Cerca nel blog

Visualizzazione post con etichetta Publikime Sociale. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Publikime Sociale. Mostra tutti i post

martedì 6 luglio 2021

In memory of Petri Ruka - Në kujtim të Petrit Rukës

Although Prof. Ethemi told us in a trembling voice, a little more than three weeks ago, that Petriti (Rukaj), the great poet, was living the last part of his life, slowly going towards extinction, today's news makes me very sad. It seemed that in my mind I had created the myth of his not escaping from this world! Poets of the caliber of Petrit actually do not die out! They live forever!

I got to know the poet late, at the promotion of Sejmen Gjokoli's poetry book, years ago. Later, in 2016, we collaborated with filmmaker Vladimir Bizhga and poet Petrit Rukaj in an event organized by our center CRLDS Albania, on the eve of Mother Teresa's canonization.

I had asked Ladi to film our event, which was also the first event in our country before the canonization of Mother Teresa. The genesis of the activity was my agreement with Dr. Gëzim Alpion, from the University of Birmingham, Great Britain, to deliver the public lecture "Mother Teresa: Challenges of studying before and after canonization".

Since I had previously read several publications and references about the figure of Mother Teresa by a well-known academic and publicist, I thought of accompanying the lecture of the well-known academic with a forum, building a discussion panel with academics and clerics, who would discuss different dimensions of the figure of Mother Teresa, composed by Prof. Progress Kabo, Prof. Dr. Nevila Nika, Don. Gjergj Mete and Dr. Alpion joy.

Explaining this to Ladi, he tells me: Why don't you also communicate with Petrit Ruka, he has a wonderful documentary about Mother Teresa.

I was happy and told him: - It would be fantastic. I know him a little, I met him only once. - I have no contact with him, I added further (I did not know that he was the brother of the very honorable Prof. Ethem Rukaj. How many bright minds in one family I would think later when I learned this fact).

- I communicate with him, Ladi tells me.

The poet, screenwriter, filmmaker (multidimensional figure) accepted the meeting invitation and we let him meet the very next day.

The three of us met in a cafe at the pedestrian crossing near Ura e Tabakeve. I presented our idea to him. He was immediately enthralled by her. His eyes shone and he began to discuss passionately. Normal. It was about Mother Teresa. He told me that this activity goes very well with the documentary, the CD of which I am giving to our center on this occasion.

To give more value and breath to the event, he reinforced my idea, to also interpret some poems about Mother Teresa by the poet Visar Zhiti. I had taken the book with me and Petriti himself selected some of the poems, which were to be performed by the actors of the National Experimental Theatre.

So helped by a beautiful soul like Petrit Rukaj from a Public Lecture, purely academic, we concluded in a wider activity titled according to one of Mother Teresa's expressions: "Heaven is in our hands". It would contain four components: Documentary, Lecture, Forum and interpretation of poems between sessions.

 With such people, cohesion is created immediately and it seems as if you have known them for a lifetime. I asked him if he could help us with the documentary and script for the Center's anniversary. Yes, he told me we will talk about the details at the right time.

 In my conversations with him, I remembered that, beyond his extensive knowledge, he had many ideas, many projects, he wanted to capture on celluloid, many events and pictures, which he was worried that he could not realize, because lacked funds. Spiritual wealth is often not enough. One of them was the great desire to make a documentary about the poet, patriot and statesman from Vlonia Ali Asllani. Everything was sketched in his mind. But the funds.....

He had proposed, without result, to the two mayors of the Vlora Municipality, who do not let surrogate events go unfunded and let valuable projects sleep in the minds and hearts of the creators.

How proudly he said, that Ali Asllani, as the Mayor of Vlora in 1919, did not accept that the body of Ismail Qemali disembarked from the ship without being covered with our national flag.

I was excited by this project, a little embarrassed by his statement that we Volon people should do more for figures like Ali Asllani and not only, who are the pride of the city, I told him: Why don't we appeal to the citizens and to the Vlonia spirit, ignoring the wall of silence. We left it to make joint efforts. Time was not kind and sent the Poet to Heaven prematurely, taking with him a precious part of his creative mine.

His stone remained inexhaustible! Maybe the poet will apologize without guilt, there in Heaven to Ali Asllani, where I believe they will sit together at the table of the great. Meanwhile, we here on earth must apologize to the poet, that we are not a good enough company to create optimal working conditions for jewels like him, that we did not help him bring as much to the surface as possible.and from his gold mine. Perhaps these impossibilities and the high sensitivity to everything that surrounds us may have broken the poet's heart. Or is it our rudeness and the difficulties we face that make it possible for talents like Petrit Rukaj to be born and developed?

However, he has left a lot of legacy for us and future generations. We should be grateful for that. Thank you Poet of the Nation! Farewell Poet and Great Man!


Luiza Hoxhaj

7/07/2021

 Megjithëse Prof. Ethemi na tha me zë të drithëruar, pak më shumë se tri javë më parë, se Petriti (Rukaj), poeti i madh, po jetonte pjesën e fundit të jetës së tij, duke shkuar ngadalë drejt shuarjes, lajmi i sotëm më trishtoj shumë. Dukej se në mendje kisha krijuar mitin e mos ikjes së tij nga kjo Bote! Poetët e kalibrit të Petritit në fakt nuk shuhen! Ata jetojnë përjetësisht!

Unë e njoha vonë poetin, në promovimin e librit me poezi të Sejmen Gjokolit, vite më parë. Më vonë, me 2016, me kineastin Vladimir Bizhga dhe poetin Petrit Rukaj do të bashkëpunonim në një event të organizuar nga qendra jonë CRLDS Albania, në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës.

I kisha kërkuar Ladit të filmonte eventin tonë, që ishte ndërkohë edhe eventi i parë në vendin tonë përpara shenjtërimit të Nënë Terezës.    Zanafilla e aktivitetit ishte dakortesia ime me Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe, për të mbajtur leksionin publik “Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.

Duke qenë se kisha lexuar më parë disa publikime dhe referime rreth figurës së Nënë Terezës nga akademik dhe publiciste të njohur mendova ta shoqëroja ligjërimin e akademikut të njohur me një forum, duke ndërtuar një panel diskutimi me akademik dhe klerik, të cilët do të diskutonin mbi dimensione të ndryshme të figurës së Nënë Terezës, i përbërë nga Prof. Përparim Kabo, Prof. Dr. Nevila Nika, Don. Gjergj Mete dhe Dr. Gëzim Alpion. 

Duke ja shpieguar Ladit këto ai më thotë: Përse nuk komunikon edhe me Petrit Rukën, ai ka një dokumentar të mrekullueshëm për Nënë Terezën.

U gëzova dhe i thashë: -Do ishte fantastike. Unë e njoh pak, e kam takuar vetëm një herë. -Nuk i kam kontakt shtova me tej (nuk e dija që ishte vellai i Prof. shumë të nderuar Ethem Rukaj. Sa mendje të ndritura brenda një familjeje do të mendoja më vonë kur e mesova këtë fakt).

-Komunikoj unë me të më thotë Ladi.

Poeti, skenaristi kineast (figurë shumëdimensionale) e mirëpriti ftesën për takim dhe e lamë të takoheshim qysh të nesërmen.

U takuam të tre në një kafë tek pedonalja pranë Urës së Tabakëve. I prezantova idenë tonë. U entuziazmua menjëherë prej saj. Sytë i shkëlqyen dhe filloj të diskutonte me pasion. Normal. Bëhej fjalë per Nënë Terezën. Më tha se këtij aktiviteti i shkon shumë të celet me dokumentarin, CD-ne e të cilit me këtë rast ia dhuroj  qendrës sonë.

Për t'i dhënë më shumë vlerë dhe frymëmarrje eventit ai përforcoi idenë time, për t'u interpretuar edhe disa poezi mbi Nënë Terezën nga poeti Visar Zhiti. E kisha marre librin me vete dhe Petriti përzgjodhi vet disa prej poezive, të cilat do të interpretoheshin nga aktorët e Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Kështu të ndihmuar nga një shpirt i bukur si Petrit Rukaj nga një Ligjërim Publik, thjesht akademik, ne konkluduam në një aktivitet  më të gjerë të titulluar sipas një prej shprehjeve të Nënë Terezës:   “Qielli është në duart tona”.  Ai do të përmbante katër komponentë: Dokumentar, Ligjërim, Forumi dhe interpretimi i poezive ndërmjet seancave..

   Me njerëz të tillë krijohet menjëherë kohezioni dhe të duket sikur i ke njohur prej një jete. I kërkova se mund të na ndihmonte me dokumentarin dhe skenarin për përvjetorin e Qendrës. Po, më tha për detaje flasim në kohën e duhur.

 Në bisedat me të më ka mbetur në mendje se, përtej njohurive të tij të gjera, Ai kishte shumë ide, shumë projekte, donte të fiksonte në celuloid, shumë ngjarje e figura, për të cilat kishte brengën se nuk po i realizonte dot, sepse i mungonin fondet. Pasuria shpirtërore, shpesh nuk mjafton. Një prej tyre ishte edhe dëshira e madhe për të realizuar një dokumentar për Poetin, patriotin dhe shtetarin vlonjat Ali Asllani. Cdo gjë ishte e skicuar në mendjen e tij. Por fondet.....

Ua kishte propozuar, pa rezultat, edhe dy kryetarëve të Bashkisë Vlorë, të cilët nuk lenë evente surogato pa financuar dhe projekte me vlerë i lenë të flenë në mendjen dhe zemrën e ideuesve.

Me sa krenari thoshte, që Ali Asllani, si Kryetar i Bashkisë së Vlorës në1919 nuk pranoj që të zbriste nga anija trupi i Ismail Qemalit pa u mbuluar me flamurin tonë kombëtar.

Unë u entuziazmova nga ky projekt,  pak e turpëruar edhe nga thënia e tij se ne vlonjatët duhej të bënim më shumë për figura si Ali Asllani dhe jo vetëm, që janë krenari e qytetit, i thashe: Po përse mos t'i bëjmë thirrje qytetarisë dhe shpirtit vlonjatë, duke injoruar murrin e heshtjes. E lamë që të bëjmë përpjekje të përbashkëta.  Koha nuk u tregua e mëshirëshme dhe e dërgoi Poetin në Parajsë përpara kohe, duke marrë me vete një pjesë të cmuar të minierës së tij krijuese.

Gurra e tij mbeti e pashteruar! Ndofta poeti do t'i kërkoj falje pa faj , atje në Parajsë Ali Asllanit, ku besoj se do të ulen së bashku në sofrën e të mëdhenjëve. Ndërkohë ne këtu në tokë duhet t'i kërkojmë falje poetit,  që nuk jemi shoqëri mjaftueshëm e mirë për t’I krijuar kushte optimale pune xhevahireve si ai, që nuk e ndihmuam të nxirrte sa më shumë në sipërfaqe nga miniera e tij e artë. Ndoshta edhe këto pamundësi dhe ndjeshmëria e lartë ndaj gjithëshkaje që na rrethon mund ta kene drobitur zemrën e poetit.  Apo kjo vrazhdësia jonë dhe vështirësite që perballojmë bëjnë të mundur të lindin dhe zhvillohen talente si Petrit Rukaj?

Gjithësesi ai ka lenë shumë trashëgimi për ne dhe brezat pasardhës. Për këtë duhet t'i jemi falenderues. Faleminderit Poet i Kombit! Lamtumirë Poet dhe Njeri i madh!

 

Luiza Hoxhaj

7/07/2021

martedì 9 marzo 2010

Per Grate nje barazi shansesh ne fakt dhe jo me fjale

Nje dite mbas festimit te 8 Marsit dhe diskutimeve te ndryshme here here edhe kundershtuese ne se duhet te jete apo jo feste 8 Marsi, ne se duhej te festohej(Pati diskutime qe e shpallnin 8 Marsin si feste trashegimi nga socializmi etj). apo te protestohej ne kete dite, nisur nga simbolike e asaj, qe perfaqeson kjo dite: sakrificen e grave te fabrikes se tekstileve ne New York, per te siguruar te drejtat e tyre etj, mendova te shkruaj keto rreshta me qellim ridimensionimin e urimit tim. Keto diskutime se bashku me urimet e shumta qe morrem na shoqeruan gjate dites se djeshme, por edhe sot ne studio te ndryshme televizive.
Mendimi im eshte se cdo date, cdo perkujtim, duke qene i tille ka ne vetvete elemente celebrues, pra mund te jete edhe feste. Ne festime te tilla ruhet edhe nje raport me ate se cfare perfaqeson, simbolizon ajo dite pa mbetur rob i kesaj simbolike.
Ne kete kontekst ne Shqiperi diten e festes se 8 Marsit pame te parakalonin perpara nesh larmi aktivitetesh: simpoziume, takime te drejtuesev te larte te grupimeve te ndryshme politike me grate e grupimeve respektive, shetitje te lira etj. Shumica e grave festuan ne menyre tradicionale festive. Do te vecoja ketu takimin festiv te 350 grave te komunitetti shqiptare ne Torornto, Kanada, nderkohe qe pati edhe nje pjese grash te cilat protestuan simbolikisht si ndonje shoqate grash ne kryeqytet, por edhe realisht, si ne Durres apo Orikum te Vlores etj.

Nisur nga sa me siper urimi im ne diten e festes se 8 Marsit do te ishte: Nje barazi reale, e ndertuar mbi inisativa konkrete dhe jo vetem me fjale, qe nxit grate te jene me te shumta ne cdo sektor.

Sipas meje eshte i nevojeshem nje protagonizem me i madh i vet grave, i cili duhet te jete i perbere , ndertuar mbi ide, programe dhe rezultate. Keto duhet te demostrojne rrjeti i grave dhe struktura te tjera te ngjashme, te cilat duhet te sherbejne per te mbeshtetur dhe vleresuar projektet femerore, duke u dhene atyre me shume ze perballe institucioneve lokale apo kombetare. Keto jane praktika konkrete dhe te dobishme.

Grave vlejne tu kujtojme edhe kurajon. Kurajoja eshte femer, grate mund te kene nje rol themelor ne luften kunder krimit te organizuar jo vetem ne institucione, por edhe ne jeten private dhe sociale, duke qene teper te vendosura.

Prandaj nje urim per te gjitha grate eshte gjithashtu,qe te arrijne se bashku te afirmojne dhe mbrojne cdo dite te drejtat dhe vlerat e tyre.

Luiza Hoxhaj

Tirane me 9 Mars 2010

giovedì 16 aprile 2009

Ndryshimi qe vjen nga femijet

Ja kushtoj Treisit tim te dashur si dhurate per ditelindje

“Qyteti i femijeve”.
Ndryshimi qe vjen nga femijet


Aresyet perse mora penen e te shkruaj keto rradhe jane:
Shkembimi i mesazheve me Julian.H.Adili “Lider” i cili me shkruante: “12 Vjet me pare, kur une isha vetem 11 vjec ne ndodheshim ne te njejtin shesh,……
Po ashtu nje shtyse tjeter ishte edhe pronocimi i nje ambjentalisti ne emisionin “Zone e lire”, i cili duke ju referuar nje inisiative te Bashkise Tirane: fushata mjedisore “Per reduktimin e mbetjeve urbane”, e cila zhvillohet kryesisht ne “pavionin e qelqte”, dhe edukimi i femijeve me kulturen e riciklimit te mbetjeve te krijuara nga veprimtaria jone e perditeshme( jo industriale,por familjare), e quajti kete nje kulture qe duhet t’u imponohet te rriturve dhe jo femijeve. Mendoj se rruga me e drejte do te ishte vleresimi i kesaj inisiative dhe kerkesa per t’a thelluar ate projekt, ne te cilin target jane femijet, edhe me grupet te tjera moshore si te rinjte apo te rriturit.
Se fundi njohja nepermjet “Ditarit te Tiranes”, me thellimin e kesaj inisiative nga ana e Bashkise Tirane me organizimin e javeve te riciklimit me sloganin : “Riciklo, bej art”, nje miniprojekt me punime artistike me baze riciklimi. Target kryesor ne kete aksion sensibilizues perseri jane femijet .
Shembulli i Julianit qe sot aspiron te kete nje rol ne zhvillimin . emancipimin dhe ndryshimin e shoqerise sone, deshire kjo e kultivuar shume heret, qysh femije apo perpjekjet e bashkise per te perfshire edhe femijet ne qeverisjen e qytetit nepermjet nje projekti bashkekohore, jane pjese e nje mentaliteti te ri, e nje filozofie te re qeverisese e cila duhet perkrahur dhe nxitur me tej.

Perse femijet duhet te marrin pjese ne qeverisjen e qytetit?
Deri ne nje moment grate amerikane , grate italiane, shqiptare apo gjetke nuk merrnin pjese ne jeten demokratike, nepermjet votes . Psh edhe ne Italine fqinje, nje vend i zhvilluar grate kane votuar per here te pare ne 1946, kur votohej per referendumin ku duhej te zgjidhej midis monarkise dhe republikes. Po ashtu deri ne nje moment ne Amerike edhe njerezit me ngjyre nuk e kishin kete te drejte.
Deri ne ate moment ishte menduar qe qeverisja e vendit ishte ceshtje burrash, pjeserisht racash, pervecese ceshtje teresisht per te rriturit. Keshtu qe eshte e veshtire te mendosh qe sot, 65 vjete me pase nga kjo here e pare e pjesemarrjes per grate, dikush mendon qe edhe femijeve u takon e drejta e pjesemarrjes ne qeverisjen e vendit te tyre.
Ne keto faqe do te tentoj te demostroj se jo vetem femijet kane kapacitet dhe te drejte, por se edhe ne te rriturit kemi nevoje per ndihmen e tyre per te qeverisur qytetin ne se duam te shpresojme ne nje te ardhme me te mire dhe te qendrueshme. Ne se duam te shpresojme t’a bejme kete per te shpetuar shoqerine tone.

Cilat jane shtyllat mbeshtetese te kesaj filozofie?
1-E thote shkenca:
Deri nje shekull me pare, nga ana tjeter, askush nuk mendonte se vitet e para te jetes se femijeve do te kishin nje fare rendesie per zhvillimin e mepasem te tij, si gje qe tregonte se eksperiencat e rendesishme duhej te kishin filluar me fillimin e shkolles fillore, me hapat e pare te medhenj. Por kujdo qe i kerkohet te tregoje se cili eshte viti me i rendesishem i jetes se tij Freud i pergjigjej pa hezituar: “Sigurisht viti i pare”. Mbas Freud, Piget, Vygotsky, Bruner, na kane ndihmuar te kuptohet se nje femije eshte i pasur dhe kompetente qysh nga ditet e para te jetes, keshtu qe eshte ne gjendje te kete idete e veta, te ndryshme nga ato te te rriturve, dhe eshte i afte t’i shpreh ato.
2.-E imponon ligji:
Konventen e te drejtave te femijeve, nuk e kane kerkuar femijet, por e kane vendosur te rriturit e Kombeve te Bashkuara me 1989., dhe pothuajse qe te gjitha shtetet e kane nenshkruar ate dhe e kane perfshire ne legjislacionin kombetar, duke e bere keshtu ligj te detyrueshem dhe te padhunueshem.
Cfare do te thote per nje Shtet te kete ratifikuar Konventen dhe t’a kete trasformuar ate ne ligj kombetar ?
Mbi te gjitha do te thote t’u njohesh femijeve , qysh nga lindja , statusin juridik te qytetareve me te drejta te plota. Keshtu qe, nuk mund te flitet me per “qytetare te ardheshem” ose te mbash priteshmerine tradicionale, kaq te zakoneshme tek te rriturit: t’a konsiderosh rendesine e femijeve per te nesermen e tyre si te rritur, qe do te jene dhe jo per qytetare edhe pse te vegjel , qe jane sot.
Kjo do te thote te ndihesh i kufizuar nga ajo qe konventa e thote me solemnitet ne nenet e saj. Konventa thote :.”.qe gezojne disa te drejta , jo te respektuara te gjithe femijet e botes, jo vetem sepse shpesh jane te shfrytezuar, te shitblere, te dhunuar, por edhe sepse nuk njohin pasojat e tyre, kompetencat e tyre, dinjitetin e tyre”. Keshtu konventa parashikon se interesi i femijeve duhet mbrojtur ne se rastesisht ai hyne ne konflikt me interesat e te tjereve, duke cenuar keshtu te drejten e femijeve per te pushuar.
Por ne se per te rriturit impenjimi prane kombeve te bashkuara eshte realisht i perbashket, per shkak te prezences se tyre, ata duhet te jene disponibel edhe per pjesemarrjen e femijeve , ne pushtetin qe ushtrojne kur marrin vendime, qe i perfshijne ata(femijet). Kjo eshte eksperimentuar ne shkolla , por edhe ne universitete, kudo ne bote por edhe ne vendin tone. Mjafton te kujtojme qeverite e nxenesve apo ato studentore si dhe senatet respektive, te ciat respektojne ne veprimtarine e tyre rregullat demokratike ,respektivisht ne perputhje me organet qe u referohen( projekte keto te financuara dhe mbeshtetura nga Unicef ne vendin tone).
Keshtu qe duhet te jemi te ambjentuar me nje kryebashkiak qe konsulton qytetaret e vegjel, sepse, edhe pse ne qytet nuk jetojne vetem femijet, eshte e veshtire te imagjinosh nje vendim te marre nga keshilli bashkiak, qe nuk perfshin edhe femijet.
Por njezet vjet pas aprovimit te konventes se Kombeve te Bashkuara, askush nuk ka theksuar kete nevoje me qartesi te mjaftueshme, dhe as nuk eshte preokupuar te definoj forme te pershtateshme per konsultimin dhe pjesemarrjen e femijeve ne jeten e familjes, shkolles apo dhe ate te qytetit.
Por ka edhe nje tjeter aresye, ndoshta me te fuqishme dhe me preokupante, qe do te na detyronte te kerkonim ndihmen e femijeve.Gjenerata jone eshte ndoshta e para gjenerate ne histori, te pakten ne ate qe ne njohim , qe nuk po ushtron pergjegjesi per gjeneratat e ardhme. Eshte hera e pare qe baballaret nuk tregohen te pergjegjshem per te ardhmen e femijeve te tyre dhe ate te pasardhesve te tyre..
Stergjysherit, gjysherit dhe prinderit tane kane bere shume sakrifica per te na dhene nje jete me te mire. Mjafton te kujtojme vuajtjet qe duhet te perballonin nenat tona perpara hyrjes se lavatrices, frigoriferit, hekurit elektrik. Megjith keto mungesa ato kane ditur te na krijojne kushte te tilla jetese qe shpresa jone per nje jete me te mire te shtohej.

Por cfare po ben gjenerata jone?
Me ndergjegje eshte duke shkateruar boten ne te cilen jetojme, duke krijuar per femijet dhe niperit tane kushte jetese me te keqia se sa tonat. Ky fenomen shkaterrues po perfshin progresivisht shpejt edhe vendin tone.
Nga kerkimet e fundit europiane, rezulton qe ndotja atmosferike eshte duke prodhuar nje pakesim mesatar te jetes te pakten 9 muaj per seicilin prej nesh. Femijet dhe niperit tane do te duhet te jetojne ne nje ambjent ku do te jete me thjeshte te vdesesh nga tumoret per shkak te ndotjes atmosferike dhe ku do te jene me te mundeshme efektet kardiovaskulare, per shkak te moslevisshmerise se detyruar , perballe televizorit, ku i kemi denuar femijet tane, ku per shkak te mbrojtjes se autonomobilave tane, ne rritje kemi bere jo praktikisht te perdoreshme hapesirart publike urbane.
Me pare vendimet dhe planet qe ndermerrnin duhet te garantonin shtate breza. Kjo do te thote , qe gjysherit tane ishin largpames dhe programonin jeten e gjeneratave te ndryshme. Ata ishin te afte te investoheshin per nje te ardhme qe ata nuk do ta gezonin, nga e cila do te perfitonin femijet dhe niperit e tyre.
Sot askush nuk mund te ndermarre vendime kaq radikale. Perball cdo kercenimi kerkohet nderhyrje administrative. Askush nuk leviz. Jemi ne eren e politikes. Nuk kemi me vendimet per gjeneratat e ardheshme te gjysherve tane, por kater vitet e politikaneve qe i kemi zgjedhur per te qeverisur 4 vjet interesat tona. Ne fakt kater vitet reduktohen ne dy:, sepse vitin e pare duhet te ambjentohen dhe te kuptojne, kurse te fundit te pergatiten per zgjedhjet e ardheshme.
Politikanet te cileve u kemi besuar detyren, qe nje here e nje kohe ishte e gjysherve dhe baballareve tane, per te na prezantuar dhe per te pergatitur te ardhmen e femijeve dhe niperve tane, shpesh i preokupon me shume vazhdimesia e karrieres se tyre politke se sa mireqenia e zgjedhesve te tyre.
Ne kete klime dhe ne keto kushte rriten femijet tane, ne qytetet tona te sotme, ku modeli i ofruar prej nesh eshte: Nje qytet i te rriturve dhe per te rriturit.

Qyteti modern lindi duke rrezuar skemen mesjetare , qe ndante keshtjellen nga pjesa tjeter , duke krijuar midis tyre nje raport hierarkik. Ai lindi pereth nje sheshi, ne nje hapesire te perbashket edhe pse ne kushte te ndryshme, ne vende te dryshme. Ne shesh vendosen pallatet e qeverise, katedralet, kazerma e garnizonit, ne shesh zhvillohet tregu….etj.
Qyteti eshte vendi i takimeve dhe i shkembimeve. Hapesira urbane eshte e perbashket , nuk ka lagje te ndryshme per nivele te ndryshme sociale, ne rruget e qytetit, pallatet e te pasurve, shpesh vepra te arkitekteve te medhenj, lartesohen perkrah shtepizave modeste te artizaneve. Ky alternim nderton nje ritem urbanistik qe i ben shume te bukura qytetet europiane.
Ne qytetet tona kjo nderthurrje ka ekzistuar gjithashtu, pavaresisht nivelit te zhvillimit te tyre. Ne dhjetevjecaret e fundit , mbas luftes se dyte boterore, duket qarte qe qytetet po i ngjajne gjithnje e me shume modelit mesjetar. Qendrat historike po boshatisen, duke u vendosur ne to qendra bisnesi e administrative, sipas kritereve te reja te zhvillimit : ndarjes dhe specializimit. Qendrat historike per bankat dyqanet e luksit dhe te argetimit, periferia per te banuar. Pastaj jane vendet per femije, kopshtet , parqet e lojrave, vendet per pleq, qendrat e te moshuarve, qendrat e dijes, nga shkollat fillore deri tek universitetet, qendra shendetesore e spitale etj.Kesaj tendence nuk po i shpetojne as qytetet tona.
Ne kete qytet femijet nuk mund te jetojne disa eksperienca thelbesore per zhvillimin e tyre si aventura, kerkime, zbulimi i te rejave , rreziku, kapercimi i pengesave dhe keshtu qe nuk mund te perjetojne kenaqesine dhe emocionin. Shkurt nuk mund te luajne. Keto eksperienca kane nevoje per dy kushte themelore te cilat jane duke u zhdukur: koha e lire dhe hapesirat publike. Eshte e veshtire qe femijet te dalin nga shtepia te vetem, duke kerkuar te shoqerohen per te shkuar ne nje vend te pershtatshem per te luajtur me ta.
Veshtiresite ambientale, te verteta ose te supozuara, kane bindur prinderit qe ky qytet nuk garanton qe nje femije 6-10 vjecare te dali vetem; keshtu qe ajo qe ishte koha e tij e lire eshte kthyer ne nje kohe te organizuar, duke u dedikuar atyre aktivitete te ndryshme Brenda apo jashte shtepise, rigorozisht te programuara dhe zakonisht te paguara. Nga njera ana televizori, plystation, interneti, nga ana tjeter kurse te ndryshme mbasdite ne sport, arte apo gjuhe te huaja. Prej ketu buron nevoja e nje qyteti per femijet. Si duhet te jete ai?

Qyteti i femijeve
Te ndergjegjeshem per kete situate shume preokupante, te nevojes se nje ndryshimi te shpejte dhe rrenjesore, del ne pahe qe te rriturit nuk jane te gatshem , nuk jane te disponueshem per te reduktuar privilegjet e tyre, qe duke kompromentuar shendetin dhe mireqenien e femijeve dhe nipave te tyre, i sigurojne vetes sot komoditet dhe avantazh.
Nga keto konsideracione lindi projekti: “Qyteti i femijeve”, i cili i fton kryebashkiaket dhe administratoret e qyteteve te ndryshojne pikereferimin dhe pervec qytetareve te rritur dhe prodhues, duhet te perfshijne si parameter edhe femijet.
Projekti “Qyteti i femijeve” lindi ne 1991 ne Fano(Itali), nepermjet nje serie mbledhjesh dhe takimesh, derisa me ne fund u krijua nje rrjet qytetesh qe njohen propozimin e tij. Ne 1996 Laboratori internacional, i krijuar per kete funksion, u trasferua prane Instituitit te Shkences dhe Teknologjise, ne perberje te Keshillit Kombetar te Kerkimit te Romes, dhe qe prej ketej u organizua rrjeti nderkombetar, prej te cilit prodhohen materialet mbeshtetese per iniziativen, duke organizuar ne Rome takimet nderkombetare te perviteshme. Ne 2001 qyteti i Romes aderon ne iniziative duke marre keshtu edhe rolin drejtues te saj.
Per sa spjegova me larte behet fjale per nje filozofi te re te administrimit te qytetit, ne te cilen femijet marrin rol paradigmatik te te tjereve.
Me te vegjelit , jo vetem prezantojne nevojat e te gjithe qytetareve, por edhe nevojat e qytetit te konsideruar si nje ekosistem te madh, aktualisht i semure rende
Te gjitha te keqiat qe sot njihen ne qytetin modern u korespondojne vuajtjeve te femijeve: qyteti vuan nga zhvillimi i zonave te ndara, te specializuaara, kurse femijet kane nevoje per nje ambjent kompleks te perbashket ; qyteti vuan nga ndertesat e larta te banimit, te cilat prodhojne deme sociale, margjinalizim si dhe nga bota e krimit dhe femijet vuajne nga pamundesia per t’u takuar ne kete ambjent te rrezikshem, pa gjelberim dhe pa sheshe: qyteti vuan nga trafiku, nga ndotjet, zhurmat dhe femijet vuajne nga pamundesia , qe te jetojne lirisht ekspriencat e domosdoshme te eksplorimit dhe lojerave.
Ne kete sens mund te themi qe femija eshte nje indikator i ndjeshem ambjental, dhe kur nje femije do te jete mire dhe do te mund te pershkoj lirshem rruget e qytetit do te thote qe qyteti do te kete gjetur funksionin e tij natyral te vendit te eksperiencave te perbashketa, te bashkepunimit dhe solidaritetit. Kjo eshte nje menyre korrekte e propozimit per nje zhvillim te qendrueshem.

Keshilli i femijeve
Rimarrim temen e pjesemarrjes , sipas nenit 12 te Konventes per te Drejtat e Femijeve si dhe te rolit te kryebashkiakut si garant i te drejtave te te gjithe qytetareve, specifikisht te atyre qe jane ne pamundesi te shprehen me voten e tyre apo te protestojne.
Projekti: “Qyteti i femijeve” propozon per kete funksion : “Keshillin e femijeve”.
Per kete kemi dy modele te ndryshme:
1-I pari eshte eksperienza franceze e viteve 70, qe permban funksionin e keshillit bashkliak, i cili u propozon femijeve qe te jetojne eksperiencen e formimit dhe funksionimit te keshillit bashkiak si nje loje duke zabtuar te gjtiha rregullat dhe procedurat e zgjedhjes dhe funksionimit si ne realitet. Keshilli i dale nga procedura e zgjedhjes nepermjet nje fushate elektorale thirret : “Keshilli Bashkiak i femijeve” dhe perfshin femije te shkollave fillore dhe te mesme.
2- Modeli i dyte quhet “Keshilli i femijeve”, sepse perbehet nga femije qe i japin keshilla kryetarit te bashkise. Ne kete rast ai nuk imiton keshillin bashkiak dhe nuk zgjidhet sipas procedurave dhe modaliteteve te tij.
Keshilli eshte pergjigjia e duhur per sa parashikohet ne artikullin 12 te Konvetes se te drejtave te femijeve, duke qene ne kete menyre nje instrument i pershtatshem nepermjet te cilit kryebashkiaku terheq opinionin e femijeve. Femijet kane ne kete rast si impenjim ti trasmetojme kryetarit te bashkise mendimin e tyre per ate qe nuk funksionon ose qe nuk ecen mire, pare nga kendeveshtrimi i tyre, duke propozuar dhe modifikimin perkates. Keshilli ka si qellim jo te realizoj projektet e veta, por te nderhyj ne ato te kryetarit te bashkise, duke kontribuar ne ndryshimin e qytetit, duke e bere ate me te pershtatshem per kerkesat e femijeve dhe te kategorive te tjera me te dobeta. Ata kane per qellim t’i “grushtojne” kryetarit te bashkise, t’i krijojne shqetesime ashtu sic vetem ata dine t’a bejne.
Ketu duhet te zgjidhen me short femije nga te gjitha kategorite.
Natyrisht struktura te tilla ne respekt te nenit 12 te Konventes se femijeve duhet te zgjidhen ne te gjitha vendet duke filluar nga ambjentet publike, ku perfshihen femijet, si keshillat spitalore , te parqeve, te muzeumeve etj.

Po cilat jane keshillat dhe idete e femijeve qe i sherbejne nje kryebashkiaku?
Ne raportin e tyre me femijet me te rriturit, ku behet fjale per prinderit, per mesuesit, femijet e dine qe te medhenjte presin prej tyre qe ata te demostrojne se jane “rritur”, se kane “mesuar”.
Cdo te thote te jesh i rritur dhe te kesh mesuar? Do te thote qe t e kesh abandonuar progresivisht menyrat e te vepruarit, te te qenit dhe te te menduarit si femije, duke perftuar ato te nje te rrituri.
Por duke u kthyer tek kryetari i bashkise dhe tek kerkesa e tij per ndihme ndaj femijeve prej prinderve dhe mesuesve te tyre, nuk do te ishim aspak te dobishme dhe ndihmuese keshillat e tyre sipas kesaj logjike, sepse mendimet e prinderve mesuesve te tyre jane ato qe mendon edhe ai vet si I rritur. Ajo qe i sherben kryetarit jane idete e verteta te femijeve , kendveshtrimi i tyre, sipas menyres qe i shohin ata. Ata kane vlere pikerisht sepse jane te ndryshme nga ato te te rriturve. Kur nje femije thote nje gje te cuditeshme, nje “budallallek”, pothuajse sigurisht ka dicka te vlefeshme, te mire, per t’u thelluar me kontributin e te gjitheve.
Theniet e femijeve , duke qene ide individuale ne se do t’i adoptonim rregullat demokratike, duke bere qe te votojne femijet per propozimet e tyre te vecanta, natyrisht qe do te fitonin idete konservative dhe projektet e te rriturve.

Eksperienza e Romes
Qyteti i Romes ka aderuar ne projektin nderkombetar “Qyteti i femijeve” ne 2001, ne fillim te mandatit te pare te kryebashkiakut Veltroni dhe ka hapur laboratorin “Roma qytet i femijeve”, duke ja besuar drejtimin shkencor dhe lancimin e aktiviteteve grupit te laboratorit nderkombetar.
20 Nentori eshte dita e te drejtave te femijeve. Kryetari i Bashkise se Romes z. Veltroni thirri, ne Campidoglio, me 20 nentor 2001, 20 femije ne mbledhjen e pare te keshillit te femijeve te qytetit. Veltroni i’u drejtohet atyre me keto fjale : “ E deshiroja kete keshille te femijeve , per ndihmen tuaj. Shpesh te rriturit harrojne c’do te thote te jesh femije dhe kjo shkakton gabime te renda, dhe nga keto gabime lindin qytete ku te gjithe, por vecanerisht femijet jetojne keq. Nga sot do te fillojme te punojme se bashku, sepse kemi nevoje te ndryshojme kete qytet.”
Eshte domethenese qe nje kryebashkiak i rendesishem , si ai i Romes njeh dhe deklaron publikisht nevojen per te qene i konsultuar nga konsulente tipik sic jane femijet. Kete e thote nje kryebashkiak qe ka te gjithe konsulentet dhe bashkepunetoret qe deshiron, ka nepunes dhe drejtues, por qe jane te gjithe te rritur si ai dhe te gjithe mund te harrojne. Kjo thenia e tij nxjerr ne pah faktin se kerkesa per ndihme nuk eshte finalizuar per te kenaqur femijet dhe nevojat e tyre, e cila gjithashtu do te kishte qene nje qellim i denje dhe i nevojshem, por ajo i kushtohet nje qellimi me te larte: Ndryshimit te qytetit.
Nga ky moment keshilli i formuar nga femije periodikisht zhvillon takime me kryetarin e bashkise, me keshillin komunal si dhe administraten duke u komunikuar atyre kerkesat e tyre, mendimet dhe idete e tyre. Ato jane propozime te thjeshta, pothuajse te pergjitheshme, por apsolutisht larg nga zgjidhjet e te rriturve , dhe per t’u degjuar kerkojne ndryshime jo te thjeshta.
Kjo pervoje nuk eshte e veshtire qe te aplikohet edhe nga kryebashkiak si ai i Tiranes, Vlores, Durresit etj. Femijet luajne keshtu nje rol mirefillti politiko-administrativ: ata duhet te ndihmojne kryetarin e bashkise te ndryshoje e per rrjedhoje te permiresoje qytetin.
Nga kjo dite jeta e nje kryebashkiakut, e administrates se tij si dhe e keshillit bashkiak behet me e komplikuar, sepse femijet jane “kokeforte” dhe kerkojne llogari per ate qe u eshte premtuar.
Ky shembull deshmon se si mund te ndryshoje ne menyre dialektike dinamika e ndryshimit me pjesemarrjen e femijeve ne qeverisjen e qytetit.
Pyetjes sime se perse femijet jane te preokupuar ata i pergjigjen ne menyre te ndryshme: nje pjese te thone se ata jane te shqetesuar se prinderit e tyre nuk gjejne parkim, prandaj duhen ndertuar parkingje, nje rast evident ky se si femijet preokupohen per problemet e te rriturve; por pjesa tjeter thoshte jo per parkimet, sepse keshtu nuk do te kishin vend per te luajtur.
Pyetjes se ne se do te takonte kryetarin e bashkise cdo t’e deshironte t’i thoshte Treisi( 7 vjec nga Tirana) i pergjigjet.: “Ne se do ta takoja kryetarin e bashkise do ti thoja qe te beje sa me shume parqe per lojerat sepse femijet kane nevoje te luajne, te kenaqen. Nuk duhet te kenaqen vetem te rriturit, sepse dhe femijet kane te drejtat e tyre per te luajtur, sepse vrapimi dhe lojerat u bejne mire trupit te tyre”.
Nje tjeter femije do te pergjigjej: “Do t’i thoja qe ti bej pergjysem(parkinget dhe kendet e lojerave)”, nje pergjigje kjo qe te ben te buzeqeshesh sepse eshte serioze dhe bujare. Serioze , sepse femijet jane te ndregjegjeshem per nevojen e hapesirave per te luajtur, dhe bujare sepse pranon te konsideroj femijet te barabarte me automobilat e prinderve. Keshtu femijet deshirojne qe te pakten te jene te trajtuar si makinat.
Daniela (12 vjec, nga Vlora) pergjigjet: “Ne se do t’a takoja kryetarin e bashkise do t’i thoja: Te krijoje sa me shume hapesira te gjelberta ne qytet, sepse femijet kane nevoje per ajer te paster dhe t’a shpetoj pyllin e sodes dhe detin”.
Pra sic duket femijet deshirojne nga ky qytet lejen per te dale nga shtepia
Femijet e quajne te papranueshme qe ky tip qytet nuk u premton nje pjese te qytetareve te vet mundesine per te shpenzuar hapesirat publike. Femijet ne kete rast mbrojne nje te drejte te tyre , nje nevoje te tyre te pakundershtueshme( sepse nuk mund te dalin dhe te luajne dot vetem, dhe kjo kondicionon zhvillimin e tyre), por ata prezantojne ne kete beteje te tyre civile dhe interesat e te moshuarve, te personave antikapat etj, te cilet ndajne me femijet kete perjashtim te rende. Femijet qe shkojne ne shkolle vetem te shoqeruar nga miqte e tyre jane nje realitet qe po zhduket nga rruget tona. Prezenca e tyre i ben rruget me te sigurta. Femijet qe shkojne ne shkolle apo qe luajne ne rruge krijojne rreth tyre preokupacionin dhe solidaritetin e fqinjeve te tyre. Duhet ta rifitojme kete qytet.

Me detyrat(pa mohuar rendesine etyre) nuk zhvillohet fantasia, me lojera po.
Du nenet e konventes se femijeve neni 28 e drejta per tu aresimuar dhe neni 31 e drejta per te luajtur, duke qene nene te te njejtit ligj kane te njeten vlere, te njejten peshe , te njejtin dinjitet, te njejtin konsideracion.

Atehere kush eshte ambjenti urban qe duan femijet?
Mesazhi qe na japin femijet eshte i qarte: Ata na thone: beni te mundur qe te dalim nga shtepite, beni te mundur qe te perdorim hapesiart publike te qytetit, beni te mundur qe hapesiart publike te jene te te gjitheve, mos na mbyllni ne hapesira te ndara; na lejoni qe tu krijojme shqetesime sepse keni nevoje, ne se ne do te mund te dalim nga shtepite do te mund te dalin me ne edhe gjysherit apo miqte tane.
Ne se ne qytet do te jete gjithe kjo levizje, do te kete me pak automobile, do te jete me mire per te gjithe. Femijet nuk dine nga ekologjia dhe nga ambjentalizmi, por ata kane nevoja elementare, te cilat ne se do te plotesohen, i ngjajne shume qytetit te pershkruar nga ambjentalistet, ekologjistet, sociologet, nga psikologet dhe nga urbanistet e mire.

Te realizosh kete qytet nuk eshte e thjeshte. Te rriturit do te kerkojne t’i mbrojne me cdo kusht privilegjet e tyre, te cilat i konsiderojne ne menyre prepotente si te drejta. Te realizosh kete qytet duhet qe modeleve qe u referohemi ‘t’u konsiderojme dhe shmangim difektet apo gabimet. Mjafton te krahasohesh me fqinjin tone verior Malin e Zi, sheh se aty eshte konservuar shume me mire natyra, jane ruajtur shume me mire raportet me ambjentin dhe hapesirat publike.
Por ne se do t’i ftojme femijet te punojne se bashku me ne sic ka bere kryebashkiaku i Romes, i Tiranes, ne rastin e projektit qe permenda me lart, dhe kryebashkiaket e qyteteve te rrjetit: Qyteti i femijeve, atehere shpresa rritet.
Eshte me e lehte per nje kryebashkiak qe ne vend te shprehjes : Duhet te ndyshojme sepse e thone shkencetaret dhe ambjentalistet, te perdor shprehjen: duhet te ndryshojme sepse e kerkojne femijet tane.
Duhet te konsiderojme , vecanerisht femijet dhe idete e tyre si instrumente te jashtezakoneshme te ndryshimit, duke perfituar nga sugjerimet e tyre. Ne kete menyre femijet do te kene nje ftese te vertete per te realizuar ndryshimin.
Ne kete rast femijet do te jen vertet nje konsulent i kryebashkiakut dhe nje instrument i cmuar per nje fiozofi te re te qeverisjes se qytetit.
Femijet mund te jene shpetuesit e qyteteve , me prezencen e tyre, duke invaduar me lojerat e tyre hapesirat publike. Ata jane te zotet te modifikojne komportimin tone si te rritur duke na detyruar te respektojme me shume ambjentin ku jetojme dhe ku do te jetojne femijet dhe niperit tane.

Luiza Hoxhaj

13.04.2009