“Sfida e ardheshme e kombeve do
te kaloje nepermjete punes dhe arma fituese do te jete niveli i dijeve”:
Keshtu thote Carlo De Benedetti, presidenti
i grupit Espresso, ne nje nderhyrje te mbajtur dje ne Pavia ne nje takim te
organizuar nga Liberta e Giustizia. Duke folur mbi temen e krizes se ekonomise
globale, botuesi i Republikes ka spieguar skenarin e ardheshem. “Ne vitet e
ardheshme pagat ne bote do te tentojne te uniformohen dhe do te perfundoje
avantazhi konkurues tani i perfaqeuar nga puna e dores me kosto te ulet. Me
barazimin e pagave, diferencen do t’a beje
niveli i dijeve: konkurenca e re per pasurine e kombeve do te kaloje pikerisht
nga ketu, te garantosh dijen per te garantuar pune per qytetaret e tu”. De
Benedetti ka cituar nje kerkim te Instituit Gallup, qe ka zgjatur 5 vjet, mbi
nje kampion te popullsise boterore: “Pyetjes mbi cfare do te ishte prokupacioni i pare per kerkesat
tuaja, 90 % e te intervistuarve i eshte
pergjigjur: puna”.
Nessun commento:
Posta un commento