Preferova te perdor si titull ne kete shkrim nje shprehje te shkeputur nga Konventa europiane e Peisazhit, ne dhjete vjetorin e miratimit te saj( Firenze 20 tetor 2000) nga Keshilli i Europes.Liria eshte si deti. Nuk mund te jete e mbyllur dhe si deti nje njeri i lire eshte perhere i tille. (Humbert du Charbon) Ne se vendosni te jeni te lire, ju nevojitet vetem nje gje: kurajo per te qene vertet te tille.
Search This Blog
Tuesday, April 20, 2010
Nje sfide per territorin e Vlores:“Nje peisazh i te gjitheve, nje peisazh per te gjithe”
Preferova te perdor si titull ne kete shkrim nje shprehje te shkeputur nga Konventa europiane e Peisazhit, ne dhjete vjetorin e miratimit te saj( Firenze 20 tetor 2000) nga Keshilli i Europes.Sunday, April 18, 2010
Mbi zhvillimin lokal
Wednesday, March 24, 2010
"Yes We can", reforma shendetesore e Presidentit Obama behet ligj
Dhoma e perfaqesuesve ka aprovuar me 219 vota( tre me shume se votat e domosdoshme prej 216) dhe 212 vota kunder, projektligjin e reformes shendetesore, qe kishte marre aprovimin e Senatit ne dhjetorin e kaluar.
Pra jo vetem imazh dhe karizem, por arritje dhe rezultate konkrete. Obama hyn keshtu ne histori me fakte dhe jo vetem me shkelqimin e nje prej fushatave elektorale me ekzaltuese ne SHBA.
Reforma ka arritur te marre rruge fale votave te antiabortisteve, te cilet kane arritur te realizojne me numrin nje te Shtepise se Bardhe nje mareveshje, e cila perfshihet ne ligj(edhe ky nje leksion me vete per politiken tone se si mareveshjet konverohen ne ligje dhe nuk trajtohen, ne mungese te plote transparence si mareveshje xhentelmensh,ndermjete personash jo xhentelmen, te cilet perfundojne ne kacafytje verbale: me preve ne bese, e hengre apo e mbajte fjlen etj si keto).
Perpara tij te gjithe presidentet kishin falimentuar ne tentativat e tyre, por Obama dhe demokratet shume te bindur ne domosdoshmerine e kesaj reforme nuk jane ndalur.
Pavaresisht egersise se opozites, pavaresisht sondazheve ne renie dhe takimeve te zgjedhjeve ndermjetese; Qellimi ishte teper i larte per tu thyer nga grushtimet.
“Sonte kemi demostruar qe jemi nje popull ende ne gjendje te bejme gjera te medha” ka thene Obama duke shtuar qe vota pertej te qenurit “nje gure i ri ne ndertimin e endrres amerikane” eshte edhe “nje fitore e popullit” dhe jo vetem e nje segmenti poltike.
Kjo ishte nje fitore e cila ben te mundur nje koperture sigurative per 32 milion amerikane, 94,7 % te qytetareve jo te moshuar, duke zgjeruar kujdesin shendetesore dhe duke ofruar perfitime fiskale pa te cilat shume qytetare amerikane do ta kishin te pamundur te kishin nje sigurim
Obama arriti ne kete menyre objektivin e tij themelor. Amerika priti 100 vjet ta arrinte kete moment. Fale kesaj reforme cdo amerikani i garantohet nje cilesi e larte e kujdesit shendetsor.
E veshtire te mendosh nje skenare te ngjashem ne vendin tone. Ku sic duket megjithese nje popull me standarte jetese shume me te uleta reforma jone shendetesore po ecen ne drejtim te kundert me kete objektiv madhor te arritur nga presidenti Obama.
Sipas meje qeveria duhet te marre leksion te mire nga eksperienca amerikane per te permiresuar shenjestren ne drejtim te politikave shendetesore, atyre te politkave sociale si dhe sherbimit universal nga shendeti deri tek amortizatoret sociale
Pa kete reforme te rendesishme te poltikes shendetesore dobesohet shume cdo mundesi politike e kujdesit shendetesor ndaj qytetareve. Pa folur mandej per mungesen e mjekeve ne qendra shendetesore apo zona te caktuara. Pa kete reforme te rendesishme do te vazhdojme te shohim njerez ne nevoje emergjente per kurim te enden pa rrugezgjidhje spitaleve sepse nuk kane mundesi te blejne medikamentet e nevojeshme per kurim, do te kemi trajtime te diferencuara,edhe per ata qe kane nje mbulim sigurativ.Pa kete reforme do te vazhdoj te na perndjeke shprehja " mjere ke ze halli"
Duhet nje sistem i tille i kujdesit universal ne te cilin shteti nuk abandonon qytetarin qe humbet punen dhe i trajton ata njesoj pavaresisht nga puna qe bejne.
Nuk eshte utopi realizimi i nje financimi te tille. Mjafton te reduktohet 10% evazioni fiskal.
Luiza Hoxhaj
Tirane 24.03.2010
Saturday, March 13, 2010
Perballimi i temes se qytetarise dhe integrimit nga perspektiva e shqiptareve neper bote.
Tuesday, March 9, 2010
Per Grate nje barazi shansesh ne fakt dhe jo me fjale
Nisur nga sa me siper urimi im ne diten e festes se 8 Marsit do te ishte: Nje barazi reale, e ndertuar mbi inisativa konkrete dhe jo vetem me fjale, qe nxit grate te jene me te shumta ne cdo sektor.
Sipas meje eshte i nevojeshem nje protagonizem me i madh i vet grave, i cili duhet te jete i perbere , ndertuar mbi ide, programe dhe rezultate. Keto duhet te demostrojne rrjeti i grave dhe struktura te tjera te ngjashme, te cilat duhet te sherbejne per te mbeshtetur dhe vleresuar projektet femerore, duke u dhene atyre me shume ze perballe institucioneve lokale apo kombetare. Keto jane praktika konkrete dhe te dobishme.
Grave vlejne tu kujtojme edhe kurajon. Kurajoja eshte femer, grate mund te kene nje rol themelor ne luften kunder krimit te organizuar jo vetem ne institucione, por edhe ne jeten private dhe sociale, duke qene teper te vendosura.
Prandaj nje urim per te gjitha grate eshte gjithashtu,qe te arrijne se bashku te afirmojne dhe mbrojne cdo dite te drejtat dhe vlerat e tyre.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 9 Mars 2010
Sunday, March 7, 2010
Kurajo per te jetuar
Mbi diten e kujteses
Shume shpesh pereth perkujtimeve gjendet nje vello e rende e retorikes celebruese, duke na larguar te gjitheve nga detyra e kujtimit dhe reflektimit.
Kujtesa rrezikone ne kete menyre te pershkohet nga nje menyre teper e ftohte dhe zyrtare, sepse ajo jeton realisht ne mendjet dhe mbi te gjitha ne veprimet e qytetareve.
Per kete mund ti referohemi shembullit te shkrimtarit me origjine ebree, i cili perballoi sfiden e te treguarit te historise se tij personale dhe familjare.
Elie Wiesel thellohet ne temat kyce te jetes se tij si njeri dhe si shkrimtar sic eshte ajo e luftes se tij te pandaleshme midis kujteses dhe harreses, kerkimit te nje atdheu dhe te nje dinjiteti, pergjegjesise se te qenit i mbijetuar dhe nevojes se te kujtuarit ne menyre, qe tmerret te mos perseriten me.