Botuar ne gazeten "Tirana Observer", dt 11.02.2012, rubrika opinion
“Peisazhi, ambjenti,
pronësia kulturore janë si dielli dhe yjet:
iluminojnë dhe kondicionojnë jetët
tona, trup e shpirt”.
Keynes
Pak
kohë
më
parë
po admiroja një
peisazh të
mrekullueshëm
nga bregdeti i “Uji të
Ftohtë”,
Vlorë,
në
studion e piktorit të
mirënjohur
vlonjate A.D, i cili njihet si piktori i detit. Krahas dallgëve
të
detit, të
cilat lodronin brenda tabllos, duke të krijuar ndiesinë
se ato po tentonin të
vershonin jashte prej saj, sikur do të përmbytnin studion, më
mbetën
në
mendje fjalët
e bashkëshortes
së
tij: “Eh i thashë,
kur ishte duke punuar këtë tablo: Bëje edhe këtë
radhë detin dhe bregun e bukur të
Ujit të Ftohtë se pastaj do e kërkosh me qiri e s’do
t’a gjesh”. E dhimbëshme
ta dëgjosh
këtë
fakt. Ky moment u bë
shkak edhe për
lindjen e këtij
shkrimi. Temë
kjo e prekur edhe më
parë
prej meje por nën
një
shikim tjetër.
Vendosa ta rimarr këtë
diskutim, sepse degradimi i territorit dhe vlerave të
tjera po avancon me ritme të pamëshirëshme.
Trajtimin do e ndërtoj
në
tre plane sipas renditjes në thënien
e Keynes referuar në
krye.
Peisazhi,
ambjenti dhe të
mirat kulturore nën
këtë
qeveri:
Së
pari: Peisazhi. Edhe më
e brishtë
se sa ekonomia është
toka e vendit tonë.
Ndër
vite janë
rregjistruar dhe kanë
qenë
shumë
të
pranishme rrëshqitjet
e dherave, të
cilat përbëjnë
pjesë
të
konsiderueshme të
territorit. Ky është
problemi më
i madh për
vendin, konsideruar sipas studimeve të kryera si një
nga vendet më
të
ekspozuara ndaj fenomenit të erozionit. Në
këtë
rast nuk bëhet
fjalë
vetëm
për
morfologji natyrale. Degradimi është
shpejtuar: nga abandonimi i kultivimeve, nga zjarret e diegia e pyjeve shpesh
me dashje, në
këto
20 vite tranzicion; por edhe nga cimentizimi, infrastruktura dhe vendosja e ndërtesave
vend e pa vend, të
cilat rrisin propabilitetin e rrëshqitjeve dhe aluvioneve, duke i bërë më të
rënda
efektet; nga pakujdesia apo mospërfillja për
rregjimin e ujrave, e cila redukton burimet hidrike dhe gjeneron përmbytje
shkatërruese,
jo të
pakta këto
vitet e fundit. Shumë
vulnerabile janë
rreth 400km të
brigjeve tona detare, ato liqenore dhe lumore tashmë
në
erozion të
vazhdueshëm
dhe në
rrezik zgjerimi të
tyre
cdo ditë.
Nga përmbytjet
dhe shfrytezimi pa kriter dhe jashtë kushteve ligjore të
inerteve, kanë
ndodhur gëlltitjet
e hektarëve
të
tërë
toke nga lumenjtë
apo deti. Zhvendosja e shtratit të lumit të
Kirit në
Shkodër,
Shkumbinit, Drini, që
po përpijnë
hektarë
të
tërë,
plazhi i Semanit në
Fier e së
fundmi uria me të
cilën
i janë
turrur liqenit artificial në Tiranë,
janë
shembuj evidente. Përpara
syve të
të
gjithë
shqiptarëve
janë
ekspozuar raste të
shumta dhe tragjike kudo në Shqipëri.
Përvec
këtij
fenomeni bregdeti ynë
është,
duke u shkretuar edhe nga nxitja e porteve turistike dhe molet e pafund, që
mbijnë
si kërpudhat
mbas shiut në
brigjet e Vlores apo kudo gjetkë. Kjo ndihet dhe perceptohet nga të
gjithë
por nuk reagohet nga të
gjithë.
Ndërkohë
mungon dëgjimi
apo sensibilizimi i kujt e ka për detyrë
të
ndërhyje.
Këto
shndrime traumatike të
dheut sjellin dëme
të
mëdha,
të
cilat askush nuk ka marrë përsipër
ti llogaris. Shpesh dëgjojmë
të
përsëritet
përalla
e dal mode e “zhvillimit ekonomik të bazuar në
shumëfishimin
e autostradave dhe rrugëve,
edhe pse shumë
të
rëndësishme,
herë herë
janë
të
parakohëshme
në
raport më
emërgjencën,
pa konsideruar standartet e disa prej tyre, mungesa e të
cilave në
jo pak raste do të
n’a detyrojnë
të
bëjmë
të
tjera rrugë
me standarte në
të
ardhmen e afërt.
Modeli ynë
i zhvillimit, në
dukje favoritë
i zhvillimit eko-kompatibël, nëpërmjete
rilancimit të
ndërtimeve,
nëpërmjet
faljes (e famshmja dhënie
me koncesion me një
euro, e dështuar
në
fakt) apo “planeve të
ndërtimeve”,
calon. Ky tip zhvillimi, duke rafshuar e kafshuar male e kodra ka prodhuar krizën
e thellë,
që
po kalojmë,
pavarësisht
se nuk e pranojmë.Kjo
është
ideja e “zhvillimit të
qëndrueshëm”,
që
na kanë
dhenë
dhe vazhdon të
na jepet të
pijmë
edhe sot? Asnjë
qindarkë
ose fare pak për
të
konsoliduar brigjet e lumenjve dhe detit apo për
të
ribërë
sistemin e ujrave, dhe në vecanti një
shi milionash për
të
ndërtuar
mbi këtë
terren rrëshqitës,
vepra të
llojit faranoik. Kujt duhet t’ia atribuojmë
fajin: abuzivizmit apo ndonjë arësyeje
tjeter? Mendoj se janë
me miliona euro, investim publik apo privat, të
cilat hidhen në
kosh për
shkak të
menyrës
si devijojnë
investimet apo menyrës
si bëhen
shpronësimet
psh: unaza e Tiranës
është
një
model. Keqmanaxhimi i burimeve natyrore, abuzivizmi dhe keqqeverisja bëjnë,
që
burimë
të
rëndësishme
natyrore pjesë
të
eko-sistemit natyror nga burime të mirash dhe jete, shndrohen në
burime fatkeqesisht, që
godasin cdo ditë
banorë
të
zonave në
afërsi,
me shembje shtëpish
apo largim nga vendbanimet etj. Në këto
raste demet janë
shumë
më
të
mëdha
se sa të
ardhurat.Të
fituarit me cdo kosto për
disa, kthehet në
ato kosto, që
i dimë
të
gjithë
për
të
tjerët,
më
të
shumtë në
numër
Së
dyti: Ambjenti. Nga këndvështrimi
ambjental personazhi Shqipëri është
midis më
të
shkretuarve në
Europë.
Në
funksion të
rritjes së
mirëqënies
apo shtimit demografike, kemi konsumin më të
lartë
të
dherave. Rreziku i territorit është
potencial edhe nga veprimet agresive si: parqet e centraleve me erë,
shkarkimet ilegale të
mbeturinave inerte në
lumenjë
apo të
naftës
dhe solarit në
brigjet e detit prej anijeve, cimentizimi apo disponibiliteti negativ si
mungesa e ndërgjegjësimit
mbi rolin, që
institucionet duhet të
luajnë,
mungesa e ruajtjes së
territorit, mungesa e kultures së nevojëshme,
mungesa e vleresimit etj. Fal këtij modeli zhvillimi janë
mbjellë
nëpër
vend mijëra
kapanone “industriale”, ku nuk prodhohet dhe nuk magazinohet asgjë,
përvec
avantazheve fiskale për
kë
i ka. Të
paktën
5000 mijë
janë
apartamentet e pashitura në Tiranë,
mijëra
të
tjera rrotull saj dhe në
gjithë
Shqipërinë,
e megjithatë
vazhdohet të
ndërtohet,
kur këto
burime financiare mund të orientohen shumë
mirë
gjetke. E frikshme për
të
ardhmen e kryeqytetit tonë duket edhe kërkesa
e ndërtuesve
për
të
hequr kufizimin e ndërtimeve
të
larta në
Tiranë.
Do filloj kështu
të
tregohen përalla
me gratacela, duke imituar Gjirin Persik, një
rajon të
përshkruar
tashmë
nga “moderniteti”. Qëndrat
historike të
qyteteve, po i shohim të
shkojnë
drejt qëndrave
tregëtare,
të
cilat i boshatisin qytetet nga njerezit dhe nga vlerat. Sheshet e populluar, sic
ishte edhe projekti i qendrës së
Tiranës
do të
ishin një
zgjidhje komplekse me e mirë, por kjo duket do mbetet një
ëndërr
e largët.
Retorika
e energjisë
së
rinovueshme është
gjithashtu një
problem. Energjia e rinovueshme është
e gjithëpranuar,
por shihet me dyshim një
egzagjerim për
mundesitë
e saj si dhe projektet për instalimin e parqeve të
centraleve me erë
në
një
nga zonat më
të
bukura turistike: në
Gjirin e Vlorës.
Vendimarrja për
to është
bërë
pa u paraprirë
nga studime për
përshtatëshmërinë
e zonave dhe pa investuar paraprakisht në kërkimin
për
të
maksimalizuar efektet dhe reduktuar impaktin negativ mbi ambjentin. Në
se llogarisim faktin, që
aty pranë
ndodhet edhe një
park arkeologjik situata bëhet edhe më
dramtike. Italia, vendi prej nga vjen investitori potencial, është
vendi europian me më
shumë
nxitësa
ndaj kujt instalon panele eloike apo panele diellore dhe megjithatë
ndodhet nën
trysninë
e popullsisë
së
rajoneve perkatëse
për
të mos
i vendosur ato në
zona bregdetare apo atje ku ka vlera të të
mirave kulturore dhe arkeologjike. Zgjidhja e tyre në këtë rast mbetet: transferimi i
këtyre investimeve drejt Shqipërisë. Kjo duhet të jetë e patolerueshme për ne. Kundërshtimet
e vendosjeve të
tilla me inisativë
dhe pjesëmarrje
apo vendime territoriale janë të
këshillueshme
dhe të ligjëshme
edhe nga pikepamja e ruajtjes dhe mbikqyrjes së
territorit si dhe të
rrënjëve
të
tij historike dhe kulturore. Në se vërtet
besojmë
tek energjia e rinovueshme, duhet të bëjmë
saktësisht
të
kundërtën
e asaj, që
po tentojmë
të
bëjmë
me pasurinë
tonë natyrore. Për
të
duhen programuar nxitësa,
ashtu si dhe për
kë
ripërdor
godinat e braktisura në
vend, që
të
ndërtojnë
të
reja, ose kujt i shpëton
ose shton përdorimin
bujqësor
të
dherave. Kujdesi për
tokën
apo programet e ripërdorimit
të
ndërtesave
të
braktisura do të
mund të
ushqente një
proces virtuoze zhvillimi.
E
treta: trashëgimia
kulturore dhe historike. Paraprakisht kemi parë
një
reduktim spektakolar të
funksionalitetit dhe kapacitetit të ndërhyrjes
nga ana e strukturave publike të mbikqyrjes së
tyre. Ndërsa
bie cdo ditë
numri i punonjësve
dhe fondeve, që
kujdesen për
to shtohen në
leter detyrat e tyre. Me personel të gjysmuar, zyra rajonale pa
kompetenca, pa bilance, pa pushtet, nuk mund të
bëhet
mbikqyrja e peisazhit dhe e pasurisë artistike të
kombit, e kërkuar
nga Kushtetuta, në
se nuk ka kush t’i mbikqyrë. Institucione, që
duheshin rinovuar dhe përmirësuar
janë
vendosur në
“papafingo”. Kur nuk ka mbikqyrje sigurisht ka degradim. Rezultati: Qytete të
lashtë
si Amantia dhe Finiqi, të lenë
në
mëshirë
të
fatit janë
drejt zhdukjes, vlera muzeale si psh ato për
figurat e rilindjes kombëtare në
Përmet
apo kisha e mbirë
si kërpudhë
brenda pallatit të
kulturës,
shtëpitë
monumente kulture të
Gjirokastrës,
shtëpia
e Luigj Gurakuqit, e Ndre Mjedës etj raste pa fund. Në
këto
“rrethana” dikush ka një
zgjidhje të
gatëshme,
që e
nxjerr si Asin nga menga: hidhet në tapet idea e kthyer tashmë
në
vendim për
dhënien
me koncesion të
pasurisë
dhe trashëgimisë
kulturore. C’mund të
thuhet për
mungesën
e bazës
ligjore në
të
cilen mbeshtetet dhe për
ngutin e këtij
hapi? Sigurisht ngrihen dyshime të forta mbi paligjëshmërinë
e procesit dhe abuzivizmin me katalogun e 40 kalave dhe monumenteve të
trashëgimisë
kulturore në
të
gjithë
territorin e Shqipërisë,
të
cilat do të
jepen me qira. Thellësisht
tragjike dhe kërcënuese.
Qeveria ka përgjegjësi
të
lartë në
këtë
drejtim. Prej saj në
këtë
përvjetor
jubilar të
100 vjetorit të
Pavarësisë
kemi të
drejtë
të
presim një
analizë
të
ftohtë
dhe profesionale të
të
dhënave
dhe kapacitet të
lartë
për
ta thënë
të
vërtetën
si dhe angazhim total për
t’i rivenë
në
vend këto
vlera. Cdo “rishikimi financiare duhet ti mungoj zëri
“i dorëheqjes
së
pronësisë
publik ndaj këtyre
vlerave”. Pra
në
këtë
100 vjetor po e lenë
këtë
vend me pak trashëgimi.
Në
këtë
vit historik ne po shkojmë më
të
varfër
në
histori. Dhe është
për
t’u uruar, që
pronësia
kulturore dhe e peisazhit, të mbrojtura nga kushtetuta, nuk vihen
kurrë
në
shitje, qoftë
ajo edhe e kamufluar në
formë
koncesionesh.
Duke
prekur në
kohë
këtë
teme do të
mundej të
na kurseheshin disa lotë
mbi sakrificat, që
na presin në
të
ardhmen, duke mos ditur se në duart e kujt do të
bier kjo pasuri. Në
këtë
rast thërrasim
në
ndihmë,
ashtu si edhe për
recetat e zgjidhjes së
krizës
aktuale Keynesin. Do të
ishte esenciale për
ne t’i përgjigjeshim
ftesës
se tij gjithnjë
aktuale:
“..jemi duke krijuar geto dhe fonde të
uleta dhe bejmë, që kështu të jetë e drejtë, sepse “japin fruta”,
ndërsa në gjuhën jo të mencur ekonomike- qyteti i mrekullive do të
mundej të ishte të “hipotekosh të
ardhmen”. “Ky është rregull vetshkatërrues i llogarive
financiare qeveritare në cdo aspekt të jetës.
Shkatërrojmë fushat, sepse bukuritë
natyrale nuk kane vlerë ekonomike. Do të jemi të
aftë të ndalojmë diellin dhe yjet,
sepse nuk na japin ndonje divident?”. Ende
na fletë
Keynesi:“Peisazhi, ambjenti, pronësia
kulturore janë si dielli dhe yjet: iluminojnë
dhe kondicionojnë jetët tona, trup e shpirt”.
Prandaj
ka një
rol kaq të
lartë
Kushtetuta, ku misherohet si ide qëndrore se: e mira e përbashkët
dhe dobia sociale mbivendosen ndaj përfitimit privat, duke mos lejuar,
qe te leme peng te ardhmen tone. Peisazhi, ambjenti, pronësia
kulturore kërkojnë
dije teknike për
të
qenë
të
mbikqyrur, por edhe një
ide për
Shqipërinë,
një
ide për
të
ardhmen. Nuk është
më
koha të
mendosh, në
mënyrë
ekskluzive, për
mbikqyrjen e interesave ekskluzive, shpesh të
kristalizuara mbi një
llogjikë
të
shfrytëzimit
të
burimeve natyrore, që
prodhon impakt të
rëndë
ambjental dhe pabarazi të mëdha
sociale. Këto
të
këqija
objektivisht të
zgjidhëshme
me veprime të
gjera dhe konkrete, janë
efekt i një
të
keqe “ontologjikisht të
rrënjëzuar”:
paditurisë
ose mungesës
së
njohjes dhe frustimit, indiferencës dhe sipërfaqësisë
në
vleresim dhe pritshmëri,
të
cilat na përfshijnë
të
gjithëve:
qytetarë
të
vecantë,
komunitet, hierarkitë
adminstrative dhe të institucioneve.
Kjo
problematike, kryesisht ka qenë e larguar nga vemendja e publikut
në
këto
20 vjete qeverisjeje të
alternuar midis të
djathtës
dhe të
majtës.
Debati për
këto
probleme në
opinionin publik është
i domosdoshëm.
Duhet të
diskutojmë
për
zhvillimin e qëndrueshëm,
ndryshimet klimatike, biodiversitetin, energjinë,
mbikqyrjen e ujrave të
cilat bëhen
të
pamëshirëshme,
sepse ne nuk respektojmë
rregullat e tyre, për
parqet, për
energjinë
e gjelber, për
trashëgiminë tonë kulturore dhe historike. Sot është
në
lojë
cilësia
e modelit tonë
të
zhvillimit. Të
diskutosh për
këto
probleme do të
thotë
të
shkosh në
zemër
të
politikës
dhe vendimarrjes komplekse, e destinuar, që
të
ketë
impakt të
madh në
plan ekonomik dhe social. Është
i domsodoshëm
një
model i ri i zhvillimit të qëndrueshme,
demokratik, shoqërisht
i barabartë,
nën
një
optikë
reale të
bashkëpunimit
njeri-natyrë.
Të
punojmë
për
një
model të
ri zhvillimi, të
besueshëm
dhe të
relizueshëm,
duke thirrrur dhe vendosur në eficensë
të
gjitha mendjet e lira dhe të hapura. Është
shumë
e nevojëshme
dhe e rëndesishme,
që
edhe pushteti vendor të
impenjohet aktivisht mbi temën e qëndrueshmërisë
dhe atë të
mbrojtjese së vlerave kulturore. Ka nevojë
gjithashtu të
ketë
trasparencë
të
dhënash.
Vetëm
kështu
do të
mund të
merren masa reale korrigjuese.
Luiza Hoxhaj
Tirane me 07.02.2012
11 commenti:
"te falenderoj per temat qe ke kapur por deshiroj ta lexoje ato qe kane ne dore fatet e kombit qe po e shkaterrojne nga dita ne dite pershendetje mike ......................"
Shume bukur e fillove pak kohe me pare, afersisht 15 vjet me pare. sot nga vlora gjer ne radhin shikon vetem beton (hotele, restorante dhe disko) kalon llogaran (edhe ketu kane filluar mire e mire betonet) zbret ne dhermi, palase apo jale, ske vend ku te lesh makinen se eshte mbushur cdo cep me lokale. thua e po mire po vete ne himare, himara nga nje miniqytet me tre pallate oficeresh qe ka qene, eshte bere me gratacela, dhe mbi plazhin e rralle te saj derdhur betoni me shumice. pas himares vjen llamani ketu me ne fund mund te shijoje nje cop plazh, por sa futesh ne uje per pak sa motori i ujit nuk te heq koken nga vendi. zbret me poshte ne porto palermo per te pare kalan e ralle te pashait sa hyn tek dera shikon qe mungon dicka. pllaka me shkrimin antik te kalas eshte hequr e ska lene name e nishan, brenda kalas nje rrenoje pa drita ku gurjet e vjeter jane zevendesuar nga tullat. ruges ne borsh mezi kalon se jane plot me rere e beton gati per te ndertuar. me ne fund arrin ne sarand, bahh ketu ka marr fund gjithcka, keshtu qe shtyhesh gjer ne konispol, por edhe ketu ca te shikosh vetem beton e pa plazh...... kjo ishte vetem nje pamje e jugut, per mos te folur per veriun....
Pershendetje mike! Kush do ta shpetoj: everitaret qe kerkojne te ribejne edhe historine per llogari te te tjereve apo ne populli qe nuk e kemi te zhvilluar ndjenjen e revoltes ndaj te keqes dhe trajtohemi si skllever te epokes moderne. Te falendaroj per temen qe ke kapur, por deshiorj, qe ta lexojne ata, qe kane ne dore fatet e kombit, qe po e shkaterrojne nga dita ne dite
":“Peisazhi, ambjenti, pronësia kulturore janë si dielli dhe yjet: iluminojnë dhe kondicionojnë jetët tona, trup e shpirt”...kjo thenie e Keynesit eshte aq aktuale, sa vete ekzistenca e diellit dhe yjeve....ky mjedis, pejisazh, duhet mbrojtur se nuk eshte prone e jona, por duhet tja dorezojme brezave te ardhshem, jo duke e demtuar, por me nje zhvillim te qendrueshem do te kemi dhe nje mjedis te qendrueshem....Ahere dhe natyra do na i shperbleje per mire punet qe kemi bere...por me vjen keq Liz se punet nuk jane bere mire..."
"...eshte nje problem i madh qe nuk mund ti mbyllim syte, dhe nqs. nuk behet gje do kete pasoja drastike per brezat e ardhshme....Pershendetje Luiiza!"
E vertet eshte! Pikerisht kjo eshte qe te obligon Dragan, Astrit,pullumb dhe Liza qe te obligon t emso jesh indiferent.Pasojat e papergjejgeshmerise se sotme i paguajme ne por i paguajne edhe me rende brezat qe do te vine.Ishet tronditese sot te lexoje qe 40 shtepi en Librazhd jane ne rrezik shembjeje. Mbas 40 shtepive ajne 40 familje me pleq, prinder e femije, qe vuajne pasojate papergjejgeshmerise se qevrisjes 20 vjecare, te cilat mbeten ne qiell t ehapur e sa sa probleme t etilla. Heshtja jone eshet heshtje vrastare
"...politika e 20 vjeteve te fundit na ka bere shume indiferent karshi njeritjeterit dhe problemeve vendit. Duhet patjeter qe te ndryshohet ky mentalitet sepse eshte ne dem te vetvetes...."
"nje shkrim kaq domethenes e shikoj shume me dhimbje kete realitet ku ne qytetin e vlores ndertohet nje pallat ne buze te detit........e vetmja pyetje qe me vjen ne mendje eshte ......kush do degjoj???????????????"
Ne se therrasim te gjithe sigurisht dikush do degjoj, ose do te detyrohet te degjoj.Por te paret duhet te jemi ne qe duhet te thyejme me kurajo indiferentizmin, jo thjesht per kete fenomen, por per gjitheshka, qe ndodh pereth nesh dhe kondicionon jeten tone
E lexova shkrimin shume i bukur dhe i goditur. Sidomos pjesa e turizmit dhe trazhgimive kulturore, qe ne shqiperi le shume per te dishiruar dhe nje keqardhje tmerresisht te madhe sepse mund te sjlli nje bum turistesh, eshte e habicme te lesh gjithe keto kala mahenitese ne meshir te fatit, pa kaluar te buqesia, qe per mua eshte burimi kryryesor i te ardhurave ne shqiperi, te minierat te nafta, te pyjet qr po shkatrrohen dita dites. Eshte vertet per te ardhe keq si eshte katandisur e sterrosur ky vend me mundesira te pafundeme zhvillimi.
Nje analize ne kohe reale per te bere disa korigjime. Sjellte frymezim dhe shkaktofte impakt pozitiv te njerezit qe kane ne dore forcen e ndryshimit te situates "alarmante"...
Posta un commento