Njerezit nuk e duan fallcitetin, nuk i duan ata qe shtiren, nuk u besojne atyre.
Ne boten e bisnesit eshte shume kollaj te vendosesh nje
maske, mbase me shume se nje. Ne politike ky fenomen spikat akoma me shume. Ka persona qe
perdorin, ne raste te ndryshme, te njejtat fjale, pese gjashte fraza te standarte,
tamam sikur te jene duke komunikuar me manikine dhe jo me persona te gjalle
prej mishi dhe koske. Ata kane nje repertor frazash standarte me te cilat i drejtohen
cdo lloj personi qe takojne.
Por vjen nje moment qe duhet te degjojme se cfare kane per te
thene ata vet, pertej ketyre frazave. Me kete dua te them qe personi
bashkebisedues do te donte te dinte “kush jam une apo ti ne te vertete”. Ne
kete raste ne duhet te tejkalojme referimet e thenieve te te tjereve, duhet te
flasim ne vet. Ne kete moment maksa bie. Kjo do te thote qe duhet te konsiderojme
qe te kesh nje maredhenie dhe situate bisnesi apo maredhenie komunikimi brenda
nje organizate, qofte te shoqerise civile, qofte politike, duhet te konsiderosh,
qe ato jane se pari maredhenie midis personash. Cdonjeri prej ketyre personave
duhet te kete identitetin e vet.
Nessun commento:
Posta un commento