe jep populli i Vlore jane mesazhe paqeje dhe mirekuptimi.
Perpjekjet qenë te jashtezakonshme per te mos e çuar situaten ne zgrip. Ne kerkojme t’i pritet rruga lufës civile, sic mund te deshirojë ndokush. Me Vloren eshte solidarizuar gjithe Shqiperia, nga jugu ne veri. Kerkojme, qe politike dhe institucionet te bejne detyren e tyre. Ne do te jemi vetem mbeshtetës per ta deri ne stabilizimin e situates.
Perfaqesuesi Italian nderhyn duke thene: Ju jeni ne nje anije italiane, une ju siguroj se ne kemi besim te madh tek populli shqiptar.
Perfaqesuesi i Greqisë tha : Jam zv/Ministri i jashtem i Greqise. Ne jemi ketu per t’ju ndihmuar. Objektivi yne eshte t’ju ndihmojme edhe ekonomikisht.
Zoti Vranicki me pyeti: Keni marre me ndonje kontakt me qeverine Fino?
Pergjigja: E kemi pershendetur krijimin e qeverise Fino, kemi shkembyer mesazhe dhe e kemi siguruar per mbeshtetjen tone.
Pyetje: Cili eshte reagimi juaj per te ardhur forca te tjera ne vendin tuaj?
- Forca të ciles natyre?i pyeta une
Na shpjegoi se si ishte konceptuer kjo gje. Ndoshta nuk ishte shumë e pranueshme nga te gjithe ardhja e forcave ushtarake, por ne duke qene se jemi te interesuar per kthim ne normalitet, na duket pozitive ekzistnca e nje strukture te paaneshme dhe ndihmuese per vendosjen e rendit dhe sigurise. Kjo ishte nje nga kerkesat qe ne i kishim bere edhe zotit Foresti kater dite me pare. Ne Vlore kushdo, qe investohet pozitivisht, eshte i mirëpritur -theksova ne perfundim.
Z.Vranicki vijon: Gjeja me e mire eshte, qe ju mbeshtesni qeverine Fino
Pika e dyte, me e rendesishme, eshte, qe situata ne Shqiperi nuk është një luftë civile.
Se treti, ne i kemi thene qeverise suaj se nuk mund te behen zgjedhje te shpejta, sepse ne besojme se duhet t’i lihet kohë qeverisë, që të organizojë zgjedhjet. Pra eshte i rendesishëm besimi i popullit tek liderët e rinj, te rendi publik dhe zhvillimi ekonomik.
Zoti Vranicki premtoi se do ta ndjekë me vemendje gjithe situaten, duke identifikuar, veç atyre, qe prezantoi ne fillim, çdo mjet tjeter, qe zgjidh krizen.
Zoti Vranicki pranoi ftesen tone per te ardhur ne Vlore dhe pare realitetin me sy, duke na premtuar se me ardhjen e tij së shpejti ne Shqiperi, do te vinte ne Vlore per t’u ritakuar dhe ribiseduar me ne.
Ne hapesiren deri ne ardhjen e tij ne Shqiperi, ne kishim zhvilluar takimin me Kryeministrin dhe disa ministra te qeverise si dhe gjithe liderat qendrorë te partive politike shqiptare, perveç PD. Po punonim fort per aktivizimin e keshillave lokale.
Takimi i dyte nuk u realizua, siç mesuam me vone, për shkak të influencës së ambasadorit Italian, Foresti.
Jo vetem ne ate takim te drejteperdrejtë, por ne gjithe periudhen e ushtrimit te mandatit te tij në vendin tona, mendimet per z. Vranicki mbeten nga me te lartat. Një njeri shume fisnik, shume i matur, qe çdo bashkebisedues e trajtonte ne bisede si te barabartë.

Editimi i fundit: E Shtune, 07 Prill 2007

© 2006 - 2007 Gazeta Politika. Te gjitha te drejtat e rezervuara powered by WebPhotoPro

Takimi me ambasadorin Paolo Forest.

E Enjte, 24 Maj 2007
Nga Luiza Hoxhaj
Anija San Giergio, datë 10.03.1997

Pas disa peripecishë u realizua takimi
Ambasadori Paolo Foresti:
-Ju ftoj së pari si qytetar nderi i Vlorës;
se dyti si ambassador i vendit fqinj;
se treti jam caktuar vecanerisht per te paraqitur Kryqin e Kuq Italian dhe ate nderkombetar.
Takimi u planifikua te zhvillohej perpara takimit te partive, (ai ishte planifikuar te zhvillohej me Zotin Dini, Minister i Jashtëm i Italise dhe perfaqësues të Këshillit të Europes), por jam i autorizuar t'a bëj edhe mbas ketij takimi.
Kjo mareveshje ka luajtur rol te madh; nuk mund te lejohej qe raporti midis shtetit dhe individit te percaktohej nga forca. Ministri Dini erdhi shpejt sepse te gjitha forcat politike kerkuan, qe Italia te jete prezente ne zbatimin e mareveshjes, se bashku me bashkimin Europian, pasi te gjithe ne se bashku punojme.
  Çfarë presim nga ju?
-Te punoni per te realizuar kete mareveshje, per te ribere kushtet, per te rifilluar jeta e qete dhe askush te mos vuaj per ate qe ndodhi. Te pergatitemi shpejt per zgjedhjet.
- Nëse do te kemi këtë bashkepunim jemi gati te vleresojme dhe te fillojë ndihma humanitare (ndihme ushqimore dhe sanitare).
- Pasi te konstatojme se te gjithe jane dakort, do te sjellim Kryqin e Kuq Boteror. Pastaj me qeverine e re mendojme te organizohemi se bashku ne KE dhe organizma te tjera, te pergatisem kushtet e ndihmes emergjente. Kjo eshte me urgjente. Pastaj do te punojme per zhvillimin e bisnesit, do te ndihmohet edhe pushteti lokal si nje bazë e fuqishme.
-Ne kerkojme, qe ju te punoni per te krijuar kushtet normale, qe ne te jemi gati per te ndihmuar. Se fundi, çdo gjë qe ne duam te bejme eshte frut ë ndjenjave tona miqesore por edhe interesave tona.
 Nga ana jonë Gjergji bëri nje ekspoze te situates ne Vlore dhe theksoi se gjuha jonë ështe mirekuptimi, kurse gjuha e shtetit është dhuna.
Fillimisht kerkesat ishin ekonomike; pas pergjakjes kaluan kërkesat politike kaluan në plan te pare,u permbys raporti. Vlora duke e ndjere qysh ne fillim pati nje solidaritet te heshtur. Nevoja e bashkimit u ndje ne Vlore. Tryeza e pare e plote e partive politike u realizua ne Vlore. Ne i dhame politikes se vonuar nje leksion se si mund te bashkepunohet.
Pastaj fola unë:
Zoti Foresti,
ju falenderojme per takimin dhe per aftesite, qe keni treguar duke kuptuar mesazhin qe jep Vlora: “ Bashkim dhe Mirëkuptim”. Vlora e dha shembullin e para, protestat e saj ishin masive dhe paqesore. Ajo i uli gjithe partite pa perjashtim, perfshi edhe PD, ne nje tavoline me te vetmin preokupim: Të shpetojme Vloren, Vloren e dhunuar, e pergjakur, qe vdekja e kercenon ne dy forma: Vrasja dhe Uria.
Ne duke pasur parasysh ndjenjat e miqësisë, qe ekzistojne tek dy popujt tane, iu drejtuam Kryeministrit Italian, duke i kerkuar qe te perdorte autoritetin si nje vend mik. Ne na vjen mire qe, siç na informuat ju, e keni bere nje gje te tille dhe rezultati eshte edhe ky takim.
Duhet te jeni i sigurt se ne fund te mandatit tuaj diplomatik, keni kryer nje akt fisnik, i cili e justifikon titullin “Qytetar Nderi I Vlores”. Gjuha e llogjikes dhe mirekuptimit fitoi ndaj asaj te kercellitjes se dhembeve nga shteti, ndaj forcës, por te jemi te sinqertë edhe ne e trembëm Berishen qe u ul, se s’kishte rruge tjeter. Kerkesat tona ekonomike mund të realizoheshin me zgjidhje politike, Duhej edhe ndihme ekonomike emergjente. Kemi parasysh operacionin “Pelikan” dhe na vjen keq qe ne perseri per nje kohe kaq te shkurter kemi prap nevoje per ndihme ekonomike emergjente dhe e gjitha kjo per faj te qeverisjes sone te keqe. Ne kritikojme politiken e vonuar shqiptare .
Ambasador Foresti:
-Hapi i pare eshte miradministrimi i armeve. Ne e kuptojme shqetesimin tuaj. Te fillojë pune porti ne Vlore, ne do te ofrojme garancitë tona. Ndersa ju keni ardhur ketu, Ministria e Jashteme Italiane i ka dhene shtypit lajmin mbi disponibilitetin e qeverise italiane per te ndihmuar. Kështu do te fillojne te vine ndihmat. Kjo varet nga klima, qe ju do te krijoni, do te bashkepunoni me qeverine e re, te shikojne njerezit qe ne te gjithe jemi per normalitet.
Unë ndërhyra përsëri: Ju falendrojme, qe kuptuat mesazhin tone per t’i ulur te gjithe ne tavoline, dhe qe keni perdorur autoritetin tuaj ndaj shtetit tone.
Ambasador Foresti: Une do të kerkoj qe, në se ka mundesi, per 10 minuta te bejme nje mesazhm qe 8 perfaqesues te Komitetit të Shpëtimit, nga anija San Giorgio kerkojne nje ndihme emergjence dhe te sigurohet rend publik per te filluar jeten normale. Une do t’ia them qeverisë sime.
Nderkohe, qe Ambasadori shkon ne kabinen e kapitenit, midis nesh u zhvillua një bisede. Pasi hyn zoti Foresti, vazhdoi: Le te fillojë nga puna Porti, duhet qe ligji te jete nje ligj i lire.
Ambasadori me tej thekson: Po t’i permbledh te gjitha duhet, te realizojme nje kompromis. Qeveria qe do te krijohet do te jete 50% opozite 50% maxhoranca, me 15 ministra, dhe është menduar qe kryeministri te jete i opozites.(ne kohen qe ai shkoi ne kabinen e kapitenit sic na konfirmuan edhe me pas ka komunikuar me perfaqesuesit e tryezes se partive, si dhe zotin Berisha, me te cilin kishte maredhenie shume te mira, etj, per t’a informuar rreth bisedimeve me ne)
Atehere thote ai ne duhet te nenshkruajme nje mareveshje dhe filloi ta citonte dhe shkruante nderkohe vet ne italisht me shkrim dore.
Marreveshja
8 perfaqesues te Komitetit te Shpetimit te Vlores, kane takuar ambasadorin e Italise ne Shqiperi, ne anijen San Giorgio sot ne 10 Mars 1997, per te prezantuar kerkesat per italine dhe komunitetin ndrkombetar per nje ndihme emergjence
Komiteti përshendet mareveshjen dhe deklaraten e partive politike dhe presidentit dhe shpreh impenjimin për te favorizuar sa me shpejt mbledhjen e armëve qe posedohen ne qytetin e Vlores dhe vendosjen e rendit publik dhe vendosjen progresive te normalitetit ne administrimin e qytetit.
-Komiteti ka kerkuar garanci per zbatimine korrekt dhe te shpejte te 9 pikave te percaktuara dje ne Tirane.
Pastaj PS, PAD, PSD (sipas bisedes qe kishte zhvilluar ne telefon) mbeshteten qendrimin ndaj deklarates. Edhe Forumi per Demokraci njoftoi se “Miratojme deklaraten dhe impenjohemi te vendosim rendin dhe qetesine”
- SH.B.A. ju ben thirrje te hidhni armet dhe te rivendosni paqen -tha ambasadori. Ne u bejme thirrje te vendosni terheqjen e armëve. Te gjitha partite te vine te perfaqesuesit e jugut ne Vlorë.
Ne kerkuam garanci per mareveshjen. Njëkohësisht shfaqem intersin tone per te vene ne levizje institucionet e zgjedhura lokale.
-Ju do te jani pale ne bisedime- thote Foresti. Ne kerkuam qe pale ne bisedime te jete edhe Forumi per Demokraci i Shqiperise.
Foresti tha se per njerezit, qe kane humbur parate, kjo ka ndodhur kudo, edhe njerezit, qe e kane pesuar duhet te nderojne faqe.
Ne sqaruam, qe vertet kjo mund te kete “ndodhur kudo”, por permasat e mashtrimit qe ndodhi me skemat piramidale tek ne ne raport me popullsine jane katasrofale, ato kane perfshire pothuajse gjithe popullsine, te gjitha kategorite e saj, ato lulezuan nen hunden dhe me bekimin e shtetit dhe kjo i ka revoltuar qytetarët. Kjo situatë po te ishte trajtuar me kujdes dhe pergjegjshmeri nga ana e shtetit, do te merrte rrjedhe tjeter. Perderisa dy pale: Shteti nga njera ana dhe Populli protestues, qendronin fort ne pozicionet e tyre njera pale duhet te largohet. Natyrisht ajo qe duhet te terhiqet eshte qeveria, jo populli.
Foresti vazhdoi:
Qeveria, qe kerkuat do te realizohet. Per keta tre muaj Partia Sosialiste te hyje ne parlament. Ligjet e rendesishme nuk do t’i bejë kjo qeveri dhe ky parlament. Çdo gje do te behet me asistence nderkombetare. Do te behet ligji ri per televizionin privat, do te kete me shume liri shtypi. Ja perse ne kushtet tuaja tek armet, ju duhet te ndryshoni pozicion. Ju duhet t’u kerkoni qytetareve tuaj, qe t’ua dorezojne juve armet, per t’i vene nen kontroll dhe t’i heqin te gjitha armet. Ky eshte nje kusht, qe edhe qeveria italiane do ta kerkojë. Zgjedhjet jane zgjedhje te pergjithshme dhe duhet t’u japim mundesine te funksionojne.
Ne kete moment nderhyra une: Zoti Foresti, ky eshte nje moment delikat, vertet shume shqetesues edhe per ne. Por nuk jemi ne ata, qe kemi shperndare armet; dhe, si te tille nuk jemi ne ata, qe duhet t’i mbledhim. Ne nuk jemi shteti dhe nuk mund t’i posedojme ato. Duke qënë se jemi vetem autoritet moral, duke qene se ne komitetin e Vlores përshihen te gjitha partite politike, edhe PD, dhe se te gjithë firmetarët e themelimit te kesaj strukture, vetem 5 diteshe, e shumta, qe mund te marrim persiper eshte qe t’u bejme thirrje qytetareve t’i miradministrojne armët ose të mos i lene ne duart e femijeve, te mos i nxjerrin ne rrugë, etj. (Te nesermen nje qarkore e tille u lexua ne mitingun e ores 9.00.)
Foresti: - Emergjenca lidhet me armet.
Une: - Tavolina në nivel qëndror me krijimine qeverisë do t’i japë zgjidhje edhe ketij problemi, besojme.
Foresti: - Qeveria ndoshta behet sot. Ju si komitet te filloni dhe vini ne levizje Keshillin e Rrethit dhe te Bashkise.
Nderkohe u ngrit, mbeshtolli kopjen e mareveshjes ku kishim firmosur te gjithe dhe u be gati ta na pershendeste.
- Zoti Foresti,-nderhyra une- a mund te na jepni nje kopie te mareveshjes?
Me veshtroi per nje cast mendueshem, por e mblodhi veten shpejt dhe shpejt m'u pergjigj: Posi jo.
U zhvendos perseri ne ambjentet e kabines se kapitenit. Ne kohën, që aty po hynte media, RAI UNO, RAI DUE, RAI TRE, etj, erdhi zoti Foresti me disa fotokopje te Mareveshjes ne dore, njeren ma zgjati mua dhe nga nje kopje u'a dha tre gazetareve te TV RAI,
Une dhe Gjergji, nderkohe, dhame prononcime per mediat italiane. Folem shqip, qe te na degjonin Vlonjatet, drejteperdrejte jo nepermjet komenteve .
Intuita kishte funksionuar mire me kerkesen per kopie dhe intervistat ne shqip.
Mbas kesaj me te njejtin helikopter morrem rrugen e kthimit. Ne te njejten rruge.
Mbritem vone ne shtepi. Sapo hyra ne shtepi nderkohe qe isha ende me ndjesine qe kishim bere nje pune te mire kur, tek shtepia e motres, vjen perfaqesuesi i PBDNJ ne komitet, Andrea, njekohesisht edhe kryetar i saj per degen e Vlores, i shqetesuar: “Ç’keni bere?- me tha -Njerezit jane merzitur me ju. Kane degjuar TVSH dhe stacionet italiane per mareveshjen, qe keni bere per armet. Ata pyesin çfarë na siguroni ju?
E sqarove se nuk eshte ashtu ne  e kemi sqaruar qendrimin tone edhe me prononcimet tona.
-Nuk kane dhene gje- ma ktheu ai.
Ne ate kohe po fillonin lajmet tek RAI DUE. I ndoqem se bashku. Nderkohe i dhashe te lexonte deklaraten, qe kishim firmosur me Forestin, ne italisht.
-Kjo eshte ne rregull -thote duke u cuar per te ikur.
Ne ate moment bekova veten qe e kisha kerkuar kopien e saj.
Duke parashikuar situaten e nxehte, u ula dhe bera nje informacion te shkurter per te nesermen duke parashikuar reagimet. Ne fakt ato ishin shume te ashpra. Gjergji, i cili kishte pergatitur nje material te plote per te raportuar ne publik, nuk u degjua, s’e lanë fare te fliste.
Atehere une bera nje komunikim te shkurter. Me degjuan, por menjehere mbas sajtakimi u mbyll.  Njerezit, te revoltuar, te hutuar, me shprehje te trishtuar ne fytyrat e tyre, qe te shkakton ndjesia se mund te jesh prere ne bese, u ngjiten ne foltoren e improvizuar tek Monumenti i Pavaresise, Meka jone.
- Edhe ti ishe dakort me ta? Ne kishim besim tek ty -me thoshin. Une u'a thash: - Ja ku e keni qendrimin tone. Lexojeni vet deklaraten.
Te nesermen ne mbasdite kur pashe, duke ndjekur lajmet e ores 16.00 tek TVSH, vura re, qe kishte nje shtremberim qellimshem te lajmit dhe njoftimi i tyre, shoqerohej edhe me nje kopje ne shqip te Mareveshjes me firmat tona. Ne te vertet ne nuk kishim firmosur mareveshje ne variant shqip, por vetem ne italisht. Sigurisht qe ky shtremberim kishte qene i qellimshem dhe i kishte dhene deri diku efektet e tij, te cilat ne me autoritetin tone moral, kishim arritur ti fashisnim. Ne keto kushte, kur disinformimi vazhdonte, na u desh te benim nje pergenjeshtrim te lajmit tek ANSA dhe agjenci te tjera lajmesh, qe kishin reporteret e tyre ne Vlore.
Gjerat u kapercyen dhe kuptuan shpejt qe kjo ishte rruga ku duhej ecur. Në mitingjet e perditshme kishte qindra intelektualë, qe benin sqarimet e nevojshme. Ne fakt ai ishte nje mision i veshtire, qe duhej realizuar gradualisht.

Editimi i fundit: E Hene, 26 Mars 2007




© 2006 - 2007 Gazeta Politika. Te gjitha te drejtat e rezervuara powered by WebPhotoPro