Keto
shenime i hodha nisur nga kerkesa, qe me beri nje vajze e talentuar, shume kerkuese
ndaj vetes, shume e dhene mbas te rese dhe perditesimit te dijeve, nese kisha te
dhena mbi Indeksin e Dijeve ne vendin tone. Me thene te drejten megjithese kam
qene vitet e fundit shume e perfshire ne kete fushe, nuk e kisha hasur kete
tregues, si edhe shume te tjere, ne statistikat tona. Vajzes e cila nga ana e
saj kishte kryer kerkime i rekomandova, sitin e Bankes Boterore ( te cilin ajo e
kishte vizituar) si dhe te studjonte Raportin e Zhvillimit Njerezor si dhe Indeksin e alfabetizimit, si nje nga Objektivate Mijevjecarit, te cilet ne menyre indirekte do e conin, sipas meje,
tek ky tregues i munguar.
Dihet
qe Banka Boterore ka krijuar banken me te gjere te te dhenave te indikatoreve
krahasues ne nivel nderkombetare, te cilet shohin variablat kryesore ekonomik
dhe social te konsiderueshem per vleresimin e shoqerise se dijes. Ajo ka
aplikuar ne 2009 projektin “Knowledge Assessment Methodology” (KAM),
Metodologjia e Vleresimit te Njohurive), i cili mbledh te dhena per 146 vende
duke perdorur 109 indikatore cilesore dhe struktural, te vendosur te
dispozicion nepermjete nje instrumenti interaktiv, qe u lejon perdoruesve te
seleksionojne dhe agregojne ne shume menyra te dhenat e disponueshme. Variablat
jane zgjedhur ne menyre te atille, qe te perfaqesojne kater shtyllate e hipotezuara
si me themelore per ekonomine e dijes, te cilet lejojne te kesh nje vleresim pereth konkurrueshmerise
se sistemeve te ndryshme kombetare.
Keto
shtylla jane:
(1)
nje sistem nxitesash ekonomik dhe nje aset institucional (nxitesa ekonomik dhe
rregjim institucional), ne gjendje te
furnizojne politika te mira ekonomike dhe institucione funksionale ne menyre qe
te lejojne perdorim eficent te burimeve dhe per te nxitur kreativitetin,
perdorimin dhe perhapjen e dijes egzistuese si dhe asaj ne formim;
(2)
nje sistem efikas inovativ te formuar nga ndermarrjet, qendrat e kerkimit,
universitetet dhe organizata te tjera ne gjendje te kontribuojne per rritjen e
dijes globale, per asimilimin dhe ecurine e saj ndaj nevojave lokale
(Innovation);
3)
Niveli e arsimimit te popullsise, qe lejon te kesh ne dispozicion punonjes te
arsimuar dhe qe zoterojne kompetenca te larta ne gjendje qe ti perdorin dhe ti
ndajne ato me te tjeret si dhe te krijojne dije te re;
4)
nje infrastrukture informative modern dhe te pershtateshme te bazuar mbi
perhapjen e teknologjise se komunikimit, ne menyre qe te lehtesojne nje krijim
eficent, implementim dhe perhapje te informacionit (ICT- Inovation and
Communication Tecnology)
Seicila nga keto kater
shtylla nga ana e saj perfshin tre fusha
qe jane perbere nga nje nenset prej 109 treguesish te konsideruar domethenes per vleresimin e dy
tipeve te treguesve (shih figuren).
·
Indeksi
i ekonomise se dijes (Knowledge Economy Index KEI), i cili ka qellim te mase
aftesine e disa vendeve te ndryshme per
te konkurruar brenda nje ekonomie moderne
te dijes. Midis indikatoreve, qe hyjne dhe bejne pjese tek KEI, dhe qe per sa i
perket Shqiperise mendoj, qe jane me domethenes jane : (1)barrierat tarifore dhe normativat, te cilat matin nivelin
e lirise ekonomike; (2) cilesia rregullatore, e cila mat incidencen e politikave
“jo favorizuese ndaj tregut”, si kontrollin e cmimeve, nje mbikqyrje te
papershateshme bankare, si edhe ne perceptimin e disa ngarkesave
te tepërta te vendosura në fusha të tilla si tregetia me jashte dhe zhvillimi i sipermarrjes; (3)Dominimi
i ligjit qe “mat nivelin e besimit dhe te pranimit nga operatoret te disa rregullave, qe qeverisin shoqerite. Keto perfshijne perceptimin dhe
incidencen si te krimit te dhuenshem apo
jo te dhunshem, efikasitetin dhe sigurine e ligjit kundrejt kontratave.
·
Indeksi i dijes (Knowledge Index KI), i cili “mat
aftesine e nje vendi per te gjeneruar, adaptuar dhe perhapur dije. Ky eshte nje
tregues i potencialit kompleksiv te dijes ne nje vend te dhene”; ai eshte i
pavarur, keshtu qe, nga ato qe mund te jene pengesat dhe lehtesite te prejardhur
nga faktore politiko instutucional. Tek ky nuk bejne pjese treguesit specifik Te
KEI, te treguar me pare..
3.1 treguesi i ekonomise se dijes sipas Bankes Boterore
Ne kete tabele jepet perqindja e eksporteve boterore te teknologjise se larte sipas rajoneve/vendeve per vitin 2005
ndersa ketu kemi skemen e ndertuar prej Bankes Boterore per te pasqyruar dhe per te ardhur tek keta tregues.
Nga sa thame me siper lind qarte nevoja
e ndertimit te nje vizioni bashkekohore per vleresimin dhe prodhimin e dijes. Pamundesia
per tu matur me te tjeret, ne kete rast duhet te sherbeje si detyrim se pari
per ti ndertuar keta tregues, per te fotografuar realisht situaten ne momentin e
dhene dhe se dyti, me kryesorja, qe duhet te jete objektiv i vazhdueshem per
ne, eshte perditesimi dhe permiresimi i ketyre treguesve. Kjo pastaj do te na
tregoje difektet e sistemit tone, duke na lejuar ne kete menyre, qe te bejme permiresimet
e nevojeshme. Keshtu do te bejme te mundur, qe shkolla jone, praktikat tona te na
bejne te dukemi edhe ne statistikat e eksoprtimit te teknologjise se larte, sic
bejne vende te tjera po aq te vegjel sa ne ne permasa dhe popullsi, por shume me
te strukturuar se sa ne. Shembullin pozitiv se nje shkolle e nje vendi te vogel
mund te eksportoje talente e kemi ne balet, e kemi ne artin operistik apo
instrumental. Mundet shume miren te behemi nje prej rasteve te vendeve te vogla nga
te cilet marrin “leksione” edhe vende te medha. Kjo le te jete endrra jone. Per
ta bere ate realitet duhet shume, shume ,shume pune, mund dhe djerse, duhen shume
te rinj ambicioz, kerkues, plote endrra per ta bere Shqiperine nje vend me te
mire.
Luiza HoxhajTirane me 22/03/2012