Po lexoj me kenaqesi komentet e ndryshme qe jane
shkruar mbas publikimit te dy tre postimeve ne fb, per tema qe lidhen me
ceshtje te dites si: A mund te kete zhvillim te vertete pa reforma politike?;
Globalizimi demton apo pasuron kulturen e nje shteti? Si mund te fuqizohet zeri
i qytetarit? etj. Te gjithe komentet jane rilevante, te gjithe thone gjera te
shenjta, por pothuajse nga te gjithe buron nje e dhene: superimi i situates aktuale
te krizes eshte i lidhur me rinovimin e politikes, gje qe do ta beje edhe gjermania
ose nje gje qe e thote edhe Mario Draghi per te
risiguruar tregjet. Te gjitha jane gjera te rendesishme por qe e shohin
qytetarin e zakonshem si impotent dhe spektator.
Por
demokracia nuk eshte tjeter gje? Cfare pushteti ka realisht qytetari dhe cfare
legjitimisht mund te prese ai nga Shteti?
Mua me duket se sot e vetmja gje qe seicili prej nesh
mund te bej eshte te lexoj nje gazete ose te degjoj nderhyrjen e nje politikani
te tille apo nje opinionisti, duke uruar qe ai te jape nje mesazh, qe t’i japi
sigurine e nevojeshme per te kaluar diten sa me qetesisht.
Por
do te deshiroja te kaloja pertej kesaj. Keto dite jane duke marre vendimin per te vazhduar
studimet universitare vajza e nje mikes sime dhe bashkemoshataret e saj. Kur
pyeta se c’kishte menduar per me tej, ajo me pergjigjet se ishte ende e
pavendosur.
Cfare te thuash kur sheh, qe nje vajze 18 vjecare
nuk ka asnje ide se cfare deshiron te behet ne te ardhmen e saj te afert “prej
te rriture”, pothuajse sikur kjo te ishte nje ndermarrje cfaredo, jo influente
ne te nesermen e saj. Besoj se nje pritshmeri e tille eshte shenje, e cila tregon
qarte se mungon deshira per te bere gjera te caktuara, se tek ajo mungon
ambicia per t’u impenjuar me dicka qe i pelqen, dhe te studioje me deshiren per
ta bere ate te mundur. Dhe ne kete skenare edhe te rinjte rrezikojne te mbeten
ne pritmeri se: “dikush” do te zgjedhe per ta.
Rivendosim me shume thjeshtesi planet e qytetarit
te zakonshem perpara se te preokupohemi per te ardhmen time dhe te familjes
sime, ne keto vitet e fundit duhet te perballoje probleme te perditeshme:
pagesat dhe qirate , shpenzime per t’u bere, rritjet e cmimeve etj. Por si eshte
e mundur qe po perpiqemi vetem per te mbijetuar, per t’i rezistuar fatit te keq
per te mos bere asgje? Ku ka perfunduar tradita e popullit gjithnje punetor,
solidar dhe i gatshem per te reaguar?
Kjo tregon se mungon besimi, sepse sic me duket
mua, prej shume kohesh ne ja kemi dhene besimin te tjereve te ndryshem nga ne,
te cilet jo gjithnje e kane merituar apo justifikuar ate. Duke u nisur nga
kosiderata personale qe, megjithate, gjithe kjo qe po bejme (ose qe do te duam
te bejme) eshte e kondicionuar nga parate, duket qartem qe nevojitet te shohim
me nje veshtrim te ri rinovimin e punes dhe krijimin e fondeve te te ardhurave
per te menduar per te ardhmen tone. Prej vitesh studjoj fenomenin e “shkrirjes
midis ndermarrjeve” dhe nje studim i tille ka forcuar tek une bindjen qe vetem bashkendarja
e nevojave konkrete te perbashketa edhe per ndermarrjet e vogla dhe dyqanet qe jane
duke u mbyllur- mund te favorizojne nje zhvillim real. Kjo duhet te ndodh edhe
me njesite vendore me permasa te vogla te cilat per sherbime te caktuara, te paperballueshme prej
seiciles vec e vec duhet te aplikojne
kooperimin.
Shkrirja midis ndermarrjeve, qe sot mund te realizohet
nepermjete “kontratave te rrjetit te ndermarrjeve”, nuk eshte nje pergjigje qe buron nga refleksioni “bashkimi
ben fuqine’. Eshte dicka me teper, eshte nje reaksion konkrete. Vendosen se
bashku sepse ndermarrjet kane nje objektiv te perbashket (psh te internacionalizohen),
kane nje problem te perbashket (te trasportojne mallrat) ose tentojne te reduktojne
kostot e administrimit. Dhe mund te vendosen se bashku, nese eshte deshira per te
bere nje rrugetim te perbashket ne shoqeri, ndermarrje e vogel dhe e mesme.
Per mua dhe disa miq tema e “rrjetit” , si
pergjigje sigurisht e pjeseshme, por megjithate konkrete, eshte bere pothuajse
nje impenjim social dhe per kete arsye kam themeluar Qendren per Studimin e Politikave
Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, e cila nuk lind nga asnje
perkatesi politike dhe qe nuk perfaqeson asnje “kategori” ne vecanti. Jemi persona
me “vullnet te mire” dhe jemi duke vendosur ne dispozicion profesionizmin tone
per te ndihmuar ndermarrjet te sherohen. Visionare, idealiste? Ndoshta, por gjithnje
duhet nisur nga dicka. Dhe kushdo do te doje te ballafaqohet me kete
eksperience- konsulente, ndermarrje, por edhe politikane ose gazetare- do te
jene shume te mirepritur si shoke te nje udhetimi te perbashket.
Nessun commento:
Posta un commento