Në vend të prezantimit të një strukture të re sic është
“Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal”,
po trajtoj temën e mëposhtëme si shprehje e thelbit të drejtimit të punës së
saj në vijim.
Tema mbi proceset e globalizimit dhe europianizimin e zhvillimit lokal dhe
politikave respektive është gjithmonë dhe më prezente në refleksionet
mbi proceset e globalizimit dhe europianizimit.
Këto dy makro-procese kanë sjellë një sërë sfidash për nivelet lokale
institucionale, dhe kanë vendosur në pah potencialin e zhvillimit ekonomik,
shoqëror dhe kulturor të sistemeve lokale për të qenë të rëndësishme për stabilitetin
dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kontekstin global. Së fundmi është evidentuar
fakti i rimarrjes së rëndësisë së dimensionit lokal si në fushën e politikbërjes
europiane ashtu dhe në atë të cdo shteti anëtar, apo aspirant për anëtarësim në
BE.
Në terma organizativ përfshirja në rritje në këtë proces e aktorëve lokal është
bërë një domosdoshmëri për ta bërë më trasparent procesin vendimarrës dhe
shtuar efektshmërinë e institucioneve, ndërsa nga pikëvështrimi i politikave të
variablit lokal ka patur si qëllim të rrisë efikasitetin dhe eficencën e ndërhyrjeve
publike në procesin e zhvillimit. Përsa i përket këtij aspekti të fundit, pjesëmarrja
lokale ka qenë thellësisht e instrumentalizuar për të arritur një nga
objektivat strategjik të Bashkimit Europian, pohim ky i zhvillimit të
ekuilibruar dhe kohezionit ekonomik dhe social.
Eksperienca pozitive e përdorimit të modelit pjesëmarrës të politikbërësve
që parashikojnë përfshirjen e aktorëve publike dhe privat aktivë në nivelin
lokal (Programi Leader, Interreg, Equal, Urban ...etj) është përhapur edhe në
fusha të tjera të vendimarrjes. Gjithësesi rol themelor aktorëve rajonal dhe
lokal u është dhënë me lancimin e strategjisë europiane për konkurrueshmërinë,
punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Partnertariati lokal përfaqëson sot një parim kardinal në implementimin e
një sërë politikash kyce të BE, të cilat janë: inovacioni, ambjenti, kërkimi
shkencor, edukimi dhe formimi profesional, trasporti dhe energjia.
Dinamikat e cituara më sipër janë bërë objekt i kërkimit në fusha të
disiplinave të ndryshme. Keto do të jenë disa nga shtyllat e punës së Qendrës.
Analiza të pafundme i janë bërë vet konceptit të zhvillimit lokal, si për
temat relative të zhvillimit të territorit ashtu dhe për pluralitetin e
modeleve lokale të zhvillimit, duke ju referuar përafrimit analitik, duke propozuar
celësa të ndryshëm interpretative të fenomeneve në diskutim.
Midis pyetjeve të cilave duhet tu japim një përgjigje në vijim janë:
• Si mund tu përgjigjen në nivel lokal sfidave konkurruese që shtrohen përpara
sistemeve lokale nga globalizimi i ekonomisë?
• Cilat mund të jenë sot, sipas këtij skenari politikat për promovimin e
zhvillimit lokale?
• Si mund të ekuilibrojmë objektivat e rritjes me ato të qëndrueshmërisë?
• Cilat modele organizativ garantojnë efikasitet më të madh të politikave?
• Cilat metodologji mund te perdoren per vleresimin e impaktit per
zhvillim?
Kjo listë, natyrisht jo e ezauruar nxjerr në pah se sa e pasur është axhenda
e kërkimit mbi temën e zhvillimit lokal dhe se sa i domosdoshëm është vizioni
transversal i fenomeneve në diskutim. Kjo liste nxjerr gjithashtu në pah se sa
shumë punë kemi për të bërë ne në këtë drejtim.
Konceptimi i politikave të zhvillimit lokal nuk duket të këte ngjyrimet e
një politkebërjeje bashkëkohore. Le tia japim së bashku tonacionin e duhur
bashkëkohor këtij procesi, duke përhapur dije të përshtateshme, duke promovuar
praktikat më të mira, duke kryer studime dhe zhvilluar kërkime në fushat, që
lidhen me temën transversale dhe multidisiplinare të zhvillimit lokal.
Një hap i parë në këtë drejtim është përafrimi ndërdisiplinor në këtë strukture
të cilës po i japim jetë cdo ditë: Qendrën e Studimit të Politikave Europiane të
Zhvillimit Rajonal dhe lokal.
Luiza Hoxhaj
Eksperte per zhvillimin rajonal dhe lokal